Fragmente te perzgjedhura

"S’ka për të ndodhur më"
(Kliv Staples Levis)
Kushdo që ka patur dhimbje
aq të madhe sa ka qarë
dhe s’i kanë mbetur më lotë,
e di mirë,
se ka një çast kur vjen një lloj trishtimi i paqtë,
një lloj qetësie,
një lloj sigurie
se s’ka për të ndodhur më gjë.

FB_IMG_1609600889852.jpg
 

Ledia

ShKoDrAnE.4.eVeR
Por unë e di, do takohemi bashkë një ditë!
Sytë tanë do të ndeshen, e zemrat do na rrahin fort...
Nuk e di në cilin cep të botës do të jemi, as në do jetë ditë me shi apo me diell. Ose ndoshta ngurtësia e akullnajave do shkrij nga zjarri i zemrave tona.
Ndoshta do hidhemi në krahët e njëri tjetrit apo ndoshta asnjëri nga ne nuk do ketë guxim të tregoj se sa shumë kemi nevojë për njëri tjetrin!
E di, një ditë do të shoh në sy, në atë thellësin e errët të syve tu. E duke të parë në sy do ndjej zemrën të më dal nga krahërori, buzët do jenë të etura për puthjet tua, e trupi do ndjej nevojë për prekjet tua...
Unë e di do takohemi një ditë.
Në këtë apo në një jetë tjetër...
Do takohemi një ditë!

L.B
 

Katil

Antarë i Respektuar
Por unë e di, do takohemi bashkë një ditë!
Sytë tanë do të ndeshen, e zemrat do na rrahin fort...
Nuk e di në cilin cep të botës do të jemi, as në do jetë ditë me shi apo me diell. Ose ndoshta ngurtësia e akullnajave do shkrij nga zjarri i zemrave tona.
Ndoshta do hidhemi në krahët e njëri tjetrit apo ndoshta asnjëri nga ne nuk do ketë guxim të tregoj se sa shumë kemi nevojë për njëri tjetrin!
E di, një ditë do të shoh në sy, në atë thellësin e errët të syve tu. E duke të parë në sy do ndjej zemrën të më dal nga krahërori, buzët do jenë të etura për puthjet tua, e trupi do ndjej nevojë për prekjet tua...
Unë e di do takohemi një ditë.
Në këtë apo në një jetë tjetër...
Do takohemi një ditë!

L.B
Dhe ndoshta stakohemi,mos ke kaq vetbesim😂
 

Ledia

ShKoDrAnE.4.eVeR
Kur ke afër njerëz shpirti
Ata që të mbushin jetën plotë
S'ka rëndësi hëna a ndriti
...a lëshoi rrezet dielli në tokë.

Njerëz që veç buzëqeshje falin
Dhe të bëjnë të ndjesh qetësi
S'ka rëndësi lulet a dalin
Kur të mbushin me dashuri.

Kur pate afër njerëz shpirti
Bashkë në gëzime e në lotë
Hëna me ta më bukur ndriti
Dielli më bukur rrezatoi mbi tokë.
 

Legally_Sweet

Ain’t no sunshine when she’s gone
Staf në FV.AL
Dëshirë!

Ç’më iket larg, sot në një vend,
ku nuk ka tym dhe mjegull nga gënjeshtrat,
aty ku lajkat nuk pinë ujë
dhe më të dashura janë të thjeshtat.

Të thjeshtat fjalë dhe qëndrime
që të ndihmojnë të njohësh veten
me pak takt dhe shumë mësime
ta lehtësojnë,ta ndrisin jetën.

Ah, ç’më iket atje larg,
ku njerëzit shohin të tyret punë
Atje,ku të vërtetat i lihen kohës
dhe ku me laps s’qarkohet ”Unë!”

Atje ku merr frymë dashuria
për mikun, shokun edhe shakanë
atje ku mbytet thellë zilia
dhe nderi s’shitet për paranë.

Eh, ç’më shkohet në një vend,
që për ta gjetur s’kam unë kurrë
Ndaj sot unë mbetem po me letër,
me vargje derdhur nëpër duar.

| Marjeta Çurumi |
 

Moonlight

With or Without u
Staf në FV.AL
Ç’TË BËSH ?

Ç’të bësh kur s’të flihet,
Ç’të bësh kur je vetëm,
me cilin të zihesh,
Me cilin të rrihesh?
Ç’të bësh kur s’të flihet,
Ç’të bësh kur je vetëm,
cigarja të pihet,
Çakmaku s’të ndizet!
Ç’të bësh kur s’të flihet,
Ç’të bësh kur je vetëm,
me cilin të gdhihesh,
dhe natës t’i fshihesh ?

Dritëro Agolli
 

Ledia

ShKoDrAnE.4.eVeR
Ndonjëherë ndjehesh vetëm, e as vetë nuk kupton ku ke gabuar. Vetëm mes një grumbulli të stërmadh njerëzish që të rrethojnë. Të gjithë ata që ti doje shumë , krejt papritur janë larg. Afër... por larg! Ke nevojë të të kërkojë dikush ndonjëherë. Pret një telefonatë, një mesazh nga ata që thellë brenda teje e di se nuk do ta marrësh kurrë. Dhe kështu ndodh. Ke nevojë të ndalësh hapin një çast, të kuptosh çfarë ndodh nëse ti nuk rend? A vjen kush pas teje? Pyetja që ti as guxon t'ja bësh vetes se përgjigjen e di mirë. Në mendje njëmilion pyetje të tjera të turbullojnë... Lodhesh duke kuptuar, duke pranuar, duke përtypur. Brenda teje betejë e fortë, me veten . Klith dhe shan të gjithë me të gjithë fjalët që kurrë nuk ua the edhe pse e meritonin . Te gjitha dyshimet që nuk i kaperdive dot asnjëherë e rastet që bëre sikur s'kuptove . Heshte, që mos t'i humbasësh.
Por sot njerëzit i humb thjesht duke i dashur!
©️Marsi Zefi
 
"Re me pantallona"-fragment
Vladimir Majakovski

Maria!
Nuk do?
Nuk do!
Ah!
Domethënë, prapë Erresire, lageshti.
Zemren do marr Ashtu si qeni Qe mbart, njomur lotesh.
Ne goje te tij Kemben E prerë nga treni.
Me gjakun e zemrës sperkat udhën e madhe. Lulet ngjiten mbi pluhurat e oborrit
Mijera herë dielli rreth tokes hedh valle
Si Erodiada rreth kohës se Paqezorit
Dhe kur vitet e mia vallen e tyre
Ta kercejne gjer në fund,
te pragu i shtepise se tim eti do zgjatet një gjurme me miliona pika gjaku.
Do zvarritem i ndyre nga netet kur bija ne kanale Perkrah tij do të vij sot
Do perkulem
Dhe do ti them ne vesh me ngadalë:
Me ndigjon zotni Zot?
Si nuk merziteni
Ne peltene e reve
Të njumur sytë tuaj gjithmonë?
Eja, se bashku, Të bëjmë një karusel
Kur te vertitemi gjeri naten vonë
Do defrejme o i plotfuqishem
Do shtrojme ne tryeze verera te rralla te tilla verera Qe dhe te perzishmit Shen-jetës, koha do ti vijë verdalle
Dhe Evat ne parajse i biem prapë.
Jepme urdher
Dhe sonte do shkoj kudo
Nga bulevardi vajzat me te bukura
T'i mledh
te t'i sjell
A do?

FB_IMG_1610914697875.jpg
 
Qesha, por thanë: Bëhu më i matur!

Qava, por thanë: Buzëqesh!

Buzëqesha, por thanë: E ka për sy e faqe!

U vrenjta, por thanë: U zbulua ajo që ka fshehur!

Heshta, por thanë: Përton të flasë!

Fola, por thanë: Flet shumë!

U bëra i butë, por thanë: Punë frikacaku, sikur të guxonte do të hakmerrej!

U bëra i guximshëm, por thanë: I marrë, sikur të kishte urtësi nuk do të merrte këtë guxim!

Nëse u them "jo" thonë, ky është i veçantë!

Nëse u them "po" thonë, ky është me çdonjërin!

U binda se, sado që të dëshiroj t'i kënaq njerzit, patjetër që do të flitet keq për mua.

Halid El Utejbi
 
Erdhën disa engjej të bukur, dukeshin si ti
Me merrni mua, u thash, ishte e kotë
Nje dritë më shume ne qiell, nje plage me shume ne toke
E morrën dikë, dhe shkuan në at' bote
E di se te humba, me dhëmb nuk do te qaj,
Të kerkoj, nuk të shoh, qielli me thote
Engjejt nuk jetojnë në tokë.
Si do t'ja bëj kur nuk je ti
Natës i frigohem, por nata më gëzon
Të shof në qiell, për mua ti ndricon
O engjelli im, më thuaj
Kur prape do të takoj
Dua të vdes por qielli nuk më vret
Lutem për ty por ai nuk të kthen
Qiellit i takon,
e di
Engjejt nuk jetojnë në tokë,

 
E dije ti?

se njeriu mund të numërojë
pikat e shiut në dritare
e të mos mërzitet kur është duke menduar diçka të bukur,
mund të dëgjojë njëmijë herë të njëjtën këngë
e të gjejë një arsye ta dëgjojë përsëri
edhe një herë tjetër
kur gjen diçka nga vetja
në të...

e dije?

se i ka duart akull
nga dashuria - më tha dikush
dhe jo se është sëmurë
dhe koka i djeg, por dhimbjet
i ndjen veç në gjoks
kur kollitet thellë të mbysë psherëtimën
e mundohet të flasë pa fjalë
atë gjuhën e kuptueshme
nga të gjithë, atë që lindi
e para fare nën mollë,
buzëqeshjen...

e dije?

se njeriu zbulon përditë
ngannjë botë të re
që të dashurohet pas saj
nga e para?
dhe ata që duam i mbajmë brenda nesh,
e brenda tyre kemi lënë copëza vete,
e kështu nuk ka si të ndjehemi vetëm as në shi...

e dije?

Nga jeta merr atë që mundesh...


141341246_1131651283972081.jpg
 
kujdes, biri im,
është botë e shkalluar shpirtërash të shëmtuar…
pak janë njerëz të lire…
shumica janë të cliruar...
nuk dinë të ecin vetëm…
zvarriten së bashku…
i pengon ajri më shumë se hekurat…
qielli më shumë se kafazi…
por ti je i bukur…
ke kohë të shëmtohesh
në frymëmarrje shpirti i lirë jeto
liria jote prangë e tjetrit të mos bëhet kurrë…
edhe liria ajër është
ndotet shpesh
mos harro…
se një ditë do neveritesh edhe nga liria
në qiejt e pafund
ku nuk i përket askujt
fluturimesh pa emër
do të të lërë fuqia
dhe kënga do të të tretet
shurdhërisë së gjithkujt...
liria pa fund është një tjetër robëri...
pafundësia është kurthi që çastin vret...
më mirë një kafaz ku porta hapur rri,
sesa qielli i pafund ku askush s'të pret...

© Artan Gjyzel Hasani

10391518_1230471491521_4142622_n.jpg
 

Moonlight

With or Without u
Staf në FV.AL
Dashuri ne kohen e koleres

Për të ajo dukej aq e bukur, aq joshëse dhe aq ndryshe nga njerëzit e zakonshëm, sa që ai nuk mund ta kuptonte se pse askush nuk shqetësoj si ai, nga kërcitja e takeve të saj nëpër rrugën me gurë, pse zemra e askujt tjetër nuk ishte e tërbuar nga flladi i tërbuar që vinte nga velloja e saj, pse askush tjetër nuk çmendej nga nga lëvizja e gërshetave të saj, nga fluturimi i duarëve të saj, nga floriri i buzëqeshjes së saj.

Atij nuk i kishte shpëtuar as edhe një veprim dhe as një shenjë e karakterit të saj, por ai nuk guxoi t’i afrohej asaj, nga frika e prishjes së kësaj magjie.”
 
141472125_438757600611739_3310553443013132123_n.jpg

Evë​




a jam dritë
kur nuk jam mish
mes dhambve, duarve
e ndrydhun
shtrydhun
kur nuk jam Streha e Pushimit
Dora e Butë a
Liria e Kafshnimit
a jam dritë
për dy sy
të zi, të kaltër
të verdhë a të kuq –
dritë për rrugën e gjatë mrena që ban njeri n’këtë rrethjetë
pa fitu kurrë gja

kur nuk jam përemër
a jam emër
a mish kriju për me u shtrydhë nër gishta
të trashë burrnorë
dhe kripë
asht çdoheret shpërblimi
 
Mbaj mend se je Shpirt.
Lidhu. Dëgjo. Njih. Ji në qetësi.

Mbaj mend se je Uji.
Qaj. Pastrohu. Rridh. Lëre çdo gjë të shkoj.

Mbaj mend se je Zjarri.
Digju. Zbutu. Adaptohu. Ndizu.

Mbaj mend se je Ajri.
Shiko përreth. Merr frymë. Fokusohu. Vendos.

Mbaj mend se je Toka.
Tokëzohu. Ndërto. Prodho. Dhuro.
 

Moonlight

With or Without u
Staf në FV.AL

Ndarja​

Pa brerje në shpirt,
në zemër pa rrahje…
Si lerth na mbështolli
ndarje e pashmangshme.

Dhe të dyve ajo
na shtërngoi aq fort,
sa unë, gjithë gulçim,
dhembje s’ndieja dot.

Një unazë e hekurt
që të këputur s’ka.
Vetmia e fuqishme
më pushton ndër krahë.​


HOSE AGUSTIN GOJTISOLO​

 

Ledia

ShKoDrAnE.4.eVeR
- Duhej të ndodhte !

Më the të hesht, të thash largohu
Shporru, diku mos të të shoh.
Më the mos fol, më mirë mendohu
Nuk mund të jesh ai që njoh!

Të thash dy fjalë, the tre të tjera
Lëmsh u bë biseda jonë.
Fjalët thjesht i mori era
Po për ne ishte shumë vonë!

Ti nuk di tani si ndjehem
E as unë, si ndjehesh ti.
Ti e di tani ku ndodhem
Natyrisht dhe unë e di…

Sigurisht në mendjet tona
Vazhdon të rrojë kjo dashuri!

Bledi Ylli
 
Me thoshin:
vazhdo keshtu, vdis, ashtu fikur,
behu si ata, pranoje.

Por dicka brenda me thoshte: JO,
shpeto nje pjese
te vogel.

Nuk ka rendesi te jete shume,
mjafton nje shkendije.
Nje shkendije mund ti japi flake nje pylli te tere.

Vetem nje shkendije.

Shpetoje.

@Bukowski
 
"A e dini cfarë është miqësia ?" e pyeti.
"Po" ju përgjigj cigania "do të thotë të jesh vëlla e motër , dy shpirtra që takohen pa u pështjelluar , si gishtat e një dore ."
"Po dashuria?" vazhdoi .
"Oh dashuria" tha , dhe zëri i saj dridhej , dhe sytë e saj shkëlqenin " do të thotë të jesh dy dhe një në të njëjtën kohë . Një mashkull dhe një femër që shkrihen në një ëngjëll . Është qielli ."

Notre Dame de Paris - |Victor Hugo|
 
Kam një vetmi
aq plot me njerëz
aq plot me mall
dhe me fytyra tuat
me lamtumira të shkuara
dhe puthje të mirëseardhura
në rastin e parë
e në dorë të fundit

kam një vetmi
aq plot me njerëz
që mund ta rendis
si një parakalim
nga ngjyrat
gjatësitë
dhe nga premtimet
nga epokat
të prekurit
të shijuarit

pa nguruar
mbështillem me mungesat tua
që vijnë dhe më rrinë pranë
me fytyrën time tënden

jam plot me hije
me netë dhe dëshira
dhe të qeshura të shumta
dhe me ca
keqardhje

miqtë e mi ia mësyjnë
mbërrijnë si ëndrra
me mëritë e tyre
mungesën e pastërtisë
vë një fshesë
pas dere
se dua të rri vetëm
me fytyrën time tënden

por fytyra jote
vështron në krahun tjetër
me sy të dashuruar
që s’më duan më

si ushqime
që kërkojnë urinë
vështrojnë e vështrojnë
dhe ma shuajnë ditën

muret shkojnë
nata mbetet
malli ikën
e ska më asgjë

fytyra ime e jotja
mbyll sytë

dhe është një vetmi
kaq e pikëlluar.

© Mario Benedetti, Uruguaj.
 
Asgjë s’mund të jetë siç ishte më parë,
Sepse kemi brenda vetes diçka tepër.
Një gjysmë dashurie nga ty e vrarë,
Dhe atë që ruaj unë, gjysma tjetër.

Por sot të ndara janë ato, veç e veç,
Ashtu siç jemi të ndarë unë dhe ti.
Tek njeri rri ajo që nuk di të vdesë,
Dhe e vdekura pa një varr tek tjetri rri.

Ndodh rrallë të shihemi në sy të heshtur,
Mbështjellë me urrejtje, mbështjellë me mall.
Unë që s’vrava kam pjesën tënde të vdekur,
Ti që vrave ke pjesën time të gjallë.
 
Tri shkrepëse të ndezura një nga një në errësirë
E para për të parë fytyrën tënde
E dyta për të parë sytë e tu
E fundit për të parë gojën tënde
Dhe errësira e plotë për të m`i kujtuar përsëri
Duke të shtrënguar në krahët e mi.

Paris at Night - Jacques Prévert
 

Moonlight

With or Without u
Staf në FV.AL

Ajo është e bukur, veç jo si vajzat në revista.
Ajo është e bukur, për nga mënyra si mendon. Ajo është e bukur sepse, kur flet për diçka që i pëlqen, i vezullojnë sytë.
Ajo është e bukur sepse ka aftësinë që t’i bëjë të tjerët të buzëqeshin, edhe kur vetë është e trishtuar.
Jo, ajo nuk është e bukur për diçka aq të përkohshme që është pamja.
Ajo është e bukur në thellësinë e shpirtit të saj.

Nga F. Scott Fitzgerald

 
Herët apo vonë duhet t’a kuptojmë që askush nuk luan me karta të hapura; disa herë fitojmë, disa herë humbasim.
Mos prit të të kthehen të mirat mbrapsht, mos prit vlerësim për përpjekjet e tua,
mos prit që gjenialiteti yt të zbulohet apo dashuria jote të kuptohet. Mbylle ciklin!
Jo nga krenaria, as nga paaftësia apo arroganca, por thjesht, sepse nuk është më pjesë e jetës tënde.
Mbylle derën, ndrysho të dhënat, pastro shtëpinë, fshiji pluhurat!


|P.Coelho|
 
Na thumbojnë. Qëllimisht na ngacmojnë aty ku më së shumti na dhemb.
Pastaj, për ironi apo për qejf, të thonë: Nuk e pata qëllimin të të lëndoja. Thash vetëm ta provoj, ta shoh se si do të reagosh.
Dhe, pasi ta thonë këtë, me pafytyrësi presin që t'u buzëqeshim dhe t'i mirëkuptojmë. Madje edhe të jemi falënderues, sepse ky thumbim qenka shprehje e interesimit nga ana e tyre.Vegla eksperimenti, objekt shfryrjeje, subjekt masturbimi mendor...
Kështu na shohin. Nuk ka si të jetë ndryshe përderisa nuk e kanë problem të na lëndojnë.
Dhe ne pyesim PSE? E bëjmë pyetjen, edhe pse trembemi nga përgjigjja.
Është e thjeshtë. E thjeshtë dhe e trishtë.
Na lëndojnë, sepse ne vetë i lejojmë.
 

Freedom


he drank wine all night of the
28th, and he kept thinking of her:
the way she walked and talked and loved
the way she told him things that seemed true
but were not, and he knew the color of each
of her dresses
and her shoes-he knew the stock and curve of
each heel
as well as the leg shaped by it.

and she was out again and when he came home, and
she'd come back with that special stink again,
and she did
she came in at 3 a.m in the morning
filthy like a dung eating swine
and
he took out a butchers knife
and she screamed
backing into the rooming house wall
still pretty somehow
in spite of love's reek
and he finished the glass of wine.

that yellow dress
his favorite
and she screamed again.

and he took up the knife
and unhooked his belt
and tore away the cloth before her
and cut off his balls.

and carried them in his hands
like apricots
and flushed them down the
toilet bowl
and she kept screaming
as the room became red

God a God!
What have you done?

and he sat there holding 3 towels
between his legs
no caring now whether she left or
stayed
wore yellow or green or
anything at all.

and one hand holding and one hand
lifting he poured
another wine

@Bukowski
 
KJO DASHURI

Kjo dashuri kaq e vrullshme,
Kaq e brishtë,
Kaq e dhembshur,
Kaq e dëshpëruar.
Kjo dashuri
E bukur si drita
Dhe e keqe si moti.
Kur moti është i lig.
Kjo dashuri kaq e vërtetë,
Kjo dashuri kaq e bukur,
Kaq fatlume,
Kaq e hareshme,
Dhe kaq mendjelehte
Qe dridhet frike si fëmija ne terr.
Dhe kaq e sigurtë në vetvete,
Si njeriu çakërrqejf ne mes te natës.
Kjo dashuri që frikësonte mjaft njerëz,
E i bënte të merreshin me llafe,
Të shtrembëronin fytyrën.
Kjo dashuri e përgjëruar,
Nga që nuk ia ndamë sytë.
Dashuri e ndjekur, e plagosur, e sosur, e mohuar e harruar,
Nga që e ndoqëm, e plagosëm, e sosëm, e mohuam, e harruam ...
Kjo dashuri e thellë,
E gjallë dhe e pavdekur,
Plot diell ...
Dashuria jote.
Dashuria ime.
Dashuria që patëm
Që s'u vjetrua kurrë.
Që s'ka ndryshuar fare.
E që është po aq e vërtetë si një pemë,
Po aq drithëruese si një shpend,
Po aq e ngrohtë e plot gjallëri si vera.
Ne të dy mund të shkojmë
E të vijmë ku qemë.
Ne mund të harrojmë
E pastaj të flemë.
Të zgjohemi, të vuajmë, të plakemi
E të biem serish në gjumë.
Te ëndërrojmë vdekjen,
Të zgjohemi, të lozim, të qeshim
Si të rinj fringo ta ndejmë veten.
Se dashuria jone qëndron aty,
Kokëfortë si mushkë,
E pashuar si dëshira,
E pamëshirshme si kujtesa,
Marroqe si kujtesa,
E dhembshur si kujtimi,
E bukur si dita e brishte.
Si fëmijë ajo na vështron buzëqeshur
Dhe na flet duke heshtur ...
E, unë e dëgjoj me drithërimë
Dhe thërras,
Thërras për ty,
Thërras për vete,
I përgjërohem
Për ty, për vete.
I gjunjëzohem
Për ty, për vete, për gjithë ata qe duhen
Dhe u deshën.
I thërras për ty, për vete e, për gjithë te tjerët
Që nuk i njoh dhe i them:
- Qëndro aty,
Aty ku je tani,
Aty ku ishe dikur.
Qëndro aty
Dhe mos lëviz kurrë,
mos u largo!...
Ne që u deshëm, të harruam!
Ti mos na harro, mos,
Veç ty kemi në ketë botë !
Mos lere të na ftohet shpirti,
Të bëhemi për njeri tjetrin të largët...
Kudo qofsh, kujtona
Na bëj sinjal që gjallë je ...
E pas shumë vitesh,
Diku në një korije,
Aty në pyllnajën e kujtimeve,
Dilna si shtojzovalle
Dhe dorën zgjatna
E na shpëto ...

JACQUES PREVERT

4823027-PTMFYNKC-7.jpg
 

Ledia

ShKoDrAnE.4.eVeR
Shumë thonë se kur gratë arrijnë njëfarë moshe:
*nuk duhet të veshin më xhinse të ngushta e të grisura.
nuk duhet të mbajnë flokë të gjatë, sepse i bëjnë të duken "edhe më të moshuar".
*nuk duhet të grimohen sikur të ishin "gra të reja"
*nuk duhet të vishen me të zezë dhe përkundrazi duhet të jenë më elementarë për tu dukur "elegante"
*nuk duhet të bëjnë “selfie” dhe aq më pak të bëjnë gjeste të tjera, për të mos u dukur qesharake.

Ata thonë kaq shumë gjëra që gratë që arrijnë njëfarë moshe duhet t'i shmangin, por ajo çfarë harrojnë është se në këtë moshë, tashmë për këto gra nuk vlen asgjë që mund t'i thonë se çfarë duhet apo çfarë nuk duhet bërë.
Gratë kanë filluar të lënë kafazet e patriarkalitetit dhe të fluturojnë të lira.
Në këtë moshë, gratë duhet të mos ndjekin "rregulla" e standarte absurde që maskilistët duan të ua imponojnë, që t'i shndërrojnë ato në qenje që duhet të jetojnë sipas një manuali.
Në këtë moshë, gratë duhet të kujdesen që të jenë të mira vetëm me veten e tyre, e të argëtohen si, kur dhe me kë të duan.
Nëse ato bëjnë gjeste të "rinjsh" dhe duken "fëmijënore" e bëjnë sepse kanë çiltërsi, dhe duan të qeshin e të argëtohen.
Nëse ato vishen me të ngushta, e bëjnë sepse ashtu ndihen më mirë e më komode.
Nëse ato bëjnë grim, e bëjnë sepse ju pëlqen.
Nëse ato bëjnë "selfie" e postojnë në rrjete sociale, e bëjnë sepse iu do qejfi.
Edhe po i bëri të kundërtat e këtyre më sipër, prapë i bën sepse ashtu i duket asaj më mirë.

Në këtë moshë, gratë duhet të mësohen të jenë të lira nga të gjitha paragjykimet që i kanë bërë të jenë të izoluara, dhe t'i përkushtohen plotësisht jetesës pa frikën se do shohë gishtat gjykues në drejtim të saj.

Gjithçka që të bën të lumtur, kuptohet pa cënuar lirinë e dikujt tjetër...asnjëherë nuk është e gabuar.
..Femer...
 
Top