E do?
E dua
Sa?
Nuk e di.
Si nuk e di?
Nuk e di, thjeshtë e dua.
Si mendon thjeshtë e dua?
Ja që e dua, pa e ditur si e sa.
Si mund të dashuroj dikush dikë, pa e ditur si e sa?
Ai që dashuron duke ditur pse, sa e si nuk dashuron në të vërtet.
Kaq shumë e do?
Të thashë, nuk e di sa e dua!
Në rregull, në rregull, ama ajo nuk është më ty më, duhet të shikosh nga e ardhmja.
Ajo është më mua.
Si me ty.
Është brenda thellësisë së shpirtit tim, dhe ka pushtuar atë.
Si të ka pushtuar, si një djallë ahahh.
Mos guxo të luash me dashurinë time!
Më fal, më fal, është në rregull. Ama ti je i dehur tani, nuk e di se çfarë flet.
Nuk jam i dehur, kam pirë vetëm dy gota.
Vetëm dy gota?
Po vetëm dy, kaq pinte edhe ajo. 2 gota, jo më tepër.
Ti je i çmendur!
Ndoshta edhe jam, i çmendur nga dashuria për të.
Harroje, ajo nuk është më, nuk do kthehet kuptoje këtë.
Nuk mundëm, kupto, nuk mundëm.
Ama ka femra plotë në këtë botë.
Nuk ka si ajo.
Duhet të jetë dikush që të bënë të dashurosh sërish.
Unë jam i dashuruar.
Në të je.
Po në të, ajo mjafton.
Nuk mund të shoh duke vuajtur, hajde forca ec përpara, dashuro, harroje atë.
Nuk mundëm të harroj vetën time.
Kot flas me ty.
Mirë, mos fol më.