Tatuazhe

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Sezoni veror eshte ne lule....
edhe sezoni veror eshte sezoni me i mire per tu "shfaqur" me nje tatoo te ri...

Keni tatuazh?
Nqs po...cfare modeli??

A i shkojne femrave tatuazhet?

 
Tatoo mania, por femrat pendohen shpejt

Gjithmonë e më shumë dizenjime në pjesë të ndryshme të trupit, por femrat janë të parat që pendohen. Madje edhe shpejt. Futbollistët, aktorët dhe atletët çmenden për to. Tatuazhet nuk dalin kurrë nga moda.
Sipas një studimi amerikan fenomeni i të dizenjuarit të trupit është në rritje. Por rritje po shënojnë edhe klientët e pakënaqur. Studimi tregon se më së shumti janë gratë të parat që pendohen.

“Body art’ vazhdon të ketë një sukses të padiskutueshëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku një i ri në katër vendos të dizenjojë trupin. Por paralelisht me këtë po ndodh edhe fenomeni tjetër. Shumë persona rrezikojnë të përdorin lazerin për të fshirë tatuazhet, në mënyrë të veçantë femrat.

Studimi është bërë nga Fakulteti i Shkencave të Shëndetit në “Texas Tech University”, në SHBA. Sipas tij, 80% e të rinjve që vendosin të bëjnë një tatuazh (mesatarisht rreth moshës 18-30-vjeç), shprehen të kënaqur, por pastaj ndërrojnë ide pas disa vitesh.

Universiteti punoi mbi një kampion prej 196 personash të penduar nga tatuazhet, 130 e të cilëve ishin femra. Pjesa më e madhe e tyre janë shprehur në mënyrë ekstreme të bezdisura nga ajo që kishin “skalitur” vite më parë në lëkurën e tyre. Aq sa ishin mundur shumë për t’i mbuluar, duke përdorur qoftë mëngët e gjata, apo pantallonat e gjata për të mos ekspozuar pjesët e dizenjuara.

Shkaqet që kanë detyruar të rinjtë t’i drejtoheshin tatoo-së, nga studimi kanë qenë nga më të ndryshmet; kurizoteti, të qenit në modë, dëshira për t’u ndjerë të veçantë, ose thjesht dëshira për të provuar një eksperiencë të re.

“Pavarësisht se po bëhet gjithnjë e më e vështirë të takosh të rinj pa asnjë tatuazh, kjo formë arti mund të konsiderohet ende një turp në raportet sociale, veçanërisht për gratë”- shpjegon Myrna Armstrong, përgjegjës i kërkuesve në Universitetin e Texasit.

Një stil jete ndryshe, një punë e re, ose edhe vështirësia për të gjetur një veshje që fsheh tatuazhet në rastet zyrtare mund t’i transformojnë tatuazhet nga një aksesor tepër trendy në trupin femëror në një shenjë jo estetike dhe të papranueshme sipas disa personave.

E vetmja alternativë për momentin për këto gra është përdorimi i lazerit, për të fshirë dëshirat e së shkuarës. (La Stampa)

 

Attachments

  • 1216861612-eliza-tatoo.jpg
    1216861612-eliza-tatoo.jpg
    4.8 KB · Shikime: 70
me pelqejn tatuazhet por asnje tatuazh s'kam ber,do me pelqente te kisha nje flutur te vogel te kyci i dores( kur t'me jepet mundesia do e bej.
 
me pelqejn tatuazhet por asnje tatuazh s'kam ber,do me pelqente te kisha nje flutur te vogel te kyci i dores( kur t'me jepet mundesia do e bej.
une e dua tek kyci i kembes....
tattoo200.jpg
 
Tani qe isha ne pushime benin nje tip tatuazhi por qe zgjaste vetem 2 jave - sa per ta heq marakun :) Gjithsesi une nuk i pelqej shume. :fluturoze:
 
Nuk me pelqejne tatuazhet
 
:bum:bum:bum:bum:bum:bum
 

Attachments

  • 118353.jpg
    118353.jpg
    4.3 KB · Shikime: 73
kam nder mend te bej nje tatuazh me emrin e djalit ne krah me shkronja shtypi arti ose ne anglishten e vjeter,e kam pare tek nje shok dhe me pelqyen shume shkronjat ashtu,por po pres te behet dhe i/e dyti/a :) dhe ti bej te dyja tatuazhet bashke,nje nga nje karh dhe tjejtrin nga krahu tjeter.

apo keni ndonje mendim ju se me cfare shkronjash ti shkruaj?
po te keni ndonje mendje apo keni pare gjekundi ndonje lloj shkronjash te bukura mi thoni.
 
Mua, sme pershtaten. Dhe ndonje mendim konkret mbi to nuk kam.
 
Une po ja arrita qellimit do bej nje kete vere ne shqiperi!
 
kam nder mend te bej nje tatuazh me emrin e djalit ne krah me shkronja shtypi arti ose ne anglishten e vjeter,e kam pare tek nje shok dhe me pelqyen shume shkronjat ashtu,por po pres te behet dhe i/e dyti/a :) dhe ti bej te dyja tatuazhet bashke,nje nga nje karh dhe tjejtrin nga krahu tjeter.

apo keni ndonje mendim ju se me cfare shkronjash ti shkruaj?
po te keni ndonje mendje apo keni pare gjekundi ndonje lloj shkronjash te bukura mi thoni.
me anglishten e vjeter beri dhe kushua im...ne krahe inicialet e familjarve :D
doli bukur...

une do bej per ditelindje :D top sekret :D
 
nuk me pelqejn fare me mir rri natyral ce me ca vizatime ne trup pff
 
sme terheqin fare tatuazhet dhe nuk me pershtaten nga natyra qe kam.
 
tatuazhet jane dicka e bukur dhe e vecante per mendimin tim, sidomos kur kane nje domethenie te rendesishme per personin qe vendos ta beje.. une personalisht nuk kam, por se shpejti do ta kem nje..:)
 
javen qe vjen kam apuntamentin per te bo tatoon tim te 1...........do e bej tek kyqi i dores..........shenjen time.........:kercim::eek:k
 
une kam per ta bere por me jepni nje mendim ku ta bej. me pelqen shum ta bej dhe te kyci i kembes dhe tek gishti i i dores, qe ndryshe quhet si gishti i unazes do bej nje akrep. me thoni ku ta bej????
 
Je goce ke kyqi i kembes je cun ke gishti i unazes :D
 
une do e kisha ber nje ku tem thoj goce qe dashuroj por skam ale nje goc qe ta ma thot :S ahahhahaha
 
Je goce ke kyqi i kembes je cun ke gishti i unazes :D

jam goc. flm per mendimin.por dhe tek gishti i unazes sdo ishte e shemtut, :ciaoo:
 
jo qe eshte e shemtut per une mendoj qe ta besh te kyqi kembes nese je femer se do te rrinte shum bukur vertet e them ket
 
jo qe eshte e shemtut per une mendoj qe ta besh te kyqi kembes nese je femer se do te rrinte shum bukur vertet e them ket

flm dhe mua me pelqen shum, prandaj jam ne nje dilem se nuk di ku ta ve. nuk dua te vej dy tatuazhe, por me teper anoj dhe une tek ai kyci i kembes, pasi dhe pulpen e kam te mbushur dhe te bukur, dhe mendoj se do dilte bukur. :ciaoo::)
 
Me degjo mua beje ke kyqi kembes nese do kisha nje te dashur do tja beja vet une ke kyqi i kembes :D por nuk kam :S qte bei :D
 
Une kam bere nje sycke ne qafe ne krahun e majte dhe disa shkronja kineze perseri ne qafe po ne krahun e djathte
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top