Shkrime të ndryshme...

Ohana

Antarë i Respektuar
Ajo që më ka pëlqyer gjithmonë nga ajo ishte heshtja e saj,
nuk ishte një heshtje dosido,
ishte një heshtje plot kontraste...
Ajo nuk përpiqej të më kuptonte,
e dinte se ishte marrëzi të pretendonte diçka të tillë.
Mes ne të dyve nuk kishte nevojë për t'u kuptuar:
Unë kisha dhembjen time plot me fjalë
dhe ajo dhe heshtjen e saj.

E. M. Reyes
 

Ohana

Antarë i Respektuar
Ajo ka mbetë diku,
n’nji skaj t’harruem bote,
tue qindisë lulet e dashnisë s’humbun,
tue arrnue andrrat e hikuna
si zogj të trembun.

Dhe asht njaq e vogël
n’at skaj të harruem bote,
sa frikesh me e kujtue se ta pijnë hyjtë,
edhe asht njaq e brishtë, njaq e qelqtë,
edhe vet andrrimi ta thyen ndër gishta,
edhe asht njaq përplot me vetvedì,
sa frikesh me i folë për flakën
njatij zjarri t’vocërr.

Dhe ka mbetë njatje,
n’at skaj t’harruem bote,
ku shinat lshohen si vajtim
e dielli priton me ngrofë,
njatje ku lumi rrjedh si tallje,
e dashnia s’gjen sqep
m’e thye lvozhgën e me dalë,
njatje ku edhe kujtimi i puthjeve
sos me stinët e borës…


Jozef Radi
 

Ohana

Antarë i Respektuar
Ne kemi kohe qe nuk flasim
Por s'jemi ndare pergjithmone
Ne qe te dy kerkojme castin
Qe te harrojme zenken tone.

Ky zemerim prej femije
Nuk me le nje cast te qete
Nga malli i madh i dashurise
Ti lozonjare me vjen vete

Kur zemerohesh ti me mua
Edhe me shume une te dua
Se dhe me teper nga shikimi
Te paska hije zemerimi.

* * *

Mos u ngrys prej deshperimit
nese jeta te genjen
Hesht ne driten e mundimit
Rishmez dita e gazit vjen

Zemra me te ardhmen rron
Nga e sotmja shqetesohet
Kur gjithcka papritur shkon
Per te shkuaren mallohet.

Alexander Pushkin
 

Ohana

Antarë i Respektuar
Sa u be qe po shkruaj kete poeme brenda teje?
Tani shelgjet u mplaken dhe lumenjte jane ngrire
Buzeqeshjet e detit i rrudh era e eger
Nder brigje qe dridhen.
Ne rritemi
Mbi nje poeme te gjelber qe shkruhet cuditshem
Me kujtime te lakuara qe u ngjajne brinjeve
Me largesi qe vijne dhe ikin si stine
Ne rritemi
Ndersa ti ke mbetur nje vajzuke, njomez
Qe shkruan brenda meje me fryme...

Sa kohe na ka mbetur ta kendojme se mbari
Kete poeme pa rima, me dy sy
Me floket si ari, me heshtjet si bryme
Kete poeme qe me ngjan shume por ca me teper
Te ngjan ty.
Kete poeme qe ecen duke na mbajtur veshtrimet
Ne horizonte nismash te dridhshme
Ku lotet shkruajne ajrin me gishta te zjarrte
Dhe fjalet kane mesuar te fshijne
Derrasen e zeze te syve...

Sa kohe u be qe luajme endrrash si femijet
Ne poetet e dashurive ?

A Bala
 

Ohana

Antarë i Respektuar
Mos u dashuro me një femër që lexon, me një femër që ndjen shumë, me një femër që shkruan...
Mos u dashuro me një femër të edukuar, .., delirante, të çmendur...
Mos u dashuro me një femër që mendon .. që është e aftë të fluturojë, me një femër që ka besim te vetja...
Mos u dashuro me një femër që qan ose qesh ndërsa bën dashuri ... që di s'i t'ia kthej atij shpirtin në trup, ... me një femër që e dashuron poezinë (këto janë më të rrezikshmet) ... apo me një femër që nuk mundet të jetojë pa muzikë ...
Mos u dashuro me një femër ... të gjallë,.. rebele, shpërfillëse ...
Mos të ndodhtë kurrë të dashurohesh me një femër si kjo...
Sepse kur të dashurohesh një femër të tillë, që qëndron ose jo me ty, që të do ose jo, nga një femër si kjo, nuk do mundesh të kthehesh mbrapsh ... kurrë.

Martha Rivera Garrido
 

Ohana

Antarë i Respektuar
Më ndje - Robert Shvarc

Më ndje!
Ç’kërkoj unë
në thellësitë e buta të syve të tu gjumashë…?
Unë, bresheri, s’kam ndonje punë
të bie mbi tokën tënde vlagë,
që vesën prêt me dëshirim –
dhe jo rrebeshin, shkatërrimin…
Falma përmallimin,
dobësinë
e ketij çasti çiltërsie:
Unë prapë do të marr arratinë,
e do fshihem nëpër muzgje kotësie,
e do strukem në guvën time
që të lëpij, si bisha,
ndonjë plagë
të vjetër a të re…
Jo, unë
s’kam ndonjë punë
në thellësitë e buta të syve të tu gjumashë –
Më ndje!
 

E**A**

Antarë i Respektuar
Ku vargu nga doqkat e tua meqe jena kopjace naaa ?😬😝
Mjesi 🤗

Me ç’a titulli e do të t’a qendis një krijimtari si ky tipi 🤣🤗

 

ViktoriA~

Antarë i Respektuar
Me ç’a titulli e do të t’a qendis një krijimtari si ky tipi 🤣🤗

Kesaj i thon dy urime ne nje dite. 🤣😬
P.s mos u bazo nga kta ti se i bje te jesh kopjac si ne 🤭🤣
 

Lauri

Anunnak
Nga këndvështrimi i fëmijëve, jeta duket nje rrugë e pafund. Ndërsa per te moshuarit 10 hapa ne kopësht
IMG_20230124_121610.jpg
 

Raniaa

Antarë i Respektuar
Gjithmonë mungon dikush ne dashuri
Dikush qe emrin do ti harrosh
Por zemra di te ruaj imazhin e tij
Dhe vetem ajo di,sa do ta degjosh💫🖤
 

Loverboy

A pretty face can never trick me
Trishtim Turgeniev-ian, me vargje teper mallengjyese:
KUR TE MOS JEM
"Kur te mos jem, kur gjithçka qe ish e imja, do te mbulohet me pluhur
-o ti, shoku im i vetem,
o ti, qe te desha kaq fort e kaq dhemshurisht,
ti, qe me siguri do te jetosh pas meje
- mos shko te varri im...
Ti s'ke ç'ben atje.
Mos me harro..., po mos me kujto permes halleve te perditshme, kenaqesive dhe nevojave...
Nuk dua ta pengoj jeten tende,
nuk dua ta veshtiresoj rrjedhen e saj te qete.
Por ne çastet e vetmise,
kur mbi ty te bjere trishtimi i drojtur e i pashkak,
aq fort i njohur nga zemrat e mira,
merr ndonje nga librat tane me te dashur
dhe kerko ato faqe, ato rreshta,
ato fjale, nga te cilat na ndodhte
-te kujtohet? - te dyve,
menjehere te na rridhnin lotet ne heshtje.
Lexoji, mbylli syte dhe zgjatma doren... shokut qe te mungon, zgjatja doren tende.
Nuk do te mund te ta shtrengoj me doren time:
ajo do te jete e shtrire, e palevizshme nen dhe,
por tani me pelqen te mendoj qe ndoshta, ti, ne doren tende,
do te ndiesh nje prekje te lehte.
Dhe pamja ime do te fanitet ty dhe nga syt' e tu te mbyllur do te rrjedhin lot,
si ata lot qe ne, te mallengjyer nga bukuria, patem derdhur se bashku,
o ti, shoku im i vetem,
o ti, qe te desha aq fort e aq dhemshurisht...!"
 

Lauri

Anunnak
"Pemët në dimër flenë nën dëborë.
Ëndrrat më të bukura do t'i mbajnë në kujtesë, për të na i thënë ato në pranverë"
IMG_20230124_210831.jpg
 

Loverboy

A pretty face can never trick me
Që nga fillimi, e vërteta ishte e qartë si dielli por, ishte e pamundur që ta pranoja...

FB_IMG_1674725977545.jpg
 

Desa

Felix Culpa
S/M
E thyen heshtjen disa fjalë,

Që në zemër rëndojnë dhe sot,

Brenda një ankthi , statujë më lanë,

E një emër s' ju vura dot !

A. Dragoj
 

Lauri

Anunnak
"Keni një botë brenda, që pak nga frika dhe pak nga mosbesimi nuk e hapni më"
IMG_20230111_130613.jpg
 

Lauri

Anunnak
“Nuk mund të të jap zgjidhje për çdo problem në jetë tënde, e nuk kam përgjigje për dyshimet apo frikën që ke, por unë mund t'i dëgjoj dhe t'i ndaj me ty.

Unë nuk mund ta ndryshoj të kaluarën ose të ardhmen tuaj Por kur të jetë e nevojshme, unë do të jem pranë jush.

Unë nuk mund të të mbaj që të mos biesh, unë mund të të ofroj vetëm dorën time që të mbështësh dhe të mos biesh.

Gëzimi, suksesi dhe triumfi yt nuk janë të miat, por gëzohem sinqerisht kur të shoh të lumtur.

Unë nuk i gjykoj vendimet që merrni në jetë, unë thjesht mbështetem tek ti dhe të stimuloj e të ndihmoj nëse më kërkon.

Unë nuk mund të tërheq kufijtë në të cilën duhet të lëvizësh, por unë mund t'ju ofroj hapësirën që të nevojitet për t'u rritur.

Unë nuk mund t'i shmang vuajtjet tuaja, kur një dhimbje të prek zemrën, por unë mund të qaj me ty dhe të marr pjesë për ta bërë atë sa më të lehtë.

Nuk mund të të them as çfarë je, as çfarë duhet të jesh, unë mund të të dua vetëm ashtu siç je dhe të jem miku yt” 🤗

✍️ Jorge Luis Borges
By Lauri 👍
 

Lauri

Anunnak
Vetmia nuk është mungesa e njerëzve për të folur, për të ngrënë, ecni ose bëni dashuri.
Kjo quhet mungesë.

Vetmia nuk është ajo që ndjejmë për mungesën e atyre që duam, dhe ata nuk do të kthehen.
Kjo quhet Melankoli.

Vetmia nuk është tërheqja vullnetare që njerëzit ndonjëherë i imponojnë vetes në përpjekje për të rindërtuar mendimet e tyre.
Kjo quhet Bilancë.

Vetmia nuk është manastiri i pavullnetshëm që fati na shkakton në mënyrë që ne të mund të rifitojmë jetën tonë. Ky quhet Parimi i natyrës.

Vetmia nuk është zbrazëtia rreth nesh. Kjo quhet rrethanë.

Vetmia është shumë më tepër se kaq. Vetmia është ajo që vjen kur humbasim veten dhe ne endemi kot në kërkim të asaj që dikur ishte shpirti ynë.

(Chico Buarque de Holland)
Në shqip by Lauri 🙂👍
 
Top