Statusi i minatorit, protestë poshtë zyrës së Ramës: Mbani premtimin!

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
200d8228-cf97-4ae4-b20b-640e440478a3.jpg


Përpara Kryeministrisë në Tiranë janë grumbulluar sot dhjetëra minatorë të dalë në pension nga e gjithë Shqipëria, të cilët po protestojnë duke kërkuar të drejtat e tyre dhe votimin e Statusit të Minatorit, i cili ende mbahet peng duke mos u hedhur për votim në Kuvend.

Policia e kryeqytetit ua ka ndaluar atyre mundësinë e zhvillimit të tubimit para Kryeministrisë, duke refuzuar kërkesën zyrtare, por minatorët kanë vijuar aksionin duke paralajmëruar se nuk do t’i ndalin protestat deri në plotësimin e kërkesave.

af6ba7ef-aabc-4c79-99c7-51196d7df6b4.jpg


Ata theksojnë se etapat e diskutimeve me qeverinë kanë marrë fund, pasi shteti i ka harruar dhe tashmë është koha e protestave, duke shtuar se do t’ju bashkohen para Kryeministrisë në ditët në vijim edhe të afërmit e tyre.

Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Sindikale të Punonjësve të Industrisë së Shqipërisë, Taf Koleci tha se Statusi i Minatorit ka përfunduar së përpiluari dhe diskutuari në komisione, por një ngërç i paprecedentë është krijuar nga qeveria.

“Jemi brenda rregullave, është protestë paqësore, jo për të shkatërruar e djegur. Kërkojmë të drejtat tona. Minatorët kërkojnë statusin e tyre. Ne do ta vazhdojmë protestën. Kërkojmë një të drejtë që duhet të ishte dhënë që në fillim të demokracisë. Ne kemi bërë bisedime me ministrinë përkatëse dhe ka qenë zv.ministri në tavolinë dhe kemi rënë dakord për 11 pikat e statusit. Ndaj ne do dalim në protestë para kryeministrisë që ky status të jepet në kohën sa më të shkurtër. Ne jemi të organizuar në mënyrën më të mirë të mundshme”, tha Koleci.

“Hajde Taulant Balla, Ulsi Manja, hajdeni këtu, mbani premtimin!”, u shpreh njëri prej minatorëve.


(gazeta-Shqip.com)
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top