Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Big Brother 5 Albania

Titulli: Big Brother5 Albania

aaa kjo besarda me pelqente....dhe iku
e paska kuptu dmth qe aty s rrihet LOL
 
Pe: Big Brother5 Albania

Genta = Noqja :P
 
Pe: Big Brother5 Albania

Aq inteligjent jane sa e nxorren Bajram Currin fshat

Bajram Curri është një qytet në verilindje të Shqipërisë dhe është qendër administrative e Rrethit të Tropojës. Në vitin 2001 qyteti ka pasur 6.561 banorë. Qyteti ka marrë emrin e heroit Bajram Curri.
 
Pe: Big Brother5 Albania

Ore, po ju e shikonket te gjithe kete Big-un mo? ncncnc....:P
 
Titulli: Big Brother5 Albania

Besarta le "Big Brother"-in pa kaluar 24 ore

51533.jpg

TIRANث- Ka përfunduar pa nisur mirë aventura e Besartës, vajzës së bukur me flokët biondë që u fut dje në shtëpinë e "Big Brother" si pjesë e produksionit të këtij të fundit. Nëse ju kujtohet, Besarta u hoq si e përzgjedhura e Vëllait të Madh për të ndihmuar Florin, djalin nga Baldushku që të futej brenda. Pas një loje sensuale në oborrin e shtëpisë për të gjetur çelësin të fshehur në trupin e saj, Arbana Osmani, drejtuesj a e programit, u komunikoi të dyve hyrjen në shtëpinë e madhe. Edhe pse gjatë mbrëmjes së parë, Besarta reflektoi moskokëçarje, e një aftësi për t'i përballuar mirë emocionet, duket se këtë mëngjes i ka menduar ndryshe gjërat. ثshtë ngritur e dyzuar nga emocionet, më së shumti negative dhe s'ka gjetur kurajë për t'i përballuar ato me dinjitet siç një natë më parë kish bërë, ndaj dhe ka vendosur pa një pa dy t'i japë fund lojës.

Sipas burimeve pranë produksionit të "Big Brother" këtë mëngjes Besarta ka qenë e frustruar kur ka komunikuar me ta në dhomën e rrëfimit, kjo si pasojë e përballjes me një ambient të ri, me njerëz të rinj. Besarta prej vitesh jetonte në Itali, e megjithatë ajo s'e ka harruar për asnjë moment, gjuhën dhe vendin e saj. Sa herë vizitonte Shqipërinë, siçtregoi dhe vetë në klipin e saj, i pëlqen të bëjë xhiro, të ecë, e të vrapojë rrugëve të Tiranës. Aktualisht studion për ekonomik, megjithëse siç tha nuk kishte ndonjë dashuri të veçantë për këtë degë, por e ardhmja është ajo që ia ka kushtëzuar këtë zgjedhje. Një dashuri të madhe Besarta ushqen për botën e modës, nga e cila u detyrua të tërhiqej për shkak të rezultateve në mësime që sa vinin e uleshin dhe presionit të madh të prindërve.
(el.me/GazetaShqiptare/BalkanWeb
 
Titulli: Big Brother5 Albania

Me indinjon jasht mase fakti qe dhe kete rradhe u injoruan shqiptaret e Maqedonise dhe trojeve te tjera shqiptare..Dhe kete vit vetem nga Shqiperia dhe nga Kosova?! Po mire mo nuk gjenin ndonje dhe nga trevat tjera shqipfolese?..Me vjen keq se ne spektakle te ketilla jemi te lene pas dore, as nuk na perfillin biles. Nuk e kam fjalen vetem per BigBrother, audicione as te Voice of Albania as te X faktor nuk u organizuan ne Maqedoni, e shoh qe kan shkuar neper audicionet e qyteteve te tjera psh...Dhe Lundrimin qe kishim nga Maqedonia ne Voice ne nuk mund ta votonim, te drejte votimi kishin vetem ata nga Shqiperia dhe Kosova.

Nejse se kot bertas e uluras une ketu...

A dhe nje gje...Nuk di pse i paragjykoni te perzgjedhurit..Ata shume mire perfaqsojne realitetin tone..Vajza nga Devolli, shume e cilter, pa komplekse, tip llafazane, e dashur..Meqe eshte rritur ne nje rrethine pak me te mbyllur dhe me konservatore, normalisht qe do kete dhe mendimet e atilla...Ai Eduardi pastaj dallohet qe eshte njeri i lexuar dhe qe ka jetuar eksperienca te ndryshme...Qe eshte i ndare dhe tani bashkjeton pse duhet te jete dicka e cuditshme...Keto jane perditshmeri e jona...Me keto natyra ne perballemi gjithe andej..

Une per vete nuk kam mundesi ti shoh me gjate se sa naten e spektaklit dhe dje mu duken te gjithe ok...Djemte modela ishin te gjithe ne rregull..Ai Ermali i shkolluar po, orator i mire gjithashtu, i bukur po, pedant e i veshur mire dhe me shije..Poashtu dhe dy djemte tjere..Edhe ai djali nga Italia me pelqeu..Nuk mu duk aspak tip mendjemadh, perkundrazi dhe ai duketj tip i qete dhe aspak gay lol..Nese vesh nje pal xhinse te ngushta dikush dhe ve nje shall, duhet te jete gay???..

Te shohim ne ditet ne vazhdim ne do bejne ndonje debat qe mund te jete konstruktiv dhe i dobishem, ashtu mund te njifen me mire nga publiku...Gjithsesi nuk me duken shume zhurmaxhi...Kujtoj nga edicionet e kaluara Shkelqimin, Rominen, Arbrin, Qetsorin, Adelen, Aiden, Adin, Jetmirin, Ermelen..Ketu sikur nuk shoh ndonje lider te mundshem, perndryshe nga vitetet e kaluara kur qe ne fillim vereheshin ata qe mbizotronin dhe kontrollonin lojen..Nejse ndoshta eshte dhe heret akoma.


Prit se eshte shume heret, do fusin akoma te tjere kete vit do behen shume se shtepia do ndahet me dysh....do jete shkurti,marsi,prilli,maj aty nga qershori do dalin ose me tutje :D
 
Titulli: Big Brother5 Albania

Prit se eshte shume heret, do fusin akoma te tjere kete vit do behen shume se shtepia do ndahet me dysh....do jete shkurti,marsi,prilli,maj aty nga qershori do dalin ose me tutje :D

Po tallesh ti me mua :P..Ku i more ti keto informacione qe do ndaheshka shtepia ne dysh LOL..Dhe kjo qe thua qe do zgjat me shume, Arbana ate nat tha se do jete si vitet e kaluara dmth do zgjasi 100 dite...Gjithe dezinformata i ke keto :P
 
Titulli: Big Brother5 Albania

Po tallesh ti me mua :P..Ku i more ti keto informacione qe do ndaheshka shtepia ne dysh LOL..Dhe kjo qe thua qe do zgjat me shume, Arbana ate nat tha se do jete si vitet e kaluara dmth do zgjasi 100 dite...Gjithe dezinformata i ke keto :P

Po ti mos do te te thote dhe fituesin Arbana :p. Po e ke degjuar ata tani sjan konkurrentet e vertet ne kuptim qe asnjeri nuk eshte i sigurte, da bejne si vjet....do futen plot mos ki merak....pastaj pa vlonjat nuk ka lezet big bradheri LOL
 
Re: Big Brother5 Albania

E shtyre nga kureshtja,,,se fajin e ka Quku ,,,ktij mos i bifte flok mi krye :gallate:


Pashe sot ate djalin nga Lezha qe ka kalu nga krahu i djathte....

Jam kunder homosexueleve definitivisht,,,,pupupu gjynah me te vertet gjynah ,,,,ai te merrte ne qafe mo :qerpik:
 
Titulli: Big Brother5 Albania

Po ti mos do te te thote dhe fituesin Arbana :p. Po e ke degjuar ata tani sjan konkurrentet e vertet ne kuptim qe asnjeri nuk eshte i sigurte, da bejne si vjet....do futen plot mos ki merak....pastaj pa vlonjat nuk ka lezet big bradheri LOL



O vlla kte vit do na ken heq nga lista fare ore LOL LOL LOL E kemi fituar tre her rresht ore sna e japin me kte radh LOL Dihet nje vlonjat duhet aty ska nevoj per me shum :P :P

Pastaj nje Qesor kishe aty ore vlla qe i linte te gjith zgjuar duke thurruru plane se si ta perballonin se skishin shance te haeshin me te LOL LOL
 
Titulli: Big Brother5 Albania

Po ti mos do te te thote dhe fituesin Arbana :p. Po e ke degjuar ata tani sjan konkurrentet e vertet ne kuptim qe asnjeri nuk eshte i sigurte, da bejne si vjet....do futen plot mos ki merak....pastaj pa vlonjat nuk ka lezet big bradheri LOL

E shoh une qe nuk ecen cdo gje mire kete vit, qenka nga ajo qe nuk paska vlonjat LOL LOL...He se per lojrat e strategjite ua jap doren une juve, jeni te papam :P...Me kan ngele fiksim Qetsori dhe Jetmiri..Intrigant te pashoq :D

Jo, sinqerisht do doja shume te shihja konkurente dhe nga Maqedonia..Me pelqen se si do gjindeshin aty, sepse dallojme ne shume gjera si nga ju si nga shqip. e Kosoves..

Po ta shohim ca do ndodh deri ne fund, ne do dalin keto parashikimet e tua :P
 
Last edited by a moderator:
Besarda: Ja pse u largova nga shtëpia e BB



Nuk i rezistoi më shumë se 24 orë izolimit nga realiteti i jashtëm dhe vendos që të largohet nga shtëpia e Big Brother 5. Ky është vendimi i marrë nga Besarda, vajza e cila hyri në shtëpi si “vajza e produksionit” që do të hapte derën e shtëpisë për Florianin.

Por cfarë e shtyu vajzën të marrë një vendim të tillë duke hequr dorë nga aventura brenda shtëpisë së Big Brother dhe cmimi i madh? E ftuar në Pasdite në Top Channel, vetë vajza, pasi sqaroi se futja në shtëpinë e BB ishtë një ëndërr që iu realizua, shpjegoi kështu vendimin e saj:

“Ishte një ëndërr për mua të hyja në shtëpinë e BB. Në njëfarë mënyre e realizova atë, por aty brenda nuk u ndjeva rehat. Situata aty ishte ndryshe dhe unë nuk jam mësuar në këtë gjendje; gjatë gjithë kohës në syrin e telekamerave. Ndenja vetëm, u izolova për dhe atë pak kohë u tregova shumë e ftohtë përballë banorëve të tjerë. Mendova edhe tani e them që nuk po dukesha unë, me atë karakter që jam, e hapur, një person që se ka problem të shoqërohet me njerëz. Aty u fika si njeri. Me karakterin impulsive që kam atë mendim që më erdhi, atë bëra. Kështu vendosa kështu veprova, dola jashtë! Janë edhe disa gjëra personale që më bëjnë t’i vë pak komplekse vetes time se si do të dukesha jashtë”, thotë ajo.

Besarda tregoi në Pasdite edhe për impaktin e parë për banorët e tjerë dhe u shpreh se më shumë gjasa vendimi i marrë prej saj do të bënte të pendohej më vonë.

“Sot nuk mund të thëm nëse jam e penduar apo jo, por pas një jave apo pas një muaji, ndoshta do të pendohem. Jo të gjithë e kanë mundësi për këtë eksperiencë kaq të bukur, është një eksperiencë unike edhe për mua që ndenja pak orë”, u shpreh vajza.

Lidhur me të ardhmen Besarda tha se për pak kohë do të vijojë të qendrojë në Shqipëri, më pas do të udhëtonte drejt Italisë ku do të vijonte shkollën dhe pasionin e saj, modelimin.


/t/ch/
 
Titulli: Besarda: Ja pse u largova nga shtëpia e BB

Menyra se si hyri ne shtepi, menyra se si u krye prezantimi i pare me antaret e tjere te shtepise se BB Ishte deri diku qersharak, dhe mendoj se edhe duhet te ket qene nje nder arsyet.
 
Titulli: Besarda: Ja pse u largova nga shtëpia e BB

Gjithsesi veprim shume i nxituar i vajzes ne fjale...
 
Pe: Besarda: Ja pse u largova nga shtëpia e BB

Po mir tani se keta hyjne me deshire??Dhe gjithashtu dalin po paten deshire??...Ca ka ketu,jo doli jo pse doli,ja pat qejfi,si rrihet me,nuk i pershtatet ka qejf te dali,udha e mbare...
 
Titulli: Besarda: Ja pse u largova nga shtëpia e BB

uaaaa sa keq un isha edhe fans i saji :P
 
Titulli: Big Brother5 Albania

Genta “tundon” Elvisin...,lidhemi bashke

Images.jpg
Genta i thote Elvisit se ai nuk i ka dhuruar asgje, ndersa te gjithe banoret e tjere e kane bere kete gjest.

Nje pjese e banoreve qendrojne ne oborr duke biseduar. Liam ben shaka duke u imituar konkurenteve ecjen e Gentes, gjate momenteve qe tre djemte i mesojne modeling. Banoret qeshin me te e Anila shprehet se e ka cilesuar Ermalin si Qetesori, fituesi i BB 2, duke qendruar gjithe kohen ne kuzhine duke gatuar.

Ne anen tjeter te sallonit, Genta i thote Elvisit se ai nuk i ka dhuruar asgje, ndersa te gjithe banoret e tjere e kane bere kete gjest. Elvisi e pyet se çfare do e ajo pergjigjet nese Elvisi pranon te lidhen bashke. Ariola i pyet: “Do martoheni bashke?” e Elvisi pergjigjet se kur te dale nga shtepia e BB, nuk do te kete lidhje me Genten e kjo e fundit shton me shaka me do te krijojne lidhje per te terhequr audience. Elvisi shprehet me shaka se tani per tani jane duke bere pregatitjet e Ariola nderhyn perseri duke i thene Elvisit: “Perse nuk e puth Genten?” e ai pergjigjet se nuk ka perse t’a beje kete veprim per qejfin e saj.

Keto komente vazhdojne dhe per pak nga ana e Arjoles, e Genta i thote qe te mos bejne thashetheme per te. Arjola pergjigjet me shaka se ajo thjesht po i shpreh Elvisit se me Genten, i sheh te pershtatur mire ne çift. Me pas Elvisi e Ariola e kalojne biseden tek vetja e tyre dhe bejne komente per pamjen e tyre te jashtme.


Genta behet fotomodelja seksi e shtepise, realizon set fotosh...

Images.jpg
Elvisi e Ermali marrin porosi nga Vellai i Madh per te realizuar secili nga nje photoshooting per Gentianen.

Ata do te kene mundesine te realizojne foto kudo brenda shtepise se BB dhe Gentes do t’i vihen ne dispozicion disa veshje, ndersa banoret e tjere duhet te qendrojne spektatore, pa marre pjese.

Ariola i shpreh deshiren Elvisit per t’i bere dhe asaj disa foto e ai e pyet se çfare kerkon tjeter nga ai. Ajo shton se ka shume qef t’a fotografojne e kerkon me ngulm qe te beje dosa foto.

Genta vishet dhe fillon te pozoje se pari perpara Ermalit. Fotot e para behen ne oborr, prane pishines e me pas ne sallon. Ermala i meson Gentes se si te pozoje e sebashku bejne nje set te mirfillte fotografik.

Pas Ermalit, radhen e ka Elvisi per te qene ne rolin e fotografit e ai zgjedh veshjet e Gentes, madje i rregullon dhe floket. Se fundi, seti fotografit perfundon me Metin.


Genta-Metit: “Me ty une bej c’te dua...”

Images.jpg
Genta, kerkon qe te krijoje debat, por banoret e shikojne te çuditur dhe qeshin me batutat e saj, pasi nuk kuptojne shkakun e ketij “debati”.

Nje debat fillon midis Gentianes dhe Gjonit ne dhomen e gjumit, pasi Gjoni mundohet t’i rregulloje bluzen Gentes dhe me pas ajo duke e pare ne fytyre, i thote se ai i lepin buzet si manjak. Ajo fillon te ngreje zerin dhe ta ofendoje, per te fituar vemendjen e banoreve te tjere. Me vone fillon me Metin dhe i thote atij se e konsideron si banorin me te dobet brenda shtepise dhe se ai i flet me fjale te embla edhe kur ajo nuk ia var. Banoret e tjere e degjojne dhe qeshin me te madhe, ndersa Genta duket sikur merr zemer dhe e ofendon edhe me shume, duke i thene “Ti per mua je diçka qe e perdor si te dua, per t’u argetuar, per te kaluar kohen.”. Ajo vazhdon edhe me tej, duke thene se e ka quajtur “plehre” Metin dhe ai i ka vazhduar ende ta quaje “shpirt” e “zemer”.

Genta, kerkon qe te krijoje debat, por banoret e shikojne te çuditur dhe qeshin me batutat e saj, pasi nuk kuptojne shkakun e ketij “debati”. Ajo thote se Meti nuk eshte aktiv dhe se nuk e ka pare asnjehere ne kuzhine te gatuaje. “Une po flas e s’po me pergjigjesh”, i thote Genta Metit, ndersa ai ia pret: “Ti je duke folur me veten, jo me mua”. Ajo i thote se eshte e sigurt qe do te jete banori i dyte, pas Besardes, qe do te dale nga shtepia dhe nuk ka per t’ia ndier askush mungesen nga banoret e shtepise. “Po e ndjeu njeri mungesen tende, une do te mbytem ne pishine”, vazhdon Gentiana.

Banoret degjojne te habitur, sepse ende s’po kuptojne se perse nisi debati dhe se ku konsiston.//Ikub.al
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Big Brother5 Albania

“Big Brother”, zbulohet e dashura e Elvisit

51704.jpg

TIRANE - Elvisi bukuroshi nga Prishtina tërhoqi menjëherë vëmendjen e publikut, sidomos shikueseve femra sapo shkeli në shtëpinë e famshme. Edhe pse nuk i pëlqen ta vlerësojnë vetëm për pamjen e jashtme, të paktën kështu shkruhet në profilin e tij në faqen zyrtare të “Big Brother” deri tani vetëm kjo na ka rënë në sy nga Elvisi.

Ndoshta në javët që vijojnë do mund të zbulojmë që është edhe djalë inteligjent, por këtë nuk e bëjmë dot deri në momentin që ai do vendosë të hapë gojën për të folur. Duke qenë bukurosh, ish mister dhe model sigurisht që femrat Elvisit nuk do ti kenë munguar.

Njërën prej tyre, që është edhe e dashura e tij mund ta shihni në këto foto. Se si ka qenë marrëdhënia e tij me këtë vajzë para se bëhej pjesë e reality show-t do presim të na e tregojë njëri prej të dyve.

Ndërkohë nga fotot mund të kuptoni dhe se cilat janë pak a shumë shijet e Elvisit lidhur me femrat.

(er.nu/Bluetooth/BalkanWeb)
 
Titulli: Big Brother 5 Albania

Weeeee paska filluar Biguuuuu kshuuu qenkam mbas me lajmet unaaa LOL ka ndonje vlonjat sivjet apo jo?? Mase fitojm e kete vit LOL LOL
 
Titulli: Big Brother 5 Albania

Weeeee paska filluar Biguuuuu kshuuu qenkam mbas me lajmet unaaa LOL ka ndonje vlonjat sivjet apo jo?? Mase fitojm e kete vit LOL LOL




Na kan len jasht kte vit LOL LOL e kan paraprir rrezigun vloren e kan fshir nga harta e bigut LOL LOL LOL Ne si me meeshujt si me femrat prap dominojm bindeshm aty looooooool LOL LOL LOL Me qe ra llafi do shkojm bashk moj e poshter LOL LOL
 
Titulli: Big Brother 5 Albania

Shume e bukur vajza nga vlora,po e vogel qenka
 
Titulli: Big Brother 5 Albania

Shume e bukur vajza nga vlora,po e vogel qenka


Kush hyri moj aman ida se se pash ma gjej pak nse ke ndo nje info :D :D

Ishalla na nderon goca :D
 
Titulli: Big Brother 5 Albania

esht emision shum i lezetshem,,,e shoh shpesh ne portokalli,,e mbaj mend ate biordin:008:
 
Re: Big Brother 5 Albania

Mua me duket pa nivel si Big Brother ! PFff
 
Pe: Big Brother 5 Albania

Lesht n'dore desha me ja dhene asaj Gentes, kur me hoqi Metin nga shpia!!
 
Titulli: Big Brother 5 Albania

Mendoj qe eshte degjenerimi vet, mendoj qe zbe imazhin e te rinjeve tane.
 
Titulli: Big Brother 5 Albania

Rri rri dhe i them vetes "Jo... Jo... Keto femra nuk prezantojne femren shqipetare"

Meshkujt marshallah :)
 
Titulli: Big Brother5 Albania

Po ti mos do te te thote dhe fituesin Arbana :p. Po e ke degjuar ata tani sjan konkurrentet e vertet ne kuptim qe asnjeri nuk eshte i sigurte, da bejne si vjet....do futen plot mos ki merak....pastaj pa vlonjat nuk ka lezet big bradheri LOL

O Hard kjo vlonjatja me mire mos te kishte hyre fare lol, ua mori fytyren te gjitheve LOL..Ende pa kalu 24 ore ju fut Ermalit te shkrete ne krevat LOL LOL...Ermali dru per kete pune, sja ka qejfi te ngratit hic, ja dhane me zor LOL LOL

Shume femer e llastuar me duket, i duket vetja interesante..pale kur me shtrembon buzet e me dredhon zerin kur flet, gjithe nervat kacurel mi ben LOL

Perndryshe vazhdoj te pelqej Genten nga gocat, me duket shume origjinale e qesh me lot kur flet ajo...Nga cunat skam ndonje prefernce, se bukurine e kan po asnje cicke intelegjence nuk kan LOL.
 

Konkursi Letërsisë

  • Gëzuar ditëlindjen dashuri

    Votat: 4 23.5%
  • Fjalë drite nga babagjyshi

    Votat: 9 52.9%
  • Diku.. Aty ...

    Votat: 8 47.1%
Back
Top