Poezi te ndryshme

Pe: Poezi te ndryshme

Korrespondence nga Charles Baudelaire

Natyra është një tempull ku shtylla të gjalla
Pëshpërisin shpesh fjalë që s’merren vesh;
Njeriu kalon mes saj e përshkon pyje simbolesh
Që të vështrojnë sikur të njohin prej vjetësh

Si jehona të gjata që vijnë përzishëm nga larg,
Nga një e errët dhe e pakufishme gjithësi,
E pafund si nata e si drita qiellore vetë
Ajo përcjell ngado ngjyra, parfume e melodi.

Erëra të mira si aromat e trupit të foshnjës
Të embëla si tingujt e oboes, të gjelbra si livadhe
- e të tjera aroma të forta, të vyera e ngadhënjimtare,
që kanë fuqi të pushtojnë qiej e gjithësi pafund,

Aroma parafine, myshku, rezine e temjani,
që shpirtit e ndjenjave u kendojnë ode e lavde ...
 
Titulli: Poezi te ndryshme

Kur mbyll syte


Une e di qe do ik me shpejt
Sesa ti i dashur , sesa ti
E kam gjetur qe tani nje shteg
Qe tani i dashur , qe tani

Ai shteg tek kashta e kumtrit nxjerr
Permbi yj' i dashur , permbi yj'
Po s'ka vend , me yjet do bej sherr
Do t'i shtyj i dashur , do t'i shtyj!

Ne vend te tyre do te driteroj
dhe per ty i dashur , dhe per ty
Po ke mall, ngri koken, me shiko
Me mjafton prej teje edhe nje sy!



Vargje nga Skender Rusi....te pabotuara askund

vargje qe per mua thone shume :(
 
Titulli: Poezi te ndryshme

Jam bere skllavi yt...




Jam bërë skllavi yt, prandaj ja ku të sjell
Kët urth që shket e ngjitet dhe drurët i pështjell,
Që dridhet e përdridhet dhe trungun e pushton
Një herë edhe dy herë me palët e shtrëngon.

Këtë kurorë urthi ty sot ta sjell dhuratë:
Ashtu siç bën ai, do doja ditë e natë,
Të ngjitesha pas teje dhe, tretur dashurie,
Pas trupit tënd të njomë të dergjesha si hije.

S'do vijë koha vallë kur në korije brenda,
Aherë ndaj të gdhirë, kur të harliset prilli,
Kur qielli i kaltër të na mbulojë si tenda,

Me afsh un të të puth kur të kendojë bilbili,
Dhe brengën t'ta rrëfej, të rrok sa ma ka ënda
At' shtatin e fildishtë që deh si trëndafili.

Pierre de Ronsard
 
Re: Poezi

Pol Elyar-Edhe një buzëqeshje

E plotë nata kurrrë s’mundet të jetë,
Besomëni për çka po ju them,
Besomëni për çka ju betohem.
اdo hidhërim ka një dritare të hapur,
Një dritare të ndezur,
Ka një ëndërr që lind,
Ka një dëshirë që pret të përmbushet,
Ka një uri që pret të shuhet,
Ka një zemër fisnike,
Ka edhe një dorë të zgjatur,
Ka edhe dy sy në pritje,
Ka edhe një jetë që hyn në një jetë.
 
Re: Poezi te ndryshme

Dhe Zoti më beri femer

Dhe Zoti më bëri femër,
me flokë të gjata,
sy,
hundë dhe gojë femre.
Me linja
dhe kurba
dhe valëzime të buta
dhe më gërmoi brënda,
më bëri një prerje të qënieve njerëzore.
Endi me delikatesë nervat e mia
dhe i balancoi me kujdes
numrin e hormoneve të mia.
Kompozoi gjakun tim
dhe më injektoi me të
që të vadiste
të gjithë trupin tim ;
lindën kështu idetë ,
ëndrrat
instiktet.
Të gjitha që krijoi butësisht
gdhendur me frymë
dhe zhbiruar me dashuri,
janë mijëra gjërat që më bëjnë femër çdo ditë
për të cilat zgjohem krenare
çdo mëngjes
dhe bekoj seksin tim.

Gioconda Belli
 
Titulli: Poezi te ndryshme

Tulipani

Jam nje lule e Holandes , me quajne Tulipan
dhe kaq i bukur saqe Kurnaci flamand
paguan per mua me shume se nje diamandt
kur jam i perkryer , i krekosur e Vigan .

Ne perpur veshur kam pamje feudale
me fundin pala-pala te gjate , te gjera
mbaj stema plot ngjyra te perziera
kuq e argjend e javes kam ar ne petale

Me gishterinj tjerr luleshtari hynjor
rrezet e diellit dhe purpurin mbeterore
qe te me beje nje rrobe te fisme e fine

Asnje lule kopshti s´ka shkelqimin tim
po natyra s`ka derdhur arome ,beri kursim
ne kupen time ,porsi vazo Kine.

H ,de B .
 
Re: Poezi te ndryshme

Ne nje faqe ditari shkruhej nje histori.
Nje here e nje kohe jetonin dy te rinj
Me moshe te pjekur po me zemer cilimnj.....
U dashuruan aq shume....
Sa qe harruan
Qe " Bota e eger " po i ruante
I bertiten qiellit " Te dua " ..
Dhe hena siper tyre u shua
Bota filloi te dridhej nga tmerri
Sikur fjala " DASHURI " te vinte nga ferri
Se duroi dot bota dashurine
E quajti virus te cmendur per njerezine
Dhe menjehere duhej shkatruar
Sa te tjeret ishin ende pa u infektuar
Po dy njerez boten nuk mund ta sfidonin
Dhe asgje prej botes te mekateve smund te kerkonin
Por dashurin me jete e paguan
Dhe njerezit kete gje kurre nuk e kuptuan
Por harruan ne kete bote
Si per ti thene asaj: Ajo qe ishte dje dhe sot
e njejta si dikur e njejta bote
me te njejtin mur....
Harruan ditarin si deshmitar per jeten
qe njerezit te mendonin te verteten
Te dini se pas nje jete tragjike
Fshihej jeta e tyre fantastike
Na fal o bote qe dashuruam,
na fal o bote qe lumturin kerkuam
Harruam qe dashuria eshte tabu
Harruam qe lumturia nuk gjendet ketu
Me fale o bote mbyllej ditari
Bota u prek e ja plasi te qarit
Sa hipokrite qenke o bote
Skaterron jete e pastaj shperthen ne lote...

~Taken from web~
 
Titulli: Poezi te ndryshme

Do doja te te ulesha prane TAGORE

Do doja te te ulesha prane, ne qetesi,
por nuk kam guxim, druaj se
zemra do me ngjitet tek buzet.
Ja pse flas perçart dhe fsheh
zemren time pas fjaleve.
Trajtoj eger dhimbjen time prej frikes
se mos edhe ti ben te njejten gje.

Do doja te te te thoja fjalet me te verteta,
por nuk guxoj, nga frika se mos me qesh.
Ja pse genjej e te them te kunderten e asaj qe mendoj.
Trajtoj eger dhimbjen time prej frikes
se mos edhe ti ben te njejten gje
 
Titulli: Poezi te ndryshme

1797973_769396703071497_384834524_n.jpg



Ndjenja të përziera...!


Muzikë ndjenjash dukej deti...
Pentagram...valët e ti'...
Qetësi...vjen nga qyteti...
Dhe nga qielli harmoni...!

Në mes notash dashurie...
Nostalgjia... udhëheq...
Shijoj tinguj melodie...
Edhe humb në 'to ''për dreq''...!

Edhe hëna ish' harruar...
Dhe lodronte përmbi det...
Shpirti i heshtur, përmalluar...
Krejt pa zë me vete fletë...!

Ndërmjet mij'rash, sytë e tu...
Ndjenja malli transmetonin...
Ti atje dhe unë ketu...
Dhe mendimet vinin-shkonin...!

Dikur zemrën ta dhurova...
Se kuptoja c'marrëzi...
Thjesht pa ty... do të jetoja...
Por pa zemër, s'kish' se si...!

Sikur t'u shfaqeshe dhe një herë...
Syve te mi'... si asnjëherë...
Hapur do t'i mbaja...
S'do i mbyllja dot...
Sepse po ti mbyllja...
Do m'rrëshkisnin...lot...!

Muzikë ndjenjash mbeti deti...
Mes mendimesh, kuturu...
Ndezi drita gjithë qyteti...
Edhe qielli, po ashtu...!
Bledo.L.Ylli
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Poezi te ndryshme

Kur rrufetë e syve nuk vrasin më
dhe gjethet e shpirtit ngjyrë ndërrojnë
kur gjithë premtimet e betimet vdesin
dhe nga e nesërmja asgjë të re nuk presin
kur spirancat e besnikërisë ndryshku i bren
dhe trenat e mallit rrëzohen të lodhur
njerëzit ikin drejt asgjëkundit
të qetë sikur asgjë s’ka ndodhur
mbathin këpucët, në dorë një valixhe
dhe nën syzet e diellit fshehin
shpagimin legjitim të çdo largimi
dashurinë me shikim të fundit…

©Artan Gjyzel Hasani
 
Titulli: Poezi te ndryshme

Luleshqerra
( sonet )

O luleshqerre,ti e livadheve stoli ,
Ti s`ndrin gjithnje per te na gazmuar ,
Po shpreh dhe deshiren tone per te adhuruar
Ne nje poeme ku njeriu meson te tijen dashuri.

Theket e tu te arte rreth e rreth me argjend ,
Kurora jote ,si thesar i plotfuqishem,
Damaret e tu , ku rrjedh gjak i magjishem
Per nje sukses qe korret, kur vuan me gjith mend.

Mos valle ti cele ate dite te pavdire
Kur u ndjall Jesusi e ne nje bote me te mire ,
Derdhi virtytet,krahet duke tundur ?

Mos valle do dukash vjeshtes gjethethare
Do te tregosh per gezimet qe jane zhdukur
Ose do te na kujtosh rinine E pare . ?

H. de Balzak
 
Last edited by a moderator:
Titulli: Poezi te ndryshme

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Pe: Poezi te ndryshme

LULJA

Lulen e vyshkur dhe pa ere
ne mes te nje libri e veshtroj
dhe shpirtin tim prap kete here
nje varg me endra ce zgjoi.

Kur lulezoi? C'pranvere thua?
Kush e keputi dhe ku?
Nje dore e njohur a e huaj?
dhe pse e vuri vall ketu?

A per kujtim te nje takimi?
Apo per ndarjen plot trishtim?
A per nje endje pikellimi?
Ne heshtje fushash pa mbarim?

Ai ,ajo jetojne valle
Ku valle jane ,bredhin ku?
Apo mos valle jane thare
Si dhe kjo luleze ketu?

A.S.PUSHKIN
 
Titulli: Poezi te ndryshme

Luledelja

( sonet )
Jam luledelja , me e bukura isha
Nga lulet qe lendinen e stolisnin
Per bukurine fjale te embla me cucurisnin
Dhe kujtoja ,agim perhere do te kisha.

Eh ! sa pak qe mban kjo lumturia .
Fati i zi me tregon te kobshmen e vertet.
Me vuajtje ashper me denon ne jete ,
Ah , vuaj e lendoj, sa e hidhur dituria .

Me clodhje s"kam e s"kam me qetesi

Dashuria me shkuli dy fjale si me magji ,
Me coptoi zemren ,qe te lexoje aty ne te dashuroj .

Jam e vetmja lule qe me flakin pa perdellim .
Ma zhveshin ballin nga petlat qe gezoj .
Dhe me shkelin , sapo rrembejne sekretin tim .

nga romani i H . de Balzak .
 
Pe: Poezi te ndryshme

Albatros rexhaj


Të dëshiroj tani!
Këtu.
Dhe në këtë çast.
Ta sfidoj veten duke të frymëzuar ty.
Të mbushem me jetë duke drithëruar në gjirin tënd ndërsa ti të ndihesh e gjallë në shtrëngimin tim.
Nuk dua të bëhem nga ata që thonë: "Nesër! Ka kohë"
Nuk dua ta pres këtë ditë të duhur sepse e di se çfarëdo që të bëj kjo ditë kurrë nuk do të vijë.
اdo ditë e re do të kalojë. Do të ikë dhe do të tretet.
Si shumë të tjera para kësaj dhe si shumë të tjera që do të vijnë.
E fuqizuar nga hezitimi e hidhura nga sot do të shtrihet në të nesërmet e mëpastajme dhe do t'i bëjë hije diellit të lumturisë.
Andaj të dua tani.
Këtu.
Dhe në këtë çast.
E nesërmja kurrë nuk mund ta zëvendësojë magjinë që e ndiejmë sot.
Sepse dashuria nuk guxon të pres.
 
Pe: Poezi te ndryshme

ZHVISHEM

Zhvishem,
nga gjithshka qe e zgjodha
e qe e vesha me deshire
nga gjithshka qe ma imponuan
a qe ma veshen me zor
kam nevoje te njihem me relievet e mia
ti nuhas,
ti shijoj,
ti prek me dore...
zhvishem...
e i shkel me kembe lekuret e vjetra
qe me prezantuan
sic mu desh e sic me deshet
ne kete lakuriqesi ndjehem e shpaguar
prej gishtit te kembes
tek veshet.
Dhe shoh
se ne kete harte te pashfaqur brendesore
paska shume te heqesh,
paska shume te shtosh
aty
ku jane tepricat
behet fjale per dhenie,
sic behet fjale per marrje
aty
ku ndjehem bosh.


Rudina Madani
 
Titulli: Poezi te ndryshme

ثshtë e lehtë të shkëmbesh fjalë
E vështirë është të interpretosh heshtjet!
ثshtë e lehtë të ecësh përbri
E vështirë është të dish si të gjehesh!
ثshtë e lehtë të puthësh fytyrën
E vështirë është të arrish në zemër!

ثshtë e lehtë të shtrëngosh duart
E veshtirë është të ruash ngrohtësinë!
ثshtë e lehtë të ndiesh dashurinë
E vështirë është të përmbash vrullin e saj!

Si është brendia e tjetrit ?
Kush do të dinte ta ëndërronte ?
Shpirti i tjetrit është një tjetër univers
Me të cilin nuk ka komunikim të mundshëm
Me të cilin nuk ka vertetë njëmendësi

Ne nuk dimë asgjë për shpirtin përveç tonit;
Ato të të tjerëve janë shikime,
jane gjeste, janë fjalë,
Me supozimin
E një ngjashmërie të çfarëdoshme në fund.

Pessoa
 
Titulli: Poezi te ndryshme

Tri gota

N’livadh të jetës tri gota i gjeta,

Dy janë të mbushura, asht bosh e treta…

Të parën e mora, në buzë e afrova,

Ish idhtë si pelimi mejherë e largova…

Të dytën e mora, me gjuhë pak e preka,

Prej s’ambli më dogj, mejherë e hjeka

I zbraza të dyja në të tretën gotë,

U ba idhtë e ambël, si asht vet kjo botë


Latif Berisha
 
Titulli: Poezi te ndryshme

Kur duheshim
shkruaja per ty poezi dashurie
pastaj u grindem
e shkrujta poezi me grindje
e kur u merzitem
shkruajta poezi me trishtim
me lot e paisje tjera si keto

por sot, qe as duhemi
as grindemi
s'di si quhet poezia jeme

e gjeta,
poezi e diteve kur s'du me ia dite per ty
keshtu i bjen me ken,

nderkohe ketu filloi prape shi,
ti kushedi me ke flet
kushedi ke pyet si e kaloi diten
kushedi kujt i tregon per muziken
me ke do pish kafen neser?
ma thuj
jo se me intereson
por sa me pase dicka per poezi
ma thuj por pa fjale
se ne s'flasim
po ti ma thuj
ku ishe sot
dje
si je veshe
kush t'ka ba me qeshe,
se kur ti qesh
dukesh sikur ia ke lexu Zotit ditarin
kur ti qesh
i bjen pika
t'keqes

me thuj kur flen
zgjohesh
kur del
vjen
me fol per shoqet
s'po te kerkoj shume
disa gjana sa me shkru kte poezi
te diteve qe s'du me ia dite per ty

kushedi kush te ka thane je e bukur
se ka gjithfare njerezish,
por m'beso
rrejne te gjithe
bajne sikur te dojne
por jo sa une
jo si une
pastaj ata nuk dine me t'shkru poezi
Kraja asht i vjeter
Rreshpja ka vdeke
Migjeni po ashtu
s'ka ma poet
nuk shkrun askush ma per ty
e ke kot
askush
as une

tesh qe s'grindemi
e s'duhemi
tesh qe me indiferencen ma te madhe
shkruj poezi
qe s'dojne me ia dite per ty

a ke hanger darke?

Klodian Kojashi
 
Titulli: Poezi te ndryshme

I DASHUR VELLA...
...e vështirë të ndjehesh fëmijë
kur prindërit më s’janë...
më ka marrë malli, vëlla,
të mbulojmë kokën me jorgan
dhe të themi të fshehta si dikur të vegjël
në shtratin e tyre kur ata mungonin
dhe mendjen vrisnim për formën e gjetheve
për tokën që s’e dinim në ajër kush e mban
për natën që vinte pa e ditur kush e sillte
dhe habiteshim përse njerëzit nuk kishin rrënjë...
por krevati i tyre sot mungon
ia shitëm një jevgu të sapomartuar
që me siguri do bëjë shumë fëmijë
që natyrisht s’ka si ta dinë
se prindërit një ditë më nuk vijnë
bëhen rrënjë që përqafojnë dheun
gjethet e tyre krahët tanë
flladi i gënjen një copë herë
dhe era i rrëzon pa ditur ç’janë...
© Artan Gjyzel Hasani
 
Titulli: Poezi te ndryshme

andrrat
kush na i fali
kush na mallkoi
s’ka randësi sa shumë e don ditën
vjen nata
e andrrat të hyjnë nën lëkurë
ato të gjumit
që s’e din kah të vijnë
që s’mund t’i ndalësh as t’i ndryshosh
ato që s’mund t’i harrosh
që të çojnë nade të bindun
se diçka ke humbë
se diçka te pret
edhe pse gjithshka asht si dje
si pardje
përveç andrrave
në midis
në shpirt

Entela Tabaku
 
Titulli: Poezi te ndryshme

Mishelë, ne kemi qenë nga ata zogjtë
Që preken kalimthi, të sjellë si shigjetë në dritë,
E që e ndjekin njëri-tjetrin me cicërima gjithnjë e më të forta
Deri në ekstazë, tepër të ngjashëm me kalimtaren…
– Por jo më imazhe ndërmjet nesh : i kam thënë në ëndërr
fjalët që e bëjnë largësinë pak më të shkurtër
ndërmjet trupave tanë, këta personazhë skëterrorë ;
ti dije të bëje me ta unaza mjaft të ngushta
që ata të festonin deri për t’i harruar kufinjtë e tyre
dhe vdekja që pret, kureshtare, prapa ;
e unë isha tepër shpesh si një fëmijë i shpërqëndruar,
udhëtoja, mplakesha, të braktisja,
dhe kur ne u ngjitëm drejt agimit të gjallë,
është një hije ajo që t’i udhëhiqje rrugë më rrugë,
aty ku kënga e gjelit s’do të mund ta arrinte më.
E megjithatë kjo hije të donte… Nuk dihet
çfarë do të gjejmë atje për t’ju shtrënguar në krahë…
– Banuese e kësaj nate, ti do të mendosh
pa shumë urrejtje për atë që banon nuk dihet se ku
e që të preku si një zog mbi qepalla
e që pastaj u ngjit, pa ia hequr sytë përposhtë
buzëqeshjes tënde që shndriste si një lumë…


Philippe Jaccottet
 
Titulli: Poezi te ndryshme

Afrohu

Dua t'i harroj sot fjalët
Le të flasin vetë vështrimet,
Le të flasë dora që dridhet,
Këtu mbi kitarën time.

Se kur errët bie nata
Një dritë ndizet brenda meje,
Njerëzit fytyrat fiken,
Asgje tjetër s'ndjej vec teje.

Nëpër javë rrjedh trishtimi
Cigaren prapë kam filluar
Nuk je ndryshe nga të tjerat
Vetëm unë kam nryshuar.

E terhqeh imazhin tënd,
Dhe vetën nëpër gjumë
Jemi bashkë, por në agim,
I vetëm mbetëm unë.

Të shoh më qartë kur ti je larg,
Afrohu të të dua
Dhe nëse kjo është lojë
Nuk më pëlqen të luaj.

Dicka mirë e kam ditur
Vajzat vdesin porsi lulet
Një petal që më solli vjeshta
Përmbi flokë vjen e më ulët.

Të shoh më qartë kur ti je larg...


----------Ervin Hatibi
 
Titulli: Poezi te ndryshme

Drita Como

Pa titull

Për ditët që ikin dhë nuk kthëhën më
Ditët që bartin gëzimin dhë dhimbjën
Për pritjet e gjata dhë për cdo gjë
Që akoma ka mbetur ëndërr

Për dashuritë e botës dhë për ata
që kërkuan dicka në jëtë
Për zhgënjimët e vogla dhe të mëdha
Dhe për veten

Për ndonjë fyerje të vogël dhë heshtje të madhe
Për durimin e dhimbshëm pa fund
Për fëmijët me botë të bardhë
Që pastaj bardhësinë e humb

Për cdo gjë që është e zakonshme
Dhe që ne na duke e bukur
Për njerëz me fytyra joshëse
Dhe me shpirtin që nuk duket
 
Titulli: Poezi te ndryshme

Shinat ~ Albana Lifschin

Ndjenjat si trena te çmendur
vrapojne mbi shina paralele
perjetesisht
Afrohen, renkojne, ulurijne e ndahen
per te thyer qafen diku tjeter
perfundimisht

Shina qe zgjaten ne pafundesi
Me destinim per te mos u takuar
kurre
Njera isha unë dhe tjetra ishe Ti.
 
Titulli: Poezi te ndryshme

Si ja del te jesh gjithmone aty
Ku kujtesa shkruan deshirat?
Gjithmone ne kohe si nje ore e mire,
E paster si endrrat, e kthjellte si uria,
E bukur si dritarja prej ku duket bota
E perkore dhe e plote si hena e prillit
E embel si malli, e heshtur si prekja
E dores qe perkedhel gjumin tim
Si ja del te dish gjithcka qe kam ditur?
Te dish edhe ate qe ende nuk e di...
Zemrat nuk shohin me sy por me drite
Dhe une me driten tende jam rritur...
Si ja del te jesh ajo qe kerkoj?
Une shpesh nuk di cfare kerkoj. I njoh gjerat
Pasi i gjej.
Ti je perhere aty ku te pres
Dhe nese te pres do te thote se je...

/Alban Bala/

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Titulli: Poezi te ndryshme

KAMELIA


( Sonet)

Nga libri i natyres cdo lule thote nje fjale ,
Trandafili flet per dashurine dhe bukurine
Vjollca leshon aromen e nje shpirti te kulluar ,
Kurse zambaku shkelqen me thjeshtesine .

Po kamelia ,me dore mjeshteri krijuar ,
Trandafil pa neps ,vjollce pa shkelqim
Cel e lulezon ne vjeshte me ajer te freskuar ,
Shoqeron vashezen e kredhur ne enderrim .

Megjithate , me pelqen ,buze lozhave teatri
Te shoh petlat e tua prej alabastri ,
Kurore deliresie ,e bardha kemelia .

Te te shoh nder floket e grave plot bukuri
Qe ne shpirt te zgjojne , nje te paster dashuri
Si mermeret greke te skulptorit Fidia .

H. de Balzak .
 
Titulli: Poezi te ndryshme

A S A J


Nga sferat e larta te drites dhe lavdise ,
Ku engjejt mbi harpa te arta kendojne
E lutjen perserisin te fron i perendis
Te yjeve qe vezullojune ,


Duke hequr nga balli breroren hyjnore
Shpeshhere nje engjell me floke te arte
Le puplajen e argjendte ne parajsen qiellore
Dhe zbret ne boten plot balte

I shtyre ,ai nga dora hyjnore
Ia fashit poetit pikellimin
Si vashez e dhimbsur me lule rinore
Plaku ia zbut trishimin

Ai tregon te te keqijave pendimin ,
Nenes se sendisur i thote " shpreso "
Degjon me gaz te te mjerit renkimin
E i thote " mos u deshpero "

Nga keta kasnece te bukur ,nje erdhi te ne ,
Qiejte ia dergojne tokes se dashuruar ,
'Por ai qan e me veshtrimin gjer ne re
Sheh kubene i pikelluar.

S`éshte e ballit te vet barrdhesi e shkelqyer
Ajo qe zbulon prejarrdhjen qiellore
As afshi i buzeve ,as xixa e syve ,te parrefyer
S ´´tregojne forcen hyjnore .

Me hyri dashuria nga gjith ai shkelqim
Kerkova te bashkohem me natyren shenjtore
Te kryeengjellit , po ndesha me trishtim
Te padepertueshmen parzmore.


Ah , MOS me lini te shoh serafinin shpirtkulluar
Qe fluturon drejt qiejve si shigjete
Se shpejt , do te mesoj fjalen magjike te desheruar

Ne driten e yjeve qe s ´e fshehin dot as rete.........

H . de Balzak.
 
Titulli: Poezi te ndryshme

Jeta do te kishte qene
me e lehte nese une
nuk do te kisha
takuar…

Vetem se nuk do te
kishte qene jeta ime…

__Erich Fried
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 11.1%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 22.2%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 11.1%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 33.3%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 11.1%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 1 11.1%
Back
Top