Follow along with the video below to see how to install our site as a web app on your home screen.
Note: This feature may not be available in some browsers.
"SI TË DUA" - ELIZABETH BROWNING
Përktheu: RUDI BOBRATI
Si të dua unë ty? Lërmë të ta tregoj:
Të dua me tri dimensionet e shpirtit,
Të dua thellë, jo me cektësinë e flirtit,
Sidomos kur je larg e s’ta them dot me gojë.
Të dua deri në fund të qenies, me jetë,
Sa ç’duhet e përditshmja, e domosdoshmja,
Sa ç’duhet dielli, uji, nëna apo foshnja;
Sa ç’lufton njeriu për një të vërtetë.
Të dua me pasionin që kam përballuar
Dikur brengat; me besimin e fëmijëris’;
Me një dashuri q’e kujtoja të harruar
Bashkë me shenjtorët; me forcën e lirisë.
Do të të dua më shum’, tani e kam mësuar,
Edhe sikur jetën nga e para un’ ta nis.
Kam trazira perbrenda ?Spritzer pive me duket![]()
nga lart apo poshte?Kam trazira perbrenda ?
Nga mesi ?nga lart apo poshte?![]()