Dicka cilesore ju lutem!!

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Nje thenie, nje mendim.
Nje ankese apo shqetesim.
Thjesht te jete dicka qe permban nje kuptim.

Ps: Tema nuk eshte me shaka.
Postoni nese vertete keni dicka qe zgjon nje diskutim, nje dicka sociale apo kulturore. Qofte luftrash ne rajone apo paqesore.
Ne te kundert le te rri si nje teme e vetme cilesore. BOSh.
 
Mirësevini në shek.XXI,
Ku seksi është detyrim, dhe dashuria një xhep i zbrazur emocionesh.
Ku të humbasësh celularin të dhemb më shumë se sa të humbasësh vlerat e tua.
Ku në modë është të pish duhan.
Ku duhet të pish alkool e të marrësh pjesë në festa , për t'u integruar , në të kundërt je tutkun që s'merr vesh nga bota.
Ku banjoja është set fotografik.
Ku meshkuj e femra kanë më tepër frikë nga shtatëzania se sa nga virusi HIV.
Ku shpërndarësi i picave vjen më shpejt se ambulanca apo policia.
Ku veshja përcakton vlerën e dikujt dhe të kesh para është më e rëndësishme se sa të kesh një familje.
Ku fëmijët njohin më mirë celularët e rrjetet sociale se sa prindërit e vëllezërit e tyre.
Ku prindërit harrojnë çfarë do të thotë të kesh një familje, sepse janë tepër të zënë me celularët .
Ku meshkuj e femra duan lidhje pa obligimedhe i vetmi obligim që kanë është postimi i fotove për dashuri të cekëta e të pathemel.
Ku dashuria është një skenë teatrore.
Ku nuk vlen më tepër se sa numri i like në fb e instagram.
Ku njerëzit kanë harruar shpirtin , se janë të zënë duke shtruar rrudhat .
Ku njerëzit duan më shumë paraqitjen, trupin e mëkatin.
Shekulli në të cilin e vetmja mënyrë për të mbijetuar është të përdorësh arsyen e ftohtë, sepse kush përdor zemrën, humbet gjithmonë.

Mirësevini o popull i përrallave 🙋
 
I harrova te gjithe te gjallet
Per ty i dashur i shtrenjte
Shikoj e nuk mbaj dot te qaret
Mbi balten tende te shenjte

Me sheh nga pllakez e varrit
E shkrire ne pak porcelan
Me syte si flakez e zjarrit
Te ngrire prane teje me mban

Me thua kam ftohte e renkon
I lidhur me mijra zinxhire
Me duket se ndihme me kerkon
Ne ate te shkrete erresire

O fati yne i groposur
Pse babane ne mjegull ma treten
O dhimbje o bore e pasosur
Pse bijte pa baba te mbeten?

Se di kush me sheh kush me flet
Vetmia, merzia me mbyt
Cdo gje ka vdekur ne jete
I gjalle eshte vec varri yt
 
I harrova te gjithe te gjallet
Per ty i dashur i shtrenjte
Shikoj e nuk mbaj dot te qaret
Mbi balten tende te shenjte

Me sheh nga pllakez e varrit
E shkrire ne pak porcelan
Me syte si flakez e zjarrit
Te ngrire prane teje me mban

Me thua kam ftohte e renkon
I lidhur me mijra zinxhire
Me duket se ndihme me kerkon
Ne ate te shkrete erresire

O fati yne i groposur
Pse babane ne mjegull ma treten
O dhimbje o bore e pasosur
Pse bijte pa baba te mbeten?

Se di kush me sheh kush me flet
Vetmia, merzia me mbyt
Cdo gje ka vdekur ne jete
I gjalle eshte vec varri yt
Nga të lexova lol
 
Bo nji per baben se mgel hatri tn 😡
Se baba s'të bëhet bota
Si ai nuk gjen njeri
E bën shpirtin copa-copa
Çdo fitore e ndan me ty

Se duron kurrë dhimbjen tënde
Bëhet lot për të ndihmuar
Nuk i mbyll as sytë e ballit
Veç të shoh në shpirt gëzuar

Duart, trupi i bëhen plagë
Asgjë ty mos te mungojë
I dhemb shpirti kur rrëzohesh
Të puth dorën të të shërojë

Nuk duron të ndjesh mërzi
Të mungojë asgjë në zemër
Bëhet shok për djalërinë
Mik i shtrenjtë për çdo femër

Sytë e babit kurrë nuk qeshin
Me merak të rrit çdo ditë
Si një zjarr që të mban ngrohtë
Me gjak trupi të jep dritë

Me baba nuk je i varfër
Kush ne jetë s'të poshtëron
Në krahë të tij e kap qiellin
Fjala Baba shpirtin shëron
 
Me ka mare malli per fjalet e tua te ngrohta
Per aromen tende te bukur
Per keshillat e tua
Per unin tend
Per buzeqeshjen tende
Per karakterin tend qe u be i imi
Per perkedheljen tende
Per perqafimin tend kur dilje me prisje me aq gezim
Per udhetimet tona ( ti ishe aq krenar per mua kur me shihje ne timon te buzeshur , te lirshem dhe bashke kendonim pafund )
Me ka mar malli tme thuash cuni babit
Me ka mar malli dhe e vetmja gje qe pres dhe dua kte moment Eshte te mbeshtes koken ne pllaken e ftohte ku shkruhet emri jot .
Po Po ne shtepizen tende .
Oh sa mall kam per ty .
Ti leshoj lotet e nxehte ne ate pllake ku ti me sheh duke buzeqesh
Dhe aty ti shkelqen shpirti im
Te dua dhe mezor près momentin qe do behemi bashke perseri .
I love my dad
 
Kurrë mos thuaj që e dashuron dikë, nëse nuk i ke parë kurrë zemërimin, zakonet e këqija, besimet absurde dhe kontradiktat që ka.
Të gjithë mund ta duan bukurinë e perëndimit të diellit, gëzimin, të mirën, argëtimin, pozitivitetin e tjetrit, por vetëm disa janë të aftë të duan edhe anët negative, kaosin dhe shkatërrimin.
Kur i pranon dikujt anët e kqija, atëherë e don me të vertetë 💛💞🤷
 
Kurrë mos thuaj që e dashuron dikë, nëse nuk i ke parë kurrë zemërimin, zakonet e këqija, besimet absurde dhe kontradiktat që ka.
Të gjithë mund ta duan bukurinë e perëndimit të diellit, gëzimin, të mirën, argëtimin, pozitivitetin e tjetrit, por vetëm disa janë të aftë të duan edhe anët negative, kaosin dhe shkatërrimin.
Kur i pranon dikujt anët e kqija, atëherë e don me të vertetë 💛💞🤷
Shuuume e vertete! Vetem pasi ta njohesh tamam mund te kuptosh ne e do apo jo
 
Ne jeten time kur isha i vogel, me ka mbetur ne memorie nje histori kuptimplote e cila me ka sherbyer per vite me rradhe ne te ardhmen e deri me sot, per te krijuar nje vizion me fleksibel dhe te pranueshem logjikisht per jeten!

- Dikur ne kohen e komunizmes, nje shofer Skode (lloj mjeti i transportit te rende asokohe) udhetonte nga Veriu drejt Portit te Durresit ngarkuar me lende drusore! Ishte vere, temperaturat e larta te stines mundesonin larjen ne det , lume apo liqen te picirrukeve te vegjel anembane vendit, sepse Shqiperia fale Zotit eshte shume e pasur me burime/rezerva hidrike, pra dete, lumenj, liqene, perronj, etj etj......
E pra, gjate udhetimit te ktij shoferi, ai ndersa po pershkonte nje ure, shef nga dritarja e Skodes nje femije te vogel i cili po mbytej ne lume dhe kerkonte ndihme.....!
Pa hezitim, ndalon makinen dhe hidhet ne lume per te shpetuar voglushin nga rrjedha e fuqishme e
ujit te lumit!
Pasi e shpeton nga
mbytja nga uji , e pyet si quhej dhe ku banonte, e me pas e fut ne makine dhe e con drejt e ne shtepi!
Troket ne porten e jashtme te shtepise se femijes qe ishte ende duke u dridhur nga frika dhe lageshtia, dhe porten ja hap nje grua e re dhe e sjellshme! Pas pershendetjes dhe prezantimit, shoferi i shkrete i shpjegon gruas se re (nenes se femijes) rrethanat sesi e shpetoi femijen ne lume nga
mbytja prej ujit te lumit.
Nenes se femijes pothuajse sa nuk i ra te fiket nga rrefimi i gjestit fisnik te shoferit dhe njekohesisht gezimit per voglushin e saj i cili tashme ishte gjalle dhe i kishte shpetuar thonjve te vdekjes!
Ajo me bujarine e madhe te shtepiakeve dhe zonjave te mira dhe te ndershme shqiptare, e fton te huajin (shoferin) te hynte brenda dhe ti pregatiste nje kafe te ngrohte per nderin dhe sakrificen qe ai kishte bere ndaj femijes se saj!
Shoferi si zotni burre dhe me seder dhe karakter, duke pare qe porten e shtepise e hapi nje grua dhe jo nje burre, mendoi menjehere qe i zoti/burri i shtepise (babai i femijes dhe bashkshorti i gruas se re dhe te sjellshme) nuk ndodhej ne shtepi momentalisht, dhe per te mos njollosur figuren e kesaj gruaje fatkeqe dhe te panjohur por qe barte sikletin e nje ngjarje tronditese, nuk pranoi kurrsesi ta kapercente pragun e portes se jashtme te oborrit!
Atehere nena e voglushit, pa insistuar i thote:
-Dakord o njeri i mire, meqenese nuk po e pi nje kafe te mbledhesh veten, atehere po ju lutem qe te pranoni nje vesh rrush nga bahcja jone, qe me siguri do t'ju pelqeje dhe embelsoje gjate udhetimit te juaj te gjate dhe te lodhshem, besoj.....
Shoferi i cili rrinte pa levizur ne pragun e portes se jashtme, buzeqeshi dhe iu pergjigj qe e pranonte me kenaqsi nje dhoro te vockel dhe simbolike (pra nje vesh rrush nga bahcja e tyre) ne shenje miresie dhe falenderimi!
Atehere nena e femijes, i lutet voglushit te hype mbi murin rrethues te pusit te bahces dhe ti kepuce dy vesha rrushi te mire, te bukur dhe te plote shoferit! Voglushi ngjitet mbi murin rrethues te pusit, dhe ndersa perpiqej te kepuste dy vesha rrushi per shoferin- bie brenda ne pusin e thelle me
uje dhe pas pak perpelitjesh ...... Mbytet ne pusin me uje!!!!
Kuptohet dhimbja e madhe e nenes se voglushit per humbjen e te birit, por njekohesisht edhe shoferi i shkrete u gjend perballe nje situate shume dramatike dhe ndjehej fajtor sepse sipas atij, kjo ngjarje nuk do te te kishte ndodhur kurrsesi, sikur ai te mos kishte pranuar biles as edhe nje vesh rrushi dhe naturlich voglushi nuk do te ngjitej mbi ate mur pusi te mallkuar per te keputur rrushin!
Mirpo ne konfuzionin dhe dhimbjen e natyershme qe situata provokoi, nena e voglushit i tha:
- Mos u ndjeni fajtor mik i dashur, nuk eshte faji i juaj apo i imi qe deshem te kepsnim nje vesh rrushi nga bahcja jone.....
Juve e shpetuat tim bir nga nga mbytja ne
uje ne lumin e fshatit, mirpo me sa duket ju shkuat kunder vullnetit te ZOTIT i cili i kishte bere rrisk femijes tim qe- kjo krijese e imja do te vdese nga UJTI dhe s'ka njeri qe e ndal, vullnetim tim si Krijues!!!
..................................................................................................................................
Ku qendron "cilesia e postimit" qe lyp tema?
1) - Askush ne kete bote nuk mund te krahasohet dhe te jete kompetitiv/rival apo te ndale FATIN qe i Madhi ZOT i rezervon cdokujt nga neve!
(voglushi ne rastin ne fjale e kishte te shkruar nga ZOTI qe do te largohej nga kjo jete vetem per shkak te ujit!)
2) - Eshte vertet impresionuese dhe konform zakoneve te mira Shqiptare, sjellja shembullore, e ndershme dhe korrekte e ketij Shoferi shqiptar, i cili pervec ndjenjes humaniste dhe altruiste qe e karakterizonte, i shtohet edhe nje surplus i madh ne sjelljen dinjitoze te tij, pra ajo ndaj nje gruaje/femre te re shqiptare duke respektuar ate dhe te zotin e shpise!
(nuk pranoi kurrsesi te tejkalonte pragun e portes se jashtme te oborrit sepse e kuptoi qe nuk kishte nje Burre momentalisht ne shtepi, dhe per te mos e bere me fjale gruan e botes pra nenen e voglushit, nuk hodhi asnje hap me tutje! )
3)- Besoj qe kjo histori e ndodhur realisht ne fillimvitet '90 dhe qe une e kam degjuar nga vete protagonisti i ngjarjes na obligon te gjitheve te reflektojme me shume mbi vlerat Religjiose dhe Morale te shoqerise shqiptare! 🙏🙂
 
Kurrë mos thuaj që e dashuron dikë, nëse nuk i ke parë kurrë zemërimin, zakonet e këqija, besimet absurde dhe kontradiktat që ka.
Të gjithë mund ta duan bukurinë e perëndimit të diellit, gëzimin, të mirën, argëtimin, pozitivitetin e tjetrit, por vetëm disa janë të aftë të duan edhe anët negative, kaosin dhe shkatërrimin.
Kur i pranon dikujt anët e kqija, atëherë e don me të vertetë 💛💞🤷
Cdo gje e ke then bukur dhe ashtu siq duhet te jet👍👍
 
Kurrë mos thuaj që e dashuron dikë, nëse nuk i ke parë kurrë zemërimin, zakonet e këqija, besimet absurde dhe kontradiktat që ka.
Të gjithë mund ta duan bukurinë e perëndimit të diellit, gëzimin, të mirën, argëtimin, pozitivitetin e tjetrit, por vetëm disa janë të aftë të duan edhe anët negative, kaosin dhe shkatërrimin.
Kur i pranon dikujt anët e kqija, atëherë e don me të vertetë 💛💞🤷
Sa mire do ishte sikur te gjithe ta benim ket gje🤗
 

Ndoll të largojmë nga vetja persona që i duam dhe më pas të pendohemi. Kuptojmë se ata persona na duhen në jetën tonë, ama njësoj siç kuptojmë diçka të tillë, duhet të dimë edhe se njerëzit nuk janë lodra dhe ne nuk mund t’i përdorim siç duam. Gjërat nuk është mirë të bëhen mbrapsht. Rëndësia e çdokujt duhet kuptuar kur e ke pranë, jo ta marrësh të mirëqenë faktin që ai person nuk do të largohet nga ty dhe ta trajtosh pa e menduar se si ndihet.​

Asgjë nuk duhet marrë si e mirëqenë në jetë. Çdo gjë ka një fillim dhe një fund. Njësoj edhe çdo marrëdhënie në jetë. Askush nga ne nuk ka të drejtë t’i lëndojë njerëzit e tjerë. Dhe është e kuptueshme më pas që, nëse e lëndon dikë, ai person normalisht që do të largohet. E ku qëndron këtu vlera e pendesës? Mos vallë duhet dhe të dekorohesh me ndonjë medalje që i ke vënë shkelmin dikujt me vlerë
vlerë për veprat e tua të pamenduara?

Është e vërtetë që të gjithë gabojmë dhe kërkojmë falje, madje bëjmë dhe çfarë kemi në dorë për t’i ndrequr gabimet tona. Ama çdo gabim duhet të ketë një arsyetim. Nuk mundet të gabosh pa menduar se si e bën personin tjetër të ndihet. Vendose sado pak veten në vendin e tij/saj. Si do të ndiheshe ti, nëse do të nënvlerësonin apo do të bënin të ndiheshe keq?

Normale që do të largoheshe. Dhe si do të reagoje kur të kërkonin falje? Me shumë mundësi do t’jua pranoje faljen, ama do të mbetej në mendje ajo çfarë kishte ndodhur. Do të ishte një falje e pranuar, por jo një gabim i harruar që praktikisht nuk ka asnjë vlerë.

Ndaj duhet që vlerën e gjithkujt duhet ta kuptojmë kur e kemi pranë, jo kur largohet. Pendesa, apo kërkesa e faljes në atë moment nuk ka asnjë vlere... bota./al
 
I them faleminderit gjithë të mirave dhe faleminderit çdo të keqeje, derisa akulli i mendjes të shkrihet në Zjarrin e Zemrës.💛🤔
 
Nje thenie, nje mendim.
Nje ankese apo shqetesim.
Thjesht te jete dicka qe permban nje kuptim.

Ps: Tema nuk eshte me shaka.
Postoni nese vertete keni dicka qe zgjon nje diskutim, nje dicka sociale apo kulturore. Qofte luftrash ne rajone apo paqesore.
Ne te kundert le te rri si nje teme e vetme cilesore. BOSh.
Ua Nev, sa here hyj ketu e lexoj fjalin e fundit me kap e qeshmja loollool

Nejse dicka qe ja them perhere vetes:

"Mos e lidh lumturine tende me te tjeret, njerezit apo gjerat. Cdo gje shkon e vjen, ajo qe mbetet eshte vetja jote. Ndaj, ji e permbushur me zemren dhe besimin tend perhere. Keshtu s'do ndihesh bosh kurre!"
 
Nje thenie, nje mendim.
Nje ankese apo shqetesim.
Thjesht te jete dicka qe permban nje kuptim.

Ps: Tema nuk eshte me shaka.
Postoni nese vertete keni dicka qe zgjon nje diskutim, nje dicka sociale apo kulturore. Qofte luftrash ne rajone apo paqesore.
Ne te kundert le te rri si nje teme e vetme cilesore. BOSh.
S qenka teme per mua ... une akoma besoj tek sasia 😜
 
Njerëzit janë kaq të dhënë pas udhëtimeve dhe njohjes së botës, vizitojnë vende të ndryshme; ngase janë kureshtarë për lartësitë e maleve, valët e mëdha të deteve, rrjedhat e gjata të lumenjëve, shtrirjet e gjëra të oqeaneve, lëvizjet qarkore të yjeve, ndërsa kalojnë fare pranë vetes së tyre pa pasur asnjë kureshtje për ta njohur atë.
(Shën Augustini)
 
Njerëzit janë kaq të dhënë pas udhëtimeve dhe njohjes së botës, vizitojnë vende të ndryshme; ngase janë kureshtarë për lartësitë e maleve, valët e mëdha të deteve, rrjedhat e gjata të lumenjëve, shtrirjet e gjëra të oqeaneve, lëvizjet qarkore të yjeve, ndërsa kalojnë fare pranë vetes së tyre pa pasur asnjë kureshtje për ta njohur atë.
(Shën Augustini)
Ç'me kujtove.... Si fakti i njeriut qe do te dije c'mendon prindi per te, shoqeria,tjetri, si u duket te tjereve, por kurre nuk e pyeti veten: c'mendon Zoti?!
 
Nuk po dimë punët tona Soul...jo më ato të Zotit 😁
 
pak mitologji

295220275_2252064678291310_5433151395540495972_n.jpg
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top