Titulli: Momente me veten!!((krijime personale te anetarve)
Jam kaq e vogel perballe kesaj dhimbjeje. Qyteti ra! Rane nen te dhe jetet e pafajshme, femite, nenat me foshnjat ne bark, burrat teksa perpiqeshin te nxirrnin nga germadhat familjen.U rrenjosen gjysherit e gjyshet qe jetuan e lulezuar per dekata ne ate qytet te Otellos.
-“Kjo eshte thirrja ime e fundit”, me thote pertej ekranit nje djale qe as nuk e njoh- e une s’mundem te bej dot asgje! I fal vec rreke loti qe perthahen vetem brenda shpirtit tim. Do doja te mallkonte, te shante, te me lehtesonte dhe mua ate faj qe me dukej sikur po e mbaja mbi shpatulla. Por jo, ai I qete thote se:
-“Kjo eshte jeta!” Kish humbur gruan, vajzen 3 vjecare dhe I ishte dorezuar fatit qe I ra. Ne syte e tij te perlotur kish humbur e gjithe shpresa per shpetim, thjesht priste nga lart bomben e radhes qe te fluturonte nga kjo bote e cila I morri gjithcka.
-“Shpresoj qe te na kujtoni” e mbyll mesazhin e tij.
Dhe ne do i kujtojme. Do i kujtojme per shpirtin e lire qe kurre se roberuan, per dinjitetin qe kurre nuk e shiten, per forcen e dhimbjes se gjakut te derdhur. Per nje kohe te gjate imazhet e tyre do jene te gjalla ne kujtimet tona, do fleme e do zgjohemi me klithjet e pafajshme, derisa te shuhen. Ashtu sic u shua cdo gje! U Shua dhe Srebenica! Fat I joni qe nuk pame asgje live, s’na dergoi askush mesazhe ne kohe reale, ne ne fakt s’pame as cfare u be ne shtepine tone ne Kosove. Ne sot shohim disa foto e perkujtojme nje dite homazhi! Kaq. Asgje s’ka ndryshuar. Historia perseritet! Ne qajme 1 dite dhe harrojme 1 dekade, pastaj serish qajme, e serish qeshim.
Dje, pata mbledhjen e radhes. Nderkohe qe kujtoja akoma mesazhin e Alhamdos(ish professor ne Siri- ai djali qe ju permenda me lart), para syve shikoja sesi zgerdhiheshin klientet e huaj mbi investimin me te fundit, ngritjen e dy gradacelave, profitit qe do fitojne, se sa miliona do luhen per te shitur 70 kate kulla.
“Ha dicka!”- me nderpret mendimet nje I kollarisur qe as me interesonte te dija c’pozicion kishte. “Kishe bere nje prezantim te shkelqyer sot”.
-Faleminderit, Nuk kam uri! Nje gote uje ju lutem!- ja kthej.
S’me pihej uje. Thjesht doja te shtyja poshte ate lemsh qe me ish bere ne fyt e s’po me linte me te merrja as fryme!
Alepo u fshi! Cdo gje perfundoi tashme! E ne na mbetet vec lutja: Qofshin te Parajses!
Mos na i kthe duart e zemrat e zbrazta o Zot, se ne veç lutjen kemi!
[video=youtube;E-HR3xxaQLE]https://www.youtube.com/watch?v=E-HR3xxaQLE[/video]