Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Dicka cilesore ju lutem!!

Gezuar 1 majin te gjitheve uroj qe djersa e secilit paste frutet qe meriton e te mos derdhet kot e mbi te gjitha mos te behemi skllever te asnje epoke, teasnje nderrmarrje apo te sistemeve!

...
ju te rite e forumit nuk kujtoni kete dite ne vitet e rregjimit ... por uroj mos te lejoni kurre te perjetoni sisteme te tilla!!
 
Gezuar 1 majin te gjitheve uroj qe djersa e secilit paste frutet qe meriton e te mos derdhet kot e mbi te gjitha mos te behemi skllever te asnje epoke, teasnje nderrmarrje apo te sistemeve!

...
ju te rite e forumit nuk kujtoni kete dite ne vitet e rregjimit ... por uroj mos te lejoni kurre te perjetoni sisteme te tilla!!
Gezuar dhe ti gjithashtu 🤗
 

Bill Gates zotohet të dhurojë pothuajse të gjithë pasurinë e tij deri në vitin 2045: Nuk do të vdes i pasur​


Bill Gates ka njoftuar se synon të dhurojë pothuajse të gjithë pasurinë e tij personale gjatë njëzet viteve të ardhshme, duke ofruar afërsisht 200 miliardë dollarë për më të varfrit e botës përmes fondacionit të tij bamirës.

Angazhimi i tij vjen në një kohë kur shumë qeveri po zvogëlojnë ndihmën ndërkombëtare për zhvillim. Sipas Reuters, bashkëthemeluesi 69-vjeçar i Microsoft tha se po përshpejton planet për transferimin e aseteve të tij dhe se Fondacioni Gates do të mbyllet më 31 dhjetor 2045

“Do të thuhet shumë për mua kur të vdes, por kam vendosur që shprehja ‘vdiq i pasur’ nuk do të jetë një prej tyre”, – shkroi ai në faqen e tij. “Ka shumë probleme urgjente për të mbajtur pasurinë që mund t’i ndihmojë njerëzit.”

Pa e përmendur emrin, Gates e sulmoi Presidentin e SHBA-së, i cili e ka ulur në mënyrë drastike ndihmën e jashtme të SHBA-së. Siç theksoi ai, qëllimi i tij është të kontribuojë në shpëtimin e të porsalindurve, fëmijëve dhe nënave nga shkaqe të parandalueshme, të ndihmojë në eliminimin e sëmundjeve të tilla si poliomeliti, malaria dhe fruthi, si dhe të zvogëlojë varfërinë.

“Nuk është aspak e sigurt që vendet më të pasura në botë do të vazhdojnë të mbështesin popullatat më të varfra”, – vuri në dukje ai, duke iu referuar shkurtimeve edhe nga donatorët kryesorë si Britania dhe Franca. Pavarësisht burimeve të shumta të Fondacionit, Gates theksoi se përparimi nuk është i mundur pa mbështetjen e shteteve.

Në të njëjtën kohë, ai vlerësoi reagimin ndaj shkurtimeve të ndihmës në Afrikë, ku disa qeveri kanë riorganizuar buxhetet e tyre, por tha se, për shembull, poliomeliti nuk do të zhduket pa fondet e SHBA-së.

Njoftimi u bë me rastin e 25-vjetorit të themelimit të Fondacionit, i cili u krijua në vitin 2000 nga ai dhe gruaja e tij e atëhershme, Melinda French Gates, me pjesëmarrjen e mëvonshme të investitorit Warren Buffett.

“Kam bërë një rrugë të gjatë duke ndërtuar softuerë me shokun tim të shkollës së mesme”, komentoi Gates.

Fondacioni ka ndarë 100 miliardë dollarë deri më sot , duke ndihmuar në shpëtimin e miliona jetëve dhe duke mbështetur iniciativa globale si Fondi Global për Luftën kundër AIDS-it, Tuberkulozit dhe Malaries. Qëllimi është të asgjësojë 99% të aseteve të saj dhe të përfundojë veprimin e saj deri në vitin 2045, megjithëse shuma përfundimtare do të varet nga tregjet dhe inflacioni.

Fondacioni, me një buxhet që pritet të arrijë 9 miliardë dollarë në vit deri në vitin 2026, është kritikuar për ndikimin e tij të madh në fushën e shëndetit global pa përgjegjësi përkatëse, madje edhe nga drejtuesit në Organizatën Botërore të Shëndetësisë. Vetë Gates ka qenë shënjestër e teorive konspirative, veçanërisht gjatë pandemisë COVID-19.

Gates tha se ka folur disa herë me Presidentin Trump rreth rëndësisë së ndihmës ndërkombëtare shëndetësore dhe u bëri thirrje qytetarëve të tjerë të pasur të marrin në konsideratë se sa më i shpejtë mund të arrihet përparim për më të prekshmit nëse ata përshpejtojnë dhe zgjerojnë dhënien e tyre filantropike. “Është një mënyrë thellësisht kuptimplote për t’i dhënë diçka shoqërisë”, – tha ai.

(BalkanWeb)
 
Edhe shkenca e konfirmon:

Një rezonancë tregon se si një puthje e thjeshtë nga kjo nënë ndaj foshnjës së saj, aktivizon një reagim emocional simetrik që gjeneron efekte të dobishme për të dy.
Puthja vepron si një urë emocionale midis trurit të tyre, ndjesitë janë të njëjta, sikur të luanin të njëjtën muzikë empatike në unison.
Më në fund është treguar se puthja e fëmijëve tanë është e rëndësishme për zhvillimin e tyre psikik, emocional dhe empatik. ❤️
 
Xhelaledin Rumi- Ç’ është pjekuria shpirtërore?

1. Është kur ndalojmë së përpjekuri për të ndryshuar të tjerët dhe kur përqendrohemi në ndryshimin e vetes.
2. Është kur ne i pranojmë njerëzit ashtu siç janë.
3. Është, kur ne kuptojmë se të gjithë janë të përshtatshëm, sipas perspektivës së tyre.
4. Është kur mësoni të thoni "lëreni të shkojë".
5. Është kur ju jeni në gjendje të mos keni "pritshmëri" në një marrëdhënie dhe jepni nga vetja për kënaqësinë e dhënies.
6. Kur kuptojmë se atë që bëjmë e bëjmë për paqen tonë.
7. Është kur ndalojmë së treguari botës sa të zgjuar jemi.
8. Është kur ndalojmë së kërkuari miratimin e të tjerëve.
9. Është kur ndalojmë së krahasuari me të tjerët.
10. Është kur ju jemi në paqe me vetveten.
11. Pjekuria shpirtërore është kur jemi në gjendje të dallojmë midis "nevojës" dhe "dëshirës" dhe jemi të aftë të çlirohemi nga kjo dëshirë...
E fundit dhe më e rëndësishmja!
12. Pjekuria shpirtërore fitohet kur pushojmë së shtuari "lumturinë" gjërave materiale!
 
Për herë të parë një këngëtar modest Shqiptarë mbledh rreth 16.000 Shqiptarë nga e gjithë Europa në zemër të Italis.
16.05.2025 u këndua Shqip në Milano.
Krenari, arritje, përfaqësim i denjë e kulturës tonë, artit tonë.
Faleminderit Alban Skënderaj
 

Konkursi Letërsisë

  • C'est la vie

    Votat: 8 61.5%
  • Harro të më harrosh

    Votat: 5 38.5%
  • Mëngjese pranvere

    Votat: 2 15.4%
Back
Top