Poezi te ndryshme

Titulli: Poezi te ndryshme

Gjok beci.
Cigarja e ndezur(dedikuar mikut p.marko)
Edhe sot ta ndjej ate prekjen e dores,
Mbi kopsen e vetme te xhaketes se shkolles:
Do ftohesh,i varfer!dhe ilace nuk ka.
O burre camerdhok i maleve te nedga!...
Dhe shkoj zemeruar,
Si cigare e shuar.

Edhe sot ta "vjedh"fletorjen me mbresa,
Nga brigjet e Ebros,nga spanja,nga shpresa;
Hemingueit ia the,apo heminguei ta tha:
Kush vdes dite per dite,vdekje te fundit nuk ka!
Se vije duke qeshur,
Si cigare e ndezur.
Erdhe ti pastaj ne mirdite zemrak,
Ne burgun e spacit yt bir;
I verdhe limon jugu.i gjate lis veriu,
Ne ty renkoi:ajer!pisha dhe njeriu ....
Dhe shkoje zemeruar,
Si cigare e shuar.

Edhe kafen e fundit e pume ne shtator,
Dy syte e kahershen-liqene nen bore,
Kerkonin thelle tyre nje barke shpetimi,
Dy krahe shqiponje t'i nxirrnim nga dimri.
Se vije duke qeshur,
Si cigare e ndezur.

Hemingueit ia the apo heminguei ta tha:
Kush vdes ditperdite,vdekje te fundit nuk ka!
Andej nga shkoj petro,vale leshon dhermiu,
Andej nga vjen petro,lule mvjell njeriu.

Dhe shkonte zemeruar ,
Si cigare e shuar.
Se vibte duke qeshur,
Si cigare e ndezur.
 
Titulli: Poezi te ndryshme

Grua ma ke nxirë jetën dhe jetën ta kam nxirë,
Jemi sharë në dritë dhe jemi puthur në errësirë,
Kemi vendosur të ndahemi dhe kemi thënë; e po mirë!
Dhe prapë jemi puthur ashtu si për lamtumirë.
Kemi gënjyer njeri-tjetrin, kemi bërtitur s'të dua,
Kemi pështyrë mbi proverbin që qënkeshim mish e thua,
Kemi mburrur kontratat që bëjnë në Amerikë.
Kemi thënë njëmijë herë; u mbush kupa dhe pikë.
Pastaj jemi përqafuar ; “e po unë isha në gjumë “
Jam futur në mishin tënd siç futet në shkretëtirë një lumë,
Jemi sëmurur dhe fshehurazi i jemi lutur qiellit,
Na është holluar shpirti nga frika si fija e perit.
Dhe prapë jemi zënë sa janë tundur tepsitë,
Kemi ndarë dyshekun me vijë, (ah, vijë e florinjtë,)
Po në errësirë kufirin e kemi shkelur si barbarë
Me dredhi ballkanike që as O.K.B-ëja s'ka parë.
Grua, ma ke nxirë jetën dhe jetën ta kam nxirë,
Ma ke pirë gjithë vrerin dhe helmin ta kam pirë,
Po ja që s'bëjmë dot pa këtë helm të mallkuar
Mos pushofsh kurrë, moj luftë dhe qofsh e bekuar!
| Petrit Ruka |
Pikturë nga William Small


12745965_1062280517147335_575614905135760484_n.jpg
 
Titulli: Poezi te ndryshme

Kur Te Jesh Merzitur Shume

Ketu s' do te jem, do jem larguar;
Ne toke i tretur si te tjeret,
Ne kafenene e preferuar
Nuk do me shohin kamarieret.

Dhe neper udhet ku kam ecur,
S'do ndihet kolla ime e thate,
Mbi varrin tim do te rrije i heshtur
Nje qiparis si murg i ngrate.

Ti do trishtohesh atehere,
Se s'do me kesh ne dhome gjalle,
Dhe, kur ne xham te fryje ere,
Do qash me eren dalengadale.

Po kur te jesh merzitur shume.
Ne raft te librave kerkome,
Atje do te jem i fshehur une,
Ne ndonje varg a ndonje shkronje

Mjafton qe librin pak ta heqesh
Dhe une do zbres, do vij pas teje;
Ti si dikur me mall do qeshesh,
Si nje blerim pas nje rrekeje.
Dritero agolli.
 
Titulli: Poezi te ndryshme

Poema E Mjerimit

Kafshatë që s'kapërdihet asht, or vlla, mjerimi,
kafshatë që të mbetë në fyt edhe të zë trishtimi
kur shef ftyra të zbeta edhe sy t’jeshilta
që t'shikojnë si hije dhe shtrijnë duert e mpita
edhe ashtu të shtrime mbrapa teje mbesin
të tan jetën e vet derisa të vdesin.

e mbi ta n'ajri, si në qesendi,
therin qiellën kryqat e minaret e ngurta,
profetënt dhe shejtënt në fushqeta të shumngjyrta
shkëlqejnë. e mjerimi mirfilli ndien tradhti.
mjerimi ka vulën e vet t'shëmtueme,
asht e neveritshme, e keqe, e turpshme,
balli që e ka, syt që e shprehin,
buzët që më kot mundohen ta mshefin -
janë fëmitë e padijes e flitë e përbuzjes,
t'mbetunat e flliqta rreth e përqark tryezës
mbi t'cilën hangri darkën një qen e pamshirshëm
me bark shekulluer, gjithmon i pangishëm.

mjerimi s'ka fat. por ka vetëm zhele,
zhele fund e majë, flamujt e një shprese
t'shkyem dhe të coptuem me t'dalun bese.

mjerimi tërbohet n'dashuni epshore.
nëpër skaje t'errta, bashkë me qej, mij, mica,
mbi pecat e mykta, t'qelbta, t'ndyta, t'lagta
lakuriqen mishnat, si zhangë; t'verdhë e pisa,
kapërthehen ndjenjat me fuqi shtazore,
kafshojnë, përpijnë, thithen, puthen buzët e ndragta
edhe shuhet uja, dhe fashitet etja
n'epshin kapërthyes, kur mbytet vetvetja.
dhe aty zajnë fillin t'marrët, shërbtorët dhe lypsat
që nesër do linden me na i mbushë rrugat.

mjerimi në dritzën e synit t'kërthinit
dridhet posi flaka e mekun e qirit
nën tavan t'tymuem dhe plot merimanga,
ku hije njerzish dridhen ndër mure plot danga,
ku foshnja e smume qan si shpirt' i keq
tu' ndukë gjitë e shterruna t'zezës amë,
e kjo prap shtazanë, mallkon zot e dreq,
mallkon frytn e vet, mallkon barrn e randë.
foshnj' e saj nuk qesh, por vetëm lëngon,
e ama s'e don, por vetëm mallkon.
vall sa i trishtueshëm asht djepi i skamit
ku foshnjën përkundin lot edhe të fshamit!

mjerimi rrit fëmin në hijen e shtëpive
të nalta, ku nuk mrrin zani i lypsis,
ku nuk mund t'u prishet qetsia zotnive
kur bashkë me zoja flejnë në shtretënt e lumnis.

mjerimi pjek fëmin para se të burrnohet,
don ta msojë t'i iki grushtit q'i kërcnohet,
atij grusht që n'gjumë e shtërngon për fytit
kur fillojnë kllapitë e etheve prej unit
dhe fetyrën e fëmis e mblon hij' e vdekjes,
një stoli e kobshme në vend të buzqeshjes.
nji fryt kur s'piqet dihet se ku shkon
qashtu edhe fëmia n'bark t'dheut mbaron.

mjerimi punon, punon dit e natë
tu' i vlue djersa në gjoks edhe në ballë,
tue u zhigatun deri n'gjujë, n'baltë
e prap zorrët nga uja i bahen palë-palë.
shpërblim qesharak! për qindenjë afsh
në ditë - vetëm: lekë tre-katër dhe "marsh!".

mjerimi kaiher' i ka faqet e lustrueme,
buzët e pezmatueme, mollzat e ngjyrueme,
trupin përmendore e një tregtis s'ndytë,
që asht i gjikuem të bijë në shtrat vet i dytë,
dhe për at shërbim ka për të marrë do franga
ndër çarçafë, ndër fëtyra dhe në ndërgjegje danga.

mjerimi gjithashtu len dhe n'trashigim
-jo veç nëpër banka dhe në gja të patundshme,
por eshtnat e shtrembta e n'gjoks ndoj dhimbë,
mund që t'len kujtim ditën e dikurshme
kur pullaz' i shpis u shemb edhe ra
nga kalbsin' e kohës, nga pesha e qiellit,
kur mbi gjithçka u ndi një i tmerrshmi za
plot mallkim dhe lutje si nga fund i ferrit,
ish zan' i njeriut që vdiste nën tra.
kështu nën kambët'randë t'zotit t'egërsuem -
thotë prifti - vdes ai që çon jetë të dhunuem.

dhe me këto kujtime, ksi lloj fatkeqësinash
mbushet got' e helmit në trashigim brezninash.
mjerimi ka motër ngushulluese gotën.
në pijetore të qelbta, pranë tryezës plot zdrale
të neveritshme, shpirti me etje derdh gotën
n'fyt për me harrue nandhetenand' halle.
e gota e turbull, gota satanike
tu' e ledhatue e pickon si gjarpni-
dhe kur bie njeriu, si gruni nga drapni,
nën tryezë qan-qeshet në formë tragjikomike.
tê gjitha hallet skami n'gotë i mbyt
kur njiqind i derdh një nga një në fyt.
mjerimi ndez dëshirat si hyjet errsina
dhe bajnë tym si hejt q'i ban shkrum shkreptima.

mjerimi s'ka gëzim, por ka vetëm dhimba,
dhimba paduruese qe t'bajnë t'çmendesh,
që t'ap in litarin të shkojsh fill' e t'varesh
ose bahe fli e mjerë e paragrafesh.

mjerimi s'don mshirë. por don vetëm të drejt!
mshirë? bijë bastardhe e etënve dinakë,
t'cilt n'mnyrë pompoze posi farisejt
i bijnë lodërtinës me ndjejt dhelparak
tu' ia lëshue lypsiti një grosh të holl' n'shplakë.

mjerimi asht një njollë e pashlyeme
n'ballë të njerzimit që kalon nëpër shekuj.
dhe kët njollë kurr nuk asht e mundshme
ta shlyejnë paçavrat që zunë myk ndër tempuj.

MIGJENI
 
Titulli: Poezi te ndryshme

Recital i Malcorit

O' si nuk kam nji grusht të fortë
t'i bije mu në zemer malit që s'bëzanë,
ta dij edhe ai se ç'do me thanë i dobët -
n'agoni të përdridhet si vigan i vramë,

Unë - lugat! Si hij'e trazueme,
trashëgimtar i vuetjes dhe i durimit,
endem mbi bark te mallit me ujen e zgjueme
dhe me klithma të paknaquna t'instinktit.

Mali hesht. Edhe pse për dite
mbi lëkure të tij, në lojë varrimtare,
kërkoj me gjete nji kafshate ma të mirë...
Por me rrenë shaka shpresa gënjeshare.

Mali hesht - dhe në heshtje qeshë.
E unë vuej - dhe në vuejtje vdes!

Po unë, kur? heu! kur kam për t'u qeshë?
Apo ndoshta duhet ma parë të vdes?

O, si nuk kam nji grusht të fuqishëm!
Malit që hesht mu në zemër me ja njeshë
Ta shof si dridhet nga grusht'i paligjshëm...
E unë të kënaqem, të kënaqem tu u qesh.
. . . . . . . . . . . . . . . . . . . .

Migjeni
 
Titulli: Poezi te ndryshme

Nje nga poezite me te bukura sipas meje te gjuhes shqipe stil jamb.
Titulli -DESHIRA-Naim Frasheri

Zot!
Sot
Jam,
Kam,
Shoh,
Njoh,
Rronj,
Shkonj;
Kam gas
Dhe flas
E them
Të kem
Ditë,
Dritë,
Jetë,
Vetë,
Ah, dua,
Që thua,
Të mos vdes,
Po të mbes
Përjetë
Të ketë
Shpirti im
Pa mundim
Shëndenë
Të jenë
Me mua
Sa dua.
Sonte jam gjall',
E jam mirë,
Po kam dhe mall
E dëshirë,
Zot i vërtetë
I gjithësisë!
Të rronj përjetë
Ndaj njerëzisë!
Ti ke në dorë,
اdo gjë që të duash;
Nukë je i gjorë,
Arrin që të thuash;
Pa bëhenë gjithë ç'dua,
Po të më dëgjosh mua,
Le të bëhetë thua,
Dhe gjithë janë bërë!
Atë që thua ti vetë,
Zot i math e i vërtetë!
Ajo bënetë në jetë,
Edhe mbaronet' e tërë!
Ti epi jetë njerëzisë,
Shto e beko dhe bagëtinë,
Se ti je Zot' i gjithësisë,
Në dorëz' e ke mirësinë
Njerëzis' epi jetë të gjatë,
Mundimet fare nga jeta ngreji,
Djepinë shkret' e lugënë thatë
Mos e shih kurrë, po mbushur leri.
Fal
Dhe ep
Gjithë ç'ke
Nga të mirat,
E të pështirat
Hidhi këtje,
A vari më ndonjë grep,
A mbuloji më ndonjë mal,
E lërë vetëm mirësitë,
Fal edhe dritë e jet' e ditë
Le të prëhet gjithë njerëzija
E të mos ketë kurrë të këqija;
Ligësitë, djallëzitë e marrëzitë
Le të mos rrojnë paskëtaj edhe një ditë
Veç mirësija në këtë jetë të mbretëronjë,
Urdhëri yt, puna jote, Zotth' i math e i vërtetë,
E vërteta le të rronjë, gënjeshtra le të pushonjë
Bëj si të duash, ç'të them unë Zot i vërtetë? Ti e di vetë!
 
Titulli: Poezi te ndryshme

ACARI

Atje ku vap adjeg si zjarri
ne trojet thare e bere prush
I tmerrshem vigjelon acari
Ne shkretetiren e pafund

Natyre e stepave pa jete
E polli ne nje dite inati
Me vdekje dhe farmak te shkrete
Kuroren, rrenjet ja sperkati

Kur dielli djeg permbi djerine
Nga korrja rrjedh farmaku i shkrire
Pastaj rreshira nis e ngrin
Kur mbremja vjen me ftohtesire

Atje as zogu s’fluturon
As tigri s’shkon, tufan i zi
Te peme e vdekjes sec gjemon
Dhe iken larg me mort ne gji

Kur rete udha ndodh ti shpjere
Permbi kuroren e dremitur
Nga deget helmi nis te bjere
Si shi mby reren e zhuritur

Njeriu urdheroi njerine
Te vinte tek acari plak
Kur rrezet e agimit ndrine
Ai u kthye me farmak

Rreshire pru prej koreve
Dhe nje degez te ronitur
Dhe djerse e ftohte si rreke
I rridhte ballit te venitur

I pruri dhe u lig, u shtri
Pa hyre ne kasolle dot
Dhe vdiq i gjori skllav fatzi
Atje nen kembet e te zot

Rreshiren mori princi e shkoi
Ne helm e ngjeu c’do shigjete
Dhe fqinjeve vdekjen c’u dergoi
Pertej kufireve te vet



LULJA


Nje lulez mes nje libri gjeta,
Te thare edhe pa kundermim;
Dhe per nje cast i shtangur mbeta
E humba thelle n’enderrim.

Kur lulezoi? C’pranvere thua?
Kush e keputi edhe ku?
Nje dore e njohur a e huaj?
Dhe pse e vuri valle ketu?

a per kujtim te nje takimi?
Apo per ndarjen plot trishtim?
A per nje endje pikellimi
Ne heshtje fushash pa mbarim?

Ai, ajo, jetojne valle?
Ku thua jane, ku bredhin ku?
Apo mos ndoshta jane thare,
Si dhe kjo luleze ketu?

Aleksander Pushkin
 
Titulli: Poezi te ndryshme

Gabriel Garcيa Mلrquez

LETRA E LAMTUMIRثS (Kukulla)

Nëse për një çast Zoti do të harronte se
jam një kukull lecke e
do të më dhurojë paksa jetë, ka gjasa se
nuk do të them gjithçka që mendoj,
por patjetër do ta mendoj çdo gjë që do ta them.

Do t’iu jepja vlerë gjërave, jo për vlerën që kanë,
por për kuptimin që kanë.

Do të flija pak, do të ëndërroja më shumë,

e kuptoj se për çdo minutë që i mbyllim
sytë, humbim gjashtëdhjetë sekonda dritë.

Do të ecja përpara kur të tjerët do të ndaleshin,
do të rrija zgjuar kur të tjerët do të flinin,
do të dëgjoja kur të tjerët flasin dhe
dhe sa do të shijoja një akullore të mirë çokolate!

Nëse Zoti do të më dhuronte paksa jetë,
do të vishesha thjeshtë,
do të shtrihesha në pishë të diellit duke lënë zbuluar jo vetëm
trupin tim por edhe shpirtin tim.

Zoti im, nëse do të kisha një zemër, do ta shkruaja
urrejtjen time në akull dhe
dhe do të prisja që të shkrihej në diell.

Do të pikturoja me një ëndër të Van Gogut
sipër yjeve një poemë të Benedettit
dhe një këngë e Serratit do të ishte serenata
që do t’ia kushtoja hënës.

Do t’i ujitja me lotët e mi trëndafilët,
për ta ndjerë dhimbjen e gjembave të tyre
dhe puthjen e mishtë të petaleve të tyre…

Zoti im, nëse do të kisha paksa jetë…

Nuk do të lija të kalonte qoftë një ditë të vetma
pa iu thënë njerëzve se dua,
se i dua. Do t’i bindja të gjithë burrat e gratë
se janë të parapëlqyerit e mi dhe
do të jetoja i dashuruar nga dashuria.

Njerëzve do t’ua provoja
sa gabojnë tek mendojnë
të heqin dorë së dashuruari
kur plaken, pa e ditur
se plaken kur heqin dorë së dashuruari.

Një fëmije do t’i jepja flatra,
por do ta lija ta merrte fluturimin vetë.

Të moshuarit do t’i mësoja
se vdekja nuk vjen me pleqërinë
por me harresën.

Kaq shumë gjëra kam mësuar nga ju, Njerëzit!

Ka mësuar se e gjithë bota adhuron të jetojë
mbi majën e malit,
pa e ditur se lumturia e vërtetë
është në ngjitjen e shpatit.
Kam mësuar se
kur i sapolinduri shtrëngon me grushtin e tij të vogël,
për herë të parë, gishtin e babait të tij,
e mban shtrënguar për gjithmonë.
Kam mësuar se një njeri
ka të drejtë ta vështrojë një tjetër
nga lart poshtë vetëm
kur duhet ta ndihmojë për t’u ngritur.

Janë aq shumë gjëra
që kam mundur të mësoj nga ju,
por realisht,
nuk do të më shërbejnë shumë,
sepse kur do të m’i vendosin
brenda asaj valixheje,
palumturisht do të jem duke vdekur.
 
Titulli: Poezi te ndryshme

"Do te me kujtosh"

Ti do te me kujtosh ndonjehere,
kur te ndihesh fare bosh,
Dhe ne mos qofsh krejt i vetem,
prape do te me kujtosh!

Ndoshat ne rruge ti duke ecur,
padashur do te psheretish "ah"!
Per te shkuaren qe te ka ikur,
do harrosh kë ke ne krah!

E nese shiu te ze befas,
teksa nje strehe po kerkon;
Do hedhesh syte mbi kalimtaret,
dikush...me mua te ngjason!

Ti do trishtohesh atehere,
i trishte imazhi im i vjeter.
Pastaj i vetem do te kuptosh,
me mua s'ngjason asnje tjeter...

Atehere do te sjellesh neper mend,
sa shume u deshem une e ti!
Ndoshta i trembur nga kujtimi,
do te marresh rrugen neper shi...

Ti do te me kujtosh ndonjehere...
Madje shume shpesh, do te me kujtosh ti!
Ne krahet e kujtdo qofsh,
do te me kujtosh "Gjithmone ne shi"!

|V. Rakipi|
 
Titulli: Poezi te ndryshme

vetmia

Më plak mërzitja
që vetmia më sjell,
përbuzja, urrejtja
të gjith’ sendet m’i mbështjell
dhe kam shumë anmiqë
të ligë
në këto sende pa shpirt.
Nuk flasin.
As sy s’kanë.
Po mue më bahet
se aty janë
vetem që të më plasin
zemrën.
Së paku të më shajnë:
– I mallkuem!
Së paku të më tallin:
– I uruem!
Së paku të më këndojnë:
– I yni Zot!
Ose të më thonë:
– Jeton kot!
Të flasin, të flasin se fjalë due
në ket vetmi me ndigjue.
Ose të më tregojnë historinë
të tyne, autobiografinë;
ndosht’ aty do gjej gjasim
me jeten teme pa tingllim
që në vetmi po e kaloj –
dhe s’po di a rroj a s’rroj.
Sendet heshtin. – Sa të pamëshirë!
Më bajnë dhe mue të hesht me pahirë,
pse gojë s’kanë
dhe nuk flasin,
aty janë
vetëm të më plasin
zemren teme që po vuen
dhe në mërzi vetveten truen.

migjeni
 
Titulli: Poezi te ndryshme

Legjenda e Safos

Ku është Faonas që s’duket gjëkundi mbi det?
Mos varka të kthehet nuk i bindet,
a ndoshta puthet me Aferditën në ndonjë breg?
Oh Faona!
Safo të prêt, buzë greminës tek fari
dhe më digjen mollëzat e gishtave mbi harpë
dhe zëri më meket nga këngët e mallit
për zjarrin që më ndeze shpirtit të etur
ti rinoshi im, i bukuri peshkatar.
U ngrit dielli në majë të qiellit krenar
dhe deti vezullonte si perlë
fluturojnë rreth shkëmbit ca ëngjëj me krahë
në majë prêt Safo si hënë e zbehtë
sheh Lefkadhën, Itakën , Kefalonian
dhe një çast bëhet dielli prush mbi det
në rrëzë të shkëmbit me britma vijnë ca dallgë
dhe shfaqet tutje një pikë e vogël e zezë
në mes të vijës, që zmadhohet e rritet
dhe ngrihen zogjtë nga degët për në qiell
ca klithma pulëbardhash, të trembura shkundin krahët
ndalon këngën Safoja
dhe me sytë e padurimit prek pikën që vjen e rritet
e një tufë me flutura i shpërthejnë nga gjoksi
kreh flokët me gishtat e gjakta
shkund cepin e ngritur të fustanit të bardhë
kafshon buzën dhe bëhet gati për çastin
kur t’i shfaqet Faonas peshkatari përballë.
Rrëmben harpën nga toka dhe këngën nis:
Faonasi im i bukuri peshkatar
Ktheu sa më parë në gjoksin e gruas që digjet
Na vraftë Erosi të dyve me një shigjetë
dhe perënditë e Olimpit na bëfshin një varr.
Kthehu e bëhu pika e mbylljes në varg!
Dhe buza i bëhet gjak nga padurimi
dhe gjaku i piket në gushë mbi fustan
dhe pandeh që pika e zezë horizontit
ish Itaka, që nga erërat në qiellin e pastër u shfaq.
Gjëkundi s’duket varka.
Faonas ku je, oiiiii dashuri,
majë shkëmbit u thava një stinë nën far
me vargje lirike vrava pritjen
dhe telat m’u këputën mbi harpë.
Faonas, ku je o dritë,
jam grua e mbytur në mall.
Më shkrumboi dielli
më lëkundën erërat
më gjunjëzoi nata
qielli më rëndon mbi gjoks si pllakë
u verbova tashmë,
sytë m’u bën’ varka me kripë.
Faonas, o peshkatar,
kjo është e fundit fjalë
U bëftë pritja ime lule e egër mbi shkëmb
e trupin tim e përpiftë kjo dallgë që vjen me zë.
Refuzimi yt u bëftë legjendë.
Po shkoj në Hades, përfundimisht
të endem me shpirtrat mëkatar.
Lamtumirë o fitimtar!
Dhe Safo lëshoi harpën në tokë
zbathi këmbët mbi barin e vestë
çliroi trupin nga fustani i hollë
dhe e hodhi vrik në humnerë.
Lamtumirë o far!
Lamtumirë o peshkatar!

Ardita Jatru
 
Titulli: Poezi te ndryshme

Po u pame!?...

Ndonjehere dhe po u pame,
As shendet nuk do te themi,
Por mes turmes, sic u ndame,
Ndoshta lot ne sy do t'kemi.

Dhe po e thirra tendin emer,
Do t'ma hedhesh fshehte veshtrimin.
Do t'bej "tak" e jotja zemer,
Ndoshta enderron dhe kthimin.

Ja, qelloi, ne trotuar...
Ndala frymen dhe te prita
Dhe pa folur, pa u qare,
Ndoshta syte i thane te gjitha.

E po m'pyete, si po shkoj...
Do te t'them, s'di te genjej
Do t'mundohem te t'harroj,
Vec harresen s'mund ta blej.

Vaso Papaj
 
Titulli: Poezi te ndryshme

Lazgush Pogradeci

E mora shoqezën përkrah

E mora shoqezen perkrah
E matmë rrugën ca-nga-ca,
Sikur na ndillte larg diçka.
Pa zuri dita perëndoj,
Pa zuri nata na mbuloj,
Pa zura shoqen ta pushtoj.
Perse buçet, liqer i qet!
Liqer, ti ç’thua ndaj buçet!
ا’far’ pe, liqer, mi zall te shkret?
E çasin kur e sjell nër mend,
Kur sjell nër mend, ah! atë vend,
As rroj as vdes, po jam pa mend
 
Titulli: Poezi te ndryshme

Saharaja, larg është Saharaja,

Saharaja shkëmb e rërë e gurë,

Që ka shok veç emrin e saja

Dhe ngaqë s’sheh ëndrra, s’sheh as drurë.

Saharaja s’di të ëndërrojë.

Ajo bluan gurë me mend’ e saj…

Saharaja s’ka këngë të këndojë,

Saharaja s’ka as lot të qajë.

Saharaja nuk ka miq e shokë,

Saharaja nuk ka bijë, as bir.

Saharaja është një copë tokë,

Thonë se dhe me natën s’shkon mirë.

Natës s’i pëlqen në Sahara,

S’i pëlqen të ketë veç gurë për shtrojë;

Fjalë e dashuri e njerëz s’ka;

Perç’ e saj e zezë s’ka ç’të mbulojë.

As dhe një s’e di si është kandisur

Me kët’ plagë mbi shpinë rruzullimi,

Por se thonë në botë është stisur

Kur i duhej njerëzisë mallkimi.

Kur ai për keq e mban në gojë,

Saharaja e mban vesh e qesh.

Saharaja fillon të gëzojë,

Kur ne mallkohemi mes nesh.

E kur bie ndrojtur rrez’ e diellit

Dhe mbi gurët e pamyshkët ndrit,

I ngjan vello savani i qiellit,

Shkretëtirës shket e shkrepëtit.

Prandaj, kur urrejtjen e fortë e nxehur

Mbi dikë mallon e shfryn e shan,

Që nga skuta del kujtimi i dehur

Dhe thërret menjëherë Saharanë.

Kur mallkimi shfryn e kur kujtimi

Në pusin e harresës tret…

Kur hyn dielli e kur hesht thëllimi,

Shkretëtirë e shkretë mbetet shkretë.


V B
 
Titulli: Poezi te ndryshme

Bjen muzgu…

Bjen muzgu
e pak kush i gzohet
c’ka shndriti po errsohet
cdo gja rreth zgavrës së vet
struket e palohet
gjithcka që nadja e lindi
errsinës vec hatrohet
e ma në fund shkon në vend
si i gjalli,që i vdekun
vendin nën tokë nxen.......
…………………………..
……Bjen muzgu
premtimet përzihen me lagshtin
e i avullon së nalti hana
c’ka rritet ditën lëvdatash
boshllek prapë len te zemra
e njeriu bjen me fjetë
vec me ndryshu andrrash
e prapë tjetrën ditë
nuk po ia del me u rritë
shpirtnisht,ma i madh se fmija
por humb n’lojna e n’mnija
zhgënjimesh prej tjerëve
e qortimesh prej vetvetes
joshun mes sajesës
e luhatun prej t’vërtetës
që shpesh s’din me i dallu....
vec kur nji e nesërme e bardhë
ma t’rritun ka me e zgju
atëherë fort ka me iu gzu
këtij muzgu që bjen…

...e huazuar nga kusherira ime .
 
Titulli: Poezi te ndryshme

Kur ishim të vegjël
i shkruanim njëri-tjetrit nëpër avionë prej letre.
Tani avionët janë prej duralumini,
po të tërë janë bosh.

Je ftohur nga drurët, metalet dhe retë,
lartësive të mëdha.

Këto shpikje na ndanë;
Ishim aq mirë kur qemë të vegjël,
nuk na duheshin hapësirat dhe largësitë.

Bëje një letër, po jo prej duralumini:
Kam nevojë për ty, jo për metalet.

Frederik Rreshpja
 
Titulli: Poezi te ndryshme

Karroca e Jetes

Karroca e jetes ecen shpejt
Sido qe eshte e ngarkuar
Dhe karrocjeri, koha vete
S'qendron gjekund per te pushuar
N'agim me gaz ne udhetojme
Dhe koken s'pyesim se e leme
Pertesen, dhelet i percmojme
Bertasim:"Hey..jepi c'i..."
Por ne mesdite te kapitur
E mbledhim veten, kemi frike
C'do proshke e grope e papritur
Therrasim: "Me ngadale, or mik!"
Karroca rend ne mbremje vone
Mbi te dremisim ne te heshtur
Gjersa arrijme strehen tone
Dhe koha kuajt nget pareshtur

Aleksander Pushkin
 
Titulli: Poezi te ndryshme

Nje Femer

Ata u deshën me afsh e zjarr,
Ajo – çapkëne, ai – kusar.
kur ai ndonjë mufke ia veshte,
Ajo kërcente në shtrat dhe qeshte.

Ditën shkonin për bukuri,
Natën ajo flinte mbi gjoksin e tij.
Kur e futën në burg atë, ajo s’reshtte
në dritare qëndronte dhe qeshte.

Ai i fliste.” O, eja këtu
se më merr malli kaq fort për ty.
Ty të thërres se do vdes,” – i theshte,
ajo tundte kokën dhe qeshte.

Në orën gjashtë ai u var.
Në orën shtatë e kallën në varr.
Në orën tetë, ajo që e deshte,
pinte verë të kuqe dhe qeshte. :p

– Heinrich Heine
 
Titulli: Poezi te ndryshme

Dritëro Agolli - Dashuri e vështirë

Ti në kanape tani dremit

Ndofta gjumi ende s'të ka zënë,

Abazhuri mbi qerpike ndrit

Libri nga gishtrinjte te ka rene.



Para teje ndal mendimi im:

Jemi dashuruar edhe sharë

Jemi ndarë shpesh në udhëtim,

Por drejt njëri tjetrit kemi ngarë.



Dhoma hesht e rruga larg gjëmon

Ti sheh ëndrra kaltëroshe shumë

Unë, ndonëse pi dhe mogadon,

Mezi fle, se jam njeri pa gjumë.



Të kam pasur ëndërr cast e ore,

Endërr të trishtuar dhe tëe mirë

Po të jem vërtetë një Pitagorë

Ti je teorema më e vështirë...
 
Titulli: Poezi te ndryshme

Nje mbremje e paharruar

Rete e renda ngjyre plumbi kane mbuluar hapesiren
Porse shpirti i plagosur nuk e can dot mugetiren.
Vetem ndahet cope e cike, pastaj tretet mu ne te
dhe perhapet vale-vale gjersa behet fare nje.
Mugetira e pushtoi gjithesine dhe pergjon,
ndersa shpirti i brengosur ne te tretur dic kerkon.
I merguar nga kjo bote i hedh syte lart ne qiell,
por atje ne mugetire nuk shikon as drite as diell.
Shuket poshte i dermuar, porsi shpesi i zalisur
dhe gulcon pa ngushellim, larg te gjitheve i degdisur.

Erresira e pllakosi gjithesine dhe e mundon,
ndersa shpirti i sfilitur ne te tretur vec renkon.
Porse ja, fare papritur, dic po feks ne mugetire,
prej se largu vjen nje rreze qe me drite te pavdire,
po ma ngroh shpirtin e ngrate, miqesisht ma ngazellon,
lot me endrrat q'atje flene, po m'i ndez, po m'i terbon.
Dhe keshtu me japin zemer vetetimat feksjeplote,
mos me mposhte erresira qe mbuloi qiellin sot.
A mos valle me zjarr rrufeje dhe me flake te pashuar
duhet cjerre erresira - pjelle ferri e mallkuar?

Pandeli اina
 
Titulli: Poezi te ndryshme

Shakaxhi jam por nuk po të them me shaka:
Të gjitha gjërat janë të vogla, veç dashuria i bën të mëdha
Të gjithë tingujt janë zhurmë, veç dashuria i bën melodi
A mund të jetë i mençur ai që kurrë s’të thotë: “Nuk di!”
A mund të jetë i dashur ai që njëkohësisht të lëndon?
Nëse jo, pse pikërisht zemra melodinë e tij e dëgjon?
Nëse po, pse me ndarje zemrën tënde e ndëshkon?
Shpirti që s’e njeh ndarjen, të vërtetën ma rikujton:
“Ti ke udhëtuar në qiej, fshehtësinë e tokës për ta gjetur,
Mos ik kurrë nga ata që kanë arsye për të të ndjekur!”

F.m
 
Titulli: Poezi te ndryshme

A.P.Kern

Nuk e harroj castin magjik.
Përpara sysh m'u shfaqe ti
Si një vegim që shkrep e ik,
Si bukuri që vetëtit.

Nga pikëllimi i kapitur,
Nga zhurm'e kotë i shurdhuar,
Profili yt vec me ka ndritur
Dhe zëri yt më ka mikluar.

Kaluan vitet e stuhishme
Dhe ëndrr'e parë sec m'u tremb,
Harrova zërin e magjishëm
Dhe ëngjëllorin nurin tënd.

Në humbëtir'e errësirë
Ditët e mia u zvarrisën,
Pa frymëzim, pa një dëshië,
Pa lot'e gaz të dashurisë.

Por ja, u zgjova përsëri.
Përpara sysh m'u shfaqe ti
Si një vegim plot me magji,
Si bukuri që vetëtit.

Dhe zemra rreh nga mallëngjimi
Dhe u ringjallë përsëri
Dhe frymëzim e adhurimi
Dhe lot'e gaz e dashuri.
1825

A.s.Pushkin
 
Titulli: Poezi te ndryshme

"Eja mik!
Eja mik, të arratisemi nga kjo botë,
pa na infektuar armiqsinë,
pa lejuar të behemi ushtarë të një lufte të kotë,
ku s'fiton kush, por të gjithë humbasin ndershmërinë!
Eja mik, çibuqet le t'i shuajmë!
Na dhuroi kjo botë plot drogëra për t'u marrosur,
na dhuroi femrat, që pa fund t'i duam
dhe bashkë me to moralin e varrosur.
Eja, t'i largohemi trishtimeve, që vjedhin momente!
Vitet e jetuara t'i harrojmë
e të jetojmë diku në mendje,
atje ku jetën duam, të kërkojmë!
Eja mik, të mos na joshin hiret e dynjasë!
Janë zana dëshirë-plotësuese, që kurrë s'egzistuan,
por që djalli në imagjinatë na i qasë,
ndaj të mos bëhemi si ata, që lehtë besuan.
Eja mik, mos më lerë të pa shpresë!
I vetëm s'mund t'ia dal të largohem.
Se gjatë rrugës në gracka jete mund të mbesë
dhe kur të shohë se dikush prej nesh ia doli, do krenohem."
Dorina Behari
13690654_1116645118407553_3059957734903839088_n.jpg
 
Titulli: Poezi te ndryshme

Klodian Kojashi

Po kur nje dite
t’mos kena askend per me dashte?
Ka nete kur kam frike ma shume se frika
qe kane fmite
mbyllem te vetja ime qe mendimet mos me dale jashte
e s’kuptoj
s’kuptoj cila ishte ajo gja qe heren e fundit
na pati merzite
Por asgja, dashuria jeme,
mos u shqeteso s’asht asgja
Me beso
Une te shoh e te ndjej
e te puthi dhe pse s’te gjej
Por s’asht asgja
m’beso
m’beso pra
 
Titulli: Poezi te ndryshme

KAM VDEKUR SHTATE HERE SOT...
…por ti s’e di
askush s’di gjë për vdekjet e mia
shtatë sa mrekullitë…
ishte herët mëngjes
një zog që e gjeti të prishur strehën
më kujtoi foletë që dikur kisha
dhe u mbyta në filxhanin e kafesë…
ishte ora 8 kur ndodhi e dyta
i telefonova shtëpisë sime në Shqipëri
“Alo…mami...si je?”
pastaj u kujtova që aty nuk banon më askush
tymosa një cigare dhe vdiqa…
e treta do të ketë qenë në mesditë
kur ndërsa shihja veten në pasqyrë
sytë e tim eti më thanë
“nuk ia vlen, sado që të përpiqesh, biri im,
gjithnjë do të ndodhë diçka
dhe fundi do të të duket fillim…”
në 4 pasdite ndodhi e katërta
kur u ktheva nga puna për në shtëpi
kontrollova në kutinë postare
veç zarfa bankash, fatura dhe gjoba,
asnjë letër dashurie…
e pesta ndodhi në muzg
i tronditur nga buzëqeshja e tij
u përpoqa t’ia fshi lotin një kllouni
nuk munda, ndaj ia hoqa maskën
dhe isha unë ai…
tjetra si zakonisht në mbrëmje
kur të gjitha pemët e botës më duken mimoza
zgjata duart t’i përkëdhel, por ato nuk ishin
në atë orë unë gjithnjë bëhem pluhur
rërë në erë…
pjalm endacak…
vdekje aromatike…
me puthjen e jetës më ringjalli nata
për t’i varrosur gjashtë vdekjet nëpër vargje
ia lexova mungesës tënde
dhe kjo ishte e shtata…
© Artan Gjyzel Hasani
 
Titulli: Poezi te ndryshme

Ne kemi kohe qe nuk flasim
Por s'jemi ndare pergjithmone
Ne qe te dy kerkojme castin
Qe te harrojme zenken tone.
Ky zemerim prej femije
Nuk me le nje cast te qete
Nga malli i madh i dashurise
Ti lozonjare me vjen vete
Kur zemerohesh ti me mua
Edhe me shume une te dua
Se dhe me teper nga shikimi
Te paska hije zemerimi.

|Aleksander Pushkin|
 
Titulli: Poezi te ndryshme

VARGJE DASHURIE PER ATA...
këto janë vargje dashurie
për ata që s’dashuruan kurrë
dhe për ata që kujtuan se shumë dashuruan…
për ata që kishin frikë të rrinin vetëm
dhe për ata që nevojën për të pasur dikë
me dashurinë gjithnjë e ngatëruan…
për ata që i jetuan vitet e gjata krenarisht
duke vrarë çastet më të bukur të jetës…
dhe për ata që i qëndruan besnikë njëri- tjetrit
por kurrë vetvetes…
për ata që përçmuan çdo lule
që bahçja e tyre s’e kishte…
dhe për ata që s’mundën të kuptonin
që edhe tradhëtia një dashuri e re ishte…
i kam dashur vërtet shumë të gjithë
dhe u kërkoj ndjesë nëse ndonjëherë i kam lënduar
në plagët që mendonin se s’i kishin…
nëse ua kam trazuar gjumin pa ëndrra që flinin...
kur pengjet më të thella të shpirtit të tyre
shkujdesur në vargje i kam shkruar…
i kam dashur vërtet shumë të gjithë
njerëzit që s’më deshën
lulet pa aromë
zogjtë që s’mund të fluturonin
burrin e femrës që më dashuroi
dhe kurrë nuk e urreva
atë që me timen shkoi…
i kam dashur vërtet shumë të gjithë
siç ka bërë edhe një poet tjetër më parë,
edhe kur keq për mua kanë menduar…
edhe kur në turrë të druve më kanë vënë…
edhe kur me gisht si delen e zezë më treguan
dhe kurrë nuk i fajësova që rastisën aq të bardhë…
(nga libri "Mekatari")
©artangjyzelhasani
 
Titulli: Poezi te ndryshme

Un qaj per ty,
ti qan per mua.
Kjo ndjenj nzemrat tona,
kurr su shua.



Sado qe mundohen
te na ndajne.
Zemrat tona
jane gjithmon
e me prane.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top