Momente me veten!!((krijime personale te anetarve)

Haiku
 
Redaktimi i fundit:
Grep gjuetie bën? Se kam per cdo lloj peshku dhe per ngjala 😂😂😂😂
ncnc... pse ma prish magjine e vargut te shkurter 🤣🤣
Jo mer... kto grepat qe bejne centro gjasme me thur mallin sic thurim fijet e holla te centros. Po kot oo..🤣
 
Me pa durim e pres fundjaven.! Me pelqen ti kaloj fundjavat vetem, jo se jam egoist por fakti qe zgjohem kur te dua, ha kur te dua dhe bej cfare te dua eshte nje ndjenje te pa pershkruar. Nuk jam skllav i vetmis as i lire prej saj,nese do ti vija nje emer do ta quaja veten Perandori i vetmis. Kam kaluar beteja te tera me perbindshat e vetmis por kam ditur ti luftoj, ti fitoj dhe tashme jam Perandori.
Varet si te kap, ne cilen periudhe te jetes te troket, sa deshire ke per te luftuar sa deshire ke per ta zoteruar.
Ne jeten e perditshme kam shume shoqeri te mire, te zgjedhur, me respektojne i respektoj, me kete doja te thoja se nuk jam aspak tip i vetmuar jam shume i shoqeruar.
Por dreqin, kur vjen fundjava me lini ta shijohi!
 
1652289838205.png

Kam fluturuar ,kur krahët mu pren
Kam besuar se dashuria përgjigjen gjen
Kam shpresuar për ditë të mira
Kam kërkuar përkrahje në ditë të vështira
Kam mbijetuar kur kam rën përtokë
Kam mësuar se vetja është i vetmi shokë
Kam vrapuar sa më largë teje fëmijëri
Kam buzëqeshur syt prer në lot, por plot dashuri
Se di ,ndonjëherë ndalem të marr frymë
Kthej kokën pas ,dhe kujtimet më sillen si rrymë
Herë më dredhin plot hidhësi ,herë më ndriçojnë
Thell trishtimin brenda meje zgjojnë
Thon që koha shëron çdo plagë
Ajo thjesht i kyç duke e venitur atë dhimbje
Dhe kur hapet ai kapak
Ti përsëri do qash,ta them me bindje
E kam provuar ,por beso do gjesh qetësi
Shpirti shpesh na bllokohet dhe të duhet kjo zbrazësi
Asnjëherë nuk jam ndalur ,kam fshirë çdo lot dhe dhimbje
Shpirtin kujtdo ja kam falur ,ashtu si dielli rrezet në lindje
Po ,unë jam e fortë, jam e qeshur
Veten me forcë dhe dashuri e kam veshur
Nuk jam e dobët,nuk kam dobësi
Thjesht bllokohem kur kujtimet kthehen pas tek ti
Më kthejnë shumë shumë pas në fëmijëri
 
IMG_20220512_022230.jpgI dua lulet, ndoshta pse krahasoj me to dashurine, ndoshta pse e veshin token aq bukur neper stine, a ndoshta jane kujtimet e pa jetuara, apo mos ndoshta nje ngushellim per gabimet qe kurre nuk kam bere...
 
Ne rritemi ngadale,ashtu per dore me kohen.
Here themi koha jone,here koha e tjetrit.
Here here,kjo nuk eshte koha e askujt.
Por prape i rikthehemi rutines,perditshmerise, mes kesaj rutine qe shpesh e quajme `lodhese` rritemi.
E sa embel eshte te rritesh,ne shoqerine e kohes,ne agimine dites qe lind, ne relaksin e perendimit te diellit.
Rritemi,ashtu me qetesine ,qe here here ,therrmohet ne brigjet e nje dallge,here here, ne qetesine, qe rilind si nje vegim qe duket qe vjen prej mijera vjetesh.
Por sa embel eshte te rritesh.
Rritesh dhe tek syte te lotojne,fjalet te vrasin,apo fjalet te zhveshin ne nje lume dashurie.
E prape themi; Kjo kohe, here eshte e jona,here nuk eshte e jona.
Por ne fakt ,per dore na mban,na kujdese dhe pa kuptuar si nje femije te brishte ,here te llastuar , here te urte e te marrun vesh,na rrite.
Po sa embel eshte te rritesh.
Rritesh dhe meson te marresh veten per dore,duke i treguar shkallet e jetes, ne cdo shkalle,i thua miremengjes nje dite dhe mirembrema nje perendimi!! :))


Athine!
15.5.2022.
ora; 18:15. PM.
 
Ne rritemi ngadale,ashtu per dore me kohen.
Here themi koha jone,here koha e tjetrit.
Here here,kjo nuk eshte koha e askujt.
Por prape i rikthehemi rutines,perditshmerise, mes kesaj rutine qe shpesh e quajme `lodhese` rritemi.
E sa embel eshte te rritesh,ne shoqerine e kohes,ne agimine dites qe lind, ne relaksin e perendimit te diellit.
Rritemi,ashtu me qetesine ,qe here here ,therrmohet ne brigjet e nje dallge,here here, ne qetesine, qe rilind si nje vegim qe duket qe vjen prej mijera vjetesh.
Por sa embel eshte te rritesh.
Rritesh dhe tek syte te lotojne,fjalet te vrasin,apo fjalet te zhveshin ne nje lume dashurie.
E prape themi; Kjo kohe, here eshte e jona,here nuk eshte e jona.
Por ne fakt ,per dore na mban,na kujdese dhe pa kuptuar si nje femije te brishte ,here te llastuar , here te urte e te marrun vesh,na rrite.
Po sa embel eshte te rritesh.
Rritesh dhe meson te marresh veten per dore,duke i treguar shkallet e jetes, ne cdo shkalle,i thua miremengjes nje dite dhe mirembrema nje perendimi!! :))


Athine!
15.5.2022.
ora; 18:15. PM.
U plakme nev
 
Nese do me pyesni cfare ishte dhurata e fundit qe more nga ai ?
Pa genjeshtra ishte nje poezi .
Aq e bukur dhe e vertete saqe e besova
Nuk di a ishte fasade po nga ai moment u mrekullova
ishte po ai qe si e ndezi flaken po e le te shuhet perseri
Po a shuhet nje ndjenje e vertete ?
Nuk di cfare vendi zuri tashme tek un ajo poezi
Ama fjalet e shpirtit e kan zen vendin e tyre deri ne perjetesi.
Ti?
Ate se di.
Ate e vendos ti a do te jesh pjes e shpirtit tim
Apo thjeshte nje rrugetar .

Mai 2022
 
Nese do me pyesni cfare ishte dhurata e fundit qe more nga ai ?
Pa genjeshtra ishte nje poezi .
Une te besoj. Edhe une kam kaq vite dhuroj vec poezi. Kursej dhe lek madje. 😁😆

p.s. Pertej shakase. Shume e bukur 🥰
 
Fjalet e shpirtit jan dhurata me e bukur qe mund te marresh dhe japesh.
Mjafton te jen te vërteta .😘🤗
Kam qarë mbi një lule, po kam qarë
Kur në dimrin e egër, e gjeta çelur
Shikimin tim, me të e kisha ndarë
Dhe në zemër doja, ta mbaja fshehur

E vendosa në një vazo dhe i mora erë
Mbylla sytë, se aroma m'u bë frymë
Me lulen e pranverës, që çeli pa kohë
Të dyja, në një dhomë rrimē

Ndodh ndonjëherë, që lulet çelin
Padashur... dimrit të acartë
Porsi dashuria, që lind pa kohë
Dhe thua, djalli e martë.


Mjafton te kuptosh edhe shpirtrat e tjere qe ndjehen keshtu porsi shpirti yt, nese eshte e vertete.
Mos hidh kripe mbi plaget e tjereve kur e di cdo te thote.
Dhe nese nje femer nuk kupton nje femer ne gjithcka, kush do ta bejë?
Une uroj qe kurre mos u mbarofshin poezite per tu ndjere e lumtur ti...jo vetem ti, por gjithe zemrat e cdo femre mbi kete toke.
Kaq kisha per ate qe lexova me lart, sepse gjithkush ka vertetesine e vet🙂
 
Sot jam e lodhur,dhe veç dua të fle.
Ndjehem bosh,por gjumi nuk më ze.
Veten nuk e kisha njohur,isha mbi re.
Harrova se nuk jam më një fëmijë i parritur.
E dija se çdo lajm mezi e kisha pritur.
Një mesazh,një thirrje për t'më treguar.
Se për së gjalli me një tjetër më kishte zëvendsuar.
Un ndihem bosh dhe nuk do shërohem kurr.
Uroj që zemra ime të kthehet në një gur.
 
Sot doja të bëja diçka ndryshe ,kisha nevojë për ndryshime
Isha zgjuar përsëri plot shpres dhe shumë e vendosur për të lën pas çdo gjë që ma hiqte buzëqeshjen
U bëra gati pa përtes këtë herë ,veshur sportive dhe flokët kapur në mënyrë të çrregullt .
Kisha vendosur të mos mendoja asgjë negative,do vrapoja si të isha përsëri fëmijë
Kështu bëra...
Në çdo hap që hidhja buzëqeshjet ishin të sinkronizuara,
Gati për pak edhe vet e besova atë lumturi të imponuar,por që thell brenda meje isha rizgjuar dhe ndihesha plot pozitivitet
Ska më kthim pas : -i pëshpërita vetes.
Sot e në vazhdim rruga jote kështu duhet të jet,me hapa të sigurta dhe plot buzëqeshje .
Mos lër askënd të ta heq shpresën se më e mira do të vij.Qëndro ,vazhdo,ec përpara por asnjëherë mos u kthe pas 🌞
 
Nata e shpirtit bosh
Mbanë në kthetra gjumin e botēs.
Dhe hëna rrëzohet
Nga psherëtimat e zemrave,
Kur dashurinë qajnē!
E ndjej ofshamën e saj,
Kur pengohet e bie ne brigje lotēsh,
Dhe në shkēmbinj dhimbjesh
Hëna përplaset
Me dritën e syve lotues,
Ku dallgët
Ajrin njomin
Prej frymës së qarē brengash
Ku mjegulla si një mavi
Shterpëzon zemrën
Nga ëndrrat e pafajshme,
Dhe koha,
Si nje neperke e etur,
Shpirtra mbledh brigjeve tē jetës
Djegur e khyer ne hi...
 
Nata e shpirtit bosh
Mbanë në kthetra gjumin e botēs.
Dhe hëna rrëzohet
Nga psherëtimat e zemrave,
Kur dashurinë qajnē!
E ndjej ofshamën e saj,
Kur pengohet e bie ne brigje lotēsh,
Dhe në shkēmbinj dhimbjesh
Hëna përplaset
Me dritën e syve lotues,
Ku dallgët
Ajrin njomin
Prej frymës së qarē brengash
Ku mjegulla si një mavi
Shterpëzon zemrën
Nga ëndrrat e pafajshme,
Dhe koha,
Si nje neperke e etur,
Shpirtra mbledh brigjeve tē jetës
Djegur e khyer ne hi...
wow :love: :love: me ne fund poezi me nivel letrar :) Pergezime!
 
Per ty zemra eshte nje organ qe pompon gjakun,
per mua eshte mekanizmi qe me mban gjalle...
Ç'e dua rrahjen e saj kur ne momentin qe marr fryme
nuk te kam ty prane??
Thone qe duhen notat e muzikes dhe pentagrami
per te kompozuar nje melodi,
por une them se per frymezimin e saj
me duhesh Ti!
 
Titulli: Momente me veten!!((krijime personale te anetarve)

Jam kaq e vogel perballe kesaj dhimbjeje. Qyteti ra! Rane nen te dhe jetet e pafajshme, femite, nenat me foshnjat ne bark, burrat teksa perpiqeshin te nxirrnin nga germadhat familjen.U rrenjosen gjysherit e gjyshet qe jetuan e lulezuar per dekata ne ate qytet te Otellos.
-“Kjo eshte thirrja ime e fundit”, me thote pertej ekranit nje djale qe as nuk e njoh- e une s’mundem te bej dot asgje! I fal vec rreke loti qe perthahen vetem brenda shpirtit tim. Do doja te mallkonte, te shante, te me lehtesonte dhe mua ate faj qe me dukej sikur po e mbaja mbi shpatulla. Por jo, ai I qete thote se:
-“Kjo eshte jeta!” Kish humbur gruan, vajzen 3 vjecare dhe I ishte dorezuar fatit qe I ra. Ne syte e tij te perlotur kish humbur e gjithe shpresa per shpetim, thjesht priste nga lart bomben e radhes qe te fluturonte nga kjo bote e cila I morri gjithcka.
-“Shpresoj qe te na kujtoni” e mbyll mesazhin e tij.
Dhe ne do i kujtojme. Do i kujtojme per shpirtin e lire qe kurre se roberuan, per dinjitetin qe kurre nuk e shiten, per forcen e dhimbjes se gjakut te derdhur. Per nje kohe te gjate imazhet e tyre do jene te gjalla ne kujtimet tona, do fleme e do zgjohemi me klithjet e pafajshme, derisa te shuhen. Ashtu sic u shua cdo gje! U Shua dhe Srebenica! Fat I joni qe nuk pame asgje live, s’na dergoi askush mesazhe ne kohe reale, ne ne fakt s’pame as cfare u be ne shtepine tone ne Kosove. Ne sot shohim disa foto e perkujtojme nje dite homazhi! Kaq. Asgje s’ka ndryshuar. Historia perseritet! Ne qajme 1 dite dhe harrojme 1 dekade, pastaj serish qajme, e serish qeshim.
Dje, pata mbledhjen e radhes. Nderkohe qe kujtoja akoma mesazhin e Alhamdos(ish professor ne Siri- ai djali qe ju permenda me lart), para syve shikoja sesi zgerdhiheshin klientet e huaj mbi investimin me te fundit, ngritjen e dy gradacelave, profitit qe do fitojne, se sa miliona do luhen per te shitur 70 kate kulla.
“Ha dicka!”- me nderpret mendimet nje I kollarisur qe as me interesonte te dija c’pozicion kishte. “Kishe bere nje prezantim te shkelqyer sot”.
-Faleminderit, Nuk kam uri! Nje gote uje ju lutem!- ja kthej.
S’me pihej uje. Thjesht doja te shtyja poshte ate lemsh qe me ish bere ne fyt e s’po me linte me te merrja as fryme!

Alepo u fshi! Cdo gje perfundoi tashme! E ne na mbetet vec lutja: Qofshin te Parajses!
Mos na i kthe duart e zemrat e zbrazta o Zot, se ne veç lutjen kemi!

15400946_10210108255334510_4615195627007153189_n.j  pg

[video=youtube;E-HR3xxaQLE]
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.

Uh.. c;kujtime! i paskam harruar ckam shkruar nder vite ketu
 
E dashur.
Do të rritesh një ditë,madje më shpejt nga sa e ke menduar.
Do të kuptosh se jeta nuk është si përrallat e Disneyt,ku gjithmonë ka fund të lumtur.
Do e kuptosh se femrat si Mulani,janë të shëmtuara.
Malefiçenti është ajo e padëshiruara mes një çifti.
Borëbardha nuk ka të drejtë të jetojë.
Hirushja të qëndrojë në guzhinë,se aty e ka vendin.
E bukura të martohet me një të pasur,por që ai mos të ketë pik lidhje me llogjikën.
Bisha të mbyllet aty në kullë e le të kalojë në depresion.
Piter Pati,le të kalbet me burgim të përjetshëm.
Hadi është ai ku prindërit e konsideronin gogoli.
Prandaj mos u rrit e dashur.
Qëndro fëmijë.
 
Redaktimi i fundit:
Me prit, aty ku dita ndahet nga nata.
E zemra behet gati te vije te takoje ne endrra, sapo gjumi te vjedhe zgjimin.
Aty jam une...si nje lot ne qerpik, kur malli te behet dhimbje.
Ti akoma endesh ne lutjet e mia, si nje hije pa emer.
Ndiqe zerin tim, ashtu ne heshtje.
Dhe behu rrufe te digjesh me zjarrin tim.
Te pres...
Si nata yjet,
Si mengjeset diellin,
Si shkembi dallgen,
Dhe aq me shume...💫
 
Deti sonte kishte nje tingull te bukur, ndoshta i gezohej shiut.
E bashke me te i gezohem dhe une heshtjes qe behet shi e vershon ne lumin e mallit...💫
 
-Është e dhimbshme ti lejosh njerëzit që ti i don me shpirt,të largohen nga ty.
Është e dhimbshme të mbash lotët teksa të kthen shpinën,e ai papritur vendos të hap një kapitull të ri pa ty.
Të dhemb.
Por,nuk ke çbën.
Kjo është jeta.
Sot humba unë dikë,e dikush tjetër më humbet mua.
Ti qan në heshtje teksa i sheh të gjith të lumtur.
Jo se nuk të bëhet qefi për ta,por ti ndjehesh e vetmuar.
Nuk ke dëshir të dalësh më.
Nuk dëshiron të kthehesh më në ktë qytet.
Ësht kaq e dhimbshme të ndjesh kaq shumë,por nuk ke se çfarë shkruan.
Ndjehem bosh.
Ndjehem tmerrsisht keq!!
 
Brishtësia ku vajti?
Ndjeshmërin ku e fshehe
Dorën kush ta zgjati
Kur papritur ti u zbehe
Lotin kush ta fshiu,
dorën kush ta kapi
Kur dhimbja të përpiu,
zemrën kush ta hapi
Sa e ftohtë ,si bora
Kështu tani gjykohesh
Se kur nuk zgjatet dora
Për dashurinë e dhënë pendohesh
Asgjë ska më rëndësi
Mjafton të jesh vet mirë
Se kur krijon varësi
Nuk je më e lirë
Tani buzëqesh
Përqafoje jeten
Pranë vetes do më kesh
Mua vetveten 🤍
 
Gjithmonë e kam adhuruar botën e egër,e ndaj më pëlqen natyra.
Që e vogël e kam pëlqyer të jem e lirë,e e ndaj e dua vetminë.
Jam ulur ktu në një stol,dhe po ndjej dashurinë e pemëve.
Ndjej të folurën e gjetheteve teksa bien mbi kokën time.
Ndjej butësinë e barit teksa prekin këmbët e mia.
Era po flet me mua.
Ndjehet e brishtë,e vetmuar e kanë lënduar të gjorën.
Njerëzit gjithmonë i lëndojnë mrekullitë,i shkatërrojnë gjërat e bukura.
 
Gjithmonë e kam adhuruar botën e egër,e ndaj më pëlqen natyra.
Që e vogël e kam pëlqyer të jem e lirë,e e ndaj e dua vetminë.
Jam ulur ktu në një stol,dhe po ndjej dashurinë e pemëve.
Ndjej të folurën e gjetheteve teksa bien mbi kokën time.
Ndjej butësinë e barit teksa prekin këmbët e mia.
Era po flet me mua.
Ndjehet e brishtë,e vetmuar e kanë lënduar të gjorën.
Njerëzit gjithmonë i lëndojnë mrekullitë,i shkatërrojnë gjërat e bukura.
Dikur per pak u dashurova me nje peme fiku ... kishte nje ndarje te cuditshme ne ndarjen e degeve dhe dikush e kishte grricur levoren e leshonte nje leng te bardhe te ngjashem me qumeshtin . Gjethet i kishte pak te ashpra , por peshperima qe jehonte nen eren pranverore , me jepte nje ndjesi qetesie , sikur dikush me recitonte vargje dashurie .
Shyqyr qe e preu komshiu , se beri nje shtese pa leje ... se do kisha rene ne dashuri me ate peme me fruta te embla 😂
 
U be kohe,qe momente s`kam.
...ditet shuhen si petalet,netet vallzojne si perla te zeza nen driten e henes.
Ky shpirt njelloj,here ne nje dallge , here ne nje tjeter,s`mund te them,not kam mesuar.
Tek uji te perkdhel shpinen , syte percjellin kaltersine e detit,shkruajme ne yjet qe s`duken, veshtrojme diellin , syte lotojne,sikur nje femije qe ben faj, dhe s`dine te shfajsohet.
keshtu,jeta heq nje carcaf ven nje tjeter,dhe ne jetojme nje dite dhe presim nje tjeter.
Jetes i mjaftojne mysafiret,ej,mos harro dhe une dhe ti te tille ishim dhe jemi.
Mysafire te saj,por ndoshta per pak dhe ajo ishte mysafir i joni,aty ,aty ku ndalon kohen dhe fikson nje kujtim.
Sa me fat kujtimi qe thej kohen,ate te pathyeshmen,te forten,ate qe s`ka meshire,s`fal,s`ndalon,dhe shpesh kercenon.
Por kjo s`duhet te na friksesoj,sic erdhem me nje te qajtme,le te shpresojme qe do largohemi me nje buzeqeshje.
Ja u shkrua dhe nje moment me veten e vetes tjeter times.
ah,sa vetvete kemi dhe ne,por gjithesesi origjinalen duhet ta kujdesim te mos e zeri gjumi i rende i kohes.
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 6 46.2%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 15.4%
  • Bora e parë

    Votat: 3 23.1%
  • Larg

    Votat: 2 15.4%
Back
Top