Fillimisht po ju kërkoj falje për shprehjet e përdorura në këtë shkrim, shpresoj që të qëndroni deri në fund dhe të mos me mbani inatin
Lufta është e çmendur, fillon në momente që nuk duhet të filloj, e nuk mbaron kurrë.
I dashur Gent, e di që në këto momente je në frontin e luftës duke vrarë armiq, megjithatë mua më ke bërë një padrejtësi të madhe. Nuk ka asnjë mundësi të vrasë dëshirën e çmendur për të pasur ty këtu, kam frikë se rezistenca ime po dështon, nuk dua të dezertoj. Kam dëshirën e madhe për të pasur ty këtu, në fakt duart e tua të cilat në këto momente janë duke bartur me vete armatim, do të duhej të ishin këtu që të ledhatonin e preknin gjoksin tim, i cili me raste edhe vlon nga dëshira e çmendur për të i prekur e bartur ti vet. Uh, ka disa netë që unë jetoj vetëm me kujtimin e ledhatimit e prekjeve tua, dhe këto kujtime dua të i vras ashtu si dhe ti vret armiqtë e vendit tonë. Ai trup që ndoshta edhe është duke bartur shokët e larguar nga fushëbeteja, do të duhej të kishte vetëm një fushëbetejë. Do të duhej të ishte këtu me mua, të më shtrëngonte e mbërthente fortë, derisa unë do të rezistoja, e di pak, ama do përpiqesha. Pse nuk je lufta ime, e unë fushëbeteja jote?
Eja e më humb, përhumb, më bëjë të bërtas, të lëshoj frymën e fundit, të mos guxoj të flas më. Të më bësh tendën, në çdo natë të këtij dimri të ftohtë, i cili nuk po përfundon dot. Unë dua të ngrohem edhe me ty, dhe jo vetëm me shporetin i cili do dru. E unë, mendon se nuk dua dru? Sepse dhe shporeti më i mirë, pa dru do të kalbëj e prishej.
Sonte po të shkruaj një letër të cilën asnjëherë nuk e ke marrë, jo për gjë, ama mjaft me lot nga mungesa jote, dua të qesh me prezencën tende. Dua të shtrëngoj aq fortë duart e tua mashkullore, dua të më mëshosh me to në prapanicën time, që kur unë të bërtas, ti të ndihesh triumfues. Eja, dhe më bëj trofe sepse po vdes nga ky zjarr e mall që kam.
A nuk e ke më dëshirën, si dikur që flokët e mia të prehen në gjoksin tend? A nuk e ke më dëshirën që me to të mbuloj fytyrën tende? Pse këto ti zëvendëson lufta? Uh, i çmendur është ai që i reziston flokut tim të bardhë, e që ti i thoje se është i art. Lufton për plaçka e trofe të luftës, e je pa arin tënd, pa të artën tende, budalla!
Po je budalla, që më le mua këtu, të vetmuar, duke të parë në fotografi, deri sa vuaj nga dëshira për të prekur çdo milimetër të trupit tënd, vuaj nga dëshira për të ndjerë ty mbi mua, e mua mbi ty, në të majtë e të djathtë të shtratit, në kuzhinën që gatuanim dashurinë tonë, në çdo pjesë të kësaj shtëpie që duket e vogël pa ty, pa ne, pa dashurinë tonë. Eja, dezerto le të mbushemi bashkë me djersët e trupave tonë, le të bëjmë dashuri çdo natë, sikur të ishte e fundit, beteja jote e fundit, lufta ime e përjetshme.
Me dashuri,
E jotja,