Zhgarravina...dedikuar vetes!

Titulli: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

Koha ikën....

Eshte e frikshme se sa shpejt ikin ditet, behen jave, muaj e deri sa pa kuptuar behen vite...
Mendon se asgje nuk ka ndryshuar, por papritur kur kthen koken pas e ve re se asgje nuk eshte si me pare ,gjithcka ka ndryshuar.

Ti vete ke ndryshuar...

Jeta jone perbehet nga koha.
Sekondat, minutat, oret e keshtu me rradhe, ikin vrapojne, te gjithe gjerat vertiten rreth nesh dhe nganjehere te vjen te ulerasesh "Stop "dhe te mendosh a eshte shpenzuar e gjithe kjo kohe ne menyren e duhur?

Do doje te riorganizoje gjithcka dhe pastaj te vazhdosh, por c'e do, koha iken, nuk pret, fluturon edhe ti bashke me te duhet...

E cuditshme, ironike, dredharake, ne fund te fundit nuk eshte as e mire e as e keqe, eshte thjeshte origjinale ...ehh si eshte jeta te meson shume ,
nga cdo ane e saj meson, si nga pozitivet, si nga negativet.

Te meson se ti nuk i di te gjitha pergjigjet sic mendoje.

Jeta eshte e veshtire.

E cfare pastaj ?

Keshtu eshte per te gjithe ,kush thote qe eshte e lehte ,genjen.

Jeta te le letrat ne dore dhe te thote luaj ,duhet te mesosh te luash ,duhet te mesosh te ngrihesh pas cdo renieje, pas cdo perplasje me token ,te ngrihesh, te shkundesh nga pluhurat dhe te fillosh perseri me e forte se kurre .

Duhet te jetosh ne cdo fragment te saj qe iken me nxitimin e kohes.
E pra jeto, buzeqesh dhe gjithmone mendo se dhimbja nuk vjen vetem... eshte lumturia qe pret pas deres, qe do hyje papritur, ashtu si pas shiut del dielli.
Jeto fuqishem dhe meso te shkelqesh ne erresire!

(e kam "vjedhur" :p)
 
Titulli: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

Nga merzitja e njeriut,
edhe rete u bene gri,
ndaj ti, reve mos ju drejto
per çdo hall që mund te kesh,
se njerezimi s’mund t’jetoje
... të gjithë kohen neper shi,
me të bukura jane rete bardhoshe,
pa stuhi , pa rrebeshe
 
Pe: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

(Vesi që trashëgohet nga gjenerata në gjeneratë)

Kam menduar, se nuk ka nevojë të shkruaj më për përgojimet, por ja që kjo temë assesi nuk del nga menyja e delikatesave tona ironike me të cilat e mbushim ditën.
A nuk është ironike, kur dikush përpiqet të të mbushi mendjen, se kureshtja tinzare e personit në fjalë nuk ka asgjë të keqe dhe se në të vërtetë na qenka një përpjekje fisnike që të dallojë të mirën prej së keqes?!
Sikur ta thoshte këtë dikush që i ka rehatuar të gjitha punët e veta dhe është shembull mbi shembuj, atëherë ndoshta edhe do të lajthitesha që ta merrja në konsideratë. E vërteta është se sikur njerëzit t’i kushtojnë rëndësi vetes, problemeve, sfidave, por edhe gjërave të bukura në jetën e vet, pakkujt do t’i dilte kohë që të merret me punët e dikujt tjetër.
Kam menduar gjithmonë: "Për disa njerëz, marrja me punët e të tjerëve është forma e vetme për t’i dhënë kuptim kotësisë të cilën e jetojnë çdo ditë."
Sot, kësaj mund t’i shtoj një mendim, që e hasa në një nga statuset e miqve të mi: "Ata që me shumë pasion merren me punët e të tjerëve, rëndom nuk kanë çka të tregojnë për jetën e tyre".
Secili nga ne e ka nga një teori për vesin e të përgojuarit..
Përgojimin e kuptoj si efekt anësor të një problemi më të madh: mungesës së lumturisë.
Mungesa e lumturisë është bërë pothuajse epidemike!
Njerëzit, gjithnjë e më shumë, po detyrohen të ndrydhin ndjenjat e vërteta dhe të pranojnë skemat në vend të vullnetit të lirë, buzëqeshjen e rrejshme në vend të lumturisë së vërtetë.
Nuk do mend se ata të cilët janë gllabëruar nga kjo epidemi, mezi presin që të gjejnë diçka për ta mbushur ditën e tyre.
Gjithsesi, këta edhe gjejnë lumturi duke e bërë këtë:
lumturi morbide! :)
 
Pe: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

Keni degjuar ndonjehere per shoqeri,miqesi?Po,po shoqeri te lindura nga ideale te perbashketa,miqesi te lindura nga afrimitete te zgjatura...Keni degjuar shoqeri te prishura,per nje fjale ne ''erresire'' te mendjes?Apo keni degjuar per dashuri kurr te realizuara?...Nese keni degjuar,keta jane gjithmone te perfunduara per nje shkak,dikush do hyje ne mes...Kush me shume se femra xhelozon femren?Kush me mire se miku qe te njeh mund edhe te dashurohet me ty,e ne fund te te beje edhe lemsh...
Ju ka kapur gje veshi apo syri mosha te pjekura,qe ne vend te krijojne nje jete te tyre,te gjejne nje ngrohtesi,te merren me jetet e tjereve?E perse?Pasi kur je i pakenaqur nga vetja,kerkon shkaterrim dhe tek tjeret...Keni pare dhe femra qe slene gje pa bere e ne fund hiqen si viktima?Ama te kujt?Te mendjes se tyre,vetes se tyre,por qe me lote ''fallco'' prekin boten,qe me mashtrimet dhe shpifjet e tyre,genjejne dhe me skeptikun,qe me dashurite e ''enderrave'' mbajne shpirtin gjalle,nje kohe kur i ''zoti i punes'' sdi gje akoma...
Nese do arrija ti gjeja nje emer ketyre femrave apo njerezve,sdi nese do qelloja ne shenje,por ama pa emer sdo i lija...Shpirtin e tyre gjalle e mbajne pas shpresash te kota,qe veniten me kalim kohe,e si perfundim sjane asgje me shume se sa njerez me semundje mendore...Do vije nje dite qe do perfundojne vetem,po po,fare vetem te vetmuar ne nje klinike ndoshta do kene luksin private(do ofrohesha me deshire te paguaja),pasi bota ka kaq ''hijet'' e veta sa nuk duron dot me...Dhe si perfundim,kemi lexuar apo shkruar ndonjehere qe vete flasin e vete hane m... e tyre,duke lepire po aty ku kane peshtyre?...Epo ja ku i kemi mes nesh,ti perqafojme dhe ti mirepresim,pasi pislleku i drejtohet vec me dicka pisllekut : Pastrohu se je bere pis:)
 
Titulli: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

njihemi si popull egoist dhe thuhet se thashethemet i kemi ne maje te gjuhes ose me mire spiunimin dhe dashakeqesine ne themi te bieri shi vetem ne aren time .
kur Zoti i tha shqiptarit ; cmund te bej per ty nonje te mire , shqiptari ne vend te kerkonte nje te mire per veten e tij , tha;
-veri flaken shtepise se komshiut .
ne kohen e regjimit komunist shoku spiunonte shokun , vellai vellane , kusheriu kusheriun e vet gjithsesi populli shqiptar nuk eshte teresisht nje shoqeri plotesisht e tille , por se ka edhe njerez te mire .kurse tani njerezit duan te justifikojne deshtimet e tyre ne jete dhe te tregojne ziline dhe smiren ndaj sukseseve te njerezve te tjere duke manipuluar te verteten dhe duke shpifur dhe thene genjeshtra kunder njerzve te thjeshte dhe modest.
mashtrimi , shpifja dhe mendjemadhesia jane veti te djallit , po keshtu jane edhe njerezit te cilet perqafojne te tilla veti ne karakterin e tyre .
disa njerez jane vertet te mjere dhe mjerimin e tyre e percjellin te njerez te tjere dhe u shkaktojne vertet shume deme serioze ne jeten e perditshme.
 
Titulli: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

Eshte bukur te dish qe nuk je vetem ,qe je i rrethuar nga njerez qe te duan dhe eshte nje gje e mrekullueshme kur te thone “ faleminderit qe ekziston”.Por ja qe jemi te rrethuar edhe nga njerez qe na urojne te keqen, dhe jo vetem na e urojne por perpiqen, qe te na vendosin shkopinj gjate rrugetimit tone, e te pengohemi por skemi c'bejme ky eshte ligji "i natyres" nuk mund te ekzistoje asgje pa te kunderten e vet….gjithsesi eshte nje moment ne jete, qe do te dorezohesh, nuk mundesh me te ecesh, dhe te vazhdosh perpara… eshte nje moment qe bllokohesh, dhe nuk di cte besh, eshte nje moment qe je ne udhekryq, dhe nuk di se cilen rruge do zgjedhesh, kerkon te ulesh e te mendosh, se cila eshte e duhura por koha , ai tik-taku i mallkuar te pengon …. eshte nje moment qe do te rrish vetem, e te besh nje monolog me veteveten, duket cmenduri kjo gje, por ja qe e kemi edhe kete moment, eshte nje moment qe ke deshire t'ia mbathesh prej ketej, te zhdukesh sa me larg te jete e mundur …..eshte nje moment qe je kaq i lumtur, sa deshiron t’ia thuash te gjithe botes, e te ulerasesh me plot fuqine e qenies tende, dhe qe zeri te jehoj e ta di çdo person ne kete planet ..eshte nje moment kur ndihesh i pafuqishem, dhe ndihesh si nje qenie e dobet dhe e pavlere….eshte nje moment qe ke ndjesine se ben vetem gabime ,qe zgjedh gabim qe merr nje rruge te gabuar …eshte nje moment qe te hipen deshira, te besh nje çmenduri kot pa nje arsye …eshte nje moment qe do te rrish shtrire ne shtrat pa bere asgje, thjesht te enderrosh, e te zhytesh ne kujtime…eshte nje moment qe do vetem te qash, thjesht sepse ashtu e ndjen, ose te qeshesh dhe mos te ndalosh.... dot…eshte nje moment qe do te pish e te dehesh deri sa te mos kujtosh gje derisa mos te dish se kush je, nga je dhe cfare ben….keto momente dhe shume te tjera has cdo person ne kete bote edhe une edhe ti qe po lexon ….sepse ne fund te fundit kjo eshte jeta bashkesi momentesh , çastesh qe na dritherojne zemren ….secili nga ne ka ate rrugen e vet ecen e ecen ne ate qe I eshte e destinuar …sepse ne fund te fundit ne kete rrugetimin tone jemi thjesht kalimtare….
 
Titulli: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

Kam kuptue qe nuk kam pse me vrapue mas nji andrre qe fluturon me krahet e deshirave te mia. Heret a vone andrra vjen e t'shkruhet mbi qerpik, vete.... :)
 
Titulli: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

E shtrire dhe me koken mbi jastekun e enderrave, ste mbetet gje tjeter vetem te mendosh, dhe here here mnedja te shkon tek oragni jetesor, fiziologjik dhe psikologjik.Behet fjale per zemren dhe ndjenjat qe ajo mbart...Ehe..Nje turbellire ndjenjash, qe sigurisht trazojne dhe mendjen. Nje mori ndjesish duke filluar nga dashuria per prinderit qe kane bere gjithcka per tme bere te ndihem e lumtur, vleresimin per personat qe me kane mbeshtetur ne cdo gje, dhimbjen per ate qe nuk jeton me, zhgenjimin nga persona qe nuk i prisja kurre, xhelozine ndaj personit qe pelqej, urrejtjen ndaj hipokriteve qe kane nga nje fytyre ne cdo situate, frike per te ardhmen qe me pret, dhe mbi te gjitha nje zemerim te madh mbi kete jete, ku padrejtesia duket sikur triumfon mbi cdo te mire.
E teksa lexon mbi te gjitha keto, sigurisht qe mungon dicka..Nuk di te them nese eshte e mbivleresueshme, por e kam fjalen per DASHURINE. Dashurine ne formen me te lartesuar te saj, dashuria per dike qe mund te jete shoku im ne jete. E me gjithe mungesen qe krijon, jam perpjekur te ve krenarine dhe dinjitetin mbi gjithcka. ..Kjo ishte ajo qe dhimbja dhe zhgenjimi me mesuan.
Dikur, dikush, me tha qe krenaria qe kisha, ishte nje forme e mendjemadhesise, por e di qe ska mundur te me njohi mire dhe te kuptoje qe kam nje zemer te madhe per te gjithe ata qe me duan, por problemi i vetem qe kam eshte , se me duhet kohe te besoj ne "dashurine" e tyre..
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

E sheh ate vajzen? Ajo duket shume e lumtur, apo jo? Ben shaka. Buzeqesh, kalon nje kohe te mire dhe... Duke vdekur nga brenda. Eshte e lenduar. Dhe e lodhur. E lodhur nga drama, nga te qenurit e pamjaftueshme, e lodhur nga jeta. Por nuk do te duket dramatike, e dobet dhe ne kerkim te vemendjes. Keshtu qe e mban gjithcka perbrenda. Sillet sikur gjithcka eshte perfekte por qan naten. Keshtu qe te gjithe te mendojne se ajo eshte njeriu me i lumtur qe njohin. Se ajo nuk ka probleme dhe jeta e saj eshte perfekte. Sikur vetem te dinin te verteten...

( e kopjuar kjo..:D )
 
Titulli: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

Ti do te takosh gjithmon dike tjeter . . Por Gjithmon do te mungoj Une . . !!
Do te mungoj buzeqeshja ime e ndryshme nga buzeqeshjet qe do shikosh per dit
Do te mungojn fjalet e mia dhe nese do i degjosh nga dikush tjeter do ndjesh serisht mall per mua.....Dhe nga forca qe te karakterizon syt do te mbushen me lot do sdish ku te gjesh aq forc per ta mbajtur veten se dhimbja do jet me e fort se ty ... Do pendohesh per gjithcka ashtu sic pendoheshe gjithmon por kete her do e dish qe sdo ket vend per pendim . . .Do e pysesh veten vall a me do akoma ? apo me ka harruar pergjithmon ? Dhe askush sdo jet aty per te te kthyer pergjigje .. Vetem Heshtje .. Dhe nese do dish te Kuptosh heshtjen ndoshta do arrish te gjesh dhe pergjigjen... Do i kthesh syt e perlotur drejt qiellit duke u lutur per nje mundesi te dyt. . Por perseri vetem heshtja do flasi .. E me pas do maresh fatin tend perdore , e duke u terhequr zvarr ne piedestalin e loteve prej dhimbjes do thuash :
.. Zot e Humbaaa . . . e humba Pergjithmonnn !!!
 
Titulli: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

Do te shkoj,vazhdo jeten tende ta jetosh,
mos eja me lot ne sy falje te kerkosh,
nuk do te pres krahapur si kam bere gjithmon,
ne kete bote me nuk do ekzistoj,cdo gje eshte shum vone
nga une do te mbes vetem nje kujtim,
nuk do te kete me lot,vuajtje e lendim,
cdo gje qe kaluam mundohu te harrosh,
mos eja te varri,s'dua te vajtosh
mos qaj zemren time qe e ke thy
mos kujto as lotet qe kam derdh per ty.
Mos vajto per mua qe me nuk do jetoj,
as mos eja te me thuash qe shum te mungoj,
ti je ajo qe zemren ma ke marr
lotet mi ke fal ne zemer me ke vrar
dashurin time kurr s'do ta kuptosh,
cdo gje qe dite eshte te me lendosh,
tani lamtumir gezohu ne kete jete
lere trupin tim te pushoj i qete
nuk te permend as nuk do te mallkoj
por ne boten tjeter me dashuri te kujtoj...!!!
 
Titulli: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

E di? Ke filluar tme mungosh shume...Kam filluar te ndjej mungesen tende ne cdo gje qe bej.Kam filluar te enderroj se nje dite do jesh serish prane meje..Jane iluzione, enderra te parritshme qe vijne nga ndjenja e mallit, nga dashuria per ty..Lutem cdo nate, dua te te kem serish , vetem te te perqafoj edhe nje her te vetme, te te them ato gjera qe sti thash kurre.Lutem te te shoh ne enderrat e mia, vetem te te shterngoj fort , tme mbushesh hapesiren qe le bosh, dhe te premtoj se sdo te te kritikoj per asgje...Sdo te te pyes as per dhimbjen e madhe qe na shkaktove, as per lumturine qe na more, dua vetem te te kem si dikur...:(
 
Titulli: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

Ata si une dhurojne endrra, edhe sikur te mbeten pa to per vete.
Ata si une dhurojne shpirtin, sepse nje shpirt i vetem eshte si pika e ujit ne shkretetire.
Ata si une shtrijne doren dhe ndihmojne te ringrihen, edhe duke rrezikuar te bien vete.
Ata si une shikojne perpara, edhe kur zemra mund te ngelet nje hap pas.
Ata si une kerkojne nje arsye per te ekzistuar e kur e gjejne, provojne t'ua mesojne kete arsye atyre qe jane vetem duke mbijetuar.
Ata si une kur duan, duan pergjithmone dhe kur reshtin se dashuri jane vetem sepse copeza fragmentesh te tyre ngrijne ne duart e acarta te jetes.
Ata si une ndjekin nje enderr, ate te te qenit te dashur per ate qe jane dhe jo per ate qe duhet te jene.
Ata si une nuk reshtin se kerkuari neper bote ato vlera, qe tashme kane rene ne harresen e shpirtrave.
Ata si une duan te ndryshojne, por te berit e ketij do te thote nje lindje e re.
Ata si une bertasin ne heshtje, qe zeri i tyre te mos ngaterrohet me lotet...!
 
Titulli: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

Per Nje Person Qe Ka Humbur Babin E Vet... :( :(
=========================================
ISHA E VOGEL...ISHA FEMI , DEGJOJA TE QARAT NE SHTEPI ,
E HESHTUR RRIJA DHE SKUPTOJA PERSE QANTE MAMI... E HESHTUR LEVIZJA NEPER SHTEPI...
RRIJA E HESHTUR DHE KUR U LARGUAM...THOJA BABIN E MOREN E NE PUNE SHKUAN....
SA HER BINTE ZILJA UNE NGRIHESHA ME VRAP , THOJA PO VJEN BABI DEREN TJA HAP...
POR KUR HAPJA DEREN E SHIKOJA TE TJER , E HESHTUR LARGOHESHA SI E MJERE...
FILLOJA QAJA...KERKOJA POR ME KOT....KERKOJA BABAIN...POR SE GJEJ DOT.
 
Titulli: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

Jam thjesht nje milingone
ne kete planet madheshtor
Jam thjesht nje zemer
si te tjerat dashuroj
Jam thjesht nje enderr
tek ty dua te jetoj
Jam thjesht nje buzeqeshje
tek buzet e tua te shkrihem
Jam thjesht nje vale ere
ne trupin tend te shtrihem
 
Pe: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

Më thonin që ëndërroja shumë. Që ëndrrat ishin kthyer në burgun tim.
" Nëse vazhdon kështu, do të të quajnë të çmendur ".
Ju thoja se gabonin. I çmendur është ai që vret, që përdhunon, që vjedh, që i shet trupin dhe shpirtin manjakut të parë .
Por, më qeshnin në fytyrë..
Ju kthehesha: Qeshni, unë jam thjesht një femër.
Dhe ky burg i ëndrrave në të cilin jam mbyllur, është e vetmja mënyrë për t'u larguar nga ju, që jeni me të vërtetë të çmendur, dhe gëzoni liri..!
 
Pe: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

Malli po me djeg... Zjarrin qe digjet nuk mund ta shuaj. Kerkoj ta gris kohen. Ta hap faqen aty ku biseda jone mbeti ne klase. Cila fjale e rrezoi? Cili tingull nuk u degjua qe te paralajmeronte humbjen? E inatosur shume eshte jetemesuesja. Nuk do e nuk do t'i jape mundesi tjeter, nuk e fut as ne provimet e vjeshtes. Gjethet perkulen bindshem e gati i puthin kembet qe ajo te ndryshoje mendim. Mbyll syte... Degjoj zerin tend... Ishte era qe zgjoi kujtimet... Shkrumboi zemren...
j.k
 
Titulli: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

Une jetoj per armikun , qe ai te shoh suksesin tim ... Jetoj per tu treguar njerezve qe mund te eci vet , pa u terhequr zvarr ... Jetoj per te marr kenaqesi dhe per te qene me i miri ...Jetoj per te hedhur poshte te gjithe ata qe nuk besuan tek mua ...dhe pastaj ... pastaj ...Mund te vdes ,sepse kam arritur gjithcka qe kam dashur ne jeten time !!!
 
Titulli: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

ishte atje kur nuk kuptoja,
Ishte atje kur gaboja,
Ai me dha dhuraten me te madhe, ishte i pari qe me besoi...
Beri me te shtrenjten gje, dashuroi nenen time...
Kam gjetur Princeshen time, por ai do te jete pergjithmon Mbreti im...
Nuk me tha kurre qe me donte, ai ma tregonte...
Ky...
Ky...... ishte Im At...
 
Titulli: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

Tradhtia ...
... mosbesimi
Një temë e pafund.
Sikur të shkruaj edhe mijëra fjalë, përsëri nuk do të them asgjë të re.
Nuk di shumë.
E di vetëm atë që e dini edhe ju!
Njeriu që të mashtron njëherë, këtë do ta bëjë edhe herë tjetër.
Madje, pafytyrësisht, edhe do të të akuzoj se diçka nuk është në rregull me ty.
Fajtori të akuzon!
Sepse, kur je fajtor, sulmi është mbrojtja më e mirë.
Diku i duhet vënë pikën!

Nga: A.R
 
Titulli: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

Mos prit te mbarosh universitetin,
te dashurohesh,
te gjesh nje pune,
te martohesh,te kesh femije,ta shohesh veten te sistemuar,
te humbesh ato dhjete kilograme,
qe te vije darka e te premtes apo mengjesi i se shtunes.
Nuk ka moment me te mire se ky per te qene i lumtur.
Lumturia eshte nje rrugetim,jo nje destinacion.
Puno sikur te mos kesh nevoje per para,
dashuro sikur te te mos kene lenduar kurre,
dhe kerce,sikur te te mos shihte njeri.
Kujto se lekura rrudhet
floket behen te bardhe dhe ditet behen vite.
Por kryesorja nuk ndryshon:
Forca dhe bindja jote nuk kane moshe.
Shpirti yt eshte ai qe largon tutje cdo ngaterrese qe mund te jete krijuar ne te.
Pas cdo fundi ka nje fillim te ri.
Pas cdo arritjeje ka nje sfide tjeter per tu kapercyer.
Perderisa je gjalle,ndjehu i tille.

Shko perpara edhe kur te gjithe presin rrezimin tend!!
 
Titulli: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

E di.. Shume persona me njohin si njeri te lumtur nga gjithesia.. Por vertete pak prej tyre kane arritur te ndjejne ate qe une ndjej realisht.. Se si katandisem duke qare qofte dhe per fjalen me te vogel,, Se si behem kur lendoj dike.. Jam ajo qe ndjen qofte edhe gjestin me te vogel e te pavlere,, Jam ajo qe gjithmone qaj kur kur shikoj skena romantike, kur degjoj kenge qe i dedikohen dikujt, kur lexoj nje fragment prekes per dashurine apo nje ese te bukur per nenen.. Jam kaq e dobet shpirterisht, sa dua dike te me qendroje prane e te me mbaje, nga frika se do mund te thyhem...
 
Titulli: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

Egzistojne persona fantastike,qe hyjne ne jeten tende ashtu pakuptuar e me prezencen e tyre i bejne shoqeri diteve të tua...S'eshte e nevojshme per fjale te teperta, ata te trasmetojne ate perkujdesje qe eshte e veshur me dashuri...
Nese jeta do te jepte mundesi t'i keni keta persona speciale rreth jush do te ishit njerezit me te lumtur.....
 
Titulli: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

.........................................
 
Titulli: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

Rëndojnë qerpikët e diellit,
dita I flen nën sy, dhe
andrrat përkunden shtratit t'lotëve.
Qetësia jeme ngatërrohet
frymës s'thatë të k'tyne çasteve t'etun,
kurse Unë dehem me praninë tande,
që vallëzon mendimeve t'mia.
 
Titulli: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

Ti!
Ti që edhe sonte,
kushedi për të satën herë,
përsëri e kërkon të panjohurën e përhershme në ekuacionin pa zgjidhje mes mundësive dhe vullnetit.
Mos u dorëzo para fatit!
Nuk është e lehtë!
Por, as në dëshpërim, nuk duhet të thyhesh.!
 
Titulli: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

Hanë, m'i ke marrë të tana fjalët,
e me to ke frye gjinjtë tuj,
prej t'cilëve derdhet nata dhe andrrat.
Tan qensinë teme e ke përpi sonte,
e me plotësinë teme i flet syve t'mekun n'ty..
 
Titulli: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

Kam kuptue qe nuk kam pse me vrapue mas nji andrre qe fluturon me krahet e deshirave te mia. Heret a vone andrra vjen e t'shkruhet mbi qerpik, vete.... :)
Me vjen keq.. shume keq.. Ajo qe duhet falenderuar eshte autorja e vertete e ketyre vargjeve, ketyre e shume te tjereve qe me sa shoh dyndin kete teme.
Pafytyresia me te cilen mirepret komplimentat dhe falenderon perzemersisht eshte shtangese!
Keqardhje!
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

Anetarja Marla qenka e guximshme...
 
Redaktimi i fundit:
Pe: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

Gjetheve te pemve u'a vodha afshin e lekundjeve muzikore,,dhe vargjet e jetes fillova dhe i dizenjova,,,neper trupin e tye te brishte u luta,, me andje u ula e pushova,,,neper rrezet e diellit,kuvenduam..bashke,,,rrebeshe stinesh kaluam..dhe fort u qendruam,,
mengjeset dhe muzget i ngrysem...dore per dore,,yjet numeronim ne netet e gjata te dimrit,,dhe format e henes tek rritej dhe zvoglohej,,orve te vona ,,sebashku e adhuronim..gjethet,,valviteshin neper kozmus pa kufij,, yjeve u'a dergonin enderrat tona,te shkruar me notat e qeta te nje shpirti ..qe neper rrenjet e universit,,energjin fillestare mbledh dhe hedhe,,per tu kthyer ne piken e nisjes se tij,.aty ku kufijt e universit,,rifillojn gjithesin,..


3864824-868629-green-leaf-opposite-sun-and-sky.jpg
 

Attachments

  • 3864824-868629-green-leaf-opposite-sun-and-sky.jpg
    3864824-868629-green-leaf-opposite-sun-and-sky.jpg
    97.6 KB · Shikime: 0

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 2 16.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 16.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 8.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 25.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 16.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 16.7%
Back
Top