Ne jeten time kur isha i vogel, me ka mbetur ne memorie nje histori kuptimplote e cila me ka sherbyer per vite me rradhe ne te ardhmen e deri me sot, per te krijuar nje vizion me fleksibel dhe te pranueshem logjikisht per jeten!
- Dikur ne kohen e komunizmes, nje shofer Skode (lloj mjeti i transportit te rende asokohe) udhetonte nga Veriu drejt Portit te Durresit ngarkuar me lende drusore! Ishte vere, temperaturat e larta te stines mundesonin larjen ne det , lume apo liqen te picirrukeve te vegjel anembane vendit, sepse Shqiperia fale Zotit eshte shume e pasur me burime/rezerva hidrike, pra dete, lumenj, liqene, perronj, etj etj......
E pra, gjate udhetimit te ktij shoferi, ai ndersa po pershkonte nje ure, shef nga dritarja e Skodes nje femije te vogel i cili po mbytej ne lume dhe kerkonte ndihme.....!
Pa hezitim, ndalon makinen dhe hidhet ne lume per te shpetuar voglushin nga rrjedha e fuqishme e ujit te lumit!
Pasi e shpeton nga mbytja nga uji , e pyet si quhej dhe ku banonte, e me pas e fut ne makine dhe e con drejt e ne shtepi!
Troket ne porten e jashtme te shtepise se femijes qe ishte ende duke u dridhur nga frika dhe lageshtia, dhe porten ja hap nje grua e re dhe e sjellshme! Pas pershendetjes dhe prezantimit, shoferi i shkrete i shpjegon gruas se re (nenes se femijes) rrethanat sesi e shpetoi femijen ne lume nga mbytja prej ujit te lumit.
Nenes se femijes pothuajse sa nuk i ra te fiket nga rrefimi i gjestit fisnik te shoferit dhe njekohesisht gezimit per voglushin e saj i cili tashme ishte gjalle dhe i kishte shpetuar thonjve te vdekjes!
Ajo me bujarine e madhe te shtepiakeve dhe zonjave te mira dhe te ndershme shqiptare, e fton te huajin (shoferin) te hynte brenda dhe ti pregatiste nje kafe te ngrohte per nderin dhe sakrificen qe ai kishte bere ndaj femijes se saj!
Shoferi si zotni burre dhe me seder dhe karakter, duke pare qe porten e shtepise e hapi nje grua dhe jo nje burre, mendoi menjehere qe i zoti/burri i shtepise (babai i femijes dhe bashkshorti i gruas se re dhe te sjellshme) nuk ndodhej ne shtepi momentalisht, dhe per te mos njollosur figuren e kesaj gruaje fatkeqe dhe te panjohur por qe barte sikletin e nje ngjarje tronditese, nuk pranoi kurrsesi ta kapercente pragun e portes se jashtme te oborrit!
Atehere nena e voglushit, pa insistuar i thote:
-Dakord o njeri i mire, meqenese nuk po e pi nje kafe te mbledhesh veten, atehere po ju lutem qe te pranoni nje vesh rrush nga bahcja jone, qe me siguri do t'ju pelqeje dhe embelsoje gjate udhetimit te juaj te gjate dhe te lodhshem, besoj.....
Shoferi i cili rrinte pa levizur ne pragun e portes se jashtme, buzeqeshi dhe iu pergjigj qe e pranonte me kenaqsi nje dhoro te vockel dhe simbolike (pra nje vesh rrush nga bahcja e tyre) ne shenje miresie dhe falenderimi!
Atehere nena e femijes, i lutet voglushit te hype mbi murin rrethues te pusit te bahces dhe ti kepuce dy vesha rrushi te mire, te bukur dhe te plote shoferit! Voglushi ngjitet mbi murin rrethues te pusit, dhe ndersa perpiqej te kepuste dy vesha rrushi per shoferin- bie brenda ne pusin e thelle me uje dhe pas pak perpelitjesh ...... Mbytet ne pusin me uje!!!!
Kuptohet dhimbja e madhe e nenes se voglushit per humbjen e te birit, por njekohesisht edhe shoferi i shkrete u gjend perballe nje situate shume dramatike dhe ndjehej fajtor sepse sipas atij, kjo ngjarje nuk do te te kishte ndodhur kurrsesi, sikur ai te mos kishte pranuar biles as edhe nje vesh rrushi dhe naturlich voglushi nuk do te ngjitej mbi ate mur pusi te mallkuar per te keputur rrushin!
Mirpo ne konfuzionin dhe dhimbjen e natyershme qe situata provokoi, nena e voglushit i tha:
- Mos u ndjeni fajtor mik i dashur, nuk eshte faji i juaj apo i imi qe deshem te kepsnim nje vesh rrushi nga bahcja jone.....
Juve e shpetuat tim bir nga nga mbytja ne uje ne lumin e fshatit, mirpo me sa duket ju shkuat kunder vullnetit te ZOTIT i cili i kishte bere rrisk femijes tim qe- kjo krijese e imja do te vdese nga UJTI dhe s'ka njeri qe e ndal, vullnetim tim si Krijues!!!
..................................................................................................................................
Ku qendron "cilesia e postimit" qe lyp tema?
1) - Askush ne kete bote nuk mund te krahasohet dhe te jete kompetitiv/rival apo te ndale FATIN qe i Madhi ZOT i rezervon cdokujt nga neve!
(voglushi ne rastin ne fjale e kishte te shkruar nga ZOTI qe do te largohej nga kjo jete vetem per shkak te ujit!)
2) - Eshte vertet impresionuese dhe konform zakoneve te mira Shqiptare, sjellja shembullore, e ndershme dhe korrekte e ketij Shoferi shqiptar, i cili pervec ndjenjes humaniste dhe altruiste qe e karakterizonte, i shtohet edhe nje surplus i madh ne sjelljen dinjitoze te tij, pra ajo ndaj nje gruaje/femre te re shqiptare duke respektuar ate dhe te zotin e shpise!
(nuk pranoi kurrsesi te tejkalonte pragun e portes se jashtme te oborrit sepse e kuptoi qe nuk kishte nje Burre momentalisht ne shtepi, dhe per te mos e bere me fjale gruan e botes pra nenen e voglushit, nuk hodhi asnje hap me tutje! )
3)- Besoj qe kjo histori e ndodhur realisht ne fillimvitet '90 dhe qe une e kam degjuar nga vete protagonisti i ngjarjes na obligon te gjitheve te reflektojme me shume mbi vlerat Religjiose dhe Morale te shoqerise shqiptare! 🙏🙂