Poezi te ndryshme

DASHTث QIELLI


Dashtë Qielli u vjen pamja verbanëve
e gungaçët shpinat drejtojnë.
Dashtë Qielli bëhemi ca Zot, pak fare,
të jesh pak, pak s’të kryqëzojnë.
Dashtë Qielli të mos i ngjitemi pushtetit,
heronjve të rremë jo dhe jo.
Të pasur të bëhemi, por jo të vjedhim,
natyrisht nëse mundet kjo.
Dashtë Qielli të bëhemi dhelpra plakë,
që s’bie në ato gracka me shkopinj,
mos qofshim viktima, as xhelatë,
lypsa kurrë, as zotërinj.
Dashtë Qielli sa më pak plagosje
në përleshjet që vetëm të çmëndin,
sa më shumë vënde dhe përsosje,
pa u dashur ta humbësh tëndin.
Dashtë Qielli që toka e pamatë
gjurmët t’mos na i hajë gjithkund.
Dashtë Qielli të na duan gratë
dhe kur të jemi në fund.
Dashtë Qielli të heshtin gënjeshtarët,
zë hyu të ndjejmë në thirrjet e pafajshme,
që Krishtin të dallojmë tek të gjallët
në fytyrat e burrave dhe të grave.
Të mos mbartim si kryqin pabesitë
dhe si mjeranë të biem përdhé,
të mos jemi dyshues çdo ditë,
dashtë Qielli qoftë Zoti në ne.
Dashtë Qielli të gjithën për të gjithë
ta kemi sa më shpejt, pa u fyer prej saj.
Po, po, të gjithën, por veç zgjidh
nga ato që s’të turpërojnë pastaj.

EVGENI JEVTUSHENKO
 
"Mos u dashuro"!
Mos u dashuro pas një gruaje që lexon,
pas një gruaje fort të ndjeshme,
pas një gruaje që shkruan.
Mos u dashuro pas një gruaje të mençur,
magjistricë, të krisur, të marrë.
Mos u dashuro pas një gruaje që mendon,
që e njeh botën,
e zonja për të marrë krahë.
Pas një gruaje besimplotë në vetvete.
Mos u dashuro pas një gruaje që qesh
a qan tek bën dashuri, që di
të shndërrojë shpirtin e saj në mish,
sidomos pas një gruaje që dashuron poezinë
(ato janë më të rrezikshmet),
a pas një gruaje që mund
të rrijë gjysmë ore para një tabloje e s’jeton dot pa muzikë.
Mos u dashuro pas një gruaje energjike, të hareshme,
të kthjellët, rebele, moskokëçarëse.
Mos të qëlloftë të dashurohesh pas një kësi gruaje,
se kur dashurohesh pas një gruaje të tillë,
në qëndroftë apo jo pranë teje,
në të dashtë apo jo,
një grua të tillë, s’e harron dot më.
Kurrë!

Marta Gorridos
 
Mos u zhduk... Duke u zhdukur nga mua,
e çmishëruar vetvetes ju zhduke.
Vetja jote kështu u tradhëtua
me pandershmëri prostitute.
Mos u zhduk... Të zhdukesh është lehtë,
të ringjallesh për tjetrin s’ka se si.
Vdekja të tërheq shumë thellë,
të vdesësh nuk është mënçuri.
Mos u zhduk. Harro hijen e tretë.
S’ka të tretë. Dy janë dashurive.
Bashkë do shkojmë në gjyqin e shenjtë,
kur gjaku t’na thërrasë për përgjigje.
Mos u zhduk... e kemi shlyer mëkatin,
fajtorë s’jemi ne, as damkosur.
Të denjë jemi unë dhe ti për të falur
në-mos-dashje ç’kemi plagosur.
Mos u zhduk. Të zhdukesh është çast,
por si do takohemi nëpër shekuj?
ا’sozi kemi në botë, ti fantazmë
dhe unë? - Fëmijët tanë të qeshur.
Mos u zhduk. Jepma dorën tënde,
në të jam shkruar unë - i besoj sekretit.
Dashuria e fundit është e tmerrshme,
S’është dashuri, por frikë e humbjes së tjetrit.

Yevgeny Yevtushenko
 
Emily Dickinson – Eja


“Eja!” – i tha deti përroit
“Lërmë të rritem” – i tha përroi.
“Po ti bëhesh det atëherë – i tha deti –
Kurse unë të dua përrua. Eja tani!”
 
Maya Angelou – Unë përsëri ngrihem

Mund të gëzohesh se po më braktis,
Se nga dhimbja e gjitha po mpihem
Ti mendon se po më shkel më këmbë,
Por si pluhur, unë përsëri do ngrihem.

Të shqetëson kryelartesia ime?
ا’gjë të shkaktoi, papritur mërzinë?
Se unë rri sikur kam puse me naftë,
Që burojnë aty poshtë në kuzhinë?

Njësoj si dielli, njësoj si hëna
Në baticat në harmoni
Njësoj si shpresa që çohet lart,
Unë do ngrihem përsëri.

Dëshirojë të më shihje të thyer,
Me kokë të ulur e sy me lot,
Me supe varur si lule tharë,
Grua e mjerë që një fjalë se thotë?

Mos të lëndon krenaria ime,
Mos ndoshta kujton se po lajthis,
Se qesh sikur kam miniera ari,
Atje prapa, në oborrin e shtëpisë?

Mund të më qëllosh me fjalët e tua,
Mund ti plagosësh sytë e mi,
Mund të më vrasësh me urrejtjen tënde,
Por njësoj si era do ngrihem përsëri.

Brengosesh se jam e bukur, seksi,
Pse të kapi papritur habia?
Se unë eci sikur kam diamante
Aty ku takohen kofshët e mija?

Nga kasollet e turpit të historisë
Unë ngrihem
Nga e kaluara e hidhur , mes bukurisë
Unë ngrihem;
Jam ujvarë e lartë, e zezë freskuese,
Po fryhem e derdhem po aq tmerruese.

Duke lënë pas frikën e natës së gjatë
Unë ngrihem
Në një agim mrekullisht të qartë
Unë ngrihem
Duke bartur dhuntitë e të parëve të mi
Jam ëndrra dhe shpresa e skllaves për liri
Unë ngrihem përsëri,
përsëri ngrihem
Ngrihem përseri!

Përktheu: Rudi Pobrati
 
SHPRESA IME E FUNDIT
kohët ndryshuan…
edhe njerëzit…
prindërit i varrosëm
dhe fëmijët presin
të na përcjellin…
të dashurat na harruan
edhe dashuria…
u ngushtua rrethi
u bë pikë
miqtë po aq të ngushtë
i hëngri mosqënja…
tepria…
po ti, armiku im,
kur do të ndryshosh?
veç ti më ke mbetur në jetë
krijesa e vetme e vërtetë
shpresa ime e fundit
për një zhgënjim minimal
tani që të gjithë janë zhdukur
apo ndoshta të mos ndryshosh
është më mire...?
nuk ia kemi kaluar keq bashkë...
jemi urryer bukur...
©artangjyzelhasani
 
Natë
Flenë fluturimet mbi drurë
flenë rrufetë në thellësi të reve;
Fusha ul supin te era.

Gjithkush e ka një dhembje ku të mbështesë kryet.
Gjithkush e ka një mall që vizatohet si vinjete
mbi gjumin e botës.

Por vjen ti dhe më zgjon te supi
çdo natë me rrëmbim.
Ah, s’e dija që gishtat e kujtimit
mund të shndërroheshin kështu, në thikë.

Frederik Rreshpja

 
KRENARIA


Verini kapistrën dhe hiqmani sysh

Këtë mushkë zevzeke që thundrat ka mbërthyer

Në kokën time

E, nëse ato janë ngjitur pas kafkës, thyemani

O ndryshe, hiqmani fare kokën

Të sillem kuturu si bishëz

Pa fre…







EJA


Eja
Fli në shtratin tim
Përndryshe do endem jashtë
Gjithë natën si ulkonja
E humbur në pyll
Me gjinjtë tharë e me vikamën
Varur në çengel’n e hënës me vraga

Eja
Në shtratin tim të flesh
Përndryshe do endem s’di se ku
Netëve e ditëve pa kuptim
Pa strehëz
Pa sy
Pa duar
Nga zgavrat të më klithin lakuriqë nate
E të qajnë për endësit
E çarçafëve të vdekur.

Eja
Në shtratin tim të flesh
Përndryshe do ngrij atje jashtë
Derisa të vijë fryma jote…

Lindita Agolli...
 
Nonda Bulka


Neno!…
-Bir!
-Dua buke!
Mema hesht.
-Neno!
-Bir!
-Ngriva!
Mema psheretin.
-Neno!
-Bir!
-Me dhemb koka!
Mema s’pergjigjet.
S’ka buke, s’ka zjarr, s’ka te holla per doktor. Dhe djali psheretin. Mema s’pergjigjet. Psheretin edhe ajo ngadale. Djali nuk i degjon psheretimat e memes. Mema degjon tiktaket e zemres se te birit. Nje grua plake e rreckosur, me fytyren rrudha-rrudha, rri mbi koken e nje djali dhe veshtron me sy te zgurdulluar. S’guxon te qaje; ka frike mos ta zgjoje djalin qe porsa filloi te fleje. Rri dhe e veshtron. Dy lot helmi shkasin prej syve te neveritur. Ngadale, pa zhurme, mbeshtet doren e vet mbi ballin e djalit dhe djali zgjohet perseri.
-Neno!
-Biri i nenos.
-Dua buke!
Nena hesht.
-Neno!
-Xhani i nenos!
-Me ngrine kembet!
Nena psheretin.
Dhe djali fle perseri; dhe nena rri dhe e veshtron, dhe ngadale qan e psheretin. Ne heshtjen tragjike te nje nate dimri, ne oden pa drite luhet nje nga mijera tragjedite e jetes njerzore. Dhe cdo tragjedi eshte nje poeme e gjalle! Poema e shekullit njezet!
Nje meme; prane saj nje dhoge, kora e Shen Merise. Mema e veshtron koren e shenjte, i afrohet, e puth dhe kthehet prane djalit. NJe shkendije shprese shkelqen ne syte e saj.
Shen Maria hesht!
Qe nga larg, zhurma e muzikes se radios tingellon ne veshet e memes. Dhe djali fle, pa buke, pa zjarr, pa drite.
-Neno!
-Bir!
-S’jam mire!
-T’u befte nena, fli!
Dhe djali fle perseri. Dhe mema qendron si shtatore! Hedh syte tej e pertej, veshtron koren, veshtron djalin dhe psheretin thelle. Dhe djali fle! Mema i ve doren ne balle! Balli eshte i ftohte! Mema i trazon doren. Dora ka ngrire. Mema e puth ne buze. BUzet jane mbyllur perjete. Mema qan me ze, por djali nuk zgjohet. Dhe zerit te memes i pergjigjet heshtja e nates. Kora perkarshi veshtron dhe hesht. Nje trup i ngrire. Nje meme me sy pa lot. Nje nate dimri vdiq i biri i nje lypseje. S’u prish bota, as fukuaralleku s’mori fund.


na e kujtoj ganiu...
 
PRITJE E NGROFT

g e g n i sh t


Bjeshka e malit tem
Ka bukurin e rrallë
Me panoram t'bukur
Ajri t’i ngjall mushknit
Kjo bukuri natyrore
T'i pushon dhe sytë!
Perlat nga perënia
Si t'bletve hoje
Fllanza e bilbila,
Sorkadhe e drenusha
Në kto t'lashta troje
Kullota edhe pyj
Livadhe e fusha
Mbushur plot me kroje
Ku rrjedh uj i ftoftë
I pastër sikur ari
Dem baba dem
Pellallazgu e Shqiptari
N’perqafim dhe miqsi
Pritjen e kanë t'ngroft
Amanet si ua la i pari
E mbajnë edhe sot, e
Do ta mbajnë gjithmonë
Se harojnë për mot.
| Kasam Shaqirvela |
 
DUKE DHENE VETVETEN

I nxora dhe i dorëzova
sytë e mi si vezë të qelqta.
E dorëzova gjuhën.
E dhashë gojën,
ëndrën konstante të gjuhës time.
E dhashë pshertimën që është mbështjellja e zërit tim.
E dhashë zemrën që në fakt është një mollë e djegur.
I dhashë mushkritë e mia që në të vërtetë janë
pemë që kurrë nuk e kanë parë hënën.
E dorëzova kutërbimin tim që në të vërtetë
është udhëtim i ngurtësuar nëpër shi.
I dhashë duart e mia që përngjajnë me dhjet lutje.
I dhashë krahët që gjithmonë janë përpjekur të më ngrehin.
I dhashë kofshët që janë veçse dashnorë përgjatë natës.
I dorëzova bolet e mia që në fakt përngjajnë
me hënëzat e fëmijërisë.
E fala palloshin tim që i dekurajuar zhduket
nëpër vrima.
I dhashë robat e mia që janë mure të hedhura në erë
duke dorëzuar fantazmën që jeton brenda tyre.
E dorëzova vetveten.
E dhashë vetveten.
Dhe ju nuk do të keni asnjë copë të saj
Sepse do ja rifilloj përsëri nga e para
Pa patur me vete asgjë.


Mark Strand
 
Visente Aleihandre



LINDJE E DASHURISث



Si lindi dashuria? Ishte vjeshtë.

E pjekur, bota më s’të priste.

Ti erdhe gazplotë,

Lehtësisht bjonde, mbi lartësinë e kohës duke rrëshqitur.

Dhe unë të vështrova.

Sa e bukur

m’u duke ashtu buzëqeshur, e gjallë,

përpara hënës së mitur, ende të parritur në ndajnatë,

pa dritë, por gjithë hir në ajrin e praruar, si ti

që vije mbi kaltërsinë, pa puthje,

por me dhëmbë të pastër, me padurim për dashuri!



Të vështrova. Pikëllimi

strukej larg, me petka të varura,

si një perëndim trashaluq që ujërat e veta i tërheq.

Një shi krejt i hollë (ç’i kaltër qielli!) ta njomte ballin e ri.

I dashuruar qe, i dashuruar fati i dritës!

Aq të praruar të pashë, sa dielli mezi guxonte të rrinte,

të ndizej për ty, nga ti, të të jepte përngaherë zjarrmimin e tij të shndritshëm,

Valle e dhembshur diejsh që rreth teje vërtiteshin, o yll i ëmbëlth,

Që nginjet me rreze të lagështa, të fundta

E që pa gdhirë mirë, aurorat derdh.

Ishe ti dashuri, dashuri e mbrame, dashuri fat, lindje e parafundit drejt vdekjeperëndimit.

Por jo. Ti u shfaqe. Zog, trup, apo veç shpirt ishe?

Ah, mishi yt i shndritshëm,

puthje si dy flatra të ngrohta,

si ajri që lëviz në një gjoks kur merr frymë,

Dhe unë të ndjeva fjalët, erëmimin dhe shpirtin e thellë:

E kthjellët ti hodhe spirancë!

I depërtuar prej teje deri në palcën e dritës.

I trishtë u ndjeva, trishtim dashurie,

Se dashuria është e trishtë



Në shpirt më lindte dita.

Ajo buronte prej teje.

Shpirti yt qe tek unë.

Ndjeva thellë në gojë amzën e aurorës.

Sytë më dhanë të vërtetën e tyre të artë.

Ndjeva zogjtë të më pingëronin në ballë

duke ma shurdhuar zemrën .

Nga brenda pashë degët, lugjet e shndritshme, flatrat ndërkëmbyese

Dhe një trumë pendësh të ngjyrshme e dhuratash të ndezura mi mori mendtë,

Ndërsa gjithë qenia ime mesditore,

E fortë, e çmendur, merrte zjarr duke u rritur

dhe gjaku im i zhurmshëm ziente

prej dashurisë, prej dritës, prej plotërisë, prej shkumës.
 
Dora Jote Ledhatare

Dora jote ledhataja, esht' e zbete si qiri.
Dora jote ledhatarja leshon driten e debores.
Kur t'a ndjeu magjine-e paster qe te shtrydheshe prej dores,
Shpirti im i frymezuar regetiu ne llaftari.

Se me lende magjistare u pat bere tul' i saj;
Tul'i saj u pat gatuar me vaj ere-e brume dylli;
I dha hena pak te ndezur, pluhur t'arte-i fali ylli,
E keshtu m'u duk hirplote- haj! o dor'e vashes, haj!

Ne veshtrim te dores s'ate c'pat, o! balli qe m'u vdar?
C'pat qepall' e perlotur q'i ra pika tatepjete?-
Dor'e bryllt' e vashes s'ime, dor'e paqme, dor' e zbete,
Vetetiu me prush magjije e me beri mendimtar.

Dora jote qe me dhimbset, dora jote qe me cik;
Dora jote qe me shtrihet siper temblave gjumashe;
Dora jote: zemra jote qe t'u nda me pese fashe...
Dh'u be dore te me ndali ndaj dyshoj se mos ik...

- Lasgush Poradeci
 
keto dit pashe nje film The Shape of Water me terhoqi poezia me te cilen mbyllej ishte poezi orientale pa autor te njohur (te pakten une nuk i gjeta autorin) dhe pendova ta ndaj me ju...


Incapace di percepire la forma di Te,
ti trovo tutto intorno a me.
La tua presenza mi riempie gli occhi del tuo amore,
umilia il mio cuore,
perché tu sei ovunque.



I pazoti te perceptoj formen tende
te gjej te gjithkund rreth meje.
Prezenca jote me mbush syte me dashurine tende
pergjeron zemren time
sepse ti je kudo.
 
Last edited by a moderator:
Kam njohur sy - o, ata sy!
Sa fort i desha, e di një Zot!
Kish kaq magji dhe zjarr aty,
Sa shpirtin s’mund ta shkulnja dot.

N’atë vështrim të pakuptuar
Zbulohej jeta gjer në fund.
Kish kaq pasion të përvëluar,
Kaq pikëllim sa s’ka kurrkund!

Dhe shihte rëndë, madhërishëm,
Që nën qepallat, mengadalë.
Dhe ish gazmor dhe ish i hijshëm
Dhe si një vajtje ish fatal.

Shpesh rrija shihja i mahnitur,
Por asnjëherë s’munda dot
Që ta vështroj pa u tronditur,
Ta adhuroj pa derdhur lot.


I T.
 
Kam njohur sy - o, ata sy!
Sa fort i desha, e di një Zot!
Kish kaq magji dhe zjarr aty,
Sa shpirtin s’mund ta shkulnja dot.

N’atë vështrim të pakuptuar
Zbulohej jeta gjer në fund.
Kish kaq pasion të përvëluar,
Kaq pikëllim sa s’ka kurrkund!

Dhe shihte rëndë, madhërishëm,
Që nën qepallat, mengadalë.
Dhe ish gazmor dhe ish i hijshëm
Dhe si një vajtje ish fatal.

Shpesh rrija shihja i mahnitur,
Por asnjëherë s’munda dot
Që ta vështroj pa u tronditur,
Ta adhuroj pa derdhur lot.


I T.

Hapim nje teme me vete? Gjenden poezite e tjera shqiperuar kaq mrekullisht?
 
Kush valle ju ndali ju, o vale,
Vrapimn' e forte kush jua preu,
Ne kete pellg te qete valle
Rrekene rrebele kush e ktheu?

Dhe mua kush mi daraviti
Gezimet, shpresat dhembjet, kush
Vall' shpirtin qe me djeg si prush
Me qetesi keshtu ma mbyti?

Shperthe o uje, eres priji,
Digen mortore shkaterro!
Ku je stuhi, simbol lirije?
Shperthe mbi ujrat, i cliro!



Pushkini! :)
 
Duart e së dashurës, dy mjelma
Kredhur në ar të flokëve të mi.
Anekënd në këtë botë njerëzish,
Kënga s’ka mbarim për dashuri.

Dikur edhe unë kam kënduar
Dhe sërishmi shpirti më këndon;
Fjala vlagë merr në kraharuar
E ndër vargje ëmbëlsisht buron.

Po kur shterr kjo vlagë krejt, dhe zemra
Mbetet si një shkëmb floriri i shkretë,
Vetëm hënë e Teheranit këngës
S’mund t’i japë ngrohtësi dhe jetë.

Unë s’di si do më vejë halli:
Do më djegë Shaga shkrumb e hi,
Apo, kur të plakem, i përmallur
Do kujtoj ç’këndova në rini?

Ka një çap të tij sikush në botë,
A diçka që na pëlqen vërtet.
Një persian, që këngës keq ia thotë,
Kurrë nga Shirazi s’mund të jetë.

Sa për mua dhe për këngën time,
thoni vetëm kaq: do kish krijuar
Këngë më të mira, plot kumbime,
Nga dy mjelma po të kish shpëtuar.


S E . :)
 
Endërronjës unë jam, që territ
Ngjyrën blu të syrit e përhumb,
Erdha te kjo jetë si të tjerët,
Tok me ta, t’a shtyj ashtu siç mund.

Në të puth, këtë shprehi ma quaj,
S’e kam puthur shumë gjer tani;
Fije shkrepsesh sikur ndez e shuaj,
Gjithsaherë flas për dashuri.

„Vdes për ty“, „të dua“, „përgjithmonë“, -
Kurse shpirti thellë asgjë nuk ndjen.
Po të rrish e rëmosh pasionet,
Të vërtetën kurrë nuk e gjen.

Ndaj s’ngushtohem fort për të kërkuar
Zjarr e prush prej teje kot më kot.
Ti je një mështeknëz e krijuar
Enkas dhe për mua, dhe për botë.

Gjithsesi edhe pse kaq të afërt
Ty të mbaj e zgjedhën ta duroj,
Xhelozi nuk ndjej për ty dhe ashpër
As që të gjykoj e mallkoj.

Endërronjës unë jam, që territ
Ngjyrën blu të syrit e përhumb.
Dhe me ty jam mpleksur si të tjerët,
Tok me ta, ta shtyj ashtu siç mund..


S E ! :)
 
PRITJA

Gjysma e qiellit me re dhe gjysma tjetër e kaltër.
Këtë harmoni shkrepëtima e prish.
Gjysma e shpirtit e ngrirë dhe gjysma tjetër e vakët
Dhe në gjoks një ankth si iriq.

Ndaj sot nuk do shkojmë kurrkund,
As në koncert, as në park, as në varre;
Ti shko në dhomën tjetër dhe mbesën përkund
Dhe unë po ndez një cigare.

Mbase kujtohet im bir arratisur në botë
Dhe prish heshtjen e dhjamur mbi telefon!
Ah, kjo cigare që pi është e fortë,
E ndiej kur në gjoks më shtrëngon.

Mars 1991
Dritoro Agolli.

30124091_2104601272898568_7294362276824740077_n.jpg
 
PASHKثT PA TY!

Tetë vjet festuam bashkë,
qeshëm, qamë shkëmbyem fjalë.
Festuam të fundit Pashkë,
puthmë se Krishti u ngjall!

Kush e di? Me tjetër puthesh.
Sot në orën dymbëdhjetë....
Në një qoshe fshehur strukesh,
e qiriri dorën djeg!

Befas vrejntesh, zemërohesh,
të shfaqem, i vetëm i trishtë!
Me sytë nga qielli drejtohesh,
më fal që e lashë o Krisht!

Në trup e njëjta këmishë,
zemra mu lodh së treturi!
Me sy më kërkon në kishë,
të ngjallim Krishtin së vdekuri!


Gerti Mullai
 
TI DHE HثNA

Zbriti hëna sot mu ul,
Në dritare për çudi !
U bë kohë s`e kisha parë,
Dhe ngjasonte pak si ti.

Zbriti dritën e saj të artë,
Përmbi ëndrrat e vetmisë.
Më çuditi kur e pashë,
Si vegim i dashurisë.

Zgjati vellon e saj të artë,
Nëpër ëndrra seç më ndoqi
Edhe brengat e përditshme,
Për një çast seç mi hoqi.

Por sa shumë që u zhgënjeva,
ا`më bëre moj hënë e plotë !
Edhe pse shumë u mundua,
Të të ngjante s'mundi dot !!


Gazmend Mahmutaj
 
DHE SIKUR NJث اAST

Ajo buz’e saj, buz’e ndezur prush
Yjet rënë nga qielli si gjerdan në gushë.
Në pasqyrë të syrit i pash edhe shpirtin
Zot, o Zot im ma bëj një çast vitin!

Shtrat bëje dhe qiellin që të vdes dy herë
Në muzën e vargut do çelet pranverë
Do rënkoj dhe deti, dallgët bëhen valë
Zot, të lutem shumë, mos ma shuaj zjarrë.

Digjmë në buzë të saj, le të bëhem hi
Nese nuk është ëndërr do jet një magji!
Dhe sikur një ças të jetë vetëm ëndërr
Do lutem për të me shpirt e me zemër!

Se ja vlen të rrosh edhe për një çast
Të digjesh me puthje, të dehesh me flakë.
Nuk beson poetin kush s’e ka provuar
Po s’je pak i çmendur, s’je i dashuruar!


Myrteza Mara
 
Demoni!
TAMARA

O, cili je? Si qënke futur?
Parajs’ a ferr a kush të çoi?
ا’kërkon prej meje?


DEMONI

Je e bukur.

TAMARA

Pra fol’, kush je, S’po të kuptoj…

DEMONI

Jam unë ai që t’u fanit
Në mes të natës në qeli,
Ai mendim që të trondit,
Ai trishtim që të venit,
Ai që pe në ëndërr ti,
Ai që s’do e që s’e duan,
Që me vështrimin shpresat shuan,
Kamxhiku, jam që botën rreh.
Jam mbret I dijes dhe lirisë,
Armik I qiellit, gjithësisë,
Po ja, për ty, më gjunjë bie!
Me gjithë shpirt të dashurova
Prandaj ta shfaq me përgjërim
Të vetmen vojtje që provova,
Të parin lot të syrit tim.
O! kij mëshirë – u përvëlova!
Veç fjala jote mund t’u japë
Qieve dhe mua mirësi;
Në më rrethofsh me dashuri
Do dukem ëngjëll unë prapë
Në një parajs’ e qiell të ri.
O, ndal, dëgjo, të përgjëroj,
Jam skllavi yt, të dashuroj!
Qysh atë çast që të vëreva
Me shpirt , pa masë e urreva
Pavdekësinë time moj.
Zili ja pata kësaj bote
këtë të pakët lumturi.
Kur s’jam me ty më mbytin lotë,
Më kap një tmerr e llahtari.
Në zemrën shterpë rrez’ e ndritur
Sërishmi plagët m’i mais
E ç’kish e ç’ish gjer dje dremitur,
Si gjarpër’ I zgjuar nis lëvis.
Pa ty ç’më është gjithësia,
Pushteti im, pavdekësia?
Fjalë të thata që s’m’I kënda,
Tempull vigan pa ëngjëll brënda.

TAMARA

Largohu, lerm’, o shpirt dinak!
Se s’të besoj as sot as mot…
O Zot, o Zot…! Nuk mundem dot
Të flas, të falem… Një farmak
Ngadalë trurin po ma mpin!
Dëgjomë, Ti më torturon;
Kjo fjala jote – prush, pelin…
Tregomë, pse më dashuron?

DEMONI

Pse? Bukuroshe – s’di ç’të them!
Ti më dhe jetën që s’e njihja,
Më bën të flak nga balli im
Këtë kurorë me dëllinja.
اdo gjë që shkoj e shkel këtu:
Parajs’ e ferr kam syt’ e tu.
Që sot të dua kaq fort,
Sa s’mund të duash kurrë ti,
Me afsh zemre të pamort,
Me dehje ëndrrash pa kufi,
kur bota leu, në mes të gjirit
Fytyra jote m’u skalit,
Më prin në rrugë e më ndrit
Në shkretëtirat e ethirit.
Në vesh pa rreshtur, or’ e çast,
Një emër i ëmbël më kumbonte.
Kur qesh’ i lumtur në parajsë
As gjë veç teje s’më mungonte.
O! po të mundje ta kuptosh
Se ç’vuajtje është, se ç’mjerim,
Një jetë, shekuj pambarim,
Në mes gëzimesh të lëngosh,
Lavd për keqbërjet mos shpresosh,
As për të mirat një shpërblim…
Nga vetja jote të kesh ndoht,
Me veten luftë bot e bot
Pa një triumf, pa një pajtim.
Të vuash fort e të mos duash,
Të dish, të ndjesh e të vëresh
E të mundohesh të urresh
اdo gjë në botë e ta shuash.
Mallkim’ i rënd i perëndisë
Më bje mbi kokë or’ e çast
Dhe gjir’ i ngroht’ i gjithësisë,
Si prehër njerke, nuk më gas.
Shkëlqenin qiej e hapësira,
Vështroja rrobat plot stolira
Që yit’ e qeshur mbanin veshur…
Ata vallzonin të pandarë,
Po çfarë? Ish vëllan’ e parë
S’e njohën kur e patën ndeshur.
Më erdh’ të qaj me vaj, prandaj
Thërrita shpirtrat anembanë,
Por ata djaj turiçakaj
S’i njoha dot kur m’erdhën pranë.
Dhe rraha krahët i tmerruar
E fluturoj – po ku? E pse?
S’e di… Nga miqt’ u paç harruar,
Një botë e tërë, qiell e dhe,
Si shurdhmemece rri më sheh?
Kështu dhe vala nëpër dete
kaike – korbën e mërgon
E kjo pa vela, pa timon,
Lundron, lundron e s’di ku vete.
Kështu qëllon ndaj të aguar
Një copë re nga shqota dëbuar,
Lëvrin e nxin në kaltërsi
Si mërgimtar që s’di ku rri.
Fluturon pa gjumë kuturu
Një zot e di prej nga e ku.
Dhe unë botën e drejtova
Në llum mëkatesh ku ka hyrë,
اdo gjë fisnike turpërova,
اdo gjë të pastër pata ndyrë.
Besim’ e flaktë kundrejt fesë
U pata shuar dit’ për ditë…
Po a ja vlen të derdhësh djersë
Për budallenj e hipokritë?
Ndaj shkrova malesh un’ i gjori
E shkrepa shpesh si meteori
Në mes të natës terr – mbuluar
Edhe kalorsi i vetmuar
Prej flakës sime i gënjyer,
Gremisej poshtë qafëthyer.
Humbiste, shkiste, – kot thërriste –
Një gjurmë mbetej tërë gjak…
Po kjo zbavitje qenërishte
Më është zverdhur pak nga pak!
Ciklone pluhuri ngre mbi dhe
kur bje me shqotën në luftim.
Në mjegull veshur e rrufe
Mbi re vërvitem me rrëmbim
Që në luftime e tërbime
Lëngimn’ e zemrës ta qetoj,
Të dboj me mijëra mendime,
Të paharrushmen ta harroj.
E ç’ janë vojtjet më të këqia
Të njerëzimit dhe mjerimet
E gjithë brezave të tija
Para një grime sa nje thrrime
Nga këto vuajtjet e mia?
E ç’ janë njerzit? jeta, moti?
Siç vijnë shkojnë kot së koti,
Po ka një shpresë – gjyq’ i zotit!
Gjykon, dënon, por fal disa.
Trishtimi im dhe pik’ e lotit
Posi dhe unë fund nuk ka
Dhe nuk ka varr që ta mbulojë!
Ja se si gjarpër do kafshojë
Ja se më djeg si zjarr këtu,
Ja se godet si gur në tru –
ktë qimitir që mbledh e ruan
Pasionet, shpresat që m’u shuan.


M Lermontov!
 
NثNثS!

ا'të të them më parë nënë?
ا'të të them?
Që gjithë dashurinë e botës më ke dhënë,
apo që më mësove, gjysma jote të jem?

ا'të të them, përse të të uroj më parë?
Perëndeshat s'kanë nevojë për fat!
Kur isha i lig, më quaje të mbarë.
Dhe shtëpinë përdhese, e ktheje në pallat.

ا'të të them? Të të krahasoj me botën?
Ajo para teje duket shumë e zbehtë.
Askush si ti s`e gjallëron tokën,
dhe askush dhimbjen s'ma bën më të lehtë.

ا'të të them, më thuaj?
Që je oqean, plot kripë, plot lezet?
Që çdo kush para teje më duket i huaj,
Dhe çdo legjendë ma bën realitet.

Je pika që bashkon det dhe qiell.
Je vija e ime e horizontit!
Ti kurrë nga unë s'ikën, vetëm vjen.
Si një ushtar besnik, që s`i largohet frontit
.

Gerti Mullai
 
KUJTOJ ME MALL NJث اAST GثZIMI

Kujtoj me mall një çast gëzimi
Përpara sysh mu shfaqe ti
Si vezullim i një vegimi
Si ëngjëll plot me bukuri.

N’andralla jete zhurmëkote
Me dhimbje brengash e mërzi
Më grishte larg fytyra jote
Dhe zëri yt plot ëmbëlsi.

Nga shqotë e kohërave që shkuan
Kështjell’ e ëndrrave mu shëmb
Me mjegull vitet ma mbuluan
Fytyrën tënde, zërin tënd.

ا’i ngrysa ditët gjithë brengë
I zymtë dhe në shkretëti
Pa perëndi, pa shpresë e këngë
Pa lotë, jetë e dashuri.

Por ja! Më shkrepi prapë agimi
Se përsëri u shfaqe ti
Si vezullim i një vegimi
Si ëngjëll plot me bukuri.

Dhe rreh me gaz kjo zemra ime
Sepse ju kthyen përsëri
Dhe perëndi, dhe frymëzime
Dhe lotë, e jetë, e dashuri.


Aleksandër Pushkin
 
Era

Ylli

dhe uji …

Gjumi

i një ëndrre afrikane

derdhur në valë

Një far që ndrit,

Një natë

e zezë

si anije me vela

Ne shkojmë

dhe vijmë

Në këtë botë të yjeve

ku gjithçka humbet

asgjë pazbuluar s’mbetet.

Ylli

në ujë

Era valët

zmadhohen …

Duke pritur

së largu

disa këngë…

si uji,

si ylli,

si era…


Mbi jetën


Jeta nuk është shaka

Seriozisht duhet marrë

Siç bën ketëri, përshembull,

pa pritur t’i vijë, asgjë nga jashtë

Asgjë tjetër nuk ke ç’të bësh veç të jetosh

Jeta nuk është shaka

Seriozisht duhet marrë

Aq seriozisht, deri në atë pikë

Sa përshembull, i mbështetur në mur, me duar lidhur

ose në një laborator

Në këmishë të bardhë, me syze të mëdha

Ti të vdesësh që njerëzit, të jetojnë,

Njerëz që as fytyrën s’ua ke parë,

Dhe të vdesësh duke e ditur

Se asgjë nuk është më e bukur, se asgjë nuk

është e vërtetë si jeta

Seriozisht duhet marrë

Deri në atë pikë seriozisht

Sa në shtatëdhjetë vjeç, përshembull, ullinj të mbjellësh

Jo që ato t’u mbeten fëmijëve të tu

Por se ti nuk do të mendosh për vdekjen

Megjithëse e ke frikë

Se jeta për ty më shumë rëndon në peshore.


N H
 
Jam une qe trokas te ju dere ne dere
Dhe dyert e shtepive jua çel nje per nje
Jam çupez e vdekur, e padukshme ne ajer,
S'kam ardhur t'ju tremb, t'ju le ne prag pa zë.

Dhjete vjet me pare me kishit mes jush,
Po Hiroshima nje vdekje te lige me dha.
Dhe mbeta femije, shtate vjeç sa ç'kam qenë;
Femijet e vdekur nuk hedhin me shtat.

Së pari m'u ndezen floket e gjatë,
Pastaj zjarri m'u ngjit nga duart ne sy,
Prej trupit më mbet veç nje grusht hi i nxehtë
Që era e shperndau ne qiellin e zi.

Degjni, asgje s'kerkoj prej jush sot,
Askush prej jush s'me jep me dot nje dhele
اupa qe u dogj si nje cope gazete
S'shijon me dot prej jush nje karamele.

Trokas dere me dere, me degjoni, pra,
Dhe ne nderin tuaj beni be te gjithe
Se kurre s'do kete vdekje, po karamele te embla
Do gatuhen ne bote per ti gezuar femijet.



Plaku ne breg te detit.

Majat kate-kate vën sërë,
Gjer buze deti zbret pishnaja poshtë,
Shtrire ne kurriz, permbi rëre,
Rri ne breg nje plak kockefortë.

Kete dite gushti me diellin qe djeg,
Nga larg lypin ndihme anijet ne menxyrë;
Freski te kaltereme sjell era ne breg,
Nje ledhatim plakut i rrika mbi fytyrë.

Duart kishte mbledhur permbi bark,
Si dy gafore te lodhura e keokeforta,
Fitorja ka lekuren e trashe
Te nje udhetimi me te zorshem se koha.

Qepallat mbushur kripe e rrudha
Me njera-tjetren rrine mbyllur butë,
Ne erresire shkendijash te praruara
Degjon buçitje deti plak'i urtë.

Deti dhe peshqit dhembegjatë,
Ngrehinat e ndajnatës qe po gdhin,
Rrjetat para shtepise se peshkatareve
Dhe lutje larg shkembinjte ne lulezim.

Vallë, maja e pishnajes feshferin
Atje lart, shume me lart, neper re?
E di ai se rrotull te vjen mendja
Kur majat qe nga poshte rri e sheh?

Majat kate-kate vëne sërë
Gjer buze detit zbret pishnaja poshtë
Shtrire ne kurriz, permbi rere
Rri ne breg nje plak kockefortë.


N H
 
ECI RRUGES CALE-CALE

Eci rruges cale- cale,
Nen sqetull- canten me poezi,
Kerkoj dike te fias nje fjale,
Kerkoj, si Diogjeni, nje njeri.

S'e gjej e kthehem cale- cale
Te hy ne qypin tim - shtepi,
Atje do mund te flas nje fjale
Me ty e embla poezi.

Petraq Kolevica!
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top