Fragmente te perzgjedhura

images
 
Dua që të dish
diçka.
Ti e di se si është:
nëse shoh
hënën e kristaltë, degën e kuqërremtë
të vjeshtës së ngadaltë në dritaren time,
nëse prek
pranë zjarrit
hirin e pakapshëm
ose trupin e rrudhur të drurit,
të gjitha më shpien tek ti,
athua se çdo gjë që ekziston,
aromat, drita, metalet,
të qenkëshin varka të vogla që lundrojnë
drejt ishujve të tu që më presin mua.
Por,
nëse pak nga pak resht së më dashuruari
do të resht së të dashuruari pak nga pak.
Nëse papritmas
më harron
mos më kërko,
se do të të kem harruar.
Nëse e mendon të gjatë dhe të marrë
erën e flamujve
që përshkon jetën time,
dhe ti vendos
të më lësh në breg
të zemrës ku kam zënë rrënjë,
mendo
se atë ditë,
atë orë,
unë do të ngre krahët e mi
dhe rrënjët e mia do të dalin
për të kërkuar një tokë tjetër.
Por
nëse çdo ditë,
çdo orë,
ndien se je caktuar për mua
me ëmbëlsi mizore.
Nëse çdo ditë ngjitet
një lule në buzët e tua për t’më kërkuar,
ah dashuria ime, ah e imja,
tek unë gjithë ai zjarr përsëritet,
tek unë asgjë nuk shuhet ose harrohet,
dashuria ime ushqehet me dashurinë tënde, e dashur,
dhe për sa kohë të jesh gjallë do të jetë në krahët e tu
pa u larguar nga krahët e mi.

Pablo Neruda - Nëse ti më harron
 
.
MOS LARGO NGA VETJA NJERËZ

Mos largo nga vetja njerëz
Leri zgjedhjen ta bëjnë vetë
Mos ia ndal hapat pranverës
Mos e bëj, sido të jetë!

Njerëzit ngjajnë vërtet me stinë
Veç pranverë , s'mund të kemi
Disa shkojnë e disa vijnë
Disa s'pyesim as si jemi.

Dera e shpirtit le të hapet
Ç'të përshtaten , do qëndrojnë
Tjetër kush përcakton fatet
S'ndihen mirë : leri të shkojnë.

Mos largo nga vetja njerëz
Dhe prano , kur të largojnë
Kush jetoi gjithmonë pranverës?
Mos harro : stinët ndërrojnë!

A.D.
 
Unë që nuk shkoja kurrë asgjëkundi me pantallona të shkurtra..
Sivjet i vesha.
Dhe bashk me to vesha një mendje të lehtë..
Një moskokëçarje..
Një indiferentizëm ndaj shikimeve qortuese
Ndaj gjykimeve
Ndaj fjalëve “të shumta” që i kanë qytetet e vogla,
ose më sakt: NJERËZIT E VEGJËL.
Sivjet vesha pantallona të shkurtra dhe lidha flokët..
Vesha freskinë, lirinë, dhe lidha mërzinë..
Sepse është e mërzitshme të mundohesh të përshtatesh..
Të sforcohesh të jesh me patjetër në formë çdo ditë,
gjithë vitin,
gjithë jetën,
vetëm sepse ashtu duhet,
vetëm sepse je femër.
Në dreq përsosmëria e të tilla niveleve
Në dreq kush paragjykon jetën e tjetrit,
sepse edhe mënyra e të veshurit, e të qënurit,
është jeta e tjetrit.
Sivjet vesha pantallona të shkurtra,
dhe çlirova veten.
Kisha vite që të ashtëquajturat norma,
më kishin burgosur,
dhe sosur durimin.
Sivjet unë nuk vesha thjesht një palë pantallona të shkurtra,
por vesha një lehtësim,
një Pranverë timen për shpirtin,
një vendim.
 
Skënder Rusi- I KAM CA GJËRA

I kam ca gjëra që më kanë mbetur
pa thënë,
I kam ca pengje
që po më mundojnë prej kohësh!
E kam një shkëmb
Që në majë të malit duhet shpënë,
I kam ca mbrëmje
Që ti do të kërkosh t’i shohësh!

E kam një çast
Që largohet nga mua,
E kam një ulërimë
Që s’e kam lëshuar ende!
E kam një vajzë
Që s’i thashë dot “të dua”,
Ma tha ajo
Po unë e di që më gënjente!

I kam ca gjera
Që duhet thënë patjetër
I kam ca njerëz
Që shpesh më zenë rrugën
I kam ca mëkate
Që më ngacmojnë zemrën
Që erdhën tek unë
Por nuk e di ku humbën.

I kam ca gjëra
Që si kam thënë ende,
Është ky shkaku
Që dua edhe ca të rri,
Në botën tonë të vogël
do më pëlente,
Që edhe armiqtë
t’i vrisja me dashuri!
 
Ozdemir Asaf- GRUAJA...

Gruaja, nëse ia do shpirti,
ia del të sistemojë gjithë
mobiljet në një dhomëz,
Glikotë e gjithë ngjyrave
në kavanoza të vegjël,
Detin në një gotë uji,
Një barnatore,fanatizmin, fotografitë familjare në një çantë dore ...
Bën natën të qëndrojë brenda shpirtit të saj,
Një kujtim në veshjen e saj, ngashërimat e saj në një këngë,
Epshin në një vështrim, dhembshurinë në një prekje ...
Mospërfilljen në hapat e saj magjepsjen në lakimin e buzëve, kujtesën në një buzëqeshje ...
Pikëllimin e saj në një cigare, të fshehtat e saj në një kafe, britmat e saj në një heshtje ...
Një burrë në zemrën dhe shtratin e saj për tërë jetën, një fëmijë në barkun e saj dhe po në jetën...
Gruaja, nëse ia do shpirti,
ia del t' i gjejë hapësirë gjithçkaje,
Po kush dreqin e di pse nuk mund t’i gjejë vend vetes,
E nuk mund të përshtatet në këtë botë të pamatë.
 
Te bësh drejtësi...!

Në Kanada, një burrë i moshuar u arrestua për vjedhje të bukës dhe u dërgua në gjygj. Plaku e pranoi fajin dhe rrëfeu. “Unë isha shumë i uritur, gati sa vdiqa nga uria." Gjykatësi vendosi: "Ju e dini që keni bërë vjedhje, dhe unë po ju denoj të paguani dhjetë dollarë kompensim. Unë e di që ju nuk mund ti paguani këto para, ndaj do të paguaj unë, për ju. "
Të gjithë në sallën e gjyqit heshtën, gjykatësi nxorri dhjetë dollarë nga xhepi dhe kërkoi që të kontabilizohen në thesar si kompensim për dënimin e plakut. Pastaj u ngrit në këmbë dhe iu drejtua sallës: "Ju të gjithë jeni fajtorë, dhe secili prej jush duhet të paguajë nga dhjetë dollarë, sepse jetoni në një qytet ku një i moshuar detyrohet të vjedhë që të mos vdes nga uria. Në sallën e gjygjit u mblodhën 480 dollarë dhe paratë e mbledhura gjykatësi ia dorëzoi plakut. Dhe gjykatësi shtoi. “Nëse në një qytet ku jetojnë njerëz të civilizuar shihni të varfër, atëherë dijeni që pushtetarët e këtij qyteti vjedhin pronat e njerëzve.” (huazuar nga f.gj)
 
Friedrich Nietzsche, “Njerëzor, tepër njerëzor”

“Sapo ai iku, rigjeta përsëri qetësinë time. Isha i dërrmuar dhe u hodha mbi dyshekun tim. Mendoj se më kishte zënë gjumi pasi u zgjova dhe pashë yjet sipër kokës. Zhurmat e fshatit vinin deri tek unë. Aromat e natës, të tokës dhe të kripës freskonin tëmthat e mi. Paqja e mrekullueshme e kësaj vere të përgjumur futej tek unë si një vërshim i papërmbajtshëm. Në këtë moment që përkonte dhe me fillimin e agimit të ditës së re, ulërinë sirenat. Ato më njoftonin nisjen për në një botë tjetër, për të cilën nuk isha më indiferent. Për herë të parë, që prej shumë kohësh mendova për mamanë. E kuptova se përse në fund të një jete ajo kishte gjetur “një të fejuar”, se përse ajo kishte filluar të luante për të rifilluar edhe njëherë nga e para. Edhe atje, atje, përreth kësaj azileje ku shuheshin jetë, mbrëmja ngjante me një pushim melankolik. Kaq pranë vdekjes, mamaja duhet të jetë ndjerë e lirë dhe e gatshme për të rijetuar edhe njëherë gjithçka. Asnjë, por asnjë nuk kishte të drejtë të qante mbi të. Dhe unë gjithashtu u ndjeva gati për të jetuar përsëri. Sikur gjithë ky zemërim më kishte pastruar nga e keqja, më kishte boshatisur nga shpresa, përpara kësaj nate të mbushur me shenja dhe yje po i hapesha për herë të parë indiferencës së butë të kësaj bote.”
 
Mario Benedetti- SA PAK

Sa pak
është ajo që ti di
ajo që di
për mua
ajo që sheh
janë retë e mia
janë heshtjet e mia
janë gjestet e mia
ajo që di
për mua
ajo që njeh
është trishtimi
i shtëpisë sime parë nga jashtë
janë kanatat e trishtimit tim
zilja e derës së trishtimit tim

Por nuk di
asgjë
e shumta
ndonjëherë mendon
se sa pak është
ajo që unë di
ajo që di
për ty
ajo që shoh
domethënë retë e tua
apo heshtjet e tua
apo gjestet e tua
ajo që njoh
është trishtimi
i shtëpisë tënde parë nga jashtë
janë kanatat e trishtimit tënd
zilja e derës së trishtimit tënd.

Por nuk thërret.
Por nuk thërras.

(Në shqip: Bajram Karabolli)
 
Erdha të të dashuroja në pushimin e drekës… Nga Guido Catalano

Erdha të të dashuroja në pushimin e drekës,
por të thirrën në mbledhje.
Doja të të merrja në telefonin e zyrës dhe si terrorist i çmendur të bërtisja:
"Kemi vënë bombë në ndërtesë.
Keni gjysmë ore kohë, pastaj shpërthen.

Dhe mjaft bëtë mbledhje idiote në mes të ditës, me gjysmë budallenjtë!"Dhe mbledhja do të prishej dhe ne do të shkonim të hanim drekë buzë lumit, tani që u hap edhe qielli.

Unë do të vija duke fishkëllyer me biçikletë dhe ti do të më thoje:
– Sa mirë! Na lajmëruan për bombë.
Dhe unë do të të përgjigjesha:
– Mirë që i kemi këta terroristët e çmendur!

Erdha të të dashuroja në pushimin e drekës. Ndoshta një ditë do të vishem si njeriu merimangë dhe do të të rrëmbej nga dritarja.
 
Unë dhe deti
Dashuri e ngjizur që në lindje
Nuk thamë kurrë lamtumirë
Në çdo ikje lamë pas kthime

Unë dhe deti
Dashuri e thellë pa premtime
Nuk më braktisi kurre
Nuk e braktis as zemra ime...

Aida Previzi
 
Fernando Pesoa

Jo, mos thuaj asgjë
Përfytyro atë
Që thotë goja jote e mbyllur
Njësoj si të jesh duke e dëgjuar
Të ndjesh është më mirë
Se sa të thuash diçka
Një gjë që s’preket
Nga frazat e nga ditët.
Ji më e mirë se ajo që je,
Mos flit asgjë,
Dëlirësia e trupit lakuriq
Dhe e padukshme shihet.
 
Fatmira Loci- NA I DINË MENDIMET E FSHEHTA

Jemi të vëzhguar i dashur!
Letrat e para, ata i lexuan të parët.
Tregëti fjalësh
transferta buzëqeshjesh
falsifikime mendimesh
këmbime mirësjelljesh të detyrueshme
ma patën zbeh dëshirën për ta çel kutinë postare
ndaj, të diktuan me një "klik" mbi ekran
para meje.

Po na mbikqyrin i dashur!
Na i dinë mendimet e fshehta
ndjenjat e kristalta
të thënat e hidhëta e të mjalta
të pathënat drithëruese...
na i numërojnë ardhje-ikjet
zënkat e pajtimet,
vuajtjet, dëshpërimet...

Janë kaq të përpiktë në oraret e takimit
sa të mrekullon përsosmëria e përgjimit!

Ua thamë të gjitha i dashur:
qysh se dashuritë i raportuam nëpër qelqe,
qysh se shprehitë i zdërhallem dritareve publike
qysh se iu falëm teatrit absurd,
duke i qesh vetvetes në paqyra ilustrimi!

Mandej, vjen zbrazëtia....
 
Ata qe dashurojne akoma!


Ata që s’kanë bukë,
kur të kujtojnë bukën,
ty dhe mua le të kujtojnë.

Ata që s’kanë zjarr,
kur të kujtojnë zjarrin,
ty dhe mua le të kujtojnë.

Të pagjumët e botës,
me syrin hapur si nata,
në mesnatën e tyre
ty dhe mua le të kujtojnë.

Ata që kanë vdekur
dhe dashurojnë akoma,
ty dhe mua le të kujtojnë.


Fatos Arapi
 
Xhemal Syreja- E DI SE UDHËT DREJT TEJE...

E di se udhët drejt teje janë mbyllur prej kohësh,
E për më tëpër, as ti nuk më deshe kurrë.

Sado ngjitur qofshim, apo të ndarë mes honesh,
Sërish shtëpitë, njerëzit qëndrojnë mes nesh si mur.

Kush’di sa herë jam zgjuar dhe fill të kam përmendur,
më vërtiteshe në mendje, veç ti dhe sytë e tu;

Ti - zonjushë e fundme, ti mort dhe jetë e imja,
Une zor se mbetem njeri dhe n’mundsha të dal që këtu.

E tash vrapoj si një qen nga njëra anë në tjetrën,
Paçka se mbahesha me të madh për nderin tim, besomë.

S’mbaj mend të kem pirë ujë nga një gotë gjysmë-plot,
as të kem përcjellë një çapë të bukës së njomë.

Të kam kundruar tek ktheheshe nga vapori i 5.45’të;
Më ngjante sikur për ne ish thënë çdo këngë,

Kjo ndjenjë e njëanshme e marroska paq njerinë,
Po si e kisha harruar se ti deshe tjetërkënd!

Te jam afruar do herë ca si fëminisht dhe mërzitshëm,
ndjemë, këto gabime s’i bëj më në jetë!

Do bëj çmos që kurrkund me ty të mos rastisem,
Por kjo, besomë, nuk është aspak e lehtë.

Do mësohem duke të përkëdhelur veçse në ëndrra,
mjafton kaq pak që zemra të thithë lumturim,

E n’mos mjaftoftë, aherë largohem nga ky qytet,
E ndofta patyshmërisë mund t’i jap një emërtim, një kuptim.

Besomë, nuk ta shfaq, e ty aspak s’të mërzis,
tash dëshirën e fundit po e them meqë mundem:

Po e shkruaj këtë leter në një mesnatë të vonë,
ti mos e lexo atë të merkurave, të lutem.
 
Bertolt Brecht – Moçali

Kam parë shumë miq, mes të cilëve dhe mikun që desha më shumë,
të fundosen të pafuqishëm në moçalin
pranë të cilit kaloj përditë.

Dhe fundosja nuk mbaronte në një mëngjes të vetëm.
Shpesh duheshin
disa javë; kjo e bënte edhe më të tmerrshme.
Dhe kujtimi i bisedave tona të gjata
ku ndanim të njëjtat mendime rreth moçalit,
i cili që atëherë kish përpirë sa e sa të tjerë.
I pafuqishëm tashmë e shihja tek fundosej,
mbuluar me shushunja
në vezullimën e llucës
që lëvizte ngadalë. Dhe mbi fytyrën
që po fundosej,
i kobshmi buzagaz.
 
"SI TË DUA" - ELIZABETH BROWNING

Përktheu: RUDI BOBRATI

Si të dua unë ty? Lërmë të ta tregoj:
Të dua me tri dimensionet e shpirtit,
Të dua thellë, jo me cektësinë e flirtit,
Sidomos kur je larg e s’ta them dot me gojë.
Të dua deri në fund të qenies, me jetë,
Sa ç’duhet e përditshmja, e domosdoshmja,
Sa ç’duhet dielli, uji, nëna apo foshnja;
Sa ç’lufton njeriu për një të vërtetë.

Të dua me pasionin që kam përballuar
Dikur brengat; me besimin e fëmijëris’;
Me një dashuri q’e kujtoja të harruar
Bashkë me shenjtorët; me forcën e lirisë.
Do të të dua më shum’, tani e kam mësuar,
Edhe sikur jetën nga e para un’ ta nis.
 
"SI TË DUA" - ELIZABETH BROWNING

Përktheu: RUDI BOBRATI

Si të dua unë ty? Lërmë të ta tregoj:
Të dua me tri dimensionet e shpirtit,
Të dua thellë, jo me cektësinë e flirtit,
Sidomos kur je larg e s’ta them dot me gojë.
Të dua deri në fund të qenies, me jetë,
Sa ç’duhet e përditshmja, e domosdoshmja,
Sa ç’duhet dielli, uji, nëna apo foshnja;
Sa ç’lufton njeriu për një të vërtetë.

Të dua me pasionin që kam përballuar
Dikur brengat; me besimin e fëmijëris’;
Me një dashuri q’e kujtoja të harruar
Bashkë me shenjtorët; me forcën e lirisë.
Do të të dua më shum’, tani e kam mësuar,
Edhe sikur jetën nga e para un’ ta nis.

Spritzer pive me duket :D
 
??????? ?????n? / ??????? ??? ??? ??
________

Do të të dhuroj një humnerë, tha ajo,
por në mënyrë kaq tinëzare sa do t'ia ndjesh prekjen
veç kur të kenë kaluar shumë vite
e të jesh larg Meksikës dhe meje.
Do ta gjesh kur t'ia kesh nevojën,
e ky s’do të jetë
fundi i lumtur,
por veç një çast zbrazëtie dhe lumturie.
e atëherë mbase do të më kujtosh,
qoftë dhe për pak.
 
Jehuda Amihai / Një grua e përpiktë
________

Një grua e përpiktë me prerje të shkurtër flokësh u vë rregull
mendimeve të mia dhe sirtarëve ku mbaj rrobat,
m’i lëviz ndjenjat andej-këndej si të ishin orendi
që zhvendoset në një vendndodhje të re.
Një grua trupi i së cilës është i mbërthyer në brez dhe ndahet preras
në pjesë të sipërme dhe të poshtme,
me sy qelqi të papërshkrueshëm nga uji
që parathonë motin.
Edhe britmat e saj plot vrull ndjekin njëfarë rregulli,
njëra pas tjetrës:
pëllumbeshë e zbutur, pastaj pëllumbeshë e egër,
pastaj pallua, pallua i lënduar, pallua, pallua,
pëllumbeshë e egër, pëllumbeshë e zbutur, pëllumbeshë pëllumbeshë
mëllenjë, mëllenjë, mëllenjë.

Një grua e përpiktë: mbi qilimin e dhomës
këpucët e saj e kanë majën përkundër shtratit.
(Të miat në drejtim të tij.)

Shiko fotografinë 1926351
 
????? ?????? / ??? ??? ????? ? ??????

_________

Kësaj here lermëni
të jem i lumtur,
kurrgjë s’i ndodhi kujt,
kurrkund nuk gjendem,
rastis vetëm
të jem i lumtur
në të katër cepat
e zemrës, tek eci,
fle apo shkruaj.
Ç’t’i bëj, jam
i lumtur.
Jam më i paanë
se bari
në lëndina,
ndjej lëkurën si pemë të rrudhur,
dhe ujin nën meje,
zogjtë përmbi,
detin si unazë
përreth brezit tim,
prej buke dhe guri është toka
ajri ia merr këngës si kitarrë.

Ti krah meje në rërë,
je rërë,
ti këndon dhe je këngë,
bota
është sot fryma ime
këngë dhe rërë,
bota
është sot goja jote,
lermëni
në gojën tënde dhe në rërë
të jem i lumtur,
të jem i lumtur se po, se marr frymë
dhe se ti merr frymë,
jam i lumtur sepse prek
gjurin tënd
dhe është si të prekësh
lëkurën kaltërore të qiellit
dhe freskinë e tij.

Sot lermëni
të jem i lumtur,
vetëm mua,
me gjithkënd apo askënd,
të jem i lumtur
me barin
dhe rërën
të jem i lumtur
me ajrin dhe tokën,
të jem i lumtur,
me ty, me gojën tënde,
të jem i lumtur.

Shiko fotografinë 1926389
 
Pablo Neruda- BUZAGAZI YT

Po të duash më lër pa bukë
edhe pa ajër më lër, veç
mos më lër pa buzagazin tënd.
Mos më lër pa trëndafilin,
pa shigjetën që aq ëmbël shpon,
pa ujin që papritmas
shpërthen te buzagazi yt,
si dallgë e beftë bime
që të gjallëron.
I paepur luftoj dhe kthehem
me sytë këputur së lodhuri
sa herë që shikoj
tokën që nuk ndryshon,
por dije se buzagazi yt
në qiell ngrihet e më kërkon
e atëherë para meje
hapen gjithë dyert e jetës.
E dashur, në çastet
më të errëta derdhet
buzagazi yt, e nëse befas
sheh se gjaku im lag
gurët e rrugës,
qesh, se gazi yt
në duart e mia do të jetë
si një shpatë e vërtetë.
Buzë detit në vjeshtë,
le të ngrihet buzagazi yt
si një ujëvarë perçeshkumë,
e dashur, buzagazin tënd
e dua në pranverë
si edhe lulen që mezi pres,
lulen e kaltër, trëndafilin
e atdheut tim pikëllimadh.
Qeshu kur bie nata
qeshu kur vjen ditën,
qeshu kur ka hënë,
qeshu me rrugët
e shtrembra të ishullit,
qeshu me këtë djalë
të hutuar që të dashuron,
po sa herë që unë
hap e mbyll sytë,
sa herë që hapat e mia dëgjon,
pa bukë më lër po deshe, pa ajër,
pa dritë, pa pranverë,
veç jo pa buzagazin tënd,
sepse pa të nuk jetoj dot.
 
Dashuria? C'me vjen per te qeshur!
Ti me puth: akull une, akull ti.
Ndjenja ime, per dreq eshte rreshkur.
Ndjenja jote te cel nuk di.

Ah, ne ate zhurmim sikur t'isha
Si nje here e nje kohe, edhe sot
Si cunak ne padi te humbisja,
T'enderroja me tym ashtu kot.

Te enderroja, po vec dicka tjeter
Qe as toka, as bari s'e njeh,
Qe nuk di si ta quash me emer
se me fjale dot zemra s'e shpreh.

Sergej Esenin
 
Jo,nuk jemi të gjithë miq.
Jo,nuk mjafton të kalosh një mbrëmje së bashku për t'u quajtur miq.
Jo, "mik" nuk është thjesht një fjalë.
Është një fjalë që bart me vete një botë emocionesh,premtimesh, afrimiteti.
Nuk mund të më quash mik e të mos më shohësh në sy.
Nuk mund të më quash mik e të mos më thuash të vërtetën.
Nuk mund të më quash mik dhe të më kthesh shpinën e të largohesh si pa gjë të keq.
Nuk mund të më quash mik, nëse di gjëra të rëndësishme për mua dhe zgjedh t'i injorosh sepse është e lodhshme për ty.
Nuk mund të më quash mik nëse kujtohesh për mua vetëm kur të leverdis.
Nuk jemi të gjithë miq.
Nuk jemi miq vetëm pse kemi dalë një foto së bashku.
Nuk jam miku yt nëse të buzëqesh.
Nuk jam miku yt vetëm se pimë një kafe bashkë.
Jam miku yt nëse të hap zemrën.
Nëse të dëgjoj me vëmendje, unë që nuk jam aspak i vëmendshëm.
Jam miku yt nëse evitoj të të jap këshilla të kota. Nëse të them fraza klishe, e zgjidhje të kota.
Jam miku yt nëse të dëgjoj edhe në heshtje.
Nëse njoh edhe skutat më të errëta dhe absurde të shpirtit tënd dhe i dua ashtu siç dua dhe të miat.
Jam miku yt nëse së bashku dimë të qeshim me lot.
Nëse di të të kërkoj të falur duke të parë në sy.
Nëse di të të them me sinqeritet se më vjen keq, kur gaboj. Dhe se së bashku dimë të rifillojmë. Jo një herë, por me mijëra herë.
Sepse s'mund të jesh mik, nëse s'gabon asnjëherë.
Jam miku yt nëse për ty arrij të bëj një telefonatë, sepse unë urrej t'i telefonoj të tjerët, sepse më duket sikur i shqetësoj.
Ndërsa një mik nuk e shqetëson e bezdis asnjëherë.
Je miku im nëse mund të të them se të dua, duke ditur kuptimin e pastër të kësaj fjale.
Dhe ti,mund të bësh të njëjtën gjë me mua.

A. Milanese
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top