Zhgarravina...dedikuar vetes!

Titulli: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

Një çast mbajtje fryme...

Mu ule në shpatull
Më le puthjen aty,
Diçka më pëshpërite në vesh,
Më dehu parfumi yt,
Mbylla sytë,
Më pëlqeu të hesht.
 
Titulli: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

Koha jote është e kufizuar, prandaj mos e humb atë duke jetuar jetën e dikujt tjetër.
Mos jeto i kurthuar nga dogma – që do të thotë:
mos jeto në bazë të rezultateve të mendimit të të tjerëve.
Mos lejo që zhurma e mendimeve të njerëzve tjerë të shurdhojë zërin tënd të brendshëm.
Dhe më e rëndësishmja: ki kurajo të ndjekësh zemrën dhe intuitën tënde.”
 
Titulli: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

Ehhhh.... ecjet e mija ?!
Ku humben ato gjurmë të hapave të cilat i kalova deri me sot , dhe akoma me kujtohen , por nuk i shof se ku mbeten?!
Në hapin tim cdo here beja një mendim se ku do t´me dergon , e shpesh nga hapi , deshiroja ti mirrja krahet dhe të bëhem si një zog që fluturon me kilometra të tëra e të mos dij të ndalem , apo të mos kthehëm më aty se ku isha më parë?!!!
Por hapat ecen dhe ecen deri me tash , ndersa gjurmet akoma nuk i shof , edhe pse e dij se kah kam kaluar , në cilen kohë kam kaluar!!!
Nganjehere (edhe ) dua ti harrojë të gjithë hapat e mij , dua që ne unin tim të mos mbajë në mend vendin e gjurmeve,vendin e hapave të mij , të cilet lanë gjurme të pa shlyera ne ditët e mija....!!!
Lehtë do të ishte sikur vetem të ecej dhe të harrohej cdo gjë dhe në cdo kohë , por pësëri hapat, e vjeter më kujtohen se nga kam shkuar dhe ku kam kaluar.
Pse nuk shlyhen keto¨dreq gjurme të vjetra ?!
Nuk dua ti kujtoj !!??
Nga vendlindja , në një botë të panjohur , këta hapa me derguan , se vetem keta e kan fajin , edhe pse quhet hap i jetes ,e quajnë shumë keshtu ,ndersa une cdo here e quajta hap i burgut , hap i vetmis , hap loti , e eca më përpara , vazhdova , por hapat i kujtoj prapë.
Nganjehere edhe dua të flasë dhe të dij se :-"vallë ku do të me dergojnë keta hapa në të ardhmen "-, por asgjë dhe askush , nuk me tregojnë asgjë , vetem heshtin dhe kërkojnë të eci me keta hapa !!!
E keta hapa dhe ecjet e mia , ku mbeten?!
 
Titulli: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

Dashuria? ا'me vjen per te qeshur!
Ti me puth: akull une, akull ti.
Ndjenja ime, per dreq eshte rreshkur.
Ndjenja jote te çele nuk di.

Ah, ne ate zhurmim sikur t'isha!
Si nje here e nje kohe, edhe sot,
Si çunak ne padi te humbisja,
T'enderroja me tym ashtu kot.

Te enderroja, po veç dicka tjeter!
Qe as toka, as bari s'e njeh,
Qe nuk di si ta quash me emer,
se me fjale dot zemra s'e shpreh...
 
Titulli: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

Jam nje dore qe mbet’ e ngritur,
Nje zemer bosh edhe pa fjale,
Jam si lule e pa vaditur,
Qe do t’vyshket dalengadale...
1044647_621519104533483_2007572646_n.jpg


#################################################
 
Titulli: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

Petku

E di se disa mendojnë
që unë jam e marre,
injorante, katundare
që s’marr vesh nga jeta fare
E di, se të tjerët pyesin veten
ا'e shtyn këtë vajzë të re
në pisk të vapës
të vishet këmbë e krye
kur njerëzit janë zbërthyer?
E nën qiellin e lirisë
zhvishen nga petku
i lashtë i njerëzisë.
harrojnë etërit e tyre,
nënat sqimatare
si e mbanin e veten
me kordele e çitjane.
E di se të tjerët thonë
Diçka i kanë bërë,
mendjen i kanë marrë
së gjorës vajzë
trurin ia kanë shpëlarë
me gjepura e tregime
për botën e përtejme
për atë parajsën e trilluar,
që kush shkoi e pa
e erdhi për të na treguar?
Gjynah, sa e re që është,
s’gëzon si shoqet
por është e ngujuar.
Por, kur mendimin pa mbaruar
ngrihet vajzë e re, e mbuluar
të moshuarës nënë
vendin i lëshon, pa ngurruar
e me respekt e shoqëron
mes turmës së njerezve
tek zbret, e ndihmon.
Nuk mbaj mbi kokë një shami
Por një mirësi që Zoti i botëve
nga shtatë qiejt e pruri
Dhe me të ndihem krenare,
e dlirë, e besimtare
Plot ndjenja fisnikërie,
dinjiteti e sigurie.
Se mbaj mbi kokë
vullnetin e Zotit Fuqiplotë
Atë që me jep dritë
e më mbush me shpirt
Kjo është pjesë e imja,
nga vetja dot s’e shkul
ndaj më lini o njerëz
kurrë mos më kërkoni
Vetvetja të mos jem
Kështu më pranoni
keshtu siç jam.
E.C.

muslimHijab_girl06+%25281%2529.jpg
 

Attachments

  • muslimHijab_girl06+%25281%2529.jpg
    muslimHijab_girl06+%25281%2529.jpg
    126.6 KB · Shikime: 0
Redaktimi i fundit:
Titulli: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

Ato qe kam dashur i kam humbur gjithmon
ndoshta se kam dashur te gabuaren?
ndoshta...

./l0v3rm4n
 
Titulli: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

Dëshirë për heshtje

Të heshtësh fillikat diku në kafe,
Të ndjekësh shushuritjet në filxhanet
Pa një mendim të keq, pa zhurmë e llafe,
Të shohësh shiun tek kërcen në xhamet;
Të heshtësh në ëndërrim për diçka tjetër
Diçka të largët mjegullit mbuluar
Si dorëshkrim a testament i vjetër
Diku i fshehur, tretur e harruar;
Të ngrihesh e të ikësh përsëri i heshtur
Në trotuarin ku pështyjnë retë,
Nën sqetull çantën viteve të rrjepur,
Ku mban një laps me dy-tri-katër fletë;
T'i lutesh vetes rrugës duke ecur:
"Ah, mjaft fjalosëm, s'kemi ç'themi prapë!...'
Një çerdhe zogu në ballkon ka mbetur
Nga verë e shkuar plot me ankth e vapë.

Dritero Agolli
 
Titulli: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

E rënqethur është koha që më rrethon
E ti je një që s'përshkruhet as me ndjenja
Se mallkoj diten që ty të njoha besom
E mallkoj veten që s'mund të të heq nga mendja.

Lule bore ëndërrova që do t'kem për dore
Unë e pash shpresen duke vdekur në fund
Unë e pash atë fund, për mua një dit mortore
Në çdo çast të ndjej, në çdo vend, çdo kund.

Ajo ishte e till ajo ishte e gjith ëndërra ime
Një tatuazh i mbetur mbrenda në mua
Një lule bor që me të shtjellohen shum kujtime
Një dimer pa të e urrej nuk e dua.

M. Kuzhnini
1012695_542555842474526_146860326_n.jpg
 
Titulli: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

Deri mbreme ti pushoje ne krahet e mi,
me sy te embel me shikoje
e ndersa qeshje si femi,
zemren time roberoje.

se vetem mbreme
me the te dua mijera here,
tek me puthje plot pasion,
tek buzeqeshje , nje pranvere
ish krijuar si mirazh a iluzion.

Vetem sot ,zemra ime u dogj si dylli,
si çepur lotet ne faqe.
Dyert zoti, perse i mbylli?
Pyes veten e nuk gjej paqe.

Deri sot ,se ndoshta neser ose nje dite
atje me ty do jem dhe une,
bardhe,zi, terr a drite,
s'prish pune, te dua shume!
382515_597872826900706_980510402_n.jpg
 
Titulli: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

"Ferri me ty ndare, me duket parajse,
se s'ka zjarr qe djeg me shume se malli jot,
por nese me masen e shpirtit maten endrrat tona,
s'ka perjetesi qe zgjat me shume se ndjenja jone."
 
Titulli: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

Dora po shkrun e buza po dridhet qdo fjal qe e qes me ty osht kah lidhet se kur ta fala zemren tu dhash edhe vet kur ta fala zemren ti fala krejt ni fillim i mir ni fillim veq fjalt t urta qdo nat un endrroja me ti puth durt e buta me t majt n perqafim e fort me t shterngu me ta puth buzen tande e me te than qe te dua me t than qe per mu jo nuk ka tjeter me t than qe per mu je e vetem ska zavendsim se ti je shpirti im do t maj n zemer deri diten per gjykim se niher hine mrena le veq kujtime t mira mos um le me t harru se kjo per mu osht ma e shtira e pamundshme osht ni sen qe per ty nuk e boj tdu e kom me tdasht e kurr sdo t harroj......
 
Titulli: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

Ti vepron ashtu siq gabon,
zemren time pe shkatrron,
ti vepro bash si te duash
por nje dit do me pranon
sdua shoqe te tkem Bukurosha
sdi sa mua pom kupton,
sdua dhimbje te kem kurr me
hajde tash e perqafom.
 
Titulli: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

...dhe kur pasqyrohem i shoh aty,
te gatshme per te gerrmuar brenda meje...
Jane fragmente te vogla te jetes time; shum te vogla per te vlere dicka, por mjaftesisht te mdhaja per te me prer.

[Delirium Mind - 2011]

225143_181668715216382_6456422_n.jpg
 
Last edited by a moderator:
Titulli: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

Nese egziston dicka qe arri ta bej ne menyre perfekte, ajo eshte te komplikoj jeten time.
Me eksiton ne menyre te egzagjeruar ideja qe mund te shkoj pertej limitit...
nuk arri te frenohem perpara deshires per te rrezikuar.

[Delirium Mind 2011]

74823_138861742830413_875250_n.jpg
 
Titulli: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

Egziton nje pjese e vetes time qe me frikson...
por ne te njejten koh me eksiton ideja qe mund te humb ne rruge te panjohura.
Jam e friksuar nga "destabiliteti" im, por deshira per te perbytur boten ne te cilen jetoj, eshte teper e madhe.
Gjith ky hiperaktivetet me con ne ndryshim te vazhdueshme shpirterore dhe mendore sepse gjerat e lehta dhe rruget e drejta nuk me mjaftojne me.
Ne qofte se ndalohem, ndihem e humbur... dua gjithcka dhe asgje sepse GJITHCKA nuk do te jet me routine.
[Delirium Mind - 2010]

72247_140731955976725_5962443_n.jpg
 
Titulli: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

Do te doja te zhytesha ne mendimet e tua me te errta dhe te rrezikshme...
dhe me pas te dilja nga kjo enderr e semure me deshiren per te perbytur perseri jeten time.

[Delirium Mind -2010]
74328_138946972821890_1555428_n.jpg

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


ps: pranohen edhe italisht? sepse un du 2 vjet me i perkthyer dhe shpesh her nuk gjej fjalet...
 
Titulli: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

Siguri... as nuk e di se cfare do te thot.

Me pelqen ti vej vetes objektive... me pelqen te vehem ne loje per ate arritur qellimin ne gjendje tme japi ato pergjigje qe pres prej nje kohe te gjate.
Dyert e shpirtit tim jane gjithmon ne kerkim te emocioneve te reja... mendimet rrjedhin pa kufi...
E vetmja siguri eshte qe nje dit zemra ime do te pushoj se rrahuri dhe nuk kam ndermend te mbetem vetem nje kujtim i trishtuar.

73509_140609485988972_189496_n.jpg
 
Titulli: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

Faleminderit atyre që më urrejnë -Më bëtë një njeri më të forte!
Faleminderit atyre që më kanë zili! -Më bëtë të ndihem i vecantë!
Faleminderit atyre që më kanë në zemër! -Më bëtë të ndihem i rëndësishëm
Faleminderit atyre që ikën! -Më mësuat që asgjë nuk zgjat përgjithmonë!
Faleminderit atyre që qëndruan me mua! -Më mësuat kush janë miqët e vërtetë!!!
 
Titulli: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

Sot po qesh me veten time
Nuk ka asnjë dëshirë të mbetur në këtë zemër
Apo ndoshta nuk ka mbetur asgjë nga zemra
E lirë nga çdo dëshirë
ulem në heshtje si Toka
Klithma e heshtjes sime ushëton si bubullimë
përgjatë gjithë Universit
Nuk shqetësohem për të
E di që nuk dëgjohet nga askush
Përveç meje....

69241_10151482569561513_839515417_n.jpg
 
Titulli: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

Kur te vdes,
Kur qefini im te dale ne porte
mos mendoni se kam ikur
nga kjo bote..
Kur te shihni
trupin tim te ngurosur
mos vajtoni ikjen time
nuk po iki,
por,po mberrij ne dashurine e pasosur..
Kur t'me lini
brenda ne varr
mos me thoni lamtumire
mbani mend se varri eshte
per parajsen aty prane
veç nje kurtine...
Kjo duket fund,
Si Dielli qe shuhet.
Ne te vertete eshte agim.
Kur varri mbyllet
e brenda tij te jeni ju
pikerisht atehere shpirti çlirohet..
Keni pare ndonjeher
faren ne toke te bjere
jeta e re me te a nuk mbin?
Nese kjo fare quhet njeri
çfare mendoni se do linde?
Keni pare ndonjeher
nje kove ne pus te bjere
e plot serish te ngjtet lart?
PSe te qajme per shpirtin
kur si Josifi del pre pusi
ai do shfaqet prape.
Kur per here te fundit
do mbyllesh gojen o njeri
fjala jote bashke me shpirtin
i takojne asaj bote me hapsire pakufi.
 
Titulli: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

Sonte që me natë, do marr në sy udhët
Qetas pa u ndjerë, do i hy hënës në gji
Ngrykë do marr mallin, sqetullash do mbaj kujtimet
Diku në natën vonë, do të mbërrijë tek Ti...

Aty, do ndeshen afshet n'pëshpëritje fjalësh
Nata hënën e plotë do e mbaj qiri
Castet do pijnë ujë, kupave ndjenjash mbushur
Mbledhur në gjoksin tënd, dhe prap kam mall për Ty...

1011050_10151479507646513_309968015_n.jpg

############

Ooo ti gje e vogel
qe sdi si te te quaj..!
Mendon s'te kujtoj,
por jo un ne zemer te ruaj...
Dhe
o ti shpiti'imi
mendon se je i vetmuar...
mendon se cdohere
duhet kerkuar..?!...
Kthej koken, them:
"Askush s'me kupton,
askush s'me vrojton..
...mundet un s'flas
aq sa duhet...
..mundet une duhet
me shume t'theras...."
Pak pak,
perseri kthej koken dhe them:
"Aq e tejdukshme jam
a vetem nje perde t'holle
para vetes kam..?"
Ooo ti gje e vogel,
qe s'di si te te theras..!
Ti,qe je dalldisur
pas atyre valeve t'detit...
Ti,qe prap me kujton...
Tani,me kerko c'te duash
prej sot jam ketu per ty...
Me kerko kur te jete ftohte
e do te bie bore...
Me kerko dhe kur te bie shi
e ti do kesh frike...
Me kerko dhe atehere
kur s'do m'gjesh...
Un,do te degjoj e do vi...
Para vetes do t'me kesh...
 
Titulli: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

Asgjë,
madje as vetë Asgjë-ja
nuk është aq e pagjurmë sa ne

Kurrë,
madje as Kurrë- ja
nuk është aq e vonuar
Sepse as deri atëherë
ne të dy, nuk do të bëhemi: Ne

Për këtë unë zbres nga pragu
i jo-kohës dhe iku me nguti
drejt shkretëtirës së përjetësisë:
Oooh …
sa pjerrtë teposhtëzes së fytit femror
iku unë nga dhëmbët e fshehtë
të trurit tënd

Pashë shtratin e errët të diellit
mos më lag më nga retë e pendimit
të syve të tu pas perëndimit

1044610_10200308245449849_154093962_n.jpg

##############################

Nëse dhomat e shpirtit tim do vizitoje
اfarë pretendon se do shikoje?

Cilin përbindësh mendon se fsheh?
Po të zhgënjej, por nuk më njeh.

Nuk ka nevojë për të trokitur
Hyr, shih, kërko, mbet' e habitur.

Mure të zbrazët lyer pa ngjyra
Fotografi, por pa fytyra.

Diku e hedhur afër shtratit
ثshtë nje kuti e tersit, e fatit.

E mbushur plot është me kujtime.
Brenda gjithë historia ime.

Janë fjalët që kam thënë aty,
gjithkush që njoha, përfshi ty.

Gjithçka që bëra, e që vetëm i ëndërrova
Vendet ku shkela, ku jetova.

Janë zënkat tona dhe mëritë
Janë puthjet netëve pa dritë.

Veset e mia që aq urreve
Mërgimi i ngadaltë i reve.

Dënimet që vuajta për ty
Herët kur s’të pash në sy.

Jetët që pa ty jetova
Të tjera femra që dashurova.

Janë dhe sekretet që s’të kam thënë
E amanetet që të kam lënë.

Fëmijet që kurrë nuk më lindën
Epshet që vrava se nuk mu bindën.

Ka letra, që për ty i shkrova
Në zarfet që kurrë s'ti dërgova.

E nëse gjithcka përmbys do kthesh
Sekretin më të madh do gjesh.

E kam fshehur në fund fare
Po s'e zbulove, s’ke pare gjë fare.

Nxirre mes duarsh në shtrëngim
Atë më të shtrenjtin sendin tim.

Balsamin që plagët shëronte
kur kjo djall jete më kafshonte.

Para fytyrës ngadalë afroje
Dhe mbylli sytë, pastaj zbuloje.

E kur ngadalë ta kesh zbuluar.
Veç një pasqyrë do gjesh në duar.

Do shohësh veten, reflektim
Se ti , ishe thesari im !

994194_616287961736979_1495744612_n.jpg
 
Titulli: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

Ajo- Syte mos ti pafsha!
Ai- Ne fund te botes shkofsh!

Ajo- As ne mendje mos te vafsha!
Ai- Per mua kurre mos enderrofsh!

Ajo- Merri te gjitha me vete…
Ai- Dhe netet pa gjume…

Ajo i tha: “Zemer”
Ai: “Te dua shume!”

Nuk kishte me fal,
e as ceremony.
Ajo e dashuronte
çmendej per te dhe ai.

|Gerhard Pregapuca|
 
Titulli: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

Dilema te hershme

E jotja dashuri.!Cfare dashuri.
Nje grumbull fjalesh retorike.
Nje grumbull puthjesh shplare ne shi..
Dhe cdo moment,nje pike cuditese..!

Eshte malli qe rrudhet,ashtu nen lekure?
A heshtja qe rritet e rritet gjithnji?
Ti munde qe zemren ta ktheje ne gur..
Une mallin nuk munda ta ktheja ne hi....!

Eshte faji i dimrit qe erdhi pa ngjyre?
A ngjyrat u zhduken ne vjeshten me shi.!
Ti munde cdo casti ti jepje fytyre.!
Une s’munda te gjeja se kush ishe ti.!
1013553_551443214919122_1229903674_n.jpg


#################################

Ndjenjë

ا’më pushtoi sonte kjo ndjenjë
Keto mendime nga më erdhën?
A thua lart nga qielli blu
Yjet mall mbi mua derdhën!

Janë flokët e tu përzier me dritë
A rreze hëne është ky tis !?
Si kallza gruri në mbrëmje maji
Fllad'i lehtë ti shpurpuris.

Kjo ndjenjë pa gjumë sot po më lë,
Nga thellësia e shpirtit si zjarr më doli,
Mu bë sikur dëgjova zë!
Fole ti, a era foli?

Më duket, i paskam harruar
Sytë e tu me qeshje drite,
Kam pak kohë që jam larguar
Si të ken kaluar vite!
 
Titulli: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

Per inatin tim ...

Për inatin tim
po bëhesh më i bukur,
Me ata sy jeshilë
si thellësia e deteve!
Për inatin tim
vjeshtës i dhe urdhër,
Të ndalojë përkohësisht
bjondimin e pemëve ...!

Për inatin tim
vazhdon të më duash,
Që të më largosh
nga krahët e erërave!
Ti po bën atë
që bëri Odiseu,
Për të mos dëgjuar
këngën e sirenave ...!

Për inatin tim
po bëhesh më i vogël,
Madje vetëm me ndryshimin
e formës së flokëve!
Për inatin tim
seç ke një të qeshur,
(Niagara do kish zili
po ta dëgjonte!)

Për inatin tim
vazhdon të më puthësh,
Duke larguar prej meje
gjithë dimrat!
Për inatin tim
vazhdon të më mundësh,
Duke bërë atë që bëjnë
vetëm tigrat! ...
998871_500101523411267_1806972607_n.jpg
 
Titulli: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

Ndaloje, ama emocionet qe dalldisin zemren dalin jashte rregullave te lojes dhe me shtyjne perpara. Syte dhe zemra shofin larg mallin e ndrydhur me vite, tek ec mes turmave, e truri perpunon ne kohe mijera kujtime te kaluara, adoleshence, pafajesi rinie, endrra te lena ne gjysme......

Kujtimet luftojne me njera tjetren per ti dhene drejtim udhekryqit ku u ndane rruget tona dhe si atehere, dhe sot ne kete zgjim endrre, une ec pas teje kshu kuturu pa marre guximin per te dal para. Te vjedh kshu nga prapa, pak mall, pak freski, pak arome e pak enderr ama po ike,,,,,, po ike per te mos dhene mundesi te zgjohen endrrat e fjetura e te prishin enderra te reja.......
 
Titulli: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

Ti nuk mund te me urresh kurre,sepse Engjejt nuk urrrejne,ato vetem mbrojne.Do ishte e kote te provosh te me urresh mua sepse urrejtja jote do te kthehet ne dashuri dhe dashuria jote ne mbrojtje per mua...
Ti nuk mund te me urresh sepse tashme une jam pjese e jetes tende,jam cope e zemres tende.Te me urresh mua do te thote te urresh vetveten.
Sa here qe ti vuan une vuaj bashke me ty,sa here qe merr fryme une marr fryme bashke me ty,sa here qe ti qesh une qesh bashke me ty.Sa here qe ti me urren une te adhuroj.
Te dhashe zemren time qe te jete me ty ne cdo hap te jetes tende
 
Titulli: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!



Recuerde el alma dormida,
avive el seso y despierte
contemplando
cَmo se pasa la vida,
cَmo se viene la muerte
tan callando;
cuلn presto se va el plazer,
cَmo, después de acordado,
da dolor;
cَmo, a nuestro parescer,
cualquiera tiempo pasado
fue mejor.


Manrique
 
Titulli: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

DALENGADALE VDES!

Dalëngadalë vdes ai që bëhet skllav i zakonit, duke përsëritur cdo ditë të njëjtat gjëra, kush nuk e ndryshon marshin, kush nuk rrezikon e nuk i ndërron ngjyrat e rrobave, kush nuk i flet njerëzve qe nuk njeh.
Dalëngadalë ai që eviton nje pasion, kush preferon te zezën mbi të bardhë dhe pikat mbi "i" në vend të emocioneve të zjarrta, pikërisht ato emocione që të bëjnë të të shkëlqejne sytë, ato emocione që të bëjnë të të rrahe zemra përballë gabimeve dhe ndjenjave.
Dalëngadalë vdes ai që është i palumutur në punë , kush nuk ndjek ëndrrat e veta.
Dalëngadalë vdes ai që nuk lexon, ai që nuk dëgjon muzikë, ai që nuk e shijon jetën .
Dalëngadalë vdes ai që lë një projekt pa e filluar akoma, kush nuk bën pyetje përreth temave që nuk njeh e gjërave që nuk di.

Evitojmë vdekjen me hapa te vegjël, duke kujtuar gjithmonë që të jetosh kerkon nje sforco të ëmbël që ta jetosh më intensivisht jetën.

- Pablo Neruda -
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 25.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 6.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 18.8%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 25.0%
Back
Top