Fragmente te perzgjedhura

Të çante kokën, e di?
Të njëjtat avaze të femrave: Ku je? Me kë je? Je i lumtur? Shqetësohej nëse rrija jasht deri vonë, nëse mbërrija në destinacion, nëse nuk isha mirë, mundohej gjithmonë të më bënte të lumtur. Madje ndonjëherë më shumë se ç’duhej. Ishte edhe pak xheloze, dmth jo në atë mënyrë aq të sëmurë.
-Po ti?
-Unë paksa tallesha me të. Mendoja “çfarë kokëçarje”. Paksa edhe më pëlqente. Dmth, nuk isha mësuar me një femër që të kujdesej/shqetësohej për mua.
-Po pastaj?
-Pastaj, papritur ndaloi. Dhe unë u ndjeva i lirë. Vërtet. Shumë më i lirë. Më rëndonte mendimi i saj gjithmonë mbi mua. Më bënte të ndihesha në faj, disi borxhli.
- Pra, mirë.
-Jo. Aspak mirë. Isha një idiot.
Kjo dreq lirie nuk vlen fare dhe unë nuk kisha kuptuar asgjë. Nuk e kuptova atë. Të qënurit e kujdesshme, e pranishme, të shqetësohej për mua ishte mënyra e saj për të më dashur, për të më përkëdhelur. Dhe e bënte pothuajse në heshtje, pa dashur asgjë në këmbim.
E vërteta është se: nëse një femër nuk shqetësohet për ty, nuk kujdeset për ty, që nuk do të ndaj me ty, thjesht nuk të do më.
Do doja shumë që të kthehej të më çante kokën.
Do ta doja vërtet.

L. Cherubino
 
Të huaj jemi ne prej kohësh,
Ç’ish për t’u thënë është thënë,
Si gurët që zënë vend në tokë,
Në jetë vend ne kemi zënë.
Drejt njëri-tjetrit kemi mbyllur
Të gjitha rrugët edhe shtigjet,
Si dy qytete mesjetare
Me mure, heshta dhe me pirgje

I.Kadare
 
Nuk do kem kurrë nevojë për njeri , përsa kohë në gotën time pihet dëshira për mbytje dhimbje .
Nuk do ndjej mall për asgjë e askënd , sa kohë gjatë pasditeve të mia , është më çlodhëse të dëgjoj heshtjen time sesa zëri im të mos pranohet.
E sigurisht është e trishtë, sesi ... njeriu lind nga njeriu , por lufta me të e bën të dashurojë vetminë.
 
Kete nate degjova nje ze qe me thoshte me mungon! Dukej sikur ishe aty, dukej sikur me buzeqeshje dhe me perqafoje! Sikur te mundesha do ndaloja boten ne ate buzeqeshje. Ah sikur te mundesha ne ate perqafim do ndaloja kohen deri ne agimin e dites te re per te na gjetur ashtu te shtrenguar ne nje trup te vetem me shpirtat qe na perkasin per te shuar mallin e gjithe casteve qe kam dashur te ishim bashke!.. Me kape doren dhe duke veshtruar qiellin e erret me the... Nuk ka kohe per dashurine tone ka shume re ne kete qiell,,.Nderkohe qe te veshtroja ne syte e tu shikoja dhimbje,,.. me syte akoma drejtuar nga qielli vazhdove.. kam frike dashuri se kjo jete nuk na perket, Kam frike e bukura ime se do te dua perjete po sdo jem kurre i joti.. duke marr fryme thelle me shpirtin te copetuar vazhdove..neqofese do kisha mundesi te pikturoja te nesermen time do e pikturoja bashke me ty, cdo mur te jetes do e ngjyrosja me emrin tend, cdo emocion do kishte frymarrjen tone,, cdo heshtje do kishte formen tone, dhe cdo fjale heshtjen tone,.. vetem nese jeta nuk do na kishte vjedhur ngjyrat tona ky qiell nuk do ishte pervecse nje pikture e pasionit tone,... Te shtrengova fort me koken e mbeshtetur te supi yt dhe veshtrimin nga ai qiell qe ishte denimi yn ne ato momente te thashe... Do te dish nje sekret? Askush sdo ket ate embelsi qe kemi ne kur I themi njeri tjetrit TE DUA! askush sdo di te na dhuroj ate cmenduri ndenjash sa here kerkohemi, askush nuk do i njohi xhelozite tona me mire se ne te dy,, asnjehere tjeter ne jeten tone do lejojme te futet dikush per ta trazuar enderrat, sepse do mbyllim gjithcka ne kasaforten e zemres dhe celsin do e hedhim poshte,,.. prandaj me perqafo shpirt, perqafom tani, ikim larg ketij realiteti, larg nga ky qiell, ikim pak hapa larg nga pafundesia atje ku jeton pamundesia I vetmi vend ku DASHURITE E MEDHA. mund te qendrojne pergjithmone!!...
 
Dikush te do dikush te vret
Dikush te ruan si thesar
Dikush do te te shoh duke qar
Dikush lutet te te ket

Dikush te ben ty perendesh
Dikush as ne kembe nuk te le
Dikush te puth ballin cdo mengjes
Dikush as vleren s'ta di me

Per burra tani po flas
Por edhe per qenie pa kuptim
Them per njerez me plot klas
Jo per mbeturina qe skan shpjegim

Jo moj grua mos u frikso
Nga copa mishi me dy sy
Ka dhe Burra me kupto
Qe jane Krenar gjithmone per Ty

Asnjehere mos u tremb
Jo nuk trembet qenie jote
Ti e di qe jeta dhemb
Por ju jeni forca e kesaj bote

Jo ankesat nuk jane per ju
Vetem te buzeqeshni dini
Ju cdo brez i'u ka provu
Mrekulli ne toke jini

Ndaj ju lutem vazhdoni jetoni
Jeni te forta mos harroni
Cdo mbeturine nga jeta juaj largoni
Buzeqeshjen e shpirtit gjithmone tek vetja kerkoni..
 
Kështu qënka jeta
ëndrra
gëzime
hidhërime
urojmë për ditëlindje
ngushëllojmë për vdekje
dhe ikim udhës që zvogëlohet
të zbukuruar me dinjitetin superb
mbushur me krenarinë idioteske
madhështinë tonë qesharake veshur deri në fyt
delire përjetësie milingonash të bujshme
dhe kemi mbuluar me sukses
çdo centimetër të vetes
në mënyrë që të mos na njohë askush
të dukemi njësoj
këtej dhe matanë
nga lart e nga poshtë
nga brenda dhe jashtë
se ndryshe si do na buzëqeshin të ngjajshmit tanë?
zhvishu, njeri, zhvishu,
dhe lëri edhe ata të zhvishen
para se të t’i shqyejë maskat
tjetri që brenda teje rritet …
se vërtet dëbora flokët e vet shkul
i hedh mbi shtëpitë dhe rrugët
për të na bërë më të bardhë
por rrezja e diellit që shkrin çdo gjë
e zhvesh qytetin …
në rrugë do shfaqen kafshë të ngordhura
me sytë hapur
dhe jo gjurmë hapash që kurrë s’i bëmë
për të mos vrarë bardhësinë e falur
e të rreme…
zhvishu, njeri, zhvishu,
ndoshta jam qyteti yt
ku ti shëtit pa e ditur….
 
Natan Zach
________
Ji i matur.
Hape jetën tënde
veç ndaj flladesh që sjellin ledhatime
largësie.
Ji i matur, por assesi frikac:
mos jeto sa për të thënë.
Hape jetën tënde,
hap dritaret ndaj parandjenjës së pranverës.
Lejo flladet që të hyjnë
e të të flasin për largësi,
për të panjohur, pika kthimi, udhëkryqe dhe shtigje;
të të shtyjnë drejt horizontesh të reja.
Erdhi çasti për t’u çuar,
për t’u nisur prapë për rrugë.
Erdhi çasti që të marrësh frymë sërish.

nc_ohc=WWNRxFUFgUIAX-nTCH2&_nc_ht=scontent.ftia4-1.jpg
 

Attachments

  • nc_ohc=WWNRxFUFgUIAX-nTCH2&_nc_ht=scontent.ftia4-1.jpg
    nc_ohc=WWNRxFUFgUIAX-nTCH2&_nc_ht=scontent.ftia4-1.jpg
    39.1 KB · Shikime: 0
  • nc_ohc=WWNRxFUFgUIAX-nTCH2&_nc_ht=scontent.ftia4-1.jpg
    nc_ohc=WWNRxFUFgUIAX-nTCH2&_nc_ht=scontent.ftia4-1.jpg
    39.1 KB · Shikime: 0
  • Zjarr!
Reactions: A2.
DIÇKA SHUME E RENDE KA PER TE NDODHUR ! Gabriel Garcia Márquez

Në një fshat të vogël jetonte një zonjë e moshuar me dy fëmijë të vegjël … Fëmijët pikasën një ditë se nëna e tyre ish’ e shqetësuar e kur e pyetën se ç’kish’ ngjarë ajo iu përgjigj: – Nuk di t’u them saktë, por sot jam zgjuar me një parandjenjë se diçka shumë e rëndë ka për të ndodhur në fshat… Fëmijët qeshën me fjalët e nënës së tyre, duke pohuar mes njëri-tjetrit se këto parandjenja ishin pesë me hiç.. Djali shkoi paskëtaj të luante futboll me shokët e tij e në çastin që po përpiqej të godiste topin, shoku i tij i thotë: – Unë vë bast që ti nuk ke për të luajtur mirë sot. Djali i panikuar nga ç’ka dëgjoi, la lojën në mes e u largua, ndërsa shoku i tij fitoi bastin. Të gjithë u habitën për këtë fakt pasi e mbanin për lojtar të zotin, ndersa ai ua ktheu: – Se ç’kam sot.. më ka mbetur mendja në fakt tek fjalët e nënës sime e cila më pohoi sot se diçka e rëndë do të ndodhte në fshat. Të gjithë nisen të qeshin me fjalët e tij.. Djali që fitoi bastin u kthye në shtëpi e u tregoi prindërve se ç’kish’ ngjarë teksa luante me shokët. – I fitova një bast Damasos lehtë fare sot, pasi ai nuk luajti siç duhet, ngaqë i kish’ mbetur mendja tek fjalët e nënës së tij e cila i kish’ pohuar se diçka shumë e rëndë do të ndodhte në fshat. Nëna e tij pasi dëgjoi këtë ndodhi u prish në fytyrë e u ngrit nxitimthi të shkonte te kasapi të blinte mish. Sapo arriti në dyqan ajo i tha kasapit: – Më jep një kg mish, apo e di ç’ke ti, më mirë me bëj dy kile, sepse kam dëgjuar se diçka shumë e rëndë paska për të ndodhur në fshat, kështu që më mirë të jemi të përgatitur. Paskëtaj tek kasapi vjen një zonjë tjetër e ky i thotë: – Degjova rrotull që diçka e rëndë do të ndodhte në fshat, kështu të sugjeroj të blesh dy kg mish, pasi të gjithë njerëzit po blejnë me shumicë ushqime, për të qenë të sigurtë. Zonja e panikuar pas kësaj që dëgjoi i thotë kasapit: – Meqë qenka puna kështu , më bëj katër kg mish, pasi jemi shumë gojë për t’u ushqyer në shtëpi e më mirë të jemi të sigurtë… Lajmi mori dhénë e kasapi mbaroi kështu për gjysmë ore krejt mishin e shkoi të therë më pas një lopë tjetër. Të gjithë paskëtaj prisnin me ankth të ndodhte diçka e rëndë, ndërsa gjithçka u paralizua rrotull. Aty nga ora dy pasdite vapa nisi të bëhej e padurueshme, ndërsa dikush ia priti: – E vini re ç’vapë bën sot? – Po këtu gjithnjë bën vapë-u hodh e tha një tjetër . – E vërtetë është, por kurrë në fakt nuk ka bërë vapë si sot… Në mes të sheshit u ul më pas një zog e një tjetër tha: – Pa shihni! Në qendër të fshatit qenka ulur një zog, ndërsa të gjithë të habitur kthyen sytë nga ai.. – Po këtu janë ulur gjithmonë zogj, tha dikush. – Janë ulur vërtetë tha një tjetër, por jo në këtë orë. Një valë tensioni e paniku i mbërtheu të gjithë e paskëtaj secili doli me një vendim, për të lënë fshatin sa më parë. – Unë po largohem! – tha njëri e ashtu beri… Teksa e shihnin të largohej të tjerët pohuan njëzëri: – I lumtë atij që mori guximin të ikë , o burra të ikim edhe ne.. Në fshat paskëtaj u bë rrëmujë e madhe e të gjithë filluan të bëhen gati të largohen prej aty… I fundit që po mblidhte gjërat për t’u larguar prej aty, u tha të tjerëve: – Une nuk dua që kjo fatkeqësi të futet në shtëpinë time e për këtë arsye unë do t’i vë flakën asaj e pastaj do të largohem.. Të tjerët sa panë ç’ka ndodhi, u kthyen pas e i vunë dhe ata flakën shtëpive të tyre. Paskësaj ia mbathën me të katra thua të kishin ikur nga murtaja..
Zonja e moshuar e cila kish’ parë gjithë ç’kish’ ndodhur e kish’ dhënë lajmin “ogurzi”, qeshi me të madhe pas kësaj tha: – Kur unë thashë se diçka shumë e rëndë ka për të ndodhur, të gjithë më thanë se qenkësha e çmendur…
 
Lumturia ime jam une ,
jo ti Jo vetem se ti mund te jesh kalimtar,
Por edhe se ti do qe une te jem ajo qe nuk jam
Une nuk mund te jem e lumtur kur ndryshoj
Vetem per te kenaqur egoizmin tend
E nuk mund te ndjehem e lumtur kur me kritikon se
Nuk mendoj njelloj si ti
E nuk shikoj njelloj si ti
Me quan rebele
Po sa here kam kundershtuar bindjet e tua
Ti je revoltuar me te miat
Une nuk kerkoj te brymos mendjen tende
E di qe ti lufton te tregohesh ai qe je
Dhe nuk mund te lejoj ty te me thuash se cila duhet te jem.
Sepse luftoj te jem une...

/Leo Buscaglia


3967765-EUIGYHHT-7.jpg
 

Attachments

  • 3967765-EUIGYHHT-7.jpg
    3967765-EUIGYHHT-7.jpg
    130.7 KB · Shikime: 0
  • 3967765-EUIGYHHT-7.jpg
    3967765-EUIGYHHT-7.jpg
    130.7 KB · Shikime: 0
  • Zjarr!
Reactions: A2.
Shumë njerëz i lëndojnë personat e mirë, sepse kërkojnë për dikë më të mirë në jetën e tyre, por gjithmonë përfundojnë me dikë më të keq dhe pastaj pendohen. Harrojnë se pendimi është i kotë, sepse askush me mend nuk rikthehet sërish me atë që e ka lënduar.
Gjithkush përpiqet të gjejë njeriun e duhur në jetë, por askush nuk përpiqet të jetë vetë njeriu i duhur. Askush nuk përpiqet të vetëpërmirësohet dhe të bëhet i duhuri për dikë tjetër. I kërkojmë gjërat të gatshme, pa dhënë aq sa duhet nga jeta jonë.
Kalon shumë kohë, ndonjëherë edhe e gjithë jeta, derisa një person e kupton realisht se ka jetuar për të kënaqur të tjerët dhe ka përfunduar disa herë i lënduar vetë. Është e trishtë, por edhe pse thuhet se njerëzit mësojnë nga dhimbjet, nuk është dhe aq e vërtetë. Njerëzve u duket e ëmbël dhimbja prej atyre që duan.
Nuk duhet ta besosh gjithçka verbërisht. Është e kotë. Secili ta tregon historinë, sipas këndvështrimit të vetë.
Dëgjoji gjithë versionet e mundshme të një historie, por në fund vendos vetë për atë që e beson si të drejtin.
Ngjyrat e vërteta të atyre që të rrethojnë, njihen gjatë stuhive më të rënda të jetës. Mos prit t’i njohësh në gëzime njerëzit rreth teje. Të tërë të afrohen, të buzëqeshin dhe të bëjnë të besosh se duan më të mirën për ty në momente të gëzuara. Ama të paktë janë ata që do të qëndrojnë me ty në vështirësi dhe akoma më të paktë ata që do të ndihmojnë të dalësh prej vështirësive.
Çdo gjë që ta kanë marrë dhe mendon se e meritoje, do të kthehet 10-fish tek ty. Zoti punon për ata që e meritojnë. Nëse ti meriton paqe, lumturi, shëndet, miq, familjarë dhe financa të mira, Zoti do të t’i japë ato.
Njerëzit më të lumtur nuk janë ata që marrin, por ata që japin. Hidhni sytë përreth. Ata që kanë zili të tjerët dhe marrin sa më shumë prej tyre, kënaqen për momentin dhe më pas trishtohen. Nuk ngopen asnjëherë. Ata që japin, janë ata më të lumturit. Njerëz të tillë lumturohen nga lumturia e të tjerëve.
Kuptimi i jetës nuk qëndron tek të bërit keq. Të bësh keq është gjëja më e lehtë që ekziston. E vështirë është të bësh mirë dhe të mbahesh mend për mirë, ndaj lëri njerëzit më mirë, nga sa i ke gjetur. Përqafoje dhimbjen. Puthe atë që po vuan. Bëhu mik me të humburin. Duaje të vetmuarin.

-Mitrush Kuteli
 
Ishin të shumta, dikur, buzëqeshjet e tua:
befasuese, djallëzore, buzëqeshje festive,
triste ndonjëherë imcake, por prapë buzëqeshje.

Jo vetëm njëra mbeti për ty prej buzëqeshjeve të tua,
Do të gjej një arë ku rriten me qindra buzëqeshje.
Dhe të sjell një krah prej atyre buzëqeve të bukura.

Ti do të më thuash që s’ke nevojë për buzëqeshje se,
shumë të kanë lodhur buzëqeshjet e mia e të tjerëve,
si ç’më kanë lodhur dhe mua buzëqeshjet e tyre,

Më kanë lodhur edhe mua pikërisht buzëqeshjet e mia Për mbrojtje kam shumë buzëqeshje prej tyre.
që m’i bëjnë edhe më pak të lehta buzëqeshjet,

Por të them të vërtetën, unë nuk kam buzëqeshje.
Je ti për jetën time e fundit prej buzëqeshjeve.
buzëqeshje që në fytyrë nuk ka kurrë buzëqeshje.

1618670561061.jpeg

E.E.
 
Dua të të urrej, po s’mundem,
Është e vështirë të urrehen
Të bukurat!
Paçka se ti hodhe në erë,
Të gjitha rrugët,
Të gjitha urat!
 
SI TË TË HARROJ

Si të të harroj,
Kur s`të harroj dot,
Për atë Zot!

Si të të harroj,
Frymë pa ty të marr,
Në këtë botë!

Si të të harroj,
Kur koha s`bën sens,
Një çast pa ty!

Si të të harroj,
Kur jeta përreth,
Të mbyt me vetmi?

Si të të harroj,
Kur të shenjtë të kam,
Mbi çdo gjë në botë...

Si të të harroj,
Kur, pa ty, dyshoj,
Ka apo s`ka Zot?!

Timo Flloko
 
Unë desha të pamundurën ndoshta dhe ajo më desh sa do pak apo në mënyrën e saj absurde herë herë dhe arrogante ndoshta më deshi për sekonda minuta orë muaj ndoshta dhe vite.
Por asgjë nuk kthehet pas kur çdo gjë ska më vlerë kur gjithfarë mbetet thjesht një kujtim një puthje një përqafim një natën e mirë,ndoshta pa lamtumirë.

Se di a ishte mallkim apo urim.

“Dashurofsh sa të desha unë e të dashurofshin sa më doje ti”

@Camorristi
 
Nata

E adhuroj naten
E urrej nganjehere
Dua te te them EJA me tako
Kjo ishte ideja ime
Nata
Mendime
Sa mendime me pershkojne
Idete e mia jane kaq te qarta
Nata
Ngrihem te te shkruaj dhe
Konfusion
Nuk gjej me as fillim e as fund
Kam nevoje per ty
Por si te bej???
Si te te kerkoj???
Eshte nate
Po degjoj nje kenge te vjeter.
Sa kujtime
Sa endrra
Gjithcka sa larg dhe sa e gjalle
Koha
Shpesh koha nuk ka shume forca
Shpirti fiton mbi gjithcka
Nuk mundemi per asgje
Te shoh. Te shoh akoma
Koha nuk me duhet
Nuk me ndihmon per te harruar
Nuk dua
Dhe akoma jetoj
Jetoj edhe per ty
Me shume se kurre
Qetesia e nates
Degjo
Me degjon?
Po
Jemi larg. Por shpirtrat tane preken. Jetojne
E paperballueshme. E mrekullueshme
Sa shume nga ty ka ne mua. Sa?
Asgje e jotja qe jeton ne mua nuk do te humb
Asgje
Eshte pjese e imja. Eshte pjesa qe ruaj me fanatizem
Eshte ajo cfare dua qe te njohin
Ty
Mua
Ti je keshtu
Hyn ne brendesi dhe nuk iken me
Dhe keshtu dua te jete…Pergjithmone!!!!


@Monique
 
Kur qeshja, më thoshin: Pse nuk ke seriozitet?!
Kur qaja, më thoshin: Pse nuk qesh?!
Kur buzëqeshja, më thoshin: Shiko si shtiret para të tjerëve!
Kur isha i vrenjtur, më thoshin: Sa njeri i rëndë!
Kur heshtja, më thoshin: Nuk di të flasë.
Kur flisja, më thoshin: Pse flet kaq shumë?!
Kur falja, më thoshin: Sa i dobët dhe frikacak! Po të ishte i zoti, do hakmerrej.
Kur i kundërvihesha padrejtësive, më thoshin: E bën se është mendjemadh se, po të ishte i drejt nuk do sillej në kështu.
Pra, më në fund, e kuptova se, sa do të dëshirosh t'i kënaqësh njerëzit, do të të kritikojnë. Kënaqësia e njerëzve është diçka që kurrë nuk mund të arrihet.

/ IMAM SHAFI LIBRI KOMENTI
 
Chandra Livia Candiani- CA MËNGJESE

Ca mëngjese
në zgjim
një vogëlushe boksiere
shfaqet në pasqyrë
me shenjat e ndeshjes
poshtë syve
dhe në cepat e buzëve,
tërbimin e plagës
në vështrim.
Është ndeshur gjithë natën
me natën,
peshë pupël
dhe një vigan të tejpashëm
një shkëmb të flakur
drejt lartësisë
dhe një fije bari e paepur
që e pret
me grushte lart:
siç janë veç të rriturit.
***
Unë ledhatoj heshtjen
Unë ledhatoj heshtjen.
heshtjen –
që më dërgon –
ti.
Shpejtësinë
e mungesës sate
e shijoj –
mosqenien –
këtu
në thelb të kraharorit
bosh,
e rrufis
si një dorë e madhe
e hapur
nën shi.
 
Dritëro Agolli- PËR DASHURINË...

Dashuria fillimisht është e turbullt.
Dashuron, po cilin aspak s’është e qartë,
Dhe agimi kur vjen, është i mugët,
Sendet s’kanë as formë e as trajtë.

Dita zbret dhe gjërat dalin të plota:
Forma, trajta, konture e vija,
Dalëngadalë e tillë vjen bota,
Ja, fytyrën kështu e zbulon dashuria.
 
Simone de Beauvoir :

...“Unë jam jashtëzakonisht e babëzitur; dua çdo gjë nga jeta. Dua të jem edhe grua, edhe burrë; të kem shumë miq dhe të kem vetmi, të punoj shumë dhe të shkruaj libra të mirë, të udhëtoj dhe të shijoj veten, të jem egoiste dhe aspak egoiste… E shikon, është e vështirë të kesh gjithçka që dëshiron. Dhe pastaj, kur nuk ia dal, çmendem nga zemërimi”...
 
FUT DUART NE XHEPA…

… dhe ik, o njeri...
gjithçka një ikje e madhe
qënka nisje e përditshme
për ku askush s’e di
dhe kur arrijmë atje përsëri ikim…
ikim në emër të të ecurit
në emër të ujit të ndenjur
të gurëve që zënë myshk
të trastës pas shpinës hedhur
në emër të asaj që nuk njohim
të hapave që në pritje rrinë neveritur
nga gjurmët e qëndrimit lodhur
nga gjërat që dimë…
këndoi vetes një këngë
udhëtimi dhe mëndjen mos e vrit
nëse vrave a të vranë
karusel njerëzish të tepërt është jeta
gënjeje veten edhe këtë radhë dhe ik, o njeri,
atje ku dikush mungon
nëse vërtet ka një vend të tillë
ik shkujdesur
me duart në xhepa
si dikush që harron të kujtojë...

Shiko fotografinë 1918296
 
Unë mund ta duroj vetminë por, të mbeturin vetëm kurrsesi,
Nuk është bukur të plakesh vetëm, duke parë muret.
Duke kërkuar me sy një mik
Me tik-takun e orës...
Bashkë me lumturinë mund ta shtyj kohën, s'kam frikë,
Por,
Duhet të jetë dikush që të thotë "Mirëmëngjes! Natën e mirë".
Ndonjëherë duhet të më cingërrijë në vesh një telefon, gjithsesi
Përndryshe nuk është vështirë, nuk është fare e vështirë
Të përziej çajin në gotë,
Dhe ta shijoj krejt i vetëm.
Por,
Ndonjëherë duhet një zë që pyet
"Me sa sheqer e do?”


CAN YÜCEL
 
"PUTHJA"-tregim (Guy de Maupassant)

E dashur çupë, meqë ti po qan që nga mëngjesi në mbrëmje dhe nga mbrëmja në mëngjes, meqë mendon se burri do të të ndajë dhe ti nuk di ç’të bësh dhe, i lutesh për një këshillë tezes plakë, të cilën e pandeh si tepër eksperte, atëherë dhe unë, pra po të tregoj. Nuk e di se sa shumë beson ti tek unë, por unë nuk jam as edhe krejt injorante në atë artin e të dashuruarit, ose më mirë, si dashurohet, që ti, më duket, nuk e zotëron shumë mirë këtë. Në këtë moshë që jam, unë mund të ta rrëfej. "Më thua se për të, ke pasur vetëm përkujdesje, mirësi, ëmbëlsi, përkëdheli, puthje. Mbase e keqja vjen, pikërisht nga kjo: kam përshtypje se ti e puth shumë atë. Ne, e dashur, zotërojmë fuqinë më të tmerrshme që ekziston: dashurinë.
Burri, me forcën e tij fizike, e ushtron atë nëpërmjet dhunës. Gruaja, me magjepsjen e saj, dominon nëpërmjet përkëdhelive që janë arma jonë e frikshme dhe e pamposhtur, por që ne duhet të dimë ta përdorim. Dije që ne, jemi zota të tokës.
Të tregosh historinë e Dashurisë që nga origjina e botës, do të thotë të tregosh historinë e njeriut. Çdo gjë vjen prej andej: artet, ngjarjet e mëdha, doket dhe zakonet, luftërat, tronditjet e perandorive. Në Bibël mund të gjesh Delilan e Juditën; në mit, Onfalen dhe Elenën; në histori, Sabinat, Kleopatrën dhe shumë të tjera. Prandaj, ne mbretërojmë, sovrane dhe të gjithëfuqishme, por si mbretërit, duhet të japim prova të një diplomacie delikate.
Vogëlushe e dashur, dashuria përbëhet nga hollësira, nga ndjenja të paperceptueshme. Ne e dimë se ajo është e fortë si vdekja, por edhe e brishtë si qelqi. Mjafton përplasja më e vogël për ta thyer dhe shembur sundimin tonë, pa mundur ta rindërtojmë. Ne kemi aftësinë që t’i bëjmë burrat të na adhurojnë, por na mungon një gjë e vockël: dallimi i nuancave në përqafimet, intuita e hollë i së tepërtës në shfaqjen e dashurisë sonë. Në çastin e përqafimeve, ne humbim kuptimin e nuancave, ndërsa burri, pra që dominojmë, mbetet përherë zot i vetvetes, në gjendje që të gjykojë absurdin e disa fjalëve, shpërpjesëtimin e gjesteve të caktuara.
Dëgjomë me vëmendje tani në këtë pikë, vogëlushe: është defekt i racës sonë, është thembra jonë e Akilit. E di nga vjen fuqia jonë e vërtetë? Nga puthja, vetëm nga puthja. Të dimë të zgjasim, të dimë të largojmë buzët, mund të bëhemi mbretëresha. Megjithatë puthja është vetëm një parathënie, por një parathënie magjepsëse, më e lezetshme se vetë vepra, një parathënie që rilexohet përherë, ndërsa s’mund të lexohet përherë... libri. Po, bashkimi i buzëve është ndjenja më e përsosur e më hyjnore që i është dhuruar njeriut, kufiri i fundit dhe i epërm i lumturisë. Në të puthurën, vetëm në të puthurën, beson ndonjëherë se ndjen bashkimin e pamundshëm të shpirtrave që ne kërkojmë, shkrirjen e zemrave të dridhshme. A të kujtohen vargjet e Sully Prudhomme: ...Përkëdheljet, përqafimet: shfrimi i kotë i dashurisë që tenton midis shpirtit dhe trupit të njerëzve të çmendur ... "Vetëm një përkëdheli mund të të japë ndjenjën e palëndët dhe të thellë të dy qenieve që formojnë një të vetme: puthjen. Deliri i dhunshëm i zotërimit të plotë nuk vlen për afrimin e buzëve fërgëlluese, kontaktin e parë të lagësht dhe të freskët dhe bashkimin e palëvizshëm, të gjatë, sa më të gjatë dhe të ëndërruar! Prandaj, e dashura ime, puthja është arma jonë më e fortë, por kujdes që ti të mos e teprosh atë. Mos harro se vlera e saj, është relative, krejtësisht konvencionale, ndryshon vazhdimisht, sipas rrethanave, gjendjes së pritjes ose sipas dalldisë së mendjes.Po marr një shembull. Një tjetër poet, Fransua Koppék, shkroi një varg që të gjitha ne e kemi në mendje, një varg që na duket i mrekullueshëm, që na bën të dridhemi thellë. "Pasi ka përshkruar pritjen e të dashurës në një dhomë, gjatë një mbrëmje dimri, shqetësimet e tij, padurimi i tij nervoz, frikësimet e tij të tmerrshme duke mos e parë të vijë, ai tregon arritjen e gruas së dashur që më në fund hyn me nxitim, pa frymë duke mbajtur një shkulm ere të ftohtë nën fustanin e saj dhe thërret: Oh, gjysma e parë e puthjeve të dhëna përmes velit! "Drejt ndjenjës së këndshme, të vëzhgimit joshës të së vërtetës së përsosur. Të gjitha ato që kanë shkuar fshehtas në takim, të hedhura nga pasioni në krahët e një burri, i njohin mirë puthjet e këndshme nëpërmjet velit, edhe dridhen ende, kur i kujtojnë. Megjithatë, kjo joshje rrjedh nga rrethanat, nga vonesa, nga pritja e ankthshme, të duash t’i konsiderosh nga një pikëpamje thjesht seksuale ose më mirë jo thjesht seksuale, janë të neveritshme. Mendo për këto. Jashtë bën ftohtë. Gruaja e re eci me shpejtësi, veli u lag krejt nga frymëmarrja e saj e akullt. Midis trikos me dantella të zeza, xixëllojnë pika uji. I dashuri nxiton, ngjit buzët e tij të zjarrta me atë avull të lëngshëm të mushkërive. Veli i njomur, me shijen e neveritshme të ngjyrave kimikate hyn në gojën e të riut, i lag mustaqet. Ai nuk ndien asgjë nga goja e të dashurës së tij, ndien vetëm ngjyrën e velit të qullur nga fryma e ftohtë. Megjithatë, ne të gjithë e thërrasin me të poetin: Oh, puthjet e para të dhëna përmes velit! "Vlera e këtij përqafimi është vetëm konvencionale, prandaj duhet të kesh frikë ta përbuzur atë. Tek e fundit, e dashur, në mjaft raste je treguar jo shumë e matur. Dhe nuk je e vetmja, sepse pjesa më e madhe e grave e humbasin autoritetin e tyre pikërisht duke abuzuar me puthje të papërshtatshme. Atëherë kur ato mendojnë se burri i tyre ose i dashuri është pak i lodhur, i cili gjendet në një nga ato çaste rraskapitjeje në të cilat zemra ka nevojë për pushim si dhe trupi, në vend që të kuptojnë atë që ka, këmbëngulin në përqafime të papërshtatshme, e lodhin njeri-tjetrin me kokëfortësinë e buzëve të nderura, me përqafime që nuk kanë as fillim as mbarim. Beso në përvojën time. Para së gjithash, mos e puth kurrë burrin në publik, në tren, në restorant. Është diçka me shije të keqe, ndaj nëse ke dëshirë, frenoje veten. Do të bëje që ai të ndjente veten qesharak, dhe do të të mbante mëri për këtë. Kujdes sidomos me puthjet e kota të dhëna në intimitet. Jam e sigurt që ti bën një zakon të tmerrshëm. Një ditë që munda të të shihja ishe me të vërtetë e bezdisshme; ti mbase s’e mban mend, sigurisht.. Rinim të tre në sallonin e vogël dhe meqë nuk ju vinte turp nga unë, ai të mbante mbi gjunjë dhe të puthte gjatë në zverk me buzët e përhumbura nëpër kaçurrelat e qafës. Në çast, ti bërtite, - Ah! Zjarr - Nuk kujdeseshit më për të dhe ai po shuhej: në oxhak mezi skuqnin ca ura të venitura. Ai u ngrit, shkoi drejt depos së druve nga e cila mori aty kërcunj të mëdhenj dhe i ngriti me mundim, e i çoi drejt oxhakut, kur ti iu afrove atij me buzët lutëse, duke mërmëritur: - Puthmë...- Ai gjithmonë duke mbajtur me mundim trungjet, ktheu kokën. Butësisht, ngadalë, ti mbështete buzët mbi ato të fatkeqit që qëndronte me qafën dhe kryqet shtrembër, krahët e përthyer, duke u lëkundur nga mundimi i madh. Dhe ti e zgjasje këtë puthje torturuese, as pa parë e as pa kujtuar gjë. Kur e lëshove, të dëgjova të mërmërisje me pamje fyese -.. O- bo-bo! Sa keq që puth...! Tani këtu mendjen. Të gjitha ne, kemi maninë, nevojën e pavetëdijshme kafshërore t’u hidhemi atyre vërtet në çastet më të këqija: kur ai është duke sjellë një gotë plot me ujë, kur mbath këpucët, kur lidh nyjën e kravatës, me pak fjalë, kur ai gjendet në një pozicion të papërshtatshëm, dhe ti e shtrëngon atë pa lëvizur në një përqafim të bezdisshëm që e detyron të qëndrojë për një minutë me të njëjtin pozicion skicë dhe vetëm me një dëshirë të vetme: që të shkojmë. Mos i mbaj si të pakuptimta ose si meskine këto vërejtje. Dashuria është delikate dhe e vogël, për një diçka të parëndësishme, ajo prishet: mësoje se gjithçka varet nga mënyra e përkëdheljet tona. Një puthje e pamend, mund të ndikojë shumë keq. Vëri në praktikë këshillat e mia. Tezja jote plakë, Koleta.

Shiko fotografinë 1918925
 
Kur të dua ty - ndryshon - forma e globit.
Rrugët e botës konvergojnë në duart tuaja dhe duart e mia
Rendi i orbitave ndryshon, peshqit shumohen në det,
kurse një hënë udhëton në linearin tim të gjakut.
Pamja ime ndryshon: bëhem pemë, bëhem shi, bëhem
një dritë e zezë brenda syrit të Spanjës.

Nizar Kabani- KUR DASHUROJ...
 
Dedikim... :)

kur bie mbremja ti ulesh
e me lexon...
buzeqesh dhe skuqesh lehte…
fluturat turbullohen
dhe une e di qe per nje cast
heshturazi
pa fjale
me jepesh…
ashtu...
në menyren tende…
buzeqeshur…
faqet skuqur lehte…
dhe pastaj ti largohesh...
ashtu…
ne menyren tende…
heshturazi…
pa fjale
duke me lene sperkatur me buzeqeshjen tende…
ah, ajo buzeqeshja jote!
parfumi im në shishen e huaj.

holding_hands-fingers-bed-Favim.com-6163706.jpg
 
Antonio Machado – Sytë

Kur i vdiq e dashura,
në shtëpi u pat ndryrë
dhe vendosi të plakej
fill i vetëm me kujtimin dhe me një pasqyrë
ku ajo shihej në dritë.
Mendoi se do të mund ta ruante,
si kopraci në arkë ar e argjend,
gjithë të shkuarën në një copë pasqyrë
dhe koha të ndalej në vend.

Viti u mbush dhe kaloi.
Si i kishte sytë, – pyeti, – të bardhë a të zez?
Të kaftë, të kaltër, të hirtë?
Si i kishte, o zot, ç’është kjo harresë?

Një ditë pranvere doli në rrugë
heshturazi për të shëtitur zinë dyvjeçare,
me zemër të ndrydhur… Kur,
te qemeri i errët, në një dritare
pa të ndrisnin dy sy. Asgjë nuk tha,
uli të tijtë dhe vazhdoi rrugën…
Krejt si ata!
 
Lo splendore del sole
ti abbacinava ieri
dolendo
come la piaga
nelle pupille del cieco.
Ma oggi
lo splendore del sole
non è abbastanza lucente
per la lucentezza tua:
nell’infinito mondo non c’è
che questo tuo splendore
vero.

Antonia Pozzi
E95BE180-1A20-4B79-A539-378081611A81.jpeg

Foto Vincent Peters
 
.. Ti me shterngon kaq fort
Mburoja e indiferences shkermoqet si muret e xherikos
nga ofshama e deshires
Trupi i squllur si kermill i nxjere nga guaska
I paafte per te bere rezistence
Deperton ne poret e babezitura te lekures tende
Qenien qe zhbehet ma kaplon nje agoni e embel
Por ti nuk me le te vdes
Me jep pak nga fryma jote
Me peshperit te mos kem frike se do maresh fryme per te dy

Ndodhem ne ty
Ngjyra e syve te mi e tretur ne ngjyren e syve te tu
Kureshtare dhe entuziaste qe do shohin ate qe ti do te shohesh
Gjuha ime qe perkedhel qiellzen tende
Dhembet e mi qe i gezohen veshjes se re te zmaltit te rruazave te tua
Buzet qe prekin njera-tjetren dhe krijojne ndjesine e nje puthje te panderprere
Kordat e kaperthyera si krahe fluturash
Mushkerite qe s'ndjejne te ngopur me ajerin e perbashket
Stomaku i detyruar te ndjeke ritmin e nje bezdie te kendshme
qe i shkakton regjimi i ri dietik..
Mollezat e gishtave qe dridhen nga kenaqesia duke prekur lekuren
e perbashket
Gjaku im ushqyer prej gjakut tend
Pompuar prej zemrave qe punojne me nje ritem te shfrenuar
dashnoresh qe duan te ngrehin boten peshe
Rrjedh neper venat a tua me nje vrull djaloshar
Indet perterijne njeri-tjetrin
Kembet e pamesuara me nje qendrim gjysemakrobatik
Sforcohen te tregohen te sjellshme
Por nje ferkim gishtash zbut tensionin
E ato vazhdojne te ndjekin avazin e perjetshem
te baletit femeror
Seksi im shkrihet si leng ambroze ne muret e mitres tende
E ti qe ecen mbi re si nje krijese puplore
Pushtuar nga ndjenja te papershkruara
E bukur si perla e olimpit

Papritmas te kap frika se une mund te merzitem brenda teje
Me jep pak liridalje duke me postuar ne nje kapsule te mishte
te quajtur fetus
I merzitur ne ate hapesire te ngushte shkelmoj e grushtoj paretet
e buta duke te shkaktuar dhimbje e gezim
Kembadoraz dhe me kembengulje dal permes shtegut te ngushte
te quajtur porta e jetes
Instiktivisht kerkoj duart e tua
Qaj me te madhe e te ankohem
Perse me nxore nga vetja
Ti me perkedhel me buzeqeshje
Perzier me dhimbjen e dashurine me te madhe te kesaj bote
E me thua
Ti vazhdon te jesh brenda meje!

D.T.

Shiko fotografinë 1919329
 
Robert Shvarc- FALMË

Oh, falmë, falmë mikja ime
Në ta lëndova përsëri
At’ plagë që s’don më ngushëllime,
që don të mbetet si jetime
krenare pa njeri!

Oh, falmë, falmë pse kërkoj
Prej teje unë dashurinë
E dhëmshurisht pse të qortoj
Në çastet-vrer, kur shpesh harroj
Se ty ta vranë rininë…

Esht’malli im gjithë pikëllim
Që djeg e bren aq pushtetplot
E kur s’e gjen ate flijim
Që e njeh aq fort në shpirtin tim
I mbeten veçse lot!

Esht’ zemra ime q’u mësua
Çdo rrahje t’sajën ta durojë,
që kurrë s’i tha njeri “Të dua!”
që u ndez përherë dhe u shua…
pse di të dashurojë.

E pra, më fal e dashur ti,
tani t’kuptoj unë ty më mirë:
çdo ças dhe unë po ndiej mërzi
e shpesh s’kam mall, s’kam dashuri,
s’kam gaz, s’kam më dëshirë!

Oh falmë, falmë mikja ime,
s’do t’i lëndojmë ne kurrsesi
k’to plagë që s’duan ngushëllime,
që duan t’mbeten veç jetime
ashtu si unё, ashtu si ti…
 
Ne tani po ikim pak nga pak që këtej
Drejt vendit ku ka qetësi dhe gëzim.
Mbase, shpejt edhe unë do duhet të ngre
Plaçkat e mia mortore për në udhëtim.

Pyje të dashura mështeknash!
Ti tokë! E ju, rërëra të ultësirave!
Përpara kësaj turme në vrapim
Nuk mund ta fsheh melankolinë.

Kam dashur shumë në këtë botë,
Gjithëçka që vesh mish dhe shpirt.
Paqe mështeknave që hapin degët
E pasqyrohen në ujin e trëndafiltë.

Për mjaft mendime kam rënë në heshtje,
Shumë këngë brenda vetes kompozova.
I lumtur jam mbi këtë tokë të zymtë
Për gjithçka që jetova dhe frymova.

I lumtur jam që kam puthur gra,
Që shtypa lule, u shtriva mbi bar,
Dhe që nuk qëllova kurrë në kokë
Motrat tona kafshët, si i marrë.

E di që atje nuk lulëzojnë zabelet,
Nga qafa e mjellmës thekra s’fëshfërin
Ndaj para turmës së vrapuesve unë
Provoj gjithmonë rrëqethje, dridhërim.

Unë e di se në atë vend s’do të ketë kurrë
Fusha të tilla flokëverdha nën mjegulla krejt.
Edhe pse njerëzit për mua janë të dashur
Dhe jetojnë me mua mbi këtë tokë të shenjtë.

Sergej Esenin
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top