Big Brother 5 Albania

Pe: Genta e BB5,...dy te dashur njekohesisht !!!

Lexova cikez nga intervista e ketij..ky qenka tamam out fare si rob..
Kokerr ulliri nge mendet :p
 
Titulli: Prindërit e Franceskës: Jemi pro seksit në Big Brother

O kItRRA ti sheh shkurte?
Prandaj smund ti kuptojsh fjalet tona!!!

Nuk eshte ne pytje franceska e hajdri ' por ma thuaj ti nje emsion qe eshte edukative qe shfaqet ne televizionet ttona.

E per sa per pamjen tend te shkurter une te them' mediat jane Prinindi numer nje per femijet vllezrit motrta tona.

A ma prind te kuptohemi ''edukative ''...................
 
Titulli: Prindërit e Franceskës: Jemi pro seksit në Big Brother

O kItRRA ti sheh shkurte?
Prandaj smund ti kuptojsh fjalet tona!!!

Nuk eshte ne pytje franceska e hajdri ' por ma thuaj ti nje emsion qe eshte edukative qe shfaqet ne televizionet ttona.

E per sa per pamjen tend te shkurter une te them' mediat jane Prinindi numer nje per femijet vllezrit motrta tona.

A ma prind te kuptohemi ''edukative ''...................

Nuk eshte emision edukativ.........eshte spetakel per te mbajtur publikun te ngulur pas televizionit...ndryshe do quhej "emision edukativ" dhe jo realityshow...e do te thote njerez real (pra jo aktor) qe bejn spetakel brenda spetaklit.
 
Titulli: Prindërit e Franceskës: Jemi pro seksit në Big Brother

Lover te hapet toka di se ke te marre.
 
Titulli: Prindërit e Franceskës: Jemi pro seksit në Big Brother

O kItRRA ti sheh shkurte?
Prandaj smund ti kuptojsh fjalet tona!!!

Nuk eshte ne pytje franceska e hajdri ' por ma thuaj ti nje emsion qe eshte edukative qe shfaqet ne televizionet ttona.

E per sa per pamjen tend te shkurter une te them' mediat jane Prinindi numer nje per femijet vllezrit motrta tona.

A ma prind te kuptohemi ''edukative ''...................

Ne televizionet tona ke emisione politike, debatuese, edukative, shkencore, mjekesore, te kuzhines, per femije, per te rritur, per pleq e per plaka, por krejt varet nese i ke percjelle ndonjehere ato. Megjithate ka edhe formate te tilla siq eshte nje reality show qe si format nuk egziston vetem te ne por egziston edhe ne shume vende tjera te cilat disa jane para nesh e disa prej tyre ndoshta jane edhe pas nesh.

Une e kuptoje se per ty dukem edhe shkurtpames ngase largpamesia yte shkon aq larg saq moralin dhe kulturen e koncepton vetem ne ate dygishterinje vendin e lagur qe nuk e kap dielli.
 
Pe: Genta e BB5,...dy te dashur njekohesisht !!!

Nga ana tjeter, ajo e ka perkufizuar si lidhjen e vetme. Sa serioze ka qene kjo lidhje?
Lidhja me Gentianen ka qene tamam si nje kend lodrash, dhe Genta nje loder ne duart e mia, pra lodra ime e parapelqyer. Kete e them, pasi po arrite t’ia blesh mendjen femres, me te mund te besh ç’te duash pastaj.

Kush ta beri lodrën ty, jotëmë!! Eh bela! :mad:
 
Pe: Genta e BB5,...dy te dashur njekohesisht !!!

Me aq ndryshyme mes tyre me habit si paskan kaluar 5 vjete bashke
 
Pe: Genta e BB5,...dy te dashur njekohesisht !!!

Me aq ndryshyme mes tyre me habit si paskan kaluar 5 vjete bashke

ajo 5 kurse un 2 e gjysem (nuk ishte kaq fare ......... por aty afer)
motivi eshte i thjesht: ka qen e dashuruar dhe ka ndejtur me shpresen se ai nje dit do rritej dhe do behej burr...
kur je e dashuruar pranon shum gjera... toleron shum gjera deri sa arrin kulmin dhe nuk mban me.
Ti do thuash pse 5 vjet.... ehhhh, ajo ishte mesuar me te dhe ndrryshimi ndonjeher te trremb, nuk din nese ben gabim apo jo, thjesht nuk je gati per tu shkeputur.
Zakonisht keto lidhje te kalbura dhe 'nosense' mbarojne sepse dikush tjeter na rremben zemren :)
 
Titulli: Genta e BB5,...dy te dashur njekohesisht !!!

Sme ben habi thjesht me mjaftoi te lexoj kte fraze per te kuptuar <<<Gentiana Gjalpi, banorja 22- vjeçare nga fshati Baban i Devollit>>>> Tani katunarja e ka ni lezetin e do me bo gjera kalamojsh qe qytetaret i bejn ne 8 vjecare kto aventura. Kjo tani ka hy dhe tek bigu i duket jeta unit si un thot ska do boj qef.Femra po arriti te ket 2 si kjo dhe e di gjith shqiperia un e konsideroj K...e asgje me teper e asgje me pak .
 
Pe: Titulli: Genta e BB5,...dy te dashur njekohesisht !!!

Sme ben habi thjesht me mjaftoi te lexoj kte fraze per te kuptuar <<<Gentiana Gjalpi, banorja 22- vjeçare nga fshati Baban i Devollit>>>> Tani katunarja e ka ni lezetin e do me bo gjera kalamojsh qe qytetaret i bejn ne 8 vjecare kto aventura. Kjo tani ka hy dhe tek bigu i duket jeta unit si un thot ska do boj qef.Femra po arriti te ket 2 si kjo dhe e di gjith shqiperia un e konsideroj K...e asgje me teper e asgje me pak .

i vetmi faj qe ka kjo femer, qe ti quan katunare, eshte qe u dashurua me nje tra* dhe qe e duroj 5 vjet.

kujdes kur i therrisni te gjitha femrat ka*e sepse keni per te mbetur me gisht ne goj
 
Titulli: Genta e BB5,...dy te dashur njekohesisht !!!

Mua me shum me duket qe ky tipi i ka ardh rasti me dal neper gazeta e mundohet te doket si i fort sikur sja ndin per gje, thjesht nuk e besoj qe te qendrosh ne nje lidhje per 5 vite e gjysme e te japesh nje intervist te tille !
 
Pe: Genta e BB5,...dy te dashur njekohesisht !!!

Sa debil ky, egoist ne maksimum,bie brenda me fjalet e veta lol
 
Titulli: Genta e BB5,...dy te dashur njekohesisht !!!

Refehet Rubens, djali qe Gentiana ka permendur si personi qe ka pasur lidhjen serioze te jetes se saj, por qe ka mbetur e zhgenjyer.

Nga ana tjeter, ajo e ka perkufizuar si lidhjen e vetme. Sa serioze ka qene kjo lidhje?

Mbase per Gentianen ka qene serioze, po per mua jo. Nuk e kam quajtur te tille. Lidhja me Gentianen ka qene tamam si nje kend lodrash, dhe Genta nje loder ne duart e mia, pra lodra ime e parapelqyer. Kete e them, pasi po arrite t’ia blesh mendjen femres, me te mund te besh ç’te duash pastaj.
Sa afer njeri-tjetrit keni qene, sa kohe kalonit bashke?

Kemi bashkejetuar shtate muaj ne Tirane. Ajo vendosi te largohej nga shtepia muajin e fundit dhe nisi te jetonte me disa shoqe, me te cilat ndante qirane. Ma kerkoi kete gje per faktin se merzitej vetem ne shtepi dhe kerkoi hapesiren e saj.
Ajo ka pohuar se ti ke ushtruar dhune rregullisht mbi te, eshte e vertete?
Varet çfare kuptohet me dhune. Por gjithsesi mund te them se jo çdo gje ia kam dhene pa shkak. Ka marre nga une ate çfare ka kerkuar. Kete e them, pasi ajo ishte tip qe genjente shume, madje dhe para pasqyres genjen veten e saj. Kjo ishte arsyeja qe kohet e fundit sillesha ftohte me te, pasi gjithmone sinqeriteti i Gentes linte per te deshiruar.
Je xheloz per te, kur keni qene bashke, ia ke shfaqur kete ndjesi?
Xheloz jo, po llogari i kam kerkuar.
Nderkohe javen e kaluar te “Panorama Plus” u botua intervista e nje djali qe deklaronte se kishte lidhje me Genten. ا’mund te thuash?
Nuk kam qene ne dijeni dhe u informova nga gazeta. اuditem se si mund te kete manovruar ajo per te jetuar nje lidhje te tille paralel, nderkohe qe ishte me mua. Por duke njohur tipin e Gentes, e pranoj faktin qe mund te kene lidhje bashke, sepse nga ajo çfare nuk pret. Megjithate, kjo gje do te sqarohet kur Genta te dale nga “BB”.
Ke tentuar te takohesh me djalin per t’i kerkuar sqarime?
Jo ende, por do e bej shume shpejt.
Po Genta nga ana e saj mendon se eshte ndier ndonjehere e tradhtuar nga ti?
Jo asnjehere nuk eshte ndier e tradhtuar. Pavaresisht faktit qe e kam tradhtuar, ajo nuk eshte ndier keq, sepse asnjehere nuk ka marre vesh gje.

Ore gumen dole dhe ti smund te rrije pa dal nje cik neper gazeta domosdo smund te shitet gazeta panorama pa fytyren tende aty jo ....Sic i themi ne rroft sebepi qe na mblodhi ......

E kshu gumenit i esht dhen rasti per te fol mir qe ka fol po se kuptoj cdo te thot ky me kte ..:D

Si ka mundsi nse genten e paske perdor si loder ...Por aman ta paska fut per pak se paska pas dhe nje lidhje te dyfisht..Dhe ku ishte lodra jote ktu per ty se se mora vesh :D Apo ngaqe dukesh cun i shkathet me qafsh vaj medet cna ka gjet thuaj po ku i gjejen kto mostra per ti marr neper intervista nga nje ane mir e bejen fundja gazetaret skan faj se do shesin gazetat edhe popull si rregullet qe esht duke mos len asnje gje ti shpetoj nga dora me vrap edhe ne radh per te bler gazeten po cte lexosh ne te vall?? A ja vlejen kto shkrime te lexohen ne nje gazet ...Kto budalleqe qe as ky vet se ka besuar kur ka lexuar se ca ka fol ose me sakt sa ka mbaruar intervisten me zi ka prit tju thot shokve

Ej cuna neser del gazeta panorama ne treg , blijeni sepse do lexoni ca kam then une aty se vdes po su mburre nje cik LOL LOL Aman jo me kot ke qen dhe tip i shkathet dhe nga ata qe ua di rendsin e mendjes se femres po e pate ne dor ben cte duash si jo si ajo fraza qe ti e perdorje si loder ndrkoh qe at nje tjeter e shtrinte ne krevat kjo ishte lodra jote LOL LOL LO

Po normal qe ka marr cfar ka dash nga ty sepse ne fakt dhuna kerkohet nuk jepet mir eke ndoshta ajo e paska kerkuar dhunen do ket qen qejlfie e dhunes dhe rrahjeve me shkelma e shpulla bukur shum ti je mashkulli qe enderrojn femrat pasi u jepke ate qe kerkojn madje dhe dhunen LOL LOL LOL

Shum po shummmm pa lidhje me duken gjith kto mua duke filluar qe nga realiti show qe ka filluar te degjenerohet , dhe te kthehet ne nje realiti bernut qe nuk shifet me sy e kan ber ne mod te bejen sa me shum sex aty edhe te fillojn nga dashurit sepse kshu dhe fitohet fam e behesh me shum ''Fansa''...

Mund te them qe kta cdo gje e bejen me kopje pasi e kan cdo gje te par dhe te mesauar nga ata qe kan qen para tyre aty esht nje budallallek qe te futesh aty dhe te fillosh e te besh sikur ke ren ne dashuri me shikim te par me banorin e par qe shef aty ..A thua se paskemi mbet keq te shikojm ne tv nje realiti show qe esht kthyer ne nje reality porno ku cdo kush e ka mendjen tek sexi e dashurit e tyre a thua se kan nja 10 vjet qe njihen dhe u ka ngel BB per te shfaq ndjenjat e tyre ..Per mua esht nje falsivitet ne maksimum dhe aspak real ne kte realiti show shof vetem shtirrjen e personave qe jan aty bernda dhe asgje reale nga ta.......
 
Titulli: Big Brother 5 Albania

Te them te drejten une nuk i shiko fare keto BIGA -SHPIA !!!

Se bie vetin ne ate nivel aq te ulte ' qe te shikoi keto vepra degjeneruse-devijura te njerzve injorante te kesaj natyre..
 
Titulli: Big Brother 5 Albania

Te them te drejten une nuk i shiko fare keto BIGA -SHPIA !!!

Se bie vetin ne ate nivel aq te ulte ' qe te shikoi keto vepra degjeneruse-devijura te njerzve injorante te kesaj natyre..


Sipas ksaj qe po thoni ju i nderuar antar i bije , ne qe e shohim te jemi nje nivel i ulet ..Sepse une mund ti shof edhe kot rastsisht kaloj kanalet e tv dhe e shof i bika qe bije ne nje nivel te ulet vetem se e shikon kte reality Show ....

Gjithsesi cdo kush e mendon si pas deshires se tij..
 
Titulli: Big Brother 5 Albania

Françeska "dorezohet" ne preherin e Vlashit, “nuk vazhdoj me me Ermalin”
Images.jpg

Françeska shkon ne dhomen e ndenjes dhe bisedon me Vlashin per merzitjen e saj.

Ajo tregon se Ermali nuk i kishte thene asgje per lidhjen e tij jashte shtepise. Ajo thote se nuk do te vazhdoje me tej me Ermalin dhe Vlashi e keshillon qe te mos lejoje qe Ermali ta perdore ate. “Nuk dua te vazhdoj me, per mua ka marre fund” thote Françeska. Me pas Vlashi largohet duke keshilluar Françesken, ndersa ajo vazhdon te qendroje aty vetem.

Pjesa tjeter e banoreve bisedojne jashte per dashurine duke komentuar historite e tyre. Françeska del perseri jashte dhe ulet prane Gentes dhe Metit. Ajo kerkon ndihmen e Gentes qe t’i kerkoje Ermalit qe te shkoje nga dhoma tjeter e gjumit sepse ajo nuk deshiron qe te fleje me me te. Genta i thote se nuk mundet qe ta beje nje gje te tille dhe Françeska i thote “ok, s’ka problem”. Meti i thote Françeskes se ajo nuk mund ta kete sigurine se Ermali ka nje lidhje jashte, pasi ai u ul prane zemres se thyer, por Françeska i thote se ai e tha vete nje gje te tille.

Me pas banoret hyjne brenda dhe fillojne te bisedojne per lidhjen e Françeskes me Ermalin. Liami dhe Graciano ngacmojne çiftin per marredhenien midis tyre duke u nisur nga rrefimi i Ermalit dhe nga lotet e Françeskes. Françeska u thote se merzitja e saj ka nisur perpara se Ermali te tregonte per dashurine e tij, ndersa Graciano pyet Ermalin se perse ai vazhdon te rrije me Françesken ne nje kohe kur ka nje vajze qe e pret jashte.
Ermali fillon qe te bertase dhe te thote se ai thjesht po vazhdon lojen qe ka filluar Liami duke thene se ai e zgjodhi Françesken si banore vetem per Ermalin. Keshtu lind nje debat i forte ku te gjithe flasin me ze te larte dhe njeheresh.
 

Attachments

  • Images.jpg
    Images.jpg
    26.9 KB · Shikime: 0
Titulli: Big Brother 5 Albania

Françeska dorezohet, rindizet pasioni per Ermalin
Images.jpg

Gentiana shkon afer banoreve ne dhomen e gjumit dhe e pyet Françesken per meshkujt brenda shtepise e te cilet ka marredhenie me te afert. Gentiana mendon se ajo afrohet shpesh me Liamin, por Françeska nuk pranon qe kjo gje te jete e vertete. “Veç Ermalit, banori me i afert per mua eshte Graciano”, shprehet Françeska.

Meti dhe Anila shtrihen dhe perqafohen me njeri-tjetrin poshte jorganit, nderkohe qe banoret e tjere fillojne qe t’i komentojne, duke dyshuar se ata jane duke u puthur.

Françeska dhe Ermali shkembejne puthje te zjarrta m njeri-tjetrin, duke u perkedhelur e duke qendruar afer njeri-tjetrit per minuta te tera.
 

Attachments

  • Images.jpg
    Images.jpg
    11.6 KB · Shikime: 0
Titulli: Big Brother 5 Albania

Arbri: “Anila, do largohesh nesër”; Françeska: “Unë e Ermali, tipa të njëjtë”

franc-ermali-potr-23-3.jpg

Disa nga banorët qëndrojnë në kopësht duke biseduar. Ermira shprehet e e ka shumë stres pregatitjen e valixheve dhe Klaudja pohon të njëjtën gjë. Kjo e fundit shprehet se për të ka qenë e vështirë pasi ka dy javë që i bën gati valixhet dhe i transporton rrobat sa nga dollapi, sa në valixhe. Arbri afrohet pranë vajzave e i thotë Anilës të bëhet gati se nesër do të largohet nga shtëpia e BB, duke qenë se është në nominim.

Ndërkohë, Françeska qëndron me Ermalin buzë pishinë dhe i tregon se mbrëmë ka parë në ëndërr motrën e saj, sikur i thoshte që ishte e çuditur që ajo ka treguar që ka patur një lidhje më parë e tani është me Ermalin. Françeska vazhdon të tregojë se është përgjigjur se me Ermalin vetëm “respektohen”, e nuk janë të lidhur. Ajo tregon se nuk është e shqetësuar për opinionin e familjes, pasi babai i saj e ka ditur që ka patur një lidhje që në moshën 15 vjeçare.

Françeska shprehet me shaka se Ermali e ka ofenduar dy javët e para pasi nuk ka ndenjur pranë saj e më pas shkëmbejnë puthje. Genta afrohet pranë tyre dhe Françeska pasi e pyet a shkon ajo me Ermalin, shton se ata të dy janë tipa të njëjtë. Së fundi, Genta mendon se nesër do të largohet Anila ose Lorena, e Françeska shton dhe Klaudjën, si të mundshme për t’u larguar.




Klaudja-Lorit: “Më vjen mirë që jeni respektuar me Gracianon”

klau-per-lorin-23-3.jpg

Disa nga banorët qëndrojnë në kopësht duke biseduar, ku Klaudja ngacmohet me fjalë me Lorin. Klaudja i thotë Lorit se është e çuditur që ata të dy mund të kenë kryer mardhënie, dhe nuk e pranojnë që kanë qenë të lidhur. Ajo shton se Lori nuk mund të pretendojë që civilizimi i Shqiptarëve të ketë shkuar kaq larg sa t’i pranojë këto gjëra. Lori i përgjigjet se kur i pëlqen diçka, e bën dhe nuk mendohet disa herë. Klaudja e pyet nëse Lorit nuk i vjen që Graciano nuk e pranon se ata kanë qenë të lidhur, e Lori shprehet se ka qenë i tillë vendimi i të dyve. Klaudja thotë: “Më pëlqen që rinia shqiptare respektohet”.

Më pas, Graciano e Vlashi sqarohet për një keqkuptim të ndodhur mbrëmë mes tyre e Liamit. Ky i fundit tregon se ngjarjen e mbrëmshme, që kanë derdhur kafenë në tualet e kanë bërë ai, Graciano e Anila. Vlashi i pyet: “Përse nuk e pastruat të nesërmen?”. Graciano përgjigjet se ndoshta Vlashi nuk ka dashur ta nxjerrë keq atë, por ama kështu ka ndodhur. Pasi Graciano, Vlashi e Liami sqarohen për temën e diskutuar, ata flasin për provën e javës e për surprizat që do të donin t’u bënin brenda shtëpisë së BB. Françeska i thotë Arbrit se ka vënë re që ai ngjan shumë me Liamin, ndërsa Arbri përgjigjet se ndoshta Liami ngjan me të. Ermira shprehet se Arbri ka tendencën për të hedhur gurin e për të fshehur dorën.
 
Titulli: Big Brother 5 Albania

Komente për mardhënien Lori-Graciano”; Ermali: “Mentaliteti shqiptar ka ndryshuar”

port-per-lorin-23-3.jpg

Liam, Ermali dhe Ermira qëndrojnë në kopësht duke biseduar, e tema kryesore është për Lorenën e Gracianon, dhe për mundësinë që ata të dy te kenë kryer mardhënie. Ermira shprehet se ia ka thënë në sy mendimin e saj, ç’ka mund të mos jetë pëlqyer. Ajo shprehet se nuk do të kishte kryer mardhënie në BB por të ishte në vendin e tyre. Liami shprehet se Lorenës e Gracianos i ka thënë se është e drejta e tyre të bëjnë ç’të duan, por në shtëpinë e BB, Lori është futur në krevatin e Gracianos me shumë stil e thuajse pa e marrë vesh askush.

Ermira thotë se nuk e ka kuptuar fare këtë gjë, ndërsa Ermali shprehet se nuk do ta cilësonte stil, por poshtërsi nga ana e Lorit këtë veprim. Liami shprehet se pas gjithë kësaj, Lori e Graciano kanë marrë vendimin që të largohen nga njëri-tjetri, por duhet ta kenë të qartë që banorët e tjerë do të flasin e do ta komentojnë lidhjen e tyre. Ermira shprehet se ia ka bërë të qartë Lorit, që duhet ta kishte marrë parasysh dhe mentalitetin Shqiptar që ndoshta do ta gjykojë. Liam shprehet se për nje femër që futet në krevat me një mashkull e më pas largohet, nuk ka justifikim brenda në BB. Ermali thotë se banorët mendojnë se për këtë situatë ekziston ende një koncept negativ. Ermira citon fjalët e Ermalit, ç’ka ka thënë se është e çuditshme që Lori nuk shoqërohej me asnjë person në fillim, e më pas ka krijuar mardhënie menjëherë.

Ermali shprehet se tashmë në Shqipëri nuk ekziston më koncepti ekstrem negativ për një vajzë që ndahet nga një djalë, pasi kanë patur një lidhje, por Ermira e Liami nuk janë plotësisht dakort me këtë. Ermali shprehet se njerëzit intelektual nuk e konceptojnë më negative këtë gjë, por Ermira shprehet se Shqipëria është e madhe, dhe ka shumë qytete që paragjykojnë. Ermali shprehet se ko pritur derisa ka krijuar lidhje me Françeskës që të ishte i sigurt për hapat që do të merrte. Ai shprehet se Françeska në ndryshim nga Lori, është tip më i hapur dhe i përballon opinionet e banorëve dhe në rastin që është me Ermalin.

Ermali shton se duke qenë se janë në një lojë, ai mund të bjerë pre e lojës së saj, e Liami e pyet nëse Françeska mund të jetë viktimë e Ermalit. Ermali mohon dhe Ermira shprehet se Ermali nuk po bën asgjë që të jetë kundër dëshirës së Françeskës. Ermali shprehet se ai nuk e komandon Françeskën, kështu që ajo nuk është viktimë e tij. Liami përfundon bisedën duke treguar se Lorena i ka thënë që vetëm për prindërit i vjen keq se çfarë mund të kenë menduar për të, por për të tjerët nuk i intereson aspak.
 
Titulli: Big Brother 5 Albania

Arbri:” Nesër eliminohet Graciano”; Klaudja: “Nga femrat: Lorena”

arbri-klaud-per-nom-23-3.jpg

Në mëngjesin e sotëm, i pari që zgjohet nga banorët, ashtu si zakonisht është Edgari, i cili pasi kryen punët e para të mëngjesit, ndër to dhe ndërrimin e baterive për banorët, kërkon t’i zgjojë ata. Edi u thotë banorëve të zgjohen vetë përpara se t’i zgjojë Vëllai i Madh me ndonjë alarm.

Kështu, banorët fillojnë të zgjohen një e nga një. Liami kërcen përpara pasqyrës së dhomës, e po kështu dhe Arbri. Më pas, Klaudja e Arbri qëndrojnë në kopësht duke pirë kafenë e mëngjesit. Arbër pyet Klaudjën nëse mendon se do të eliminohet Graciano nga loja e ajo përgjigjet se nëse del mashkull, po, por nëse do të jetë femër banorja që do të eliminohet, do të jetë Lorena. Klaudja shton se Lorit nuk i është dëgjuar zëri në shtëpinë e BB.

Arbri thotë për Lorin se nuk ka qenë aspak protagoniste në shtëpinë e BB, ndërsa për Ermirën shprehet se ditët e fundit e ka shfaqur veten. Pranë tyre afrohet dhe Liami e ata flasin për punët e shtëpisë dhe për faktin se do të ishte mirë nëse banorët ulen të hanë gjithmonë bashkë në vaktet e ditës. Klaudja shprehet e kjo gjë nuk është gjithmonë e mundur pasi ajo nuk ka mëngjes, e nuk ka përse të ulet në tavolinë.
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Big Brother 5 Albania

Po duhen pare edhe keto emisione demenziale ndonjehere edhe pse te len nje shije te tharte ne goje :qeshje:


 
Titulli: Big Brother 5 Albania

Biseda për cigaret dhe surprizat e spektaklit

nderron-ora-25-3.jpg

Banorët hanë darkë dhe gjatë kësaj kohe edhe bisedojnë për gjëra të ndryshme. Kryesisht ata flasin për ushqimet, pasi këtë javë kanë një buxhet të reduktuar. Ajo që i shqetëson më shumë është fakti se këtë javë do t’u mungojnë cigaret dhe një pjesë e mirë e tyre janë konsumatorë të rregullt të duhanit.

Kështu Arbër, Edgari dhe Meti dalin në oborr për të pirë cigare dhe fillojnë që të flasin pikërisht për mungesën e duhanit në shtëpi. Arbër hedh idenë që banorët të dënohen duke pirë vetëm nga një cigare në ditë dhe kjo do të ulë ndjeshëm konsumimin e tyre dhe do të ndihmojë ata që të lënë duhanin.

Ndër bisedat e tjera zhvillohen për surprizat gjatë spektaklit. Kështu Genta tregon për fshatin e saj dhe për momentet e bukura që shijoi gjatë surprizës ku shfaqej fshati, njerëzit aty dhe nëna e saj e cila tha fjalë shumë të mira për Gentën duke e bërë atë të ndjehet shumë mirë.

Ndërkohë që tashmë ka ardhur momenti që pas pak minutash ora të kalojë përpara dhe nga 2:00 të shkojë në 3: 00 dhe banorët flasin për orët dhe provën e javës e cila kishte lidhje pikërisht me këtë fakt.



Thashetheme për nominimet dhe çiftin Ermal-Françeska

nominimet-25-3.jpg

Genta. Vlashi, Liami dhe Lorena lahen në pishinë dhe fillojnë të flasin për nominimet e kësaj jave. Ata diskutojnë për imunitetin e pesë banorëve. Liami thotë se nuk e priste që Erioni dhe Edi të mos bënin pjesë ndër banorët që publiku preferon më shumë. Ata diskutojnë për Klaudjën duke thënë se nuk e prisnin që ajo të ishte më e preferuar se sa Erioni. Lorena e pyet Liamin se përse ai mendon se Erioni duhet të ishte ndër pesë më të votuarit dhe Liami thotë se ky mendim i vjen nga fakti se si qëndron situata e Erionit përballë Klaudjës.

“Gentën nuk e prisja” thotë Liami, ndërsa Genta thotë se ajo priste që në televotimin e të preferuarve të bënte pjesë edhe Françeska. Aty vjen edhe Graciano i cili gjithashtu përfshihet në bisedë. E ndërsa djemtë flasin për më të preferuarit e publikut dhe thonë se nuk e prisnin që Genta të ishte pjesë e tyre, kjo e fundit u thotë se ajo ndjehet mirë dhe të gjithë aty do të donin që të ishin dy javë me imunitet.

Më pas ata fillojnë të flasin për Ermalin dhe Françeskën. Liami thotë se nga spektakli kuptoi se reagimi i Erionit dhe Ermalit në lidhje me historitë e dashurisë, nuk është interpretuar mirë jashtë. Ai thotë se ata kanë dalë se i shfrytëzuan vajzat për lojë. Për Françeskën ai thotë se ajo do ta bëjë që ai të ngrihet në lojë, ose do ta bëjë që të humbasë pikë dhe për këtë i duhet shtëpisë, por i qëndron mendimit se ajo është viktime e Ermalit.

Genta e kundërshton duke i thënë se Françeska nuk është viktime dhe asnjëri prej tyre nuk po e shfrytëzon tjetrin. “Edhe asaj i leverdis të jete me atë, edhe atij i leverdis sepse çiftet gjithmonë kanë marrë më shumë vëmendje” thotë Genta. Më pas Genta i thotë Liamit se duke qenë se ai ka jetuar në Gjermani duhet t’i pranojë më shumë disa gjëra dhe të mos i gjykojë banorët. “Ti duhet të jesh mendjehapur” i drejtohet Genta Liamit duke iu referuar faktit se ai ka paragjykuar sjelljen e Françeskës.



Genta mëson të notojë dhe debaton me Liamin

liam-genta-25-3.jpg

Ndërsa ndodhen në pishinë Genta dhe Liami fillojnë të debatojnë me njëri-tjetrin. Liami i thotë Gentës se ajo nuk meritonte që të ishte në grupin e banorëve më të preferuar të publikut dhe të fitonte imunitet për dy javë. Kjo nuk i pëlqen Gentës e cila fillon të debatojë me të.

“Më thuaj çfarë bën ti më shumë se sa unë?” i thotë Genta Liamit dhe ai i përgjigjet se ai është shumë aktiv në shtëpi dhe ka qenë gjithmonë. Genta e kundërshton duke i thënë se ajo nuk ka bërë asgjë më pas sesa Liami në shtëpi. Gjatë kohës që debaton me Liamin Genta noton në ujin e pishinës dhe duket se tashmë ka mësuar notin dhe Liami e ngacmon edhe për notin.

Liami i thotë Gentës që të mos vazhdojë kështu sepse publiku nuk ka për të pëlqyer gjatë një vajzë si Genta dhe ajo i thotë se ai nuk ka pe të ketë probleme të tilla pasi në fund të fundit është vetëm publiku ai që vendos për qëndrimin e tyre në shtëpi.

Genta akuzon Liamin se po përdor strategji në lojë dhe ai i thotë asaj se edhe ajo po bën të njëjtën gjë, por Genta e mohon. Genta i thotë Liamit se ai ka vetëbesim shumë të madh e ndërsa ata debatojnë aty vjen Françeska e cila u ka sjelle banorëve pak peshku nga darka e saj romantike me Ermalin.
 
Titulli: Big Brother 5 Albania

Genta-Meti, debat; Edi largohet nga BB, vendimi për t’u rikthyer i takon atij

genta-meti-debat-29-3.jpg

Teksa banorët janë në tavolinën e ngrënies, mes Metit e Gentës lind një debat. Fillimisht, Genta ka qenë duke folur me Vlashin, por ka ndërhyrë Arbri e ajo i ka thënë të pushojë. Meti del në mbrojtje të Arbrit, e i thotë Gentës ta ulë zërin, por Genta përgjigjet se nuk po fliste me Arbrin, por me Vlashin, teksa ai ka i ka ndërhyrë në bisedë. Genta shprehe se Arbri do të japë nga një opinion për çdo gjë, e nuk bën dot ndryshe. Meti shprehet se asnjë nuk është i pari në shtëpinë e BB, e Genta i thotë Metit: “Ti çfarë ke që ndërhyn, se nuk po të flas ty!”. Genta thotë se për të, Arbri është i fundit në shtëpi, e kur ajo ka qenë duke folur me Vlashin, ai nuk ka patur përse të ndërhyjë.

Më pas, Ermali u lexon banorëve një komunikim nga Vëllai i Madh në lidhje me Edin. Ermali u bën me dije banorëve se Edi është larguar nga shtëpia e BB për arsye familjare, e vendimi për t’u kthyer i takon vetëm atij.



Liami e Genta, zënkë; Genta: “Do të bësh rolin e interesantit, por je pa tru”

perqeshin-genten-29-3.jpg

Graciano, Anila qëndrojnë në sallon duke biseduar, teksa dëgjojnë që Liami e Genta janë duke debatuar. Graciano i thotë Anilës të shkojnë dhe ata pranë tyre që të grinden e futen në debatin e tyre.

Graciano u thotë Gentës e Liamit: “Përse e ngrini zërin?” e Genta i përgjigjet se Liami kështu është mësuar e nuk mundet ndryshe. Genta e Liami ndërkohë, ofendojnë njëri-tjetrin e Genta i thotë se Liami do të bëjë rolin e interesantit dhe e quan pa tru. Liami i thotë se Gentës se duhet të mundohet më shumë që të futet ne pesëshen e më të mirëve. Ai i pyet banorët nëse e kanë dëgjuar shprehjen “flakë kashte”,që do të thotë se fiket shpejt dhe është momentale. Graciano e pyet nëse e ka për Gentën, por Liami i përgjigjet se nuk ka përmendur emra. Françeska afrohet pranë tyre dhe pyet se çfarë ka ndodhur e shton se do të grindet dhe ajo me ta. Meti më pas, fillon të ngacmojë Anilën, duke e imituar, ndërsa Anila shprehet se nuk do të përfshihet në të tilla debate.

Liami e Meti kërkojnë të ngacmojë Gentën që ta acarojnë, e Anila e Klaudja i kërkojnë të pushojnë, ndërsa Genta mundohet të ruajë qetësinë. Arbri thotë se Genta ngre zërin që të bjerë në sy, ndërsa Anila i thotë Metit e Arbrit të pushojnë pasi nuk u ka hije të sillen kështu.




Liami-Françeskës: “Ti e Ermali, pole të kundërt”; Françeska: “Dua ta fitojë Ermali BB”

bised-per-lidhje-29-3.jpg

Disa nga banorët qëndrojnë në kopësht duke biseduar, kur Françeska tregon për lidhje e fortë që ka me babain, se sa afër janë ata të dy dhe gjithkund shkojë bashkë. Ajo shprehet se të atin e ka si shok, e teksa u thotë banorëve se do të kishte dëshirë që të shkonin me pushime të gjithë së bashku kur të mbarojë BB, të merrnin dhe babain e saj me vete.

Më pas, Liami e sjell bisedën tek mardhënia me Ermalin, ku Françeska shprehet se në pushimet që do të bëjnë të gjithë bashkë, ajo do të jetë me Ermalin. Liami shprehet se kur të dalin nga BB, Françeska e Ermali do të jenë pole të kundërta, pasi në shtëpinë e BB nuk kanë hapësirë të mjaftueshme për të përjetuar gjithçka. Françeska përgjigjet se polet e kundërta tërhiqen, e për të tjerat nuk do t’i mendojë tani pasi kur të dalin, lidhja mund të shkojë ose shumë mirë, ose mund të dështojë.
Françeska shprehet se nuk beson në lidhjet në largësi, kështu që ajo do të vije të jetojë në Tiranë, e mbase do të marrin një shtëpi bashkë me Lorin.

Françeska shprehet se mendimi i saj është që në një lidhje, njëri nga të dy duhet të hapë rrugë, që mardhënia të shkojë mirë. Ajo shprehet se është shumë e kuptueshme dhe në një lidhje jep maksimumin, që të mos i mbetet asgjë peng. Ajo shton se dhe po të ndahet nga Ermali, nuk do të rrijë vetëm, për të pritur për Ermalin të rikthehej. Anila kërkon të dijë një afat se sa do të priste e Françeska thotë se do të rrijë për aq kohë sa të ndjehet mirë me veten për të krijuar një lidhje tjetër.

Së fundi, Françeska shkon pranë Ermalit e Gentës duke bërë komente e thashetheme për banorët. Françeska shprehet se javën tjetër mendon se do të jetë në nominim së bashku me Anilën e Gracianon. Ajo shton se paçka se do të jetë në nominim, ka besim se do të jetë deri në finale në shtëpinë e BB, por do të tërhiqet në fund që ta fitojë Ermali. Genta thotë se do të nominojë Ermalin, por Françeska thotë se Ermali nuk largohet, pasi ka besim se ai do të jetë fitues, e çmimin do ta ndajnë bashkë.




Edi rikthehet në shtëpinë e BB; Klaudja-Eriont: “Nuk duhet të kesh luhatje në sjellje”

edi-rikthehet-28-3.jpg

Teksa banorët kanë qenë duke qëndruar në sallon, Edi ka hyrë në shtëpi e të gjithëve së pari i ka pushtuar habia e më pas gëzimi që ai u rikthye përsëri. Edi tregon se ka patur një problem familjar, por që është zgjidhur dhe ka vendosur që mund të rikthehej përsëri në lojë. Françeska, Lorena, Graciano e Arbri qëndrojnë pranë Edit dhe flasin me të për problemin që ka patur dhe mundohen ta ngushëllojnë.

Ndërkohë, Ermali e Françeska qëndrojnë të veçuar nga banorët e tjerë e komentojnë banorët dhe situatën në shtëpi. Klaudja shprehet se asnjëri nga edicionet e BB nuk ngjasojnë me njëri-tjetrin. Ermali shprehet se në shtëpi nuk janë formuar ende grupet, por ai e ka në mendje se si do të ndahen konkurentët në grupe. Erioni shkon pranë tyre dhe komenton faktin që disa nga banorët janë mbledhur rreth Edit dhe po e pyesin me hollësi se çfarë i ka ndodhur.

Klaudja shprehet se ka nevojë të ketë kontakt me familjen e saj, qoftë dhe sa t’i dëgjojë zërin njërit prej familjarëve. Erioni e Klaudja flasin dhe për mardhënien e tyre, ku Erioni shprehet se puthja që kanë dhënë, ka mbetur aty dhe nuk do të thotë që do të ketë diçka tjetër me të, jo sepse nuk i pëlqen, por ky nuk është momenti i duhur për të filluar një lidhje. Ajo shton se Erioni është sjellë mirë me të deri në një moment, e ajo nuk ka dashur që Erioni të dalë keq pasi ai ka patur luhajte, e një person i pjekur nuk mund të ketë luhatje.

top-channel.tv
 
Re: Big Brother 5 Albania

Aman kur ben kjo Klaudja si e zgjuar, me heq mendjen. Ben mimika, veprime. E ka lene truri te shkreten !
 
Titulli: Big Brother 5 Albania

Kte lojen e Bigut se kuptoj, kur nje konkurent del pavarsisht shkaqeve, nuk ka pse hyn me ,qellimi eshte qe cdo kush qe hyn te mos kete asnje kontakt me jashte.
Ku ta dim ne se Edi perveç arsyes qe doli, mund te jete informuar per cdo gje qe thuhet apo komentohet rreth BB , e kjo sikur prish formatin e lojes.
 
Re: Big Brother 5 Albania

Po Ida i kane thyer pak rregullat, e njejta gje ndodhi dhe me Metin ;) . Klaudja me Ermalin njihen dhe jashte, aty duhet te hysh dhe te mos njohesh asnje ;)
 
Titulli: Big Brother 5 Albania

Ej shyqyr qe kan fillu me u puth nga i cik e me u ferku na knaqen , ai italioni ka pas me lezet vdisja tu qesh kur mernin divanet venin cercaf me bo cik dashni hahaah a.Spo del asnji nga kata tonet ma na dhen cik emocione .
 
Titulli: Big Brother 5 Albania

femrat skandal....asnje se fiton nga femrat. e fiton mashkull . vec po e mori genta.nje probabilitet . ahahah
 
Pranon lidhjen homoseksuale. Hermes Nikaj: E dashuroj çmendurisht Vlashin e BB5

ثshtë vetëm 21 vjeç dhe deri tani ka arritur t’i realizojë të gjitha qëllimet që i ka vënë vetes. Një nga sfidat e tij në këtë realitet shqiptar është se shprehet hapur për prirjet e tij homoseksuale, dhe shfaq adhurimin që ka për meshkujt seksi. Hermes Nikaj, në eksperiencën e tij trevjeçare si model, pohon se ka rënë në dashuri me Vlash Mërtikën e “BB5”, pasi i ka bashkuar i njëjti ambient. Djali që është bërë i njohur në “Aldo Morning Show”, ku punon prej 7 muajsh në “Tv Klan”, zbulon eksperiencën e tij me Vlashin, miqësinë që ai e quan “speciale” me djalin nga Durrësi.
Hermes, je shprehur se ke njohje speciale me Vlashin e “BB5”, mund të na tregosh më shumë si jeni njohur?
Në fakt, gjithçka nisi me një kërkesë miqësie në facebook. Asokohe ai sapo ishte kthyer nga Milano, ku ishte diplomuar për Arkitekturë dhe vendosi të jetonte përfundimisht në Tiranë. Më pas jemi takuar për herë të parë tek një agjenci mode, pasi kishim një seminar mbi modelingun dhe të dy ishim të ftuar si modelë. Njohja jonë vazhdoi me takime për kafe, dhe kështu lindi gjithçka.
Ishe ti që i kërkove miqësi i pari Vlashit, apo ai ty?
Të them të vërtetën, kam qenë unë ai që i shkruaja në inbox e FB-së dhe i kërkoja të takoheshim e të krijonim miqësi. Ndieja që më tërhiqte pa fund ai, dhe ndaj insistoja gjithë kohës për t’i krijuar mundësi vetes që të mund të isha afër tij. Nuk e fsheh që mua më pëlqejnë meshkujt, rashë në dashuri me Vlashin dhe e dashuroj marrëzisht në çdo moment të jetës sime. Dhe nuk kam turp ta pranoj publikisht këtë fakt.
Po ai si reagonte ndaj sjelljeve të tua, që duket se i ke bërë shumë hapur?
Ai nga ana e tij është treguar i sjellshëm dhe korrekt, edhe pse isha unë ai që ia kam shprehur ndjenjat, madje dhe e kam prekur në kafe kur jemi takuar.
Po flisni në një farë mënyre për flirt, deri ku shkoi?
Për hir të së vërtetës, unë ia kam shprehur Vlashit ndjenjat, qoftë me fjalë e me gjeste, dhe jam i marrosur pas tij. Unë shpresoj shumë dhe ndaj nuk do rresht së shprehuri çfarë ndiej. Po e ndjek rregullisht lojën e tij në BB, dhe mezi pres ta takoj pas daljes së tij nga BB.
Ka pasur komente të ndryshme rreth tij nga banorë të tjerë të BB, se është model mashtrues dhe person negativ. Ty personalisht çfarë përshtypje të ka lënë?
Mendoj që e shohin si konkurrent të fortë dhe më i miri dihet që sulmohet, kjo është normale. Kam përshtypjen se po luan mirë dhe është pretendent për finalen e madhe.
Na e përshkruaj atëherë takimin tuaj të parë. Si e përjetuat?
Sigurisht që ajo që ndieja për të ishte më shumë se simpati. Bashkë na lidhnin shumë gjëra: qyteti i Milanos, modelingu dhe synimi për t’u bërë dikush në jetë. Takimi ynë i parë ishte vërtet miqësor. Vlashi më la përshtypjen e njeriut të mirë, me vlera të mëdha. Dhe unë mendoj çfarë do, ai e arrin.
Më pas si vazhdoi miqësia, jeni shoqëruar bashkë ose më saktë deri ku ka avancuar miqësia mes jush?
Nuk takoheshim shpesh, si unë dhe ai kishim angazhimet tona të përditshme. Në atë kohë ai punonte me “Albanian Next Top-Model”, pasi iu besua për t’i drejtuar ai të dyja edicionet. Kisha shumë dëshirë të takoheshim, por takoheshim kur kishim mundësi.
Sipas teje hyn Vlashi tek kategoria e meshkujve seksi? اfarë të tërheq kaq shumë tek ai?
Po patjetër që hyn te kategoria e meshkujve seksi. Përndryshe nuk do të ishte aq i kërkuar nga kompanitë e ndryshme për të realizuar spote publicitare. Më pëlqen tek ai trupi dhe veçanërisht tiparet latine. ثshtë pak të them që më pëlqen, ai në fakt më çmend.
اfarë di ti për jetën e tij, je në dijeni të ndonjë flirti apo historie dashurie të fshehtë?
E thashë dhe më sipër, lidhjen me modele të ndryshme. E kush mund t’i rezistojë një ylli siç është Vlashi?!
Si po e sheh në lojën e BB5, të duket ai personi që ke njohur jashtë?
100% vetvetja, i sinqertë dhe i drejtpërdrejtë.
Mendon se Vlashin do ta votojnë më shumë femrat apo meshkujt?
Mendoj se e votojnë dhe femrat dhe meshkujt, por pse jo dhe mamasitat (mamatë seksi).
Me aq se e njeh, nëse do rezultoje si i vërtetë thashethemi për prirjet e tij homoseksuale, mendon se Vlashi do të marrë guximin ta pranojë publikisht?
Kjo është një çështje që i takon vetëm atij. Unë di vetëm që e dashuroj, dhe do e pres me padurim daljen e tij nga BB, që t’i them përsëri se “E dua”.

Lexo.shqip
 

Attachments

  • hermes-nika-dhe-vlashi-i-bb.jpg
    hermes-nika-dhe-vlashi-i-bb.jpg
    25.1 KB · Shikime: 45

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top