Shkrime të ndryshme...

Personi që ju do vërtet nuk është rehat me justifikimet e lira dhe përgjigjet e gatshme si "nuk mundem". Ai nuk ju shmang, nuk ju kthen shpinën kur i tregoni se sa shumë keni nevojë për të. Ai që të do vërtet, krijon mundësi aty ku gjithçka duket e pamundur, ndërton një urë ku ka pengesa, vrapon drejt teje qoftë edhe për pak minuta, qoftë dhe sa për të dëgjuar zërin.
Ndonjeherë mjafton, vetëm kaq!
 
Ngarkesa e këtij gomari, fruta të llojllojshme, por mbyllja e gojës së tij që të mos i hajë ato por vetëm ti bartë, më ngjason me vendet, popujt e të cilave jetojnë përmbi pasuri por nuk mund ti shfrytëzojnë ato nga udhëheqësia e pangopur. Vallë, a u takojmë edhe ne këtyre popujve?( përshtatje e huazuar)

37060412_238216220124333_8600201994788929536_n.jpg
 
Ndjej mllef.
Ndjej një urrejtje të paparë për ty.
Unë e dua vërtetë dikë,ose e urrej me gjith shpirt.
Rrugë të mesme nuk ka.
Unë nuk di të luaj.
Un nuk luaj me ndjenjat.
Unë nuk di të dua pak.
Për mua ndjenjat janë hyjnore.
Janë emocionet më të pastra që mund të ketë njeriu.
E kisha dëgjuar se dashurinë/urrejtjen,1 fije peri i ndan.
Qenka e vërtetë.
Unë nuk di çtë shkruaj më.....
Më dridhen duart nga mllefi që ndjej për ty.
Unë ndjej mllef....
 
"Mos harroni se e vërteta e madhe është e fshehur nën ligjin e misterit. Njohuria universale mund t'u zbulohet vetëm vëllezërve tanë që janë përballur me sprovat tona. E vërteta duhet të matet sipas intelektit, maskuar për të dobëtit, gjë që do t'i bënte njerëzit të çmendur, të fshehur nga të pabesët, të cilët mund të kapnin vetëm disa fragmente prej të cilave do të bënin një armë vdekjeprurëse.

Mbylle të vërtetën në zemrën tënde dhe lejo të flasë përmes punëve të tua.
Shkenca do të jetë forca jote; besa shpata jote; dhe heshtja forca e blinduar dhe e padepërtueshme."
ermete.jpeg
-Hermes Trismegistus-- Edmund Blair Leighton, The Accolade-
 
Lëreni njeriun të jetojë në paqe dhe dashuri me natyrshmërinë e vet.
Nuk do rroni nga një mijë vjet o maskarenj.
Mirëpo siç thotë edhe Dostojevski: "Maskarai vërtet që luan ndyrë".
 
“Shuma e lotëve të derdhur mbetet e pandryshueshme”. Cilatdo qofshin formulat apo flamurët, nën të cilët njerëzit radhiten, cilëtdo qofshin perënditë që ata besojnë apo pasuria që ata zotërojnë, sasia e lotëve, vuajtjet dhe ankthet janë çmimi që duhet të paguajë secili për ekzistencën e vet. Dhe kjo sasi mbetet e palëvizshme. Popujt e përkëdhelur zhgërryhen në neuroza dhe në veleritje. Të tjerët, të cilëve fati iu ka caktuar një vuajtje më të madhe, sic jemi ne sot, nuk mund të dalim prej kesaj vuajtje vecse duke u blinduar në vetvete. Po të mos ishte kështu, unë do të duhet të qaja me lot tërë ditën e tërë natën. Nderkaq, e bej këtë po aq pak sa edhe të tjeret. Ka një ligj që i drejton nga lart të gjitha".

Shkëputur nga libri, “Një grua në Berlin”.
Përktheu; Helena Kadare.
 
Një përshkrim dashurie...
Ajo: A më do...?
Ai mendonte se çfarë ti thoshte ngase dashurinë nuk mund të ia përshkruante dot përderisa e xhelozonte edhe shiun teksa ia ledhatonte flokët e saja...
Kështu është jeta, disa nuk mund te të kuptojnë kurrë e disa nuk mund të shijojnë atë që përjetojnë...

328983842_578928730762743_7785317988472490463_n.jpg
 
Due vite

“Se questa è l’ultima
Canzone e poi la luna esploderà
Sarò lì a dirti che sbagli ti sbagli e lo sai
Qui non arriva la musica
E tu non dormi
E dove sarai
Dove vai
Quando la vita poi esagera
Tutte le corse gli schiaffi
gli sbagli che fai
Quando qualcosa ti agita
Tanto lo so che tu non dormi dormi dormi dormi dormi mai
Che giri fanno due vite”

Marco Mengoni
 
Te rraskapita vetja ime, te lodha, te mundova me lendime.

As nuk te pyeta nese kishe apo jo me force, as nuk te pyeta nese kishe nevoje per shplodhje, madje as plaget e marre nuk i lashe t’i sheroje.

Kerkoja, kerkoja nga ty edhe me shume, edhe atehere kur ti s'mundje une sulesha kunder teje me vrull.

Asnje pasuri dhe pushtet nuk ka vlere, kur vetja te ka brakstisur ty...

Zorai.
 
Më dhemb që të lë të shkosh, por më dhemb më shumë që një ditë dëshiron gjithçka me mua dhe të nesërmen asgjë.
 
"Psikanalistët dhe poetët jetojnë në një botë simbolizmi, imazhi dhe gjuhe të ngritur, duke lëvizur rrjedhshëm midis procesit të vetëdijshëm dhe të pavetëdijshëm, midis gjendjeve emocionale të ndryshueshme dhe konfliktuale, duke kërkuar kuptimin .... Poezia është gjuha e përsosur e psikikës njerëzore, shkrirja e komunikimit simbolik, muzikës dhe kuptimit. Poezia është ndërfaqja verbale ndërmjet procesit parësor dhe procesit dytësor, e udhëhequr nga artisti krijues. Frojdi thoshte se poetët janë psikologët më të mirë, që do të thotë jo se midis psikoanalistëve poetët janë më të mirët, aspak, por se poetët dramatikë si Gëte dhe Shileri depërtuan më së miri në thellësitë e psikikës njerëzore”.

-Merle Molofsky, "Captured and Enraptured by the Muse: Psychoanalysts Discusing Poetry", Otherr/Wise, revista on-line e Forumit Ndërkombëtar për Edukimin Psikoanalitik, Vëllimi 3, Pranverë 2010.

(Citim nëpërmjet Brent Potter, 2014)

330823536_911410513349907_1150738791697518254_n.jpg
 
"Të kuptuarit është shumë më e thellë se te diturit. Ka shumë që ju njohin, por shumë pak që ju kuptojnë."
 
Neser te gjithe
do te vertetojme
Vdekjen e Dashurise
Do te perkujtojme Valentinin
Qe meqe nuk ia dime vorrin
Do t'ia ngecim lulet njani tjetrit!

Web
 
Disa largësia i afron, e disa të tjerë ndahen nga afërsia e tepërt. Vendos ndjenja dhe jo distanca.

269990238_954227408523207_8246881044537241119_n.jpg
 
Dhe ja ku është.
Ajo.
Që të gjithë mendojnë se e njohin.
Ajo.
E gjitha në një copë.
E heshtur.
E forte.
E lumtur.
Dhe brenda një grua tjetër.
Me dyshimet e saj e brishtë,
rrëmujë dhe plot frikë,
E pangopur për dashuri dhe plotë me ëndrra.
Që mbledhë copat e thyera dhe fillon nga e para,

- Angelo De Pascalis -

90898FC7-D4BB-4CD6-B830-C111E8E3FDEF.jpeg
 
The power of words
One cold night a billionaire met an old poor man outside. He asked him, "don't you feel cold being outside, and not wearing any coat?" The old man replied, "l don't have it but I got used to that." The billionaire replied, "Wait for me. I will enter my house now and bring you one. ' The poor man got so happy and said he will wait for him.The billionaire entered his house and got busy there and forgot the poor man. In the morning he remembered that poor old man and he went out to search for him but he found him dead because of cold, but he left a NOTE, "When I didn't have any warm clothes, I had the power to fight the cold because I was used to that. But when you promised me to help me, I got attached to your promise and that took my power of resisting.
MORAL: Don't promise anything if you can't keep your promise. It might not mean anything to you, But it could mean everything to someone else.
Author Unknown

328758445_695729839004920_4348898261006367926_n.jpg
 
Pikë së pari, të uroj dashuri.
Dhe duke dashur, uroj të të duan, por nëse kjo nuk ndodh, atëherë tregohu i shkathët për të harruar, dhe pasi të kesh harruar, uroj të mos pendohesh.
Uroj vërtetë që kjo mos të të ndodhë, por nëse ndodh dhe ti harron, shpresoj të mos zhytesh në dëshpërim.
Të uroj të kesh shumë miq, edhe nëse ata janë të këqinj ose të parëndësishëm. Uroj të kesh miq të guximshëm dhe të vërtetë, dhe uroj që një prej tyre të jetë më i besueshmi.
Por sepse jeta është në këtë mënyrë që është, të uroj armiq.
As shumë, por as pak. Një numër i ndërmjetëm, që të të bëjë të pyesësh veten për të vërtetat dhe siguritë e tua. Dhe le të jetë mes tyre njëri që do jetë i drejtë, që të mos ndihesh kurrë i sigurtë në idetë e tua.
Uroj të jesh i dobishëm, por jo i pazëvendësueshëm, dhe në momentet e tua më të këqija kur të mos kesh asgjë, ajo dobishmëri të të mbajë në këmbë.
Në proporcion me të, të uroj të jesh tolerant, jo me ata që bëjnë gabime të vogla sepse kjo është shumë e thjeshtë, por me ata që bëjnë gabime të mëdha të cilat nuk mund të zhbëhen.
Përdore mirë tolerancën tënde që të bëhesh shembull për të tjerët.
Uroj që kur të jesh i ri të mos rritesh shpejt, dhe atëherë kur të jesh rritur, mos këmbëngul të jesh sërish i vogël.
Dhe kur të plakesh, mos u dëshpëro.
Sepse çdo moshë ka kënaqësitë dhe dhembjet e veta, dhe ne kemi nevojë për të dyja këto në jetë.
Gjithashtu, uroj të jesh i mërzitur, të paktën një ditë. Kështu në atë ditë do kuptosh se të qeshësh çdo ditë është mirë, të qeshësh shpesh është e mërzitshme dhe të qeshësh vazhdimisht është çmenduri.
Uroj që të zbulosh me shumë shpejtësi nga ajo që thashë më sipër, se në botë ka njerëz të palumtur, të depresionuar dhe të patrajtuar mirë.
Të uroj të përkëdhelësh një qen, të ushqesh një zog e të dëgjosh cicërimën e tij që dëgjohet në mënyrë triumfuese çdo mëngjes, sepse në këtë mënyrë, do ndihesh mirë, pa arsye.
Dhe pastaj uroj të ujisësh një farë, sado e vogël qoftë ajo, dhe të jesh dëshmitar i rritjes së saj që të shohësh, se sa jetë jeton një pemë.
Të uroj gjithashtu, të kesh pará, sepse duhet të jemi praktikë, dhe të paktën një herë në vit t’i vendosësh përpara teje e të thuash “Këto janë të miat.”. Kështu, do kuptohet se kush zotëron kë.
Uroj që asnjë nga të dashurit e tu të mos vdesë, por nëse disa prej tyre vdesin, uroj të qash pa pendesë dhe pa u ndjerë në faj për fjalët që kurrë nuk ua the apo gjërat që kurrë nuk i bëre për ta.
Së fundmi, nëse je mashkull, të uroj një femër të mirë përkrah, e, nëse je femër, të uroj një mashkull të mirë. Dhe ta doni njëri-tjetrin nesër, dhe ditën pas të nesërmes. Dhe kur të dy të jeni të lodhur e të buzëqeshur, uroj të keni sërish dashuri për t’ja nisur ditës tjetër nga e para.

Victor Hugo
 
Shumica e njerëzve shkojnë në tempull me fjalën "MË JEP".

Më jep Shëndetin Zot!
Më jep prosperitet financiar!
Më jep Familje!
Më jep fëmijë!

Shumë pak prej nesh NUK shkojnë në Kishë me fjalët: "MË FAL ZOT!".
MË fal që kam mëkatuar!
MË fal që nuk të kam dashur!
MË FAL QË TË KAM HARRUAR!

Nuk ka të bëjë vetëm me hyrjen dhe daljen
nëpër Kisha apo Xhamia dhe për të vizituar herë pas here pelegrinazhe të ndryshme të shenjta
por për të përfituar shpirtërisht
dhe ne dicka...!

SHPETIMI varet
kryesisht
nga NDERSHMËRIA
për shërimin nga MËKATI!

Dhe nëse ka NDERSHMËRI
me siguri
do ketë edhe PENDIM!

Web
 
Të dua si bima që nuk lulëzon
Dhe e mbart në vete, të fshehur, dritën e këtyre luleve,
E falë dashurisë tënde në trupin tim jeton aroma
E errët dhe e fortë që ngjitet nga toka.

Pablo Neruda, Soneti XVII
 
Malli kur fryn e thane dhe eren,
pa i thane kujt, permbi gjethe lotet kane ra,
une perdite e veshtroj deren,
por ti, nuk troket ma...

Malli kur fryn e than dhe eren,
e bajme sikur asgja, kur ikim,
mbi qerpike e lajme pranveren
mbi buze gjejme vjeshten
te zverdhun kur pritja na ka tha

E ftohte,
ka mbet vetem hija e asaj bukurie,
ditet qe i kane syte e shkrum,
ah sa kisha dashte, me ardhe te ti si dikur
me te pa qofte edhe vetem nji fije,
sa mos me vdek i permallum

Si e trembun kajhere m'duket nata,
sikur nuk don me m'pa me sy,
fiken yjet mbi dritaren teme,
kur nder flokt e tuja t'gjata,
vala e detit,
ka nise me fry

Une vetem deshta me te pyte,
sonte kur pluhni vetmise,
mbi rrahjet e zemres asht ndale,
t'lutem me thuj,
sa ka me vonu me zbardh,
kjo nata e gjate
qe ti m'ke fale...

Klodi Kojashi
 
Iain Banks

“Problemi i të shkruarit është se duhet të ketë medoemos një kuptim, ndërkohë që vetë jeta reale nuk ka.”
 
"Seksi është i kënaqshëm vetëm nëse përmban të gjithë përbërësit: ëmbëlsinë, respektin, lojën, instinktin, kafshërinë, të gjitha të kalitura me një majë imagjinate. Çifti më i mirë është ai që nuk e ka humbur ende vullnetin për të luajtur."
IMG_20211207_215638.jpg
-Alan Knut Hansen
By Lauri
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top