Vajza kujdes nga Kanceri i gjirit

Diagnostikimi i kancerit të gjirit në fazat e para të zhvillimit



Zbulimet më të fundit për të parandaluar tumoret e gjirit

Në ditët e sotme numri i femrave të diagnostikuar me kancer në gji është rritur ndjeshëm. Po ashtu shumë femra të njohura të botës së filmit dhe të spektaklit janë të prekura nga kjo sëmundje, dhe as statusi i tyre shoqëror dhe as pasuria e tyre marramendëse nuk janë garantë për kurimin e sëmundjes. Në të gjitha rastet, femrat me këtë diagnozë mundohen të bëjnë gjithçka munden për ta eliminuar, duke përdorur metodat e fundit të diagnostikimit modern.
Rreziku
Faktorët rrezikues janë të shumtë dhe secili ka shkallën e vet të ndikimit. Në bazë të studimeve, kjo sëmundje është gjenetike dhe ka lidhje familjare. Një faktor tjetër është shmangia e dhënies gji, sepse kjo lejon rritjen e disa qelizave jo normale. Këshillohet ushqyerja e foshnjës për një periudhë të shkurtër, të paktën gjashtëmujore. Gjëja më e mirë do të ishte nëse do t’i jepnit gji fëmijës 9-10 muajt e parë. Po ashtu edhe mungesa e aktivitetit të rregullt seksual përbën rrezik për shfaqjen e kancerit të gjirit. Faktorë të tjerë janë abortet, stresi kronik, injektimet në gji, qëndrimi i tejzgjatur në diell, mënyra jo e shëndetshëm e jetesës, obeziteti, pirja e duhanit dhe abuzimi me pijet alkoolike.
Parandalimi
Edhe nëse zbuloni se jeni një kandidat me rrezik të madh për prekjen nga kanceri i gjirit, nuk duhet të shqetësoheni tepër. Ashtu si shumë sëmundje të tjera, ju mund të minimizoni rrezikun e kancerit në gji, duke marrë masa parandaluese në kohën e duhur.
Duke u përpjekur t’i shmangeni faktorëve të mësipërm, të këshilloheni shpesh me mjekun dhe të ndiqni këshillat e duhura. Por duhet të jeni gjithmonë të kujdesshme sepse të qenit femër bën që të jeni gjithmonë të ekspozuara ndaj rrezikut të përhapjes së kancerit të gjirit.
Diagnostikimi
Diagnoza e tumoreve të gjirit përfshin teknika diagnostikimi fillestare dhe të diferencuar. Mjekët këshillojnë që faza e parë të jetë një vetekzaminim duke prekur me kujdes gjoksin në mënyrë që me mollëzat e gishtave të dalloni ndonjë gjëndër të pazakontë. Në rast se dallohet diçka e tillë duhet t’i drejtoheni mjekut specialist. Por këto metoda janë të pamjaftueshme për matjen e masës aktuale tumorale si dhe përcaktimin e diagnozës së saktë. Kjo është arsyeja sepse përdoren teknika diagnostikuese diferenciale si mamografia dhe ekzaminimi me ultratinguj. Mamografia është fotografimi i gjoksit, duke përdorur rrezet X ose infra. Zakonisht përdoret për zbulimin e rritjeve të parregullta. Mamografia lejon diagnostikuesit të zbulojnë fazën e parë të kancerit në gji në 50 deri 70 për qind të rasteve. Ekzaminimi me ultratinguj, veçanërisht nëse përdoret së bashku me mamografinë, është një teknikë efektive diagnostifikuese për prodhimin e një figure më të mirë të tumorit. Sa më i vogël të jetë tumori, aq më i madh është shansi për ta shëruar atë. Prandaj në rast shqetësimesh është mirë që të ekzaminoni gjirin tuaj nga një specialist i kualifikuar. Nëse sëmundja kapet shpejt, shanset tuaja për ta eliminuar atë janë të mëdha. Rreziku i kancerit të gjirit sa vjen e rritet me kalimin e moshës. Kjo është arsyeja që duhet të bëni kontroll të rregullt, të paktën një herë në vit, sidomos kur i keni kaluar të 40-at.
Masat parandaluese për të shmangur kancerin në gji

1- Bëni vizita mjekësore sa herë ndjeni shqetësime, por edhe kur
e ndjeni veten mirë.
2- Bëni një jetë të shëndetshme, bini në peshë, nëse jeni
mbipeshë.
3- Përpiquni të minimizoni stresin.
4- Mundohuni të keni një aktivitet seksual të rregullt.
5- Ushqehuni duke ndjekur një dietë të caktuar. Hani ushqime që
janë të pasura me vitaminë A, E dhe C, p.sh., karota, spinaq,
kajsi dhe agrume. ثshtë mirë që ato t‘i bëni pjesë të
pandashme të dietës suaj ditore.
6- Nguliteni në mendje se lindja e fëmijës dhe ushqimi me gji
janë shumë të rëndësishme për shëndetin e gjirit tuaj.


Teknikat moderne të zbulimit të kancerit
Mamospektrometria konsiderohet si teknika më moderne e zbulimit të kancerit në fazën e parë. Në fillim të diagnozës, pacienti merr tableta të caktuara, i cili është një agjent kimik. Më pas, një aparat specifik i cili aktivizohet për ekzaminimin e gjëndrave të gjirit dhe më pas këto të dhënat futen në kompjuter. Kjo teknikë i lejon mjekët të zbulojnë nëse ka apo jo një rritje të pakontrolluar të qelizave të gjirit. Krahasuar me teknika të tjera diagnostikuese, mamospektrometria ka disa avantazhe. Kjo teknikë mund të përdoret për ekzaminimin e pacienteve shtatzënë, ekspozimi ndaj rrezeve është në shkallën më të ulët, e gjithë procedura nuk zgjat më shumë se pesë minuta dhe së fundi kjo teknikë mund të zbulojë tumorin, nëse masa e tij është më e vogël se 5 milimetra.

Rëndësia e të ushqyerit dhe vaji i ullirit
Sigurisht, sa dhe çfarë hamë ka një ndikim të madh në rrezikun e tumorit të gjirit. Studiues të shumtë të cilët merren me studimin e kancerit, në studimet e tyre më të fundit tregojnë se yndyrat dëmtojnë jo vetëm gratë që i marrin, por edhe fetusin gjatë periudhës së shtatzënisë ose fëmijën gjatë ushqyerjes me gji. Shkencëtarët kanë treguar se marrja e një aspirine në ditë redukton me rreth 25 për qind rrezikun e kancerit në gji, ndërsa kanë zbuluar se dieta mesdhetare ku përdoret shumë vaji i ullirit të mbron nga kanceri i gjirit, për shkak të acidit oleik që gjendet në vajin e ullirit. Testet laboratorike mbi qelizat kanceroze të gjirit treguan, se ky acid e bënte më të efektshëm medikamentin që përdoret kundër kancerit dhe rriste prodhimin e proteinave që lufton tumoret.

Përqindja e sëmundjes rritet me moshën
Ashtu siç ndodh me pjesën më të madhe të tumoreve epiteliale, përqindja e sëmundjes rritet me rritjen e moshës. Për tumorin në gji, grafiku është në rritje deri në menopauzë, pastaj zvogëlohet në vitet e para të menopauzës, për të rinisur rritjen me kalimin e moshës. Kështu, në më shumë se 80 për qind të rasteve, tumori në gji prek gratë mbi 50 vjeçe. Prandaj ka rëndësi këshillimi me mjekun specialist dhe diagnostikimi. Termografia përdoret gjerësisht në praktikën klinike bashkëkohore për matjen dhe regjistrimin e nxehtësisë, e cila shkaktohet nga pjesë të ndryshme të trupit ose gjëndrave të gjirit. Nxehtësia që lëshon trupi në pjesë të ndryshme matet në bazë të qarkullimit të gjakut në enë, kështu që qarkullimi i ngadaltë i gjakut prodhon më pak nxehtësi.

Reduktimi i rasteve të prekjes nga kanceri
Historia personale dhe gjenetike, mosha e parë e menstruacioneve, ushqyerja me gji, mosha e menopauzës, përdorimi i hormoneve dhe terapia hormonale, janë faktorë shumë të rëndësishëm, disa “miq” dhe disa armiq të gjoksit. Studime të shumta kanë treguar për faktorët që ndikojnë në shfaqjen e kancerit të gjirit, duke vlerësuar edhe ndikimin e hormoneve seksuale. Nëse në vitet ‘80, në Evropë regjistroheshin 20000 raste në vit, sot mendohet se ai prek rreth 1.2 milionë gra në të gjithë botën, nga të cilat 500 mijë humbin jetën. Por, pavarësisht rritjes së përqindjes, rastet e vdekshmërisë nga kanceri i gjirit në vitet 2000 janë reduktuar dukshëm, sidomos te moshat më të reja, që kanë mundësi t‘u nënshtrohen ekzaminimeve të ndryshme, si mamografisë dhe ekografive të ndryshme.

♠tiranaobserver♠
 
Titulli: Vajza kujdes nga Kanceri i gjirit

Kanceri i gjirit më vdekjeprurës në vendet në zhvillim

Një studim i kryer nga shkencëtarë të universitetit të Harvardit, flet mbi një rritje të pazakontë në numrin e grave me kancer të gjirit në vendet në zhvillim. Kjo i ka shtyrë ekspertët të hidhen në fushata për grumbullim fondesh për kërkime shkencore për trajtimin e këtij problemi.Në Shtetet e Bashkuara, njerëzit zhvillojnë gara sportive e fushata për grumbullimin e fondeve për kërkime shkencore në fushën e kancerit të gjirit. Në fushata të tilla marrin pjesë personalitete të njohura, përfshi. edhe gra me kancer në gji, të cilat guxojnë të flasin hapur rreth sëmundjes së tyre, si veproi Betty Ford më 1972 dhe Nancy Reagan 10 vjet më vonë.
Profesoresha e Harvardit, Felicia Knaul thotë se deri kohët e fundit, ekzistonte mendimi i gabuar se kanceri i gjirit prekte vetëm gratë e pasura dhe ato në vendet e zhvilluara. Por të dhënat flasin se më shumë se 50% e 450 mijë grave që vdiqën nga kanceri i gjirit vitin e kaluar ishin nga vendet në zhvillim. Kjo shifër tregon se nëse një grua në një nga vendet në zhvillim preket nga kanceri në gji, ajo ka më shumë gjasa të vdesin nga kjo sëmundje sesa një grua tjetër me kancer në gji në një vend të zhvilluar.
Profesoresha Knaul kryeson një program në Universitetin e Harvardit i cili synon të gjejë një mënyrë për të siguruar kujdes mjekësor për personat e prekur nga kanceri, përfshirë edhe gratë me kancer në gji, që jetojnë në vendet në zhvillim.
Edhe Dr Elmer Huerta në qendrën spitalore në Washington thotë se kjo pjesë e problemit me kancerin e gjirit është sëmundje në vetvete.
Dr Huerta ka shumë paciente që kanë emigruar nga vendet në zhvillim dhe thotë se e njeh pak-a-shumë realitetin dhe kulturën e botës nga ato vijnë. Sipas tij, shumë qendra mjekësore në Amerikën Qendrore dhe Jugore nuk kanë aparate mamografie, ndërsa mes popullatës në përgjithësi ekziston një mungesë e përgjithshme e njohurive në lidhje me sëmundjen.
Ekonomia është pengesa më e madhe për kujdes mjekësor për pacientët me kancer në vendet në zhvillim. Ekspertët thonë se një nga arsyet është se në shumë nga këto vende ekziston kultura e pagesës me para në dorë. Pra nëse një pacient/paciente ka nevojë për të kryer një biopsi, mamografi a radiografi, ai/ajo duhet të shkojnë në klinikë me para në dorë, gati për të paguar. E njëjta gjë ndodh edhe për kryerjen e shumë analizave të tjera, dhe kush nuk është në gjendje të paguajë aty-për-aty, nuk i bën analizat atë ditë, duke vonuar kështu procesin e diagnostikimit të kancerit në fazë të hershme. Në rastin e kancerit të gjirit, kjo vonesë mund të ketë pasoja vdekjeprurëse.
Pengesat për mos-diagnostikim janë të ndryshme nga vendi në vend. Për shembull, në disa vende në zhvillim, sëmundja e kancerit shihet me besëtytni; askush nuk duhet të flasë rreth saj, sepse mund të shfaqet. Ekspertë nga universiteti i Harvardit janë duke punuar tani me zyrtarë dhe ekspertë të shëndetësisë në shumë pjesë të botës për të identifikuar dhe eliminuar këto pengesa në mënyrë që gratë në këto vende të skanohen dhe të diagnostikohen në fazat e hershme kur kanceri i gjirit mund të trajtohen me sukses. /VoA/
 
Kanceri i gjirit ja si mundet bisha

Te prekurat nga kanceri i gjirit sa vjen e shtohen. Por kjo semundje mund te ndalet se qeni vdekjeprurese. Ne rast se ekzaminohet e trajtohet ne kohe, kanceri i gjirit eshte i sherueshem. Shpetoje jeten tende. Duhet thjesht pak kujdes.
Gjoksi eshte dhe nje pjese e trupit te femres qe preket shpesh nga tumori. Tridhjete per qind e semundjeve tumorale te femrave ne Shqiperi jane pikerisht tumor i gjirit dhe dhimbshem pranohet qe vdekshmeria nga kjo semundje eshte nder me te lartat. Nderkohe, ne shtetet e zhvilluara perendimore, kjo semundje eshte e perhapur shume me teper. Prandaj, prej kohesh, perpjekjet per kurimin dhe trajtimin e saj jane vene ne qender te punes se specialisteve. Mjekesia sot eshte e bindur qe kjo semundje eshte e kurueshme po te kapet ne kohe.
Shume gra, ne fakt, e kane mundur semundjen e kancerit te gjirit me ane te trajtimeve qe mundeson mjekesia dhe madje sot operacioni zhvillohet pa u hequr gjoksi. Por gjithmone varet nga koha kur gruaja vetediagnostikohet e pastaj trajtohet dhe nga besimi e bashkepunimi i ketyre femrave. Ne kontakt me trupin e saj, por dhe me ekzaminime te vazhdueshme (shqiptaret e kane te veshtire ne fakt te edukohen me kete), nje femer mund ta ndale semundjen para se te jete vone. “Nje grua mbi te dyzetat duhet te beje dy mamografi ne vit. Kane nje kosto jo fare te ulet, por qe nje gruaje do t’i kushtonte ne muaj aq sa i duhen per nje 8 Mars”, keshillon doktoreshe Mazreku. Dhe ky kujdes eshte ai me te cilin, sipas mjekeve, duhet te edukohet mbare shoqeria, sepse eshte nje forme e rendesishme per te ndaluar rrezikun qe vjen nga kanceri i gjirit, nje semundje qe priret te perhapet me shume. Kjo edhe per shkak te modernizimit te jetes (edhe kolorantet e flokeve apo kimikatet e trajtimeve kozmetike konsiderohen si faktore favorizues). “Periodat e ardhura ne moshe sa me te rritur dhe lindja para moshes 20 vjec i ul shume shanset qe nje grua ne te ardhmen te preket nga kanceri i gjirit. Por sot femrat lindjen e pare e bejne ne moshe me te madhe dhe per shkak te ekspozimit ne diell (nuk ka familje qe mos t’i coje femijet disa dite ne vit ne plazh) dhe dietes hiperkalorike, vajzave iu nis cikli edhe para moshes 11 vjec. Kjo con ne rrezik me te larte per kancerin e gjirit”. Por ama ajo kembengul me nje fakt: qe kanceri i gjirit eshte nje semundje si gjithe te tjerat, qe ka te gjitha mundesite per t’u kuruar dhe nuk duhet pare si fundi i botes.
Dhe jeta vertet mund te vazhdohet: nje jete femerore, nje jete ku ato jane shume te rendesishme per familjet, nje jete me dite te ftohta e dite plazhi, per te cilat duhet te gjejne rrobat e duhura te banjes, nje jete qe vlen aq shume.

thumbnail.php

Si ta ulesh rrezikun e kancerit te gjirit:

1- Shmang disa kimikate duke u bere me selektive ne produktet e kozmetikes, deodorantet dhe ushqimet qe blini. Shume e rendesishme eshte te shmangni ushqimet shume te perpunuara apo ato me konservues per te perdorur sa me shume te jete e mundur versionin e tyre natyror.
2- Merruni rregullisht me ushtrime per 20-30 minuta tri here ne dite, sepse:
Ushtrimet ulin yndyrnat ne trup, duke pakesuar dhe grumbullimin e estrogjenit dhe vete ushtrimet ulin nivelin e tij.

3- Mos pi shume alkool. Dhe pse disa studiues mendojne se dhe sasi te vogla mund ta rrisin rrezikun per probleme ne gjoks, Dr. Bodai thekson se vera e kuqe ka veti antioksidante te fuqishme, per shkak te polifenoleve qe nxjerrin jashte trupit tone radikalet e lira. Dhe mjedrat jane nje ushqim antioksidant.
4- Ju qe po mendoni ta shtyni shtatzenine per shkak te karrieres, nuk duhet te abuzoni shume. Shtatzenite e hershme kane nje efekt pozitiv, sepse nderpresin rregullsine ciklike mujore dhe mund te ndihmoje per te frenuar grumbullimin e estrogjenit.
•infoalb•
 
Titulli: Kanceri i gjirit ja si mundet bisha

Mbase per shumicen qe shohin keto faqe i duket humbje kohe, ose teper te gjata per t'i kushtuar 15 min kohe, pertojne t'i lexojne te gjitha, sinqerishte e konsideroj nje nder temat me te vlefshme te forumitvirtual! Doktorri i pare eshte pacjenti vet, pacjenti nga latinishtja patios, nga fjala greke pasko, don te thoje ai qe vuan, qe rrezikon, mbijeton.. kujdesni per trupin e juaj, per ndryshimet qe dita dites jane te mundshme! Ju jeni te parat qe mund te beni shume per veten, pastaj vijne doktorret!
 
Titulli: Vajza kujdes nga Kanceri i gjirit

Ke te drejten me te madhe Linda...
Kanceri i gjirit eshte nje nga semundjet qe diagnostikohet vete ne radhe te pare...nqs ndjen dicka anormale ne gjoks duhet te vesh menjehere tek doktori..
Pastaj duhet te kesh kujdes qe mbas nje moshe 35-40 vj te besh 1-2 mamografi ne vit...
Kush e do veten...e ka kujdes...
 
Titulli: Vajza kujdes nga Kanceri i gjirit

Keshilla per te shmangur kancerin ne gji

Numri i femrave te diagnostikuara me kancer ne gji eshte rritur ndjeshem vitet e fundit gati ne çdo vend te botes. Progresi me hapa te shpejte i semundjes, jo vetem qe perben nje problem serioz per vendet e zhvilluara, por rrezik perben perparimi i kesaj semundje ne vendet ne zhvillim ne Evropen Lindore, Azi, Afrike etj. Popullsia e ketyre vendeve eshte pak e informuar mbi rrezikun e kesaj semundjeje, faktoret ndikues, simptomat e para dhe menyrat e kurimit e diagnostikimit.

Kjo per faktin se edhe aparaturat moderne dhe teknikat e ndjekura per diagnostikimin e semundjes jane shume pak te njohura nga keto vende dhe shume prej tyre nuk i disponojne. Te qenit femer perfshin rrezikun e te qenit te ekspozuara ndaj rrezikut te perhapjes se kancerit te gjirit. Ky rrezik sa vjen e rritet me kalimin e moshes. eshte kjo arsyeja pse femrat, sidomos ato qe i kane kaluar te 40-at, te bejne nje kontroll te rregullt te pakten nje here ne vit.

Gjashte muaj me pare Liu Lichun zbuloi se kishte kancer ne gji. Per 40-vjeçaren nga Mongolia, kjo ishte nje semundje misterioze te cilen ajo nuk e njihte. Ajo nuk kishte degjuar kurre per te, apo per monogramine e mastektomine, dy teknika moderne per diagnostikimin e kancerit. Liu Luchin nuk kishte degjuar raste ku nje i semure me kancer t’i kishte shpetuar vdekjes. Pasi zbuloi se ajo kishte kancer malinjit ne gjirin e majte, mesoi se kanceri i gjirit ishte forma me vdekjeprurese e tumoreve.

Vetem ne kohen kur ajo mesoi per semundjen qe kishte, degjoi se rreth 500 000 femra te tjera vuanin nga i njejti kancer. Ne SHBA ne çdo tete gra njera prej tyre diagnostikohet me kancer ne gji. Ne vende te ndryshme aziatike jo vetem popullsia por dhe mjeket edhe pse kane degjuar kaq shume per semundjen vdekjeprurese dhe teknikat e ndjekura per diagnostikimin dhe kurimin e saj, jane shume pak te njohura me to. Kjo ben qe popullsia e ketyre vendeve te jete me e rrezikuar jo vetem nga prekja, por edhe nga niveli i larte i vdekshmerise nga kanceri i gjirit. Semundja eshte e pranishme ne çdo moment jo vetem ne vendet e industrializuara ne Ameriken Veriore dhe Evropen Perendimore, por edhe ne vendet ne zhvillim ne Azi, Afrike, Evropen Lindore dhe Ameriken Latine.

Edhe popullsia shqiptare eshte shume pak e informuar mbi semundjen me vdekjeprurese te shekullit, diagnozat dhe teknikat per trajtimin e saj. Sipas statistikave te realizuara ne dy vitet e fundit vihet re nje rritje e numrit te femrave shqiptare te diagnostikuara me kancer ne gji. Faktoret ndikues mund te jene te ndryshem duke filluar nga kjo faktoret gjenetike dhe trashegimia e deri te dhenia e gjirit per femijen, mungesa e aktivitetit te rregullt seksual, abortet, stresi kronik, injektimet ne gji, qendrimi i tejzgjatur ne diell, menyra jo e shendetshme e jeteses, obeziteti, pirja e duhanit dhe abuzimi me pijet alkoolike.

Eksperte te shumte jane shprehur “Ju mund te shkoni ne çdo vend te botes, qofte edhe ne ato me te zhvilluarat, por nuk do te mundni te kuroni semundjen, mjafton te uleni dhe te prisni vdekjen. Mos harroni se varferia eshte kancerogjeni numer nje”. Edhe pse vazhdojne kerkimet per zbulimin e shkaktareve dhe menyres sesi progreson semundja, akoma ka shume per te bere, sepse mbetet si detyre paresore e shkences zbulimi i metodave kuruese per te luftuar kancerin ne te gjitha format e shfaqjes se tij. Studimet kane treguar se te predispozuara per t’u prekur nga kanceri i gjirit jane jo vetem femrat e races se zeze por edhe ato te races aziatike, sidomos pas viteve 40 te jetes dhe me fillimin e menopauzes.

Keshilla per te shmangur kancerin ne gji

1- Beni vizita mjekesore sa here ndjeni shqetesime, por edhe kur e ndjeni veten mire.
2- Beni nje jete te shendetshme, bini ne peshe, nese jeni mbipeshe.
3- Perpiquni te minimizoni stresin.
4- Mundohuni te keni nje aktivitet seksual te rregullt.
5- Ushqehuni duke ndjekur nje diete te caktuar. Hani ushqime qe jane te pasura me vitamine A, E dhe C, p.sh., karota, spinaq, kajsi dhe agrume. eshte mire qe ato t‘i beni pjese te pandashme te dietes suaj ditore.
6- Mos harroni se lindja e femijes dhe ushqimi me gji jane shume te rendesishme per shendetin e gjirit tuaj.

Terapite per trajtimin e kancerit te gjirit

اdo vit kanceri i gjirit zbulohet i pranishem ne me shume se 1 milion gra ne bote dhe me shume se 400 mije gra vdesin nga çdo vit nga kjo semundje. Instituti Kombetar Amerikan i Kancerit thote se, numri i grave qe diagnostikohen me kancerin e gjirit po shtohet. Por si perhapet ky kancer dhe cilat jane mundesite e kurimit te tij? Kanceri mund te filloje ne çdo organ apo ind te trupit. Por qelizat mund te perhapen nga tumori fillestar dhe te levizin permes rrjedhjes se gjakut ne pjese te tjera. Gjate viteve te fundit, studiuesit kane krijuar ilaçe qe permiresojne shanset e grave me kancer ne gji. Ka disa lloje te kancerit te gjirit. Studiuesit thone se trajtimi varet gjeresisht nga terapia e perdorur, perdorimi i ilaçeve qe reagojne mbi qelizat specifike te kancerit

Tumori i gjirit ne varesi te moshes

Ashtu siç ndodh me pjesen me te madhe te tumoreve epiteliale, perqindja e semundjes rritet me rritjen e moshes. Per tumorin ne gji, grafiku eshte ne rritje deri ne menopauze, pastaj zvogelohet ne vitet e para te menopauzes, per te rinisur rritjen me kalimin e moshes. Keshtu, ne me shume se 80 per qind te rasteve, tumori ne gji prek grate mbi 50 vjeçe. Prandaj ka rendesi keshillimi me mjekun specialist dhe diagnostikimi. Termografia perdoret gjeresisht ne praktiken klinike bashkekohore per matjen dhe regjistrimin e nxehtesise, e cila shkaktohet nga pjese te ndryshme te trupit ose gjendrave te gjirit. Nxehtesia qe leshon trupi ne pjese te ndryshme matet ne baze te qarkullimit te gjakut ne ene, keshtu qe qarkullimi i ngadalte i gjakut prodhon me pak nxehtesi.

Kerkimet kunder progresit te kancerit

Shkencetaret e kancerit jane te mendimit se ne jemi ne fundin e epokes se re ne kerkimet mbi kancerin. Diagnostikimet dhe trajtimet me te fundit jane ne rruge te mbare dhe me nje fjale do te thote rritje ne perqindjen e te mbijetuarve. Jane duke u bere hapa te medhenj ne kete drejtim fale ndihmes se kerkimeve themelore te kryera me pare. Ekipet kerkimore synojne te realizojne 10 qellime deri ne vitin 2020 perkundrejt progresit, i cili do te jete i njetrajtshem. Mjeket synojne te reduktojne numrin e duhanpiresve nga 12 ne 8 milione, duke reduktuar keshtu edhe rastet e te semureve me kancer, duke dyfishuar trajtimet permiresuese me sa me pak efekte anesore dhe shtimin e realizimin e mundesive qe pacientet te diagnostikohen qe ne stadet fillestare.

Faktoret e kancerit te meshkujve

Edhe pse akoma nuk jane realizuar studime specifike per kete lloj kanceri, per vete faktin se shfaqja e tij eshte shume e rralle, kanceri i gjoksit te meshkujt ka pesuar rritje gjate kohes. Po te krahasohet me vitet e tjera edhe rastet e shfaqjes se kancerit te gjirit te femrat kane pesuar nje rritje te madhe. Ne te dyja sekset, kanceri lidhet me hormonin estrogjen, keshtu qe obeziteti, mbipesha, mund te perbeje nje faktor. Qelizat dhjamore prodhojne estrogjen. Keshtu ndodh edhe me kimikatet ne mjedis apo ndryshimet ne menyren e jeteses. Sipas specialisteve te Qendres se Kancerit, nevojitet nje studim shume me i hollesishem, sepse nje pjese e meshkujve te prekur nga kanceri i gjoksit nuk kane qene te rende ne peshe apo mbipeshe.
Shqiperia
 
Titulli: Vajza kujdes nga Kanceri i gjirit

Vaksinë kundër kancerit të gjirit

Shpiket vaksina kundër kancerit të gjirit por deri tani ajo ka rezultuar e suksesshme vetëm tek minjtë.
shkence-eksperiment.jpg

Sipas një grupi shkencëtarësh amerikanë, brenda vitit ajo do të testohet edhe tek femrat. Lajmin e bën të ditur revista “Nature Medicine” që citon një ekip shkencëtarësh të “Lerner Research Center” në Ohio, sipas të cilëve, vaksina jo vetëm parandalon kancerin, por përgjysmon pjesën e zhvilluar.

Vaksina është bazuar në shkatërrimin e proteinës alfa-lattoalbumina që ndihmon në rritjen e tumorit. Nëse do rezultojë efikase ajo mund të eleminojë plotësisht 70 % të rasteve me kancer ne gji.
tch
 
Kanceri i gjirit

Ne praktiken mjekesore, ka nje shumellojshmeri menyrash mbi te cilat klasifikohet kanceri i gjirit. Sikurse cdo kancer/tumor tjeter qe mund te zhvillohet ne trupin e njeriut, edhe kanceri i gjirit ndahet ne grupe te ndryshme duke u bazuar ne indin e origjines se tij dmth se nga cili ind i organizmit e kla origjinen. Shembuj te tille duke u bazuar ne origjinen e indit nga i cili zhvillohet, si psh. Kanceri qe zhvillohet ne indin epitelial qe quhet Karcinoma ndaj atij qe zhvillohet ne indin stromal (stroma eshte rrjeti mbrojtes i nje organi apo gjendre e perbere nga indi lidhes) dhe qe quhet Sarkoma. Shumica e kancereve te gjirit e kane zanafillen/origjinen ne indin epitelial, dmth jane Karcinoma, qe edhe keto ndahet ne nderkategori te ndryshme bazuar ne karakteristikat e tyre. Ekzistojne edhe klasifikime te tjera bazuar ne patologjine e semundjes, si vendndodhja e tumorit dhe origjina e tij.
Sikurse cdo semundje tjeter ne trupin e njeriut, edhe kanceri i gjirit klasifikohet mbi bazen e zhvillimit apo perhapjes.
Indi i infektuar mund te jete i mire diferencuar, qe do te thote se duket pothuajse si indi normal i painfektuar.
Mund te jete gjithashtu disi i diferencuar, dmth dicka ne dukje disi ndryshe nga indi normal apo indi i sapoinfektuar.

Karcinomat (sic i permenda me siper jane kanceret e zhvilluara ne indin epitelial) klasifikohen ne dy kategori:

a) Karcinoma qe gjenden ne duktuset indore, qe perbejne edhe numrin me te madh te karcinomave
b) Karcinoma qe gjenden ne lobulet e indeve

Karcinomat vecohen gjithashtu edhe sipas:

Invasivitetit (masen indore te infektuar)

Nder to mund te permenden:

Karcinoma lobulare (ne lobule)
Karcinoma tubulare (ne tubulat e duktuseve)
Karcinomat qe jane teresisht nje me indin e infektuar, dmth qe kane pushtuar komplet indin.
Karcinoma medullare
Karcinoma papilare
Karcinoma metaplazike

Sic e permenda edhe me siper nje vend te vecante zene edhe Sarkomat te cilat zhvillohen ne stromen e indit.
Kaq per sa i perket javes histologjike te patollogjise.
Tani te flasim pak ne lidhje me zbulimin dhe diagnostimin e kancerit te gjirit.

Kanceri i gjirit shume here klasifikohet duke u bazuar mbi nje shumellojshmeri testeshsi psh atyre klinike dmth nepermjet ekzaminit fizik te personit te infektuar, sikurse mund te rezultoje edhe nga historia mjekesore e pacientit.


SHENJAT DHE SIMPTOMAT

Nder shenjat e para te kancerit te gjirit mund te vecojme nder te tjera nje lloj dhimbje qe ne gjuhen mjekesore njihet me emrin mastodynia, ose edhe me shfaqjen e nje mase te ngritur ne njerin nga gjiret e pacientes. Ne ditet e sotme ne shumicen e rasteve, kanceri i gjirit zbulohet nga nje teknike qe quhet mamografi qe ben te mundur zbulimin e e nje nodule jo simptomatike, dmth qe s'ka zhvilluar akoma symtoma tek pacientja. Nqse tumori eshte present mund te vihet re ne momagrame ne forme nodule nen sqetulla apo edhe mbi klavikul (kocka ne forme te shkronjes "f" qe lidh sternum dhe skapulen.)
Nder simptoma te tjera mund te vecojme inflamacionin e lekures nen te cilen eshte zhvilluar tumori. Ky lloj tymori njihet me emrin "Kancer inflamator i gjirit" qe do te thote qe kanceri i zhvilluar ne kete regjion shkakton reaksion inflamator te lekures gje qe mund te coje ne dhimbje, enjtje, temperature dhe skuqje gjate gjithe gjatesise se regjionit te inflamuar.

Ka shume raste kur ndryshime ne aparencen e pjeseve te ndryshme te lokalizuara ne afersi te gjirit, mund te hamendesojne per nje patologji te kancerit te gjirit, por mund te ndodhe qe kjo mos te kete fare lidhje me kancerin e gjirit, por te jete simptome per nje patologji tjeter.
Nje simptome tjeter qe ja vlen te permendet eshte edhe ndryshimi ne strukturen dhe ngjyren e majes se gjirit qe ne shumicen e rasteve kur ndodh kjo gje, nenkupton nje manifestim/shfaqje te nje kanceri tashme te zhvilluar dhe qe ka kaluar fazen e detektimit/fillestare.
Ka edhe shume ndryshime ne masen e gjirit, qe ne disa raste merrem si pikenisje per nje fillim te simptomave te kancerit te gjirit, por mund te rezultoje qe keto simptoma te mos kene te bejne aspak me procesin fjale. Nder to mund te permend te ashtequajturat simptoma fibrocistike, mastite, fibroadenoma qe renditen nder kanceret benine dmth te pademshme. Por kjo nuk do te thote qe nese simptoma te tilla shfaqen te pacienti, mos tu kushtohet vemendje. Vemendja duhet perqendruar mbi cdo simptome sidoqofte dhe cfaredo qofte ajo, ne menyre qe te parandalohet perkeqesimi i simptomave.
Ka raste kur kanceri i gjirit gjendet ne forme e nje patollogjie metastatike dmth qe eshte perhapur ne me shume se sa ne organin ku ka patur zanafillen. Keto lloj simptomash metastatike jane te dukshme zakonisht ne kockat fqinje, melci, mushkeri dhe ne shume raste edhe ne tru. Mund te merrem si simptoma te kancerit te gjirit edhe renja drastike ne peshe per nje kohe te vazhduar sikurse edhe ethe apo ndjesia e te ftohtit te tepert. Gjithashtu edhe dhimbjet e kyceve apo te kockave jane manifestime te simptomave kancerezo, por kjo s'do te thote qe jane 100 % simptoma te kancerit te gjirtit. Nder simptomat e tjera qe mund te vecohen jane edhe ndryshimi ne mase i pleures (astari qe mbeshtjell mushkerite.) Sic e theksova edhe me siper keto simptoma jane jo specifike qe do te thote qe mund te jene simptoma edhe per semundje te tjera pervec kancerit te gjirit.
Sikurse cdo forme kanceri tjeter ne trupin e njeriut, edhe kanceri i gjirit konsiderohet si rezultati final i shume faktoreve mjedisor por edhe trashegimtar te gjeneve mbartese te semundjes.

Nder ato hereditare, mund te permend mutacionet (ndryshimet e herepashershme) gjenetike. Eshte vertetuar qe ekspozimi ndaj estrogjenit rezulton te lidhet me mutacione qe shkaktojne kancerin e gjirit.
Gjithashtu nje rol te madh ne shfaqjen e kancerit te gjirit luajn edhe onkogjeza virale e disa qelizave si dhe ekzpozimi ndaj rrezeve jonizuese.
Moszhvillimi normal i faktorit te rritjes.
Defekte te trasheguara ne strukturen gjeneve riparuese te DNA.

Mgjse shume nga faktoret epidemiologjik te kancerit te gjirit jane idenfikuar, le perseri te pamundur per tu identifikuar shume faktore te tjere.
Sipas studimeve epidemiologjike te bera, rezulton se shfaqja e shume kancereve te gjirit rezulton te jete mbi popullsi dhe grupe shoqerore te caktuara, dhe jo te nje individ i vecante.
Thuhet qe rreth 5 % e te gjithe kancereve te gjirit, jane hereditare, dhe qe nuk dihet akoma etiologjia (apo zanafilla) e afro 95 % te kancereve te tjere.
Nder faktoret primare qe jane identifikuar jane seksi, mosha, aftesia per te lindur femije, gjendja hormonale, obesiteti dhe faktore te tjere mjedisor sic jane perdorimi i duhanit dhe ekspozimi ndaj rrezeve.

Parandalimi

Ne gjuhen mjekesore njihen disa forma te parandalimit te kancerit te gjirit. Nder to mund te vecojme:
Dieata me permbajtje estrogjeni dhe nga nje lloj bime qe quhet soj qe eshte ne formen e fasules. Studimet tregojne qe:

a )Marrja e sasive te estrogjenit nepermjet konsumimit te disa bimeve e sidomos sojes ne moshen e adolishences mund te sherbeje si faktor parandalues i kancerit te gjirit ne vitet e mevonshme.

b)Studimet tregojne qe marrja me ane te dietes e ketyre suplimenteve bimore ne vitet qe pasojne adolishencen nuk mund te kete asnje lloj efekti persa i perket kancerit te gjirit, qofte ky efekt pozitiv apo negativ.
Edhe pse thuhet qe dietat bimore jane disi faktore parandalues, nuk do te thote qe jane 100 % te sigurta dmth qe efekti parandalues ne shume raste mund te jete minimal.

Rendesia e Acidit Folik apo folateve.

Acidi folik dhe folatet (anioni i acidit folik) jane format te tretshme ne uje te Vitamines B9. Merrem ne menyre natyrale nga ushqimet dhe suplimentet e tjera ushqimore.

Me nje fjale jane shume te rendesishme ne dieten personale.

Tabele permbledhese e Acidit Folik.MeshkujtFemrat(19+)(19+)ShtatezaniaPeriudha Laktike (kur ushqen foshnjen )400 ?g400 ?g600 ?g500 ?g1 ?g folati nga ushqimet = 0.6 ?g acid folic nga suplimentet ushqimore.

Studimet kane treguar qe nivelet e uleta te folateve ne organizem do te thote qe kanceri i gjirit ka nje mundesi me teper per tu zhvilluar. Folatet jane te nje rendesie te vecante, per faktin se jane direkt te perfshira ne sintezen, riparimin dhe funksionimin e DNA (perberja gjenetike) dhe mungesa apo nivele te uleta te folateve mund te demtojne DNA dhe si rezultat i demtimit te DNA, mund te kete shfaqje kanceroze.
Ne disa studime eshte arritur te behet nje lidhje e drejtepersedrejte ne mes kancerit te gjirit dhe perdorimit te alkoholit. Thuhet qe ato femra te cilat konsumojne nga 3-4 pije alkolike ne dite kane nje tendence me te rritur te shfaqjes se kancerit te gjirit. Nga ana tjeter, te femrat te cilat marrin rreth 200 microgram folate (acid folik apo Vitamin B9) ne dieta te perditshme, rezulton te kene nje incidence me te ulur te shfaqjes se kancerit te gjirit.

Pervec menyrave dietare te parandalimit ekzistojne edhe te tjera menyra por disi me invazive ne trupin e femres. Nder to mund te permend disa procedura si Psh:L

Ooforecktomia profilaktike dmth heqja e ovareve (vezeve) tek femrat me nje rrezikshmeri te larte ul ne menyre te ndjehshme kontraktimin e kancerit te gjirit deri ne masen 60 % dhe ne te njejten kohe parandalon ne masen 96 % kancerin ovarian.
Gjithashtu edhe mastektomia bilaterale (heqja e komplet e gjireve) ka rezultuar te parandaloje kancerin tek femrat me nje incidence te larte te kancerit e sidomos atyre me mutacione gjenetike te tipit BRCA1 DHE BRCA2 qe jane dhe dy mutacionet me te shpeshta gjenetike shkaktare te karcinomes se gjirit.


MJEKIMI

Ka disa forma mjekimi:

1) Nderhyrja kirurgjikale, sic jane lumpektomia dhe mastektomia

2) Terapi radioaktive

3) Terapi hormonale

4) Kimioterapi

5) Ushtrimet fizike te ndryshme

Kjo ishte disi nje paranteze mbi kancerin e gjirit.
 
Last edited by a moderator:
Titulli: Vajza kujdes nga Kanceri i gjirit

Kanceri në gji mundet me sukses të kurohet nëse zbulohet me kohë

Këtë sot e theksoi Vilma Trajkovska, themeluese dhe kryetare nderi e Fondacionit ndërkombëtar "Boris Trajkovski" në fjalimin para të pranishmëve në konferencën e parë ndërkombëtare me temë "Zbulimi i hershëm në luftën kundër kancerit në gji", që u mbajt në Shkup në organizim të Fondacionit.
kanceri_ne_gji_mundet_me_sukse.jpg








Kanceri i gjirit është lloji më i shpeshtë i sëmundjeve në botë i cili mundet seriozisht ta rrezikojë jetën e gruas, por edhe të shërohet me sukses nëse zbulohet në kohë.

Këtë sot e theksoi Vilma Trajkovska, themeluese dhe kryetare nderi e Fondacionit ndërkombëtar "Boris Trajkovski" në fjalimin para të pranishmëve në konferencën e parë ndërkombëtare me temë "Zbulimi i hershëm në luftën kundër kancerit në gji", që u mbajt në Shkup në organizim të Fondacionit.

Prej 400 deri 500 gra në vit në Maqedoni sëmuren prej kancerit në gji.

"Shërimi varet prej më shumë faktorëve prej të cilëve më të rëndësishëm janë diagnostifikimi i hershëm dhe trajtimi kualitativ. ثshtë e qartë nevoja e qasjes së organizuar sistemore në luftën kundër kësaj sëmundjeje. Vetëm me partneritet të ndërsjellë në kuadër të institucioneve dhe jashtë tyre, në sektorin qytetar dhe organizatat joqeveritare mund të arrihen rezultate të dukshme", tha Trajkovska.

Sipas saj, pajisja kualitative mjekësore dhe personeli mjekësor mirë i përgatitur (radiologët, kirurgët, rentgen teknikët), janë imperativi i zbulimit të hershëm të kancerit në gji.

Erni Bodaj, drejtori i Qendrës për intervenime kirurgjike në Kaliforni, tha se nëse me kohë zbulohet kanceri në gji mundësia për mjekim kirurgjik është njëqind për qind.

Në konferencë ka marrë pjesë edhe dr. Riçard Hirsh, radiolog në SHBA-së, i cili në vitin 2007 në Strumicë ka dhuruar memograf dhe së bashku me kolegët e tij ka bërë edukim detajues të teknikëve me qëllim të zbulimit më të mirë të sëmundjes.

Pas përfundimit të konferencës është promovuar pulla postare e botuar në gjuhën maqedonase, për luftën kundër kancerit në gji në kuadër të projektit të titulluar "Udhëtimi Global", të cilën e kanë pranuar 15 vende. Me shitjen e pullës do të ndihmohet në hulumtimin dhe studimin e kancerit në gji dhe për edukimin e kuadrove për prëdorimin e aparateve për zbulimin e hershëm të kancerit në gji.

Për herë të parë pulla është botuar në SHBA në vitin 1998 dhe është promovuar në Shtëpinë e Bardhë.

Konferenca është mbajtur në kuadër të shënimit të pesëvjetorit nga vdekja e presidentit Boris Trajkovski. /YllPress
 
Titulli: Vajza kujdes nga Kanceri i gjirit

[h=1]Kanceri i gjirit, shenjat qe na paralajmerojne [/h][h=4]Lumturi Merkuri, specialiste ne ISHP[/h]
اdo grua është e rrezikuar nga kanceri i gjirit. Ndaj çdo shenjë që paralajmëron këtë sëmundje të rëndë nuk duhet neglizhuar. Specialistja e ISHP-së, Lumturi Merkuri, shpjegon se çfarë ndryshimesh në gji duhet të tërheqin vëmendjen. Gjithashtu ajo shpjegon edhe diagnostikimin dhe trajtimin e sëmundjes.

Shenjat

Një grua duhet të shkojë menjëherë tek mjeku, nëse vë re shenja jo normale si:

- Zmadhim apo forcim të gjirit, që nuk është normale për të. Zakonisht, shumë gra para periodave kanë gjoks të fortë dhe të dhimbshëm, por kjo është një gjë normale.

- Gjëndra apo kokrra në gji ose nën sqetull.

- Skuqje, mahisje, enjtje në gjinj apo rreth tyre.

- Rrudhosje apo gropëzim të lëkurës së gjirit.

- Njeri gji është më i ulët se tjetri në mënyrë të pazakontë.

- Tërheqje nga brenda e thithave të gjirit ose rrjedhje lëngu apo gjaku prej tyre.

- Dhe çdo gjë tjetër që nuk i duket normale.

Por, jo të gjitha gjëndrat që mund të dalin në gji janë kancer. Megjithatë, pa frikë apo ankth, gruaja duhet drejtuar sa më shpejt tek mjeku, nëse vë re ndonjë ndryshim jo normal tek gjinjtë. Vetëm mjeku mund të bëjë dallimin.

Vetëkontrolli

اdo grua duhet të përpiqet ta bëjë zakon bërjen e vetëkontrollit të gjirit një herë në muaj.

Vetëkontrolli i gjirit zgjat vetëm pak minuta. Nuk kushton fare, por të mbron jetën.

Vetëkontrolli i gjirit është vetëm një pjesë e kujdesit për gjirin. Ka edhe mënyra të tjera, të cilat kapin në faza shumë më të hershme kancerin e gjirit, siç është mamografia.

Mamografia

Mamografia është një lloj radiografie e gjirit, gjatë të cilës gjiri vendoset midis dy pjatave plastike. Mamografia e kap kancerin e gjirit shumë herët, atëherë kur ndryshimet nuk mund të shihen me sy apo të preken me dorë. Mamografia mund ta dallojë kancerin e gjirit rreth dy vjet para shfaqjes së shenjave, kur ka akoma shanse për t’u trajtuar me sukses. Gati gjysma e kancereve të gjirit, që arrijnë të kapen nga mamografia, janë akoma të vegjël dhe mund të trajtohen lehtë (pa hequr gjithë gjirin, pa lënë shenjë e mbi të gjitha pa rrezikuar jetën).

Moshat

Rekomandohet që të gjitha gratë nga mosha 35-40 vjeç e lart, duhet të bëjnë mamografinë çdo 1-3 vjet. Rreziqet për kancer të gjirit rriten me rritjen e moshës. Megjithatë, pavarësisht nga mosha, nëse një grua ka ndonjë shqetësim në gji, duhet të paraqitet menjëherë tek mjeku. Mjeku është ai që sqaron se çfarë duhet të bëjë gruaja dhe sa herë duhet të bëjë mamografinë.

Mamografia mund të bëhet në çdo kohë, por është mirë që femrat në moshën riprodhuese ta kryejnë mamografinë në fund të periodave. Në periudhën e menopauzës kryhet në çdo moment.

Përgatitjet për mamografi

Nuk duhet të përdoren deodorante, pudër ose lyerje me ndonjë solucion tjetër trupor ditën që gruaja shkon për të bërë mamografinë, sepse kjo ndikon në rezultatin e saj. Gruaja duhet të zhvishet nga mesi e lart, kështu që është mirë të veshë rroba të veçuara, bluza me fund ose pantallona. Disa gra mund të ndiejnë një shtypje apo dhimbje të lehtë të gjinjve gjatë mamografisë. Për pjesën më të madhe kjo është e durueshme. Disa prej tyre pijnë kokrra që përdoren për dhimbje koke, një orë përpara mamografisë, e cila lehtëson dhimbjen. Një mënyrë tjetër për ta zgjidhur këtë, është të mos shkojë për të bërë mamografinë një javë para ose gjatë periodave, pasi në këtë periudhë gjinjtë janë të tendosur dhe të dhimbshëm. Duhet planifikuar një periudhë tjetër për të bërë mamografinë.

Megjithatë, mamografia rekomandohet të bëhet një herë në 1-3 vjet, sidomos për moshat mbi 40 vjeç e lart. Kanceri i gjirit mund të shfaqet në çdo kohë, madje edhe nga një mamografi tek tjetra. Kështu që mamografia duhet bërë rregullisht. Bazuar në rezultatet e mamografisë së parë, mund të përsëritet, nëse mjeku e kërkon këtë. Mamografia nuk duhet bërë vetëm një herë në jetë, por në mënyrë të vazhdueshme çdo 1-3 vjet dhe për gjatë gjithë jetës!

Eko e gjirit

Eko e gjirit është një lloj tjetër kontrolli i gjirit, që kryet nga mjeku radiolog/onkolog. EKO e gjirit zakonisht rekomandohet për femrat e moshës 20 deri 40 vjeç, por mund të bëhet kur mjeku e rekomandon këtë.

Ekzaminimi klinik

Një vizitë tek mjeku apo një ekzaminim klinik i gjirit është një vizitë e thjeshtë e gjinjve nga personeli mjekësor i trajnuar.
 
Titulli: Vajza kujdes nga Kanceri i gjirit

Shiko fotografinë 1810944

Kanceri i gjirit, një masë e vogël
që ju shqetëson
Bëni një ekografi

MITI nr. 1
Një masë në gjoks është thuajse gjithmonë kancer!

FAKT: Për fat të mirë, kjo nuk është e vërtetë. Kjo vlen veçanërisht për moshat e reja ndërsa në gratë më të moshuara, një masë në gjoks ndoshta do të thotë se ajo mund të jetë një në ato tetë gra, që do të zhvillojë Kancer të Gjirit. Masa ka mundësi më të madhe të jetë kanceroze nëse gruaja është në menopauzë. Por nëse nuk është kanceroze, çfarë mund të jetë?
Mund të jetë një kist ( si qese e mbushur me lëng), një rritje anormale jo-tumorale (si fibroadenoma) apo një pseudo-gjendër që i detyrohet ndryshimeve hormonale pa ndonjë rëndësi mjekësore. Sidoqoftë, e rëndësishme është që gruaja të ekzamininohet nëpërmjet mamografisë apo ekografisë. Jo rralllë ajo mund ti nënshtrohet edhe biopsisë.

MITI nr.2

Kanceri i gjirit shfaqet gjithmonë si një masë e dhimbshme!

FAKT: Ndonjëherë Kanceri i Gjirit mund të diagnostikohet nëpërmjet mamografisë përpara se të ndjehet si një masë e dhimbshme gjatë vet-kontrollit të gruas.

MITI nr.3

Një masë kanceroze ndjehet ndryshe nga një masë beninje!

FAKT: Në fakt kur përmendim termin kancer, zakonisht flasim për masa të vetme e zakonisht të palëvizshme, por kjo nuk ndodh gjithmonë pasi në praktikë ndeshen edhe gjendra kanceroze të lëmuara, të lëvizshme e me konsistencë jo të fortë. Për shembull, kistet kur janë në thellësi të indit mamar, janë jo rrallë të frikshëm pasi spostojnë gjirin mbi to, duke dhënë ndjesi dhe pamje jo të këndshme. Cila është këshilla e specialistit?
اdo gjë që nuk duket normale duhet ekzaminuar dhe për fat, sot është mjaft e lehtë të bësh një kontroll të gjirit apo një EKO.

MITI nr.4

ثshtë thjesht një masë e vogël, nuk ka pse të shqetësohesh!

FAKT: Masa nuk është diçka që nuk ka rëndësi. Kanceri mund të jetë mjaft i vogël kur diagnostikohet, por kjo nuk do të thotë që është më pak i rrezikshëm.

MITI nr.5

Të konstatosh një masë tani, e të kontaktosh mjekun më vonë!

FAKT: Kjo nuk është e rekomanduar, veçanërisht për më të moshuarat. Ndërsa për mosha të reja mund të rivlerësohet për 1 -2 muaj. Të moshuarat nuk kanë ndryshime hormonale të gjirit. Për to, nuk rekomandohet vonesa në ekzaminim. Mirë është të mos vonohet më tepër se 2-4 javë.

MITI nr.6
Një masë në gjoks mund të jetë kancer edhe nëse asnjë nga të afërmet e tua nuk ka patur Kancer Gjiri.

FAKT:
E vertetë. Vetëm 5 -10% e tumoreve janë të trashëgueshëm. Pjesa më e madhe e grave nuk kanë faktor risku.

MITI nr.7

Një grua që ka vuajtur nga kistet në gji, një gjendër më shumë, nuk përbën problem!

FAKT: اdo gjendër e re kërkon vlerësim të ri!
(gm/Shqiptarja.com)
 
Titulli: Vajza kujdes nga Kanceri i gjirit

Shiko fotografinë 1810946


1. Ruani peshën tuaj trupore. Pesha e fituar në moshën e mesme pavarsisht vlerës së saj ideale, ka treguar një rritje të ndjeshme të rrezikut për Kancer Gjiri. Përveç kësaj, është vërtetuar se rritja e BMI (indeksit të masës trupore) shton rrezikun e zhvillimit të Kancerit të Gjirit pas-menopauzës.

2. Shmangni konsumimin e tepërt të alkoolit. Përdorimi i alkoolit është një nga faktorët më determinues për Kancerin e Gjirit. Studimi i “The Harvard Nurses’Health” së bashku me disa studime të tjera, ka treguar që konsumimi i më shumë se një pije alkoolike në ditë mund të rrisë rrezikun e Kancerit të Gjirit deri në 20-25 %

3. Konsumoni sa më shumë fruta dhe perime. Hani shtatë apo më shumë racione frutash në ditë. Dieta mbrojtëse për Kancerin e Gjirit përfshin të gjitha perimet e tilla si brokoli, lakër, lulelakër; zarzavatet me gjethe të errët ( lakër jeshile, spinaq), karrota dhe domate. Dieta e frutave përfshin agrume, manaferra dhe qershi. Këshillë: është mirë të konsumohen perime të papërpunuara ose të zjera lehtë, sepse disa nga përbërësit e tyre mund të shkatërrohen nën verpimin e nxehtësisë

4. Aktivitet fizik i vazhdueshëm. Shumë studime kanë treguar se ushtrimi i rregullt siguron mbrojtje të fuqishme kundër Kancerit të Gjirit. Të kryhen ushtime për 30 minuta ose më shumë për një ushtrim aerobik të moderuar (ecje të shpejtë), pesë ose më shumë ditë në javë. Nuk është i rëndësishëm intesiteti, por qëndrueshmëria dhe kohëzgjatja e ushtrimit.

5. Rregullo përmbajtjen e yndyrnave. Lloji i yndyrës në dietën tuaj mund të ndikojë në rrezikun e Kancerit të Gjirit. Minimizoni konsumimin e yndyrnave omega-6 (luledielli, misri) si dhe yndyrnave të ngopura. Përdorimi i yndyrnave omega-3, të cilat gjenden në vajin e peshkut (salmon, ton, sardele, troftë liqeni dhe harengë). Konsumoni vajra të monosaturuar të cilët i gjeni: tek vaji i ullirit (burim i fuqishëm i polifenoleve me veti antioksidante dhe skualenit); arrat dhe farat (të cilat përmbajnë një substancë mbrojtëse si seleni)

6. Rregulloni përmbajtjen e karbohidrateve në dietën tuaj. Minimizoni konsumimin e indekseve të larta glicemike. “Rreziqet e Mëdha të Bardha”, – mielli i bardhë, orizi i bardhë, patatet e bardha, sheqeri dhe produktet që i përmbajne ato, nxisin ndryshimet hormonale që ndikojnë rritjen qelizore në indet e gjirit. Zëvendësojini këto karbohidrate të “keqija” me drithëra dhe fasule apo bimë të tjera bishtajore. Ato përmbajnë një nivel të lartë fibrash.

7. Konsumo rregullisht ushqime dhe nënprodukte të sojës si psh. tofu, tempeh, arra soje të pjekura, qumësht soje dhe miso. Konsumo vetëm sojë organike dhe jo-gjenetikisht të modifikuara. Studimet epidemiologjike kanë nxjerrë në dukje një shoqërim pozitiv ndërmjet konsumimit të sojës dhe rrezikut të reduktuar të Kancerit të Gjirit.

8. Minimizoni marrjen farmakologjike të estrogjenëve. Shmangni ekspozimin ndaj tyre. Mos merrni mediamente me përmbajtje estrogjenike, përveç rasteve kur jua rekomandon mjeku juaj. Koha e ekspozimit ndaj estrogjeneve luan një rol themelor në zhvillimin e Kancerit të Gjirit. Minimizoni ekspozimin ndaj hormoneve që gjenden në prodhimet jo-organike të përditshme, në produktet e mishit të kafshëve dhe shpendëve.

9. Merrni substanca suplementare si multivitamina, vitaminë C, vitaminë E si dhe vaj peshku. Gjithashtu mund të merrni Selen e minerale të tjera apo të konsumoni arra si një alternativë e mundshme zëvendësuese. Nëse ju keni një sëmundje kronike ose merrni barna me recetë, konsultohuni në fillim me mjekun tuaj.

10. Mendoni në mënyrë pozitive. Zhvilloni marrdhënie të pasura, të ngrohta dhe reciprokisht të dobishme me familjen dhe miqtë. Bëni gjumë të përshtatshëm (7-8 orë në ditë). Shoqërimi i mire mendje-trup në Kancerin e Gjirit është i rëndësishëm.

almedicus
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 6 46.2%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 15.4%
  • Bora e parë

    Votat: 3 23.1%
  • Larg

    Votat: 2 15.4%
Back
Top