Momente me veten!!((krijime personale te anetarve)

Mbreme te qortova me fal e bera pa dashje ...gjeta rrobat e tua te sportit ne dollapin tend nuk e di se si kane ngelur aty dhe instiktivisht po te qortoja si dikur qe vije nga sporti dhe i lije rrumuje ....i mora ne duar akoma kane aromen tende ...mendova thua te kete blere te reja ? Ishin dhe rrobat e preferuara mora tel te te shkruaja te te tregoja , por jo e mbylla prap tel normal qe do kesh blere te reja si do kesh shkruar ne ndjeshje ? E di qe te qortoja per rrumujen qe beje por ty te pelqente se vije e duke qeshur me thoje .....ti do me vdesesh mua
 
U bane dite

U bane "dite" qe nuk shihemi, ndjej mallin te me perqafoje ne keto dite pa ngjyra. . U bane muaj ,ti i ikur nga kujtimet tona, une veten ne perqafime boshe. Kur ditet ngrohen e dielli lind me duket dic me lehte dita. Po kur shiu ujit token, une ndjej tharjen qe me prek palcen. Kur hapat me ikun nga vetja ,i shikoj gjithnje perkrah teje. S’pyeta kurre ne u gjete me dike tjeter,apo si u bene ditet e tua. Nese dimri te la shije,apo pranvera te ngrohe. U bane "dite" qe nuk shihemi, ndjej mallin qe me perqafon me mantellin e tij gri. Pas ketyre germave jo me shume sens, them te largohem nga ky sirtar i kohes tone te akullte. Pranverat vijne e shkojne, ne nje nder to do gjendemi, une dhe ti. Kur hapat me largohen perkrah teje gjenden ,pritjen e kane mesuar me fisnikeri. U bane "dite" qe nuk shihemi e ndjej mallin te me perqafoj, sic me perqafoje ti dikur,ne ditet tona me diell dhe shi.
 
U dashuruam mes ditesh te vrejtura e me diell.
Mes largesis e afersis,mes asaj qe flitej shpesh mes nesh e asaj qe ngelte ne heshtje.
...dhe ja ,kjo dite me shi me sjell perseri nder hapat tone nder kohe dhe vite...
shiu i bute,lekura jote .dora e jote mbi supin tim,puthja e jote e etshme.
Dreqin thone qe te flasesh rreth ndjenjave eshte pak veshtire,por une sdi cfare eshte e lehte apo e veshtire.
Keto figuracione per mua nuk bejne,per mua ka ose ska ajk ,afrimi,largimi dhe ajo qe ngel mes ketyre trajektoreve.
Dritaret e shpirtit shpesh te lulezuara apo te ngrira,pak rendesi ka.
Me rendesi qe ka diell gjithnje,jete gjithnje, kjo ben gjithnje shperthimin e pranverave ne mendime .
E tek rrukullisem shpesh mes asgjes se ditve dhe gjithckase se shpirtit te gjej ne cdo hap duke ecur qetesisht drejt meje,i buzeqeshur me nje lule dele nder duar. :)
E mes nje hije heshtje dashurie, te them,ejjj po vertet te dashuroj,ashtu sic vetem nje dashuri reziston,pa fjale pa pohime pa shume mund,thjesht ndodh dhe kjo eshte magjia e asaj qe pret pafundesisht mbi ngjyrat e shpirtit te zhveshur,mes dy trupash te djersitur dhe mes puthjeve qe lindin dhe vdesin po nder ne.
Por keto vdekje jane te vetmet qe ringjallen ne cdo frymarrje deshire ,perqafimi dhe perseri cikli vazhdon,me puth sa nuk eshte vone,
sa dielli lind,ne jetojme dhe shpirti mundet te shkruaj nder qelizat e tua,ngrohte dhe me pasionin e nje poezie qe mbyllet ethshem mes kater stineve.
 
A `i ke pare mbremjet tek shuhen,ne nje horizont pa jete.
A e ke pare jeten tek i falet frymarrjes se fundit , duket sikur krejte bota behet e zorshme.
A`i ke pare ditet se si me njana tjetren perzihen, ne fund shuhen po ne njana tjetren.
A `i ke pare truapt e njerzve kur flasin ne heshtje,sy te lumtur,te trisht ose plot jete.
A` i ke pare te rinjet kur flasin per dashurine, mijera lule u celin ne fytyre...
A `e ke pare ndopak kete jete,se si te buzeqesh dhe kur ti qane me denesen e nje kujtimi apo te nje pendimi.
E prape ajo te merr per dore , te con ne burimin e rradhes, ti si i bekumi i saj i falesh mrekullise se saj.
Eh,ja pra, kjo i dashtuni i jem fort eshte nje copez e vogel nga jeta. :))
 
Neser eshte e diele.
Dikur mezi i prisja ditet e diela.
Per dike dita e diele eshte nje dite e zakonshme,ndersa per mua ditet e diela jane dite te mbushura me emocione.
E kisha pushim ate dite,po fluturoja nga gezimi.
Lumturia me lexohej kilometra larg.
U ula ne stol e po te prisja me padurim.
E shikoja oren cdo sekond,nuk po me pritej.
Teksa minutat leviznin,duart me djersitnin e kembet po me dridheshin.
Mu mblodh nje lemsh ne stomak teksa ti u drejtove perballe meje.
Une ngrita koken dhe hasa syte e tu jeshil.
Shkelqimi i ste syve te tu me ngrine ne vend.
U prezantove sikur une ste mbaja mend.
Po ti nuk harrohesh lehte.
E ditet e diela.
 
Cast.


Mbret pa kuror i cdo mekati. Ziliqar i ndjenjes time. Eshte e pamundur te germezoj emrin tend pa mbyllur syte.
Si nje film me metrazh te shkurter ku ti je personazhi kryesor dhe i vetem.
Dhe vjen momenti qe sjam me aty ku me le. Dikur mendja ime bisedonte me ty pa me marr leje.
Ndoshta dikur ja lejova vehtes te te kem pran ne castet me intime, por jo me.
U shua!
 
Sa here mes zhurmash dua te shkeputem e te mbeshtetem tek ty.Te te tregoj cdo sekret e shqetesim qe kam brenda meje.Skam
merak,te te flas pa ze.Edhe pse i tejmbushur me lot gezimi dhe hidherimi ti arrin ti mbash te gjitha brenda vetes.As ju personazhet e jetes sime mos u trondisni.Ju sdo te tradhetoheni kurre nga ai qe sekretin tuaj e di.Kur mbeshtes koken tek ty,syte dua ti mbyll e te humb te boten time te imagjinates dhe fantazise.Butesia jote me perkedhel fytyren time qe percjelle cdo ndjesi momenti.Bardhesia jote me percjelle emocion paqeje.Sa here ke degjuar te them pa ze se me mungon .Sa here bashke kemi kaluar ore e ore dhe kurre sme ke thene se te lodha.Ah sa i mire je!Ah sa i bute dhe i bardhe!Ah mor jastek i dashur,ah!
 
07.07.2019

Ndonjëherë jam e pasigurtë dhe e vesh me shumë krenari por je ti që ma zhveshën pasigurinë..
Ndonjëherë kam ndonjë buzëqeshje të zbehur por je ti që ma vesh e më formohen gropëzat në faqe...
Mimika ime transformohet nga prezenca jote .....
Shpirti bukur?( kjo është e vetmja nofkë që të përshtatet)..e di ti që shpirti im.është i varur nga shpirti yt?!. Nëse se di, ta them unë:)
Mos u bëj koprac, furnizoma shpirtin me doza...bëje të zëshme dashurinë, mos fol me heshtje, mos mi kthe krahët, se ti je mëngjesi dreka e mbrëmja, ...e " nofullat" e zemrës dhëmbin kur nuk je..
Kam mall për ty ' shpirti bukur' kam shumë mall...( dhe kur je i fokusuar në punën tënde)....të dua të vëmëndshëm, hëh?! Nuk jam egoiste, por të kam pikë të dobët!
Ti je çfarë kam dashur vërtetë, univers i plotë:) ...
Dhe ndihem e plotësuar kur shpirtin tim e mbështes me tëndin...je prioritet, harmoni, ngjyrë, emocion, dashuri...revolta e qënies time
Mirupafshim ' shpirt bukur' , ritakohemi sërisht
mwah...
 
Sërisht sot e zura veten mat duke të menduar...
Ti lë kaq boshllëk në.zemër,
Furishëm vjen tek unë e po me të njëjtën furi ikën....sa i rrëmujshëm që je....
I mbyll sytë dhe u jap zë mendimeve, rrëzohem, thyhem, përplasem, fyhem, zhurmohem, përmallem, dhimbem, harrohem, brengosem, copëzohem; mungoj.
Vallë a të mungoj?
Është e kotë të tentosh të mos më flasësh apo të arratisesh sepse ti nuk jeton më tek vetja jote por tek unë...
Po i mbyll sërisht sytë , më.pëlqeka kur e zë veten mat duke menduar për ty:)

Je simfoni malli!
 
Grate e forta nuk veshin helmeta. Ato veshin rrobet e qetesise dhe buzeqeshjes se embel.
Heshtja dhe durimi i tyre flet me shume se fjala.
Grate e forta nuk kane nevoje te shkojne ne beteja me kalores e shpata.
Ato nisen cdo mengjes drejt rruges se perkushtimit, kujdesjes, dheniedashurise pa kushte,
duke mos pritur shperblime, e as medalje.
Grate e forta nuk qajne e mallkojne.
As nuk urrejne fatin, jeten, dobesite.
Ato jane te lumtura ne cdo qelize te tyre, falenderuese per cdo miresi qe posedojne.
Grate e forta i presin sprovat e sfidat e jetes, Krahehapur!
Ato kane zemren e bardhe, fjalen e embel, dhe shpirtin e gjere!
66199270_872535483131396_7604149149851713536_n.jpg
 
-Me thuaj shpirt,cfare ngjyrash eshte shpirti?
-shpirti mund te jete ne forma dhe ngjyra te ndryshme,deri ne asnje ngjyre dhe forme..
-Po si eshte ,te jesh shpirti i pangjyre dhe i pa-forme?
-eshte dicka e pa-prekshme,e pa dukshme por e ndjeshme.
-atehere,une ty tani, ste prek ste shoh,por te ndjeje.
...ti qenke shpirti i pa ngjyre dhe forme ?
-jo,jam thjesht shpirti yt,qe ne cdo kohe,moment apo dite, me jep ngjyren dhe formen qe ti ndjen.
-Ne keto momente,Thjeshte ti je shpirti im ,e une shpirti jot.

~koha e shpirtrave` :))
 
Redaktimi i fundit:
-Me thuaj shpirt,cfare ngjyrash eshte shpirti?
-shpirti mund te jete ne forma dhe ngjyra te ndryshme,deri ne asnje ngjyre dhe forme..
-Po si eshte ,te jesh shpirti i pangjyre dhe i pa-forme?
-eshte dicka e pa-prekshme,e pa dukshme por e ndjeshme.
-atehere,une ty tani, ste prek ste shoh,por te ndjeje.
...ti qenke shpirti i pa ngjyre dhe forme ?
-jo,jam thjesht shpirti yt,qe ne cdo kohe,moment apo dite, me jep ngjyren dhe formen qe ti ndjen.
-Ne keto momente,Thjeshte ti je shpirti im ,e une shpirti jot.

~koha e shpirtrave` :))
 
Last edited by a moderator:
Në sytë e saj ka lot, në sytë e tij ka krenari. Ndoshta duhet të ishte e kundërta, ai të qante, e ajo të ishte krenare.
Brv, komenti me i bukur qe kam lexuar ne kete forum!

Ta lexonte shpresa do ishte dashuru direkt po ce do qe eshte tu flejt, e ka lodh plazhi sot :P
 
Penda ishte thare, caji ishte ftohur. Bora kishte mbuluar tete qytetin. Nga larte, dukej sikur shtepite te ishin mbuluar me nje carcaf te bardhe. Mbreteronte nje qetesi e madhe saqe levizja me e vogel ngjallte shqisen e ndegjimit, teksa isha i zhytur thelle ne mendime, e perjetoja cdo moment te kesaj nate. Thoja me vetvete, duhet me shpejt te mendoje per shpirtin tim
 
Ai: E kishe pas zemrën e madhe, ke duru shumë.
Ajo: Nashta jo zemrën e madhe, ama dashninë po.
Ai: Unë nuk e meritoj, as zemrën e as dashninë tande të madhe.
Ajo: E vërtet, ti nuk e meriton.
Ai: E pse pra po rrin me mu?
Ajo: Pse po lyp arsye?
Ai: Qysh?
Ajo: A nuk mundësh me hesht?
Ai: Me hesht?
Ajo: Po de, me hesht, veç me hesht!
Ai: Ama na duhet me fol diku, dikur, naj herë, për ne.
Ajo: Sdu me fol, a nuk mundësh veç me mperqaf?
Ai: Amo...
Ajo: Ok, ok...
 
Ndjej nvedi se asht i harruem ne tfunit ven ai qe ndashni kurre ska prekun.
Përmbi tançka, i ambël asht aj që ndashni u vra, qe ndashni ka ra.
 
E çka na dha jeta? Kurthe të çuditshme, intriga plotë, fjalë të pathëna, mendime të humbura, buzë që nuk puthën, prekje që nuk ndjehen, sy që nuk shikojnë, veshë që njeri tjetrin nuk e dëgjojnë, ëndrra që shuhen, mua dhe ty që nuk jemi më. Jeta na dha, jeta na morri.
 
Naj herë po nina bosh, po lypi diçka që më plotëson. Sa po e gjej vetën po i hupi njerëzit, a është më rëndësi Vetoni a Filani? Pastaj po filloj e po e pyes vetën, a duhet me qenë çdo herë dikush qe me u ndi i plotësum? A ndoshta mjafton veç Vetoni. Nuk e di, njeriu çdo herë është në luftë me vetën, lyp çdo herë ma shumë, lyp çdo herë ma mirë. Tek e fundit duhet me të mjaftu veç vetja, pse duhet jetën, kuptimin për të me ia dhanë dikujt tjetër. Kush asht me ty në ora 3 të natës, në ora 12 të ditës? Kush asht me ty në mëngjese e në mbrëmje të ftohta e të ngrohta, në 38 gradë, e në -20 ?
Mësohu me e dasht vetën, pastaj ke me i dasht edhe tjerët. Në të ftohtë e në të ngrohtë, ditën e natën, i heshtur e me fjalë, i qeshur e serioz, çdo herë, duaje vetën!
 
Kam dashur te shkruaj,por truri me bllokonte.
Sapo te merrja fleten,mendimet zhdukeshin sa hap e mbyll syte.
Doja te shfryja mllefin,nervat,merzine por nuk mundja.
Kam vendosur nje mur mbrojtes rreth vetes.
Nuk dua te shpreh asgje.
Le te dukem si fantazem.
Me pelqen ideja per te qene ne hije.
 
Kam frikë edhe kur hesht

Kam frikë kur shikoj njerëz,
ëndrra e fate, fjalë e poezi
kam frikë kur lexoj Dritëroin,
se ti nuk je aty edhe kur jam mërzitur shumë
as në kafene te preferuar, kamerieret i kam pyetur,
aty nuk të kanë gjetur, qysh herën e fundit,
kur folëm dhe heshtëm.
Kam frikë edhe kur kujtoj se ke qenë xhelat,
e të kam puthur e dashur, si te i përndjekuri i dashurisë
e ti, nuk je as aty...
Nga Agolli, kur dalë te Kadare,
kur pa dashur kaloj "në parkun që mbuluan fletët"
nuk ecim as qetësisht, dhe ndonëse provoj
çdo natë të zhduk përbindëshat, kjo botë
nuk vjen as te unë, as te ti
e ti nuk je aty...
dhe me dhëmb aq shumë kur fletën e poezive
ndryshoj, dhe vetën aq keq e gjejë në mes
të vargjeve, dhimbje dhe heshtje që më sjellin
se si jemi bërë të ftohtë, e nga dashuria e madhe
që kishim, tani më rim si dy qytete mesjetare
dhe jeta rrjedh, e ti nuk je aty...
Dhe kam frikë të hesht, si kisha frikë kur ti heshtje
si do thoshte dhe Arapi, unë jam kështu si jam
"dhe prapë sia falë dot vetës,
si stë desha pak më shumë..."
Por kam frikë vetëm kur hesht, se heshtja më bëri dhe mua poet
ti më dhe një dhimbje, e unë ca vargje poezie
ca shkronja që të vrasin, e prapë të ngjallin
vetëm kam frikë, aq shumë kur ti hesht... andaj mos hesht

Prizren, gusht 2019.
 
Çfarë ditë e bukur sot, Valza jonë engjëllore e simpatike po mbush 3 vjet dhe ne jemi më shumë se të lumtur me këtë fakt. Po mendonim se çfarë torte të i merrnim, me çfarë të e dekoronim, apo çfarë forme të i jepnim asaj. Duke qenë se Valzes i pëlqen shumë një princeshë e bukur nga përrallat dhe filmat që ajo shikonte, vendosëm që të porosisim një torte të dekoruar me një princeshë në mes dhe tre yje. Në fakt kjo ishte ide e Gentit, vëllait të madh të Valzës.
Ah po se harrova, unë që po shkruaj jam Era, nëna e Valzes që ka 3 vjet, si dhe Gentit, djalit tonë 8 vjeçar, kuptohet, këta dy fëmijë që ne i quajmë si dritë e syve nuk mund të i bëja vetëm ahah, babai i tyre është Berati. Dhe po, kur vendosëm të i bëjmë befasinë Valzes tonë, mbrëmë i ndamë detyrat, dikush do të dekoronte dhomën, sigurisht këtë detyrë e mori përsipër Genti, dikush tjetër do të sigurohej që të merreshin lëngje dhe gjëra të tilla, dhe po të ftonte fëmijët nga kopshti i fëmijëve ku ishte dhe Valza jonë, dhe Berati ishte ai që do e merrte tortën për princeshën tonë.
Duket ditë e bukur për të krijuar momente të tilla.

----------------------------------------------------------------------------------------

Dhoma ishte bërë e mrekullueshme me gjithë ato zbukurime dhe elemente që kishim vendosur, tanimë ajo po gumëzhinte nga shoqëria e kopshtit e Valzes. Berati vendosi të shkonte te ëmbëltorja ku kishim porositur tortën pasi që e lajmëruan se ajo ishte gati. Insistova që të shkoj unë, refuzonte! Disa herë i thashë që duhet të shkoj unë, refuzonte. Deri sa këtë diskutimin e vogël e përfunduam, Berati mori makinën e tij dhe u nis për të marrë tortën. Pas 20 minutave me merr në telefon, e hap dhe dëgjoj duke më thënë " nuk e ke idenë se sa e mirë duket kjo torte, tregoi Valzes që po vi..." Berat, më mirë të mos i them fare ia kthej unë. Dëgjohet një zhurmë e madhe, Berat? Berat? Nuk ka asnjë fjalë, as një shenjë deri sa telefoni mbyllet për një moment. Shkoj në dhomë, shikoj fëmijet deri sa luajnë, e humbur dukem para tyre deri sa dëgjoj zërin e Valzës, " Mami, ku është babi?"

------------------------------------------------------------------------------------------

Kalojnë më tepër se 4 orë dhe unë pranoj një telefonatë " Kemi telefonuar në familjen Begolli? " Po ju them unë. " Familjar e Beratit?" Po ju them unë, flisni se u çmenda, jam gruaja e tij "Zonjë, më vjen keq, burri juaj nuk është më, ka pësuar aksident, nuk arritëm të e shpëtojmë dot. "
Telefoni më ra nga dora, rrash në tokë dhe unë. E pash Gentin tek mu afrua dhe më thoshte " Mami, çfarë ndodhi?, mami pse akoma nuk erdhi babi?" E përqafoj fort, e shtrëngoj aq shumë, ai do ishte e vetmja forcë për mua tash e tutje. Dhëmb shpirti, dhëmb shumë.


---------------------------------------------------------------------------------------------

Para se të vendosni për të vozitur shpejt sikur Berati, ju lutem kujtohuni. Mund të humbasni ditëlindjen e vajzës apo djalit tuaj, nënës apo babait tuaj, vëllait apo motrës tuaj. Ndoshta gjëja e fundit që të dashurit tuaj do të mbajnë mënd do të jetë një telefonatë, sms, shkrim, apo edhe diskutim që keni bërë më të.
Jeta jote ka vlerë, ec me kujdes!
 
-Mirmgjesi:D:D.
-Mirmgjes.
Cfarë do porosisni??
Nje makiato dhe një uje pa gaz të lutem:D
Po patjeter;);)
Sapo kamarieri mori porosine,nxorra celularin per ti bere foto pamjes qe kisha perballe.
Teksa po shikoja foton,mendja filloi te me fundoste brenda kujtimeve.
Pemet e zhveshura,qielli i ngrysur,me rrembyen.
Nisa te perhumbem.
Isha e lumtur.
Aq e lumtur isha saqe i kaperceva shkallet shpejt e shpejt.
U futa nxitimthi brenda kafes per ta perqafuar.
Ai u ngrit ne kembe duke me perqafuar plot malli.
Aq shum biseduam saqe ishim ulur gati 2 ore dhe nuk leviznim.
Tak-tak vajza urdheroni porosine.
U rrembeva perseri,saqe kamarieri me zgjoi nga letargjia nostalgjike.
 
Dasma!

M'premto se dashuria jone
s'do te mbaroje me kete buqete lulesh
Pastertia e ndjenjes
nuk ndalet vec ne vellon e bardhe
Pushimet s'do te jene ekskluivitet
i muajit te mjaltit
Puthjeperqafimet s'do ndalen
ne kete nate!
M'thuaj se ne jemi lidh nyjesh
prej shpirtrash.
M'duaj fort per me me pas ne jeten tjeter,
E n'ket bote kemi me qene deri ne fryme te fundit
bashke!
 
Sonte po shkruaj për dashurinë, për ty e mu, për ne të dy. Sonte po flas për ata që nuk janë, mirëpo që dashuruan, ata që do të vijnë e që do të dashurojnë. Po shkruaj për një ndjenjë që i pushton njerëzit, që i mposhtë, që i humb, që i zgjon, që i krijon, që i ndez, që i shuan. Një ndjenjë që jeton me ta çdo ditë, që i jep kuptim çdo momenti. E çfarë ndodhë kur nuk dashurojmë? As nuk e pushtojmë, mposhtim, humbim, zgjojmë, krijojmë, ndezim, as nuk jetojmë, as nuk kemi kuptim. Dashuria është vet jeta, kuptimi i ditëve merr fill e përfundon me të, dashuria është dita e nata, dielli e hëna, dashuria është dashuri.
 
"Eh more bir, nuk e ke idenë sa shumë po më dhemb ky shpirt", e shikova mu në sy të plakut që jeta e kishte goditur shumë herë, mirëpo jo si sonte. Sonte ai kishte një plagë të rënd, që më dukej se vetëm po i hapej. Pse gjysh? Çfarë ndodhi?
" Bir, motra jote e kish ndërpre shkollën, babi yt me mendje cung nuk po do me e çu Gresën në shkollë, me tha mos u përziej se ti je plakë, Gresës nuk ka çka i duhet shkolla. Shpirti mu thy" E pash në sy, kishte lot që derdhnin fjalë të sinqerta që të preknin shpirtin. "Qysh mos me u ajo, a nuk mendon ai se po ja humb të ardhmen, pse kaq kryefort, pse bir, pse?" Qante, nuk ndalej" Gresa ka qenë nxënësja më e mirë, e do matematikën, e do letërsinë, ajo mi kuvendonte çdo herë letrat, gazetën e lajmet, qysh me e ndërpre qysh?" Më dukej si fëmijë që dënes, pa ndalë.
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 6 46.2%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 15.4%
  • Bora e parë

    Votat: 3 23.1%
  • Larg

    Votat: 2 15.4%
Back
Top