Pe: Zgarravina .. dedikuar vetes!!
Të gjithë të thonë se nuk duhet të mërzitesh.
Habitesh se si mund të ta thonë këtë.
Ti ke të drejtë!
Ajo për çka ti je mërzitur të ka sjellë deri në gjunjë.
Madje të nxjerr edhe lotët.
اdo gjë që të sjell deri në atë gjendje, saqë të nxjerr edhe lotët, është një arsye e mjaftueshme për t'u mërzitur.
Mos e fshih mërzinë tënde.
Mos ik prej saj.
Ndieje dhe nëse është nevoja preke edhe fundin.
E kur ta prek fundin atëherë shiko anash.
Edhe sikur të duash, më poshtë nuk mund të shkosh.
E vetmja rrugë e mbetur është kthimi lart.
Tani tregoje veten.
Trego se je më i mirë se ata që të sollën deri aty.
Mjaft vajtove sepse në atë humnerë edhe vaji më nuk ka kuptim.
Askush nuk mund t'i ndihmoj ata që nuk janë në gjendje ta ndihmojnë veten.
Përmblidhu.
Dhimbja jote le të jetë ajo që të ngrit në këmbë.
(A.R)
