Tatuazhet, moda qe cmend edhe pleqte
Tatuazhet quhen ndryshe 'body art', arti i trupit. Gena dhe Arifi, burre e grua, jane diplomuar te dy per pikture.
Ne studion e tyre te artit, Arifi ben tatuazhe, kurse Gena ekspozon ne mure telajot e saj. Kjo thote ajo, e ben me te ngrohte ambientin per ate qe po tatuohet.
"Une kam filluar ne vitin 1996-97 dhe sipas udhezimeve te saj kohe, provat beheshin ne veshe derri. Une kam marre veshe derri ne thertore, i kam pastruar dhe ne to punohet njesoj si ne lekuren e njeriut", thote Armando Jaho.
Fjala tatuazh vjen nga tahitishtja, tatau, qe do te thote shenjoj ose vizatoj. etci, ose njeriu i akullit, i gjetur ne Alpet italo-austriake, eshte njeriu me i vjeter qe njihet per 15 tatuazhet e tij prehistorike. Mendohet se ai ka vdekur rreth viteve 3500 para Krishtit.
Ne shume shoqeri tribale, tatuazhi ka qene nje element identifikimi social. Por ne Perendim, besimet judeo-kristiane e denonin kete praktike. Si nje fenomen i modes, tatuazhi u perhap vetem pas viteve 1970. Kurse ne Shqiperi, akoma me vone.
"Sot bejne tatuazhe te gjithe. Ne rast se ne vitet '97 benin 20-25 vjecaret, tani bejne edhe moshat e medha. Edhe mbi 60 vjec kemi bere", thote Arifi.
Ne fillim zgjidhet motivi. Klienti i radhes ka zgjedhur nje figure qe i ngjan skices se famshme te Da Vincit "homo vitruvianus", por i stilizuar me bisht dhe krahe engjelli.
Me pas, kalohet ne tatuazhin e mirefillte. Nje gjilpere njeperdorimshme vihet ne pistoleten elektrike. Boja, nga gjilpera, vendoset poshte shtreses se pare te lekures, ne kufijte e dermes dhe epidermes. Thellesia e çpimit varet nga zonat e trupit: nga 1 mm ne zonat e barkut deri ne 4 mm ne zonat me te dendura te kurrizit.
Por nje tatuazh nuk eshte teresisht i pademshem per ate qe e ben.
Mjeket thone se fillimisht kanoset nje infeksion i lekures e ne rastet me te keqija edhe hepatiti ose HIV/AIDS.
Arifi thote se nuk ka pasur kurre probleme me klientet e tij. Ai eshte i regjistruar si biznes i vogel per ushtrim aktiviteti tatuazh. Per kete qellim ka edhe nje leje higjieno-sanitare. Ne ditet ne vijim zona e tatuazhit lyhet me vazeline, e cila ndihmon ne pertharjen e shpejte te plages.
Sado i realizuar qe te jete, ne krye te disa viteve tatuazhi mund t'ju merzitet. Ndaj, ne rast se keni vendosur te beni nje tatuazh, me shume se sa vizatimin, zgjidhni simboliken qe ju pershtatet.
Ne çdo rast, tatuazhi mbetet nje forme e modifikimit trupor. Ndaj per ta bere nje te tille, duhet te udhehiqeni nga bindja e thelle, se po beni ate gje qe deshironi vertet.
Tch