..Ishte nje dhome e vogel me nje dritare nga krahu i lindjes se diellit.
Dukej sikur sinkronizimi i drites me muret e brendshme te dhomes se vjeter prej guri kishin nje dashuri te shtrire ne kohe.
Nga brenda dhoma vinte e sovatuar pak ashper ,me pas nje ngjyre e purpurt mbulonte pak sa pluhrin e kohes se asaj dhome.
Kam iden qe ai qe kishte lyer dhomen, do kishte qene ndoshta nje burre meso mosh.
Ndoshta e bente te ndihej gjalle ngjyra e purpurt,ndoshta dhe i ka larguar lodhjen prej ustai,duke hedhur ne mure ngjyren e tij te preferuar bashke me lodhjen e diteve.
Ne gonin e majte dhoma kishte nje ibrik me raki siper nje komedine .
Ne ato ane, rakin e benin pa sheqer,duhej te ishte e mire.
Ne anen tjeter te murit nje panoram natyre te mbushte syrin,vinte bollshem ne jeshillek thyhej nga bardhesia e luleve te nje peme qershie .
kisha nje fare deshire te kisha nje kafe me nje teke raki para...por isha e mbushur me nostalgjin e nje mengjesi te gdhir vetem mes kujtimesh,dhe akoma spo mblidhja veten.
Ne te djathte ishte krevati ku nata dhe une kaluam qetesisht gjumin tone,ajo me mundesoj erresiren , une e ndihmova naten te jete me zeze ,duke mbyllur syte forte ,per mos te shikuar as nje enderr ate nate.
Ishim ne nje qetesi te adhurueshme une dhe nata.
Dita kishte zbardhur ,disa lule qershie vallzonin ne pravnakun e dritares me xhama ,pjeset e te ciles ishin te ndare ne kuadrata te vegjel ,ngjanin sikur kishin ardhur nga kohe antikiteti.
Ndoshta keto dritare ruheshin akoma ne kete forme per te kujtuar traditen e zones,traditen e te parve.
Shkova drejt dritares,hapa kanatat e saj,nje tufe degesh me lule qershie u perlasen shkujdesur ne fytyren time...
Dielli i kishte fituar duelin nates , purpurtesia e mureve kishte marre nje vezullim te adhurushem,dukej sikur copezat e frymve qe kan fjetur ne ate dhome , kishin lene te gjithe nga nje shkrim mbi muret dhe tavanin e asaj dhome.
Ngrita syte ,purpurtesia e tavanit me thithi si nje vorbull, ne tufa mendimesh.
Dielli leshonte nje rreze diagonale e kapte njerin cep te tavanit,ajri lozte neper mjet rrezes dhe godiste tavanin ,pash nje bote tek ngjallej,shpresa tek derdheshin ne muret dhe tavanin e asaj dhome,..
Disa hapa ne korridor me shperqendruan kujdesin,dera u hap nje kafe turke me nje teke raki me buzeqeshi mbi tabaka.
Ishte tabak i drunjet me ca dizenjime te kendshme,dhe nje tufe lulesh qershie ne cep.
Duke falenderuar zonjen,shijova nje hurb rakie.per te mire e ne gezime -i them.
-Ajo buzeqeshi,duke me then; mire se na erdhet .
Pas pak disa blegerima qengjash ju shtuan ngjyrave te atij mengjesi,rrembeva nje triko sportive te varur pas deres se dhomes(as qe dija e kujt ishte) dhe dola ne oborrin e shtepis mysafire.
Nje male i tere i ngarkuar me lule ,dukej sikur kishte zbritur ne te dy anet e gardhit te oborrit, gardh i bere me thupra te thata,ishte aq romantik ,pemet ishin te mbingarkuara me gonxhet e tyre lozonjare,aroma dehte. Me dukej sikur ishin aty duke me pritur mua vite,vite te tera kisha large tyre.
Malli dashuria,frymarrjet e mija u bene nje me to,ajri i fresket me shponte mushkerit..
Drejtova syte drejt qiellit te kalter dhe kuptova qe pranvera tashme kishte zbritur mesemiri ne shpirtin tim.,..keputa nje dege me lule qershie , ngrita doren larte drejt diellit ,pershendeta qiellin ngrohtesisht,miqesisht,pafundesisht...
Isha ne nje qiell te kalter ku kufizohej me male,ku muzika ishin virgjiriteti i pemve dhe pyjesia .
Dielli dukej aq ndricues sikur lindte i vecante per ato vende te virgjera...ishte dita ime,ishte nje dite e mbushur me lule qershie...ishte nje dite rikthimi ne femirine time..rikthimi tek lulet e qeshive te mija ...
......
Dhe Fotoia e shkrepur nga une; Athine-2018.