Momente me veten!!((krijime personale te anetarve)

Nuk eshte ajri i ftohte i dimrit
ai qe ma vjedh frymen,
Por ngrica qe pushton zemren
ndonese e strukur mire ne trup.

Nuk eshte bora dhe mungesa e diellit
ato qe me mpijne duart
Eshte mungesa e shtrengimit tend
atehere kur me shume kisha nevoje

Nuk eshte xhami i akullt ai
qe ka ftohur dhomen
As oxhaku i cili nuk ndizet me.
Eshte shpirti yne, i cili nuk buzeqesh me!

dark-cold-heart-diane-houy.jpg
 

Attachments

  • dark-cold-heart-diane-houy.jpg
    dark-cold-heart-diane-houy.jpg
    145.4 KB · Shikime: 0
  • dark-cold-heart-diane-houy.jpg
    dark-cold-heart-diane-houy.jpg
    145.4 KB · Shikime: 0
Redaktimi i fundit:
...kjo darke e qete dimeri,duket sikur e ka vene gjume krejt kete qytet te hershem.
E kur njerzit flejne ,toka ndihet me cliruar me e lire,pesha trupore e tyre,nuk e ngarkon ate ,aq sa veprimet kaotike te tyre kur jane zgjuar.
Endrrat u`a don toka dhe qielli ,sepse jane te pafajshme,dhe kur s`jane te duhura nuk rendojne ,sepse yjet i trajtojne me brishtesi.
Kjo darke udhton me qetesi ne cdo pllake kalldremi,neper pika shiu te imte qe i lajne fytyren e erret nates.
A lahet fytyra e nates?
Ndoshta dhe po,se hena e dashuron dhe yjet i bejne shoqeri shpesh kur bje shi.
Kjo nate perqafon e ciftet e dashuruara per here te pare,puthjet e tyre deshmitar te paqte te keti qyteti .
Kjo nate po lind per te vdekur ne mengjes.
kur nata bie njerzit flejne,toka ndihet me qete ,me e lirshme per te bere dashuri me qiellin e saj ,qe nga dashuria per te, e erreson.
Por prape ngelet dashuri.
kjo nate na don dhe mua dhe ty.
Tani le te puthim nje yll,dhe ti themi te zbresi mes nesh.
21c52273f2bafcaf157c29859b725864.jpg

..
 

Attachments

  • 21c52273f2bafcaf157c29859b725864.jpg
    21c52273f2bafcaf157c29859b725864.jpg
    64.6 KB · Shikime: 0
  • 21c52273f2bafcaf157c29859b725864.jpg
    21c52273f2bafcaf157c29859b725864.jpg
    64.6 KB · Shikime: 0
Tashmë kam mësuar si të notoj
në oqeanin e durimit.
Në breg të tij më presin mijëra kujtime.
Tek unë jeton shiu i ëmbël i verës.
Numërimi i ditëve larg
të përqafimeve plot mall.
Lotët e takimit dhe ndarjes
nëpër hapat e zhurmes të ikjes dhe ardhjes.
Të gjitha frikërat që u mposhtën nga forca.
Kam mësuar si të dëgjoj heshtjen.
Ajo ka kaq shumë për të treguar.
 
A te kam thene se une te mbaj gjithmone me vete
Neper buzeqeshje mendimesh
haperuar neper kohera te ndryshme
Neper lutje drejtuar qiellit me zemren
mbushur plot buqeta kujtimesh.
Duhet te te kem thene se une
nuk jam e mire te te them sa te dua ne sy te te gjitheve.
Me duket sikur te gjithe do ma marrin pak nga pak
ate cfare zemra ime per ty mban.
Sa here shoh shkelqimin e syve te tu
Ndjej se si harkohet lehte nje buzeqeshje te buzet e mia,
Zgjas duart te te shtrengoj ne perqafim
Se vetem ashtu,
do mund te te tregoj
c'vend zen ti ne shpirtin tim.

original.jpg
 

Attachments

  • original.jpg
    original.jpg
    25.9 KB · Shikime: 0
  • original.jpg
    original.jpg
    25.9 KB · Shikime: 0
Bosh...sa bosh po ndihem ,me mungon!
A thua valle te jem duke te te munguar ?!
Heshtje,asnje pergjigje ....duhet te jem duke te te munguar,sepse jo per gje po do gjesh ti me mire se une ,normal qe nuk gjen....po pres........eh ja dhe 2 dite dhe do me kerkosh,apo jo?!Me kerko ,duhet te me kerkosh sepse ashtu siç ndihem une ndihesh dhe ti,s'eshte e leht.....jo aspak nuk eshte e leht ,qe te mbyllim te gjitha rruget ,dhe krenaria te na largoj.....Ok po e marr une hapin e para,me fal .....me fal qe te dua kaq shume dhe xhelozia me mposht,por shiko anen pozitive ,ne qofte se nuk do isha xheloze ,do te thot qe nuk do kisha intetes per ty,dhe mos interesimi nuk eshte dashuri.
Sikur te te kisha perballe ,a do te mund te ti thoja dot te gjitha keto?!.... Normal qe jo ,sepse do humbja ne syt e tu ,dhe fjalet do bllokoheshin,...
 
S'te kerkova,
As ti mua,
Rastesi???
Vertet thua?


Qofsh enderr,
Qofsh jete,
S'je mirazh,
Je e vertete.


S'eshte mekat
Me ty 'te jesh'
Une "te ndjej"
Tek buzeqesh.



Jam era,
Qe 'te prek'
Jam rrezja
Qe 'te djeg'.


Jam shiu
Qe te lag
Jam bora
Qe te zbardh.


Me mjafton
E di qe JE,
Nuk te kam
e as me ke.



Keshtu eshte,
E veshtire,
Ti oaz,
Ne shkretetire.



Jo asgje
Nga ty nuk pres
Me mjafton
Qe te jesh.
 
Trokiti dhe kjo darke,qetesia e nates zbriti ngadale,mbi Akropolin e lashte,mbi kete qytet qe as naten nuk flen.
Trokiti dhe kjo darke,bashke me dritat e ndezura, me kembesoret qe trokasin neper dyqane,,,,,
trokiti zemer dhe kjo darke,,,,kjo darke me nuancat e kuqe te ketyre festave....
rrembeje nje buzeqeshje,nje gote vere dhe uroje shpirtin per me te mirat e mundshme te kesaj darke...
Trokiti dhe kjo darke,,,,e bashke me te dhe une e ti.

553359328d6554cf4b795c603b4abdb6.jpg
 
Redaktimi i fundit:
Pritja i ngjan
gjethes se rene prej degeve.
E thare,
Njomur me
akrepat e harreses
qe me nuk levizin.
Pikla shiu
mbi lule livadhesh ,
fshin kujtimet,
lotet e qeshjet e kesaj jete...
Trungjet,
frymojne nen rrenje
vetveten...
Si cdo fund.
Ne, vepra dhe Meshira!
 
While the ship is approaching, the wait seems longer. The second is not followed by the next one. Time has stopped. I remained between words I didn't say and those I said. Between repentance and courage. The promises I kept and others i broke. Feelings i felt and the one i never spoke.
 
I bukur nuk je kur ke sy te medhenj,
E qerpike te gjate
Njeriu eshte i bukur kur e brendshmja eshte e bukur.
Nje mendim i mire,
Nje mbeshtetje supi
Nje dore qe nuk e rrezon tjetrin,
e ngren ate.
Kur largohesh nga e keqja,
E kota,
E pavlera.
Nje urtesi mes keshillash.
Nje heshtje mes zhurmes.
Kur degjon e nuk gjykon.
Sherojne plage te fashuara,
Lindin shpresen,
mes resh trishtimi te dendura.
Mbjellin mall, deshire,
dashuri.
Ca njerez jane te bukur,
Shpirti u frymon ne te bardh’ zemer!
Beautiful-people-do-not-just-happen.jpg
 
Last edited by a moderator:
Në këtë kohë të modernitetit, ku ne çdo ditë sillemi nga një aplikacion në tjetrin, sot më doli para syve një thënie e bukur për nënën, " Nuk ka fytyrë më të bukur në tokë se fytyra e nënës". U ktheva dhe e lexova disa herë, disi e keni pasur dhe ju ndjenjën e tillë sikur diçka po ju ngushton në gjoks? Ose sikur frymëmarrja juaj po rëndohet? Ose sikur çdo njëri, e çdo gjë humbët sikur në ndonjë nga tregimet për magjistarët që edhe të zhdukin? E tillë është ndjenja për nënën, për nënën që nuk e kam më. Dhe kisha një frikë të madhe se edhe mund të qaj, nuk doja, nuk duhej, i kisha premtuar asaj se do jetoj me kujtimin e bukur për të dhe nuk do qaj, do isha njeriu më i fortë në këtë planet, aq i fortë sa që edhe nuk do qaja. Sa i fortë është njeriu që kurrë nuk qan? I dobët është ai shpirt që lëngon e qan brenda, e që nuk derdh lot nga sytë. Tek e fundit, sytë nuk janë vetëm për të parë, ata janë edhe për të shprehur ndjenjë, për të derdhur lot. I çmendur apo? E po, njeriu edhe çmendet pa dashurinë e tij, pa dritën e syve të tij, pa nënën.
Huh, disi përtypej ky njëri i fortë e i madh sa shkëmbi, që rrëzohej e lëngonte pa forcën e nënës së tij. E bukur ishte dorë e saj që ëmbël më ledhatonte, e dashur ishte çdo fjalë e saj, i fortë ishte ai shikim, e dashuri ishte ajo buzëqeshje, ishte vërtet e bukura ime.
Po ju lus për një gjë, kur mos i mbyllni sytë kur kujtoni nënën tuaj, i doni aq shumë rrudhat e fytyrës së saj, vuajtjet e saj, lutjet e saj të fshehura, urimet e këndshme, aromën e flokut të saj, frymën që e merr, sytë që të ndjejnë, puthjet e ëmbla e përqafimin e ngrohtë, e doni edhe momentin kur shtriheni në prehrin e saj, e adhuroni ledhatimin e saj. E urreni shumë faktin se keni bërë me lot, që nuk i dhatë aq sa ju dha, që nuk ishit me të, e për të kur ajo donte të ishte me ju, doni të shkulni shpirtin tuaj, që i kushtonit më shumë kohë punës tuaj, shoqërisë, sportit, ndejave se sa dashurisë tuaj më të madhe, emrit më të bukur në këtë dhe, emrit nënë. Ah po i ëmbël e i dashur, është emri nënë. Engjëll, dritë e forcë e shpirtit, sa keq që më nuk të kam.
 
@Moonlight

Po i ëmbël zë i saj, drithërimë shpirtit mi dha
më goditi brenda meje, trup e mend mi ka nda
a humb çdo gjë, a çmendet njeriu valle?
foli engjëlli nga parajsa, kaq u bë, kaq u tha.

Thua engjëlli vet foli, pse njëri nuk është ajo?
Thua në parajsë të çoi, apo ëndërr ti ke pa
Kush e di, edhe ke vdekur, në parajsë ndoshta je
po edhe në ferr po qofsha, më mjafton zë i saj.

As rreze dielli, as drite hëne
as ushqim, e ujë nuk dua
sonte dua zërin e saj,
parajsë që mu bë mua .
 
Te kam ne mendje, ne enderr te shoh
Kur zgjohem e s'je prane, them cfare eshte kjo?
Merzitem, s'ka kush te me ngushelloje
Se shpejti do jesh me mua, keshtu shpresoj

Askush sikur ti, nuk me kupton me t'vertet
Prezenca jote tek une, i jep shpirtit tim jete
Zemren time vetem ti e posedon
Dashurine time je ti ajo qe e zoteron

Eja shpirti im ne shtepi, ty te kam jete
Te mos jesh me mua tani, eshte krimi i vertet


1/18/2020

1:40 AM
 
A ma jep ti mu at dore
Ata sy e ate goje
A mi jep ato vetulla
Faqe te kuqe
E floket gerrsheta
A ma jep njanin gji
Sikur une me qene femi
A ma jep ti mu ate ndjenje
A me fal pak dashni
A ti zhveshi ato rroba
A ta hequ ate mindil
A te bahemi sonte nje
Trup e shpirt ngjit e pshtet
Sikur ne anderr qysh ti me del.

Me falni eh :p
 
Dialog me veten!

Po tani?Po tani?

Tani qe fike zjarrin cfare do besh?
Do ngrohesh me hirin e shuar?
Do mbyllesh syte per te mos pare
Do shurdhohesh per te mos degjuar?


He, po tani?Po tani?


Tani qe fike te gjitha dritat,
Dhe mbete i heshtur ne erresire,
Tani qe ju largove oazit
Dhe mbete vetem ne shkretetire?

Po tani?Po tani?


Tani qe ju largove rrezes se diellit
E ndjen te ftohtin ne trup e mish?
S'te mbulojne dot as vegimet,
Do te te mbysin ethet, ta dish!

He, po tani?Po tani?


Pse mbylle endrren ne nje kuti
Pse nuk u ngjite ne Elikone?
Po tani qe flet me vete
Kush kujton se te degjon?

Pse pertypesh heshtur ne mendje
Pse bluan mendime me dhembe?
Po tani cfare do besh?He?Cfare?

Se di...se di...se di me te vertete
Di qe me zor po rri ne kembe!
 
Vallai me rima e gjera te tjera spo di ta tregoj
Por i kam vene vetes nji kusht e me duhet ta realizoj
Dikur diku ne myzeqe kam qene njishi....
Por fatkeqesite me jane rrezuar paksa....
E tani shof. Servilat.morrat. e by*****lepiresit e mij dikur
Qe dalin e levizin......
Me vjen te qesh kur .endoj
Qe dikur e shisnin b**** per 2000 euro
E tash jo qe jam keq
Por me duhet ende te leviz e te merem me dicka....
Njeriu eshte si uji
Uji qe qendron ne nji vend qelbet
E une jo sjam i tille
Te keqen sja dua askujt.....
Ama te miren sdo tja ofroj me asnjerit
Sepse e pashe sh.mire se sa njerez me donin sinqerisht pa perfitime personale.......
E jane shume vertet shume njerezit qe i kam heq nga supet.
UNE DO TE BEHEM DIKUSH .....
 
Syt e tu ndriçojn erresiren
Leht nga pas e ndjek vetmin
E kur ego e prek smiren
Buza leht çe nxjerr helmin

Aty trishtohem...
humbas ne qenien tend
Dhe perpiqem ne çdo rrahje
ne zemer diku te gjej vend

Thua vall keshtu ke lindur
i sert dhe i merzitur
pse buzeqeshja te ka ngrire
ti sje keshtu jam e bindur

Me ler qe dhimbjen ta lehtesoj
plagen embel ta sheroj
do kujdesem une per ty
sdo jesh vetem,do jemi dy ?
 
A ju ndodh te takoni njerez te cilet ju japin keshilla dhe manuale jete gjate gjithe kohes, ndonese kurre nuk i keni pyetur?! Ata te kornizojne sipas shijes, karakterit dhe perceptimit te tyre. Per ta nuk je kurre mjaftueshem! E lexuar, e shoqerueshme, e artikuluar, e bukur, e vetmuar, e qeshur,e terhequr apo serioze. Ti nuk vepron sipas imagjinates se tyre, nuk ecen sipas rregullave te vendosura nga ta. E perserisin aq here te njejten gje saqe ajo cfare thone duke u perseritur si refren papushim, e humbet kuptimin krejtesisht.
Mund edhe te vene ne pikepyetje egzistencen tende. Sigurisht te gjitha keto ka shume mundesi te ndodhin sepse je ti ajo qe ja lejon! Nderkohe qe nje grup njerezish mundohen te zhvleresojne qenien tende, ka te tjere qe enderrojne te jetonin qofte dhe nje dite te vetme te jetes qe ti ben.
A nuk je ti e njejta per te dyja keta persona?! Ne njerezit?!
Jemi kaq te cuditshem! Preferojme gjembat para trendafilave ne pranvere, dhe kur dimri vjen e s'ka mbetur asnje gjethe ne horizon, enderrojme te celin trendafila.
(shkruar para disa kohesh por s'di pse mu kujtua tani)
images (4).jpeg
 
Fillimisht po ju kërkoj falje për shprehjet e përdorura në këtë shkrim, shpresoj që të qëndroni deri në fund dhe të mos me mbani inatin :)

Lufta është e çmendur, fillon në momente që nuk duhet të filloj, e nuk mbaron kurrë.
I dashur Gent, e di që në këto momente je në frontin e luftës duke vrarë armiq, megjithatë mua më ke bërë një padrejtësi të madhe. Nuk ka asnjë mundësi të vrasë dëshirën e çmendur për të pasur ty këtu, kam frikë se rezistenca ime po dështon, nuk dua të dezertoj. Kam dëshirën e madhe për të pasur ty këtu, në fakt duart e tua të cilat në këto momente janë duke bartur me vete armatim, do të duhej të ishin këtu që të ledhatonin e preknin gjoksin tim, i cili me raste edhe vlon nga dëshira e çmendur për të i prekur e bartur ti vet. Uh, ka disa netë që unë jetoj vetëm me kujtimin e ledhatimit e prekjeve tua, dhe këto kujtime dua të i vras ashtu si dhe ti vret armiqtë e vendit tonë. Ai trup që ndoshta edhe është duke bartur shokët e larguar nga fushëbeteja, do të duhej të kishte vetëm një fushëbetejë. Do të duhej të ishte këtu me mua, të më shtrëngonte e mbërthente fortë, derisa unë do të rezistoja, e di pak, ama do përpiqesha. Pse nuk je lufta ime, e unë fushëbeteja jote?
Eja e më humb, përhumb, më bëjë të bërtas, të lëshoj frymën e fundit, të mos guxoj të flas më. Të më bësh tendën, në çdo natë të këtij dimri të ftohtë, i cili nuk po përfundon dot. Unë dua të ngrohem edhe me ty, dhe jo vetëm me shporetin i cili do dru. E unë, mendon se nuk dua dru? Sepse dhe shporeti më i mirë, pa dru do të kalbëj e prishej.
Sonte po të shkruaj një letër të cilën asnjëherë nuk e ke marrë, jo për gjë, ama mjaft me lot nga mungesa jote, dua të qesh me prezencën tende. Dua të shtrëngoj aq fortë duart e tua mashkullore, dua të më mëshosh me to në prapanicën time, që kur unë të bërtas, ti të ndihesh triumfues. Eja, dhe më bëj trofe sepse po vdes nga ky zjarr e mall që kam.
A nuk e ke më dëshirën, si dikur që flokët e mia të prehen në gjoksin tend? A nuk e ke më dëshirën që me to të mbuloj fytyrën tende? Pse këto ti zëvendëson lufta? Uh, i çmendur është ai që i reziston flokut tim të bardhë, e që ti i thoje se është i art. Lufton për plaçka e trofe të luftës, e je pa arin tënd, pa të artën tende, budalla!
Po je budalla, që më le mua këtu, të vetmuar, duke të parë në fotografi, deri sa vuaj nga dëshira për të prekur çdo milimetër të trupit tënd, vuaj nga dëshira për të ndjerë ty mbi mua, e mua mbi ty, në të majtë e të djathtë të shtratit, në kuzhinën që gatuanim dashurinë tonë, në çdo pjesë të kësaj shtëpie që duket e vogël pa ty, pa ne, pa dashurinë tonë. Eja, dezerto le të mbushemi bashkë me djersët e trupave tonë, le të bëjmë dashuri çdo natë, sikur të ishte e fundit, beteja jote e fundit, lufta ime e përjetshme.

Me dashuri,

E jotja,
 
....dhe ja dje,sot....neser ,ne vazhdimesi bashke.
...dhe ja,koha,stinet ne te dy.
ej,une mund te mos e njoh dashurine aq mire sa ti,por ama di qe dashuria ime je ti. :))
Mjaftueshem per mua dhe per ty.
Diellin e mengjesit vetem ti mundesh te mj japesh shijen e duhur te ndricimit.

Te kam thene noj here qe dashurit jane si ajri i paster ,epo ti je oksigjeni i paster i mushkerive te mia.
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Dashuria pa plagë nuk është dashuri. Në fakt, po flas për ato plagë që të shkaktojnë dhimbje sa herë që i ngacmon, që i japin kuptim edhe ditës, edhe natës. E kuptoni ju se përfundimi i ditës do të thotë ardhje e natës, e ardhja e natës është takimi im me hënën. E dua hënën, jo për faktin që ndriçon, por për shkak se më kujton atë. Edhe ajo sikur unë e donte natën, dhe bashkë me natën e donte dhe hënën.
Pra, gjithçka ka të bëjë me hënën dhe natën. Natën e takova, hënën e kishim dëshmitar, yjet sikur turpëroheshin në çdo takim timin me të. Nuk i jepnin kuptim takimeve ashtu si hëna, nuk i jepnin shkëlqim kësaj dashurie sikur hëna. Ditët tona i kalonim pa takime, në mënyrë që dëshmitari i dashurisë tonë, të ishte aty, çdo herë.
Dhe ju mund të thoni, pse dashuria e këtij mund të jetë plagë? Duket e bukur, ka një dëshmitar të përditshëm, dhe nuk duket në fakt njerëzore. Sepse, dashuritë e atyre që njohim kanë dëshmitar një mik, një familjar, apo edhe gjithë njerëzimin. E tija dashuri kishte dëshmitar hënën, ndriçimin e saj, herë të plotë, e herë gjysmak, ndonjëherë dhe çerek, ashtu si edhe ishte dashuria, e plotë, gjysmake, me raste te vogla edhe më pak, por ishte aty çdo herë, nuk shuhej, nuk humbiste shkëlqimin, ishte aty edhe kur shihej pak, dashuria nga këtu i jepte dritë hënës, e hëna si dëshmitar i vetëm i kësaj dashurie, i jepte kuptim dashurisë.

Dashuritë e tilla behën plagë në momentin kur nuk janë më. Tani i dhamë kuptim edhe fillimit, e bëmë dashurinë me plagë. Dashuritë e mëdha, më sa duket janë të destinuara të përfundojnë shpejt. Ato marrin kuptim në gjëra madhore, kanë dëshmitar jo njerëzor, japin ndjenja të fuqishme, dhe nuk humbasin gjurmë. Mbesin plagë. Dhe pse plagë do thoni ju? Sepse çdo ditë pa të edhe mund të kalohet disi, por nata? Dashurisë që u bë plagë, i mbeti vetëm dëshmitari i saj. I mbeti hëna, së paku ngushëllim gjejmë vetëm te fakti, se të dy janë pjesë e këtij nën qielli, e shohin dëshmitarin e tyre. Plaga e dashurisë thoni ju? Nuk do shërohet asnjëherë, do jetoj sa të jetoj kjo botë, sa të ketë ditë e natë, e sa të ketë hënë, ashtu si edhe e donim. Të plotë, gjysmake, ama asnjëherë të shuar, edhe kur shihej ishte aty. E dashuria? Eh dashuria them unë...
 
Babi, çka ka mami?

Babi, mami po qan, a thu çka ka?
pse syni i saj, sot me lot asht ba?
A bab, hajde fol me mu,
a se din ti bab që unë mamin shumë e du?

O bab, pse ti dorën drejt mamit e drejtove?
A osht mami e keqe, a bab pse e bane?
A bab, pse mami në tokë ke sonte
A nuk asht ma ajo zemra jote?

Mamin, o bab unë shpirt e kam
sa herë që ti nuk e do, edhe mu me vranë
sa herë i bërtet, e prek, edhe e godet
ti bab edhe mu me ban keq

Hajde babi, perqafëm edhe kqyrëm mu në sy
babi kqyrem edhe thujëm po të tham!
mamin o babë, kurrë mos e prek ma
mamin e kam shpirt, e jetë o bab.

Diçka e vogël dhe e shkurt për sonte. Para se me mendu me ju ba dam grave që jetojnë me ju, mendoni për fëmijët tuaj. Sosht burrë ai që e ngre dorën ndaj gruas së tij, sosht!
 
Moj zemer , oh moj zemra ime , ti qe kaq je ngritur peshe. Me vjen keq per ty zemra ime , kurr ne jete kesi bukuri ske pare .Te torturojn, syt e tij ... cjan keto bubullima qe te dridhin me keq... ceshte kjo bukuri... kurre ne jete skam pare... Oh bukuri me bo skllavja jote... Te nenshtrohem, te perulem , pse rrin buzegaz?! Oh tallet e luan me mua , e ndjej por sdua t'ia dij...Me sillni vere , vere bre , ah cme knaqe sonte shpirti Im, rri afer meje deri sa te behem pluhur. Pa nje germe pa nje fjal...
 
Nje copez lumturie seç kerkonte pikerisht atje,ne brendesit e shpirtit te saj.Sa shume kujtime qe u zgjuan,sa lot u derdhen si rebesh...ne kerkim te asaj copeze doli gjithe lumturia.Sa shume vite kishin kaluar,s'mbahej mend kur kishte buzeqeshur per here te fundit,edhe pse gjithmone fytyra i rrezatonte lumturi.Sa e eger ishte treguar kjo bote mizore me te ,sa shume endrra te prera ne mes,e perse ?!Vetem sepse shpirti i saj ishte i delire...naiviteti i saj qendronte gjithmone perkulur perballë negativitetit dhe ligesis qe e rrethonte,por tashme pikerisht keto gjera e kishin rritur.Gjithsesi asgje tek ajo nuk ndryshoj vec buzeqeshjes se shpirtit te saj. Edhe sot e njejta vajze qe ishte dikur qendron duke rrezatuar miresin dhe dashurin pa kushte... ndoshta kjo eshte ajo cfare ka nevoj qe te bejn per te .Ja dhe ky shi qe bije,kjo koha gri...te zhyt thell ne kujtime, te kthen pas ne kohe.Qiell gri,sa trishtim qe zgjon...ndaj ty s'te preferon askush.Ndersa me diellin ndodhë e kundërta...te sjell paqe kur perendon dhe shpres kur lindë.Eh copez lumturie ty te kerkova, dhe trishtimin zgjova.
 
As nate as dite,keto kohe te pa emer.
Endrra qe perpliten mes muzgut e agimit,gjume s`kane.
As shi as diell,kohe te pa shije...kohe mergimtare ,qe vjedhin endrrat dhe i ngrijne diku ne harresen e harruar.
As nate as dite,kohe e pa ngjyra,,,,e pastaj nje rreze,nje ze dhe nje buzeqeshje....
kohe e pa shije,,,kohe qe i rreshket nje lot dhe i ngrine mbi qerpikun e heshtur.
 
FB_IMG_1467037449578.jpg

Sot dita parë midis katër mureve të shtëpisë, lëvizjet të pa justifikuara dënohen nga patrullat policore në kryqëzimin afër .Qeshja një muaj para kur shikoja një video kinez me një qen të zbritur me litar nga ballkoni për të kryer nevojat e veta (çudi që nuk e kishin pjekë në zgarë ,mister i këtij popull Maoist).
Ndërkohë qyteti ka hupur dimensionin live dhe heshtja merret frymë kudo, ajo, që është armikja e fjalës sepse në të ka vlerë vëtëm intuita dhe arsyetimi i thellë . Tani ajo më duket si e vërteta e çastit të një fotos polaroid. Fjala në të kundërtën modifikon atë e ekspozon në dialektikën e përditshme në influencat e saja. Komunikimi midis njerëzve është mashtrim, fjala është gjithmonë mashtruese. Zhurma e fjalëve gërryen psikën si uji shkëmbim, heshtja na forcon nëpërmjet njohurisë.
Tani që shkruajta këtë perlë filozofije po të pyes ty Kapitalizëm; hë çfarë po të ndodh po dridhesh apo po ndërron lëkurën në shpinden e të tjerëve,ti shkaktari i dy konflikteve botërore,ti babai i një kopilit jetim <<Komunizmit>>.
Sillesh gjithmonë kështu ti, të njohim nëpërmjet historisë. Në momentin kur njerzimi bën një hap të madh teknologjik ç'bën ti shpik Korona virus që të lejon të shfrytëzosh deri në vdekje njerëzimin sepse profiti është ligji yt, djalli i brumosur me ADN tënde të lëpin gjakun e te tjerëve në këpucët e tuaja.
Por gjithmonë ,civilizimi filantropia, politika që kanë humbur rrugën për t'a sjellë njeriun si qendër e botës kusht i detyrueshëm për të zbutur qënien tënde të egër ,do të ndërtojë një humanizëm të ri edhe në botën e satelitave e te kontrollit në remoto.
 
.... ne fund te rruges , thjesht ndriqonte .. e vogel e holl por e embel ... erdha me vrap te perqafova , me shikove thell , qeshe buzqeshe... te degjova thell zerin dhe ani qe nuk fole. Deshe perqafim... 5 min pa ty ma mbylli frymen ... te perqafoja dhe te shtrengoja fort trupin e vogel , te mbertheva e tera , cfar momenti ... cfar mrekullie kam pran vetes ... pash nga qielli dhe thjesht falenderova qe te kam pran .
 
Gjate gjithe muajit shkurt deri para 4 ditesh, kam shtyre cdo takim me mikeshat, kam lene "on hold" cdo shkrim dhe aktivitet vullnetar. Kisha nje mision mjaft te rendesishem i cili kerkonte te gjithe vemendjen time. Ndonese e dija se isha e kushtezuar nga rrethanat serish ndihesha ne faj. Sikur nuk isha e afte te perballoja gjithcka. I jepja kurajo vetes se, ja dhe pak. Sapo te kaloje data 11 Mars dhe do te kesh krejt kohen e duhur per te "make up your plans". Data 11 erdhi dhe per ironi te fatit, tani jam komplet e relaksuar nga angazhimet,(ok i have some interior projects bt nobody is asking for them soon)por serish e kam te pamundur te dal dhe te kryej te gjitha takimet qe kisha shtyre. Sepse Covid19 is arooouuund! Jo s'e dyshoj ne caktimin e Zotit, por patjeter qe zgjodha ashtu si te gjithe, te jem e kujdesshme per veten dhe familjen. Serish e limituar! SubhanaAllah(i Madherishem je o Zot), gjithmone do kemi 1 sprove prane vetes!! Ndaj mendoj se kjo kohe qe po na jepet tani( te kemi mundesi te mos angazhohemi shume jashte familjes) eshte nje mundesi e jashtezakonshme te bejme ato gjera te cilat nuk mundemi ne rrethana tjera. 1- Te mbarojme 1 kerkim, te shkruajme, te lexojme, te luajme me femite, te shikojme 1 film, te vizatojme nje pikture, te kemi kohen e majftueshme per te planifikuar. Ndonjehere jeta e vrullshme nuk na lejon as te ulemi e te shkruajme dhe planifikojme synimet qe kemi ne jete! Don't waste this time, please! Maybe, we will regret it, when Covid19 is gone!
Peace&Love!

Self-reflection in corona times!
 
PRANVERE E VRARE...
................................................................
U shkretuan rrugët pak nga pak
stacioneve pritja numëron njerëz
më të pakët,frika demostron forcën
me faren e saj mendjen na e mbarsën.
Clodhen uturimat e trenave
oraret deri në mos realizim tejzgjaten
koha ka dalë prej binarve
mallkojnë njerzit plakjen...
Oborret bosh, zogjtë nuk kanë
cilën këngë të shoqërojnë
fëmijë të mbi divantë që
duhet ti pajtojmë me luftë n e ardhur
me patjeter duhet të kuptojnë
se "armiku" është njeriu më i afert.
Lëngon pravera e pacelet
e dhimbja i dëgjohet prej qetësisë vrasëse
jehojnë mendimet coroditëse
askush përgjegjës për hapin e radhës.
Gjithcka ndodh në kufirin e qelizës
mposhtet e cahet
tjetërsohet dhomëza nën brinjë
bëhet e plagët...
Që nga ballkonët i brohorijmë përpjekjes
qytetet hedhur mbi krye petkun e zise
meraku behet tmerr i makëtht...
Zgjat fytyrken miturake fëminia
"tek pastertia i fsheh jeta vitaminat"
thotë ngadale nëna zë ëmbël.

16/03/2020
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top