Big Brother 5 Albania

Pe: Fotot e Gentes, ja c’mendon i vellai

Ktij vllait si ngelet gje tjeter tani vecse te shkoj n'Shqipri dhe ti japi 1 dajak t'mir atij te dashurit te Gentes...qe t'mos shofi me drite me sy, injoranti.
 
Titulli: Fotot e Gentes, ja c’mendon i vellai

Ku Ka Fotomontazh qe projekto Silikonin e gentes

Po kur dhelpra se kap dot rrushin osht i pa pjek Thote :p

Ngushellimet e mija vllajt te gentes :) ka nje familje te shkelqyer :D
 
Titulli: Big Brother 5 Albania

Genta kërkon armiqësi mes Arbrit e Metit; Ola e Edi-Liamit: “Ti ke superioritet e të tjerët të ndjekin”

edie--ola-liamit10-4.jpg

Genta i thotë Metit se Arbri në bisedë e sipër i ka thënë që Meti po e përdor në një farë mënyre. Meti nuk e beson që kjo gjë të jetë e vërtetë dhe i kërkon që të mos flasë. Pas pak minutash Arbri shkon atje e Meti i kërkon Gentës që ta thotë sërish atë që ka thënë, Genta ia thotë në sy Arbrit atë që i ka thënë Metit, por Arbri betohet, duke i thënë: “Për shpirt të motrës që kjo gjë nuk është e vërtetë”. Ai i kërkon Françeskës, që ta vërtetojë këtë gjë dhe Françeska i thotë se nuk i ka dëgjuar këto fjalë.

Pas debatit, Edgari dhe Ola fillojnë që të komentojnë rreth tij, ndërsa pak më vonë atje shkon edhe Liami. Ky i fundit i pyet banorët se mos vallë po mendojnë që është krijuar një grup mes tij, Arbrit e Metit. “Jo grup, por ata të dy të ndjekin ty”, i thotë Grandiola. Të njëjtën gjë i thotë edhe Edgari, duke shtuar se nuk është faji i Liamit lidhur me këtë dhe se ai nuk ka pse të mundohet që t’i ndryshojë gjërat e të sillet ndryshe. “Ti nuk do të shkosh e t’u thuash atyre që të largohen pre teje. Ola mendon se banorët e tjerë kanë nevojë për mbështetjen e tij dhe prandaj i qëndrojnë afër. “Kanë nevojë për një shpatull”, shprehet Ola. Liami thotë se ndihet në merak lidhur me këtë mendim që kanë krijuar banorët për të tre. Edgari e qetëson, duke i thënë se njerëzit mendojnë që ti ke një farë superioriteti që arrin t’i marrësh të tjerët me vete. Edgari thotë se banorët e tjerë nuk janë në gjendje as që të dobësojnë dhe as të forcojnë karakterin e tij dhe për këtë gjë duhet të jetë i sigurt. “Nuk duhet të shqetësohesh për këtë fakt”, e qetëson Edgari. Grandola mendon se ai duhet të ndihet mirë me veten dhe kjo është më e rëndësishme, pa menduar se çfarë mendimi kanë të tjerët për të.

Pak më vonë Liami largohet, duke thënë se do të shkojë të flejë.




Eri-Metit: “Përballu me Gentën, ajo po të nxjerr nga vetja”; Françi: “Në nominim: Liami, Ermali e Arbri”
francci-per-nominimet-10-4.jpg

Erioni rri afër Arbit e Metit, duke kërkuar që të flasë me ta në lidhje me debatin e mëparshëm. Eri thotë se po i bën përshtypje sjellja e Metit, i cili nuk reagon dhe nuk përballet me Gentën edhe pse ajo flet për të fjalë të pa qëna. Meti thotë se në mënyrën e tij është sqaruar me të, por Erioni kërkon që ai të evidentohet më tepër. Ai shton se Genta mundohet që t’i nervozojë dhe t’i bëjë që të dalin nga vetja, duke përdorur edhe gjëra të vogla. Ai i kërkon Metit që të përballet me të. “Ajo këndonte dhe ia thoshte nëpërmjet vargjeve atë që donte t’i thoshte Arbrit”, shprehet Erioni. “Vetëm një i sëmurë psikik mund t’i bëjë ato veprime”, shprehet Arbri.

Françeska diskuton me Gentianën lidhur me ndarjet e grupeve midis banorëve. Françeska mendon se Liami po formon grup me Metin dhe Arbrin, për të bërë plane lidhur me nominimet që do të bëjnë. Ajo thotë se shtiret në sy të Liamit sikur bën pjesë në grupin e tij, ndërkohë që Gentës i thotë se është duke përkrahur atë dhe Edgarin.
Pak më vonë në bisedë me ta hyn edhe Dritani, i cili mendon se Liami po mundohet që t’u propozojë banorëve se kë të nominojmë. “Me Liamin do të merrem më vonë se nuk mund të më thotë se është ai që më futi në lojë”, shprehet Dritani. Françeska propozon që këtë javë të nxjerrin në nominim Liamin, Ermalin dhe Arbrin.
 
Titulli: Big Brother 5 Albania

Françi: “Graciano nuk i ka të gjata”; Liami-Gentës: “Ti i transporton e i transformon fjalët, s’bën asgjë tjetër”
liami-gentes-10-4.jpg

Françeska e Erioni fillojnë që të flasin për Gracianon dhe sjelljen e tij ndaj banorëve. Françeska mendon se ai duhet të frenohet pak, pasi po ndodh shpesh që t’i ofendojë banorët. “Po vazhdoi kështu, jua siguroj që nuk i ka të gjata”, shprehet Françeska. “Ai do që t’i injorojë njerëzit”, shprehet Dritani. Erioni mendon se në momentin që injoron të tjerët, në radhë të parë ka injoruar veten. Dritani mundohet që t’i dalë krah Gracianos, duke thënë se ai edhe batutat i kalon me humor, pasi i thotë, por Françeska e Erioni nuk janë dakord lidhur me mendimin e tij.

Pak më vonë atje shkon Liami dhe pasi dëgjon bisedën thotë se ka dashur që të nxjerrë Erionin në nominim. “Ti sikur më the mua”, i thotë Genta. Ndërsa Liami shprehet se Genta nuk ekziston për të dhe se nuk ka aq rëndësi saqë të meritojë të dominohet. “Ti çudi se si ke arritur deri këtu”, i thotë Liami. Ai mendon se Genta është duke ndenjur kot dhe mundohet që të krijojë debate boshe midis banorëve. “اfarë bërë në debatin e pak minutave më parë? Vetëm qeshe”, i thotë Liami. “اfarë po bën Genta, vetëm transporton fjalët nga njëri banor te tjetri, duke i transformuar”, vazhdon që të shprehet ai. “As ti për mua nuk bën asgjë”, shprehet ia kthen Genta. Pak minuta më vonë, ai ikën për të fjetur gjumë.




Ermali: “Përjashtoj dy banorë, të tjerëve u bëj ballë”; Françeska, “palë” me Dritanin
ermali-per-banor-10-4.jpg

Ndërkohë që disa nga banorët shtrihen për të fjetur gjumë, disa të tjerë janë ende zgjuar, duke biseduar me njëri-tjetrin. Ermali dhe Edgari dalin në kopsht dhe diskutojnë lidhur me nominimet e javës së kaluar. Ermali thotë me siguri se duke përjashtuar vetëm dy persona, të tjerëve u bën ballë pa vështirësi. Edgari mendon se tani po fillon loja e vërtetë midis banorëve dhe se deri tani nuk ka ndodhur asnjë surprizë nga publiku, duke nxjerrë jashtë banorët që duhet të dilnin. “Publiku po fillon që të vlerësojë vlerat”, shprehet Edgari.

Banorët në dhomën e gjumit bëjnë shaka e biseda të përgjithshme me njëri-tjetrin.
Françeska del në kopsht e fillon që të diskutojë me Dritanin lidhur me cigaren dh dëmet që mund të shkaktojë ajo.

Më pas ajo i tregon Dritanit shqetësimin e Liamit, se përse Arbri mund të quhet një kopje e tij. Françeska i tregon mbi nj ftesë që ka marrë nga Arbri, në mënyrë që ajo të bëhet pjesë e “koalicionit” të tij. “Patjetër shpirt, i thashë unë”, tregon Françeska. Ata flasin për krijimin grupeve dhe diskutojnë rreth nominimeve.

Pas pak minutash, banorët futen brenda, ndërsa shumica e banorëve të tjerë janë duke fjetur. Françeska shkon afër Ermalit e të dy përqafohen e puthen, teksa shtrihen për të fjetur.




Banorët zgjohen e shijojnë rrezet e diellit dhe tingujt muzikorë
mengjesii-10-4.jpg

Teksa ndizen dritat dhe vendoset muzika në sfond nga Vëllai i Madh, banorët vazhdojnë që të flenë ende edhe për shumë kohë, përveç Edgarit e Liamit, të cilët janë banorët e parë që zgjohen. Ata fillojnë që të merren me veten e me punët e mëngjesit, ndërsa më vonë fillojnë që të zgjohen një edhe nga nj edhe banorët e tjerë. Disa nga djemtë shkojnë në këndin e stërvitjes, duke filluar që të stërviten, ndërsa disa nga banorët janë ende në gjumë.

Pak më vonë, Liami dhe Dritani shkojnë në kuzhinë për të përgatitur ushqimin e pak më vonë ulen në tavolinë për të ngrënë mëngjesin.

Ermali shtrihet në kopsht me rroba banje, për të marrë rreze dielli e për të shijuar këtë ditë të ngrohtë e me diell, ndërsa Edgari kujdeset për ndërrimin e baterive të mikrofonave të banorëve.

Arbri dhe Mehmeti mbushin nga një gotë me lëng dhe ulen në tavolinën në kopsht, për të shijuar kështu muzikën e mrekullueshme, për të cilën është kujdesur Vëllai i Madh.
 
Titulli: Big Brother 5 Albania

Djemtë, përpjekje të vazhdueshme për të zgjuar vajzat
liam-zgjon-gerta-10-4.jpg

Liami e Edi qëndrojnë në kuzhinë duke ngrënë mëngjes e hedhin hipoteza se sa mund të jetë ora e më pas komentojnë këngëtarët që dëgjojnë në sfond. Ndërkohë, Arbri qëndron në oborr me oborr me Dritanin e Metin. Arbri u propozon djemve që të zgjojnë banorët që janë ende në gjumë, po Meti nuk e mbështet, ndërsa Tani është dakort me idenë e Arbrit duke thënë se do të bëjnë mirë nëse i zgjojnë banorët, pasi ata nuk i lënë të flenë natën. Dritani shton se duhet të gjejë mënyrën për t’i zgjuar që të mos bëjë si Liami e ta akuzojnë se po imiton atë.

Edi u thotë djemve se do të bëjë banjo dielli pas pak pasi ka ditë që pret të dalë dielli, e më pas shkon në dhomën e gjumit për të zgjuar pjesën tjetër të banorëve. Në fillim shkon tek Gerta e i thotë të zgjohet pasi jashtë është shumë kohë e mirë, e Olës i thotë të zgjohet sepse ka dalë dielli, por vajzat nuk reagojnë. Arbri shkon në dhomë dhe lag banorët për t’i zgjuar, por Liami e sheh në kohë dhe shpëton pa u lagur. Liami mban një enë me ujë për të lagur Tanin, por ai i sheh dhe Liami nuk e lag.

Pas djemve, zgjohet Genta e shkon në oborr duke biseduar me Liamin. Ky i fundit bën shaka me Gentën duke i thënë se ka 5 javë që fle gjumë, ndërsa shumë banorë të tjerë janë larguar. Genta përgjigjet se ata të dy qenkan finalistë atëherë, duke supozuar se ka ardhur java e finales. Liami i thotë se më parë duhet të largojnë dhe Dritanin nga shtëpia e teksa ky i fundit u afrohet, Liami e thërret: “Peshkatar me rrjeta të grisura”.




Liami e Tani komente për banorët e lojën; Tani: “ثshtë e kotë të krijosh strategji”
liam-tani-thshth-10-4.jpg

Liami e Dritani qëndrojnë në oborr duke komentuar Gracianon. Liami shprehet se Graciano kapet pas fjalëve e i ngulit në mendje. Ai shton se dhe nëse dikush thotë diçka me shaka, një personi tjetër mund t’i mbetet në mendje. Liami shprehet se mendon se është më mirë që atë që mendon t’ia thotë përballë një personi sesa të flasë pas krahëve, e Tani e mbështet këtë mendim duke thënë se kështu është më mirë, pasi në të kundërt, i largon njerëzit nga vetja. Tani shton se nuk mund të ecë përpara duke qenë gjithmonë kundër të gjithëve.

Liami shprehet se presioni që mund të ketë ushtruar mbi banorët, mund t’i ketë ndihmuar ata pasi i ka angazhuar më tepër. Liami shton se Ermali ka rënë në qetësi, ndërsa Tani thotë se që kur ka hyrë në BB, Ermali i është dukur njësoj, me të njëjtën sjellje. Tani shton se nuk i di mardhëniet që ka pasur Liami me Ermalin që del në këtë përfundim, e Liami tregon se ka pasur shumë debate me Ermalin në fillim të lojës. Dritani shpreh habi dhe e pyet se për çfarë kanë debatuar, e Liami përgjigjet se kanë Françeskën e ka lënë Ermalin në qetësi ose në anën tjetër, po mbledh të dhëna për banorët për t’i shfrytëzuar më vonë.

Dritani thotë se sado që mund të mbledhësh informacione për banorët, do të vi një moment që nuk do të dish t’i bësh të gjitha bashkë dhe është e kotë të krijosh strategji. Tani thotë se nëse dikush mundohet për t’i bërë keq një konkurenti, do të jetë dikush tjetër që do të përfitojë nga kjo situatë, e ai vetë do të dalë i humbur. Liami shprehet se në këtë moment, nuk ka më vlerë klasifikimi si konkurrent i dobët apo i fortë. Ai shton se në javët e para të BB nuk e zinte gjumi duke menduar vetëm se si mund t’i ngacmonte banorët, ndërsa tani ka ardhur momenti që të pozicionohet.




Banorët, larmi bisedash
larmi-bisedash-10-4.jpg

Banorët qëndrojnë në oborr duke biseduar për tema të ndryshme. Ata i fillojnë diskutimet për teknologjinë dhe se ka përparuar ajo në botë, e më pas Liami u tregon banorëve disa eksperienca të tij jashtë Shqipërisë në vendet ku ka jetuar. Gerta shprehet se në Tiranë, njerëzit hiqen sikur nuk paragjykojnë, por në të vërtetë ndodh e kundërta.

Gerta më pas, tregon hap një temë diskutimi për prostitucionin, se çfarë i shtyn femrat ta kryejnë këtë profesion, e në këtë temë përfshihen dhe Liami, Arbri, Tani, e Ola. Tani shprehet se meshkujt sakrifikojnë për të mbajtur një femër, ndërsa Gerta kundërshton. Ola përmend dhe fenomenin e shfrytëzimit të detyrës nga ana e meshkujve për femrat, e thotë se ky problem është i përhapur në shoqëri. Së fundi, banorët diskutojnë për materializmin, ku njerëzit vënë interesin si kush të parë në mardhënien mes dy njerëzve.

Ndërkohë, Ermali, Erioni e Edi qëndrojnë duke marrë rreze dielli në anën tjetër të oborrit e flasin për zbulimin e Amerikës. Ermali tregon se Kolombo, ka qenë hebre, por në atë kohë e ka fshehur pasi ishte e rrezikshme ta pranonte origjinën e tij. Më pas, djemtë flasin për Biblën dhe informacionet që kanë mbi fenë në Botë.




Genta: “Meti ka ndenjur mjaft në BB, le të ikë këtë javë”; Komente për Arbrin
genta-per-metin-10-4.jpg

Graciano komenton Arbrin me Gentën, në oborr. Ai tregon se mbrëmë e ka zënë gjumi sapo është shtrirë, ndërsa Genta thotë se Arbri nuk i ka lënë të qetë të flinin, pasi shkonte herë pas here në dhomën e tyre për t’i zgjuar. Ajo shton se sot në mëngjes, Arbri e ka zgjuar përsëri e ajo ka menduar se është shumë vonë. Liami ndërhyn dhe tregon se i ka thënë Gentës se ka fjetur gjumë aq shumë sa është zgjuar pas 5 javësh.

Tani flet me ironi për Metin, duke thënë që do të bëjë si i rëndësishëm në shtëpi, por Genta thotë: “Kush e lë Metin të ndërhyjë?!”. Graciano shprehet se Meti nuk ka çfarë të japë më në BB, e Genta shton se shumica e banorëve nuk dinë të bëjnë një bisedë konstruktive, pasi fillojnë të ngrenë zërin e kalojnë në debat. Ajo shton për Metin: “Mjaft ndenji Meti në BB, tani le të shkojë të stërvitet në futboll”.

Më pas, ata flasin për ditët e qëndrimit në shtëpinë e BB, ku Graciano shprehet se këtë të shtunë, bëhen plot 60 ditë që ata ndodhen aty. Prej këtu, lind biseda për finalen e Genta shprehet se për Olën se mund të largohet shumë shpejt e për vete shton se do t’i vinte shumë keq të largohej dy javë para finales. Graciano shprehet se banorët duhet ta shijojnë qëndrimin në shtëpi, e ai shijon dhe momentet kur debaton me banorët.




Tani: “Liami, synim për të fituar me ç’do kusht”; Erioni: “Ola, e heshtur krahas Tanit e Gertës”
tani-per-liam-thshth-10-4.jpg

Dritani bisedon me Ermalin e i pyetur nga Ermali,shprehet se nga banorët nuk po shikon lojë e Ermali përgjigjet se e veçanta është që banorët nuk kuptohen me njëri-tjetrin. Dritani shprehet se ka mundësi që ndonjë konkurrent që ata nuk po e vlerësojnë, të kryesojë në finale. Ermali e pyet Dritanin nëse afruar më së shumti me Gracianon ndër të gjithë banorët e Dritani përgjigjet se ç’do ngjarje ia lë ditës e nuk bën plane.

Dritani komenton Liamin dhe hedh hipoteza për strategjinë që ai po ndjek. Ai shprehet se Liami po bën lojë, por nuk mundet të jetë i vetëm kundër të gjithëve. Tani lë të kuptohet se strategjia e Liamit është që të nominojë konkurentët më të fortë, e vetë të dalë në pesëshen e më të mirëve. Tani i thotë Ermalit se tani është radha e tij për t’u nominuar nga banorët e Ermali përgjigjet se nuk e ka problem. Tani shprehet se Liami sapo e ka parë që ka biseduar me Erionin, i ka thënë këtij të fundit se Tani ka folur për të. Tani thotë së fundi, që Liami do të fitojë me ç’do kusht.

Tani shprehet se do të donte që Liami të dilte në nominim përballë Edit, e kështu do të ishin nën presion psikologjik. Ermali mendon se javën që vjen mund të jenë pesë persona në nominim, e Erioni afrohet pranë tyre dhe shprehet se mund të ndodhë që të largohet njëri prej tre banorëve të rinj. Erioni shprehet se në këtë rast do të largohej Ola, pasi nuk është prononcuar shumë me banorët, ashtu sikurse ka bërë Tani me Gertën. Tani shprehet se vetëm tek Graciano ka besim, e tek Erioni pak a shumë, ndërsa për Ermalin thotë se këtë javë do ta ngacmojë shumë, por nuk e di si mbrohet Ermali.

Marr nga bigbrother.top-channel.tv
 
Titulli: Big Brother 5 Albania

Per mua ne finale shkon Ljami , ARBRI, ERMALI, fRANCESKA.
 
Puthje mes Arbrit dhe Gertës

<strong>
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


Dy prej banorëve më simpatikë në reality shou Big Brother Albania, Arbri dhe Gerta, kanë arritur ta gjejnë veten nëpër ballinat e gazetave dhe portaleve ‘gossip’, pasi kanë shkëmbyer puthje. Sidoqoftë, këto puthje nuk kanë qenë aq pasionante, pasi kanë ardhur si pasojë e një basti brenda shtëpisë të cilin e kishte humbur Gerta dhe që si dëmshpërblim është dashur t’ia dhurojë tri puthje djaloshit nga Prishtina. Nuk dihet nëse diçka qëndron prapa këtyre puthjeve dhe asaj që ndodh brenda shtëpisë më të madhe në Shqipëri, por sigurisht se Arbri është duke e ‘cimentuar’ veten si një prej figurave kryesore të Big Brother Albania 5 dhe pa dyshim se mund të konsiderohet prej favoritëve kryesorë bashk me Liamin për çmimin kryesor. /Telegrafi/
 

Attachments

  • ki1.jpg
    ki1.jpg
    29.9 KB · Shikime: 30
Titulli: Big Brother 5 Albania

Edi në studion e BB; Gerta, Ola, Tani e Graciano në nominim

lajm-8-21-4.jpg

ثshtë koha për të filluar me nominimet. Secili nga banorët do të futet në dhomën e rrëfimit dhe do të thotë dy emra dhe dy arsye. Në televotim do të shkojnë katër më të votuarit.

Më pas, në studio vjen i eliminuari i kësaj nate, Edi e sheh një klip me momentet më të bukura e më pikante në shtëpinë e BB. Edi shprehet se është surprizuar për faktin që është larguar sonte, pasi mendonte se motivi për të cilin kishte hyrë, për të treguar që brezi i tij mund të përshtatet me brezin e ri, vlen dhe Arbana e siguron që ia ka arritur ta bëjë këtë.

Banorët kanë dhënë kandidaturat e tyre në dhomën e rrëfimit e Arbana u komunikon banorëve të nominuarit e javës, të cilët janë: Tani, Graciano, Ola e Gerta.

Së fundi, Arbana i fton banorët të dalin në oborr, sepse ka një darkë surprizë për ta.




Genta takon të dashurin e saj; Ai: “Do kesh mbështetjen time. Nuk i kam publikuar unë fotot”

lajm-7-21-4.jpg

ثshtë koha për të folur për Gentën. Një banore për të cilën është folur shumë së fundi në median e shkruar, lidhur me disa foto private të Gentës të publikuara nëpër gazeta, çështje e cila është komentuar edhe në studio me opinionistin.

Një nga protagonistët kryesorë të kësaj historie që është përfshirë po aq shpesh në gazetat e shtypit rozë është edhe Rubensi, i dashuri i Gentën, me të cilin ajo ka pasur një lidhje për rreth 7 vjet. Rubensi është në shtëpinë e BB dhe ka ardhur për të komunikuar me Gentën, por më parë duhet të flasim me Gentën. Arbana e fton në dhomën e rrëfimit ku sheh disa momente ku ajo ka folur për të dashurin brenda ambienteve të BB.

Genta shprehet se historia e saj me Rubensin është e ndërlikuar, por dashuria nuk ka reshtur asnjëherë për të. Arbana e pyet nëse e do ende Rubensin, e Genta përgjigjet: “E dua jashtëzakonisht shumë”, e i kërkon falje nëse mund ta ketë lënduar me ndonjë veprim të sajin. Genta shton se i dashuri i saj nuk ka dashur që të futej në BB pasi ndihej xheloz dhe për shkak të familjeve. Ajo thotë se dashuria për të ka emrin Rubens e Genta.

Arbana më pas, e fton Gentën të shkojë në dhomën e surprizave, ku gjendet Rubensi. Ajo shkon pranë tij e përqafon, dhe e pyet nëse është i mërzitur me të, por ai mohon. Genta i kërkon falje dhe i thotë se e ka marrë malli për të. Rubensi i thotë se nuk është mërzitur se ajo e ka gënjyer duke mos i treguar për hyrjen e saj në BB. Aty gjenden dhe gazetat me fotot e saj të publikuara, dhe ai i tregon se gazetat kanë shkruar shumë për të, por do t’i gjendet pranë. Në atë moment shfaqet një klip me fotot e saj intime të publikuara, e ajo kërkon të dijë se çfarë ka ndodhur. Ai i tregon se janë publikuar foto të tyre, por nuk i ka nxjerrë ai, teksa Genta aludon se vetëm ai i ka pasur ato foto. Rubensi pohon përsëri se nuk është ai autori i publikimit të fotove intime mes tyre. Ai i thotë se do të sqarohen kur Genta të dalë nga BB, ndërsa ajo mendon për familjen dhe shpreson të ketë mbështetjen e tij si i dashur e jo si shok kur të dalë.


top-channel.tv
 
Titulli: Pe: Puthje mes Arbrit dhe Gertës

Konfrontim Erion-Klaudja; Erioni: “Duhet të jem i qartë me veten, më prit jashtë”, Klaudja nuk pranon

eri-klau-lajm-21-4.jpg

ثshtë momenti për t’u rikthyer një historie që ka bërë jo pak të flitet në këtë BB. ثshtë fjala për Erionin dhe Klaudjan, dy banorë të shtëpisë që u përfshinë në një miqësi të fortë. Dalja e Klaudjas, ka shënuar mbylljen e një historie, së cilës nuk dimë si t’ia vëmë emrin.
Të gjithë jemi konfuzë nga kjo marrëdhënie, e për të sqaruar gjithçka, tashmë Klaudja është brenda në shtëpi.

Arbana flet me Erioni, e pyet si ka qenë kjo javë për të e Erioni përgjigjet se nuk do të flasë se si është ndjerë nga ana e tij emocionale, e është krenar për qëndrimin e tij në BB. Njerëzit që ka pasur me afër janë Ermal, Graciano e Klaudja, e me këtë të fundit ka pasur një pëlqim, por nuk ka dashur të ndodhte asgjë brenda BB pa qenë i sqaruar me veten për lidhjen e mëparshme. Erioni thotë se e dashura e tij jashtë nuk ka dashur që ai të futej në BB, për faktin se ai mund të afeksionohen për dikë, ashtu siç në të vërtetë ka ndodhur. Erioni e pohon përsëri që ka pasur dhe ka pëlqim për Klaudjan.

Arbana i tregon Erionit që Klaudja është në shtëpi e gjendet pas derës që hapet. Erioni shkon pranë saj dhe takohen. Klaudja shprehet se meqënëse nuk i interesonte nëse ajo vinte apo jo, por Erioni e ndërpret dhe thotë se nuk është kështu. Ajo thotë se ka menduar për veten dhe për të dy bashkë, e do të dijë përse duhet ta presë jashtë? Erioni përgjigjet se Klaudja duhet ta presë që ai të sqarohet me vajzën që është në Greqi, e më do të lidhet me Klaudjan, nëse ajo do të dojë.

Klaudja thotë se nuk mund ta presë Erionin kur të dalë, e po ashtu nuk e ka menduar që ai nuk do ta përmendte asnjëherë pasi ajo të dilte nga BB. Ai thotë se nëse do ta kujtojë, e bën me zemër e jo me fjalë tek të tjerët. Erioni thotë se nëse Klaudja e do ose e pëlqen, duhet ta presë. Klaudja pyet: “Po nëse kthehesh me vajzën tjetër?” e ai thotë se nuk ka përgjigje. Fjala e fundit që Erionit i thotë Klaudjës është: “Je bërë shumë e bukur” dhe kërkon ta përqafojë.


top-channel.tv
 
Pe: Titulli: Big Brother 5 Albania

Genta takon të dashurin e saj; Ai: “Do kesh mbështetjen time. Nuk i kam publikuar unë fotot”

Ti ne fakt kishe nevoje per nje te mbeshtetme surratit...ordiner!
 
Titulli: Pe: Titulli: Big Brother 5 Albania

Ti ne fakt kishe nevoje per nje te mbeshtetme surratit...ordiner!


Aman o Legally njeriu ca nuk ben per pak fam ...Aq fytyr pati ordineri sa doli dhe aty ne tv si majmun aman esht ber BB5 si kopshti pa drek pa pik lidhje sja vlen ta shikosh asnje sekond ....

Pataj dhe ajo perseri bije viktim e vetes imagjino sa fallco jan duke e dit shum mir kjo qe ato foto vete kjo i ka pas me te dashurin e saj dhe nse sdo i nxirrte ai kush do e bente tjeter kshuqe per mua esht nje degjenerim total dhe nje falsivitet ..
 
Re: Big Brother 5 Albania

Mjere Gentes, ç'i kishte rene per pjese! Po mire ja ben se e ka mesuar vete ashtu, te beje cti doje qejfi atij.
Vetem njeri qe s'mund i them atij. 8 vite lidhje, mos me ngjall asnje lloj ndienje. S'di cte them!!! Jam habit!
 
I dashuri i Gentës: Nuk i kam publikuar unë fotot

ثshtë koha për të folur për Gentën. Një banore për të cilën është folur shumë së fundi në median e shkruar, lidhur me disa foto private të Gentës të publikuara nëpër gazeta, çështje e cila është komentuar edhe në studio me opinionistin.

Një nga protagonistët kryesorë të kësaj historie që është përfshirë po aq shpesh në gazetat e shtypit rozë është edhe Rubensi, i dashuri i Gentën, me të cilin ajo ka pasur një lidhje për rreth 7 vjet. Rubensi është në shtëpinë e BB dhe ka ardhur për të komunikuar me Gentën, por më parë duhet të flasim me Gentën. Arbana e fton në dhomën e rrëfimit ku sheh disa momente ku ajo ka folur për të dashurin brenda ambienteve të BB.

Genta shprehet se historia e saj me Rubensin është e ndërlikuar, por dashuria nuk ka reshtur asnjëherë për të. Arbana e pyet nëse e do ende Rubensin, e Genta përgjigjet: “E dua jashtëzakonisht shumë”, e i kërkon falje nëse mund ta ketë lënduar me ndonjë veprim të sajin. Genta shton se i dashuri i saj nuk ka dashur që të futej në BB pasi ndihej xheloz dhe për shkak të familjeve. Ajo thotë se dashuria për të ka emrin Rubens e Genta.

Arbana më pas, e fton Gentën të shkojë në dhomën e surprizave, ku gjendet Rubensi. Ajo shkon pranë tij e përqafon, dhe e pyet nëse është i mërzitur me të, por ai mohon. Genta i kërkon falje dhe i thotë se e ka marrë malli për të. Rubensi i thotë se nuk është mërzitur se ajo e ka gënjyer duke mos i treguar për hyrjen e saj në BB. Aty gjenden dhe gazetat me fotot e saj të publikuara, dhe ai i tregon se gazetat kanë shkruar shumë për të, por do t’i gjendet pranë. Në atë moment shfaqet një klip me fotot e saj intime të publikuara, e ajo kërkon të dijë se çfarë ka ndodhur. Ai i tregon se janë publikuar foto të tyre, por nuk i ka nxjerrë ai, teksa Genta aludon se vetëm ai i ka pasur ato foto. Rubensi pohon përsëri se nuk është ai autori i publikimit të fotove intime mes tyre. Ai i thotë se do të sqarohen kur Genta të dalë nga BB, ndërsa ajo mendon për familjen dhe shpreson të ketë mbështetjen e tij si i dashur e jo si shok kur të dalë.

Noa
 

Attachments

  • lajm-7-21-4.jpg
    lajm-7-21-4.jpg
    15.4 KB · Shikime: 23
Titulli: Big Brother 5 Albania

Si cdo fillim sezoni edhe kete ne fillim e percillja goxha shume dhe isha kureshtare te njoh me mire kta konkurente duke dashur ndoshta nepermjet tyre te shoh si mendojne, c’jete dhe peripeti kishin kaluar, cfar arsimimi kishin …Isha e etur te degjioja rinine shqiptare te fliste per problemet e kohes, per problemet sociale dhe ekonomike, per ceshtjet qe ata i preukupojne dhe zgjedhjet e mundesite qe i shohin si rrugedalje..Por..u zhgenjeva shume…Nuk dua te besoj qe keta jane egzemplar i shoqerise tone…Nuk du ate besoj se kur dy –tre-kater te rri takohen nuk bisedojne per ardhmerine, mundesine dhe shkollimin e tyre, per nje liber qe kane lexuar, per nje vend qe kane vizituar, per problemet dhe hallet qe i preukupojne..Nuk pash gje tjeter vecse nje rini qe nuk ka nje vizion te caktuar, eshte e corientuar dhe nuk di gje tjeter te bej pervec se te haj te pij te lahet dhe te flej!..Ah se harova edhe te fsheh ushqiminin dhe te bertet e te uluras per cigare.

Po deshet te ndiqni banalitete, arrogance dhe thashetheme ndiqni Big Brother 5..Une kam heq dore qe moti nga ata, nuk i ndjek me!
 
Titulli: Big Brother 5 Albania

Si cdo fillim sezoni edhe kete ne fillim e percillja goxha shume dhe isha kureshtare te njoh me mire kta konkurente duke dashur ndoshta nepermjet tyre te shoh si mendojne, c’jete dhe peripeti kishin kaluar, cfar arsimimi kishin …Isha e etur te degjioja rinine shqiptare te fliste per problemet e kohes, per problemet sociale dhe ekonomike, per ceshtjet qe ata i preukupojne dhe zgjedhjet e mundesite qe i shohin si rrugedalje..Por..u zhgenjeva shume…Nuk dua te besoj qe keta jane egzemplar i shoqerise tone…Nuk du ate besoj se kur dy –tre-kater te rri takohen nuk bisedojne per ardhmerine, mundesine dhe shkollimin e tyre, per nje liber qe kane lexuar, per nje vend qe kane vizituar, per problemet dhe hallet qe i preukupojne..Nuk pash gje tjeter vecse nje rini qe nuk ka nje vizion te caktuar, eshte e corientuar dhe nuk di gje tjeter te bej pervec se te haj te pij te lahet dhe te flej!..Ah se harova edhe te fsheh ushqiminin dhe te bertet e te uluras per cigare.

Po deshet te ndiqni banalitete, arrogance dhe thashetheme ndiqni Big Brother 5..Une kam heq dore qe moti nga ata, nuk i ndjek me!

Delize e dashur. ti mos e shiko po deshe, ama realiteti shqiptar ky eshte. te rinjte e sotem me te cilet ti rrethohesh kta jane. ti shmangu sa te duash ama realuiteti ai eshte. Pse mi Delize ti nuk ben thashetheme?> nuk degjon thashetheme? nuk ke pare njerez arrogant,pa intelekt?pa shkoll? njerez qe flasin keq per te tjeret? njerez qe bejne thashetheme? njerez qe shahen ofendojne? etj se spo bej listen.

ME FAL PO NE CILEN BOTE JETON TI?
 
Titulli: Big Brother 5 Albania

dikur me heret shkentaret i futnin ne kafaz shtazen e ne veqanti majmunet per ti studiu ata dhe jeten e tyre.sot ne kohen e demokracise dhe te perparimit qfar behet njerzit vet futen ne kafaz qe dikush ti shfrytezoj si mjet studimi ti nenvleresoj ata !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
 
Titulli: Big Brother 5 Albania

Tama gafi, jane majmun nen vrojtimin e popullit, por ne fakt jane dhe pasqyre e asaj cfare jemi ne!
 
Titulli: Big Brother 5 Albania

Tama gafi, jane majmun nen vrojtimin e popullit, por ne fakt jane dhe pasqyre e asaj cfare jemi ne!

jo une fare nuk mendoj si ju sepse vet njeriu e ka intelektin dhe ndryshe sillet kur eshte duke u vrojtu nga dikush e ndryshe kur eshte pa vrojtim . keta ne kete menyre po e ulin veten e tyre ne nej shkalle shume te ulet andaj po me dhimbsen por tek e fundit secili e ka per veten e tij.
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Big Brother 5 Albania

Nese flasim per vrojtim dhe sjellje 24-oreshe, atehere nuk do te kalojne shume dite dhe secili do te dal para kamerave me identitetitn e vet, nuk ka mundesi qe per 100 dite X 24 ore te jete aq i/e kujdesshem/me dhe te luja rol...Fatkeqesish vet diskutimet ne shtepi dhe gjate spektaklit te se shtundes, tregojne se c'kulture kemi dhe ne c'nivel jemi. Edhepse duhet te pajtohemi qe BB eshte emision spektakel, por me duket mua, shume gjera jane te teperta dhe jasht cdo llogjike njerezore.
 
Titulli: Big Brother 5 Albania

Delize e dashur. ti mos e shiko po deshe, ama realiteti shqiptar ky eshte. te rinjte e sotem me te cilet ti rrethohesh kta jane. ti shmangu sa te duash ama realuiteti ai eshte. Pse mi Delize ti nuk ben thashetheme?> nuk degjon thashetheme? nuk ke pare njerez arrogant,pa intelekt?pa shkoll? njerez qe flasin keq per te tjeret? njerez qe bejne thashetheme? njerez qe shahen ofendojne? etj se spo bej listen.

ME FAL PO NE CILEN BOTE JETON TI?

Besoj kam te drejte te shpreh nje moskenaqesi, zhgenjim dhe deshprim nga ajo rini qe pash aty…Ti nuk e di si e sheh, por une gjithe rinine tone e shoh si nje trampoline qe do udheheq ardhmerine dhe ku secili me vlerat, eksperiencat dhe diturite e veta do kontriboj per nje te neserme me te mire…Te asnje nga ata, kete nuk e pash (ndoshta me ndonje perjashtim te vogel) E kutpoj qe the tashethemet dhe sjelljet jo te hijshme jane pjese e perditshmerise tone, por jo 24/7…

Me aq sa kam lexuar para se te fillonte ky edicion , oranizatoret, levderoheshin se kishin mare mijra aplikimie dhe nga gjithe ato keto nxoren si me te miret?!..

Jam e vetedijshme gjithashtu, se nuk eshte programi i duhur ku duhet te shohim intelektual te mbledhur e te presim te diskutohen ceshtje te medha e serioze por gjithsesi nuk jane te vegjel sa per te mos dhene nje mesazh tek ata qe i shikojne…Bisedat qe ne mund ti bejme me miqte kur behemi bashke, te ata nuk i gjeta..
 
Titulli: Big Brother 5 Albania

Besoj kam te drejte te shpreh nje moskenaqesi, zhgenjim dhe deshprim nga ajo rini qe pash aty…Ti nuk e di si e sheh, por une gjithe rinine tone e shoh si nje trampoline qe do udheheq ardhmerine dhe ku secili me vlerat, eksperiencat dhe diturite e veta do kontriboj per nje te neserme me te mire…Te asnje nga ata, kete nuk e pash (ndoshta me ndonje perjashtim te vogel) E kutpoj qe the tashethemet dhe sjelljet jo te hijshme jane pjese e perditshmerise tone, por jo 24/7…

Me aq sa kam lexuar para se te fillonte ky edicion , oranizatoret, levderoheshin se kishin mare mijra aplikimie dhe nga gjithe ato keto nxoren si me te miret?!..

Jam e vetedijshme gjithashtu, se nuk eshte programi i duhur ku duhet te shohim intelektual te mbledhur e te presim te diskutohen ceshtje te medha e serioze por gjithsesi nuk jane te vegjel sa per te mos dhene nje mesazh tek ata qe i shikojne…Bisedat qe ne mund ti bejme me miqte kur behemi bashke, te ata nuk i gjeta..

Sigurisht qe mund te shprehesh nje pakenaqesi. eshet e drejta jote, e drejta e kujtdo.. ama ti jeton ne boten perfekte deliza ashtu si e ke pershkruar ti. Une ata qe jane ne shtepine e big brother i has gati cdo dit, fenomene dhe prototipa i has cdo gjite ...dhe e ke gebim nese mendon se rinia e sotme nuk eshte ashtu. sepse une shikoj qe jane edhe me keq sepse aty shumica kufizohen nga kamerat dhe nuk shprehen njesoj sic do shpreheshin ne jeten e perditshme. Perfundimisht ti e idealizon boten qe jetojme, njerzit dhe gjithcka dhe kete e kam vene re dhe ne postime te hershme. shoqe sjetojme ne nje bote perfekte,te idealizuar ku cdo gje behet s e duhet te jete ashtu. perkundrazi, te rinjte sjan as trampoline asgje, sepse jane brez qe vertet i kane gjithcka,te gjitha kushtet ama sbejne asgje dhe sdine asgje.

personalisht tipa te tille i has pothuajse cdo dit ,mos them njerez me egoiste,me dhelper,bme interesaxhinj, shume te keqinj sepse pervec te mireve, ata me edukat e kulture ekzistojne edhe kta.
kot qe e mohojme .big brotheri pasqyron fundja rinine e sotme.
 
Titulli: Big Brother 5 Albania

Shpesh me qon mallin e Forumit tone te dashur me te vetmin dallim se ata bejne ralitetin me prezencen e tyre ndersa ne shkruajme nga prapa gardhit, por me permasat, ngjarjet dhe kompleksivitetin me duket mjaft i ngjashem ne ndertim. :fantazem
 
Titulli: Big Brother 5 Albania

ska ndonje gje te vecante..te njejtat gjera...
ajo arbana njehere me duket prezantuse me kot fare...nuk terheq vemendje fare ...te ve n gjume ;p
 
Titulli: Big Brother 5 Albania

Asnje sme pelqen kete vit te bigu , kap njerin shkapet per tjetrin Lol

Cmimin e merr Liami ose Ermali.
 
BB5: Vellai i Madh largon nje banor...agresiv

Ermali e Liami qendrojne ne oborr duke luajtur tenis, me nje fushe te improvizuar e Erioni mban piket qe ata shenojne, ndersa Gerta, Arbri e Françeska sapo kane mbaruar se pastruari shtepine.

Lojen e pare mes Ermalit e Liamit e fiton Ermali, pas tyre luajne Arbri me Gerten e se fundi Tani dhe Erioni. Teksa luajne, ata vendosin nje bast qe kush do te dale i treti ne radhe nga grupet, do te lyeje buzet me te kuq.

Me pas, banoret marrin nje zarf nga Vellai i Madh ku thuhet se qeni i Liamit duhet te lere shtepine. Shkak per kete eshte sjellja e tij agresive, e kjo dalje duhet te sherbeje si mesim dhe per qente e tjere.
 

Attachments

  • Images.ashx.jpg
    Images.ashx.jpg
    34.8 KB · Shikime: 32
Titulli: BB5: Vellai i Madh largon nje banor...agresiv

hahahahaha .....Po mire buzet me te kuq kush i leu?? :--P
 
I dashuri i Gentës: Ja çfarë mbeti pa u thënë në spektakël….

Rubensi: Adresën në rrjetin porno Genta e menaxhonte vetë, unë nuk e pres kur të dalë, më tradhtoi me tjetër.
Nuk është hera e parë që në “Big Brother Albania” ndodh një ndarje “live”, apo një përballje delikate publike mes dy të dashuruarish. Genta Gjalpi, nga Babani i Korçës, papritur u bë personazhi më i diskutuar për shkak të disa fotove provokuese dhe intime, të publikuara në faqet e shtypit rozë. Dyshimi kryesor ra mbi ish-të dashurin e saj, Rubens Shehun, i cili vendosi të hyjë në shtëpi dhe të përballet realisht me Gentën. Por a ka ndryshuar mendin ai për Gentën, dhe çfarë i mbeti pa thënë në atë natë spektakli, Rubensi e tregon për gazetën “Panorama”
Rubens, hyrja jote në shtëpinë e “Big Brother 5” dhe takimi me ish-të dashurën Genta u komentua si momenti kulminant i spektaklit. Si u ndjeve, çfarë emocionesh përjetove?Hyrja ime në “Big Brother 5” ishte një surprizë që shumë njerëz mbase mezi prisnin ta ndiqnin, pasi u bë shumë reklamë paraprake, duke e konsideruar si përballjen e madhe të Gentës me ish-të dashurin, emrin e të cilit ajo e përmendte shpesh në bisedat me banorët. Shumë njerëz prisnin që unë të bëja rolin e të dashururarit, por do të ishte hipokrizi nga ana ime në qoftë se unë do të bëja diçka të tillë. E vetmja gjë që s’mund ta bëja kurrë, pavarësisht se në sytë e publikut u paraqita i keq dhe i pashpirt, unë në të vërtetë u tregova realist.
Nuk mohohet fakti që ajo t’u përul, ndërsa bëri përshtypje pikërisht kjo ftohtësi e jotja. Në fillim u duk se kishe shumë për t’i thënë, por në pak minuta u stepe. Pse?
Vërtet kisha shumë për të folur me Gentën, por nuk e di seç pata dhe ndjeva keqardhje për të, e aq më tepër s’mund ta demaskoja në publik dhe t’i nxirrja shumë e shumë të palara të saj. Ndaj në moment më mirë pranova të heshtja dhe thjesht t’i tregoja Gentës për fotot, e t’i premtoja që unë do i dilja në krah vetëm si shok…
Po ajo pse po kërkonte një mbështetje më shumë sesa shok?
Nuk e di. Unë e theksoj dhe një herë, që Gentën nuk do e pres kur të dalë nga shtëpia. Por në qoftë se ajo do kërkojë që të takohet me mua për t’u sqaruar, s’kam asnjë arsye pse të mos e takoj. Por për rikthim nuk bëhet fjalë, me Gentën nuk kam ndërmend që të rikthehem. Unë Gentës nuk i dhashë asnjë fije shpresë për të vazhduar me mua.
Po thua që do mund t’i kishe përmendur “të palarat”. Për çfarë e ke fjalën?
Të palarat e saj do të ishin në qoftë se unë do i numëroja dashnorët e saj në publik, të cilët i kam njohur pas hyrjes së saj në “Big Brother”. Për më tepër ajo duke qenë e vetëdijshme që ka të dashur tjetër jashtë, s’kishte pse të më përmendte mua gjatë gjithë kohës në shtëpi. Këtë gjë duhet t’ia kisha thënë.
Cilin të dashur të Gentës ke njohur ndërkohë që ajo është në lojë?
Kam njohur Melsonin, i cili ma pranoi që kanë lidhje bashkë me Gentën. I thashë që nuk më intereson të di më shumë dhe ta gëzosh Gentën!
Bisedën me Melsonin e bëre para përballjes me Gentën apo këto ditë?
Me djalin fola pas deklaratës së tij në gazetën tuaj se ishte në lidhje me Gentën. Kaq më mjaftonte para përballjes.
Rikthehemi tek takimi juaj të shtunën e kaluar. Shumë komente pati se Genta po shtirej, po ti si do e përshkruaje sjelljen e saj përballë teje?
Sa për komentet që po bëhen nëse Genta ishte e shtirur apo ishte e vërtetë, mund të them vetëm kaq, që një njeri kur lëndohet aq sa ajo e dha veten, dhe të qante aq sa qau Genta, kurrë nuk mund t’i bëjë poezi Arbanës në moment dhe në moment ta kthejë me të qeshur sikur s’kishte ndodhur gjë. Ajo vajzë e meriton të luajë ndonjë rol si aktore, është e paparë për aktrim.
Tani që e mendon situatën çfarë do kishe dashur t’i thoshe më shumë, dhe me çfarë fjalësh mendon se u tregove i nxituar?
Ajo çka mbeti pa ia thënë Gentës në spektakël do të ishte se: pse ajo kërkon që të ketë lidhje me mua kur e ka një lidhje jashtë shtëpisë, dhe pse nuk e ka përmendur fare atë të gjorin… se ai nga ana e tij është shprehur se e do seriozisht. Më vjen shumë keq, por unë nuk mund t’u thyej zemrat dy të rinjve, të cilët duhen… Këto fjalë do kisha dashur të thosha në publik, edhe pse në vetvete më bëjnë të qesh.
Në ditët në vazhdim ti u komentove si “fenomen social”, ndërsa jepje shembullin e një djali që ushtron presion psikologjik ndaj të dashurës. اfarë komenti ke për këtë opinion të krijuar ndaj teje?
Vërtet për mua mendojnë se ushtroj presion psikollogjik, madje lexova dhe një artikull, ku më kishin cilësuar si shembullin klasik të presionit psikologjik që ushtron mashkulli ndaj femrës. Kjo s’është aspak e vërtetë. Vetëm në qoftë se autoriteti quhet presion për disa, atëherë jam i detyruar ta pranoj këtë fakt.

Po tip “hakmarrës” je, ashtu si Genta kishte pohuar? Ajo në lojë u tha banorëve se ti mund të hakmerreshe duke i publikuar fotot skandaloze. Si është e vërteta e pastër e publikimit të atyre fotove?

E vërteta “lakuriqe” në lidhje me publikimin e fotove është që ato foto janë marrë nga “fuckbook”, rrjeti social ku ishin hedhur me dijeninë e Gentës dhe nën menaxhimin e saj. Kam shumë dëshirë që kur të dalë ta kundërshtojë këtë fakt, por s’do të ketë se si, se edhe adresa me të cilën është hapur ai profil në “fuckbook” ka qenë i saj, dhe është i njëjti e-mail me të cilin ajo ka edhe facebook-un. Gabimi është i saj që nuk i ka fshirë ato foto dhe jo i imi.
Nëna e Gentës ishte e bindur se ishe ti personi që i kishe shpërndarë ato foto. Cila mund të jetë përgjigjja ndaj saj dhe gjithë personave që besojnë këtë opsion?
Sa për të ëmën e Gentës që mendon se ia kam publikuar unë ato foto vajzës së saj, le të mendojë çfarë të dojë. Mua pak më intereson se çfarë mendon ajo. Jam i pastër në ndërgjegjjen time që atë veprim nuk e kam bërë unë.
Dyshimë pati për armën e përdorur në ato foto nëse ishte e vërtetë apo lodër?
Arma që është në foto është e imja, është lodër dhe asgjë më shumë.
Thuhet se ju keni realizuar dhe foto të tjera ku pozoni nudo. Kush i ka momentalisht ato foto?
Foto të tjera?! Unë për vete nuk kam foto nudo të miat dhe s’kam pse të kem. Mbase Genta po, edhe mund të ketë.
Pas publikimit të fotove dhe hyrjes sate në “BB 5”, ke pasur presione nga familjaret e saj apo nga të tjerë persona? اfarë rrjedhe ka marrë jeta jote?
Përballje me familjarët e saj deri tani s’kam pasur. Sa për telefonata anonime kam marrë shumë të tilla dhe të tjera kërcënuese. Përgjigjja ime gjithmonë ka qenë mikpritëse: të urdhërojnë s’e frikën s’ua kam!.
 

Attachments

  • lajm-7-21-4.jpg
    lajm-7-21-4.jpg
    15.4 KB · Shikime: 33
Titulli: I dashuri i Gentës: Ja çfarë mbeti pa u thënë në spektakël….

A kan familje kto njerz pash hatrin e Zotit, a ju vjen keq per ato prinder ktyne njerz pa moral.
 
Pe: I dashuri i Gentës: Ja çfarë mbeti pa u thënë në spektakël….

Aman mos e permendni me kte emrin e ktij se m'prek nervin!!
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top