Zhgarravina...dedikuar vetes!

Titulli: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

Uuu c'vale te fort qe sjell koha..
E ne shpesh te shastisur nga dhuna e saj,,,dhe prap si nje femij e ndjekim pas,.
veten e shofim si ne nje filem ..mes saj te babezitur,,
E prap qetesohemi,,dhe vertitemi ,,neper degzime enderrimesh,,
e kur pemet zhvishen,,nga ftohtesia e dimrit,,
ne te varfer,,dhe si lypsar,,neper brymera mengjesesh,,lutemi qe kjo kohe te na fale..
te na sjell deri ne pranver,..te na uijs neper yjesi.
kozmosit,,ne i lutemi,,per me te miren qetesi.
e keshtu,,cop pas cope,,gjethet bijen ,,e rilindin,,ne deshmitar momental..i mbledhim e prap i mbjellim..
Pemet e forta shekullore..nje betim lexon mbi to,,qe une ty kohe do te fitoj,,cdo rrebesh ,,qe ti me sjell.
 
Titulli: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

Buqeta qëndron mbi komedinën time
Gjethe përqafimesh, puthjesh lulëzuar
Diku mbi petale ndrit një pikë lot-vese
E një mëngjezi të pritur dhe të dëshiruar.
Gjethet që zgjaten krahë, përtej buqetës
E mbi flokët më bien, frymë-ledhatuar
Prej saj rrëshqasin lehtë, lule-puthjet,
Të dehura në oazin e Saharës së harruar.
Nuk dua ta shuaj abazhurin këtë mbrëmje
Zgjuar dua ta kaloj natën, pranë buqetës
ثmbël përqafuar nga gjethe- lulet e saja
Në buzë t'i ndjej polenin, shijen e jetës.
B.B
 
Titulli: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

Kam mësuar të jap, jo sepse kam shumë.. por sepse e di çdo të thotë të mos kesh..
 
Titulli: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

Adhuroj femrat qe nuk presin kurre asgje , sepse shkojne e marrin gjithmone ate qe duan. Ato qe dalin pa u lyer dhe ndihen te bukura gjithesesi. Ato qe nuk thone kurre se si jane, por mesojne te tjeret si te jene. Ato qe ecin gjithmone me koken lart, edhe kur bota do donte ti fundoste. Ato qe thone gjithmone " te dua " pa asnje egoizem , pa asnje interese. Ato qe kane shume dashuri perbrenda dhe padashur ja falin personave te gabuar...... |fcb|
 
Pe: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

Romantiket te lodhin (ndonjehere).
Dikur me pelqente fakti qe ai mendonte per mua. Me sillte lule cdo fundjave, te cilat nuk me pelqenin, sepse nuk ishin ato qe une preferoja, por ato qe ai deshironte te me dhuronte.
Me kerkonte ne tel. cdo 10 minuta, "cfare ben", "ku je", "me ke je"?
Ishte i perkujdesur per mua, madje kur dilja pa make-up, ose ne blue jeans ishte vdekja e tij. Une per ate duhet te isha femer ne cdo orar te dites.
E imagjinoni sa te lodh nje romantik i semure?
Tani dua vetem nje te shperqendruar,te shkujdesur, arrogant... vetem king te jete ama :bretkos:

(Autorja ma dha te drejten e postimit pa copyright :p )
 
Titulli: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

U rrukullisa mes mijra mendimesh per te te gjetur,,
askund nuk ishe,,shikova duart ne mos te mbaja,,mes tyre,,
ishin bosh,,
shikova rrotull meje,ne mos gjendesh neper puhiza ajri,,,
pash boshllek,,.
mbylla syt dhe shikova ne errsiren e ndricuar,,pashe vetem ca pluhera te pa fshira neper kujtes..
asgje absulutisht asgje,,
pastaj s'me ngeli asgje tjeter,,vetem te mos te kerkoja me..sepse thjesht s'kishe ekzistuar kurre.


3857421-737097-abstract-black-smoke-shape-on-white.jpg
 

Attachments

  • 3857421-737097-abstract-black-smoke-shape-on-white.jpg
    3857421-737097-abstract-black-smoke-shape-on-white.jpg
    36 KB · Shikime: 0
Titulli: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

Dhe tani kthehesh ?!...Se kuptoj me cfar fytyre...Tani me sajon lloj lloj
historish..Justifikimesh...Tani me vjen me ate frazen e perhershme ' Me fal '...Kjo esht e gjitha cka kerkon ? Te te fal ?..Ok te kam
falur...Tani kthehu mbrapsht dhe vazhdo rrugen tende..Pasi dikush tjeter esht nisur drejt rruges time..A mos me thuaj ?!..Nuk e gjete ate cka po kerkoje larg meje ?!..Apo
ndoshta e gjete, dhe ajo nuk kishte pik lidhje me mua ?..te lutem mos me fillo me ato shprehjet e tua cinike te tipit ' Me ke munguar '..Sinqerisht nuk dua tja dij fare...ty bashk me fjalet e tua kam koh qe ju kam cuar ne djall ! :D
 
Titulli: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

Rrëshqet loti i largimit
Psherëtima ndalet nuk flet
Fjalët nota në pentagram ajri
Sytë ç'orientuar nëpër net.

Thyhet copash xhami i shpresës
Mundohem ta mbledh në duar
Mes grimcave thërmohet shpirti
Në rrugën pa kthim, larguar.b.b
 
Titulli: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

Cti dedikosh vetes kur ske asgje per ti dedikuar?
As 2 zhgarravina sbejne efekt
As 2 llomotitje nuk mundojne te qepin ato te grisura te shpirtit
Imagjino shpirtin e nje personi si cader e e tendosur dhe papritur griset
Qepe..qepe sa te duash, shiu do hyje serish
Cti shkruash vetes kur spret me asgje
Gjithmone thoja eshte mire kur iluzionon veten
Biles biles lum ata njerez sepse spresin asgje dhe jetojne vec me endrra
Dhe atehere kur ajo realizohet jane me te lumturit
Por harrova qe une ia kalova edhe endrrave te verteta
U bera njesh me to dhe prita qe ato te realizoheshin
Cti dedikosh vetes kur veten se ke me?
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

Tani edhe une, me mundesite e mia te pakta do mundohem te shkruaj nje zhgarravine vetes por edhe rreth vetes. E di dhe fare mire e kuptoje, se ashtu siq me pretendojne ca edhe ne jeten reale, poashtu shumica edhe ju virtualistave do mendojne se eshte thjeshte nje zhgarravine (per mua note protestimi) e kot. Por qe do, qe une, budallai i koheve moderne, me kruhet, me vlon atje nga fund barku per ti thene gjerat kshu ne kater sy, thjeshte e shqip cullak, fare fare cullak ......

Kësaj radhe do shkruaj per batakun, llucen, ore jam ne mendje une apo jo????!!!! Jo, jo do te shkruaj per LLUMIN, llum-llumin, ngase bataku dhe lluca jane lule pranvere para llumit. Do shkruaj per llum-llumin qe na rrethone ne perditshmerite tona reale dhe virtuale. Do shkruaj per llum-llumin, qe rron ne llum, qe ushqehet me llum, qe ne vend ajri thith llum, qe bene banjo me llum dhe qe mendon sa shkarravitja ne llum eshte delire i pastertise. Po, po ky llum-llumi, duke mos patur mundesine ne jeten e vet te njofe cfare jane normat njerezore dhe duke mos patur mundesine te jetoje me njerëz afer, duke jetuar cdo dite ne llumin e tij qe e rrethon mendon se tere bota eshte llum dhe se cdo gje sillet rreth llumit.

Ky lloj llum-llumi, them te drejten na paraqitet ne forma e versione te ndryshme (zakonisht virtualiteteve). Ky lloj llum-llumi na paraqitet here si mashkull (qe as era **qe si vie e le me era mashkull apo burre) por nuk e gjejme mangut ne paraqitjet e tij edhe si femer ( qe as era ..dh si vie e le me ti vije arome femre). Nese nuk e keni ditur ka lluma me diplome dhe analfabet. Po, po edhe llumi ka gradat e tij. Thjeshte dyfytyrësia eshte nje lluks per ta ngase nga cdo ane qe ta kthesh ka nje fytyre. Edhe prapa po e shikove, aty te beli, ka fytyren e tij. Aroma llum-llum nuk e pengon ngase jeton me te andaj mos u befasoni edhe nese e shifni prane vetes ngase ka nevoje te afrohet, per te bere si veten, per te ngjyer ne llum sepse e vret drita e pastertise sate.

Ky lloj llum-llumi, mundohet te fut hundet deri ne intimitete me njerezore, ne halle, ne brengat tona, ne dëshirat tona, ne endrrat tona, ne letrat tona, ne gëzimet dhe hidhërimet tona dhe ne cdo informacion tonin, dhe qendron atje prapa gardhit duke masturbuar se zuri, se kapi apo se ka dicka ne dore qe nje dite do ta shfrytezoje kinse per nje lloj shantazhi. Dhe krejt ne fund behen bashke te gjithe llumat e llumave duke organizuar PARTY masturbuese si shenje gezimi se kan dicka ne dore.

E kuptoje se eshte e veshtire te jetosh ne nje ambient llumor, por ka edhe zgjidhje. Thjeshte flit pa ndrydhje, merr fryme lirisht, jeto lirisht, gezo lirine tende e jeten tende dhe krejt krejt ne fund eshte me e kendshmja: Mos e rruaj per llumin! Mos ju afro lumit LLUMOR!
 
  • Më pëlqen
Reactions: Sky
Titulli: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

Largohem nga vetja,,sepse me duhet ta ruaj shpesh here..
E ajo loznjare ne te shndriturit e imazheve me tregon lendimet dhe enderrat e saja te brishta,,bukurit,,arritjet,,emocionet dhe larshmeri ndjenjash,sa qe nganjehere me duken te huaja fare,..e te panjohura..nga larg..:)
largohem per ta len te lire,,ate ne brendesin e saj,,dhe prap e perkdhel me shikimin e shpirtit,,dhe me dashuri ne largesi e ushqej,,
por nga larg,,sa larg,,,nganjehere me humbet,,mes miraxheve plot mjegull,,perzierje pentagramesh,,ku ngjyrat here tonohen ne ekstrem here me zhduken,,e ne mes te asaj tablloje abstrakte,,e kerkoj vetveten time nga larg,,per ta pershendetur,,
per ti then se jam ketu,,per ty dhe me ty,,
por nga larg,,sa larg,,
bashkjetes e larget,,por e paqme,,do takohemi i them,- E ajo me buzqesh dhe me thote; Po patjeter,,! ketu do jem kur ti te rikthehesh,,ne mua aty ku ushqehesh dhe rritesh,,neper stinet e shpirtit njerzor,,:)
 
Titulli: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

Keshille vetes:

Buzeqesh e dashur,
Bajamja eshte e bukur
Sepse di te lulezoje.
 
Titulli: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

Nuk desha t'i analizoja fjalët që më the,
Nuk analizohen fjalët dalë nga shpirti
Në se pyes; çfarë tha? pse e tha? اfarë bëri?
Më mirë t'i mbyllë dyert e tia...dhe të iki...
 
Titulli: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

Ne djall vafsh me gjithe kujtime
Skllave zemer perulur rri
Dhe nuk me bindesh mendja ime
Ne djall vafsh edhe ti.
 
Titulli: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

Petalet e nje luleje i ktheva ne tinguj,,per ta arritur butesisht buzet tua,..
e zhvesha shpirtin tend deri ne lakuriqsin e tij,,e pash sa ftohet kishte,..
duart i mija i ndjeva te ftohta ,... dhe dot se prekja shpirtin tend,,frike kisha mos e ngrija me teper,,
avullin e frymarrjes time drejtoja drejt teje,,por ti ishe teper i fjetur te merrje oksigjenin tim,,ne shpirtin tend,,
ndjeja tek mbulohej shpirti yt me gjethe te mykura nga baltra rrugesh,,,dhe me dhimbje e shikoja,,duart mu ngurtesuan,,dhe vetem lutesha si nje e hutuar mes nje ngrice iluzioni verbal dhe shpirteror,,as vet se di si u zgjova nga ajo enderr ,,,u zgjova nga ti ,.apo nga une,,!?
 
Titulli: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

........................


camerron_zps3c12525d.jpg
 

Attachments

  • camerron_zps3c12525d.jpg
    camerron_zps3c12525d.jpg
    82.5 KB · Shikime: 0
Redaktimi i fundit:
Titulli: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

Ndaj eshte e rendesishme qe te heqesh dore nga disa gjera. T'i lesh ato te ikin. Te çlirohesh.
Njerezit duhet ta kuptojne qe askush nuk luan me karta te hapura; disa here ne fitojme, disa here humbim. Mos prit te te kthehen te mirat mbrapsht, mos prit vleresim per perpjekjet e tua, mos prit qe gjenialiteti yt te zbulohet apo dashuria jote te kuptohet.
Mbylle me kaq. Jo nga krenaria, paaftesia apo arroganca, por sepse thjesht, nuk eshte me pjese e jetes sende. Mbylle deren, ndrysho te dhenat.
Lere ate qe ishe pas dhe behu ai qe je !! "
 
Titulli: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

"Nëse të mërzita"


Të mërzita? Ik nga unë për pak kohë.
Mbase diku tjetër do të gjesh qetësi.
Po unë, s'mund të isha ndryshe, apo jo,
Në këtë botë të mbushur gjithë mërzi.

Megjithatë, ik, madje më merr inat.
Dhe në ndjehesh mirë, këtu më mos u kthe.
Harromë fytyrën si një degë të thatë,
Në pllajën e vetmisë të mbështjell me re.

Larg meje, ti kryeneçe le të më rrish,
pa më shtrirë dorën nëse gjendesh ngushtë.
Po unë, që vij nga bota e mërzisë,
Do ta kuptoj në çast kur ke rënë në kurth.

Dhe do të vij pranë, me pamje krejt ndryshe,
Të mos më njohësh që jam ai i pari.
E dashur, kjo botë, është e mërzitshme,
Nëse të thash ik, s’ta prisha thjesht nga malli.

Kur të ndjesh të ftohtë, të dridhesh në acar,
Do të vij ngrohtësi në vatër të të ndez.
Dhe ti, duke afruar duart në zjarr,
Do të shohësh pranë teje një eskimez.

Kur nga zhegu, të përvëlohet kurmi yt,
Një grusht uji burimi, do të sjell s'largu.
E ti do të qeshësh, duke larë sytë,
Se do të shfaqet një fytyrë zezaku.

Unë nuk e di, kur të më shohësh ndryshe,
Nëse do ta shtysh tutje, ujin a zjarrin.
Kjo botë që gjithçka bëri të mërzitshme,
Nuk di a mundi ta mërzis edhe mallin?

...Po kur buzët të të tundohen për puthje,
Kë do të kërkosh ti në dallgë dashurish?
Buzët e mia, do t’i gjakos me ndukje,
Veç me fytyrë tjetër, s'të shfaqem ta dish!
A.B
 
Titulli: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

E ndjen tek vdes koha,,,e ndjen meshir,,
e ndjen tek enderrat zgjohen ,. terbohen mbi nje realitet te ngrir..kacavrren neper kohen e zhubravitur mbi yje te vdekur..
Kristale shpresash bijen ne tok ,,dhe luten te mbijn mbi ngricat e mendimeve..
Por koha vdes,,vdes pa meshir,,e bashk me te dhe ne..
vdesim ne te gjall,,vesim ne gjum,,vdesim ne egoizem,,vdesim ne hipokrizi,,vdesim por pa vdekur..c'vdekje te trishta..
e ndjen tek vdes koha dhe ndjen meshir..
pastaj hap krahet dhe perqafon veten forttt..me shpresen qe kohen do e fitoj,,brenda vetvetes,,aty ku dhe lind..
kohe te vdekura,,kohe te trishta...copeza kohesh qe qajn neper tersin e copzave njerzore,,,
e ndjen e ndjen kur vdes koha ,,,dhe ndjen meshir..


65529_439243262819306_826006565_n.jpg
 
Titulli: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

Njeriu është i sinqertë vetëm kur flet shpirti i tij, e shpirti i njëriut kurrë nuk thotë budalliqe..
.. Vetëm kur është i sinqertë njeriu është natyrë e gjallë e gati për sakrificë totale:
vetëm në këtë gjendje vë në plan të parè tjetrin, jo veten e tij.

Sinqeriteti mund të mos kuptohet, mund të mos vlerësoheti, por nuk shkon dëm kurrë..
 
Titulli: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

perkthimi dhe pershtatja autori anonim.

Qirinj ndricojne dhomen tende te gjumit,,
dhe drita e yllit
qe zgjat hunden ne pjesen e mbrendshme te dhomes tuaj,
ku ju jeni ne tjerem ne rrobat e tua te gjumit,
ne driten e yllit,
ne endrren tende si ne nje perralle buzet e tua puthen me pasion mes yllit dhe henes,
ne driten e yllit,
deshira juaj do te behet me e dhunshme pasi keni shijuar qarkullimin ne fletet e mendafshta
ne driten e yllit,
ankthi juaj do te rritet pa fundesisht,,por mos harroni te hapni dritaren per mua,
ne driten e yllit,
Romantisches-Schlafzimmer.jpg
 
Titulli: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

25 dhjetor 2012 shkruajtur nga marigona

Ai dashuron dikë tjetër, e di që po vuan
Nuk është e vërtetë, e dua
Zemrën e tij dikush tjetër e ka, ti po vuan
Nuk është ashtu, unë e dua
Nuk të gënjej, unë të dua, një mundësi
është e kotë, nuk mundem, fati im është ai.
Në gjelbërimin e parkut po puthej në mbrëmje
Me do, nuk është e vërtetë, une e dua
Sytë i shndrisnin, një mundësi, të dua
Nuk mundem ta besoj, nuk është ashtu, une e dua
Të lutem, një herë më degjo, mund të ketë shpëtim
Gjithçka do të jetë e pavlere, më kupto, ai është fati im.
 
Titulli: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

Si erdhi nata, erresira ne syte e mi!
si hija e territ kerkon te me perpije
sa keq qe vetem jam ketu pa ty
ne erresiren gllaberuese i kerkoj ata dy sy
ku je e dashur pafuqimisht po te kerkoj
te me japesh doren dhe terrin t’a largosh
eja dhe me merr dhe kurr mos u largo
je drita ne syte e mi kete mos e harro.
sa ftohte! sa e ftohte kjo nate pa ty
as edhe nje vullkan nuk do te mund t’a shkrije
akullin qe ka mberthyer zemren dhe qenien time
duke pritur ngrohtesine vetem prej teje te vij.

526764_553519511336038_1411288022_n.jpg


################################################################################

Di qe: - Jeta vret... - Njerezit
lendojne...
- Cdo gje, sado e bukur t'jete, heret
a vone
mbaron...
... - Endrrat shpeshhere ngelin
vetem aq, dhe asgje me teper,
endrra...
- Deshirat bien ne kundershtim me
realitetin...
- Cdo njeri, sado i mire t'jete,
lendon dhe lendohet,
zhgenjen dhe zhgenjehet, genjen dhe
genjehet...
- Cdo fillim e ka nje fund...
... - Fjalet e thena i mer era... -
Premtimet thyhen lehte...
- Askush nuk eshte i
pazevendesueshe m...
- Gjithcka ne te cilen besoje, ne nje
sekond t te
vetem, zhduket...
- Ka momente ne t'cilat do doje
t'ktheje kohen pas, per t'patur edhe
nje here lumturine ... ku vetvetja te
duket i/e i gezuar me boten nen
kembet e tua... - Keshtjellat e
thurura plot lumturi dhe sinqeritet
nuk ekzistojne ... - Dashurite e
medha si ne perralla, me nje fund
t'lumtur, mbeten aty, ne perralla, jo
ne kete bote ... - Ndonjehere, duhet
te jetojme, edhe pa dashur...

602084_551182934903029_1442335781_n.jpg
 
Titulli: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

Ndjeje jeten tek te prek butesisht lekuren tende te zhveshur nga komplekset,,ndjej shkelqimin e diellit,.. tek rreshket ne zemren tende dhe ngroh jeten brenda teje,,leshoje pjalmin e shpirtit dhe ai do udhtoj neper boten e dashuris...

310518_603711696325252_1426545746_n.jpg
 
Titulli: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

ZOTI IM
Mos me lejote me mashtroj suksesi
e as humbja te me hedh ne deshperim
me perkujto vashdimisht se mos suksesi
eshte sprov qe i paraprin suksesit
ZOTI IM
me meso se toleranca eshte
shkalla me e lart e fuqis
ndersa deshira per hakmarrje
shenja e par e dopesis
ZOTI IM
nese ma merr pasurin,ma le shpresen
nese ma dhuron suksesin
ma dhoru edhe forcen qe ta mundi humbjen
nese ma merr dhuntin e shendetit
ma dhuro dhuntin e besimit
ZOTI IM
kur te gaboj ndaj njerzve
ma dhuro forcen e te kerkuarit faljen
ndersa kur njerzit gabojn ndaj meje
ma dhuro forcen e faljes
ZOTI IM
kur te harroj ty
ti mos me harro mua
182413_346749242102531_1064575087_n.jpg
 
Titulli: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

Zot të lutem..!
Nuk të kërkoj mrekulli apo vizione, por forcën për t'u
përballur me përditshmërinë.
Më ruaj nga frika e humbjes së diçkaje në jetë. Mos më jep atë
ç'ka dëshiroj, por atë që kam nevojë. Më mëso artin e hapave
të vegjël...!
 
Titulli: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

Gjaku im ka mbaruar,
frymemarrja ime ka ndaluar,
fjalet jane thare
syte veshtrojne te pikelluar,
per here te fundit ty per te takuar,
te pakten eja sot te une
te me varroses ti,
se shpirtin ma vrare
dhe zemra nuk rezistoi
dhimbjen shpirti zemres ja kaloi,
ti me vrave pa faj,
me dashurove pa kufi
me premtove se edhe e vdekur
ne vendin tim sdo vesh tjeter njeri…
Te dua o jete
208884_495984637131647_792263817_n.jpg


###################################################################

këtë botë gjumashësh sa fort dua ta zgjoj…
ndaj kam një ëndërr
që t’mos kem më ëndërr
e një botë pa ëndrra t’arnoj…

por

ty veç në ëndërr të kam parë
për jetë e mot
e s’di a je…
e s’di si je…
veç di që je…
atje…
në ëndrrat bardhezi ku më endet ënda
në vegime agimesh që ata s’i shohin dot
269191_490528491010595_1161814117_n.jpg


###################################################################

Ate qe dashuroja nuk e dua me. Genjeva! E dua, por me pak. Genjeva serish: e dua, por me turp, me trishtim. Me ne fund thashe te verteten. Eshte pikerisht keshtu. E dua, por ate qe do te doja te mos e doja, ate qe do te doja te urreja, ama gjithsesi e dua, por kunder deshires, ne detyrim, ne lot, ne vuajtje. Mund te gjej trishtueshem vehten te shprehja e nje poeti te famshem: "Do te te urrej, nese do te mundem. E nese jo, do te te dua kunder deshires".
64215_4960949474642_899913042_n.jpg
 
Titulli: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

Jam nje peshkatare pa shpirte dhe pa dhimbje,
se ne grepin qe kam hedhur,,kam futur zemren time,
nese ste shijon,,keshtu e ka loja,
nese e kafshon,,sdo te shqyhet goja.
rosamund%2Bherzen.jpg
 
Titulli: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

E gjeta buzë detit.
U përhumba në shkallëzimin e kaltërsisë, që valëzonte drejt thellësisë.
Vullnetshëm u treta në thirrjen e pafundësisë. U bëra një me shpirtin e botës.
Lakuriqe, në vorbullën e vrullit të pafund të energjisë së pastër jetësore.
Fjalët më nuk dilnin. Heshtën edhe mendimet. Në çast e gjeta veten në qendër të universit.
Përballë e kisha burimin e çdo gjëje që është, që ka qenë dhe që do të jetë.
Dhe ai ishte aty. Njëjtë sikur unë. I heshtur. I tkurrur në vetminë e dhimbjes së vet.
Shpirti im binjak!
 
Titulli: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

Dehu përjetësish me mua...

Edhe pse të ndiej gjarpërisht mbi lëkurë
duke depertuar thellë…thellë në asht,
Më mungon:
Si sharku - bariut në dimrin me borë,.
Si klorofili - pranverës së çmendur.
Si dielli – ****s, në verë.
Si gjethja e kuqe - vjeshtës…


I ulëras ekzistencës me klithma të çmendura pasioni…
Duke grricur shpirtin tim dhe tëndin,
Dashurinë që nuk mjafton as edhe për një “vakt’
në kupën e praruar të Zotit…

Shndërruar në “eliksir” jete,
Derdhem:
gojës ,
.......buzëve,
..............dëshirës,
.........................etjes…

Dehu përjetësish…me mua…

Por…bëje tani, tani…se
gjaku shpertheu kapilarët
dhe…
nisi rrugëtimin e vdekjes...
76451_443599389040343_435669833_n.jpg


###################################################################################

ثndërr ...

Mbrëmë,
gjithë natën
isha me ty...
T’i këputa
venat…
T’i zbërtheva
eshtrat…
T’i gjakosa
flokët…
Të putha
në sy.
Mbrëmë,
gjithë natën,
isha
me ty.
Por,
në mëngjes,
s’munda
të të rikrijoja…
S’më dilnin
gjymtyrët.
S’më mjaftonin
flokët.
Buzët
e kafshuara,
fytyra
e plogët.
Dhe,
ika…
Ika,
mora malet…!
Zjarri,
që kam brenda,
as shuhet…
As falet...!!!
521695_448176265270460_1905752024_n.jpg


###########################################################
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 2 16.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 16.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 8.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 25.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 16.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 16.7%
Back
Top