Big Brother 5 Albania

ida angel

:)
V.I.P
Big Brother rikthehet në ekranin e Top Channel nga e shtuna mbrëma. Një grup njerëzish nga Shqipëria, por edhe trevat shqipfolëse do të jenë protagonistët e edicionit të pestë të këtij “reality shoë” që do të tregojë për publikun gjithçka ndodh brenda shtëpisë 24 orë në 24.
big_brother_albania.jpg
Mosha e një pjese të konkurentëve këtë vit do të jetë më e madhe. Si do të jenë marrëdhëniet mes tyre? Do të lidhen miqësi, dashuri? Do të krijohen armiqësi? A do të ketë një lider brenda shtëpisë? Cili do të jetë më i forti?

Prezantuese e mbrëmjes së spektaklit: Arbana Osmani. Cdo të shtunë me surpriza, kandidime dhe eliminime.

Nga e hëna në të shtunë në çdo pasdite përmbledhjet ditore me ngjarjet më të rëndësishme të ditës.

Dy javë pas natës së parë rikthehet Fan Club, ku me të ftuar të eleminiuarit, por edhe familjarë e gazetarë do të diskutohet gjithçka rreth lojës. Prezantuese e Fan Club: Albana Osmani.

Për ata që duan të ndjekin aventurat e konkurentëve pa humbur as edhe një minutë, në Digitalb do të mund të ndiqet gjithçka live 24 orë në 24 nëpërmjet kanaleve Big Brother 1 dhe 2, pas javes së parë të spektaklit nëpërmjet abonimit Gold.

Gjithçka është gati, mbetet vetëm të ndiqet. Big Brother nga e shtuna nis të vëzhgojë!topchannel

Kjo eshte nje nga ambjentet e BB5

431402_347357345294907_19036051_n.jpg


PS.Ketu te mbledhim te gjithe videot dhe infot e reja mbi kte realityshow
 
Redaktimi i fundit:
Re: Big Brother5 Albania

Shpresoj te kete nivel :)
 
Pe: Big Brother5 Albania

Zbulohet konkurrenti i parë i “Big Brother 5”, surprizat e rregullorja e re e spektaklit

Të gjitha detajet e reality show-t, sa do zgjasë, si do jetë shtëpia dhe rregullorja e re për banorët.
Sonte në darkë fillon edicioni i pestë i “Big Brother Albania”, një reality show i shumëpritur nga mbarë audienca shqipfolëse, meqë edhe vetë ky format ka bërë pjesëmarrës të tij shqiptarë me banim në Shqipëri dhe në çdo cep të botës ku ata jetojnë. Pas audicionesh të gjata, ku në duart e jurive kanë kaluar me mijëra aplikues, sonte do të shohim se si janë të përzgjedhurit e tyre dhe nëse shija e tyre do të përkojë me atë të publikut, si një nga kriteret bazë që ky spaktakël të ndiqet masivisht dhe të quhet i suksesshëm. Të jesh karizmatik para publikut dhe t’u përcjellësh atyre qenien tënde të vërtetë dhe pa shtirje, të shoqëruar me bagazhin tënd jetësor, është çelësi i suksesit për t’u pranuar dhe votuar nga teleshikuesit. Sonte në darkë do të fillojmë të krijojmë një ide nga prezantimet e tyre.

Pjesëmarrësit, nga 18 në 55 vjeç
Meqë ky format ka kaq popullaritet në Shqipëri, stafi i programit ka menduar të zgjerojë kufijtë minimalë dhe maksimalë të moshës së pjesëmarrësve, në mënyrë që aty të gjejë veten çdo moshë. Në bisedat e banorëve mund ta gjejë vetën një adoleshent, një 30-vjeçar apo edhe një 55-vjeçar. Ndërkaq mbetet për t’u parë se si do të përshtaten në bashkëjetesë me njëri- tjetrin këto mosha kaq të largëta, ndonëse e dimë mirë sa e vështirë është marrëdhënia mes brezave edhe brenda një familjeje madje. Autori i programit, Rezart Aga, pohon se kjo zgjedhje ka qenë e qëllimshme në mënyrë që edhe spektri i problematikave, dëshirave, pritshmërive që kanë këta konkurrentë, të jetë sa më i larmishëm dhe interesant. Sonte pritet që të fillojnë garën rreth 15-16 konkurrentë, të cilët vijnë nga Tirana, Kosova, Maqedonia, Greqia, por ndonjërit prej tyre i është dashur të marrë më shumë se një avion për të qenë pjesë e këtij formati kaq popullor.

Asnjëri nuk do jetë konkurrent zyrtar
Ashtu siç thamë më lart në shkrim, pavarësisht se juria që përzgjedh konkurrentët e “Big Brother” ka treguar se bëri përzgjedhjet e duhura në katër edicionet e kaluara, sërish në këtë format asgjë nuk ka siguri. Ka të rinj, të cilët mund të jenë mahnitës në prezantimet e tyre, ndërkohë që në jetën brenda shtëpisë mund të na shfaqen shumë bosh dhe monotonë, gjë që ky format nuk e toleron. Për këtë arsye, autori i programit Aga na rrëfen se është menduar që asnjëri prej banorëve të mos shpallet menjëherë zyrtarisht konkurrent. Stafi i “Big Brother” ia ka lënë në dorë këtë përzgjedhje një jurie të stërmadhe që është publiku, sepse në fund të fundit gjithçka bëhet për të argëtuar dhe kënaqur ata. Pra, do të jetë vetë publiku, i cili me votën e tij do të thotë se kë do të lërë në shtëpi e kë dëshiron ta nxjerrë jashtë. Vetëm kështu mund të mbeten në ekranet tona ata që kanë kualitete për ta përballuar këtë program i cili, për hir të së vërtetës, nuk është edhe aq i lehtë për protagonistët e tij.

Një shtëpi ekzotike, por edhe qoshëza intime
Si çdo vit, përveç konkurrentëve, një kuriozitet më vete do të jetë edhe shtëpia, e cila ndryshon gjithmonë. Sivjet është menduar të krijohet një ambient shumë ekzotik për banorët. Gjithçka do të jetë e zbukuruar me palma, me punime guri, druri dhe metali. Dhe një lajm interesant është se kësaj here në shtëpi do të ketë më shumë vende intime, ku të rinjtë pjesëmarrës, sidomos ata që mund të krijojnë ndonjë lidhje brenda shtëpisë, të mund të rrinë në intimitetin e tyre. Shtëpia do të ketë shumë ambiente, të cilat banorët dhe publiku bashkë me ta, do të mund t’i zbulojë javë pas jave. Flitet që do të ketë ambiente shumë të bukura. Por kujdes!… thuhet se mund të ketë edhe ndonjë vend që konkurrentët nuk do kenë aspak dëshirë të qëndrojnë. Por dihet se shumë gjëra nuk varen prej tyre, por prej rregullave që vendos “Vëllai i Madh”.

Emrat e çuditshëm që u përfolën? Autori Aga: Asgjë nuk është e vërtetë
Duke qenë një format kaq i ndjekur, patjetër që ende pa filluar, njerëzit nisin e hamendësojnë mbi konkurrentët e mundshëm e kështu lakohen lloj-lloj emrash e profilesh si banorët më të rinj të “Big Brother”. Por ja ku jemi, vetëm disa orë para fillimit të spektaklit dhe kemi pyetur vetë autorin për të mësuar më shumë. Pra, a do jetë pjesë e “Big Brother 5” Lekë Plepi, Hermes Nika dhe një aktor i filmave porno? Aga: “Të gjitha janë legjenda dhe trillime koti. Nuk ka qenë fare në idenë tonë të sjellim në ekranë personazhe të tilla. Kemi kërkuar që të gjejmë individë me karakteristika dhe me histori jete, ku shumë prej nesh të gjejnë veten”, përfundon ai.

Ermal Merdani, djali që falë kurorës është mësuar me vëmendje mediatike
Ai do të ketë një hajmali me vete që shpreson shumë t’i sjellë fat, pikërisht varësja me ikonën e Shën Mërisë. Kjo varëse i solli fat edhe para dy vitesh, kur u shpall mister, dhe nuk do të kishte dyshime pasi zotëron sharmin dhe buzëqeshjen e një mashkulli jo si gjithë të tjerët. Ermal Merdani, “Mister Albania 2010” i shpallur në spektaklin e Vera Grabockës, pas dy vitesh fitore të kurorës ka vendosur të marrë pjesë në një sfidë tjetër, që do të jetë pikërisht loja në “Big Brother 5” që nis me natën e parë të spektaklit për këtë edicion, në ekranin e “Top Channel”. Burime konfidenciale kanë përmenduar emrin e misterit më të fundit shqiptar, që është pranuar të bëhet pjesë e kësaj loje. Me përmendjen e emrit të tij, natyrisht që kanë filluar dhe komentet e para, se si do ta përfaqësojë veten dhe si do të luajë Ermali në këtë “reality”, që edhe edicionet e mëparshme kanë vërtetuar se fiton ai që di të luajë në mënyrën më të paparashikueshme. Idenë për të marrë pjesë në një reality show, ai e ka shprehur që pas shpalljes mister duke pohuar se: “Jam tip aktiv, më pëlqen debati dhe ia vlen që njerëzit të më përjetojnë live”. Ndërkohë, nuk dimë nëse vendimi për të marrë pjesë në një show të tillë mund të jetë marrë nga ai me qëllimin për t’i hyrë botës së televizionit. Gjatë kësaj periudhe, ai ka qenë i angazhuar në disa sfilata mode, ndonëse në të shkuarën nuk ka pasur asnjë lidhje me modën.

Kush është Ermal Merdani
Kur konkurroi në “Mister Albania”, ai u komentua shumë për buzëqeshjen unike, shumë e domosdoshme për një mister. Por nuk e dimë se sa i i buzëqeshur do të jetë ai në përballje me intrigat dhe lojën brenda BB. Po kush është Ermal Merdani? Ai ka lindur në Memaliaj dhe jeton prej shumë vitesh në Tiranë. Studimet i ka përfunduar për Gjermanisht dhe është diplomuar si Specialist-Kontabël. Ka jetuar për disa kohë në Gjermani, ndërkohë që punon si stilist flokësh në sallonin e tij në Tiranë, duke qenë se është pjesë e stafit të një qendre për artin bashkëkohor, me të cilën organizon aktivitete të ndryshme artistike. Vitin e kaluar, ai filloi studimet për Shkenca Politike, pasi e ka shprehur që përveç artit dhe së bukurës, i interesojnë në përgjithësi shkencat sociale. Ndërsa në përshkrimin që i ka bërë tipit të tij, ka pohuar se: “Tek vetja vlerësoj pozitivitetin dhe optimizmin që më karakterizon, të qenët një tip i hapur dhe pa komplekse, gjë që bën që njerëzit të më afrohen shumë shpejt dhe të kenë besim tek unë”. Gjithashtu ai nuk ka ngurruar të zbulojë anën tjetër të medaljes, që është kokëfortë dhe shumë këmbëngulës nëse do të arrijë diçka. Gjatë garës së misterit, për shkak të mbiemrit, pati thashetheme se ai ishte djali i këngëtarit Sherif Merdani, gjë që nuk ishte e vërtetë.
ermali-3.jpg


اfarë mendon ai për femrat
Kohët e fundit, Ermali ka qenë i punësuar si menaxher i një lokali të njohur nate dhe natyrisht që ka pasur vëmendjen e shumë femrave në jetën e natës. “Për mua, femra vetë si qenie është diçka e bukur dhe çdo vajzë është e bukur në mënyrën e vet”, u shpreh ai në intervista të ndryshme, pasi fitoi kurorën e misterit. Si një personazh i intervistuar më parë, disa sekrete për femrat i ka zbuluar më herët. “Partnerja ideale do të ishte ajo femër e cila do të arrinte të më bënte ta imagjinoja veten pranë saj edhe pas 50 vjetësh”, ka pohuar ai. Ndërkohë që në lidhje me faktin nëse është ai që i ngacmon vajzat apo janë ato që shkojnë pas tij, ai ka pohuar se: “E kam humbur llogarinë, pasi ka shumë vajza që vijnë vetë dhe unë e vlerësoj këtë, pasi për mua është emancipim i femrës shqiptare. Ato e dinë çfarë duan dhe nuk e kanë problem ta kërkojnë atë”. Dhe ajo çfarë ai pëlqen tek një femër, është karakteri i fortë që fshihet pas një pamjeje të brishtë dhe shpeshherë të paragjykuar.

/Panorama
 
Titulli: Big Brother5 Albania

Ne fakt per nivel nuk vem dot duart ne zjarr ,se kemi frik se digjemi :p

Por me beri cudi nje analiz e tille nga nje faqe ne FB (Stop Injorances) ku thot :

Një çelës sekret se si ju mund të bëheni padyshim i/e përzgjedhur dhe pjesë e spektaklit real Big Brother 5 apo shqip, "Vëllai i Madh" 5 në Shqipëri, në CV-në apo jetëshkrimin tuaj, duhet të keni njërën apo disa prej cilësive të mëposhtme:

a.) Prindërit të ndarë.
b.) Vëllain drogaxhi ose kriminel.
c.) Motrën të trafikuar, ose të humbur.
... d.) Mundësisht vetë të keni prirje homoseksuale.
e.) Pa harruar që niveli kulturor, sa më pranë zeros të jetë, aq më tepër shance ju jep.

(S.I)

Nuk dua te behem paragjykuese ,por audienca sikur keto personazhe shikon me shume .
 
Pe: Big Brother5 Albania

Se kam pare ndonjehere e skam ndermend te shikoj spektakle te tilla..
Pse mo skam pune tjeter une LOL LOL
 
Titulli: Big Brother5 Albania

Ajo cupa pe Devolli ishte e mirke fare... :)

Kurse cunat... Sdo paragjykoj, po i mbaj per vete. Ai 52 vjecari me pelqeu... :)

Wow... kjo tema ka 660 views???
 
Titulli: Big Brother5 Albania

ahahahahhahahahaha prap peder nga lezha haaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa
 
Titulli: Big Brother5 Albania

ahahahahhahahahaha prap peder nga lezha haaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa


hahahaha kshu tha edhe im vlla e degjenerun lezhen tha lol.... nuk ishte ashtu ai ishte lesholog

Bigun e pashe po sdi cte them meqe eshte vetem fillimi ,po mu duk mbingarkese me modela edhe disa prej tyre edhe te njohur...supozohet qe aty te hyjne njerez qe nuk kane pasur kontakte me televizionin me perpara ..whatever
 
Titulli: Big Brother5 Albania

A thu vjen ma Lauri ktu :p
 
Re: Big Brother5 Albania

Po me pas gay aty, ca u be? I erdhi fundi botes? Pfff
 
Re: Big Brother5 Albania

Po me pas gay aty, ca u be? I erdhi fundi botes? Pfff


My ....i gjithi ky koncept eshte fals...dmth ska asnje vlere edukative,njerezore apo ku di une se cfare...

I pari ndoshta ishte interesant ,,,jo vetem ne AL po ne te gjitha vendet e tjera,,,,

Por si cdo kopi mbas origjinalit nuk ka vlere...

Me ka ngel ne koke fjalia e shume permendur nga aneteret:XY di te luaj lojen ..........

Ckuptim ka ta ndjek atehere ,,,,nuk jemi skisofren ,,,,,,,,

Ti si mendon ?
 
Re: Big Brother5 Albania

Po po, ka gjithmone nje here te pare. Mire ndodhi nje here u be zhurme e madhe, se si here e pare terhoqi vemendje. Po keta ujqer ketu ne shqiperi, treguan nivelin e tyre duke share, e duke bere ''tubime'' te kota.
Tani qe po ndodh heren e dyte, se kuptoj c'vlere ka te diskutohet perseri?
 
Titulli: Big Brother5 Albania

Ajo cupa pe Devolli ishte e mirke fare... :)

Kurse cunat... Sdo paragjykoj, po i mbaj per vete. Ai 52 vjecari me pelqeu... :)

Wow... kjo tema ka 660 views???

sa ishte mbreme vetem ajo fliste, te gjithe modelat po pozonin spo hapnin gojen fare. Po maten para se te flasin meqe eshte fillimi.


Ka cupa te mira Devolli :p
 
Titulli: Big Brother5 Albania

Per mu njerez te marum ne 1program te mbarum.Njerez pa karakter e te pa cipe,njeriu tamam nuk shko te bej show ta shofi gjith bota.se kam par dhe skam per ta par kurr big berrnutin albania.
 
Titulli: Big Brother5 Albania

Them se per ca muaj sdo hame buken thate :konfuz: Megjithate me pelqen ta ndjek nga fundi, ka shume lojera, karaktere dhe me i miri te fitoje. Vitin e kaluar ajo goca i pat bere rrote te gjithe :grusht2:
 
Titulli: Big Brother5 Albania

Fallcitet në kulm dhe një emision pa pikë vlere edukative.
 
Titulli: Big Brother5 Albania

Ashtu si Karamelja ,dhe une ate cupken nga Devolli do zgjidhja deri tani :p Tipike per nje program te tille ,vertet e pa njohur me boten praktikisht ,por teorikisht librat qe ka lexuar i kane dhen goxha oratori mbase dhe njohuri.
Shikoj qe filluan gjykimet e para '' djali nga lezha gey '' ,ai djali nga Lezha qe thoni ju ..ka krijuar nje te ardhe me baza shume te forta ,biznesmen (ne nje vend te huaj )me kultur , nivel ,horizont etj etj ...keto paragjykimet tuaja nuk besoj se do ti hynin ne pune .Madje me shume si personazh ai me pelqeu nga meshkujt (nderkohe qe te tjeret ishin manekina qe nuk leviznin,te frikur se mos u prisheshin floket ) Nderkohe qe ky veneciani dukej goxha i trajtuar,lekur e paster ,i veshur me klas.Kjo ishte nje ide qe krijohet ne momentin e pare ,pastaj sesi do shfaqen si karaktere eshte dicka tjeter.

Shikoj qe ka shume komente mbi vlerat e BB,kudo ne bote ky lloj reality nuk jep ndonje vlere te madhe perveçse kalimit te kohes kendshem per ate qe eshte duke e pare .Se c'fare ndodh brenda ketij formati ,ajo parashikohet qe ne fillim ,dhe ai qe ka vlera ,per hir te ketij formati do jete i detyruar ti minimizoj se keshtu e kerkon vellai i madh :p
 
Pe: Big Brother5 Albania

E di c'me habit te ky fenomeni i Bigut? te gjithe themi qe eshte program pa pik vlere degjenerues etj, ama tgjithe shqipria lene koken per ate program... pse te jete kaq popular valle? Mos ndoshta se ne shqiptaret vdesim te dime c'bejne te tjeret dhe te bejme pak thashetheme?lol...

anyway, kometi i IDES me ka pelqyer shume dhe s'dua te shkoj asgje me:) komenti i pare dmth se kete te fundit se kam lexuar akoma:p
 
"Big Brother 5" Jeta e konkurrentëve jashtë shtëpisë

TIRANE- Ka nisur dje në një spektakël gji gant ngjyrash, edicioni i pestë i reality shou-t më të ndjekur në Shqipëri, "Big Brother 5". Nën drejtimin e Arbana Osmanit dhe me analizën e hollë të opinionistit Arjan Konomi, i cili rikthehet në këtë spektakël pas një viti mungesë, ka filluar dje aventura e dhjetëra të rinjve nga të gjitha trevat shqipfolëse për të fituar 100 milionë.

KONKURRENTثT
E para që hyri në shtëpinë e madhe të "Big Brother" ishte Gentiana. Vajza nga Devolli, me një të folur tipike dialektore ra menjëherë në sy të publikut, falë lirshmërisë që kishte në raport me kamerat. E diplomuar për anglisht, Genta kishte si pasione të saj leximin dhe shkrimin, kryesisht të poezive, madje një të tillë, një poezi humoristike, apo bejte siç njihet ndryshe, e krijoi gjatë kohës që spektakli transmetohej direkt në ekranin e "Top Channel". Menjëherë pas Gentës, u futën në shtëpi edhe tre meshkuj shumë simpatikë. Meti, Ermali dhe Elvisi, të tre me një pasion të madh për modën, hynë menjëherë në zemrën e Gentës, e cila do të ketë në dorë edhe fatin e tyre për vazhdimësinë e lojës. Vëllai i madh kish vendosur që ajo, si vajza e parë në shtëpi, të zgjedhë mes tyre vetëm dy, duke i hequr njërit prej tyre, një herë e mirë mundësinë për të fituar 100 milionë. Meti, me profesion model dhe futbollist në Prishtinë, synon televizionin përmes pjesëmarrjes në këtë reality. Të njëjtin synim ka edhe Ermali, Mister Albania 2010, i cili është sakaq i angazhuar edhe me Kuvendin Civil, një organizatë politike në mbrojtje të interesave të popullit. Shumë afër fitores së titullit Mister ka qenë edhe Elvisi, i cili u shpall shoqëruesi i parë i Ermalit në vitin 2010. Pasioni për modën dhe aktrimin ishin ato që e shtynë edhe atë drejt kësaj aventure. Se si do t'i shkojë filli tri modelëve tanë, kjo mbetet për t'u parë javën e ardhshme, ku Genta do të zgjedhë edhe 2 djemtë më të bukur e me vlera të shtëpisë së "Big Brother", do të zgjedhë dy Misterët e saj. Konkurrentë të tjerë që u prezantuan dje ishin edhe Graciano Tagani, balerini i dashur i këngëtareve shqiptare, të cilin e kemi parë disa herë në klipe e performanca të ndryshme, avokatja Arjola dhe Edgari, i cili ka qenë shumë i lakuar përgjatë gjithë ditës së djeshme në faqet e shtypit rozë, si konkurrenti 55-vjeçar. Edgari ka marrë pjesë në shoun "Kush do bëhet milioner" dhe ka fituar 25 mijë euro.



51508.jpg tpch
 
Titulli: Big Brother5 Albania

Degjenerimi i rinise, filloj perseri !
 
Titulli: Big Brother5 Albania

Kam pershtypjen se nje program i tille, nje lloje denimi, meq je i privuar nga shumica e te drejtave nga perditshmeria yte (familja, shoqeria, telefoni, interneti, media, kafeja e mengjesit, mbremjet) edhe nuk eshte aq i lehte. Pra ne nje zhvillim te tille ngjarjeje me cdo mungese dhe ku nuk dihet cdo moment se cfare te pret, cfare te rethon apo duhet te jeshe i pergaditur per grackat te cilat munde te shfaqen ne cdo moment, kam pershtypjen se nuk eshte edhe aq e lehte.

Ma ha mendja se nuk do ishte aq e lehte as per ne. Ne, ketu ne forum jemi ne nje format shume te hapur dhe perseri kemi veshtiresi ndersa Bigu eshte thujase dicka e izoluar.

Une kam pershtypjen se aty behet nje jete shume dinamike, me llukset dhe mungesat e saj ku te gjithe synojne dicka te madhe dhe bejne te pamunduren per ta arrite. Te gjithe thurin plane dhe kan nje objektive.

Pastaj pse bejme kaq zhurem ku personazhet e bigui i kemi edhe ne jeten e perditshme, apo edhe ketu ne forum. Ndonjeri nga ta jemi ne, ndonjeri eshte tjetri. Megjithate eshte nje lloj realiteti i izoluar ne miniatur.
 
Pe: Big Brother5 Albania

Me pelqen jasht mase ky program edhe pa e pare, sepse pervec se degjoj idjotlleqet qe thuhen aty nga te tjere, njoh edhe njerezit qe i perkrahin apo mbeshtesin vlerat e tyre duke i ndjekur intensivisht... lol
 
Re: Big Brother5 Albania

Kot se kane bere Shtepia Vip, sepse shume nga ata nuk ishte hera pare qe shikoheshin ne ekran ;)
Ermali dhe Elvisi qe te dy njihen ;)
 
Titulli: Big Brother5 Albania


Ja arsyet e largimit te Besardes…

Nuk i ka rezistuar më gjatë izolimit nga realiteti i jashtëm dhe vendos që të largohet nga shtëpia e Big Brother 5, Besarda.
largohet-besarda19-22-300x179.gif
Edhe pse për banorët e Big brother Albania, ka qënë një ëndër dhe diçka shumë e rëndësishme përjetimi i eksperiencës në BB, duket se nuk ka ndodhur kështu për Besardën, vajzën e cila hyri në shtëpi si vajza e produksionit që do të hapte derën e shtëpisë për Florianin.
Besarda është shprehur se dëshironte të dilte jashtë shtëpisë sepse nuk ishte mësuar të jetonte në këtë mënyrë, e izoluar nga realiteti dhe larg nga jeta e saj jashtë shtëpisë.
Pas bisedave me në dhomën e rrëfimit Vëllai i Madh, ka vendosur që Besarda të dalë jashtë Big Brother duke humbur kështu një mundësi të madhe për të jetuar një aventurë të bukur, por edhe për të fituar çmimin e madh final.
Pasi del nga dhoma e rrëfimit, Besarda takon konkurentet duke u uruar suksese dhe u thotë se për arsye personala ajo po largohet nga shtëpia.
 

Attachments

  • largohet-besarda19-22-300x179.gif
    largohet-besarda19-22-300x179.gif
    3.6 KB · Shikime: 0
Re: Big Brother5 Albania

Ida sa po ta postoja une :)
 
Pe: Big Brother5 Albania

Si spo shohim asnje teme asnje debat qe vertet te te terheqe ti shohesh...po thjesht lojra kalamajsh pa nivel
 
Titulli: Big Brother5 Albania

Me indinjon jasht mase fakti qe dhe kete rradhe u injoruan shqiptaret e Maqedonise dhe trojeve te tjera shqiptare..Dhe kete vit vetem nga Shqiperia dhe nga Kosova?! Po mire mo nuk gjenin ndonje dhe nga trevat tjera shqipfolese?..Me vjen keq se ne spektakle te ketilla jemi te lene pas dore, as nuk na perfillin biles. Nuk e kam fjalen vetem per BigBrother, audicione as te Voice of Albania as te X faktor nuk u organizuan ne Maqedoni, e shoh qe kan shkuar neper audicionet e qyteteve te tjera psh...Dhe Lundrimin qe kishim nga Maqedonia ne Voice ne nuk mund ta votonim, te drejte votimi kishin vetem ata nga Shqiperia dhe Kosova.

Nejse se kot bertas e uluras une ketu...

A dhe nje gje...Nuk di pse i paragjykoni te perzgjedhurit..Ata shume mire perfaqsojne realitetin tone..Vajza nga Devolli, shume e cilter, pa komplekse, tip llafazane, e dashur..Meqe eshte rritur ne nje rrethine pak me te mbyllur dhe me konservatore, normalisht qe do kete dhe mendimet e atilla...Ai Eduardi pastaj dallohet qe eshte njeri i lexuar dhe qe ka jetuar eksperienca te ndryshme...Qe eshte i ndare dhe tani bashkjeton pse duhet te jete dicka e cuditshme...Keto jane perditshmeri e jona...Me keto natyra ne perballemi gjithe andej..

Une per vete nuk kam mundesi ti shoh me gjate se sa naten e spektaklit dhe dje mu duken te gjithe ok...Djemte modela ishin te gjithe ne rregull..Ai Ermali i shkolluar po, orator i mire gjithashtu, i bukur po, pedant e i veshur mire dhe me shije..Poashtu dhe dy djemte tjere..Edhe ai djali nga Italia me pelqeu..Nuk mu duk aspak tip mendjemadh, perkundrazi dhe ai duketj tip i qete dhe aspak gay lol..Nese vesh nje pal xhinse te ngushta dikush dhe ve nje shall, duhet te jete gay???..

Te shohim ne ditet ne vazhdim ne do bejne ndonje debat qe mund te jete konstruktiv dhe i dobishem, ashtu mund te njifen me mire nga publiku...Gjithsesi nuk me duken shume zhurmaxhi...Kujtoj nga edicionet e kaluara Shkelqimin, Rominen, Arbrin, Qetsorin, Adelen, Aiden, Adin, Jetmirin, Ermelen..Ketu sikur nuk shoh ndonje lider te mundshem, perndryshe nga vitetet e kaluara kur qe ne fillim vereheshin ata qe mbizotronin dhe kontrollonin lojen..Nejse ndoshta eshte dhe heret akoma.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top