Vajza kujdes nga Kanceri i gjirit

Kanceri i gjoksit, kura pas dy viteve

Nje kure e re per kancerin ne gjoks mund te jete e disponueshme pas dy vjetesh.
Lajmin e ben te ditur nje grup shkencetaresh ndekombetare, sipas te cileve, ky lloj kanceri manipulon molekulat“MicroRNA”. “Duke shfrytezuar MicroRNA, qelizat malinje te kancerit perhapen ne pjesen tjeter te trupit”, thekson onkologu i “London's Imperial College”, Justin Stebbing.

Duke bllokuar kete mekanizem, kanceri nuk nuk do arrije te perhapet dhe ne kete menyre do te jete i kontrollueshem. Zbulimi eshte publikuar ne revisten shkencore “Proceedings of the National Academy of Sciences”. tch
 
Teknologjia nano kundër kancerit


Shkencëtarët kanë zbuluar një mënyrë të re për të luftuar tumoret kancerozë duke përdorur teknologjinë nano. Doktor Sam Uiklajn pranë universitetit Washington në Saint Luis, thotë se ka gjetur një zgjidhje duke zhvilluar pjesëza nano të quajtura nano-bee – bletë-nano, që e dërgojnë ilaçin anti-kanceroz drejt e në tumor dhe ashtu si bletët e godasin atë me thumbin e tyre. Doktor Uiklajn thotë se bletët-nano janë jashtëzakonisht të efektshme ndaj tumorëve të llojit melanoma. Ai shpreson që brenda dy vjetëve të fillojë provat klinike të kësaj metode, por parashikon se miratimi i saj nga administrata e ushqimeve dhe ilaçeve do të jetë një proces i vështirë për shkak të kompleksitetit të mënyrës së trajtimit. Studimi i doktor Uikllajnit mbi bletët-nano që luftojnë kancerin u botuan në revistën ‘Clinical Investigation’
 
pajtohem me mendimin tend Gjarperesha te njejten gje e kam degjuar edhe une po as une nuk mund te them se esht 100% e vertet ..si dihett
 
Kura ndaj kancerit të gjirit

Deri vonë qelizat të cilat stimulonin rritjen e kancerit të gjirit, kanë dalë fitimtare ndaj kimioterapisë.
Qelizat zotëruese, ose qelizat burimore formojnë bazën për rritjen dhe shpërndarjen e tumoreve të reja në trup, kështuqë bëhen pika kulmore e kërkimeve të reja për këtë fushë.​
kancerigji.jpg
Ato kanë fuqinë të zhvillojnë një tumor të ri, dhe janë rezistentë ndaj terapive ekzistuese kundër kanceroze. Ata sygjerojnë nevojën për të zhvilluar terapi të reja për qelizat burimore kanceroze.
Tashmë kërkimet amerikanë besojnë se duhet të gjejnë një mjekim të ri I cili mund të ndalojë qelizat burimore. Përbërja e re njihet me ermin salinomycin.
Një studim është publikuar duke shpjeguar vetitë e salinomycin. Eksperimentet tek miu tregojnë se salinomycin ul rritjen e malinjeve dhe është më I efetshëm se ilacet e tjera në vrasjen e qelizave burimore kanceroze. Ndikimi I tij I bën qelizat burimore më pak të afta për zhvillimin e malinjeve.
Përvec kësaj salinomycin frenon gjenet, funksioni I të cilëve është I lidhur me tumorët malinje dhe funksion tjetër ka rritjen e raportit të mbijetesës.
Eksperimentet kanë zbuluar se salinomycin është 100 herë më e efektshme se mjekimet e tjera anti kanceroze të cilat përdoren në rastet e kancerit të gjirit, taxol(paclitaxel)
Kërkuesit janë të sigurtë se ilacet të cilat kontrollojnë qelizat burimore dhe ndalojnë përhapjen e malinjeve në trup do të përdoren në të ardhmen. Ndërkohë pritet versioni njerëzor I salinomycin-ës. TO​
 
Kanceri I gjirit është një tumor malinj që zhvillohet nga qelizat e gjirit, dhe është një prej kancereve më të shpeshtë që prek femrat. Kërkime të fundit vënë gisht mbi shumë faktorë të ndryshëm që mund t’a shkaktojnë ktë.
Këto janë faktorët më të rrezikshëm të kancerit të gjirit.
kanceri i gjirit.jpg

Kërkime të fundit deklarojnë se grupi I moshave mbi 50 vjec ka një nivel të lartë rrezikshmërie, në anën tjetër, grupi I moshave nën një 20 vjec kan nivel më të ulët rreziku. Duhet thënë se kjo sëmundje është shumë agressive për grup moshat midis 25-50 vjec.​
  • Një fakt tjetër që nuk duhet lënë pa u marrë në konsideratë është dhe cikli menstrual; vecanërisht për zonjat që kanë një jetë të gjatë menstruale, përshembull atyre që u vijnë menstruacionet shumë herët dhe u ikin shumë herët.
  • Femrat të cilat pijnë duhan dhe alkol rrisin rrekshmërinë e zhvillimit të kancerit të gjirit.
  • Kanceri i gjirit zhvillohet më shumë në gratë e martuara të cilat nuk kanë lindur ndonjëherë fëmijë, ose që kanë lindur fëmijë por nuk I kanë ushqyer me gji bebet e tyre.
  • Femrat të cilat kanë pasur më parë kancer në njërin gji kanë rrezikshmëri më të lartë të zhvillimit të kancerit në gjirin tjetër, dhe nëse kanë pasur në brezat e mëparshëm të familjarëve të tyre me kancer( nëna, motra dhe fëmijë), atëherë ka gjithashtu rrezikshmëri të lartë.
  • Kanceri I gjirit është I lidhur dhe me obesitetin dhe marrjen e lartë të yndyrnave.
  • Femrat të cilat kanë përdorur kontraceptivë oralë për më shumë se 10 vjet janë më të predispozuara ndaj kësaj sëmundjeje.
  • Në anën tjetër, femrat të cilat bëjnë ushtrime fizike 4-5 orë në javë zvoglojnë rrezikun e zhvillimit të kancerit të gjirit.
  • Faktet e sipërpërmendura rrjedhojnë nga analiza statistike.
Gjithashtu I lejoj vetes ti jap një këshillë të gjithë femrave që lexojne kete postim, të cilat duhet t’ja transmetojnë gjithë femrave të tjera që njohin, që të bëjnë një kontroll të rregullt mjeksor, mamografie, paptest. Ju lutemi t’a bëni detyrë kryesore përkujdesjen ndaj trupit tuaj, jetës tuaj. Kjo jetë nuk ju falet dy herë, por vetëm një herë, mos e hidhni atë tej thjesht prej pakujdesisë. Mos harroni: është më mirë të parandalosh se të kurosh!Beauty
 
Ishalla Gjendet Ilacqe per kete Smundje sepse shume Grat po prek kjo Smundje.
Per mendimi tim keshtu mendoje une Me shuem Rrespket Nga Qendrimi
 
Dieta e gjoksit të shëndetshëm

Gjoksi i një femre nuk duhet të jetë vetëm I bukur, por para së gjithash ai duhet të jetë I shëndetshëm. Ushqyesit janë të sigurtë, se jo vetëm
gjoksi.jpg
kozmetika e duhur, higjena ideale dhe fitnes I rregullt mund t’ju ndihmojë të keni një gjoks të shëndetshëm por gjithashtu dhe një dietë e duhur. Pra, për cfarë kemi nevojë të hamë dhe të pimë, ne femrat në mënyrë që të kemi një gjoks sa më të shëndetshëm dhe të bukur? Me poshtë janë disa këshilla të shëndetshme që duhet ti ndiqni.
Fruta dhe perime portokalli
Para së gjithash, femrat duhet të përfshijnë patjetër në dietën e tyre ditore fruta dhe perime portokalli dhe të verdha. Këtu përfshihen kajsi të freskëta dhe të thata, qitro, bananet, karrotat. Ato përmbajnë shumë vitamina si A, E dhe C- antioksidantët kryesorë të cilët nuk e lënë gjoksin tuaj të plaket shpejt.
Parandaloni kancerin e gjirit
Lakra kineze dhe e bardhë, lulelakra, brokoli janë ushqimet e nevojshme, që duhen ngrënë në mënyrë që të përmisoni dhe të mbani shëndetin e gjoksit. Kto janë ushqimet kryesore që mbrojnë gjoksin ndaj kancerit.
Selen për një gjoks të shëndetshëm
Gjoksi I femrave nuk mund të bëjë pa selen, I cili ndodhet në arra brazili dhe maja birre- burimet kryesore të vitaminës B1, I cili I jep lëkurës së gjoksit elasticitetin e duhur.
Pije për një gjoks të shëndetshëm
Konsumimi I verës së ëmbël gjithashtu është shumë I mirë për gjoksin e femrave. Pije të tjera të shëndetshmë për gjoksin janë caji jeshil dhe caji I bardhë. Ushqyesit rekomandojnë të pini 3 deri në 5 gota në ditë, pasi sic e dini kto lloj cajrash kanë veti të forta antioksiduese. Kjo do të thotë që ato e mbrojnë trupin (përfshirë ktu gjoksin tuaj) nga sëmundje të ndryshme dhe plakje e parakohshme.
 
Po de
skemi qa me ba tjer
per mendimi tim as gje tjer nuk di qfare perigjen me dhan ketu ne kete teme.
ncnc mke cmen shoko je i pa pam rrespekte nga turi nadijes
 
Femrat e vetmuara më lehtë sëmuren nga kanceri i gjirit

Studiuesit thonë se femrat e vetmuara kanë rrezik më të madh që të sëmuren nga kanceri i gjirit. Izolimi shoqëror tek femrat shkakton stres dhe frikë, që mund të shpejtojnë rritjen e tumoreve potencialisht vdekjeprurës. Edhe pse studiuesit tezat e tilla i bazojnë në studimet në minj, ata thonë se një pjesë e mirë e zbulimit, mund të vërehet edhe në shëndetin e njeriut. Ata thonë edhe se ky zbulim mund të përgatisë rrugën për zbulimin e ilaçeve të reja kundër kancerit. Studiuesit nga Universiteti i اikagos kanë studiuar kafshët, të cilat gjenetikisht kanë pasur predispozita për t’u sëmurë nga kanceri i gjirit. Stresi i cili është krijuar për shkak të jetës në vetmi, e ka ndryshuar sjelljen e gjeneve në indet e gjirit dhe e ka shpejtuar rritjen e qelizave kancerogjene. Tashmë disa vite mbështetet ideja se femrat që kanë mënyrë stresuese të të jetuarit, më lehtë sëmuren nga kanceri i gjirit. Mirëpo, studimet e deritanishme kanë sjellë dëshmi të kundërta rreth asaj nëse stresi me të vërtetë është iniciues për këtë sëmundje të rrezikshme. Ky është studimi i parë, i cili vetminë e ka sjellë në lidhje të drejtpërdrejtë me kancerin e gjirit. Në të vërtetë, minjtë janë ndarë në dy grupe. Grupi i parë ka jetuar në shoqëri, ndërsa minjtë në grupin tjetër kanë qenë të izoluar. Edhe pse kanë jetuar në mënyrë të njëjtë të të ushqyerit, minjtë e vetmuar kanë fituar tumore. Studiuesit thonë se zbulimet e tilla mund të ndihmojnë në zhvillimin e masave parandaluese dhe mund të ndihmojnë edhe në zbulimin e ilaçeve të reja për kurimin e kancerit të gjirit.KS
 
اfarë duhet të dini për ciklin e menstruacioneve
Nëse cikli i menstruacioneve u ka munguar, kjo vetëm nënkupton se nuk keni pasur evoluim atë muaj


Pse nganjëherë vonohet cikli i menstruacioneve, çfarë duhet bërë nëse menstruacionet janë të tepërta, ndërsa si të veproni nëse keni gjakderdhje mes cikleve? Këto janë pyetje përgjigjet e të cilave i japin specialistët e gjinekologjisë.

Mungesa e kohëpaskohshme
Nëse cikli i menstruacioneve u ka munguar, kjo vetëm nënkupton se nuk keni pasur evoluim atë muaj. Arsyeja e mundshme për këtë, është stresi, i cili mund të involvohet në lëshimin e hormoneve në trup, që ndikojnë në evoluim. Por nëse cikli mungon një kohë më të gjatë, duhet vizituar gjinekologun.

Diarreja
Kjo është plotësisht e zakonshme. Fajtori për diarrenë para-menstruale, është prostaglandina, një kemikalie e cila lëshohet në trip gjatë menstruacioneve. Ajo shkakton kontrakcione të mureve të mitrës, por edhe të zorrëve. Por ka zgjidhje për këtë: pini një ose dy “Ibuprofen” një apo dy ditë para cikleve.

Gjakderdhja e lehtë
mes cikleve
Keni kujdes në këto gjakderdhje, përcilleni kur dhe sa derdhni gjak. ثshtë normale që nganjëherë shumë lehtë të keni gjakderdhje mes dy menstruacioneve dhe se kjo zakonisht zgjat vetëm një ditë. Shkaku i kësaj është evoluimi i parakohshëm. Por nëse i fitoni menstruacionet dy herë në muaj, me ngërçe të forta, ndoshta keni ciste në vezore. Vizitojeni mjekun. Cistet shpesh vet kalojnë, por në disa raste janë të nevojshme ilaçet apo operacioni.

Ciklet e tepërta
Nëse njëherë apo dy herë në vit keni menstruacion të fortë anormal, kjo nuk është asgjë e çuditshme. Por nëse kjo ndodhë disa herë radhazi, kjo mund të jetë shenjë e endometriozës, miomës apo cistës. Të tria këto mund të shkaktojnë joplleshmëri nëse nuk kurohen, kështu që vizitojeni mjekun. Ai do t’u dërgoj në ultrazë dhe në analizat e gjakut. Pilulat për kontracepsion, munden paksa të lehtësojnë simptomat, por nganjëherë është i domosdoshëm operacioni.
 
Gratë që rrezikohen nga kanceri i gjirit
Një në tetë gra mbi moshën 40 vjeç rrezikohet të preket nga kanceri i gjirit, ndaj mjekët rekomandojnë që të bëhen kontrolle të herëpashershme për të parandaluar në kohë këtë sëmundje. Dihet se kanceri i gjirit është njëra nga sëmundjet më vdekjeprurëse të femrave të kohëve tona. Por, shpesh harrohet se bëhet fjalë për një sëmundje të shërueshme, nëse zbulohet me kohë. Për fat të keq, në vendin tonë nuk praktikohen kontrolle të rregullta për parandalimin e kësaj forme të kancerit, gjë që dmth se mjekët dhe mediet, por edhe institucionet shtetërore dhe të tjerët, kanë shumëçka të bëjnë në këtë drejtim.
 
Kanceri në gji, mamografia dhe faktorët

Përcaktimi në kohë i rrezikut do t'u jepte grave mundësi për të marrë barna për pakësimin e gjasave të zhvillimit të kancerit në gji.
Krahas mamografive të përvitëshme, disa mjekë po rekomandojnë që gratë pas periudhës së menopauuzës të kryejnë një analizë të re, jo për të parë nëse kanë kancer në gji, por për të përcaktuar gjasat për zhvillim e këtij kanceri në në të ardhmen.
Shkencëtarët e qëndrës kërkimore Pacific në Kaliforni thonë se duke shqyrtuar disa karakteristika personale mjekët mund të përcaktojnë se cilat gra mund të jenë në rrezik më të lartë për t'u prekur nga kanceri, por fakti që mjekët nuk u thonë pacienteve në mënyrë rutinë se cilët janë këta faktorë ndoshta shton gjasat e tyre e për t'u prekur nga kjo sëmundje.
Për shembull, gratë e moshuara, ato me gjoks të ngjeshur dhe ato që kanë një histori familjare të kancerit të gjirit, që të gjitha këto kanë gjasa më të mëdha për t'u prekur nga kanceri në gji. Por lindja e fëmijëve e pakëson rrezikun e një gruaje për t'u prekur nga kanceri i gjirit.
Shkencëtarët thonë se nëse mjekët i mbledhin dhe i peshojnë me kujdes këta faktorë, parashikimi se cilat gra janë me rrezik të lartë për t'u prekur nga kancerit në gji, është i mundshëm.
Shkencëtarët thonë se mjekët gjithashtu duhet t'i diskutojnë me pacientet e tyre se çfarë gjasash kanë ose nuk kanë për t'u prekur nga kanceri në gji, sepse në këtë mënyrë ato gra që janë në rrezik të lartë mund të vendosin të marrin masa a të kërkojnë ndihmë.
Mundësi të tjera për pakësimin rrezikut të prekjes nga kanceri në gji janë ulja e peshës trupore, pakësimi i pijeve alkoholike dhe marrja e barnave për kontrollin e hormoneve.

Kanceri i gjirit[cancer braest] eshte ndryshimi i gjendjes qelizore ne pjesen e siperme te gjrit te quajtur te quajtur mamol.eshte i pesti per rrezikshmeri vdekjeprurese,qe 99 per qind zhvillohet tek femrat dhe 1 per qind tek meshkujt.Eshte kancer qe zhvillohet ne te gjitha fazat e jetes, por me teper ne fazen e klimaktirios e mbrapa[eminiopazes],si dhe eshte trashigues.
LLOJET E KANCERIT TE GJIRIT
cilesohen nga shkaqet dhe faktoret qe ndikojne ne dukurine dhe zhvillimin e ketije lloji canceri.1}Ndryshimi ose metallaza gjenetikene ndertimin gjenetik te qelizes DNA nga gonogjene qe jane pergjegjes per stabilizimin e ritmit te funksionimit dhe shumimit te qelizave te organeve gjenitale.2}Ndryshimi patologjik nga shkak i panjohur i qelizave mamol te gjirit qe anatomia e tyre me karakteristika te ndryshme nga te tjerat ne siperfaqe dallohet me analize mikroskopike.3}Ndikimi i proteinave,isterogoneve,projesterolit qe kane shkak gonogjenik.4}ndikimi i nje proteine epiteriale HER2 qe kjo proteine eshte nr1 ndikuese ne kancerin e gjirit qe ndryshe quhet edhe kanceri mastal.80-90 per qind e rasteve te shfaqjes se kancerit te gjirit[mastal]kane si faktore ndikimin e dy gonogjeneve qelizore ne ndertimin gjenetik DNAte qelizes ne zonen e kromosomave 13 dhe 17 te emeruara BRSA1dhe BRSA2 qe jane pergjegjse per stabilizimin e funksionimit dhe shumimit te qeliave te sistemit gjenital,te cilet kata gonogjene jane antihongologe qe ne qofte se pesojne autometallaze ose ndalojne ritmin e funksionomit krijohet matallaza e funksionimit te brendshem qelizore dhe lindjen e qelizave kanceroze.keta gonogjene jane trashikues dhe ne qofte se trashigohen te te metallazuara ose qe nderrojne menyren e funkionit,shkaktojne cancerin e gjirit dhe jo vetem.Ata mund te shkaktojne edhe kancerin e qeskave vezore te mitres[kancer ovarium],por kryesisht shkaktojne kancerin e gjirit.Fazat e zhvillimit te tije qe njihen gjer tani jane tre,faza e pareT faza e dyte N dhe faza e trete faza M.Faza T eshte tumor d,m,th, gender brenda zones momal,faza e dyte N kur perhapet ne lemfadenat poshte sqetullave ose poshte grykes,dhe faza e trete faza M kur qelizat kanceroze bejne metastaze jashte pjeseve te gjirit ne organet eose pjese te tjera.SHENJA [SIPTOMAT.Ndryshime te qelizave,dukuria e kisteve te vogla [qe nuk jane gjithmone kanceroze]dallimi i tyre me mikroskop.Ndryshime te pjeses se siperme te gjirit te quajtur mamo dhe rreth tije,enjtja e gjirit,ndryshimi i lekures ne siperfaqe,dhemje e gjirit si dhe kruajtja e tije.Siptomat me te zakonshme jane ndryshimi anatomok qelizore ne pjesen e brendshme te mamos ose thili dhe ne siperfaqen e lekures.Ne pjesen me te madhe femrave ky lloje kanceri eshte mashkull.TERAPIA behet kryesisht me mastoktomi,kimioterapia,radioterapia,qe shoqerohen me terapi antiistrogonike, per te ulur dhe mbajtur nen kontoll hormonet e istrogoneve.Do ju lutesha moderatoreve te redaksise ta transmetojne kete koment,per arsye se informimi i njerezve per keto ceshtje mjeksore qe permbajne rrezikshmeri te larte eshte e vetmja gje qe mund te beje per njerezit.Faleminderit.

Gratë e moshuara kryejnë mamograme të përvitëshme për të zbuluar kancerin e mundshëm në gji, por tani disa ekspertë thonë se këto gra duhet të kryejnë një lloj tjetër analizë, e cila do të tregonte nëse ato janë në rrezik të lartë për t'u prekur nga kjo sëmundje...
 
Nivelet e ulëta të kolesterolit, rrezik për kancer të gjirit

Nivelet e ulëta të kolesterolit HDL, si një pjesë përbërëse e sindromave të ndryshme metabolike, janë të shoqëruara me një shtim të riskut për tumor gjiri në gratë pas menopauzës. Një studim i koordinuar nga kërkuesit e Universitetit Tromso në Norvegji mori në vëzhgim 38 823 gra të moshës mes 17 dhe 54 vjeç. Gjatë periudhës së vëzhgimit u vunë re 708 raste me kancer gjiri invaziv. Gjatë analizave komplekse të realizuara u vërejt një lidhje inverse e niveleve të HDL, kolesterolit të keq, dhe rrezikut për kancer gjiri tek gratë pas menopauzës. Ky shoqërim u konstatua vetëm te gratë me një indeks të masës trupore të barabartë apo më të lartë se 25 kg/m2, gra në mbipeshë ose obeze. Pra nivelet e ulëta të kolesterolit shtojnë rrezikun e shfaqjes së kancerit të gjirit te femrat. Rritja e shpejtë e niveleve të PSA-së, tregues i mbijetesës tek kanceri i prostatës, është indeks i një mbijetese të ulët. Një studim i realizuar në mbi 1095 meshkuj me tumor të lokalizuar në prostatë, ka treguar se një rritje e rrufeshme e përqendrimeve të antigjenit PSA, (prostate-specifik antiken), është një indikator i një mbijetese të reduktuar. Objektivi i studimit ishte vlerësimi i faktit nëse do të mund të identifikoheshin meshkujt në rrezik letal pas trajtimit me heqjen e plotë e prostatës, pas tumorit të prostatës. U vu re se një rritje vjetore e PSA-së më e lartë nga 2 mg/ml ishte e shoqëruar me një mbijetesë tepër të ulët. Edhe parametra të tjerë kanë lejuar të parashikohet mbijetesa e pacientëve me tumor të prostatës. KS
 
Raporti, zonat ku gjendet më shumë kanceri i gjirit


Sipas Regjistrit Kombëtar të Kancerit, Shqipëria e Mesme dhe ajo Perëndimore janë më të prekura nga kanceri i gjirit se Veriu dhe Juglindja

Në Shqipëri kanceri i gjirit është kanceri që haset më shpesh dhe zë vendin e parë në shkaqet e vdekjeve tek femrat.

Në Shqipëri prej kancerit të gjirit preken rreth 350-400 gra çdo vit. Në Shqipëri kanceri i gjirit kapet në faza të avancuara, vetëm 5% e rasteve diagnostikohen në stadin e parë të sëmundjes.

Ferdinand Jorgoni specialist i Regjistrit Kombëtar për kancerin, në Shërbimin e Onkologjisë shpjegoi edhe zonat më të prekura nga kanceri i gjirit. Ndërkohë ai theksoi se shumica e grave paraqiten tek mjeku specialist për diagnostikim kur sëmundja ka avancuar shumë dhe shpesh është e pamundur për të bërë diçka.

Harta e të prekurve

Nuk jepen shpjegime specifike nga specialistët por kanceri i gjirit në disa zona është shumë i përhapur ndërsa në disa zona incidenca është më e vogël. "Gratë në rrethet e Shqipërisë së Mesme dhe asaj Perëndimore janë të prekura më tepër nga kanceri i gjirit se ato të Shqipërisë Veriore dhe Juglindore",- pohon Ferdinad Jorgoni.

Sipas tij është bërë një hartë shpërndarjeje duke përcaktuar incidencën për 100 mijë banorë dhe rezulton se Tirana ka incidencën më të madhe me 31-35 raste për 100 mijë banorë e ndjekur nga Korça dhe Shkodra me 26-30 raste me kancer në gji për 100 mijë banor.

Listën e zezë të zonave me gra më shumë me kancer në gji e ndjek Vlora, Tepelena, Lushnja, Fieri, Durrësi, Kuçova me 12-25 raste me kancer në gji për 100 mijë banorë. Ndërsa, vend më pak të prekur nga kanceri i gjirit janë: Kukësi, Dibra, Mati Lezha, Devolli, Skrapari kanë incidencën më të vogël të grave me kancer gjiri përkatësisht me 5-10 raste për 100 mijë banorë.

Neglizhenca

Gratë me kancer të gjirit vazhdojnë të paraqiten në stade të avancuara të sëmundjes gjë që ul rezultatet e mjekimit dhe jetëgjatësinë e tyre (65.3% në stadin II dhe 20.6% në stadin III-IV).

Sipas specialistit Jorgoni grupmoshat më të prekura janë 45-64vjeçare. Ndërsa, përsa i takon popullatës urbane është prekur gati 4 herë më tepër se ajo rurale.
"Kanceri i gjirit aktualisht mbetet dëmtuesi më i madh i shëndetit të grave në Shqipëri dhe me një kosto tepër të lartë të mjekimit. Për fat të keq kanceri i gjirit aktualisht është në rritje",- pohon Jorgoni.
Zonat me incident më të lartë të kancerit të gjirit
Incidenca për 100 mijë banorë
31-35 raste për 100 mijë banorë në Trianë
20-30 raste për 100 mijë banorë në Shkodër dhe Korçë
21-25 raste për 100 mijë banorë në Vlorë, Tepelenë, Lushnje, Fier, Durrës dhe Kuçovë
16-20 raste për 100 mijë banorë në Gjirokastër, Sarandë, Berat, Gramsht, Librazhd dhe në Kavajë
5-10 raste për 100 mijë banorë në Kukës, Dibër, Mat, Lezhë, Devoll dhe në Skrapar
Si bëhet vetëkontrolli i gjirit?
Vetë kontrollin e gjinjve ju mund ta bëni kur jeni duke bërë dush, kur jeni duke ndenjur shtrirë apo duke qëndruar para pasqyrë:

Filloni që tani të ndiqni hapat e mëposhtme:
1.Qëndroni përpara pasqyrës. Vendosini duart në ije si në figurë. Vini re: Mos ka ndonjë ndryshim të pazakonshëm në ngjyrën,formën apo madhësinë e gjinjve?

2.Qëndroni përpara pasqyrës. Vendosini duart pas kokës.
Vini re: Mos ka ndonjë ndryshim të pazakonshëm në ngjyrën, formën apo madhësinë e gjinjve?


3.Qëndroni përpara pasqyrës. Vendosini duart pas kokës. Kthejeni trupin majtas. Kthejeni trupin djathtas.
Vini re: Mos ka ndonjë ndryshim të pazakonshëm në ngjyrën, formën ose në madhësinë e gjinjve?

4. Kontrolloni me majat e gishtrinjëve të dorës së djathtë gjirin e majtë dhe me majat e gishtërinjve gishtat e dorës së majtë gjirin e djathtë, duke shkuar deri tek sqetullat. Vini re: Mos ka ndonjë kokërr tek gjinjtë?

5. Kontrolloni me të prekur sqetullën e djathtë, pastaj dhe sqetullën e majtë. Vini re: Mos ka ndonjë kokërr tek gjinjtë?
Shekulli
 
اaji i gjelbër dhe kanceri i gjirit

Konsumimi i rregullt i çajit të gjelbër mund ta zvogëlojë rrezikun e paraqitjes së kancerit të gjirit për 12%.

Shkencëtarët kanë ardhur në këtë përfundim, pasi kanë analizuar shprehitë ushqyese dhe të konsumimit të çajit te 3.454 femra të sëmura me kancer të gjirit dhe 3.474 femra të shëndosha, të moshave ndërmjet 20 dhe 74 vjeçare.

Supozohet se meritor për këtë efekt pozitiv të çajit të gjelbër janë polifenolet e pranishme në të.
 
Nje “monster” ne gjoks

Nje “monster” ne gjoks
Ajo mund te kete humbur pergjithmone hijeshine femerore por ama ka fituar gjene me te shtrenjte, jeten.

Adriana Qarri, nene e tre femijeve ndihet e lodhur por ne syte e saj nje jete e re ka rilindur. Nje vit me pare 29 vjecares nga Kosova do t’i lindnin dyshimet e para pasi verrejti dicka te huaj ne njerin gji. Pas shtate muajsh ankth, Adriana vjen ne Tirane per te konfirmuar diagnozen.

Dhe ne fakt analizat treguan se gjiri i Adrianes ishte prekur nga tumori ne pjesen me te madhe. “Diagnoza nuk me shkonte per nje gje te vogel, aq me teper qe eshte edhe nje moshe e re. Mbas ekografise i bera dhe memografi. Vertet u vu re qe nuk ishte vetem nje formacion i kancerit te gjirit por dy”, shprehet mjekja Ervehe Dervishi.

Duke mos dashur te shqetesoje as bashkeshortin as femijet, Adriana fillimisht e ndau dhimbjen me te atin, Sokolin. “Te parin lajmerova ia tregova lajmin babit tim. Me te mora vendimin dhe erdhem ne Shqiperi’, thote Adriana. Deri ne diten e operacionit 29 vjecarja kishte vetem nje mendim ne koke.

“Jam ndier shume keq dhe kisha shume me frike sepse jam nene e tre femijeve dhe mendoja per ta”, shton ajo. Kater dite pas operacionit ajo ndihet e qete. Rasti i Adrianes eshte nje shembull i mire per gjithe nenat qe te vleresojne jeten ne cdo moment te saj. “Kane frike ose fobi nga semundja e tyre, kane frike ta shohin mjekun”, pohon kirurgia onkolge. Cdo vit ne vendin tone identifikohen te pakten 400 raste me kancer te gjirit.

Kirurgia onkolge Ervehe Dervishi na tregon se 80 per qind e rasteve jane te kurueshme. “Grate dhe vajzat duhet te jene te kujdeshshme per te bere nje ekografi te gjirit nje here ne vit”, shton mjekja. Pervec analizave qe duhet te kryhen te pakten nje here ne vit zonjat mund te vete-ekzaminohen.

TCH
 
Titulli: Vajza kujdes nga Kanceri i gjirit

Disa droga, të dobishme kundër kancerit të gjirit

Kjo bëhet e ditur sipas dy studimeve të paraqitura në San Antonio për simpoziumin e kancerit në gji.
Dr Riçard Beser shpjegon rezultatet e një studimi të ri.
Studimi i parë nga Iniciativa e Shëndetit të Grave ka zbuluar se gratë që përdorin bifosfonate kishin 32% më pak raste të kancerit për t’u pushtuar nga kanceri në gji. Studimi i dytë, nga një izraelit, zbuloi se gratë që përdorin bifosfonate për më shumë se pesë vjet e kishin 29 për qind reduktim për rrezikun e kancerit të gjirit pas menopauzës.
Bifosfonatet janë droga që mund ta ngadalësojnë ose të ndalojnë shpërndarjen e procesit që çon në osteoporozë. Shembuj të popullarizuar të ilaçeve që janë droga të tilla janë Fosamax, Boniva, Actonel dhe Reclast.
Dr Richard Besser, tha për “ABC News” se kërkimet mjekësore të çojë në ekzistimin e një teorie se pse drogat mund të ndihmojnë në uljen e rrezikut të kancerit.
“Njëra anë është se këto barna mund të jetë toksike për qelizat e kancerit”, tha Beser on “Good Morning America.”
 
Titulli: Vajza kujdes nga Kanceri i gjirit

Sëmundjet e gjirit

Gjinjtë janë gjëndra qumështi, çifte, të vendosura në muskujt e kraharorit në mes të brinjës së tretë dhe të gjashtë. Deri në moshën 8-10 vjeçare zhvillimi i tyre është i njëjtë si te djemtë ashtu edhe te vajzat.Dr. Selami Sylejmani, dr.sci
gjinekolog, ultrasonist

Pas moshës 8-10 vjeçare, për shkak të veprimit të hormoneve, të cilat prodhohen në vezore, te femrat vazhdojnë dhe zhvillohen ndërsa te meshkujt pushojnë së zhvilluari. Zhvillimi i tyre është nën veprimin e hormoneve seksuale (estrogjeneve dhe progesteronit). Në gjinj vazhdimisht kanë veprim hormonet seksuale për çka edhe madhësia, fryrja dhe konsistenca e tyre ndryshon gjatë fazave të ciklit menstrual.Madhësia, forma dhe pozita e tyre varet nga raca, konstitucioni, veprimi hormonal dhe faktorët trashëgues. Gjinjtë tepër të mëdhenj, hipertrofik- mund të arrijnë peshë nga 5-10 kg e më shumë. Mund të jetë i rritur vetëm njëri gji, por zakonisht janë të dyja. Te disa gra kjo ndodh pas dhënies gji për një periudhë të gjatë dhe shumë lindjeve të cilat shkaktojnë lëshimin-ptozën e tyre.
gjiri-foto-1.jpg

اfarë funksioni kanë gjinjtë? Cilat janë sëmundjet më të shpeshta?
Gjinjtë janë gjëndra qumështi dhe ky është funksioni fiziologjik dhe kryesor i tyre. Mirëpo, pos këtij funksioni, ato paraqesin një ndryshim anatomik që e karakterizon bukurinë e femrës. Si çdo organ i organizmit të njeriut që mund t'i nënshtrohet proceseve patologjike, edhe gjinjtë e kanë këtë mundësi. Sëmundjet e gjinjve ndahen në: sëmundje inflamatore (pezmatime) dhe procese tumoroze.
اka janë sëmundjet inflamatore ose pezmatimet dhe cilat janë shenjat e pezmatimit të gjinjve?
Procesi i inflamacionit (pezmatimit) mund ta përfshijë tërë indin e gjirit (mastitis) ose thelbin e gjirit (thelitis). Në mbi 90% të rasteve shkaktarët e infeksionit vijnë nga jashtë, sidomos gjatë periudhës së lehonisë. Shkaktar më të shpeshtë janë: stafilokoket dhe streptokokët. Këto pezmatime paraqiten në fund të javës së parë të lehonisë. Shkaktarët e infeksioneve futen nga jashtë nëpërmes ragadeve (çarjeve) për shkak të higjienës jo të duhur të gjinjve. Shenjë e parë është dhembja e lokalizuar në gjirin të cilin e ka kapluar inflamacioni dhe atë në vendin ku ndodhet ky pezmatim. Më vonë pos dhimbjeve, fillojnë të paraqiten edhe shenjat tjera lokale të inflamacionit si: skuqja e gjirit, tërheqje e lëkurës së vendit të inflamuar dhe ënjtje. Nëse nuk fillohet mjekimi menjëherë, pezmatimi avancon dhe kalon në proces belbëzues ose absces. Nga shenjat e përgjithshme lehona ka ethe-temperaturë të lartë dhe gjendje të përgjithshme të rëndë.
اka duhet të bëjë lehona e cila ka pezmatim dhe a duhet t'i jepet fëmijës gji gjatë kësaj gjendjeje?
Që në fillim duhet t'i paraqitet mjekut më të afërt, i cili do t'i përshkruajë barërat përkatëse. Derisa të mos është paraqitur te mjeku, ajo mund të përdorë fasha të ftohta dhe ndonjë bar simptopatik (për temperaturë dhe dhimbje), pastaj mjeku i përshkruan terapinë përkatëse me antibiotikë. Nëse ka ardhur deri te formimi i qelbit (absces) atëherë duhet të bëhet një prerje dhe të largohet qelbi, por për këtë vendos mjeku përkatës. Nuk mund t'i jepet gji foshnjës gjatë në këtë gjendje por laktacioni (mos humbja e qumështit) mbahet duke e mjelë gjirin deri sa ai të mjekohet e pastaj mund të vazhdohet me dhënien gji edhe me gjirin që ka qenë i sëmurë.
gjiri-foto-2.jpg

Si të parandalohen proceset inflamatore ose pezmatuese?
Duhet t'i kushtohet rëndësi higjienës së gjinjve në përgjithësi dhe në periudhën e laktacionit (dhënies gji) në veçanti, të mos futen mjete të ndryshme në gji ose para të pastrohen duart para dhënies gji fëmijës. Mundësisht, thithat të pastrohen para dhe pas dhënies gji foshnjës. Në rastet me ragade (çarje) mirë është që pas dhënies gji thithat të lyhen me një yndyrë me antibiotikë psh. Hidrokortizon, Bivacyn, Stanicid etj. Nëse lehona ka shumë qumësht dhe foshnja nuk mund ta thithë gjithë sasinë atëherë duhet që pjesa e mbetur duhet mjelë dhe të largohet.
اka është Mastopatia dhe me çka manifestohet kjo sëmundje?
Kjo është një sëmundje e gjinjve e cila ka shumë emra si: fibrosa cystica, masthopathia chronica, adenosis, fibroadenomatosis etj. Manifestohet me një hiperplazion (rritje) të gjinjve, e cila mund të përcillet me formimin ose jo të cisteve në parenkimin e gjinjve. Nuk është sëmundje malinje. Kjo është sëmundje kronike dhe gati 50% e femrave vuajnë nga kjo patologji. Paraqitet te femrat e martuara dhe të pamartuara prej fëmijërisë e deri në pleqëri. Më e shpeshtë është nga mosha 20 deri në fillim të viteve 60-ta të jetës së femrës.Sëmundja manifestohet me dhembje dhe fryrje në njërën ose në të dy gjinjtë. Ankesat janë të lidhura me ciklin menstrual dhe zakonisht paraqiten disa ditë para menstruacioneve ose gjatë gjakderdhjeve menstruale. Në disa raste edhe gjatë ovulacionit. Kur fillojnë menstruacionet, pengesat shpejt pushojnë e ndodh të vazhdojnë deri të kryhen menstruacionet. Gratë vetë palpojnë (prekin) formacione-nyje të forta sidomos në 1/4 e jashtme të gjinjve. Mendohet se shkaktohet nën veprimin e estrogjeneve (hormone seksuale femërore).
Si mjekohet kjo sëmundje dhe a mund të kalon në sëmundje serioze malinje?
Mjekim specifik nuk ka. Jepet terapi simptomatike. Mendohet se dhënia e preparateve me progesteron ka veprim të mirë. Kohët e fundit nga studimet që janë bërë është ardhur në përfundim se disa lloje ushqimesh si përdorimi i tepërt i kafesë, çajit të rusit ose Indisë, çokollatës si dhe streset, luajnë rol me rëndësi në paraqitjen gjegjësisht mosparaqitjen e kësaj sëmundje. Duhet pasur kujdes nga se afër 6% të këtyre grave me këtë patologji mund të kalojë në kancer si dhe kujdesi i kësaj moshe (40-60 vj) nga se në këtë moshë paraqitet më së shpeshti kanceri i gjinjve.
A janë të shpeshtë tumoret e gjinjve te femrat dhe a duhet të mjekohen tumoret beninjë dhe si?
Një femër, ndër 5 gra preket nga një tumor i gjinjve, prej të cilëve 2/3 e rasteve janë beninje. Duhet të mjekohen patjetër nëse diagnostikohen ndonjë formë e tyre si formacionet cistike, ato duhet të operohen ngase në të kundërtën mund të kalojnë në tumor malinjë.
Po tumoret malinjë a janë të shpeshtë te femrat?
Nga të gjitha sëmundjet malinje (ose me zë të keq) te femrat, së bashku me kancerin e qafës së mitrës kanceri i gjinjve është ndër më të shpeshtit. Statistikat ndryshojnë nga vendi në vend. Gjatë jetës, 2-3% të grave sëmuren nga kanceri i gjirit. Nga të gjitha sëmundjet malinje 20-25% të tyre i takon kancerit të gjirit, ndërsa nga numri i vdekjeve nga sëmundjet malinje deri në 20% të grave vdesin nga kanceri i gjirit. Sipas të dhënave më të reja, afër 6% e popullatës së femrave janë të përfshira nga kjo sëmundje si dhe me një tendencë rritjeje edhe në 1% brenda vitit. Mirëpo kjo sëmundje sot falë mundësive diagnostikuese, disiplinës dhe edukatës shëndetësore të vetë grave mund te zbulohet shume herët.
gjiri-foto-3.jpg

Në cilën moshë mund të sëmuret femra nga kanceri i gjirit si dhe a mund të sëmuren edhe meshkujt nga kjo sëmundje?
Nga kanceri i gjirit femra mund të sëmuret nga rinia e hershme e deri në fund të jetës së saj. Mosha më e shpeshtë kur sëmuren femrat është nga mosha 40 deri në moshën 75 vjeçare. Sëmurën edhe meshkujt, por sëmundja te burrat është mjaft e rrallë. Marrëdhëniet e paraqitjes së kancerit të gjirit të burrat dhe gratë është 99:1 në favor të grave.
A dihet shkaktari i paraqitjes së kësaj sëmundje vdekjeprurëse dhe cilët janë faktorët të cilët e ndihmojnë paraqitjen e kësaj sëmundjeje?
Etologjia (shkaku) e sëmundjes nuk dihet. Mirëpo ka mjaft studime që flasin për disa faktorë të cilët e favorizojnë si dhe disa të tjerë të cilët e mbrojnë femrën nga paraqitja e kësaj sëmundje të rrezikshme.
Faktorë kyçë janë hormonet seksuale të vezoreve sidomos estrogjenet. Kështu femrat të cilat nuk kanë lindur ose kanë pak lindje janë të favorizuara në paraqitjen e kësaj sëmundjeje. Sëmundja më e shpeshtë është te ato gra të cilat menopauza (menstruacioni i fundit) është e vonshme dhe gratë, të cilat kanë gjakderdhje të rregullta menstruale deri pas moshës 55 vjeçare, sëmuren nga kanceri i gjirit 2 herë më shpesh se te ato, të cilat menstruacionet u pushojnë para moshës 45 vjeçe. Mënyra e ushqyeshmërisë, sidomos ushqimi i pasur me yndyra, dhe gratë me peshë të shtuar (majme) sëmuren më shpesh nga kanceri i gjirit se femrat me peshë normale. Edhe femrat, të cilat ngelin shtatzënë për herë të parë pas moshës 30 vjeçare, më shumë mund të paraqitet kjo sëmundje se te ato që fare nuk kanë lindur dhe ky rrezik vjen duke u rritur sa më në moshë të shtyrë të jetë shtatzënia a parë. Disa studime flasin se edhe abortet e shpeshta rrisin rrezikun e paraqitjes së kësaj sëmundjeje.
Po duhani a ka ndikim në paraqitjen e kancerit të gjirit?
Kohët e fundit në Amerikë është shpallë një studim për kancerin e gjirit dhe duhanin. Nga ky studim është ardhur në përfundim se gratë, të cilat pinë duhan aftësia mbrojtëse e një gjeni, i cili ka ndikim në paraqitjen e kancerit të gjirit, ulet. Ky gjen, te popujt evropianë haset në mbi 50%. Janë të rrezikuara sidomos, ato femra që fillojnë të pinë duhan herët, si dhe ato, të cilat pinë më shumë se një pako brenda ditës.
gjiri-foto-4.jpg

A ka faktorë të cilët e mbrojnë gruan nga paraqitja e kancerit të gjirit, cilët janë?
Rrezik më të vogël të paraqitjes së kancerit së gjirit kanë ato femra të cilave u janë larguar vezoret para moshës 40 vjeçare. Rrezik më të vogël nga paraqitja e kancerit t ë gjirit te femrat janë edhe menstruacionet e rralla për shkak të shtatzënive, dhënies gji një kohë të gjatë si dhe te ato femra, të cilat ngelin pa menstruacione herët. Edhe shtatzënitë e shpeshta e zvogëlojnë rrezikun nga paraqitja e kancerit të gjirit te femrat. Ka edhe disa të dhëna se shtatzënia para moshës 25 vjeçe e zvogëlon mundësinë e paraqitjes së kancerit të gjirit. Gratë, të cilat kanë lindur para moshës 18 vjeçare kanë vetëm 1/3 e rrezikut për tu sëmurë nga kjo sëmundje, në krahasim me gratë, të cilat për herë të parë kanë lindur pas moshës 35 vjeçare.
A është kancerit i gjirit sëmundje ngjitëse apo trashëguese?
Jo, dhe nuk ka frikë se kjo sëmundje mund t'i ngjitet personave të cilët e rrethojnë ose kujdesen për të sëmurën. Nuk mund të thuhet me siguri se a është sëmundja trashëguese apo jo. Mirëpo, ka të dhëna se sëmundja është paraqitur te disa gjenerata të gruas së sëmurë si gjyshja, nëna, e bija, motra. Incidenca e paraqitjes së kancerit të gjirit është 2-3 herë më e shpeshtë te gratë të cilat në familje (gjyshja, nëna, motra) kanë pasur të sëmurë me kancer të gjirit, në krahasim me ato gra, të cilat në anamnezën familjare nuk kanë pasur të sëmurë me këtë sëmundje.
Cilat janë shenjat e paraqitjes së kancerit të gjirit?
Faza e fillimit të paraqitjes së kancerit të gjirit nuk ka ndonjë shenjë karakteristike. Shpesh ndodh që gruaja vetë të zbulojë, prek disa ndryshime në gjinj në formë të formacioneve të forta nyjesh. Këto zbulohen zakonisht gjatë larjes së trupit. Mirëpo janë bërë studime edhe te popujt më të ngritur në kuptim të edukatës shëndetësore, dhe se nga koha e prekjes së këtyre ndryshimeve e deri te paraqitja te mjeku së paku kalon 7-12 muaj. Sigurisht te populli ynë kjo është edhe më e vonuar për shkak të edukimit shëndetësor të pa mjaftuar. Në fillim këto nyje, të cilat preken janë të veçuara dhe të lira por me kalimin e kohës këto bashkohen me indin për rreth dhe më nuk janë të lira. Në disa raste hasen ndryshime në thitha (ato futen brenda) ose paraqitet skuqje apo trashje e lëkurës së gjirit. Në disa raste paraqitet rrjedhje e lëngut të përzier me gjak nga gjiri.
A përhapet sëmundja edhe në organe tjera?
Në fillim procesi i kancerit të gjirit përhapet në tërë gjirin në drejtim të kraharorit dhe lëkurës ashtu që lëkura e gjirit merr një dukje si lëvorja e portokallit. Sëmundja mund të përhapet edhe me anë të limfës dhe gjakut në organe tjera si: vezore deri në 30% të rasteve, boshtin kurrizor, kocka, mushkëri, mëlçi, tru, etj.
Si caktohet diagnoza e kancerit të gjirit?
Për diagnozë të kancerit të gjirit duhet të merret mirë anamneza, si ajo familjare edhe ajo personale, të vështrohen gjinjtë, të preken-palpohen. Nga analizat duhet të bëhet: kontrolli me ultratingull - sonomamografia sidomos te femrat e reja, pastaj mamografia - kontrolli me rëntgen, analiza citologjike e lëngut që rrjedh nga gjiri, analiza citologjike dhe patohistologjike e materialit të fituar me gjilpërë ose me biopsi - operacion me rastin e largimit të tumorit.
gjiri-foto-5.jpg

Kur duhet të bëhen kontrollet me ultratingull dhe me rëntgen ose mamografia?
Më së miri është që kontrolli me ultratingull - sonomamografia ose me rëntgen - mamografia duhet të bëhet në fazën e parë të ciklit menstrual, pra menjëherë pas menstruacioneve gjegjësisht nga dita e 4 deri në ditën e 10-të të ciklit menstrual.
A ka mjekim dhe si janë rezultatet?
Kanceri i gjirit mjekohet. Rezultatet varen nga koha e zbulimit. Nëse zbulohet me kohë, atëherë mjekimi është i plotë. Mjekimi kryhet në institucione të specializuara dhe atë në fillim me rrugë operative duke e larguar tumorin së bashku me indin për rreth (lumpektomi) ose tërë gjirin (mastektomi) dhe pastaj mjekimi plotësohet duke vazhduar me rrezatim, kemioterapi, terapi hormonale dhe terapi simptomatike biofosfate. /Telegrafi/
 
Kaça mbron nga kanceri i gjirit

Shkencëtarët kanë zbuluar disa substanca të pranishme në kaçë, të cilat mund të luajnë rol të rëndësishëm në mbrojtjen nga kanceri i gjirit.

Studimi i ri mund të rezultojë me prodhimin e barnave të reja, të cilat do të parandalojnë zhvillimin e karcinomës së gjirit.

Ky hulumtim ka zbuluar se kaça përmban elagitanin- antioksidues, i cili pengon prodhimin e estrogjenit (hormonit përgjegjës për rritjen e qelizave kancerogjene).

Ende nuk dihet se sa është sasia e nevojshme e elagitaninës për të arritur efektin e duhur mbrojtës, por dihet vetëm se përveç kaçës duhet që së bashku të merren edhe barnat antikancerogjene.
•Telegrafi•
 
Titulli: Vajza kujdes nga Kanceri i gjirit

Shega mbron nga kanceri i gjirit

Shega e ëmbël mund të ketë rol të rëndësishëm në mbrojtjen nga kanceri i gjirit, thonë studiuesit. Shkencëtarët kanë zbuluar se shega kam materie të cilat mund të luajnë rol të rëndësishëm në mbrojtjen nga kjo formë e rrezikshme e kancerit. Studimi më i ri mund të rezultojë me ilaçe të reja, të cilat do të pengojnë zhvillimin e kancerit të gjirit, ndërsa shkencëtarët e cekin rëndësinë e kësaj frute në të ushqyer. Studimi ka zbuluar se shega përmban elagitaninë – një antioksidues i cili ndalon prodhimin e estrogjenit. Në të vërtetë, ky hormon është më përgjegjësi për rritjen e qelizave kancerogjene. Ende nuk është e njohur se sa sasi të elagitaninës është e nevojshme për mbrojtje të duhur. Studiuesit kanë paralajmëruar studime të reja, në mënyrë që sa më mirë të shfrytëzohet potenciali i shegës.KS
 
Titulli: Vajza kujdes nga Kanceri i gjirit

Staminalet shkaktojne kancerin e gjirit


Staminalet shkaktojne kancerin e gjirit
Nje mekanizem i ri ne procesin e origjines dhe zhvillimit te kancerit te gjirit eshte zbuluar ne Itali, i cili ben pergjegjese qelizat staminale.

Sipas studiuesve italiane te Institutit Evropian te Onkologjise, jane pikerisht keto qeliza qe shkaktojne lindjen dhe ruajtjen e tumoreve te gjirit.

Madje jo vetem kaq, numri i ndryshem i qelizave staminale perben elementin kyc per te shpjeguar agresivitetin e tipeve te ndryshme te tumoreve te gjirit.
•tch•
 
Titulli: Kaça mbron nga kanceri i gjirit

Shkencëtarët kanë zbuluar disa substanca të pranishme në kaçë, të cilat mund të luajnë rol të rëndësishëm në mbrojtjen nga kanceri i gjirit.

Studimi i ri mund të rezultojë me prodhimin e barnave të reja, të cilat do të parandalojnë zhvillimin e karcinomës së gjirit.

Ky hulumtim ka zbuluar se kaça përmban elagitanin- antioksidues, i cili pengon prodhimin e estrogjenit (hormonit përgjegjës për rritjen e qelizave kancerogjene).

Ende nuk dihet se sa është sasia e nevojshme e elagitaninës për të arritur efektin e duhur mbrojtës, por dihet vetëm se përveç kaçës duhet që së bashku të merren edhe barnat antikancerogjene.
•Telegrafi•
di gje ca eshte "Kaça" se e kerkova dhe ne internet por se gjeta....
 
Titulli: Kaça mbron nga kanceri i gjirit

di gje ca eshte "Kaça" se e kerkova dhe ne internet por se gjeta....

me then te drejten se kam degjuar ndonjhere zizi
postimi eshte nga telegrafi,do jet ne gjuhen shqip kosovare
dicka e tille
 
Titulli: Vajza kujdes nga Kanceri i gjirit

Një dietë e shëndetshme që parandalon shfaqjen e kancerit
Shumë studime të kryera në të gjithë botën, kanë provuar se një e treta e tumoreve malinje mund të parandalohen duke përmirësuar mënyrën e të ushqyerit. Rekomandimi kryesor për të realizuar këtë është : " Të konsumosh ushqime në mënyrë të vazhdueshme ushqime me origjine vegjetale, me një tavolinë sa më të pasur me fruta dhe perime, sallata dhe cereale jo të rafinuara në mënyrë industriale"‌. Këto mënyra të ushqyeri duhet të përvetësohen si rregulla të nevojshme për të qenë të shëndetshëm. Ushqimet me natyre vegjetale aktivizojnë funksione të ndryshme të qelizave si dhe atyre të sistemit imunitar, dhe ky aktivizim arrin deri në funksionet hormonale dhe metabolike. Më poshtë po radhisim disa rregulla mbi mënyrat sesi mund të shtrojmë një tavolinë të pasur në mënyrë që jo vetëm të shijojmë një menu të shijshme, por edhe të shmangni sëmundjet e ndryshme e veçanërisht kancerin.
Dieta dhe niveli i insulinës
Objektivi dhe synimi kryesor i dietës së propozuar ka të bëjë me reduktimin e nivelit të insulinës në gjak. Insulina ndikon në rritjen e nivelit të hormoneve seksuale dhe faktorit të rritjes të tipit të parë. Po ashtu sjell edhe nivel të lartë të plazmës dhe të gjitha këto parametra të cilat kanë ndryshuar nivelin e tyre në gjak mund të shkaktojnë lloje të ndryshme të kancerit. Niveli i insulinës normalisht rritet pas çdo vakti, aq më tepër kur ushqimi i konsumuar në një vakt është tepër i rënduar në cilësi dhe sasi, me sheqerna të tretshme në mënyrë të përshpejtuar, prandaj pas një dreke të pasur niveli i glicemisë rritet në mënyrë të ndjeshme. Në fakt, funksioni i insulinës është për të nxitur futjen e glukozit në qeliza, dhe pankreasi prodhon insulinë sa herë që niveli i glicemisë rritet. Ky funksion i insulinës është i kushtëzuar nga prania e mbidhjamosjes së membranave të qelizave, që shkaktohet nga konsumimi i shumë produkteve të djathërave dhe mishi jashtë një diete normale. Edhe proteinat, e veçanërisht proteinat me prejardhje shtazore, favorizojnë një prodhim të bollshëm të insulinës dhe hormonit të rritjes. Për të mbajtur nivele të ulëta të insulinës dhe të hormonit të rritjes do të ishte e nevojshme të reduktohej: marrja e kalorive çka do të thotë që duhet të hamë më pak, të ulet konsumimi i ushqimeve që rrisin nivelin e glicemisë, të reduktohet marrja e produkteve dhjamore dhe të yndyrshme, si dhe të shmanget marrja në sasi të lartë e proteinave me origjinë shtazore.
Yndyrnat dhe kaloritë e tepërta
Strategjia e emërtuar "Diana"‌ ka të bëjë me reduktimin e furnizimit me kalori, duke konsumuar ushqime sa me të pasura me vitamina dhe proteina e karbohidrate në sasinë e nevojshme, në mënyrë që të mos provokojë mbingopjen e qelizave me kalori. Prandaj produktet natyrore dhe më pak ato të rafinuara të prodhuara në mënyrë industriale, nga njëra anë furnizojnë me energji dhe lëndë ushqyese dhe nga ana tjetër përmbajnë pak yndyrna që do të thotë pak kalori. Truku konsiston në gjetjen dhe zbatimin e një mënyre të duhur gatimi për cerealet dhe perimet në mënyrë që shija të shoqërohet edhe me përthithjen në gjak të shumë përbërësve të rëndësishëm për organizmin. Ushqimet të cilat rrisin nivelin e glicemisë dhe që duhet të reduktohen janë ato të përgatitura nga drithërat, si makaronat, pastat, tortat. ثshtë më mirë të konsumohet bukë e bardhë.
 
Titulli: Vajza kujdes nga Kanceri i gjirit

Nje vellim i Fondit Global per Cancer Research per diete dhe kancerin identifikon dhjete rregulla per te parandaluar kancerin. Fondi global per Cancer Research (WCRF), misioni i te cilit eshte qe te promovoje parandalimin primar te kancerit permes hulumtimeve dhe perhapjen e njohurive ne lidhje me shkaqet e tyre, ka perfunduar nje pune e rishikimit te te gjitha studimet shkencore per marredheniet midis ushqyerit dhe kancer. Qendra ka ndihmuar me shume se 150 studiues, epidemiologe dhe biologe, te disa qendrave kerkimore nder me prestigjiozet ne bote. Libri, ne dispozicion ne kete faqe eshte shume i kujdesshem ne perfundimet, te cilat jane permbledhur ne 10 rekomandimet. A jane rezultatet e hulumtimit me te forta qe shkenca ka arritur deri tani.
1. Te qendroni te shendetshem per gjithe jeten
Per te ditur nese pesha juaj eshte ne nje game te pranueshme, eshte e dobishme per te llogaritur Body Mass Index (BMI = pesha ne kg ndare nga lartesia ne metra katror: p.sh. nje person me peshe 70 kg dhe nje lartesi prej 1,74 ka nje BMI = 70/(1,74 x 1,74) = 23.1.), e cila duhet te mbetet poshte ne varg konsiderohet normale (ne mes 18,5 dhe 24,9 sipas Organizates Boterore te Shendetesise ).
thumbnail.php

2. Qendroni aktive cdo dite
Ne thelb vetem nje aktivitet fizik me nje ecje shpejte per gjysme ore ne dite, dhe do te ndjehemi ne formen me te mire, megjithate, do te jene te dobishme per ushtrimin deri ne nje ore praktike apo nje sport ose pune me sfiduese. Perdorimi i makinave per udhetim dhe koha e kaluar duke shikuar televizion jane faktoret kryesore qe favorizojne nje menyre jetese sedentare per popullaten urbane.
3. Limitoni ushqimet me kalori
Limitoni ushqimet me kalori me densitet te larte dhe shmangni konsumin e pijeve te embla. Jane ne pergjithesi ushqimet me densitet te larte te energjise se rafinuar industriale, te gatuara dhe te paketuara, qe permbajne sasi te larte te sheqerit dhe yndyrna, te tilla si ushqime te shpejta. Nese here pas here mund te hani nje ushqim shume te embel ose me yndyre, por kurre ne baza ditore, perdorimin e pijeve te karbonizuara dhe me sheqer duhet te shmanget, sepse edhe ato japin kalori te bollshme pa arritur ndjenjen e ngopjes.
4. Perdorni ushqime te fresketa
Dieta, baza e tyre eshte kryesisht ne ushqimet me origjine bimore, me drithera te rafinuara dhe jo industriale ne cdo vakt dhe nje varietet te gjere te perimeve dhe frutave. Duke shtuar perimet dhe frutat jane rekomanduar te pakten pese racione ne dite (rreth 600g), eshte verejtur midis perimeve nuk duhet te llogariten patatet.
5. Kufizoni mishin e konservuar
Mish i kuq perfshin mish deleje, mish qengji, derri dhe vici. Ai nuk rekomandohet, por per ata qe eshte mesuar te hane nuk rekomandohet qe te tejkaloje 500 grame ne jave. Vini re ndryshimin mes termi "limit" (per mish i kuq) dhe "shmangur" (per te ruajtur e mishin, duke perfshire cdo forme te mishit te konservuar, salsice, sallam), per te cilat askush nuk mund te thote se ka nje prag nen te cilin ndoshta nuk ka rrezik.
6. Kufizoni pijet alkoolike
Kjo nuk rekomandohet, por per ata qe konsumojne eshte rekomanduar qe te jete i kufizuar ne nje sasi te barabarte me nje gote vere (120 ml) ne dite per femra dhe dy burra, vetem ne kohen e drekes. Shuma e alkoolit te perfshire ne nje gote vere eshte gati e barabarte me ate te perfshira ne nje kanoce birre dhe nje gote raki apo liker.
7. Kufizomi sasine e marre te kripes
Nuk ju nevojitet me shume se 5 grame ne dite dhe ushqime te ruajtura ne kripe. Pastaj te siguruar gjendje te mire te ruajtjes se dritherave dhe perimeve qe keni blere, shmangni te nxehtit dhe te lageshtine.
8. Sigurimi i nje perberesi thelbesor nepermjet ushqimit. Prandaj kushtojini rendesi ushqimeve te ndryshme. Marrja e shtesave ushqimore (vitamina ose minerale) per parandalimin e kancerit eshte e rendesishme.
9. Ushqeni me qumesht gjiri femijet per te pakten gjashte muaj.
10. Brenda kufijve te disa studimeve ne dispozicion ne parandalimin e tumoreve, rekomandimet per parandalimin e kancerit te zbatohet gjithashtu edhe per ata persona qe jane tashme te semure.
•infoalb•
 
Titulli: Vajza kujdes nga Kanceri i gjirit

Sot eshte dita botrore kundra KANCERIT NE GJI!
Vajza kini kujdes per shendetin tuaj...dhe investigoni gjoksin ... eshte semundje qe sherohet nqs e kapni ne etapat e para...
Cdo vit vdesin 7.6 milion femra te prekura nga kjo semundje.

THINK PINK & SAY NO TO THE BREAST CANCER.

think-pink.gif

 
Titulli: Vajza kujdes nga Kanceri i gjirit

Tre filxhanë çaj “mposhtin” kancerin e gjirit



Gratë që kanë një moshë më të vogël se 50 vjeç, mund të ulin rrezikun për shfaqjen e kancerit të gjirit, duke pirë tre filxhanë çaj në ditë. Të paktën ky është konkluzioni i një studimi të kryer nga një grup shkencëtarësh të “Moffitt Cancer Centre” të Tampa (Florida) të botuara në të përditshmen britanike “Daily Telegraph”. Për të arritur në këtë konkluzion, shkencëtarët kanë studiuar historitë e mbi 5 mijë grave me moshë nga 20 deri 74 vjeç, që kanë patur kancer të gjirit.
Këto histori janë krahasuar më pas me ato të një grupi tjetër grash që nuk kanë patur ndonjëherë këto lloj tumoresh. Nga rezultatet e arritura, ka rezultuar se gratë e moshës më të vogël se 50 vjeç, që kanë pirë çdo ditë kanë patur 37% probabilitet më pak për të shfaqur kancer të gjirit. Ndërkohë nuk është vënë re asnjë avantazh për gratë më të moshuara. Sipas shkencëtarëve, efektet anti-kancerogjene të çajit kanë një efekt më të madh në tipet e tumoreve, që tentojnë të zhvillohen te gratë më të reja. “Duke qenë se çaji është një nga pijet më të konsumuara në botë, përfaqëson një kandidat ideal për parandalimin e kancerit të gjirit”, kanë përfunduar shkencëtarët.
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 6 46.2%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 15.4%
  • Bora e parë

    Votat: 3 23.1%
  • Larg

    Votat: 2 15.4%
Back
Top