Momente me veten!!((krijime personale te anetarve)

Egoizmi ra ne gjume,nata u zgjate ne nje agim me diell vere, deti mori ngjyren e kalter.
Ishte nje peisazh i pikturuar me ngjyra shpirti,momentet zhvesheshin ne horizontin e dashurise, dallget perkdhelnin trupin tend te brisht.
Nje muzike mbante ritmin e nje kafeje qe shijonte dashuria, e ulur buze detit qetesisht ne paqe.
Sec ndjeva nje dhimbje ne krahun e majte,ohhh,egoizmi u zgjua!

Sa keq ishte nje enderr pa egoizem!
 
Kerkoj e germoj mos gjej ndonje varg apo fjale qe te mund te me grrice per te zberthyer ate lemsh te nxehte ne gjoks. Po me lodh kjo frymemarrje qe nuk perfundon dot. Loti qe vjen deri tek rrenja e qerpikeve, por kaq i pafuqishem per t'u shkeputur . Fjala qe do te dale, dhe s'po mundem t'a hedh ne leter. Cdo shkronje me duket kaq e pafuqishme perballe imazhit plot rrudha e te qeshur te fytyres tende, gjysh!
 
E di?!
Ndonjëherë frymëmarrja më ndal
Ka momente që ndihem në agoni
Ndonjëherë them dot nuk ja dal
Por në këmbë ngrihem përsëri
Rrallë herë buza qesh
Rrallë herë edhe lotoj
Dhe kur dhimbja shpirtin vesh
Më e fort në këmbë qëndroj
Sa shumë sfida edhe dallgë,
ashtu e vetme kam kaluar
Dhe këtë herë do ja dal
Jeta kështu më ka mësuar
Sa shumë gjëra dua të flas
Me zë të lart ti bërtas
"Ju o njerëz dashuroni
Veç mirësin përqafoni
Lëreni njëherë moralin e shkret
Lërini të tjerët të jetojn
Se çfarë bëjnë në këtë jet
Nuk jeni ju që do i gjykoj
Dhe për disa që ëmbël shtiren
Sikur të duan e të mirë jetojn
Pastrojeni njëherë atë smirën
Që mirësin ta shikojmë
Askush nuk është perfekt
Çdo kush në jet gabon
Edhe pse mund të jesh inteligjent
Je shumë injorant kur me gisht gjykon "
Ok e dashur vete ,ja i the ato që ndien
Dil nga kjo agoni ,dhe shkëlqe siç ti shkëlqen 🌞
 
Dhe papritmas u dëgjua zilja. Filluan brohoritjet nëpër korridoret e shkollës, hapa të shpejta dhe zhurmë fëmijësh.
Me shikimin endesha, ashtu ulur në drasën e bardh që e kishin vënduar për ato që presin dikë... Shikoja me një nostalgji, deri sa përhumba në një kujtim. Kujtim që kisha dëshirë të ktheja, dhe që e rrëmbeja me duart e mija.. Por më kot, ishte i pakapshëm,më humbte nëpër duar dhe nëpër shikime...
 
Dua te di cfare forme ka marre kjo zemer brenda atyre fragmenteve qe rrahjet ia ndaluan, e te ish ndryshe nuk doja

Te ndjeja ate perqafim kur zemrat behen bashke

E keshtu mungesen do vuaja ….
Ne kete mungese njoha durimin , njoha si te duash pertej kohes dhe ngjarjeve te jetes, njoha udhen sesi ta diktojne , njoha humbjen e pranimin e saj se mund te humbasesh dhe se njerezit nuk jane gjithnje aty ..edhe pse aq fort e trumbetojne.
Ne kete mungese mesova te harroj, te mos I jap kohe me shembelltyrave te cilave ngjyra ju mungon, mesova vemendjen time askush mos e vjedhi me qofte edhe padashje , mesova te harroj ata qe me harruan, e te jem me ata qe kohen per mua ndalin.
Ne kete mungese mesova te dua veten, mesova ne heshtjen time se jemi kaq te ndryshem , te pervecem e unik, mesova te dua sic me doje ti edhe pse ne mungese u bera njesh me unin tim , e zgjodha te vuaj njesoj …dhe dhimbjen time ta dua fort

Dhe zbulova se une vuaj bukur…po po sepse ne kete vuajtje ti je pjese e pandashme edhe pse jo prezent me…

Dhe zgjedh mos ndryshoj asgje por te jetoj diten edhe me mungesen tende ne dukje , por pranine tende ne brendine time . Ti je aty!
Je aty e me ngre shpirtin peshe!

26.10.2021
 
Per here te funit u pame ,
Me the asht vone..
Asht vone e rritu tash.
Kallxo
Se pak din sa duhet me dit,
Kallxo sa din,
Sa don ,
Fmise kallxoi te drejten e te verteten
Kallxoi te smurit shpresen,
Te vujtunit, fisnikerine.
Te gabumit rrugen e Zotit .. pa i paragjyku ku shkojne e prej ka vijne .
Kallxo si te kam rrit !
 
Bashke me ty iku qetesia e shpirtit,
Mua ska kush mi zbunon flokt...
Edhe kur vij te ajo shpija me shkalla
Kush ma se hap ate dere..
Askush su merr ere flokeve te mia .
As ballin kush sma puth ..
Djali i babs me pate than .
Bahu e forte kur une mos te jem .

....
 
Jam ne momente me vehten
megjithse ndihem se jam me ty
brendesise time nje tjeter shpirt mendon
e momentin i japim frymim, bashke te dy

Zeri
 
Jam rrebel nga natyra.....por dhe karakteri
ashpersia, lendina ne te cilen shpirti me jeton
vetem dy gjera munden te me lidhin paqte
parfumi qe fjala e saj ka, por edhe syri me te cilin me verbon.

Zeri
 
Trokiti nje kujtim,mbreme vone ne cepin e portes.
E pash habitur,tek qendronte stoik,i pa lekundur ne shiun e darkes qe kishte pushtuar rruget e kujtimeve per dreq.
Pyesja veten nga cila dite e kaluar, nga koshin e harreses njerzore vinte?!
Dukej i veshur si nga vitet 70-te.
Shume njerez i pelqejne ato vite,thone se kane pas muzike te vertet,nje fare trendy te dendur dhe rebel.
Gjithesesi ,mendoj qe ndoshta ai kujtim stoik tek porta, mund ti perkas nje kohe tjeter,ndoshta shume me heret.
Nuk i binte ziles se portes, as nuk ecte te hynte brenda avllise.
Cuditshem,pyesja veten ke kerkon? shiu vazhdonte ashtu i imte,i qete njelloj si qetesia e ati kujtimi ne kembe i veshur me te bardha.
Dukej sikur shiu se lagte, rreshkiste pa i dhene trupit ti, asnje pike lageshtire.
Me pas me vete qesha,duke menduar;-po si do laget nje kujtim!?
Ama,nje te mire e ka , te jesh `forme kujtimi` se ke te nevojshme cadren.
Minutat po kalonin,dritat e lagjes u ndezen,qetesia dalengadale u ul kembkryq ne rruget e zhurmshme,une akoma veshtroja kujtimin e bardhe ne cepin e portes.
Me vete pyesja pse nuk hyn brenda dhe as nuk iken!?
Por ajo qe doja te dija ishte koha e tij,nga cila dite e `harreses` njerzore ishte shkeputur.
Dhe ke kerkonte ne kete lagje zhurmaxhinjesh,lagje qe nuk flen as nuk zgjohet kurre me orare.
Vesha nje pale shapka dhe ju drejtova portes,per ta pershendetur,sa me shume i afrohesha ,aq me shume me zbardhej dhe behej gri trupi i ti.
Hapat i afroheshin portes,shikimi me ishte ngrire mbi te, ai behej akoma me gri dhe i pa dukshem.
Nuk e shquaja me as formen,as bardhesine dhe as ekzistencen e ti.
Hapat e mi arriten aty ku qendronte kujtimi stoik.
Nje pus uji ,i mbushur nga shiu sikur me nxorri `gjumin`, kembet e mia u bene uji.
Ndihesha e zhgenjyer qe pasqyrat e mendjes luanin me mua.
Ne te terhequr per te mbyllu porten,lexova ne nje ngjyre gri ;-koha nuk humbet asnjehere ,asnje kujtim`.
Te gjitha kthehen ne nje kohe ,thjesht nuk eshte me koha e tyre.
Buzeqesha me veten dhe mbylla porten,duke ju drejtuar ballkonit perseri.


' 8:25 pm/Athine.
25.11.2011.
 
Ne rruget bosh te mendjes,te kerkoj heshtur,me nje fryme qe shpesh me ndalon.
Neper net, gjume s`kam, dita s`ditka me zbardhe.
Ne rruget boshe te shpirtit ka vec vetmi, kur ulem me veten per nje kafe te idhte , pa sheqer,merzitshem ne nje cep,shkujdesur shtrihem .
Keshtu kam filluar te nxjerr ditet e mia,boshatisur neper mendje , vetmuar neper shpirt!
Me vete them;-dimer eshte,ku do shkoj ,sa do vonoj!?
Pranvera prape do te lulezoje!

~9.11.2021/ Athine
 
hapat e shkujdesur me conin drejte nje agimi te neserm,pa kuptuar se si lidhja mendimet,se si koha me vishte me nje tantell te bardhe.
Bardhesi e nje nudesie qe mund ta prekesh,,,
Pastaj po mendoja c`lidhje ka nudesie me bardhesine!?
Apo rilindin njera tjetren ne menyren e nje pafajsie.
Shpesh njerzit se kuptojne nudesine,ne varsi te fijeve nervore qe ju veprojne ne tru,ju shkaktojne receptor nga me te ndryshem,ndjesi turpi,erotik,eksitim,por pak kuj i shkakton nje nudesi njerzore,energjin e nje pafajsie qe lind nga universi.
Prefeksioni i nje magjie, se si ndertohet nje trup njerzor,se si ai flet dhe komunikon me ambjentin per rreth eshte nje gjuhe e humbur ne % me te madhe te shoqerise se sotme.
Shpesh e pyes veten pse?
PErgjigje nuk gjej,ose me sakte se vras trurin per ta gjetur,se si cdo gje ne shoqerin tone,mund te gjesh vetem pergjigjet brenda vetvetes,pa per tjeret pak veshtire.
Gjithesesi mbaroj kenga e nje ikone qe me frymzoj per keta rrjeshta,le te ngelen ne abstraksionin e nje mendimi te mbarsur me pak embleme enigme.
Ashtu si shume cka ne kete bote.
 
Ka net qe me shuhen tera kujtimet.
vrensirat behen te dendura,hena nuk eshte as gjysem as fare.
Minutat behen net te gjata , pa drite.
Mendimet me zene frymen,dhe asnjerit nga ato nuk i shkoj dot ne fund.
Keto lloj netesh mundohem ti ndricoj me nje kandil te zbehte shpirti,qe here ka vaj e here s`ka.
kto net kaq te errta per kete shpirt me nje kandil.Ti je ne drite te plote,patjeter duhet t`jesh ne nje drite te fuqishme hyjnore,por me thuaj dhe sa do vazhdoje nata ketej poshte?!
Nje timber muzike i vdekur me rizgjon perseri, me duket vetja sikur bie nga nje mort mendimesh ne nje tjeter.
E ne fund therret llogjiken ,dhe i thua te paraqitet per te ndezur dritat e saj te brishta.
Ne nje faqe te zeze ajo shkruan me te bardhe,duhet te ndalosh se udhtuari ne erresire.
E aty ndjej kandilin e shpirtit tend qe i bashkohet timit, keshtu mundem te perqafoj qofte dhe ne nje imazh ,qe me largohet pafundesisht.
Athine.28.04.2021.
Ora; 11:11 Pm.
 
...ka disa nota qe ngjallen nga gremadha te vdekurish, ti i ndjen,pastaj neper lotet qe te rreshkasin ne heshtjen e mendimit ,udhton ne tingullin e rradhes,me shpresen se ky efjalt do perfundoje.
E keshtu ajo piano e vjeter prodhon pafundesisht tinguj trishtimi, ti behesh refreni kryesor i tekstit.
Kupton qe ke zhveshur nje kujtim,nje puthje te harruar, nje ze te embel,nje kohe qe nuk kthehet, kerkon ngjyren e nje zeri qe te mungon, te mungon,e keshtu zbret shkallet deri ne trishtimin e fundit tendin.
Pastaj perkdhel shpirtin e lodhur, sic perkdhel shiu lulen e pare te pranveres,i ngjet shkallet nje nga nje, ne cdo shkall mundohesh te lesh peng te ketij teksti nje petale....qofte e zeze,e kuqe apo e bardhe....mjafton tjet nje petale....po po,nje petale.



-||

Miremengjesi vjesht!

Miremengjesi vjesht, miremengjesi dhe asaj gjethje te purpurt, sapo u pershendet me deget e pemes meme, deget e se ciles, ngjajne te lodhura mjaft nga kjo vere pak e renduar. A thua dhe pemet, gjethet, ujrat, lumenjt, e kane ndjere peshen e kesaj vere qe lam pas?! Valle ai cifti qe ecen shkujdesur ,neper kete rruge boshe heret ne kete mengjes vjeshte,e ka ndjere peshen e kesaj vere?! Apo dashuria eshte pak e hutuar dhe mos kokçarse, ndaj ata shijuan aromen e puthjeve te tyre, te strukur ne perqafimet e njeri-tjetrit, ndoshta diku ne nje breg deti te vetmuar. Si i lodhur ndihem kete mengjes, shkujdesur ne hapat e nje kohe plak ,duke thashethemuar me veten dhe mendimet ,eci drejte kafese se lagjes,kjo dite vjeshte me pak vrenjtesira, dielli qe duket i dobesuar nga rrezet, sikur do te na japi pak xhevap per te arritur te gjithe ne destinacionet tona. ...destinacioni, s`di ne eshte shqip si fjale, por ka te beje me arritjen nga nje pike e caktuar qe ndodhemi ne nje tjeter me duket. Pra nje loje pikash ngjan kjo fjala destinacion,fillimi,rruga dhe destinacioni.... Pyes veten valle ku arrijme me shpesh,neper destinacione endrrash,realiteti,copeza ...apo thjesht imagjinojme nje destinacion dhe cdo dite e arrijme nga pak... ngaterrese ne vetvete dhe kjo fjale. Ah kjo dere e drunjte e ketij lokali, si njehere e njehere kaq vite, e bere per tu lyer, por ky pronar plakaruq as qe merr mumndimin ta beje. Kafja qenka mbushur qe me mengjesin e hershem, tymi cigares nuk mungoka, si shok i vjeter i njeriut. - Mjesi , mjesi .. pershendetjet rutine, kamarierja jone me nje buzeqeshje te stampuar ne fytyren e saj groteske merr porosine. Nga porosia e perditshme nuk ndryshon dicka, nje kafe shqeto te shkurter ju lutem. ...tek pres kafen, verej kalimtaret e mbuluar me maska, aksesoret e veres qe lam pas, me duket vetja si ne kohen e akrobateve me fytyra me ngjyra, pa hunde e me goje mbyllur. Sa mire sikur kjo e fundit te na qendronte pak me mbyllur dhe ne fjale, e sidomos kur s`kemi gje per te thene. Nejse,qenie njerzore jemi, pa fjale ngordhim. Mire qe trokiten keto dit te para vjeshte, me shpresen qe dimri do jete me i lehte dhe pa keto aksesoret e maskave covid-19...si ne fytyre dhe ne shpirt. Keto te fundit me duket qe i ruajme me fanatizem nga nje maske qe ne prehistori. Le te shpresojme qe kjo vjeshte do jete destinacioni jone drejte nje pike pozitive , dreqin boll llomotita me veten dhe per kete mengjes vjeshte... ejj kamariere,ka 1 ore qe kam porosit nje kafe shqeto te lutem.


--|||

Ne njerzit jemi te cuditshem.
Shpesh kujtojme se dicka nuk `vdes` kurre.
Qe shume gjera s`kane fund....qe koha eshte ne anen tone gjithnje.
Me pas....duke ecur ne hapat e diteve,kupton,qe ti ecen duke lene pas shume gjera,shume copeza.
Mundohesh ti marresh per dore,ti kujdesesh ,shpesh here ndoshta me shume se c`meritojne.
Thjesht per faktin se ishin copezat qe i rrite me shpirt dhe me ndjesi.
Por...por,koha dhe njehere,si vetmi pishtar i rrepte ndaj nesh vepron.
Dhe ty s`te ngelet asgje me,pervec se te nderrosh stine,mendim,kujtim dhe veprim...e keshtu lind dhe nesermja ,ne hapat e diteve ne vazhdim,,,
Me nje diell qe here te djeg e here te ngroh,me nje det qe here ka tallaze e here ben dashuri me qiellin.
Dhe ti,,,ti njeri i vogel por i dobishem,per dore merr kujtimet e tua dhe vrapon drejt nje hapi ne te nesermen.....drejte nje fije te kalter hoizonti,.....dhe nen qerpikun qe perkundet mes endrrash flen qetesisht nen shtresat e keti universi dashurish.....

~~Kushtuar; Frymzimit te keti momenti. :))
Athine. 27.06.ora.18:16.PM
 
..tash qe koha rrjedh ne ikje, ditet po na largojne krejte ngadale , pa rrebeshe fjalesh,tash qe duart e mbushura me kujtime shperndahen neper ajrin bosh te shpirtit,tash, mundemi me qene te lire nga njeri-tjetri.
E di ate lirin e nje nate te qete me yje ne bregdet,apo te nje pikniku ku nata te kap ne mal,dhe ti pret lindjen e diellit te hershem, zogjte te thone miremengjes,, , gjethet fershellejne... dizenjojne abstraksione jeshilleku ,njelloj si ndjenjat tona.
Eshte aq e paqte , mbushur me jete ....tek vallzimi i natyres te ben shoqeri....e ne jemi te lire,,,te larget si nata qe kurre se zene diten...
Tash mund t"jemi krejte te lire,krejte te shkujdesur ne hapat qe po na largojne , ne nje abstraksion kohe shuhen.
Largohemi nga e djeshmja,largohemi nga nje mik,lagrohemi nga nje kujtim,largohemi edhe nga vuajtjet...por leme pas dhe caste lumturie...
Shpesh mendoj qe cikli jone jetesor eshte largimi,largohemi nga cdo gje.
Ne fund vete jeta na largon ,me nje lot qe rreshket butesisht nga shpirti ne faqet tona te brishta.
Tash mundemi me qene ma larg se asnjehere,por dhe me afer se asnjehere,mjaftone te ndalosh nje dite,nje cast dhe ta dashurosh sic ne dashuronim dikur momentet tona.
Tash jena te lire,.....
Te lire pa njeri-tjetrin,pa kujtime...
Por asgje per trishtim,duke ikur gjithmone formojme nje "lindje te re "...lufte apo paqje pak rendesi ka.
Me rendesi te rilind cikli ne vazhdimesi.....
dhe ky eshte kushti i jetes njerzore.
Ky ishte dhe kushti i jone...
Athine; E paskam shkruar ne 2016.
 
Hijet e ikjes...

...gjurmet e shpirtit i ndjeja te lodhura,po aq edhe frymarrjet. Ndeshesha ne shtresa te errta ne atmosferen e shpirtit, perplasesha mos me keq ,neper rrepira qe me therrmonin pa meshire.
Pastaj ngrihesha me shpresen qe diku ne nje cep do gjeja nje grimce mengjesi, momentet s`kishin te shuar, koha pikonte shira lotesh...
Neper kete abstraksion zie, ndjeva nje perqafim qe me ujiste shpirtin,embelsia e nje zeri qe me fliste neper nje mjegull te dendur ,me zhvishte dhe vishte ne te njejtin sekond shpirtin.
Diku diku drita prekte largesin e mendimit, pastaj kujtime,shume kujtime.Udhetimet e tyre moren busullen time.

Ecja, ecja me to, nuk zgjohesha ,por as nuk flija, vetem ecja..dhe...dhe...ne fund arrija vetem ne nje shtellunge resh te bardha, qe si prekja dot.
E prekur ne shpirt nga bardhesia e atyre reve,mes lotesh u pershendetem pa fjale,pa ze ,e dija qe kjo ishte heshtja qe s`do te thyet me ...pagezova rete e bardha si qiriun e loteve te shpirtrave qe kerkojne sikur dhe nje perqafim te fundit,i cili s`do te vije me kurre.
 
-Rruget e kujtimeve.

..Rruget kishin ndryshuar disi, pemet ishin me te rritura.Rrugicat e ngushta te shtruar me guralec me ngjyra,ishin te njejtat.Dukej qe koha,stinet dhe as nxehtesia e diellit te veres,si kishte ndryshuar.
Stoli blu ne cepin e parkut ishte bosh,rreth tij sillej dhe lozte nje kotele e vogel...dukej aq e lumtur tek kapte ca fije bari neper putrat e saj te vogla...ishte nje kotele e lumtur.Ndoshta po aq sa ne te dy dikur!
Tek hapat ndiqnin shkujdesur copezat e guralecve te rene ne rruge,syte e mi perplaseshin ne nje peisazh te ri disi, rruge te harruara nga shetitoret e saj te zakonshem.Ne nje momente koha ndaloje,dhe kujtimet e dikurshme filluan te ngjalleshin, nje nga nje . Zbrisnin nga krahrori im,drejte stolit ,drejte koteles se vogel.
Ndjeva ftohte,ndjeva zhveshjen e nje emocioni qe po tentonte te me kthente ne kohe.
Hapat u dehen, kembet filluan nje m`pirje te lehte,nje grumbull fluturash pushtuan trurin tim,stina u be pranvere,lulet ishin vallezuesit e rradhes qe ju shtuan peisazhit te kujtimeve,aroma e tyre ngjalli puthjen e kohes se kaluar.
Supi im dritheroj nga dora e kohes , kujtonte doren tende ,tek perkedhelte floket e mi .
Thoje qe, floku im me honde ,ka nje egersi qe ngjane me egersin e karakterit tim.
Ishin shetitjet tona qe e benin te gjalle me ndjenje stolin e koteles se vogel.Ishte stoli qe dinte shume per shpirtrat tane,rrefimet tona,.
Ishte stoli qe ishte ujitur me fjale te embla,perkdhelje dhe puthje.
...toli i thurjes se mendimeve nen qiellin me yje,apo ditet me diell.
Tani dukej i vetmuar,nje tantell melankolie e kishte mbuluar, ngjante i braktisur,nuk ulej askush me aty,pervec asaj koteles se bardhe qe lozte rreth ti.
Une tashme ne kembe para stolit e ngrire si nej statuj,isha vizitorja e stolit tone,isha vetem ,stoli vetem gjithashtu, ndoshta ,ndoshta,vetem,...vetem je dhe ti...
Ju afrova ngadale koteles se vogel,me shikimin e humbur ne kujtimet me ne te dy ,ju drejtova koteles plot embelsi;
Kotele e vogel ji dashuri,
kotele e vogel ji dashuria,prane stolit qe u deshem aq shume ne te dy.
 
...tash qe koha po iken, ditet po na largojne krejt ngadale , pa rrebeshe fjalesh,tash qe duart e mbushura me kujtime shperndahen neper ajrin e shpirtit,tash, mundemi me qene te lire.
E di ate lirin e nje nate te qete me yje ne bregdet,apo te nje pikniku ne mengjes heret,ku zogjte kendojne , gjethet fershellejne...duke te dizenjuar abstraksione jeshilleku ,eshte aq e paqte , mbushur me jete.
Tash munde t"jemi krejt te lire,krejt te shkujdesur ne hapat qe po na largojne e diku ne nje abstraksion kohe shuhen.
Largohemi nga e djeshmja,largohemi nga nje mik,lagrohemi nga nje kujtim,largohemi edhe nga vuajtjet...por leme pas dhe caste lumturie...
Shpesh mendoj qe,cikli jone jetsor eshte largimi,largohemi nga cdo gje.
Ne fund vete jeta na largo ,me nje lot,ne ikje,e nje te qare ne fillim.
Tash mundemi me qene ma larg se asnjehere,por dhe me afer se asnjehere,mjafton te ndalosh nje dite,nje cast dhe ta dashurosh sic ne dashuronim dikur momentet tona.
Tash jena te lire,.....
Te lire pa njeri-tjetrin,pa kujtime...
Por asgje per trishtim,duke ikur gjithmone formojme nje "lindje te re momenti"...lufte apo paqje pak rendesi ka.
Me rendesi te rilind cikli ne vazhdimesi.....

31.Maji-2016~Athine!!
 
...dielli buzeqeshi heret kete mengjes .Asgje nuk ndryshonte nga nje mengjes ne nje tjeter ne kete "qytet".
Njerzia dukej sikur s`kishte fjet gjithe naten.
Autobuzat leviznin neper qytet gjate gjithe nates , disa pasagjer te vobekte, neper serdilje te vjetra,endeshin si te pervuajtur , dukej sikur flisnin me veten.
Ndoshta nata qe lam pas,s`kishte pas asnje efekt ne kete qytet te zhurmshem,ne kete qytet qe nuk di te flej,ku deti e perkund ,dielli e pervelon , filozofet e kane braktisur.
Ky agim pranvere e gjeti te pagjume,te robotizuar ,hermetik ne hirarkine zhurmuese qe s`pushon kurre.
Deilli vazhdonte te ngrihej ne hapat e pare te qiellit, buzeqeshte ironikisht ketyre qenieve te vogla ne kete qytet ,qe shitej si urban,si modern si i civilizuar,si i mireqene dhe mbi te gjitha,si i zgjuar heret ne kete mengjes.
Thoshin qe ishte zgjuar qyteti per te pritur pranveren.
Degjoheshin gjysma fjalesh ku pershperitej;
Pranvere te mbare! Iku dhe ky dimei .T`ia mbyllim deren te ftohtit,.shpirtrave qe nuk ngorhen dhe hallet t`ia leme dimrit ti ngrije.
Me vete mendoja,tek pija nje kafe, pa sheqer si vete ky qytet ,eh hallet tuaja,shekuj nuk mjaftuan te shoshiteshin,pranvera te tera erdhen e u merguan, ju te njejtit ngelet.
dukej qe koha s`kishte asnje efekt ndaj tyre.

Por prape se prape ,ky qytet s`kishte fjet gjithe naten,duke pritur pranvere,flitej qe ,do u kthente buzeqeshjet,do i bente me vital,me te qete, mbi te gjitha do flinin naten.
Per kete qytet ishte problem i madh pagjumesia,nuk flinin,ngjante si qytet me djaj tek yjet ngjiteshin naten lart e ma lart dhe e braktisnin ne erresire te plote, kur errsira behej potente shperthenin legjendat urbane mbi erresiren e keti qyteti,
Thuhej qe rilindnin dhe vdisnin shpirtra njerzor gjate nje erresire te tille.
Kafes time po i vinte fundi,orari i biletes po afronte,avino zhurmoj pak me tutje arriti, - ne sfond,u degjua nje ze; flurutini i rradhes pas 15 minutash.
Mora zvarr nje cante te vjeter qe mbante ca copeza librash neper te,ngjanin si shpirtra te trazuar,te mbledhur rrugeve te keti qyteti, qe priste pranveren tu kthente gjumin e nates dhe qetesine e dites,perftyrova pak arome pranvere neper te,arrita te imagjinoja vetem ca lule qershie ne dalje te ti...nje tulipan paqje dhe ca trandafila te kuq ne nje kafene ku dy te dashuruar putheshin.
 
Nje eksperiment vargjesh ne dialekt. Falenderoj @Endrra qe me ndihmoi me e kthy nga letrare standarte ne gegnisht 😊😊

Dashnia jone,
Nuk asht ne c'ka flasim
Naten vone
As ne perqafjet
Lekure,
E durt qe lidhen ,
As kur thu t'du
T'kam zemer
E shpirt .
Dashnia lindka
Fill kur
Thome mirupashim,
e na merr malli per me than
Si t' shkoj dita?
Dashnia jone
Kenka malli
Qe t'zhurit
Kur larg njani tjetrit qënrojme ..
 
Nje eksperiment vargjesh ne dialekt. Falenderoj @Endrra qe me ndihmoi me e kthy nga letrare standarte ne gegnisht 😊😊

Dashnia jone,
Nuk asht ne c'ka flasim
Naten vone
As ne perqafjet
Lekure,
E durt qe lidhen ,
As kur thu t'du
T'kam zemer
E shpirt .
Dashnia lindka
Fill kur
Thome mirupashim,
e na merr malli per me than
Si t' shkoj dita?
Dashnia jone
Kenka malli
Qe t'zhurit
Kur larg njani tjetrit qënrojme ..
Ohhhh sa e bukur 😍😍
 
Hej vogelush, si je sot? A ke qare mjaftueshem? A ke fjet boll? Po mamin vazhdon ta lodhesh? Sillu mire me te, ajo eshte e vecante si per mua edhe per ty. E di ti sa here qe vazhdon me te qarat e tua bashk me ty qan dhe ajo, i duket sikur te lehtson dhimbjet e barkut. Zgjohet shpesh-here gjat nates per tu kujdesur per ty, qe te pish qumshtin nga gjiri i saj qe te rritesh sa me shendetshem.
Per cudi me gjithe kohen qe ajo te dediko ty, prap i ngelet kohe te me dedikoj dhe mua, te me telefonoj, te me pyesi "si je? A hengre buke? cfare gatove? Po sot a ben shume ftohte aty!? " dhe une qe mundohem ta qetsoj. Duke ja perseritur qe gjithcka eshte ne rregull. Ahh ta dinte sa me mungon!!
Sot vogelush mbarova pune me heret nga ditet e tjera dhe per cudi jam lodhur me shume! Me kan lodhur keto kilometra dhe ky oqean qe na ndajne, me ka lodhur i ftohti i pa shpirt, ketu koha ndryshon nga casti ne cast, edhe erresira vjen shpejt. Me ka lodhur fakti qe ti po rritesh dhe une nuk jam aty me ty te shikoj tek sa ti buzeqesh ose qan.
Do doja te isha aty pran jush te zihesha me mamin tend se nga kush ke ngjar. e pyes gjithmone kur flasim "a e ka ndryshuar ngjyren e syve djali?"
dhe ajo qe me thote e qellova me sy blu ashtu si mami i tij. Dhe une qe brenda meje them epo edhe une e doja me sy blu.
Mos u merzit vogelush baba do te kthehet shpejte, edhe pse koha ketu nuk kalon aq shpejte, do te jemi bashke, do jem aty me ty duke pritur te thuash fjalen e pare ba-ba dhe perseri te zihem me mamin tend per meritat. Te dua shume vogelush ta du dhe mamin.
Se shpejti, ne perqafim me ju! B
 
E dini cfare eshte me e mrekullueshme se e tashmja?! Nje e shkuar e mbushur plot kujtime te lumtura. Nje e shkuar e cila te dhuron kenaqesi sa here e kujton. Une dhe vellai im kemi patur nje femijeri te mrekullueshme. Pak, shume pak gjera POR kaq shume te qeshura. 🙂
Nuk kemi patur kurre nje peme bredhi per vit te ri si shoket tane. Ne vend te saj sajonim nje dege pishe te cilen babi na e priste tek pema afer kopshtit. Nuk e zbukuronim me drita dhe topa te blere, por me pambuk, vargje letrash shumengjyreshe dhe lule yjesh te bera vete. 😎
Kur s'na pelqente gjella hanim llokume. Jo llokume embelsire(ato nxirreshin vetem per mysafiret). Llokumet tona ishin buke me gjalp te prera ne kubike te vegjel. Emrin e kishin llokume. 😄
Edhe pse shkonim tek lodrat, serish babi na kishte ndertuar nje lisharese tek bahçja te cilen e perdorem deri kur u rritem. 😍
Sheshi Skenderbej ka qene nje nga vendet e mia te preferuara. Atje afer shatervaneve ka qene nje xhaxhi me aparat. Sa here kalonim benim ndonje foto per kujtim. Dhe keshtu per cdo vit kam nga 1 foto ne shesh. 😊 Njekohesisht kane qene dhe disa makina me qera. Gezim i madh te benim nje xhiro rreth e qark bulevardit. 🤩
Ne patem nje femijeri te mrekullueshme dhe sa here ndihemi se po rritemi(jemi rritur) rikthehemi hera heres ne kujtimet e mbetura!

#kujtimekalamoni
 
Ja ku jane te gjitha rruget
Aty,
T’i kam treguar te gjitha shtigjet,
Sekretet
Menyrat si te arrish tek une
Te me besh per vete,
Te me qetesosh,
Te me gjesh
Te me flasesh,
Te me duash!
Ja ku jane te gjitha rruget
Perballe teje
Qe te mos thuash neser,
Se nuk dija
Si te veproja!
 
Ja ku jane te gjitha rruget
Aty,
T’i kam treguar te gjitha shtigjet,
Sekretet
Menyrat si te arrish tek une
Te me besh per vete,
Te me qetesosh,
Te me gjesh
Te me flasesh,
Te me duash!
Ja ku jane te gjitha rruget
Perballe teje
Qe te mos thuash neser,
Se nuk dija
Si te veproja!
ti tregova moj zemer , po ti cbere?
Ja nje diss si ai me siper lool

shume e bukur , dhe sa shume ke lexuar brenda meje 😘
 
Dhe vjen serish nje cast ku ti ashtu si dhe here te tjera perjeton ndjesine e udhekryqeve... Tashme nuk eshte me si te paren apo dyten here, konfuze e duke mos ditur se c'te pret. Me ate friken po aq sa edhe entuziazmin e te panjohures. Tanime ti e njeh mire ate ndjesi.
E di se do te te dhemb cfaredo rruge te marresh. Zemra sa qesh per c'te pret, aq edhe permallohet per ate qe akoma nuk e ke lene.
Keshtu qenka udhetari i kesaj bote. Ecen e ecen pa pushim neper stacione te ndryshme. Ne cdo stacion pushonka pak, mblidhka tere dashurine qe merr e jep aty, i paketon e niset per ne udhen tjeter.
Para se te niset len nje copez shpirt ne ate ndalese, si per te deshmuar se kudo ku te shkoje nje pjese e tij do frymoje akoma atje....
Ah, Hene e plote,mikja ime! Sa biseda kilometrike kemi bashke! Sa te fshehta te kam treguar! Sa mire me njeh, vec ti!
IMG-20211221-WA0093.jpg
 
Redaktimi i fundit:
Tentova te beja miqesi me njerez te tjere, u mundova te merrja pjese ne mbledhje te ndryshme. Kuptova qe ndodhesha jashte cdo lloj komunikimi. Sa me shume mundoja te qendroja me njerzit aq me shume kuptoja se cfare me mungonte.

Nje dite si kjo e sotmja,
Shtrihem ne nje stol, i shqeruar nga rrezet e diellit dhe me nje fllad te ngroht ere, per Cudi nuk me mungonte asgje. Mund te duket absurde por, sa me shume e perqafoj vetmin aq me i mbushur ndihem.
Nuk kam asgje dhe per Cudi nuk me mungon asgje.
E di eshte e veshtire te kuptohet, ne kekim te vetmis gjej veten te kompletuar.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top