Tatuazhe

Qe njeri nga tatojat e mija
 
po se care do te thote nuk na e the, cfare kuptimi ka.
 
Te tregova ka kuptimin e nje rep grupi qe bej pjese edhe une ne te..
Shqiponja ka formen e dy G qe dmth GIlani i Gilangjive...E army perkthehet anglisht Ushtri qe dmth se jena bo qaq shume sa llogaritem si ushtrii
 
interesante si arsye per ta pasur gjith jeten ne krahun tend.
 
Me pelqejne tatoo-t por nuk kam asnje...eshte ne plan per tu bere kete periudhe ;)
Femrave u shkojne shume pse jo?? Diçka sa me femerore,jo shume te madhe,ne nje pjese ku nxjerr ne pah feminilitetin te femra do ishte bukur edhe pse mua do me pelqente diku ne qafe anash.
 
mu m`pelqejn shum,ndoshta nga viti tjeter do bej nje,,ose 1 celes soli te qafa ose nji diell te dora,,to mendohem deri ateher :p
 
Tatuazhet, moda qe cmend edhe pleqte



Tatuazhet quhen ndryshe 'body art', arti i trupit. Gena dhe Arifi, burre e grua, jane diplomuar te dy per pikture.
Ne studion e tyre te artit, Arifi ben tatuazhe, kurse Gena ekspozon ne mure telajot e saj. Kjo thote ajo, e ben me te ngrohte ambientin per ate qe po tatuohet.

"Une kam filluar ne vitin 1996-97 dhe sipas udhezimeve te saj kohe, provat beheshin ne veshe derri. Une kam marre veshe derri ne thertore, i kam pastruar dhe ne to punohet njesoj si ne lekuren e njeriut", thote Armando Jaho.

Fjala tatuazh vjen nga tahitishtja, tatau, qe do te thote shenjoj ose vizatoj. etci, ose njeriu i akullit, i gjetur ne Alpet italo-austriake, eshte njeriu me i vjeter qe njihet per 15 tatuazhet e tij prehistorike. Mendohet se ai ka vdekur rreth viteve 3500 para Krishtit.

Ne shume shoqeri tribale, tatuazhi ka qene nje element identifikimi social. Por ne Perendim, besimet judeo-kristiane e denonin kete praktike. Si nje fenomen i modes, tatuazhi u perhap vetem pas viteve 1970. Kurse ne Shqiperi, akoma me vone.

"Sot bejne tatuazhe te gjithe. Ne rast se ne vitet '97 benin 20-25 vjecaret, tani bejne edhe moshat e medha. Edhe mbi 60 vjec kemi bere", thote Arifi.

Ne fillim zgjidhet motivi. Klienti i radhes ka zgjedhur nje figure qe i ngjan skices se famshme te Da Vincit "homo vitruvianus", por i stilizuar me bisht dhe krahe engjelli.

Me pas, kalohet ne tatuazhin e mirefillte. Nje gjilpere njeperdorimshme vihet ne pistoleten elektrike. Boja, nga gjilpera, vendoset poshte shtreses se pare te lekures, ne kufijte e dermes dhe epidermes. Thellesia e çpimit varet nga zonat e trupit: nga 1 mm ne zonat e barkut deri ne 4 mm ne zonat me te dendura te kurrizit.


Por nje tatuazh nuk eshte teresisht i pademshem per ate qe e ben.
Mjeket thone se fillimisht kanoset nje infeksion i lekures e ne rastet me te keqija edhe hepatiti ose HIV/AIDS.

Arifi thote se nuk ka pasur kurre probleme me klientet e tij. Ai eshte i regjistruar si biznes i vogel per ushtrim aktiviteti tatuazh. Per kete qellim ka edhe nje leje higjieno-sanitare. Ne ditet ne vijim zona e tatuazhit lyhet me vazeline, e cila ndihmon ne pertharjen e shpejte te plages.

Sado i realizuar qe te jete, ne krye te disa viteve tatuazhi mund t'ju merzitet. Ndaj, ne rast se keni vendosur te beni nje tatuazh, me shume se sa vizatimin, zgjidhni simboliken qe ju pershtatet.

Ne çdo rast, tatuazhi mbetet nje forme e modifikimit trupor. Ndaj per ta bere nje te tille, duhet te udhehiqeni nga bindja e thelle, se po beni ate gje qe deshironi vertet.
Tch
 
kisha 1 ne shppatull qe e kisha bere para 13 vjetesh para 1 muaj u bera me 2 bera nje yll tribal pas shpine dhe po pergatitem per te 3 qe do e bej ne shtator tek muskuli i kembes pastaj duka pare duke bere per 10 vjet te tjera pushim
 
Me perpara nuk me pelqenin tatuazhet ,por tani kam vendos te bej nje tatuazh ...germen e pare te emrit te babait.
 
dhe mua sme pelqenin me perpara...tani kam qejf nje ne fund te kembes,anash..emrin tim me shkronja kineze...
 
Titulli: Tatuazhe

Tatuazhet: te luani me lekuren

Tendencat e 2010, pasi Karl Lagerfeld ka vendosur te nxjerre ne shitje tatuazhe nga koleksioni i Chanel te cilat mund te hiqen. Perla dhe Dopio C e kryqezuar e Chanel, simbol i maison. Mesa duket te dekorono trupin me tatuazhe kohor eshte ne mode per momentin. Nese nuk keni deshire te tatuoni trupin me nje tatuazh te vertet, kjo mund te jete nje ide shume e mire./burimi: ikubINFO/

FileContent.axd

FileContent.axd
 
Titulli: Tatuazhe

Kismet qit Ver valla :D ama spo di qka , se ktu ne Kosov me shumic i bajn do akrepa ne Qaf ne dor spo di qka :D
 
Titulli: Tatuazhe

Une kam nje ne mendje,jane 3 germa bashke...Por nuk mendoj se do e bej,pasi me pelqen te shikoj lekuren time pa asnje shenje.
 
Titulli: Tatuazhe

po kam bere dy tatu...nje tatu me germa tek krahu i majte....dhe ne ne mes te sjpatullave nje shqiponje me gjysem krah te hapur....,rraca e shqipatrit nuk e harron krenarin e saj
 
Titulli: Tatuazhe

kam qejfe te beje tatuazh por sme le frika
 
Titulli: Tatuazhe

Une i kam nja 4-5 dhe kete vit pres te bej nje te madh ne kurriz
 
Titulli: Tatuazhe

un e kam nje ne kembe dhe jam pentu qe e kam be, por ishte mosha e tille dhe ca vendime i merja pa lothe shume trurin.
 
Titulli: Tatuazhe

se shpejti do bej nje .... 6 yje te shperndar ne krahe edhe ne gjoks , ku brenda yjeve do beje inicialet e pjestarve te familjes sime
 
Titulli: Tatuazhe

Do e bej se sben nje ne pranvere, nje emer do jete qe do filloje nga qafa e poshte, formen dhe menyren e shkrimit se kam menduar,,,,,
 
Titulli: Tatuazhe

Une i kam shume qef tatuazhet , vdes fare per tato , por nuk me shkojne fare , keshtuqe nuk kam dhe nuk do kem.
Femrave ju shkojne me shume tatot , por jo shume te renduar.
 
Titulli: Tatuazhe

Sa ide e bukur kjo e Fight_ cllub_ al,thnx qe e shperndave me ne ...ndoshta mund te ta vjedhim iden :p
 
Redaktimi i fundit:

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 26.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 13.3%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 6.7%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 20.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 13.3%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 3 20.0%
Back
Top