Vajza kujdes nga Kanceri i gjirit

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Të prekurat nga kanceri i gjirit sa vjen e shtohen. Por kjo sëmundje mund të ndalet së qeni vdekjeprurëse. Në rast se ekzaminohet e trajtohet në kohë, kanceri i gjirit është i shërueshëm. Shpëtoje jetën tënde. Duhet thjesht pak kujdes ثshtë i rëndësishëm për një femër, është tërësisht femëror, është dhe aq simbolik, konkretisht këto ditë është shqetësimi ynë në provat e rrobave të banjës... por ka një anë të errët, që i bën të gjitha këto të duken vogëlsira: gjoksi është dhe një pjesë e trupit të femrës që preket shpesh nga tumori. Tridhjetë për qind e sëmundjeve tumorale të femrave në Shqipëri janë pikërisht tumor i gjirit dhe dhimbshëm pranohet që vdekshmëria nga kjo sëmundje është ndër më të lartat. Ndërkohë, në shtetet e zhvilluara perëndimore, kjo sëmundje është e përhapur shumë më tepër. Prandaj, prej kohësh, përpjekjet për kurimin dhe trajtimin e saj janë vënë në qendër të punës së specialistëve. Një ndër ta është kirurgu nga Kalifornia dhe studiuesi në fushën e kancerit të gjirit, Ernie Bodai, i cili ndau përvojën e tij në një takim të organizuar nga Ambasada Amerikane dhe Shoqata Kristiane e Gruas Shqiptare, ku ishte e pranishme dhe kirurgia senologe Adelina Mazreku.
Në të vërtetë, përvojat e mjekut amerikan dhe doktoreshës shqiptare, me gjithë kontrastin numerik të rasteve të kësaj sëmundjeje në dy vendet përkatëse (në SHBA kanceri i gjirit është një sëmundje tmerrësisht e përhapur), kryqëzoheshin në një pikë të rëndësishme, në një pikë ku mbështetet lufta kundër kancerit: diagnostikimi dhe trajtimi në kohë i saj. Mjekësia sot është e bindur që kjo sëmundje është e kurueshme po të kapet në kohë.
Vetë Mazreku, me përvojën e saj shumëvjeçare në kurimin e kësaj sëmundjeje, shkëputi dy raste të kundërta: “Më kujtohet si sot ajo mbrëmje e largët kur unë, një mjeke e re, dëgjova për një lindje që do bënte një grua e prekur nga kanceri i gjirit. Pak kohë pasi solli në jetë fëmijën, ajo u nda nga jeta. Ndërsa rasti tjetër është i kundërt. Më telefonon një shoqja ime, që e kishte ditëlindjen në një ditë me mua dhe ne shpesh e kishim festuar bashkë. Shqetësimin e saj për diçka të huaj në gjoks e ndau me mua. Pas disa ekzaminimesh, u kuptua se ishte prekur nga kanceri i gjirit, por ishte në fazën e parë. Pas ndërhyrjeve, ajo i shpëtoi çdo rreziku. Sot ajo është një gjyshe e lumtur dhe unë e uroj çdo vit për ditëlindjen që kemi bashkë”.
Shumë gra, në fakt, e kanë mundur sëmundjen e kancerit të gjirit me anë të trajtimeve që mundëson mjekësia dhe madje sot operacioni zhvillohet pa u hequr gjoksi. Por gjithmonë varet nga koha kur gruaja vetëdiagnostikohet e pastaj trajtohet dhe nga besimi e bashkëpunimi i këtyre femrave. Në kontakt me trupin e saj, por dhe me ekzaminime të vazhdueshme (shqiptarët e kanë të vështirë në fakt të edukohen me këtë), një femër mund ta ndalë sëmundjen para se të jetë vonë. “Një grua mbi të dyzetat duhet të bëjë dy mamografi në vit. Kanë një kosto jo fare të ulët, por që një gruaje do t’i kushtonte në muaj aq sa i duhen për një 8 Mars”, këshillon doktoreshë Mazreku. Dhe ky kujdes është ai me të cilin, sipas mjekëve, duhet të edukohet mbarë shoqëria, sepse është një formë e rëndësishme për të ndaluar rrezikun që vjen nga kanceri i gjirit, një sëmundje që priret të përhapet më shumë. Kjo edhe për shkak të modernizimit të jetës (edhe kolorantët e flokëve apo kimikatet e trajtimeve kozmetike konsiderohen si faktorë favorizues). “Periodat e ardhura në moshë sa më të rritur dhe lindja para moshës 20 vjeç i ul shumë shanset që një grua në të ardhmen të preket nga kanceri i gjirit. Por sot femrat lindjen e parë e bëjnë në moshë më të madhe dhe për shkak të ekspozimit në diell (nuk ka familje që mos t’i çojë fëmijët disa ditë në vit në plazh) dhe dietës hiperkalorike, vajzave iu nis cikli edhe para moshës 11 vjeç. Kjo çon në rrezik më të lartë për kancerin e gjirit”, shprehet Mazreku. Por ama ajo këmbëngul me një fakt: që kanceri i gjirit është një sëmundje si gjithë të tjerat, që ka të gjitha mundësitë për t’u kuruar dhe nuk duhet parë si fundi i botës. Kjo nuk është marrje me të mirë, është një fakt që e tregojnë dhe ato gra që e kanë mundur sëmundjen e kancerit. “9 vjet më parë, duke bërë banjë, preka një masë të fortë që nuk ishte e imja. Të nesërmen shkova të vizitohesha. Kur mësova se isha me kancer, m’u duk se më ra qielli përsipër. Por pastaj nisa të kisha besim se do shërohesha. Përballova operacionin dhe kapërceva edhe atë krizën e rënies së flokëve nga trajtimi. Sot vazhdoj punën dhe e përballoj normalisht”, tregon Hajria, nëna e dy fëmijëve.
Dhe jeta vërtet mund të vazhdohet: një jetë femërore, një jetë ku ato janë shumë të rëndësishme për familjet, një jetë me ditë të ftohta e ditë plazhi, për të cilat duhet të gjejnë rrobat e duhura të banjës, një jetë që vlen aq shumë.
Box
Si ta ulësh rrezikun e kancerit të gjirit (nga dr. Ernie Bodai):

  • Shmang disa kimikate duke u bërë më selektive në produktet e kozmetikës, deodorantet dhe ushqimet që blini. Shumë e rëndësishme është të shmangni ushqimet shumë të përpunuara apo ato me konservues për të përdorur sa më shumë të jetë e mundur versionin e tyre natyror.
  • Merruni rregullisht me ushtrime për 20-30 minuta tri herë në ditë, sepse:
1. Ushtrimet ulin yndyrnat në trup, duke pakësuar dhe grumbullimin e estrogjenit dhe 2. Vetë ushtrimet ulin nivelin e tij.

  • Mos pi shumë alkool. Dhe pse disa studiues mendojnë se dhe sasi të vogla mund ta rrisin rrezikun për probleme në gjoks, Dr. Bodai thekson se vera e kuqe ka veti antioksidante të fuqishme, për shkak të polifenoleve që nxjerrin jashtë trupit tonë radikalet e lira. Dhe mjedrat janë një ushqim antioksidant.
  • Ju që po mendoni ta shtyni shtatzëninë për shkak të karrierës, nuk duhet të abuzoni shumë. Shtatzënitë e hershme kanë një efekt pozitiv, sepse ndërpresin rregullsinë ciklike mujore dhe mund të ndihmojë për të frenuar grumbullimin e estrogjenit.
Revista jeta
 
Femrat te cilat perdorin ullinje dhe vaj ulliri gjate ushqimeve, jane 2 here me larg rrezikut te kancerit te gjirit se sa ato te cilat nuk perdorin.
 
As ja kam aberin fare nga keto pjeset e gjirit.
 
Shkaktarët e tumorit të gjirit tek gratë


Tumori i gjirit është sëmundja më e përhapur te femrat, ku në të gjithë boten shënohen miliona raste vdekjeje në të gjithë botën. Studiuesit thonë se shkaktarët që çojnë në krijimin e tumoreve kanë origjinë të ndryshme. Por, e veçanta e sëmundjes është se nëse kapet në fazat e para, pacientët kanë mundësi më të mëdha për të jetuar. Ndërkohë që kurat që përcaktojnë mjekët janë intensive dhe të shtrenjta.
Parandalimi
Faktori më i rëndësishëm i rrezikut për karcinomën e gjirit është
mosha. Në fakt, rreziku për t’u sëmurur shtohet me kalimin e viteve, dhe përveç kësaj shtohet në raste të tjera si trashëgimia familjare për tumoret e gjirit dhe të vezores; kur nuk ka asnjë shtatzëni (ose shtatzënia e parë pas 35 vjetësh);
mbipesha pas menopauzës. Ndërsa vihet re që aktiviteti fizik ka një rol të favorshëm, nuk është akoma e qartë nëse ekziston ndonjë dietë që mund të reduktojë rrezikun për tumoret e gjirit; gjithsesi këshillohet një konsum sa më i madh i frutave të freskëta dhe i perimeve;
Studimet
Studimet e bëra në të gjithë botën vitet e fundit, kanë lejuar të qartësohet më mirë roli i terapisë hormonale zëvendësuese (domethënë, të atyre ilaçeve hormonale të përdorura nga shumë gra pas menopauzës për të lehtësuar shenjat dhe për të zvogëluar komplikimet e lidhura me këtë fazë të veçantë të jetës). Hormonet, sidomos terapia e kombinuar estro-progestinica, mund të influencojnë në rritjen e rrezikut. Prandaj ndjekja e terapisë me hormone duhet të jetë e justifikuar dhe e kontrolluar.
Parandalimi
Kur flitet për “parandalim” për një sëmundje si karcinoma e gjirit, duhet gjithmonë të dallohen dy strategji të sakta e gjithsesi të ndërlidhura ndaj tyre. Njëra është parandalimi parësor që ka lidhje me zbulimin e faktorëve të rrezikut dhe marrja e masave për të reduktuar rrezikun që deri më sot është e vështirë të aplikohet. Tjetra është parandalimi dytësor që është diagnoza e parakohshme ose më mirë paradhënia diagnostike. Do të thotë të zbulohet tumori në fazat e tij fillestare, kur nuk është akoma klinikisht i vlerësuar (me anë të mamografisë dhe ekografisë) dhe pothuajse në të gjitha rastet komplet
i shërueshëm. Një sektor i ri është parandalimi me ilaçe. Me këtë term ndikohet tentativa për të parandaluar shfaqjen e tumoreve nëpërmjet marrjes së substancave që përmbajnë elemente natyrale ose sintetik, të aftë në reduktimin e rrezikut për zhvillimin e sëmundjes. Kjo ka filluar që në vitet ’90 dhe rezultatet e para dëshmojnë që, parandalimi me ilaçe vepron me efikasitet në reduktimin e mundësisë së shfaqjes së tumorit të gjirit. Njëkohësisht, është e mundur të eliminohen apo të reduktohen efektet penguese të lidhura me marrjen e ilaçeve mbrojtse.
 
clear.gif

Shkaktarët e tumorit të gjirit tek gratë


Tumori i gjirit është sëmundja më e përhapur te femrat, ku në të gjithë boten shënohen miliona raste vdekjeje në të gjithë botën. Studiuesit thonë se shkaktarët që çojnë në krijimin e tumoreve kanë origjinë të ndryshme. Por, e veçanta e sëmundjes është se nëse kapet në fazat e para, pacientët kanë mundësi më të mëdha për të jetuar. Ndërkohë që kurat që përcaktojnë mjekët janë intensive dhe të shtrenjta.
Parandalimi
Faktori më i rëndësishëm i rrezikut për karcinomën e gjirit është
mosha. Në fakt, rreziku për t’u sëmurur shtohet me kalimin e viteve, dhe përveç kësaj shtohet në raste të tjera si trashëgimia familjare për tumoret e gjirit dhe të vezores; kur nuk ka asnjë shtatzëni (ose shtatzënia e parë pas 35 vjetësh);
mbipesha pas menopauzës. Ndërsa vihet re që aktiviteti fizik ka një rol të favorshëm, nuk është akoma e qartë nëse ekziston ndonjë dietë që mund të reduktojë rrezikun për tumoret e gjirit; gjithsesi këshillohet një konsum sa më i madh i frutave të freskëta dhe i perimeve;
Studimet
Studimet e bëra në të gjithë botën vitet e fundit, kanë lejuar të qartësohet më mirë roli i terapisë hormonale zëvendësuese (domethënë, të atyre ilaçeve hormonale të përdorura nga shumë gra pas menopauzës për të lehtësuar shenjat dhe për të zvogëluar komplikimet e lidhura me këtë fazë të veçantë të jetës). Hormonet, sidomos terapia e kombinuar estro-progestinica, mund të influencojnë në rritjen e rrezikut. Prandaj ndjekja e terapisë me hormone duhet të jetë e justifikuar dhe e kontrolluar.
Parandalimi
Kur flitet për “parandalim” për një sëmundje si karcinoma e gjirit, duhet gjithmonë të dallohen dy strategji të sakta e gjithsesi të ndërlidhura ndaj tyre. Njëra është parandalimi parësor që ka lidhje me zbulimin e faktorëve të rrezikut dhe marrja e masave për të reduktuar rrezikun që deri më sot është e vështirë të aplikohet. Tjetra është parandalimi dytësor që është diagnoza e parakohshme ose më mirë paradhënia diagnostike. Do të thotë të zbulohet tumori në fazat e tij fillestare, kur nuk është akoma klinikisht i vlerësuar (me anë të mamografisë dhe ekografisë) dhe pothuajse në të gjitha rastet komplet
i shërueshëm. Një sektor i ri është parandalimi me ilaçe. Me këtë term ndikohet tentativa për të parandaluar shfaqjen e tumoreve nëpërmjet marrjes së substancave që përmbajnë elemente natyrale ose sintetik, të aftë në reduktimin e rrezikut për zhvillimin e sëmundjes. Kjo ka filluar që në vitet ’90 dhe rezultatet e para dëshmojnë që, parandalimi me ilaçe vepron me efikasitet në reduktimin e mundësisë së shfaqjes së tumorit të gjirit. Njëkohësisht, është e mundur të eliminohen apo të reduktohen efektet penguese të lidhura me marrjen e ilaçeve mbrojtse.


Si kurohet?

Akoma në ditët e sotme, kirurgjia, është arma më e efektshme në terapinë e tumorit të gjirit. Teknologjitë e ndërhyrjes janë kryesisht dy: konservuese (ruajtëse) dhe shkatërruese. Teknologjia konservuese bazohet në heqjen e një pjese të vetme të sëmurë të gjirit (zakonisht një kuadrant) dhe është e mundur kur tumori është me përmasa të reduktuara.
Teknologjia shkatërruese (mastektomia), është gjithnjë e më e rrallë dhe parashikon heqjen komplet të gjirit dhe është e nevojshme kur tumori është mjaft i përhapur. Në këto raste i drejtohet gjithnjë e më shpesh kirurgjisë rindërtuese, dhe kur është e mundur bëhet në të njëjtën sallë operimi. Por, fatkeqësisht është e mundur vetëm në pak qendra me cilësi të lartë. Të dyja këto teknologji kirurgjikale kërkojnë heqjen e nyjëzave limfatike nën sqetull. Por kohët e fundit, metoda e “nyjëzave limfatike roje” që lejon në analizimin e vetëm një nyjëze limfatike nën sqetull, mund të arrijë të përcaktojë nëse nyjëzat limfatike nën sqetull marrin pjesë apo jo. Me anë të kësaj teknike mund të shmanget hapja (prerja) nën sqetull, duke zvogëluar kështu rrezikun e linfedemës së krahut të operuar.

Radioterapia
Radioterapia është e lidhur me kirurgjinë konservuese, kur ka
rrezik që në indet përbërës të gjirit që ngelet, qeliza tumorale mund t’i japin jetë një rikthimi, (por kjo ndodh vetëm në 5% të rasteve.) Efektet penguese me aparaturat moderne janë minimale.

Terapitë Mjekësore
Këto terapi kanë si qellim të sulmojnë sëmundjen kudo që ndodhet në organizëm, për kurimin e metastazave të shfaqura ose të fshehura. Terapitë Mjekësore ndahen në: kimioterapi, terapi me hormone, terapia imunologjike.
Kimioterapia
Kimioterapia konsiston në dhënien e ilaçeve që shkatërrojnë, me një aktivitet helmues selektiv, qelizat tumorale. Janë me më efekt, kur sa më i lartë të jetë shumimi i qelizave dhe për këtë fatkeqësisht mund të dëmtojnë dhe indet normale aktivisht shumues (palca e kockës, qelizat e zorrëve, bulb i flokut, etj,…)
Terapia me hormone
Terapia me hormone përdor ilaçe që janë në gjendje të bllokojnë stimulimin e qelizave të mundshme tumoriale të pranishme në organizëm, nga ana e hormoneve. Kjo është e vërtetë sidomos në tumoret që përmbajnë të ashtequajturat “hormone recetori (marrës)”.
Terapitë imunologjike
Terapitë imunologjike influencojnë të ashtequajturit “kundërtrupat monoklonalë” që sulmojnë qelizat tumorale me karakteristika bimolekulare të posaçme. Gjithçka më sipër i përket një tumori prezent…


Shenjat për të dyshuar një tumor të gjirit
Në shumicën e rasteve, në ditët e sotme, tumori i gjirit i prezantohet gruas apo mjekut si një nyjëz e fortë gjatë palpimit (prekjes). اdo nyjëz që shfaqet pas mbushjes së 30 vjetëve, duhet konsideruar i denjë për thellime diagnostike. Gjithmonë e më shpesh është radiologu, që gjatë një mamografie apo
Ekografie, e kryer për diagnostikim të parakohshëm, të shohë një tumor që nuk ndihet gjatë palpimit. Janë rastet e vërteta të sapofilluara që kurohen pothuajse 90%. Disa shenja të tjera të rralla që duhen konsideruar janë: mbledhja e lëkurës, skuqje të lokalizuara apo të përhapura, mbledhje apo ndryshim i thumbit të gjirit, sekrecion gjaku apo sierre e bollshme e thumbit të gjirit, zmadhim i dimensioneve të një nyje nën sqetull. Zakonisht, një tumor që sapo ka filluar nuk jep dhimbje. اfarëdolloj ndryshimi të pamjes normale apo ndjeshmëri të gjirit
është e nevojshme të përballoni në kohen e duhur problemin, duke iu drejtuar mjekut të familjes. Njëkohësisht, duhet të kontrolloni gjirin nga një specialist, duke diskutuar me të dhe të ndiqni këshillat. Po kështu, të dëgjoni një opinion tjetër, nëse nuk keni ngelur të kënaqur nga i pari.
 
Femrat më të rrezikuara nga kanceri i gjirit


Jonida Tashi

Një femër, ndër pesë gra preket nga një tumor i gjinjve, prej të cilëve 2/3 e rasteve janë beninje. Duhet të mjekohen patjetër nëse diagnostifikohet ndonjë formë e tyre si formacionet cistike, ato duhet të operohen, pasi në të kundërtën mund të kalojnë në tumor malinjë. Nga të gjitha sëmundjet malinje te femrat, së bashku me karcinomin e qafës së mitrës karcinomi i gjinjve është ndër më të shpeshtit. Gjatë jetës, 2-3 për qind të grave sëmuren nga karcinomi i gjirit. Nga të gjitha sëmundjet malinje 20-25 për qind të tyre i takon karcinomës së gjirit, ndërsa nga numri i vdekjeve nga sëmundjet malinje deri në 20 për qind të grave vdesin nga karcinomi i gjirit. Kjo sëmundje sot falë mundësive diagnostikuese, disiplinës dhe edukatës shëndetësore të vetë grave mund të zbulohet shumë herët. Nga karcinomi i gjirit femra mund të sëmuret nga rinia e hershme e deri në fund të jetës së saj. Mosha më e shpeshtë kur sëmuren femrat është nga mosha 40 deri në moshën 75 vjeçare. Sëmurën edhe meshkujt, por sëmundja te burrat është mjaft e rrallë. Marrëdhëniet e paraqitjes së karcinomit të gjirit të burrat dhe gratë është 99:1 në favor të grave.
Shkaku
Etilogjia (shkaku) e sëmundjes nuk dihet. Mirëpo, ka mjaft studime që flasin për disa faktorë të cilët e favorizojnë si dhe disa të tjerë të cilët e mbrojnë femrën nga paraqitja e kësaj sëmundje të rrezikshme. Faktorë kyçë janë hormonet seksuale të vezoreve sidomos estrogjenet. Karcinomi i gjirit nuk është sëmundje ngjitëse. Nuk mund të thuhet me siguri se a është sëmundja trashëguese apo jo. Ka të dhëna se sëmundja është paraqitur te disa gjenerata të gruas së sëmurë si gjyshja, nëna, e bija, motra. Nëse gjirin e ndajmë në katër pjese atëherë në 1/4 e jashtme të sipërme në afër 48 të rasteve paraqitet më shpesh karcinomi i gjirit, pastaj vjen 1/4 e sipërme e brendshme me 15 për qind, 1/4 e poshtme e jashtme me 11 për qind dhe më pak karcinomi i gjirit lokalizohet në 1/4 e poshtme të brendshme 6 për qind. Përreth thithit-areoles në 17 për qind dhe multifolikular-në shumë vende 3 për qind.
Shenjat
Faza e fillimit të paraqitjes së karcinomit të gjirit nuk ka ndonjë shenjë karakteristike. Shpesh ndodh që gruaja vetë të zbulojë, prek disa ndryshime në gjinj në formë të formacioneve të forta nyjesh. Këto zbulohen zakonisht gjatë larjes së trupit. Mirëpo janë bërë studime edhe te popujt më të ngritur në kuptim të edukatës shëndetësore, dhe se nga koha e prekjes së këtyre ndryshimeve e deri te paraqitja te mjeku së paku kalon 7-12 muaj. Sigurisht te populli ynë kjo është edhe më e vonuar për shkak të edukimit shëndetësor të pamjaftuar. Në fillim këto nyje, të cilat preken janë të veçuara dhe të lira por me kalimin e kohës këto bashkohen me indin për rreth dhe më nuk janë të lira. Në disa raste hasen ndryshime në thitha (ato futen brenda) ose paraqitet skuqje apo trashje e lëkurës së gjirit. Në disa raste paraqitet rrjedhje e lëngut të përzier me gjak nga gjiri. Në fillim procesi i karcinomit të gjirit përhapet në tërë gjirin në drejtim të kraharorit dhe lëkurës ashtu që lëkura e gjirit merr një dukje si lëvorja e portokallit. Sëmundja mund të përhapet edhe me anë të gjakut në organe tjera si: vezore deri në 30 për qind të rasteve, unaza të boshtit kurrizor, mushkëri, mëlçi, tru, etj.
Diagnoza
Për diagnozë të karcinomit të gjirit duhet të merret anamneza mirë, ajo familjare dhe personale, të vështrohen gjinjtë, preken-palpohen. Nga analizat duhet të bëhet: kontrolli me ultratingull sidomos te femrat e reja, mamografia-kontrolli me rëntgen dhe analiza citologjike e aspiratit të marrur me gjilpërë. Më së miri është që kontrolli me ultratingull ose me rëntgen-mamografi duhet të bëhet në fazën e parë të ciklit menstrual, pra menjëherë pas menstruacioneve gjegjësisht nga dita e 4 deri në ditën e 10 të ciklit menstrual. Mjekimi për këtë sëmundje kryhet në institucione të specializuara. Rezultatet varen nga koha e zbulimit. Nëse zbulohet me kohë atëherë kohëzgjatja e jetës mund të arrihet deri në 20 vjet. Mjekimi kryhet me rrugë operative dhe pastaj vazhdohet me rrezatim. Mjekimi pesëvjeçar është në 80-90 për qind të rasteve të zbuluara herët, ku gjëndrat limfatike regjionale nuk janë prekur.
Sëmundjet
Gjinjtë janë gjëndra qumështi dhe ky është funksioni fiziologjik dhe kryesor i tyre. Mirëpo, përveç këtij funksioni, ato paraqesin një ndryshim anatomik që e karakterizon bukurinë e femrës. Si çdo organ i organizmit të njeriut që mund t’i nënshtrohet proceseve patologjike, edhe gjinjtë e kanë këtë mundësi. Sëmundjet e gjinjve ndahen në: sëmundje inflamatore (pezmatime) dhe procese tumoroze. Procesi i inflamacionit (pezmatimit) mund ta përfshijë tërë indin e gjirit (mastitis) ose thelbin e gjirit (thelitis). Në mbi 90 për qind të rasteve shkaktarët e infeksionit vijnë nga jashtë, sidomos gjatë periudhës së lehonisë. Shkaktar më të shpeshtë janë: stafilokoket dhe streptokokët. Këto pezmatime paraqiten në fund të javës së parë të lehonisë.
Mastopatia
Kjo është një sëmundje e gjinjve e cila ka shumë emra si: fibrosa cystica, masthopathia chronica, adenosis, fibroadenomatosis etj. Manifestohet me një hiperplazion (rritje) të gjinjve, e cila mund të përcillet me formimin ose jo të cistave në parenkimin e gjinjve. Nuk është sëmundje malinje. Kjo është sëmundje kronike dhe gati 50 për qind e femrave vuajnë nga kjo patologji. Paraqitet te femrat e martuara dhe të pamartuara prej fëmijërisë e deri në pleqëri. Më e shpeshtë është nga mosha 20 deri në fillim të viteve 60-ta të jetës së femrës. Sëmundja manifestohet me dhembje dhe fryrje në njërën ose në të dy gjinjtë. Ankesat janë të lidhura me ciklin menstrual dhe zakonisht paraqiten disa ditë para menstruacioneve ose gjatë gjakderdhjeve menstruale. Në disa raste edhe gjatë ovulacionit. Kur fillojnë menstruacionet, pengesat shpejt pushojnë e ndodh të vazhdojnë deri të kryhen menstruacionet.
Gratë
Gratë vetë palpojnë (prekin) formacione-nyje të forta sidomos në 1/4 e jashtme të gjinjve. Mendohet se shkaktohet nën veprimin e estrogjeneve (hormone seksuale femërore). Mjekim specifik për këtë sëmundje nuk ka, por jepet terapi simptomatike. Mendohet se dhënia e preparateve me progesteron ka veprim të mirë. Kohët e fundit nga studimet që janë bërë është ardhur në përfundim se disa lloje ushqimesh si përdorimi i tepërt i kafesë, çajit të rusit ose Indisë, çokollatës si dhe streset, luajnë rol me rëndësi në paraqitjen gjegjësisht mosparaqitjen e kësaj sëmundje. Duhet pasur kujdes nga se afër 6 për qind të këtyre grave me këtë patologji mund të kalojë në karcinom si dhe kujdesi i kësaj moshe (40-60 vjeç) nga se në këtë moshë paraqitet më së shpeshti karcinomi i gjinjve.
 
Më të rrezikuarat
Femrat, të cilat nuk kanë lindur, ose kanë pak lindje janë të favorizuara në paraqitjen e kësaj sëmundjeje
Sëmundja më e shpeshtë është te ato gra, tek të cilat menopauza (menstruacioni i fundit) është e vonshme
Gratë, të cilat kanë gjakderdhje të rregullta menstruale deri pas moshës 55 vjeçare, sëmuren nga karcinomi i gjirit 2 herë më shpesh se te ato, të cilat menstruacionet u pushojnë para moshës 45 vjeçe
Mënyra e ushqyeshmërisë, sidomos ushqimi i pasur me yndyra, dhe gratë me peshë të shtuar (majme) sëmuren më shpesh nga karcinomi i gjirit se femrat me peshë normale Edhe femrat, të cilat ngelin shtatzënë për herë të parë pas moshës 30 vjeçare, më shumë mund të paraqitet kjo sëmundje se te ato që nuk kanë lindur dhe ky rrezik vjen duke u rritur sa më në moshë të shtyrë të jetë shtatzënia e parë Disa studime flasin se edhe abortet e shpeshta rrisin rrezikun e paraqitjes së kësaj sëmundjeje
Të rrezikuara janë edhe ato femra që fillojnë të pinë duhan herët, si dhe ato, të cilat pinë më shumë se një paketë brenda ditës
Incidenca e paraqitjes së karcinomit të gjirit është 2-3 herë më e shpeshtë te gratë të cilat në familje (gjyshja, nëna, motra) kanë pasur të sëmurë me karcinom të gjirit, në krahasim me ato gra, të cilat në anamnezën familjare nuk kanë pasur të sëmurë me këtë sëmundje

Më të mbrojturat
Rrezik më të vogël të paraqitjes së karcinomit së gjirit kanë ato femra të cilave u janë larguar vezoret para moshës 40 vjeçare
Rrezik më të vogël nga paraqitja e karcinomit të gjirit te femrat janë edhe menstruacionet e rralla për shkak të shtatzënive, dhënies gji një kohë të gjatë si dhe te ato femra, të cilat ngelin pa menstruacione herët
Edhe shtatzënitë e shpeshta e zvogëlojnë rrezikun nga paraqitja e karcinomit të gjirit te femrat
Ka edhe disa të dhëna se shtatzënia para moshës 25 vjeçe e zvogëlon mundësinë e paraqitjes së karcinomit të gjirit Gratë, të cilat kanë lindur para moshës 18 vjeçare kanë vetëm 1/3 e rrezikut për t’u prekur nga kjo sëmundje, në krahasim me gratë, të cilat për herë të parë kanë lindur pas moshës 35 vjeçare
 
Nuk eshte se di shume per kete semundje por kur jam vizituar njehere e i thashe doktoreshes qe dua te bej nje vizite per gjoksin
ajo qeshi me te madhe e me tha ik se nuk rrezikohesh fare
me ate gjoks qe ke ti tha duhet lupe zmadhuse me e pa jo me me pas ndonje semundje :D

Morali: Femrat me gjoks te vogel kane shume pak mundesi te preken nga ajo semundje
 
kjo qe ka shkruar artikullin shume fjale ka thene po arsyen evertete pse semuren grate me kancer gjiri sna e ka thene.
e para e punes kanceri i gjirit eshte semundje qe ka predospozicion gjenetik. femrat qe kane patur mamane motrat dhe kusherirat e para me kete semundje , semuren me nje % shume te larte nga kanceri i gjirit.
po te qe se vaji i ullirit te mbornte nga kanceri i gjirit sic thuhet ketu, nuk do ishte si semundje me eperhapur ne rajonin e mesdheut se sa ne zonat e tjera te europes.
nordiket jane per bukuri nga kjo semundje.
 
Teknikë e re për zbulimin e kancerit në gji

Mjekët në Klinikën Mayo të Klevelandit thonë se po eksperimentojnë një teknikë të re për zbulimin e tumoreve të vegjël të kancerit të gjirit. Kjo teknikë, thonë ata është shumë e thjeshtë, mjafton një injeksion me një lloj lënde radioaktive. Por kjo krijon shqetësime, prandaj edhe metoda e re ndodhet në fazat eksperimentale dhe ende nuk lejohet për përdorim në klinika e spitale.

Studimi i kryer në klinikën Mayo në Kleveland tregon se një pajisje e re për diagnostikimin e kancerit të gjirit është tre here më e mire sesa mamografia në zbulimin e tumoreve kancerozë.

Mamografia është një mënyrë standarte për zbulimin e kancerit të gjirit veçanërisht tek grate mbi 40 vjeç. Në se kanceri zbulohet kur tumori është i vogël, shanset për kurë janë 90 përqind. Por tek disa gra me inde të dëndura në gjoks tumoret e vegjël nuk mund të zbulohen lehtë me mamografi. Për këtë arsye, shkencëtarët pranë Klinikës Mayo provuan një teknikë të re atë të skanimit molekular.

Fillimisht ata injektuan në gjakun e pacientes një solucion radioaktiv i cili ngjitet pas qelizave kanceroze. Duke i fotografuar këto pamje mjekët mund të dallojnë lehtë tumoret e vegjël. Në studim u përfshinë 900 gra me inde të dendura në gjoks dhe shkencëtarët zbuluan tek ato tre here më shumë tumore nëpërmjet skanimin molekular. Metoda e re ende nuk përdoret nëpër klinika e spitale, pasi shkencëtarët po përpiqen të pakësojnë sasinë e lëndës radioaktive që përdoret për këtë teknikë.


Astrit Lulushi
Zëri i Amerikës, Uashington
 
nqs jeni te kujdeshme dhe palponi gjoksin 1 her ne jave kur beni banjo skeni pse te trembeni;)

po ashtu eshte me se e indikuar nje mamografi nje x ne vit!
 
Ushtrimet luftojnë kancerin e gjirit

f.0915071305714_m.jpg

Femrat të cilat janë fizikisht aktive edhe pas diagnostikimit me kancer të gjirit i kane shanset më të mëdha për t’i mbijetuar sëmundjes.Shkencëtarët nga Universiteti Yale, kanë pohuar se nga aktiviteti fizik kanë dobi edhe pacientet të cilat nuk kanë bërë ushtrime para se të kuptojnë për sëmundjen.

Të dhënat e reja tregojnë se ushtrimet trupore mund të zvogëlojnë deri në 60% rrezikun nga vdekshmëria prej kancerit të gjirit.
 
Për të mos u sëmurur nga kanceri i gjirit

Faktorët që ju rrezikojnë; Si ta shmangni; Duke u vetëdiagnostikuar; Dhe duke bërë kontrolle të herëpashershme.
Pavarësisht se nuk bën pjesë në tumoret me shkallë rrezikshmërie të lartë, tumori i gjirit është një sëmundje që prek kryesisht femrat, sidomos pas moshës 35 vjeç. Sipas statistikave, në 100 mijë femra 44 prej tyre rrezikojnë të preken nga tumori në gji.
Por duket se me kapjen e shpejtë dhe diagnostikimin në kohë, kanceri i gjirit mund të kurohet dhe pas shërimit të plotë, mundësia për të vazhduar një jetë normale është e sigurt, pa harruar konsultimet e herëpashershme me mjekun. Dhe nuk është aspak e vështirë.
Përveç konsultave dhe vizitave tek mjeku specialist, edhe ju vetë mund të vetëdiagnostikoheni dhe të drejtoheni tek mjeku në rast se vëreni diçka të dyshimtë që ju shqetëson.
kanceri_1.jpg

Vetëdiagnostikimi, ka të bëjë me shikimin dhe prekjen. Një femër që i ka kaluar të 20 vjetët duhet të mësojë që një herë në muaj të bëjë një kontroll të imtësishëm të gjirit. Për ta bërë këtë, duhet të zhvisheni nga mesi e lart, të dilni para pasqyrës dhe të shikoni me vëmendje nëse të dy gjokset kanë madhësi të barabartë (duke marrë parasysh që disa femra e kanë vetë një gji më të madh se tjetri), nëse qëndrojnë të dy në të njëjtin nivel.
Nëse vini re se njëri prej gjinjve është më i rënë apo më i vogël, duhet të drejtoheni menjëherë tek specialisti.
Pa harruar të shikoni me vëmendje edhe kokrrat, të cilat duhet të kini parasysh që gjithmonë duhet të jenë në qendër të gjoksit. Pastaj ngrini duart lart dhe shikoni nëse vini re ndonjë tërheqje të lëkurës apo nëse njëri nga gjinjtë ngrihet më lart se tjetri. Më pas filloni të bëni një kontroll të imtësishëm me dorë. Me gishtat e dorës filloni të bëni lëvizje nga poshtë lart mbi sipërfaqen e gjirit si në figurë, dhe pastaj lëvizje në formë rrezesh në qendër të gjirit. Nëse gjatë prekjes dora ju kap ndonjë kokërr apo diçka tjetër të dyshimtë, tregon se ju nevojitet një vizitë tek mjeku specialist.
Në formimin e kancerit në gji ndikojnë disa faktorë dhe më kryesori prej tyre është seksi. Femrat janë gjithmonë më të predispozuara për të pasur kancer gjiri. Por kjo nuk do të thotë se meshkujt përjashtohen. Rrallë, por ndodh që edhe një burrë të ketë tumor në gji. Megjithatë përqindja është shumë e vogël, rreth 1,4 për qind.
kanceri_2.jpg
 
Faktor tjetër risku është mosha. Me rritjen e moshës rritet edhe mundësia për t’u prekur. Kryesisht kufiri fillon nga 35 vjeç e lart. Pa lënë mënjanë edhe trashëgiminë. Në shumë raste kanceri i gjirit mund të jetë i trashëgueshëm nga nëna tek vajza apo nga njëra motër tek tjetra.
Qëndron gjithmonë i pranishëm rreziku kur njëri prej gjinjve ka pasur tumor, mundësitë janë dhjetë herë më të larta që tumori të prekë edhe gjirin tjetër. Kështu që ato femra që janë kuruar më parë nga një tumor në gji, duhet që herë pas herë të bëjnë vizita dhe konsulta tek specialisti për të mbrojtur gjirin e shëndoshë.
Edhe rrezet jonizuese janë të rrezikshme. Bëhet fjalë për rreze të shkaktuara p.sh. nga aparatet e radioskopisë, por pas moshës 40 vjeç ky rrezatim është i papërfillshëm. Ndër faktorët kryesorë bëjnë pjesë edhe ata endokrinë dhe riprodhues.
Si për shembull mosha e ardhjes së menstruacioneve. Risku është më i madh kur menstruacionet kanë ardhur rreth moshës 12 vjeç dhe më i vogël pas moshës 16 vjeç.
Gjithashtu edhe menopauza përbën një faktor rreziku që shtohet me lënien e hershme të menstruacioneve. Pa harruar këtu edhe lindshmërinë. Duket se lindja para moshës 20 vjeç dhe e sa më shumë fëmijëve, kthehet në mburojë mbrojtëse për kancerin në gji.
Por edhe kontracepsioni duhet marrë parasysh si faktor, kur vazhdohet gjatë dhe fillohet në moshë shumë të re. Ndoshta nuk e dinit, por edhe dieta luan rol shumë të rëndësishëm në mbrojtjen ndaj tumorit të gjirit.
Dieta hiperkalorike dhe e pasur me yndyra shtazore duhet të zëvendësohet me ushqime të lehta me bazë frutash dhe perimesh, për të qenë më të sigurta. Gjithashtu obeziteti përbën një nga shkaktarët e prekjes së tumorit në gji. Gratë mbi peshë duken më të rrezikuara nga tumori në gji.
 
Simptomat
Cilat janë disa nga simptomat e prekjes së mundshme nga tumori në gji? Ndër simptomat më kryesore bën pjesë ndryshimi i gjirit, i madhësisë ose i formës, tërheqja e lëkurës ose plagë të ndryshme, spostim apo sekrecione nga kokrra e gjirit si dhe gjëndra të dukshme në zonën e sqetullave.

Diagnostikimi
Ndër metodat e diagnostikimit të kancerit në gji e para është ekzaminimi klinik, që ka të bëjë me vetëdiagnostikimin me anë të shikimit dhe prekjes, që duhet të fillojë pas moshës 20 vjeç.
Kurse sa i përket diagnostikimit nga mjeku specialist, një metodë shumë e përdorshme është mamografia, që ka të bëjë me këqyrjen e gjirit në një aparaturë të specializuar.
Shkalla e saktësisë së mamografisë është 85-90 për qind. Diagnostikimi me metodën e mamografisë nuk këshillohet para moshës 35 vjeç dhe në periudhën e shtatzënisë.
mamografia.jpg

Ekografia është një metodë shumë e përdorshme për të rënë në gjurmë të kancerit në gji dhe citologjia, që ka të bëjë me ekzaminimin e materialit të shkëputur nga zona dyshuese. Diagnostikimi me metodën dhe citologjisë jep 90-95 për qind siguri.
ثshtë e këshillueshme që vetëdiagnostikimi të bëhet një herë në muaj, vizita klinike tek specialisti një herë në gjashtë muaj, kurse mamografia çdo dy vjet.

Mjekimi
Pas rënies në gjurmët e tumorit në gji janë disa mënyra mjekimi. E para është kirurgjia që ka të bëjë me heqjen e tumorit dhe nyejve limfatike duke ruajtur gjirin. Kimioterapia e cila aplikohet pas operacionit, por edhe para tij, gjithashtu edhe hormonoterapia dhe terapia radioaktive.
Megjithatë gjithmonë duhet të mbani parasysh se kanceri i gjirit në pjesën më të madhe të rasteve është i shërueshëm dhe mundësia e vazhdimit të një jete normale është më se e sigurt.
 
kanceri_3.jpg

terapia-radiaktive.jpg

Faktorët e rrezikut: Seksi. Mosha. Trashëgimia. Kanceri i njërit gji. Rrezatimi jonizues. Menopauza. Lindshmëria. Kontraceptivët. Dieta. Obeziteti
 
kam degjuar nje here se po te besh sex kur je me perjoda, te zhvillohet kanceri i gjirit nuk e di se sa e vertet eshte
 
Nuk shof lidhjen mes mestrucioneve, sexit dhe kanceri i gjirit....besoj qe eshte nje fabulim!
 
mbase, prandja duhet te bazohesh gjithnje ne shkence.
 
Deficiti i vitaminës D përkeqëson kancerin e gjirit
Deficiti_i_vitamines_D_perkeqeson_kancerin_e_gjirit.jpg
Niveli i ulët i vitaminës D është i shpeshtë te femrat e diagnostikuara me kancer të gjirit dhe mund ta rrisë rrezikun për përhapjen e kancerit dhe të shkaktojë vdekjen.

Pas një studimi dhjetëvjeçar, kanë mbijetuar 83 % e femrave me nivele adekuate të vitaminës D të cilat nuk kishin shenja të përhapjes së kancerit (metastaza), ndërsa përqindja e femrave të cilat mbijetuan dhe kishin deficit të vitaminës D, ishte 69 %.

Te femrat me nivele të pamjaftueshme të vitaminës D vërehej një rrezik më i madh për përhapjen e kancerit në krahasim me fermat të cilat kishin nivele të mjaftueshme. Mirëpo dallimi ishte shumë i vogël, dhe për këtë arsye mendohet për ndonjë rastësi. Ndërsa rreziku për vdekje ishte i njëjtë, por me një shkallë më të lartë te femrat me deficit të vitaminës D.

Nga ana tjetër, studimi tregoi se edhe vlera mbi optimalen e vitaminës D, nxit rrezikun për vdekje. Për këtë arsye ata paralajmërojnë femrat që të mos marrin preparate të vitaminës D në mënyrë të pakontrolluar, pasi që kjo paraqet një thikë me dy tehe.
 
Kapeni ne kohe Kancerin ne GJI!
Shkrimtarja ruse, Darya Dontsova, yjet e muzikës pop, Kylie Minogue dhe Anastasia, Zonja e Parë, Nancy Reagan, dhe shumë femra të tjera jo kaq të njohura, kanë diçka të përbashkët: të gjitha janë diagnostikuar me kancer në gji. As statusi i tyre shoqëror dhe as pasuria e tyre marramendëse nuk janë garantë për kurimin e sëmundjes. Në të gjitha rastet, femrat me këtë diagnozë mundohen të bëjnë gjithçka munden për ta eliminuar, duke përdorur metodat e fundit të diagnostikimit modern.

Minimizimi i rrezikut

Faktorët rrezikues janë listuar si më poshtë, nisur nga rëndësia e tyre:

Në bazë të studimeve, sëmundja e shekullit është gjenetike dhe ka lidhje familjare.
Shmangia e dhënies gji, lejon rritjen e disa qelizave jo normale. Këshillohet ushqyerja e foshnjës për një periudhë të shkurtër, të paktën gjashtëmujore. Gjëja më e mirë do të ishte nëse do t‘i jepnit gji fëmijës 9-10 muajt e parë.
Mungesa e aktivitetit të rregullt seksual.
Abortet.
Stresi kronik.
Injektimet në gji.
Qëndrim i tejzgjatur në diell.
Mënyra jo e shëndetshëm e jetesës (obeziteti, pirja e duhanit dhe abuzimi me pijet alkoolike).
Gjithsesi, nuk duhet të shqetësoheni, edhe nëse zbuloni se jeni një kandidat me rrezik të madh. Ashtu si shumë sëmundje të tjera, ju mund të minimizoni rrezikun e kancerit në gji, duke marrë masa parandaluese në kohën e duhur.

1. Bëni vizita mjekësore sa herë ndjeni shqetësime, por edhe kur e ndjeni veten mirë. Bëni një jetë të shëndetshme, bini në peshë nëse jeni mbipeshë.

2. Përpiquni të minimizoni stresin. Mundohuni të keni një aktivitet seksual të rregullt.

3. Ushqehuni duke ndjekur një dietë të caktuar. Hani ushqime që janë të pasura me vitaminë A, E dhe C, p.sh., karota, spinaq, kajsi dhe agrume. ثshtë mirë që ato t‘i bëni pjesë të pandashme të dietës suaj ditore.

4. Nguliteni në mendje se lindja e fëmijës dhe ushqimi me gji janë shumë të rëndësishme për shëndetin e gjirit tuaj.

Mundohuni t‘i ndiqni të gjitha rekomandimet e mësipërme, por sërish ju jeni të ekspozuar nga rreziku i prekjes së kësaj sëmundjeje, ky është një nga disavantazhet e të qenit femër.

 
Avantazhet e teknikave diagnostikuese

Diagnoza e tumoreve të gjirit përfshin teknika diagnostikimi fillestare dhe të diferencuar. Teknika diagnostikuese fillestare përfshin vet-ekzaminimin dhe prekjen me kujdes të gjoksit, duke ndjerë me mollëzat e gishtave ndonjë gjëndër të pazakontë. Gjithsesi, këto metoda janë të pamjaftueshme për matjen e masës aktuale tumorale si dhe përcaktimin e diagnozës së saktë. Kjo është arsyeja sepse përdoren teknika diagnostikuese diferenciale si p.sh., mamografia dhe ekzaminimi me ultratinguj. Mamografia është fotografimi i gjoksit, duke përdorur rrezet X ose infra. Zakonisht përdoret për zbulimin e rritjeve të parregullta. Mamografia lejon diagnostikuesit të zbulojnë fazën e parë të kancerit në gji në 50 deri 70 për qind të rasteve. Tumoret e pakapshme mund të zbulohen në 18-33 për qind të rasteve. Aparatet moderne me rreze X janë shumë efikase në zbulimin e tumoreve, të cilat kanë madhësi nga 5 deri në 10 milimetra. Disavantazhi më i madh i mamografisë qëndron në sigurinë e paktë, kur bëhet fjalë për ekzaminimin e vajzave të reja (të cilat nuk kanë fëmijë), e femrave që i janë nënshtruar transplantit të gjoksit. Në këto raste, diagnostifikuesit përdorin ekzaminimin me ultratinguj për zbulimin e tumoreve në gji. Ekzaminimi me ultratinguj, veçanërisht nëse përdoret së bashku me mamografinë, është një teknikë efektive diagnostifikuese për prodhimin e një figure më të mirë të tumorit. Teknika ka një shkallë saktësie rreth 87 për qind.

Termografia përdoret gjerësisht në praktikën klinike bashkëkohore për matjen dhe regjistrimin e nxehtësisë, e cila shkaktohet nga pjesë të ndryshme të trupit ose gjëndrave të gjirit. Nxehtësia që lëshon trupi në pjesë të ndryshme matet në bazë të qarkullimit të gjakut në enë, kështu që qarkullimi i ngadaltë i gjakut prodhon më pak nxehtësi.

Mamospektrometria konsiderohet si teknika më moderne e zbulimit të kancerit në fazën e parë. Në fillim të diagnozës, pacienti merr tableta të caktuara (Fe59), i cili është një agjent kimik. Më pas, një aparat specifik Perenna aktivizohet për ekzaminimin e gjëndrave të gjirit. Të dhënat futen në kompjuter, në mënyrë që diagnostikuesit të arrijnë në diagnozën e saktë. Me fjalë të tjera, teknika i lejon mjekët të zbulojnë nëse ka apo jo një rritje të pakontrolluar të qelizave të gjirit.

Krahasuar me teknika të tjera diagnostikuese, mamospektrometria ka të paktën katër avantazhe:

Kjo teknikë mund të përdoret për ekzaminimin e pacienteve shtatzënë
Ekspozimi ndaj rrezeve është në shkallën më të ulët
E gjithë procedura nuk zgjat më shumë se pesë minuta
Kjo teknikë mund të zbulojë tumorin, nëse masa e tij është më e vogël se 5 milimetra
Për sa u përket disavantazheve, ajo ka vetëm një:

Mamospektometria ende është një risi, edhe pse është teknika e diagnostikimit më e avancuar për zbulimin e kancerit të gjirit në fazat e para të zhvillimit. Për shembull, kjo teknikë mund të realizohet vetëm në një klinikë në Moskë, në qendrën e mjekësisë profesionale "Akademia". Sa më i vogël të jetë tumori, aq më i madh është shansi për ta shëruar atë. Kështu që nëse ndieni ndonjë problem, mos hezitoni që të ekzaminoni gjirin tuaj nga një specialist i kualifikuar. Nëse sëmundja kapet shpejt, shanset tuaja për ta eliminuar atë janë të mëdha. Mos harroni se rreziku sa vjen e rritet me kalimin e moshës. Kjo është arsyeja që duhet të bëni kontroll të rregullt, të paktën një herë në vit, sidomos kur i keni kaluar të 40-at. Përgatiti: DELINA CICI
 
Ushqimi dhe lëvizja

Sigurisht, sa dhe çfarë hamë ka një ndikim të madh në rrezikun e tumorit të gjirit. Në Los Anxhelos, në kongresin vjetor të "Kërkimit mbi kancerin", studimi më i fundit tregoi se yndyrat dëmtojnë jo vetëm gratë që i marrin, por edhe fëmijën (fetusin gjatë periudhës së shtatzënisë ose fëmijën gjatë ushqyerjes me gji). Zakonet, historia personale dhe gjenetike, mosha e parë e menstruacioneve, ushqyerja me gji, mosha e menopauzës, përdorimi i hormoneve dhe terapia hormonale, janë faktorë shumë të rëndësishëm, disa "miq" dhe disa armiq të gjoksit. Ndërkaq, rezultatet e studimeve të rëndësishme të nisura në vitet ‘80, që tani janë të disponueshme, kanë vlerësuar hormonet seksuale dhe kushtet e faktorët që favorizojnë shfaqjen e një tumori. Kështu, në vitet ‘80, në Evropë regjistroheshin 20000 raste në vit; në vitet ‘90, 30000 raste dhe rreth 45 mijë raste në fillim të viteve 2000. Sot mendohet se ai prek rreth 1.2 milionë gra në të gjithë botën, nga të cilat 500 mijë humbin jetën. Por, pavarësisht rritjes së përqindjes, rastet e vdekshmërisë nga kanceri i gjirit në vitet 2000 janë reduktuar dukshëm, sidomos te moshat më të reja, që kanë mundësi t‘u nënshtrohen ekzaminimeve të ndryshme, si mamografisë dhe ekografive të ndryshme.


Mosha

Ashtu siç ndodh me pjesën më të madhe të tumoreve epiteliale, përqindja e sëmundjes rritet me rritjen e moshës. Për tumorin në gji, grafiku është në rritje deri në menopauzë, pastaj zvogëlohet në vitet e para të menopauzës, për të rinisur rritjen me kalimin e moshës. Kështu, në më shumë se 80 për qind të rasteve, tumori në gji prek gratë mbi 50 vjeçe


Aspirina dhe vaji i ullirit

Shkencëtarët kanë treguar se marrja e një aspirine në ditë redukton me rreth 25 për qind rrezikun e kancerit në gji, ndërsa kanë zbuluar se dieta mesdhetare ku përdoret shumë vaji i ullirit të mbron nga kanceri i gjirit, për shkak të acidit oleik që gjendet në vajin e ullirit. Testet laboratorike mbi qelizat kanceroze të gjirit treguan, se ky acid e bënte më të efektshëm medikamentin që përdoret kundër kancerit dhe rriste prodhimin e proteinave që lufton tumoret.
 
Kanceri i gjirit
Një studim i ri këtu në Shtetet e Bashkuara tregon se një ilaç që përdoret për kurimin e ostoporozës është gjithashtu i efektshëm për kurimin e kancerit të gjirit dhe me më pak ekefkte anësore se sa ilaçi që përdoret aktualisht për këtë sëmundje. Studjuesit e Institutit Kombëtar i Kancerit bënë të njohur dje se provat klinike me rreth 20 mijë gra të moshuara, treguan se ilaçi që përdoret për kurimin e ostoporozës, Raloksifeni, që njihet gjithashtu me emrin Evista, e pakësonte rrezikun e kancerit të gjirit 50 për qind më tepër se sa Tamoksifeni, ilaçi më i fundit kundër kancerit të gjirit. Tamoksifeni është ilaçi i vetëm i miratuar nga qeveria amerikane për bllokimin e kancerit të gjirit, megjithëse dihet se ndonëse rrallëherë, ai shkakton efekte të rënda anësore.
 
Titulli: Vajza kujdes nga Kanceri i gjirit

Pemët dhe perimet mbrojnë nga kanceri i gjirit
f.1219132858356_m.jpg


Konsumimi i shpeshtë i pemëve dhe perimeve te femrat e trajtuara nga kanceri i gjirit mund ta zvogëlojë rrezikun e rikthimit të karcinomës, njoftojnë shkencëtarët amerikanë.
Rezultatet e botuara në revistën “Journal of Clinical Oncology” tregojnë se konsumimi i pemëve dhe perimeve në sasi shumë më të madhe sesa rekomandohen, mund ta zvogëlojë për 33% prirjen për shfaqjen e sërishme të tumorit në gji.

Shkencëtarët nga Universiteti i Kalifornisë shpjegojnë se kjo ndodh si rezultat i ndikimit të pemëve dhe perimeve në hormonin estrogjen, i cili është njëri nga faktorët pjesëmarrës në shfaqjen e kancerit të gjirit.Telegrafi
 
Titulli: Vajza kujdes nga Kanceri i gjirit

thone qe pas moshes 35 duhet te kesh me shume kujdes nga kanceri gjirit, mbas 35 fillojne keto probleme po ka dhe raste qe mund te ndodhi dhe me para.
 
Titulli: Vajza kujdes nga Kanceri i gjirit

Kontrollet tek gjiri e dija qe eshte mire ti fillosh qe nga mosha 25 vj, te pakten nje here ne vit, maksimum 2 vj.
E mbas 35 vj, regullisht 1 here ne vit, nqs gjate vititit nuk shfaqet asnje gjender ose ndonje formacion i forcuar ne zonen e gjoksit.
Fundja kanceri i gjoksit , mund te kapet ne faze iniciale nqs ke kujdes te "palpohesh" (prekesh) ne menyre konstante, e te veshtrosh nqs shfaqen ndryshime...
 
Titulli: Vajza kujdes nga Kanceri i gjirit

ahaha e bera une ketu ne usa ngaqe e kishte halla ime Y dhe vajta ne spital ta beja kot per sport dhe me tha doktori lol ik mi dreq se je ende e re ahhaa pas 35 hajde ketu ahahaha
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top