Zhgarravina...dedikuar vetes!

Titulli: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

Nuk është e nevojshme të jesh i mirë për të gjithë.. Mjafton të jesh i mirë për personat e duhur !!
 
Titulli: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

“Lutem të mos më urresh”, e luti ajo.
“Si mund ta thuash këtë? Unë të dua më shumë se vet jetën!”, ia ktheu ai.
“E di. Prandaj edhe frikohem se në fund do të më urresh”, pëshpëriti ajo.
(A.R)
 
Titulli: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

Te pres aty ku u takuam per here te pare, te pres aty ku i premtuam njeri-tjetrit se kurre nuk do jetojme te ndare...te pres aty ku lindi dashuria jone e vertet..,te pres aty, aty ku bota vetem ne na perket...te pres ne rrugen qe bashke kaluam, te pres neper vite per te rijetuar ate qe dikur jetuam...te pres ne enderr sot tek une te vish dhe te me premtosh qe perhere me mua do rrish...
te lutem ne rrugen time dhe njehere kalo, eshte thjesht nje enderr ndaj mos u frikeso...me rikthe buzeqeshjen qofte dhe per pak minuta serish...te pres zemer...te pres sepse e di qe ti do te vish.......
 
Titulli: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

ja dedikoj .... vetes

Të huaj jemi ne prej kohësh
اish për t’u thënë është thënë.
Si gurët që zënë vend në tokë,
Në jetë vend ne kemi zënë.
Drejt njëri-tjetrit kemi mbyllur ,
Të gjitha rrugët edhe shtigjet
Si dy qytete mesjetarë Me mure,
heshta dhe me pirgje.
Por, natën kur i lodhur truri
Portat i Mbyll me qetësi,
Ti gjen një shteg dhe futesh brenda,
Një shteg që vetëm ti e di....
 
Titulli: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

Lumenje deshperimi...

Cfare ironie...Frymezim i padeshiruar, ne moment te papershtatshem!
Njehem kaq shume e varfer shpirterisht-e pafuqishme ne keto momente,
sa qe me ngjan vetja me ato marionetat e drunjta ne skenen e teatrit.
E zhgenjyer mbase, se di...
Mbase e humbur si gjithnje ne rrugicat e fshehta te mendjes naive?!
Ose, ose e di mire, por i fshihem realitetit sic kam mesuar te bej gjithnje fundja!
Enderrrimtare e pasherueshme jam akoma...E di mire qe sa do qe vitet kalojne,
une akoma besoj ne perralla me princin e kalter dhe kalin e bardhe...
Ate qe do kaloje male dhe fusha deri sa te arrije te porta e hekurt e kalase time, dhe me guxim madheshtor do kaloj c'do pengese qe e largon nga destinacioni - une!
Ehhh vogelushe e burgosur ne trupin e nje femre jam akoma, e di!
Vogelushe qe sheh endrra me dragonje dhe zana mali.
Por...keshtu jam une!
Fryme marr vec nder endrra shumngjyrshe...

marioneta.png
Se dua kete realitet te peshtire...
Nuk dua me gri ne cka me rrethon!
Zinxhire trishtimin te padukshem e ndjej nen lekure!
Nuk e dua kete frymezim te hidhur-helm!
Nuk e dua kete boshllek shpirteror ne vena te me shpertheje...Kam frike!
Zemer te brishte- kristal nder duar mbaj...Do thyhet!
 

Attachments

  • marioneta.png
    marioneta.png
    402.8 KB · Shikime: 0
Titulli: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

U ngrita sot nga gjumi i jetes dhe pyeta veten time rreth disa sekreteve qe fshihen brenda jetes tone.

Dhe e gjeta pergjigjen ne dhomen time..
- te jesh i ftohte- me tha frigoriferi.
- syno larte- me tha tavani.
- shiko boten- me tha dritarja.
- çdo minute eshte e shtrenjte- me tha ora.
- reflekto perpara se te veprosh- me tha pasqyra.
- trokit fort te arrish synimin- me tha dera.
- dhe gjithcka qe duhet te besh esht te ngrihesh me gjith forcen,edhe pasi je rrezuar,derrmuar. !!!
 
Titulli: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

kur shoh henen qe shfaqet ne dritaren e qiellit :une hopthi zbres ne ballkonin tim dhe ulem ne stol,te ndjej flladin e mbremjes qe me freskon turbullimet e dites.aty edhe lartesia nga objektet qe jane poshte me ben te ndjehem me olimpike ,te pakten per te njeqind e sek.

jane vazot e luleve ato qe me mbajne me te lidhur me ambientin ku po frymoj dhe kujtimet vertiten vetvetiu .por mungesa e tyre nk ia prish lezetin asaj vetmie paqtore qe as ne endrra takohet.

ne mengjes dielli me than oksigjenin ,por me ben xheloze me prehjen e tij qiellore .e une vec te shtriqem shtratit pa bere asgje dua ,pa fjale ,pa mendime ,pa pamje ,pa synime .thjesht te prehem dua
 
Titulli: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

Nuk u besoj frazave të dashurisë që përmbajnë paketimet e çokollatave..
E vetmja frazë që duhet të shkruajnë aty është : Je duke u shëndoshur budallaqe! :)
 
Titulli: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

Ndonjehere duket sikur kemi gjithcka ne dor, ndonjeher na duket sikur e kaluara nuk kthehet...sikur cdo gje qe lam pas ishte thjesht 1 e kaluar,, sikur ato qe kaluam nuk do perseriten me..por fati luan lojera te cuditshme me ne, ti perserit gjerat edhe nje her..asgje nuk esht ne doren ton.....cdo gje qe ndodh eshte sepse fati luan me ne...
 
Titulli: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

Dhe vjen ai momenti kur njeh Dike ne jete...e pak nga pak,pa kuptuar ajo Dikushi kthehet ne motiv kryesor te jetes tende...Pa kuptuar fillon te ndjesh per te..mendon x te 24ore non stop...cdo qeliz e jotja lind dhe vdes per te...perpiqesh gjithmone ta besh te ndjehet mire,te jete i lumtur..KRENAR PER TY..pavaresisht se ka raste qe kjo gje nuk ndodh...pa qellim e zhgenjen...duke bere veprime femijerore e te nxituara....me pas grindeni.,thoni gjithcka per njeri tjetrin....thua me vete..."Kurre ska per tme kuptuar,sesht si ne fillim..ska per t funksionuar kurre.."..por pas disa min keto mendime ndryshojne..sepse mjafton vetem zerin ti degjosh qe te ndjehesh me mire...e kshu kalon cdo dite..me emocione pafund...Dhe ne fund..ne cdo mbremje..i mbyll syte me te ne mendje...me shpresen se DITA E NESERME DO TE JETE ME E BUKUR SE KJO E SOTMJA..PER TE VETMEN ARSYE SE DASHURIA MBIZOTERON MBI GJITHCKA...
 
Titulli: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

Ju lutem !
Mbani distancë nga kushdo mashkull pas një marrdhënie të përfunduar keq.
Përndryshe, mund të ngatërroni m**** me çokollatën, vetëm me kushtin që ta harroni!.

Anonim
 
Titulli: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

O njeri i pacipe eshte e pamundur te "me prekesh"...
Niveli me i larte qe mund te arrish, eshte ai ne te cilin shkelin themrat e mia!

Sa deshperuese, te shkruash per njerez qe nuk "te lexojne".
Si nje gozhde ne tru i ndjej trushperlaret dhe mburravecet virtual!

 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

"Dhe eshte e vertet: Nk jam aq e çapkene sa dukem..Pjesen me te rendesishme te gjerave e kam kaluar ne heshtje. Kam urryer ne heshtjen , kam shpehur inate ne heshtje, kam gjykuar ne heshtje, kam vleresuar ne heshtje, kam superuar dhimbjen ne heshtje, kam marre veten nga zgenjimet ne heshtje..Dhe pas gjithe ketyre e shume te tjerave, as kjo rradhe nuk ben perjashtim...Edhe kte here, si gjithmone e si gjithcka , do te dua ne heshtje..."
 
Titulli: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

Ndonjeher jeta te sjell te papritura , te papritura qe do mundohesh me gjith forcat e tua ti perballosh edhe pse te veshtira edhe pse pa mbeshtetje te dikujt .
Duhet te mesojm se dashuria ne te pakta raste eshte e sinqert .
Por nqs se personi qe dashuroni ben dicka per ju , dicka qe vertet ia vlen dhe te verteton se te do , te do per ashtu sic je ‘ pa dorashka ‘ e thjesht , e embel , e sjellshme , . . te gjith kriteret e te mires .
Pra ne qofte se keni nje person keshtu mos e leshoni , me besoni sot mund te qeshni por ndoshta nje dit ne te ardhmen tuaj do thoni qe kam humbur ‘ Nje engjell’ qe ishte derguar per mua !
 
Titulli: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

E nqs nuk do te ekzistoje ti ..
Me thuaj si do jetoja un...
Per te ndenjur ne kete bote pa ty... pa shpres..
Dhe nqs sdo ekzistoje ti..
Do mundohesha te krijoja dashurine...
Si nje piktor qe shikon gishtat e tij..
Lindin koloret e dites..
Dhe nUk kthehet..
Dhe nqs sdo ekzistoje ti .. me thuaj pse ekzistoj un..
Dikush tjeter do te flinte nen krahet e mi.. dhe un nuk do ta doja kurre..
Mos te ekzistoje ti.. nuk do te isha ne nje pike kaq te lart..
Ne kete bote qe vjen dhe iken..
Do te ndihesha e humbur..
Do te kisha sh nevoj per ty.. per puthjet e tua..
Dhe nqs sdo ekzistoje ti .. me thuaj si do jetoja un..
Do mundohesha te isha vetvetja por do genjeja..
Dhe mos te ekzistoje ti..
Mendoj se do t gjeja sekretin e jetes..
Sepse..... vetem duke te imagjinuar...do te krijoja dhe do te shikoja.........
 
Titulli: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

Jo se sme kishe munguar ndonjeher ne kete menyre por thjesht s'e di pse me mori nje mall i çmendur qe sme linte rehat...vija rrotull neper shtepi (duke mos e ditur perse), njeher largoja karrigen nga tavolina dhe njeher e vija ne vend,hapja e mbyllja frigoriferin pa kerkuar ndonje gje,dilja e hyja ne dhomen e gjumit duke e ditur qe skish asnjeri...njeher dilja ne dritare se me dukej sikur degjoja nje gur qe perplasej tek xhami,njeher shikoja nga syri magjik hapat e heshtura neper korridore,njeher shikoja telefonin per te pare nese punonte...skish mundesi te ishte sot aq e heshtur! Ti duhet te me telefonoje sot!!!DUHEJ te vije!!!sot ishte e mart dhe zakonisht ti gjithmone kujtoheshe ,por tani...harrove? apo mos valle ky fillim ishte mbarimi?? (Eh,e ç'rendesi ka ne fund te fundit?) edhe nese eshte mbarim..Edhe keshtu...ne mbarim......e ndjeva deri ne palce mungesen tende
 
Titulli: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

‎...Ajo ishte thjeshte nje vogelushe :/....

Ishte historia e nje vogelusheje. Nje vogelushe qe sa her shikonte ate shnderrohej ne nje femer, ne nje grua te rritur. Syte i shkelqenin, zemra i rrihte fort dhe ndiente gjakun te qarkullonte ne cdo vene te saj.
Ishte historia e nje vogelusheje qe e ndiente veten vajze sa her ai e shihte, e shikonte apo i jepte ate buzeqeshjen e tij rrezellitese, ajo strukej ne endrrat me te fshehta qe mbarte shpirti i saj, ndertonte keshtjella ne ajer pa e ditur se ato rrezoheshin kaq shpejt. Po , ishte thjesht nje vogelushe kur mesoi qe ai nuk e donte, kur mesoi qe ajo nuk ishte as mendimi me i vogel i tij. Ishte thjesht nje vogelushe kur ndjeu qe zemren e kishte te plagosur, shpirtin te copetuar, jeten t vrare. Ishte thjesht nje vogelushe qe ndjeu aq shpejt lotet te derdheshin si ujvara. Ndryshe nga lotet qe kishte derdhur me pare, keta ishin lote qe binin jasht dhe digjnin brenda. Ishte thjesht nje vogelushe kur pa ate aq te lumtur me dike tjeter, kur luftoi me te gjith forcat qe kishte per ta mbajtur ate pas vetes po nuk ia doli .
Ishte thjesht nje vogelushe kur kuptoi qe ate nuk do e kishte kurre. Ishte thjesht nje vogelushe kur u mblodh ne nje cep te dhomes, ngriti koken lart dhe mes mijra lotesh iu lut zotit qe te vdiste.....
Si mund te donte nje njeri kaq te pandjeshem?
... Ishte thjesht nje vogelushe qe pavarsisht gjithckaje shpresonte akoma, lutej akoma , se nje dit do te zgjohej pran tij, se nje dit nuk do te ndiente ate boshllekun e madh ne barkun e saj sa here qe merrte fryme...

Dreqi ta haj , ishte thjesht nje vogelushe ... !!
 
Pe: Zgarravina .. dedikuar vetes!!

Të gjithë të thonë se nuk duhet të mërzitesh.
Habitesh se si mund të ta thonë këtë.
Ti ke të drejtë!
Ajo për çka ti je mërzitur të ka sjellë deri në gjunjë.
Madje të nxjerr edhe lotët.
اdo gjë që të sjell deri në atë gjendje, saqë të nxjerr edhe lotët, është një arsye e mjaftueshme për t'u mërzitur.
Mos e fshih mërzinë tënde.
Mos ik prej saj.
Ndieje dhe nëse është nevoja preke edhe fundin.
E kur ta prek fundin atëherë shiko anash.
Edhe sikur të duash, më poshtë nuk mund të shkosh.
E vetmja rrugë e mbetur është kthimi lart.
Tani tregoje veten.
Trego se je më i mirë se ata që të sollën deri aty.
Mjaft vajtove sepse në atë humnerë edhe vaji më nuk ka kuptim.
Askush nuk mund t'i ndihmoj ata që nuk janë në gjendje ta ndihmojnë veten.
Përmblidhu.
Dhimbja jote le të jetë ajo që të ngrit në këmbë.
(A.R)

144_forgotten_blueeyes.jpg
 
Titulli: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

Te shkruash ndjenjat eshte shpesh here kaq e veshtire...!!!Te duhet shume frymezim...!!!Vete jeta ime eshte e mbushur me njerez qe me frymezojne...pak rendesi ka nese ata me kane lenduar apo me kane bere te lumtur,e rendesishme eshte se nga
gjithe kjo ne jeten time ka dale dicka e bukur...dhe kjo eshte pikerisht Ditari im..."Ditari i ndjenjave "!
Sepse ky Ditar jam Une...me ndjenjat,me mendimet,me melodine e zemres sime....!!!Eshte kaq e veshtire ta pershkruash...por jane fjalet e shpirtit tim....per ti degjuar,per ti lexuar e mbi te gjitha per ti kuptuar duhet te mundohesh sado pak...!!!
Kjo jam une...vajza e thjeshte...nga nje vend i vogel...ajo vajza qe eshte e mbushur me dyshime...e qe mendon pafund...ajo qe ndjen,lendohet...qe lumturohet kur i shikon ata qe do te lumtur....!!!
Kjo jam une...Nje ditar...Lexomeni nese doni...!
 
Titulli: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

"Kam mesuar se ajo qe te do me te vertet nuk te kerkon te ndryshosh. Nuk te detyron ta duash. Te le te lire!
Kam mesuar se ajo qe te do me te vertet te le te rritesh. Te degjon kur flet, te beson kur i betohesh se po thua te verteten. Te mbron nga brengat di te te bej te qeshesh edhe ne mes te loteve.
Kam mesuar se ajo qe te do me te vertet eshte oazi yt i paqes ne mes te uraganit. Eshte i pavarur nga ty por jo mosperfilles. Te do te jesh ti i pavarur por e larguar vetem nqs kjo eshte lumturia per ty.
Kam mesuar se ajo qe te do me te vertet pret ne heshtje sa do kohe te nevojitet qe ti te perpunosh mendimet e tua, zbusesh zemerimin e t'i tregosh me ne fund cfare te lendoi fillimisht.
Kam mesuar se ajo qe te do me te vertet ndjen dhimbje prej dhimbjes tende dhe lumturi prej lumturise tende.
Kam mesuar se ajo qe te do me te vertet eshte jo perfekt por te do me gjithe forcat e saj.
Kam mesuar se dashuria e vertet nuk rresht kurre se te mesuari edhe se ai qe te do me te vertet nuk resht kurre se te mrekulluari."
 
Titulli: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

Endrra ne thellesi te ngjizura
Qe nje dite do njohin zgjim
Qe mpiksen nga ndjenje perveluese
Dhe vazhdimisht kerkojn shpetim

Dhe n’shkretiren perveluese
Nje dite shiu ka per te ardhe
Do ta shuaj etjen, zjarrin
Lulen e vyskun ka per t’ngjall
 
Titulli: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

Ti je tipi i njeriut qe shkon neper party dhe rri aty ne heshtje ne nje cep te dhomes. Qendron aty e ulur dhe veshtron... Te vjen keq per ate qe me te vertete nuk po argetohet, dhe buzeqesh per ate qe eshte ne qender te vemendjes dhe po bertet e po kendon me ze te larte. Te pelqen te mbledhesh copeza jete nga cdokush qe ndodhet aty brenda, duke harruar cdo problem tendin...
Te pelqen te kuptosh qenien njerezore, cdo emocion, cdo mendim, cdo problem ... Por me thuaj valle a i intereson ndokujt se si ti ndjehesh? Qe cdo dite e gdhin me lote ne sy... Apo keshtu funksionon? Keshtu je ti? Embelsisht e brishte, dhe kurajoze ne te njejten kohe?
 
Titulli: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

Sot, rastesisht gjeta ca mesazhe, qe kisha harruar ti fshija... ishin mesazhet e komunikimit tone ne fillim!!! Per nje moment, u bera gati ti fshija dhe ...ato, pa I lexuar! Por me pengoi malli dhe mungesa jote qe kishte pushtuar qenien time kohet e fundit... Zot, si s'po me dilte ky shpirt nga vendi... Sa I pa fajshem ishte Ai komunikim, sa te thjeshta dhe shoqerore fjalet. Here qeshja me ze te larte, here here me pushtonte nje urangan dhimbje, aq me kishte mare malli per ato kohera, te cilat si pa kuptuar me kishin mberthyer ne krahet e tyre... Per momentin harrova qe ne nuk flisnim, me dukej si heren e pare kur shkembyem ato batutat gazmore, te cilat vazhduan per kohe me rradhe. Ishin ca detaje qe nuk I kisha vene re atehere, fjale te goditura dhe shume te bukura. Ato shkonja qe u lagen nga lotet e mia, sikur me shikonin me meshire e mallkonin veten qe me dolen para syve. E ndjeva zemres ti thyheshin dhe ato pjese qe I kishin mbetur. Ishte shume e dhimbshme te degjoje nje gje te tille, shume torturuese!! ZOT, pa kuptuar u ndergjegjesova qe Akoma te doja... Ndjeja shume, me shume sec mendoja... Per nje moment kapa telefonin, formova numrin tend, doja te te flisja, te te degjoja qofte dhe zerin kur... ne nje moment, mu kujtua... Ti I perkisje tjeter realiteti, duhet te jetoja dhe Une timin. Ishte nje ndjenje qe as vet se kuptoja, vec rritej... s'me linte as te qaja, as te qeshja... vec kisha fiksuar syte ne nje vend dhe nuk flisja... E cuditshme, aq shume u zhgenjeva, por inat ste mbaja... Aq shume vuajta, por dot nuk te urreja... : اfar mund te jetë jeta.. kur ne te perjetova vetem te hidhuren… Sikur te mundja ti mbyllja syte.. e te mos i hapja me kurr…
 
Titulli: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

Po kaloja ne nje rruge te gjate te mbushur plot bar , kur papritur degjova nje ze pas meje :
Shiko , me njeh ?
U ktheva , e pashe dhe i thashe :
Nuk arrij te kujtoj emrin tënd !
Ajo tha : Jam dhimbja me e madhe , dhimbja e pare qe ti ke takuar ne rininë tende .
Syte e saj ishin si vesa e mengjesit ...
Qendrova disa momente ne qetesi dhe pastaj fola :
Ke humbur gjithçka ,edhe dëshirëen per te lotuar ?
Ajo buzeqeshi dhe nuk tha asgje .Kuptova se lotet e saj kishin patur kohe te mesonin gjuhen e buzeqeshjes ...
Nje here ,mermerita , me the qe isha e vogël per te ndiere dhimbje .
U skuq dhe me tha : Kanë kaluar kohe dhe e kam harruar .
Pastaj mora doren e saj dhe e bashkova me timen .
I thashe :Edhe ti ke ndryshuar .Ajo qe dikur ishte dhimbje , tani eshte ndryshuar dhe eshte bere paqe


10r8rqv.jpg
 

Attachments

  • 10r8rqv.jpg
    10r8rqv.jpg
    15.3 KB · Shikime: 0
Titulli: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

Lejome te te tregoj se sa shume te desha, dhe se sa (ndoshta) akoma ndjej. C'do gje filloi kur pa e kuptuar as vete, e mbylla kapitullin tone te miqesise dhe fillova te te shihja e ndjeja ndryshe. Zemra filloi te shqiptonte disa fjale, ndersa mendja akoma nuk e pranonte! E ndersa mohoja ate qe kishte lindur tek une, ajo rritej c'do dite e me shume. Dhe ndodhi qe rashe ne dashuri…!! Bota mori te tjera ngjyra dhe ndersa kerkoja harrimin e nje historie ende te pa filluar, ndjeja akoma e me shume! Mijera plane per te te rene ne sy, biseda pa fund me miqt e mi dhe mendimet qe nuk kishin limit kur ne to qendroje ti. Qendra e botes time u zhvendos tek ty, e ndersa shmangeshe per te “ruajtur” nje miqesi qe tanime nuk egzistonte, une ndjeja e ndjeja! Ndjeja e lendohesha, dhe me pas gezohesha si femije vetem nga nje “Ckemi”!! I lumturohesha c'do afrimi dhe sa here i lodhur nga lotet, kerkoja te risillja miqesine. Une te doja, e vetem per te te patur prane isha i gatshem te te kisha qofte dhe mike. As vete se di se si lindi, por di qe gjate nje kohe te shkurter ajo u rrit e mori forme, duke u personifikuar ne shpirtin tim! Nese per nje cast do te kishe syte e zemres time, do shihje se shembelltyra e ndjenjave te mija je TI!! Po fundja per c'fare ja vlen?? Ne ishim dhe do te mbesim vetem miq, megjithese une akoma ndjej. .
 
Pe: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

Krejt ne ikje prek enderrat ,,kujtimet butesisht si pelhuren e nje tregimi erotik,. tek te fton deri ne dehjen e nje momenti te asfiksuar nga rrahjet e shpeshta te zemres.
Neper kohe zvarriten ,kujtime, zhdervjellosje shpirtrash te lodhur nga trazirat dhe rrebeshat e kohes,..
Dhe ec ec,,,ngadal.. diku me tutje vrapim enderrash te lodhura neper segmente rrugore ,imagjinare qe ngrihen,,vriten,,rilindin dhe vazhdojn,,tutje hapa perpara,,mes realitetit dhe imagjinates,,mes dashuris dhe vaujtjes,,shpreses dhe lotit,,
Nje hap dhe nje hap..me tutje,,sot neser,, ne kohen e shpirt ..
Dhe ec,.. ec dhe nje hap..dhe nje hap ne kete jete te ndertuar me hapa shpirtrash ,,enderrash dhe deshira qe perzihen dhe ngjyrosin penelet e vargjeve shpirterore,..
Dhe nje hap..ec tutje neper dimensionet e shpirtit,..
Krejt ne ikje u perqafuam,,mes deshires dhe lumturis..
Dhe nje hap..mes meje dhe teje..dhe ngjyrave pe-rreth,..
Ec,..,,ecen,,ecim,.edhe nje hap me tutje ne kohe ,.o njerez te varfer ne kete tok te pasur,.
ec,.dhe nje hap,.ngjyros,,jeto,,dashuro,,ndjej,vuaj,bertit , lufto,fito..sepse ngjyrat e penelit te saj, jane per tu rikthyer ne tingujt e jeteses qe ne i adhurojme e nen tinguj te till,,thellsisht ne shpirtin e lejojm te vallzoj,.


Favim.com-18161.jpg
 

Attachments

  • Favim.com-18161.jpg
    Favim.com-18161.jpg
    68.3 KB · Shikime: 0
Titulli: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

Sot dua ti peshperis vetes...
Ti them se je maskarai me i madh qe kam njohur ne ket jete,
Kete do t'ja them per modesti....

p.s provojeni se do te cliroheni :)
 
Titulli: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

E ndjej veten kaq te huaj ne kete bote qe me rrethon. Nuk po gjej dicka qe te me zgjoj, te me sjelle ne vete. Ky realitet qe po jetoj me duket sikur nuk eshte i imi. Me duket sikur me kane marre Boten Time, e copetuan, i vune shqelmin dhe e shkaterruan. E hodhen tutje, larg meje, diku ku smund ta gjej me. Nuk gjej asnje grimce te asaj qe kam qene me pare. Kam ndryshuar kaq shume, me ndryshuan kaq shume. E sot vazhdoj te eci ne kete bote te huaj, pa pikesynime, pres qe kjo jete te me hedhe diku e une te vazhdoj rrjedhen e saj pa u munduar ta ndryshoj ate. Sa vjen dhe me shume zhgenjehem nga ata qe dikur i kam pasur ideale ne jeten time. Por, MJAFT. Tani ska me. Nuk eshte me ajo goca qe shqetsohej dhe kujdesej per te gjithe. Sot dua te jem dikush tjeter. Pa rregulla, pa morale, pa limite. Nuk dua te qaj me, dhe nuk kam per te qare me. Do jetoj kete qe me ka rene per pjese, ama do mundohem qe kjo t'ja vleje.
 
Titulli: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

YLLI IM,,,,Marre nga libri,SHPIRTI IM VAGABOND

Nje yll la qiellin,prej tij u largua
Me kitare i kisha kenduar dashurin
Ndoshta e kisha merzitur ate shume
Largohej per te gjetur diku qetesin.
Me shpejtesi rrufeje linte qiellin
Poshte binte, ishte valle i pikelluar?
Hena veshtronte nga lart me habi,
Ishte komete nga dashuria shnderruar.
Ja ndjeva nxehtesine, digjej flake,
Dashuria sa shume e kishte perveluar,
Me tha me mire te digjem prane teje,
Se atje lart nje yll i ftohte, i harruar.
 
Titulli: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

Nje zog i vogel,,,me kap dot???
Po kush te kap ty,,kur ke zemren time,,dhe zemren tende,,dhe zemren e atij..
ti je e lire,,e ke fituar lirin me zgjuarsi,,dhe jo me fat,,Por ke per ta humbur ne te kundert
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 2 16.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 16.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 8.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 25.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 16.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 16.7%
Back
Top