Poezi te ndryshme

Titulli: Poezi te ndryshme

Infiniti...
Ti po shkon ne nje dite ku dielli pret te dashurohet
me nje gjethe qe bie nga pema qe ze thahet...
pema thahet...cudi...dielli gezohet...
as gjethja s'di se ku me pare te mbahet...
Ti do shkelesh ne trotuaret ku hapa hiqen zvarre
here-here mendueshem kur i kap trishtimi
do shohesh syte e njerezve zemervrare
hedhur ne bote si fundi tek fillimi...
Kur te kalosh nga shteg' i drites zjarr
do me gjesh mua i veshur i gjith' flake
o infiniti im qe shkelqen ar'...
ne jemi bashke ne fryme...bashke dhe ne gjak...
Do ndjesh te emblen pike qe mbi ty bie
do dridhesh lehte si gjethja qe sjell vjeshta...
ne infinit u beme te dy prej dashurie
te them te dua,s'mjafton jo qe te desha...
E do te dua sic letra e do penen...
mbi ty s'do shkruaj,me ty do behem drite...
tek njeri-tjetri zemres i dham zemer...
ti je imja drite ne infinit...
une tek ty linda per t'mos shkuar kurre
prej teje une veten ndjeva burre...

L.B
 
Titulli: Poezi

Sa herë janë rrzue
fortesa mbrenda meje, andrra letrash ku të kam shkrue
nji qejzë shpresë!
Sa herë pashë te nesërme tue vdek si gjethe,
pemë të moçme tue u shue ne hinin e vet,
sa herë...

Aq herë sa sy të njomun
kanë pershkue rrugë të ndriçueme vakët,
ma shumë se gurët s'te ban shoqni asgja,
as vetja e ndryeme ndër hekra...

Me jetue lirshëm, e lirë,
n'nji botë të vogel asht si me i thanë pemës
rritu pa pyll...

Para simfonisë gurëve
lekundja ovale si gjethe,shkput
prej trungut nji vdekje,due veç me te kujtue si Bari vjeshte,
që u bjen instrumentave n'tepricë,
xhelatin gurëpreme e lashë atje
ku me za t'çjerrun kndohen liritë
shpirt bjerrun...

Bjen shpejt edhe kjo fortesë
jo e fundit shpresë..
E kam vorros lirinë
n'fortesën që kam naltue e rrzue mija herë.
J.p

image.jpg
 
Titulli: Poezi

Klodian Kojashi shkruan bukur,nje ze i sigurte ne te ardhmen e poezise shqipe....

...
UN DU ME T'HARRU

une du me t'harru
mire,
m'harro
pse s'e ka ba deri tash
se s'kam pase kohe
mire, gjeje kohen
do e gjej
si don me t'harru?
ca asht kjo pyetje
me harro e pike
ah, mire
thashe mos ke ndonje preference,
fundja, te kam dashte
mundesh me zgjedhe menyren e harreses
jo, pikerisht pse jena dashte
s'kam pretendime
m'harro si din ti vete
madje du qe t'jete e jotja
se m'pelqen ma shume nese asht e jotja
sic ke ba gjithmone
krijoje nje harrese
qe kur ta shohin tjerat
te thojne, ah c'harrese te mrekullueshme
ka ba per te
mire, e kuptova
do t'harroj pra
se edhe keshtu s'ka kuptim
ke te drejte, s'ka kuptim
ka me na marre malli vec
e di, shume
po, shume
ke te drejte
s'ka kuptim
m'harro pra
po, patjeter
do t'harroj te dielen
a je lirshem te dielen pasdite?
Jo, jam me njerez
po ti m'harro s'ka gja,
jo, du qe t'jesh e pranishme
e lame per te hanen paradite
mire, nga ora 9 e gjys
dakort se asht ma fresk
mire zemer t'hanen pra
po drite, ne 9 e gjys fiks
do t'harroj
e di

...

( klodian kojashi )
 
Gezimi i prinderve te mi


18 shtator
te viti 2000
u kthehet gezimi
prinderve te mi.

Babi me thote
deshiren bijë ma plotëso ,
behu vajzë e mbarë, e sjellshme
dhe shumë mëso.

Nëna më thotë
ti je fëmijë i rrallë,
pas 21 viteve në këtë botë ke ardhë.

Nëna thotë,
zoti i madh qoftë lëvdu ,
gezoi te gjithë njerëzit
si më gëzove mu.

Jam fëmijë i vetëm ,
e më ledhatojnë,
por edhe per gabimet qdo herë me këshillojnë.


(poezi nga libri i par '' GEZIMI I PARث UNث DHE POEZIA '' )
 
Titulli: Poezi te ndryshme

Eternity

(From: Une Saison en Enfer)

It’s found we see!
What? – Eternity.
It’s the sun, mingled
With the sea.

My immortal soul
Keep your vow
Despite empty night
And the day’s glow.

So you’ll diverge
From the mortal weal
From the common urge,
And fly as you feel…

– No hope, never,
No entreaty here.
Science and patience,
Torture is real.

No more tomorrow,
Embers of satin,
Your own ardour
The only duty.

It’s found we see.
– What? – Eternity.
It’s the sun, mingled
With the sea.

Arthur Rimbaud.
 
Titulli: Poezi te ndryshme

NATثN E MIRث!

Kur ishe larg, afër të ndjeja, kur ishe afër nuk të gjeja,
Vullkani i zemrës vlonte brenda qenies e zjarri i tij m’i digjte stinët pa ty
اdo ditë të shihja me zemër se s’të shihja dot me sy
Në sofrën e tokës gatuaja duke përzier lotët me miell
Edhe pse buka bëhet me shiun e qiellit, s’më çonte dot në qiell
Deri sa nuk erdhe ti, era e zemërimit e shuante zjarrin e mendjes në mua
Betohem se nuk vijnë nga kjo botë fjalët që ti sot m’i thua:
“ا‘vlerë kanë ardhjet e mia nëse s’do ishin pritjet tua?!”

I vdekur është folësi nëse fjalët e tij zemra nuk ngjallin
A mund të digjesh nga uji që afër s’e ka zjarrin?
Mos e ndrysho rrjedhën e jetës për hir të një dashurie që ti e mendon
Nëse jemi të denjë, vjen vetë dashuria e rrjedhën e jetës na e ndryshon
Me këtë botë nga uji e dheu askush s’është ngopur e qetësuar,
Dikush ankohet pa vuajtur, dikush vuan pa u ankuar
Të humbur janë ata që kur u ngushtohen rrugët, thonë: “bobo ç’më gjeti!”
Se truri i njeriut s’u bë për t’i ndarë veshët nga njeri-tjetri.

Në këtë botë kur u nisa, vetëm isha, asgjë s’kisha,
Në këto rrugë kur hapërova, më shumë qava se këndova
Në këtë qiell çdo natë shikova si merr dritë hëna prej diellit
Njerëzit ikën e nuk thanë, as “më fal” as “faleminderit”…
Për një buzëqeshje në këtë botë, jeta t’i merr mijëra lotë
Sa gjëra zbuloi njeriu por një gjë nuk e bën dot
Kohën e humbur s’e kthen, e djeshmja s’mund të vijë sot
Por nëse trupi i nënshtrohet kohës dhe shpirti është jashtëkohor
Kur ndahen nga njëri-tjetri, cili është më njerëzor?”
Deri sa nuk erdhe ti, unë përgjigje nuk gjeta
Hëngra nga buka e tokës e prapë me uri mbeta
Betohem se fjalët tua sot nga kjo botë nuk vijnë:
“S’mjafton të dimë çfarë jemi, duhet të jemi çfarë dimë”

Rruga e dashurisë nuk mund të mbetet pa urë,
A mund ta duam dikë me të cilin s’qeshim kurrë?
Më fal që kaq gjatë ke pritur e pritja të ka mërzitur,
Ca gjëra që mendon se t’i falën, dije se shtrenjtë t’i kanë shitur,
Në çastin e ndarjes nga bota e mangët, trupi i kthehet dheut
E shpirti mërgimtar nis rrugëtimin pashmangshëm drejt “atdheut”,
Nëse në “atdhe” duarbosh mërgimtari kthehet
Ku do flejë i mjeri, me çfarë do të ushqehet?
Që shpirti të udhëtojë lehtësisht në këtë rrugë të vështirë,
Në këtë botë nga Njëqind Mëshirat Ai zbriti veç Një Mëshirë,
Ma jep një copë bukë se prapë kam për të bërë rrugë në këtë errësirë,
Faleminderit e natën e mirë!
F.Muja
 
Titulli: Poezi

Me ka marrë malli për lulen e diellit
Atë që çel heshtur skaj fushës së madhe
Me trupin lastar,
rrotullohet rreth dritës
si një pasqyrë e bukur e një stine ngjyrë ari
Lulja e diellit që kafshon buzët e veta
E verdhë e kryeultë në muzg si nuset
E heshtur në stuhi dhe e zjarrtë në vjeshtë
Lulja e diellit që veç për diellin flet
Në mënyrën e saj të mundimshme, të urtë.
Më ka marrë malli ta shoh se si ngrihet
Një horizont barishtor flokësh të verdhë e të lumtur.
Por kur mbrëmja bie dhe ajo e fsheh zemrën
Poshtë buzës së nxirë nga puthjet.
Në asnjë pasqyrë nuk jam gjetur aq i bukur
Sa përballë fytyrës së një lule dielli.
Alban Bala
 
Titulli: Poezi

E Marrëzishme

Ti ike nga përqafimi im,
Siç ikin nga pemët
zogjtë e trembur!
Unë vazhdoja të shtrëngoja
në gjoks,
Pjesën tënde
që më kishte mbetur!

Kjo është ca e marrëzishme
a po jo!?
Por gjithmonë kur ikën ti,
diçka mbetet!
Që është edhe s’është
në të njejtën kohë,
Ajër që për çudi
bëhet erë kur preket!

Ti ike nga zjarri im,
Gjithnjë me frikën
se mos përcëllohesh!
Budallaqe,nga flakët e mia,
Asnjëherë s’digjesh,
vetëm mund të ngrohesh!

Skënder Rusi
 
Titulli: Poezi

sa t'bukur yjet thote ajo,
me pelqen me ndejt me ore te tana
vec duke pa qiellin, po ty?
e buzeqesh
mu?
Jo
m'pelqen me u mbyll n'shpi
me ule grilat
e me ndejt
kot
s'asht keq edhe ashtu, thote ajo
degjon muzike, vivaldin,
e mendon, fluturon ne nje bote te bukur
une e bej shpesh, si ti
Si une? Jo ti e ban si ti
une s'degjoj fort muzike
mendime s'para kam shume
ato qe kam s'me duhen
e s'me pelqejne
m'duket bukur me ndejt
ashtu
kot
na ndodh te gjitheve
thote ajo, rri kot edhe une
strukem brenda vetes
sikur flas me shpirtin tim
njihemi, pikerisht keshtu si ti
Jo, une s'flas me shpirtin
se nuk kena gjana me interes me i tregu njeni tjetrit
brenda vetes nuk hyj dot se asht plot me tjere
du qetesi
une rri n'vedi, pa mu neper kambe
ajo pastaj mendohet
e kam ba me u ndi keq
ia puthi flokt
shpirt, i them
kjo etiketa e tipit
uh sa bukur m'pelqen edhe mu
asht nje etikete qe shkyhet shpejt
t'du fort
Klodian Kojashi :)
 
Titulli: Poezi te ndryshme

Si t'a gjejme nje fjale qe tejkalon dashurine?
Kemi mbetur belbezimesh, peng tingujsh pa shpirt
Malli per parajsen per shembull flet me fryme
Pranvera flet me zogj, pemet celin sythe
Nenat perqafojne, syte lotojne drite
Bari flet me vese dhe deti me ikje.

Vec ne jemi ndalur si lumi mbi brigje
Dhe kur gjethet bien
Psheretijme...

Na duhet ta shpikim nje ligjerim te ri
Me fjale qe kur fliten te mbahen mend mire
Qe zemra te dhembe e shpirti te dridhet
E koha te ndalet gojethare prej stuhise
Se fjales se rralle qe shkulet mes brinjesh.

E toka t'i ndeze lulekuqet si sy
E ajri te mpihet, dhe era te ndrije
Mes aromash...se fjalet jane aroma te mira
Frutash qe piqen pa pyetur per stine.

Ku ta gjejme nje fjale qe tejkalon dashurine?

Albana Bala

10896860_10152499271762000_51656220089255137_n.jpg
 
Titulli: Poezi te ndryshme

Kur te vdes, dua te jem ne rruge
Duke pare diellin sesi bie pas malit
Te mbahem tek horizonti para se bie ne gjunje
E fjalen e fundit t'ja them vec Zotit.
Kur te vdes dua te jem duke ecur
Hapi i fundit do te jete si i pari
Dhe qeshjen e dua veshur, dhe pershendetjen
Ta kem drite te paster.
Dhe nese vetem do te jem a me njerez
Vdekja eshte nje kujtim feminie:
Te biesh do te thote te ngrihesh perseri
Po aq i lumtur, i pafajshem, i dlire...
Vetem rruga ndryshon. Cdo hap qe une hedh
Eshte nje rruge e re dhe e panjohur.
Kur te vdes dua te jem duke ardhur, jo duke ikur
Aty ku kam dashur te jem gjithmone.
Fati eshte me ata qe udhetojne.
Zoti me ndihmofte...

44748Gone_Away_Acoustic_Offspring_Cover.png

A.Bala
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Poezi te ndryshme

Do të ikësh?
Ik në hapësirat e blerta të imagjinatës,
ndoshta
fjalët dashurore që të përsërita disa herë
të dhanë idenë e mërzitjes.
Do të mësohem edhe pa ty,
në valixhen e përgatitjeve
merri të gjitha me vete,
çdo natë kujtimesh,
çdo çast bukurie,
paketoje dhe merre,
merre dhe ik,
gjithçka nuk je ti.
U lodha duke të dashur,
zhgënjimesh u treta,
ik...,
mos harro të mbyllësh portën e zemrës,
pa fije shprese për kthim,
mos thuaj asnjë fjalë,
as përshëndetjen tënde nuk e dua më,
mendimi yt nuk më vlen,
unë e njoh veten time, kush jam,
ik... në prehje shpirti diku tjetër,
nuk ligështohem për ty,
vetëm ik..., ik..., ik...


K.Billa
 
Titulli: Poezi

Jola Poezi
Me pelqen me e marre jeten rrokopuje.
Lamshet e dites me i stivue ne mendjen e stuhishme,
tue i perzie terbimin , andrrat dhe tana zhgenjimet.
Me vlojne deshirat,
zjermi i pyjeve me digjet ne sy,
mu ruej,
zhari te baj dhe ty.

A e ke pa si dridhet toka sa here qesh me shpirt,
e te ulem ne zemer,
pa e çvesh, kete grue prej jetes.
Qesh me vitet e mia mbi supe zbehun,
ende ja arrij me te stepe.
Arrij me ti çue malet ne fyt,
me te shkri, me te dashte,
e dashnisht me te myt.

E kjamja m'asht vrulli i tallazeve te detit,
aq te frikesoj,
iki , zhdukem,
te la lamtumiren e fundit amanet,
sa rruget e vetmise tunden e shkunden nen hapat e mi.
Po te kam rrejte,
kam ece ne drejtimin tand,
kambeshpejte,
Mungese e pranishme,
tue dek a tane jete,
te jam kacavjerre supeve, e frymen,
i kam injektu damareve te fishkun,
goditjen e fundit , t'çekiçave
qe te rrahin ne krye,
e kam dhane mbi buzet tueja te qumeshta,
lmueta,
e pergjakshem te kam puthe..

Jam andrra qe te marr para,
e diellte,
E çmendun,
vetja , qielli e toka,
jam ajo qe kacafytem me kohen,
tue u ngjall perdite vetem e jotja
 
Titulli: Poezi

Jola poezi


Te dashtunat e tij jane hija qe e mbrojn,
nga termetet,
stuhite, andrallat pagane.
Te shumtat jane elegante,
shalegjata,
floke derdhuna,
mandej vijne ato rrumbullaket,
te qeshuna, te marra, idiote.
Neteve vone jane te perdalat,
ato qe shtretnin i ngrohin vetem nen afshe
e boten e shohin midis kambeve,
dhe te tana ja ndezin epshin.
E sfilitin, e gerryejne,
e plakin!
Ky teater asht cdo nate!

Mrame ishte nji personazh qesharak,
qe bie ne vorbullen e vet e s'mytet.
Ndersa shkruen
skica vetmie te padukshme,
ndjej cjerrjen e atyne qe vene takat mbi etje.

Te dashtunat ja pijne gjakun,
i marrin frymen,
krejt ftyren, por Ai mbet Ai,
e nuk bahet tjeter, dikush qe njoh,
I njejti!

Sjell kohen nder sy qe njohin te verteten,
ndersa e mendoj,
kaperdij jeten!
 
Titulli: Poezi te ndryshme

Pa fund…pa fillim…
Ngecur e shtrembëruar…
kokë e këmbë ngatërruar…
e imja “të dua”
ndryshuar...tjetërsuar…
mes euforive të tua
si gjuha shqipe nëpër vargjet e poetëve katundarë…
……………………………………
Në c'dialekt ndjen ti,
ish e dashura ime e ardhëshme ?
A.GJ
 
Titulli: Poezi

Demoni

Një turm shpirtrash të stuhishëm
Do t'i bëj zap, e të t'i jap
Veç shërbëtore të magjishme
Do t'të shërbejnë në çdo çap
Për ty nga yjet do të vjedh
Atë kurorën e praruar
Nga lulet vesën do të mbledh
Për ta stolisur e mbuluar
Me rreze purpur perëndimi
Do ngjyej vellon që do hedhësh
Do mbyt n'aroma kundërmimi
çdo vend e kënd ku do të bredhësh
Ku do të jesh, do ndjesh ne vesh
Më të mahnitshmet melodira
Pallatin tënd do të ta mvesh
Me qehlibar e xhevahira
Në fund të detit do të bie
Mbi re të shpie edhe kudo
Të fal sa njeh e sheh mbi dhe
Më dashuro!...

''Mikhail Lermontov''
 
Titulli: Poezi

Më thirre? Erdha.
Se erërat pas erërave shkojnë,
dallgët pas dallgëve.
Më thirre? Erdha.
Njëri-tjetrit i dalim përpara,
takohemi,
si dy re nëpër shi e shtrëngatë
me gjëmime takohen
nëpër qiejt e lartë.
''Fatos Arapi''
 
Titulli: Poezi

Asgjë,nuk kam për të fshehur
Ndërgjegja...;
Kjo këmishë e pastër,telave të ndyra,ndehur
...dhe brejtja!
E rëndë shirave plot baltë ,hedhur
Nuk e bëjnë dot pis
Kur dje të njëjtën ndërgjegje pata veshur
Përse sot ta gris ?
Asgjë s'kam për të fshehur
Për të qeshur s'ka asgjë
Le të qeshin me lëkurën e tyre të vjedhur
Ata që baltën hodhën mbi të!
Inida Brahimi


11056608_463565403802999_8710276622572514639_o.png
 
Titulli: Poezi te ndryshme

KJO GRUA

Këtë grua që po pi kafe e heshtur,
Dikur e kam lënduar, e lëndova kot.
Dhe ika, natyrisht jo për t’u fshehur,
Si t’i rrija pranë, kur të derdhte lot?

Ndoshta ika, si ikin të gjithë burrat,
Që një lot gruaje, i nxjerrë nga vetja.
E pastaj me inat, nisin e prishin urat,
Të mos e dëgjojnë, ç’thotë ajo tjetra.

Ndoshta nuk doja, ta dija se humbi,
E kur shpirti i saj, u gremisë në gju.
Mund t’i shikoj, plagët që lë plumbi,
Por kurrë një grua, të rrëzuar ashtu.

Dikur e kam lënduar, krejt pa burrëri,
Po dhe e kam pritur që të merrte hak.
Për mua të dilte, duke më zënë pusi.
Të më kthente baltën, balta ishte pak.

Kur më doli para, unë them, në pritë,
M’u kujtuan lotët, që hodhi për mua.
Unë i bërë burrë, i thash:-Më goditë!
-S’erdha të të vras, erdha të të dua!

S’mbante në duar, as armë, as sharje,
E pse ende plagë, kishte shpirti isaj.
Po ka një jetë, s’reshti me hakmarrje,
Duke më dhënë veten, që të ndjej faj.

Sokrat Habilaj
 
Titulli: Poezi te ndryshme

[video=youtube;uhAoj-52OHk]https://www.youtube.com/watch?v=uhAoj-52OHk[/video]
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


I vura te gjithe ne gjum edhe sot, dhe ja... me kujtime ringjall njerez qe me mungojne.

Ju pershendes me T.K
 
Titulli: Poezi te ndryshme

Elhaid Cufi
''Dashni Shkodranshe''
Struku shpirt
n'gjoksin tem
te mbroj
mos te bijn vjesht n'buzqeshje.
Zemra jeme
me fal qe s'di me t'dashte
si dikush qe din,
per shembull
si nji politikan
me mend e me premtime.
Une s'di zemer
une shpiku
e sajoj dashnin
nuk di gjate e gjane,
s'di me te dashte
si doktorr
qe te numron
e te don
ne emer te pulsave
te qelizave
rruazave te bardha
e te kuqe,
e te din sa tinguj ka zemra
e ne aq tinguj te don,
te don me çdo damar,
e ti shkul damart e kalbun
nga kujtimet e nji kohe te keqe.
S'di me te dashte
si fizikant
qe te don ndoshta
ne formulen T o D viz U = me T'du
e ku di tjera formula
une vetem kte kam msu.
Sa inad s'di me t'dasht as si piktor
me nji flet te bardhe
me ngjyra e nuanca lapsash
me gjeth qe bijn
e me disa qe mesin pezull ne ajer
e me trena qe udhtojn neper ere,
me dur qe shterngohen
e bahen nji pale
te vetme...
Me fal qe s'di me t'dashte
me dijen e historianve
qe dashurojn me kohen e lindjes se eres
ne daten e krijimit te puthjes
ne oren e msimit te vleres se perqafimit
ne sekondin e gjetjes se shikimet jane me zam
e te marrin shpirtin.
Sa shum qe din njerzit
e sa keq m'vjen qe une s'di
me t'dashte tan dije,
me fal
qe te du kaq thjesht
per kte shetitje ne kte rruge,
per prezencen tande
qe m'shoqnon kudo,
per syt qe s'mi hek
me kalu e i bukuri dheut,
per aromen qe m'ju jep diteve,
per qetsin
e stresin qe m'hek.
Ta marrsha t'keqen.
 
Titulli: Poezi te ndryshme

Jepni Per Nenen-Fan Noli

ا'thot' ajo e ve e gjorë,
-Mbretëreshë pa kurorë-
Faqe-çjerrur, lesh-lëshuar,
Shpirt e zëmër përvëluar;
Gjysm' e vdekur: "O Shqiptarë,
Nënës mos ia bëni varrë!"
Mbahu, Nëno, mos kij frikë
Se ke djemtë n'Amerikë.

Qan e lutet Nën' e mjerë,
Kërkon vatrën edhe nderë,
Do lirinë dhe atdhenë,
Si ç'e pat me Skënderbenë,
Bijt' e besës thërret pranë.
Kur i thirri dhe s'i vanë?
Mbahu, Nëno, mos kij frikë,
Se ke djemtë n'Amerikë.

Cilët jan' ata tiranë
Që të pren' e që të vranë
Që të therrë bij e bija,
Dhe t'u-nxi, t'u-mbyll shtëpija?
Derthni plumba, o Shqiptarë,
Gjakn' e Nënës për të marrë,
Mbahu, Nëno, mos kij frikë,
Se ke djemtë n'Amerikë.

Cilët bij të trathëtuan
Dhe të doqnë dhe të shuan
Dhe të lan', o Shkab' e ngratë
Pa fole, pa zog, pa shpatë?
Këta qena, o shok' i mbytni,
Mbushni gjyle që t'i shtypni.
Mbahu, Nëno, mos kij frikë,
Se ke djemtë n'Amerikë.

Sa kërkon e sa të duhen?
Burrat nga detyra s'ndruhen!
Trim i mirë do të japë,
S'kursen jetën as paratë;
Hithni, hithni tok dollarë,
Të mos mbetemi të sharë.
Mbahu, Nëno, mos kij frikë.
Se ke djemtë n'Amerikë.

Do të ndihim pa kursyer
Për ty, Nëna jon' e vyer,
Që me drit' e nder të thuresh
Dhe me bijt' e tu të mburesh.
Cila Nënë lyp paranë?
Cilët bij me shpirt s'i dhanë?
Mbahu, Nëno, mos kij frikë,
Se ke djemtë n'Amerikë.

Armë dhe fishekë mblithni,
Qesen edhe shpirtin hithni:
Për lirin' e vëndit t'onë,
Sot -se nesër është vonë-
Jepni, Nënën të shpëtoni,
Komb e vatra të nderoni.
Mbahu, Nëno, mos kij frikë
Se ke djemtë n'Amerikë.
 
Titulli: Poezi te ndryshme

NAIM FRASHERI


Ujku Dhe Qëngji

Ujku pa fe*
Erth në kope*
Dhe, si s'pa qën,*
U fut nër dhën,*
Një qënq zuri*
Zëmërguri.*
Qëngji i tha:*
"Ore vëlla?*
E po përse?*
As më rrëfe*
Se ç'faj të kam?*
I vogël jam."*
Ujku i tha:*
"Do të të ha!*
A e mba mënt*
Më këtë vënt*
Kur më shave?*
Më the xhave!" { xhave -- qën që leh më kot }*
Qëngj' i thotë:*
"E ke kotë,*
Unë sivjet*
Jam përmbi dhet."*
"Mase, i tha,*
Qe yt vëlla."*
"Vëlla, tha, s'kam,*
I vetëm jam."*
"Fort mir', i tha,*
S'paske vëlla,*
Po jot ëmë*
ا'pati prëmë { prëmë -- mbrëmë, dje në darkë }*
Që më qërtoi*
E më kallëzoi?*
Do më zinin,*
Të më vrinin!"*
Qëngji i tha:*
"Dy muaj ka*
Që s'më rron më,*
Ah, ah, im më!"*
Dhe s'duroi dot,*
Po qau me lot.*
"E yt atë,*
Një brigjatë,*
Më pat vrarë*
Mon' e parë,"*
Tha makuti,*
Shpirtladuti,*
Dhe më s'mënoi;*
Më s'e mundoi,*
Po posht' e vu*
Edhe e zu*
Nga lëfyti*
Edh' e mbyti,*
Se të ligut,*
Zëmërshtrigut,*
Nuk i vjen keq*
Për një që heq. { të heqësh -- të vuash}
 
Titulli: Poezi te ndryshme

asي llagaste al mundo.

de tantos sitios vienes,
dal agua y la tierra,
del fuego y de la nieve,
de tan lejos caminas
hacia nosotros dos,
deste el amor terrible
que nos ha encadenado,
que queremos saber
cَmo eres, qué nos dices,
porque tْ sabes mلs
del mundo que te dimos.
....

pablo neruda...
 
Titulli: Poezi te ndryshme

Kam nevojë për ty,
për ty që më sheh si një i largët spektator,
për ty që në teatrin e jetës
ke zgjedhur të mos jesh aktor

Për ty që ditët të ikin
pa të lënë asnjë shenjë në zemër
dhe keqardhja të është zhdukur,
brenda teje njeri pa emër

Për ty që s’di se ç’je
dhe kënga e botës s’të përlot
e kompozuar nën një qiell me britma
të një foshnjeje që s’mundet të flejë dot.

Kam nevojë për ty,
jo për të më nxjerrë nga belatë,
se ato kanë afat,
nga vetë Zoti i Lartë

Kam nevojë për ty,
për të ndjerë që nuk jam vetëm
për të ditur se lotët e mi
nuk përmbyten në humnerat e jetës

Kam nevojë të di
që është edhe një zë si unë
trokitës në dyert e qiellit
që njerëzorja të mos marrë fund.

Marjeta Curumi
 
Titulli: Poezi te ndryshme

Miku im i shtrenjte, lamtumire!
Ty ketu ne shpirt te kam ta dish!
Fati po na ndan sot pa meshire
po diku do te shihemi serish.

Lamtumire, mik, pa fjale e lote!
Vetullat t'i ngrysesh s'ke perse:
Vdekja s'eshte e re ne kete bote
As te rrosh nuk eshte gje e re!

Esenin
__________________
 
Titulli: Poezi te ndryshme

NESE ME HARRON

Nese me harron,
ateherë
te dish nje gje.

E di si eshte:
kur veshtroj
henen e kristalte, degezen e kuqe
te vjeshtes kermill ne dritaren time,
ne se prane zjarrit
prek
hirin e shperbere
a trupin gervishtes te drurit,
gjithcka me sjell tek ti,
sikur gjithcka qe ekziston:
aromat, drita, metalet,
te ishin barka nisur drejt ishujve
te tu qe me presin.

Por,
nese pak nga pak s'do me duash me,
pak e nga pak s`do te te dua as une.
nese papritur
me harron,
mos me kerko me,
sepse do te kem harruar menjehere.
Po tu duk e gjate dhe e marre
valvitja e flamujve te jetes sime,
dhe vendos te me harrosh
ne bregun e zemres
ku kam rrenjet,
dije se ate dite,
ate ore,
do t`i ngre krahet
e rrenjet e mia
do kerkojne tjeter toke.

Por
nese cdo dite,
cdo ore,
ti ndjen se je perjetesisht e imja
me embelsi te paprekshme,
nese cdo dite
nje lule cel ne buzet e tua per te me kerkuar,
ah, e dashura ime, ah, e imja,
ne shpirtin tim asgje nuk shuhet, as harrohet,
dashuria ime ushqehet nga e jotja dashuri, e dashur,
dhe sa te jesh gjalle do e kesh ne krahet e tu,
shtrenguar fort nga imja.


Pablo Neruda
 
Titulli: Poezi te ndryshme

GRUA
Unë jam nisja jam fillimi,
jam dhe fundi jam mallkimi,
jam loja ,e vërteta,
jam jeta jam dhe vdekja,
unë jam ëngjëll jam dhe djall ,
jam e urtë jam dhe e marrë ,
jam gabimi jam mësimi ,
jam zjarri jam dhe dimri,
ëmbëlsia qe jep vrer,
jam gjithmonë dhe asnjëher,
jam rënia jam mbështetja,
jam zhurma jam dhe heshtja,
jam joshja jam tradhëtia,
shpirti i mbushur , zbrazëtia,
jam e bukura e shëmtuara ,
jam e lumtura e trazuara ,
jam e brishta jam furtuna ,
jam lodhja jam dhe puna ,
jam parajsë jam dhe ferr ,
dashuri që jep e merr ,
jam tmerri i seksit tjetër,
s’më do dhe më do patjetër ,
jam det jam dhe përrua ,
te qetësoj dhe mbys kur dua,
jam bleta që të pickoj ,
me mjaltë të ushqej por te sfidoj,
une jam kur dhe ku unë dua,
ndjek dhe s’ndjek ligjet e tua ,
dhe Frojdi ngeci tek mua,
dhimbje e ëmbël unëjam GRUA …
Arta Hysenaj
 
Titulli: Poezi te ndryshme

M’i puthe buzët


M’i puthe buzët gjer në dhembje,
Tani duhen shëruar,
Po s’m’i shërove gjer në mbrëmje,
Ta marrim dhe më shtruar.

Përpara ke natën e tërë,
E mira ime, ti!
Ajo çka mbetet për t’u bërë
ثshtë puthja mbushur shpirtësi.


Heinrih Heine
 
Titulli: Poezi te ndryshme

EPITAF-Gerard de Nerval


Jetoi herë i gëzuar si zogu në pemishtë,
I dashuruar, moskokëçarës, zemërndjerë,
Herë i zymtë e ëndërrtar si Klitandër i trishtë.
Një ditë prej ditësh i trokitën në derë.

Ishte Vdekja! Atëherë ta priste pak iu lut
Sa t’i vinte dhe pikën sonetit të fundit;
Dhe pastaj pa u prekur, shkoi drejt e u fut
N’arkëmortin e ftohtë ku i dridhej trupi.

Gjithçka desh të dinte, por asgjë nuk njohu.
Kishte qenë përtac, historitë me ç’thonë,
Pendën në kallamar e ngjyente shumë rrallë.

Dhe kur erdhi çasti, nga kjo jetë i lodhur,
Që vdekja e rrëmbeu, një natë dimri të vonë,
Iku duke thënë: “Pse kisha ardhur vallë?”
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 12.5%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 1 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 12.5%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 37.5%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 1 12.5%
Back
Top