Fragmente te perzgjedhura

Nuk kam lexuar gje nga ky autor. Kendshem!
Doja ta dergoja te gjithen po me cel spo kuptohet gje si dergohen gjerat ketej lool...nejse kerkoje quhet "sonata de otono en primavera"
 
Nuk pretendoj shumë nga jeta. Mjafton të di se jam përpjekur të bëj gjithçka që kam dashur, që kam patur gjithçka që kam mundur, që kam dashuruar dikë që ia vlente dhe kam humbur vetëm ato gjëra e njerëz që s'kanë qenë kurrë të miat.

Neruda
 
Natyra njerëzore na kërkon që të dërgojmë mesazhe, të komunikojmë me gjeste, sepse kemi frikë të ekspozohemi ashtu si në të vërtetë jemi. Edhe ndaj vetvetes.
Kur gjithçka të ketë përfunduar, jam mëse i sigurt që do të më jepet një minutë për të menduar përsëri, të gjitha herët që kam dashur të ulëras për atë që ndieja, por unë heshtja nga frika se nuk do të më kuptonin , dhe ndjej keqardhje për qëllimet që kam braktisur, sepse frika nga dështimi më ka ndaluar gjithmonë t’i ndjek.
Kjo jetë është një bushtër dhe me siguri do të më thyhet zemra, në djall, jam i dashuruar!
Kështu shkon, Rum dhe dardhë, sepse ka disa momente të fuqishme që të lenë një shije të hidhur në gojë dhe të tjerë aq të bukur që të bëjnë të harrosh shijen e pakëndshme që ka jeta".../

@Bukowski
 
Na kanë bërë të besojmë se secili prej nesh është gjysma e një portokalli e se jeta ka kuptim vetëm kur arrijmë të gjejmë gjysmën tjetër.
Nuk na kanë thënë se kemi lindur Të Plotë e që asnjë në jetën tonë nuk meriton të mbajë mbi supe përgjegjësinë për të kompletuar atë që na mungon: rritemi me veten. Nëse jemi në shoqëri të mirë është thjesht më e këndshme.
Na kanë bërë të besojmë në një formulë të quajtur “dy në një”, dy njerëz që mendojnë njësoj, që veprojnë njësoj e që vetëm kjo mund të funksiononte. Nuk na kanë thënë se vetëm duke qenë individ me personalitetin tënd, të lejon të kesh një marrëdhënie të shëndetshme.
Na kanë bërë të besojmë se martesa është domosdoshmëri e se dëshirat jashtë saj duhen shtypur. Që ekziston një formulë e vetme për lumturinë, e njëjta për të gjithë ata që dalin jashtë kësaj janë të dënuar të margjinalizohen.
Nuk na kanë thënë se këto formula nuk funksionojnë dhe e tjetërsojnë njeriun. Nuk na kanë thënë se askush nuk do na i tregonte të gjitha këto. Secili nga ne do t'i zbulojë vetë. Dhe kështu kur të duash vetveten, do jesh po aq e lumtur dhe do mund të duash dikë tjetër”...!
 
Na kanë bërë të besojmë se secili prej nesh është gjysma e një portokalli e se jeta ka kuptim vetëm kur arrijmë të gjejmë gjysmën tjetër.
Nuk na kanë thënë se kemi lindur Të Plotë e që asnjë në jetën tonë nuk meriton të mbajë mbi supe përgjegjësinë për të kompletuar atë që na mungon: rritemi me veten. Nëse jemi në shoqëri të mirë është thjesht më e këndshme.
Na kanë bërë të besojmë në një formulë të quajtur “dy në një”, dy njerëz që mendojnë njësoj, që veprojnë njësoj e që vetëm kjo mund të funksiononte. Nuk na kanë thënë se vetëm duke qenë individ me personalitetin tënd, të lejon të kesh një marrëdhënie të shëndetshme.
Na kanë bërë të besojmë se martesa është domosdoshmëri e se dëshirat jashtë saj duhen shtypur. Që ekziston një formulë e vetme për lumturinë, e njëjta për të gjithë ata që dalin jashtë kësaj janë të dënuar të margjinalizohen.
Nuk na kanë thënë se këto formula nuk funksionojnë dhe e tjetërsojnë njeriun. Nuk na kanë thënë se askush nuk do na i tregonte të gjitha këto. Secili nga ne do t'i zbulojë vetë. Dhe kështu kur të duash vetveten, do jesh po aq e lumtur dhe do mund të duash dikë tjetër”...!
Theksoje qe eshte mendimi yt
Se ka shume qe nuk e mendojne keshtu
 
Kjo duhet te ishte e para. Pra te duash veten
Gjysma tjeter eshte metafore pasi secili nga ne eshte unik ne ate qe eshte por jo perfekt dhe ajo gjysma tjeter te ploteson.
Pertoj per me gjate
 
León Felipe – Si ti

Kështu është jeta ime,
gur,
si ti. Si ti,
guralec
si ti,
guraçok,
si ti,
këngë që rrokullisesh
kalldrëmeve,
shtigjeve,
përtokë,
si ti,
gurth i përvuajtur i rrugëve,
si ti,
që në ditë sfilitjesh
kridhesh
në lumin e tokës
e pastaj shkëndijon
nën rrota,
nën potkoj,
si ti,
që s’doje të ishe
as gur audience,
as gur pallati,
as gur kishe…
si ti,
gur bredharak,
si ti,
që ndoshta
veç për hobe ke lindur…
guralec,
guraçok,
gurth i pabindur.
 
Nuk e di pse një ditë më shkrepi t'i bëja një vizitë Unit tim. Ndoshta, ngaqë isha mërzitur duke ardhur vërdallë mbas të tjerëve e askush s'ma kishte mbushur mendjen t'i trokisja në derë.

Tak, tak, tak... - i bie disa herë derës!
- Kush është? -pyeti Uni im.
- Unë.
- Kush je ti?
- Sozia jote.
- Këtu nuk ka vend për dy vetë - më thotë.

Kthehem pas e pakënaqur me sjelljen e Unit tim dhe të nesërmen rifillova jetën e zakonshme, vërdallë mbas e mes të tjerëve. Përsëri e njëjta histori. Askush nuk ma mbushte mendjen t'i trokisja në derë. Nuk e di sa kohë kaloi kështu. Ndoshta një vit, por dhe më shumë ka mundësi.
Derisa një ditë vendosa të ritrokas në derën e Unit tim!

Kjo kohë do t'i kishte mjaftuar Unit për të ndryshuar sjellje - mendova.
Tak, tak... - i bie derës vetëm dy herë.
- Kush është?
- Unë, sozia...
- Ik, pirdhu!

Kokulur e me bisht ndër shalë u ktheva ku isha. Tashmë, të tjerët as doja t'i shihja me sy, kështu që e gjeta veten vetëm fare.
E kur je vetëm nuk mund të bësh gallatë. Shumë, shumëëëë... vetëm mund të flasësh me veten e kur të lodhesh mund të ç'lodhesh duke reflektuar.

Kështu ndodhi edhe me mua nuk e di sa kohë. Ndoshta një vit, ndoshta një muaj dhe kur më erdhi shpirti në majë të hundës, vendosa të trokas për herë të fundit në portën e Unit tim.
Tak... i bie derës vetëm një herë!
- Kush është?
- Jam Ti...
- Urdhëro.
Hyr - më tha Uni im, duke më hapur derën...
 
Kërkova shumë; m’u dha shumë.
Kërkova shumë; m’u dha pak, s’m’u dha
thuajse gjë.
E mes tyre? Pak çadra të hapura përjashta.
Një palë këpucë pa dashje mbi tryezën e kuzhinës.
E pandreqshme, sa e pandreqshme – e tillë isha unë.

Ishazemërgur, e akullt. Desha veç
veten, e ngurtë deri në pikën e shtypjes.
Ama kam qenë gjithmonë kështu, madje edhe në fëmijërinë e hershme.
Vocërrake, flokëzezë, u druhesha fëmijëve të tjerë.
Nuk ndryshova kurrë. Thellë gotës, rryma
e paprekshme e fatit ulej
e ngrihej brenda natës.
Për shkak të detit? Që ndiqte, ndofta,
shtysën qiellore?

Që të shpëtoja,unë u luta. U përpoqa të jem njeri më i mirë.
Shpejt mora vesh se ç’nisi si llahtari
dhe hodhi shtat si vetëkënaqësi morale
mund të kishte qenë në të vërtetë
rritje njerëzore e mirëfilltë. Ndofta
për këtë e kishin fjalën miqtë e mi, tek më merrnin dorën,
duke më thënë se e kuptonin
keqpërdorimin, mutin e pamat me të cilin bëra ujdi,
duke nënkuptuar (kështu mendoja asokohe) se nuk isha dhe aq në rregull
që jepja aq shumë dhe shpërblehesha me aq pak.

Ndërsa mendonin se isha njeri i mirë (duke ma shtrënguar dorën fuqishëm)
mikeshë e mirë dhe njeri gjithaq, assesi krijesë e zjarrtë.
Nuk isha e zjarrtë! Dukesha sheshit
si një mbretëreshë a një shenjtore.
Po mirë, se gjithë këto shkonin në dobi hamendësimesh që ia vlenin.

Dhe më bën të mendoj se rëndësi ka besimi
në përpjekjen vetjake, besimi se thjesht të rrekesh nxit vullnetin e duhur,
të mirë e të panjollosur fare nga hovi fillestar dhe prishës
për ta bindur apo joshur tjetrin –
Ç’do të ishim pa këtë të fundit?
Vetmitarë, frikacë, të paaftë për të ndikuar fatin
në vorbullën e gjithësisë së errët –

Në të vërtetë, çfarë kemi në dorë?
Dredhira të trishta me shkallë dhe këpucë,
dredhira me kripë, orvatje të vazhdueshme,
aspak të dëlira, për skalitjen e karakterit.
Çfarë kemi në dorë që t’i qetësojmë fuqitë mbizotëruese?

Dhe mendoj se tek e fundit kjo qe arsyeja
që shkatërroi Agamemnonin, atje në ranishtë,
me anijet greke në gatishmëri, detin
e padukshëm përtej skelës së paqtë, të ardhmen
që paralajmëronte vdekje, të paqëndrueshme: budallai, mendonte
se mund ta kishte nën zgjedhë. Duhet t’i kishte thënë
s’kam gjë në dorë, jam në mëshirën tënde.
 
Milan Kundera- SHAKAJA...

"...Mendoja se shakaja e shpreh qartë distancën dhe, nëse gjithmonë më ka pëlqyer të bëj shaka, me Markelën e bëja me zell të veçantë, në mënyre artificiale dhe të shtirur.
Po kush isha unë realisht?Jam i detyruar ta përsëris:Une isha ai njeriu me shumë fytyra.Gjatë mbledhjeve isha serioz, entuziast dhe i bindur; i lirshëm dhe ngacmues në shoqëri; thellësisht cinik dhe i sofistikuar me Marketën; dhe kur isha vetëm(kur mendoja per Marketën)bëhesha i përunjur e turbullohesha si një adoleshent.
A është e vërtetë kjo e fundit?
Jo.Të gjitha ishin të vërteta: ndryshe nga hipokritët unë nuk kisha një fytyre të vërtet e të tjera të rreme.Kisha shumë fytyra sepse isha i ri dhe se nuk e dija as vetë kush isha e kush doja të isha. Megjithatë, hendeku që ekzistonte midis gjithë këtyre fytyrave më fuste frikën;me asnjërën prej tyre nuk ngjisja krejtësisht dhe ecja pas tyre qorazi..."
 
MADHESHTI TE VOCKLA

më shumë viktima ka lënë pas krenaria
sesa kolera apo zija e bukës…

ka njerëz të mirë e dinjitozë,
por krenarë më shumë se ç’duhet
që ndihen keq kur bien në dashuri
të mundur, të rrëzuar dhe nervozë
që i dorëzohen pa kushte amokut
dhe shkrihen e bëhen një me tjetrin
nuk ia falin vetes fajin e rëndë
dalldinë marramendëse, kapitullimin
mëkatin e pakontrollueshëm të gjakut
përgjumjen e ëmbël dhe padurimin e zgjimit
erën e tjetrit në shpirtin e tyre
heshtjen pneumatike që lë pas rënkimi…

ngadalë dashuria iu duket sakrificë
sa më shumë shërohen nga ethja
nder aksidental, bamirësi ndaj tjetrit
magji e rreme, dhuratë e panevojshme e fatit
e përçmojnë, fillojnë ta urrejnë,
në fund e shpallin armike të tyre
që luftohet veçse me harresë
e thërmojnë pjesë- pjesë, e dërmojnë,
rërë e bëjnë e më pas qelq të krisur
që në fund lehtësisht ta thyejnë
ndërsa veten krenarisht salutojnë
në pasqyrat llamburitëse madhështore
që gjithnjë i tregojnë të bukur
dinjitozë
dhe vetëm…

© artangjyzelhasani
 
′′ Do të thonë se je i çuditshëm sepse janë mësuar të rrethohen me njerëz të njëjtë dhe nuk do të kuptojnë por, nuk është çudi është larmi. Dhe ti e di qe te jesh ndryshe nuk vleresohet, kuptohet dhe pranohet gjithmone.....
Dhe po unë jam ndryshe... ndryshe por e vërtetë, jam vetvetja!
Ndonjëherë jam shumë ndryshe, ndonjëherë më pak por, kurrë nuk do të jem diçka ′′ ndryshe ′′ nga ajo që jam ′′

(Elli Lecter)
 
@Bukowski

Natyra njerëzore na kërkon që të dërgojmë mesazhe, të komunikojmë me gjeste, sepse kemi frikë të ekspozohemi ashtu si në të vërtetë jemi. Edhe ndaj vetvetes.
Kur gjithçka të ketë përfunduar, jam mëse i sigurt që do të më jepet një minutë për të menduar përsëri, të gjitha herët që kam dashur të ulëras për atë që ndieja, por unë heshtja nga frika se nuk do të më kuptonin , dhe ndjej keqardhje për qëllimet që kam braktisur, sepse frika nga dështimi më ka ndaluar gjithmonë t’i ndjek.
Kjo jetë është një bushtër dhe me siguri do të më thyhet zemra, në djall, jam i dashuruar!
Kështu shkon, Rum dhe dardhë, sepse ka disa momente të fuqishme që të lenë një shije të hidhur në gojë dhe të tjerë aq të bukur që të bëjnë të harrosh shijen e pakëndshme që ka jeta".../
 
“- Cila de? Cila eshte detyra qe na lene ata qe kemi humbur?
Kjo ishte pyetja qe Zhan Perduja ne gjithe keta vjet nuk kishte ditur t’i jepte pergjigje deri sot. Sot e dinte:
- Qe t’i mbajme ata brenda vetes. Kjo eshte detyra. Ne i mbajme te gjithe brenda vetes, te vdekurit tane dhe te dashurit tane te derrmuar. Vetem ata na bejne te jemi te plote. Kur ne fillojme t’i harrojme ata qe kemi humbur, apo t’i sbojme, atehere ... atehere s’jemi me as ne.”
(Fq. 234 - “Letra e harruar”, Nina George)
 
“- Cila de? Cila eshte detyra qe na lene ata qe kemi humbur?
Kjo ishte pyetja qe Zhan Perduja ne gjithe keta vjet nuk kishte ditur t’i jepte pergjigje deri sot. Sot e dinte:
- Qe t’i mbajme ata brenda vetes. Kjo eshte detyra. Ne i mbajme te gjithe brenda vetes, te vdekurit tane dhe te dashurit tane te derrmuar. Vetem ata na bejne te jemi te plote. Kur ne fillojme t’i harrojme ata qe kemi humbur, apo t’i sbojme, atehere ... atehere s’jemi me as ne.”
(Fq. 234 - “Letra e harruar”, Nina George)
:)
 
Dashuria është një sëmundje - Eduardo Galeano

..."Dashuria është një sëmundje nga më të rrezikshmet dhe më ngjitëset.
Ne të sëmurëve nga dashuria, na dallon kushdo.
Sy, thellësisht të mavijosur, kallëzojnë se kurrë nuk flemë, të pagjumë natë pas nate prej përqafimeve, ose prej mungesës së tyre, vuajmë prej ethesh dërrmuese dhe ndiejmë një nevojë të papërmbajtshme për të thënë marrëzira.
Dashuria mund të shfaqet, kur, ashtu rastësisht, tek supa apo tek pija, lëshon nga dora një grusht me pluhur “dashuromë”.
Dashuria mund të të zërë, ama nuk mund të parandalohet dot.
Nuk e parandalon dot uji i bekuar, nuk e parandalon as gjaku i kurbanit; as kokrra e hudhrës që s’vlen për asgjë.
Dashuria është e shurdhër ndaj Fjalës se shenjtë dhe përbetimit të shtrigave.
Nuk ka dekret qeveritar që mund ta ndalojë, as bar mjekësor që ta evitojë, edhe pse shitëset vënë tellallin, nëpër tezga, për barëra shëruese, të garantuara e gjithçka tjetër".../

FB_IMG_1633861886206.jpg
 
“... A nuk eshte keshtu dhe jeta jone e perditshme? A nuk behen te shkretet me te shkrete, te pasurit me te pasur, mizoret me mizore?...”
(Fq. 80 - “Njerez te varfer”- Dostojevski)
 
“Dhe pastaj pyet veten ku janë ëndrrat e tua. Dhe duke tundur kokën thua: Sa shpejt ikin vitet! Dhe përsëri pyet veten: Ç’bëre me vitet e tua? Ku e varrose kohën tënde më të mirë? Ke jetuar apo jo? Shiko i thua vetes, shiko se si bën ftohtë në këtë botë. Do të kalojnë të tjerë vite, dhe pastaj do të vijë vetmia e errët, do të vijë me shkop pleqëria e dridhur, e pastaj brenga dhe përmbysja. Do të zverdhet bota fantastike, do të mërdhijë, do të treten ëndrrat tuaja dhe do të bien siç bien gjethet e verdha nga drurët…”
lg.php


– Fyodor Dostoevsky, “Netë të bardha”
 
Natalia Ginzburg NJERIU I DUHUR

“Një ditë takojmë personin e duhur. Qëndrojmë indiferentë, sepse nuk e kemi njohur. Shëtisim me personin e duhur nëpër rrugët e periferisë dhe na bëhet zakon, pak nga pak, të shëtisim së toku përditë. Hera-herës, pa e pasur mendjen, pyesim veten në mos vallë po shëtisim me personin e duhur, por na duket që jo, aspak. Jemi tepër të qetë; toka dhe qielli kanë ndryshuar; minutat dhe orët rrjedhin qetësisht pa na prekur kushedi se çfarë në zemër. Sa e sa herë jemi gabuar: kemi pandehur të kemi ndeshur personin e duhur, ndërsa nuk paskësh qenë i tilli. Dhe, në prani të atyre personave kinse të duhur, binim të rrëmbyer prej një trazire aq të vrullshme sa nuk na mbetej më fuqi për të menduar; na dukej vetja si të qenkëshim duke gjalluar mes një vendi ku ka rënë zjarr: pemë, shtëpi dhe objekte flakërinin rreth nesh. Mandej befas zjarri fikej, nuk mbetej veçse një grusht prush i vakët: mbas shpinës sonë viset e djegura janë aq të shumta sa as mund t’i numërojmë. Tani asgjë nuk digjet rreth nesh. Për javë dhe muaj kalojmë ditë me personin e duhur, pa e ditur që është i duhuri. Gjëja e çuditshme, me personin e duhur, është se ndjehemi gjithnjë aq mirë e aq në paqe, duke marrë frymë aq bollshëm, me ballin që për vite na ishte rrudhur e vruguar tanimë të shtendosur; dhe nuk lodhemi kurrë së foluri e së dëgjuari. E kuptojmë që nuk kemi pasur kurrë një raport si ky me asnjë qenie njerëzore; mbas pak të gjitha qeniet njerëzore na dukeshin aq të parrezikshme, aq të thjeshta e aq të vogla. Ndërsa ky person, teksa ecën përbri nesh me hapin e tij të ndryshëm prej tonit, me profilin e rreptë, ka një aftësi të pafund për të na bërë çdo të mirë dhe çdo të keqe. E megjithëkëtë ndjehemi pafundësisht të qetë”.

Nga: Le piccole virtù, 1962.
 
Mëso të mos i duash ata që nuk të duan!, poezi nga Benjamin Prado

Kjo poezi
është për t’u lexuar kur të mos jem pranë teje,
kur për ty të mos kujdesem dot më.

Mos u kënaq kurrë me dikë që nuk kupton
që ti je flakë më e vjetër nga zjarri,
që ti je arsyeja e jetës së tij.

Mëso të mos i duash ata që nuk të duan
dhe zgjidhe mirë se nga çfarë do të kesh frikë:
s’do të ketë hije ta fshehë atë çfarë do të kesh frikë ta shohësh.

Shpëto prej atij që mendon
se ajri qenkësh muri i së padukshmes
dhe ik prej atij që pandeh
se qenkësh më i lumtur ai që ka nevojë për më pak:
ai s’do të kishte nevojë për ty.

Mos u dorëzo, mos harro kurrë që trishtimi
është vetëm burokracia e dhembjes
dhe, nëse ndien që bota po përmbyset,
mos u rrek të mbahesh mbas një tjetri
që do të jetë duke rënë njësoj siç bie ti,
sikurse bëra unë me ty.

Një ditë
do të të duhet të zgjohesh për të shpëtuar ëndrrat e tua:
do ta mësosh një ditë që në premtimet
ka gjithnjë një xham të thyer
në të cilin era e ftohtë e gënjeshtrës ulërin.​

Mbaji mend të gjitha këto.

Mos i fshih ndjenjat e tua nga droja se t’u dalluaka brishtësia
si ata që për të ruajtur sa më mirë më të rëndësishmen
e humbin përgjithmonë.

Mba mend që nuk ka asgjë
që s’mund të ndodhë një ditë prej ditësh.
Mos harro që kjo vepër përfundoi.
Mos harro që tanimë i flet një teatri bosh.

Përktheu: Aurel Plasari
 
Sonte e dua një shok afër vetes.
Një shok të vërtetë.
Një që nuk të gjykon.
Një që nuk të bombardon me një milion pyetje.
Një që, për hatrin tim, do të dehej vetëm me aromën e mërzise sime.

A thua, a ka më shokë të tillë, sepse e dua vetëm një.

Një, që pa frikë t'ia hap zemrën.
T'ia tregoj të gjitha...
Nuk dua ta fsheh më dhimbjen, sepse, sa më shumë që ta fshehësh, ajo gjithnjë shkon e bëhet më e madhe.
A thua, a ka më shokë të tillë?
Tregomëni!
Më duhet vetëm një.
 
Redaktimi i fundit:
Ndihmo vetëm ata që ta kërkojnë këtë
Mos ndërhy asnjëherë në vuajtjen e tjetrit.
Njeriu duhet të lodhet vetë me vetveten dhe ta pijë deri në fund kupën e helmit që ka për hise. Mos u tregoni fodullë e as mos shpresoni se mund t'i ndihmoni të gjithë . Është e mundur të ndihmosh vetëm atë që është i gatshëm ta pranojë ndihmën tuaj. Një njeri që vuan, e sheh botën përmes dhimbjes së tij, prandaj është i verbër dhe shurdh. Secili prej nesh tërheq pas eksperiencën e jetës pa e vënë re se është veç një peshë e vdekur. Nëse do të ndërhysh në vuajtjen e të tjerëve, vorbulla e karmës do të të përfshijë në një lojë të panjohur për ty.Mos harro edhe se një njeri është i aftë të të "infektojë" me vuajtjen e tij.Vazhdo rrugën tënde pa e kthyer kokën.Vetëm duke përshkuar rrugën tënde do të mund të ndihmosh edhe të tjerët të ringrihen.

Satyananda Saraswati
 
Errësira është më e thellë para se të lindë dielli
?


243269222_1933596660138096_2255151868341518517_n.jpg
 
Asgjë s’mund të jetë siç ishte më parë,
Sepse kemi brenda vetes diçka tepër.
Një gjysmë dashurie nga ty e vrarë,
Dhe atë që ruaj unë, gjysma tjetër.

Por sot të ndara janë ato, veç e veç,
Ashtu siç jemi të ndarë unë dhe ti.
Tek njeri rri ajo që nuk di të vdesë,
Dhe e vdekura pa një varr tek tjetri rri.

Ndodh rrallë të shihemi në sy të heshtur,
Mbështjellë me urrejtje, mbështjellë me mall.
Unë që s’vrava kam pjesën tënde të vdekur,
Ti që vrave ke pjesën time të gjallë.

Sokrati
 
231194684_1903603103137452_7008349382666324915_n.jpg
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top