Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Shkrime të ndryshme...

“Por zemra është gjithmonë në të njëjtin vend apo lëviz herë pas here?
A shkon majtas dhe djathtas?"
"Jo, zemra qëndron gjithmonë në të njëjtin vend. Në të majtë.."
Dhe ndërkohë mendoja kur ndjeva rrahjet e zemrës per herë të parë.IMG_20221210_120757.jpg
Pastaj, një ditë rritesh.
Dhe kupton se zemra jeton në një mijë vende të ndryshme, pa banuar realisht në asnjë vend.
Të ngjitet në fyt kur je i emocionuar. Ose bie në stomak, kur ke frikë, ose dhemb.
Ka raste kur emocioni shpejton rrahjet e zemrës dhe duket se dëshiron të të dalë nga gjoksi. Herë të tjera, megjithatë, ajo ndërron me trurin.
Ndërsa rritesh, do të mësosh ta marrësh zemrën dhe ta vendosësh në duar të tjera. Dhe, më shpesh sesa jo, do t'ju kthehet paksa e mavijosur, e thërrmuar copash. Por ju mos u shqetësoni për këtë. Do të jetë po aq e bukur. Ose, ndoshta, do të jetë edhe më e bukur. Sidoqoftë, këtë do ta kuptoni vetëm pas një kohe të gjatë.
Do të ketë ditë kur do të besoni se nuk keni më zemër. Të ketë humbur atë. Dhe do të luftosh ta kërkosh në një kujtim, në një parfum, në pamjen e një kalimtari, në xhepat e vjetër të një palltoje të vjetëruar.
Pastaj, do të jetë një ditë tjetër.
Dit pak më ndryshe.
Pak e veçantë.
Pak e rëndësishme.
Atë ditë qê do ti dëshirosh vdekjen zemrës tënde dhe do kuptosh se jo të gjithë kanë zemër.💫🌊
 
E cuditshme, kur ke deshire te bisedosh me disa njerez dhe ata gjithmonë flasin vetem per tjeret, per jetet e tyre, per historite e tyre, per zenkat e tyre dhe gjithcka e thene ne mirebesim,behet qimja tra.
Ndersa per veten nuk thone kurre asgje.
Bote e frikshme,por njerezit daha me shume.

Web
 
A mund te urresh nje person qe e ke besuar dhe te ka zhgenjyer nga nje gabim, apo cfaredoqofte?
Por vjen nje faze qe ste ben pershtypje me asgje nga ai person.
Nuk i ben me pyetje vetes.
As fjala,as sjellja as cfare ben,thote apo vepron.
Dhe kur arrine kjo faze vdekjeprurse indiference ndaj ti/saj,atehere ajo ndjenje ka vdekur njehere e pergjithmone.
Gjate fazes kohore qe perjetojme nje ndarje nga dikush qe kemi dashur,ka lloj lloj emocionesh, ndjenjash,qe shpesh ngaterrohen me ndjesine e "urrejtjes". Por nuk eshte kurre se si e tille.
Jane thjesht fazat ne te cilat kalon nje ndjenje qe vdes per dike. kaq.

Urrejtja eshte te veprosh ndaj dikujt me dhune,me keqdashje dhe te urosh me te zezen per jeten e ti.
Kete sia uroj as armikut me te madh imagjinar. Pa le me dikuj qe ke ndare momente kohe dhe ndjesi dashurie me te.
Ne duhet te kultivohemi me ndjesine e bukur te gjerave qe jetuam,dhe pse i lem pas,dhe jo me ndjesin e lendimit se pse i humbem?!
Jeta e tille eshte,hyne dhe dalin njerez nga qarku i saj.
Ne duhet te perthithim dhe te arshivojme momentet tona me te bukrua,kaq.

(e huazuar)
 
"Të gjithë librat e botës nuk do t'ju bënin të lumtur, por do t'ju udhëheqnin fshehurazi brenda vetes tuaj. Aty do të gjeni gjithçka që ju nevojitet, diellin, yjet, hënën, sepse drita që po kërkoni tashmë banon në ju. Urtësia që keni kërkuar prej kohësh midis librave do të shkëlqejë nga çdo faqe, sepse tani ajo mençuri është bërë e juaja"
IMG_20221211_091243.jpg
Hermann Hesse.
Çdo libër i lexuar lë diçka mbrenda teje..🙄
 
“Atëherë pse jeni të frikësuar?
Ajo që ndodh me pemën u ndodh njerzëve. Sa më lart dhe më tej në dritën që dëshiron të ngjitet, aq më fort rrënjët e saj shtyhen në tokë, poshtë, në errësirë, në thellësi - në të keqe ".

(Zarathustra)
288a-radici.jpg
 
Ti me djallin je ketu😛i paska rrit floket qy dhe ti i paske bere floket bjonde mi🙊😂😂😂😘
Aj m sorry me paska ik ky postim .😌
Gjithmone me kan terheq meshkujt me flok te gjate dhe sy jeshil me karakter rrugaci 🥴
Sa per mua Ncuq brune jam me . Njehere qe u bera bjonde rash ne dashuri . Nuk bente per mua . Qe athere ju riktheva ngjyres time 🤣🤣😘😘



Kam vetëm një dëshirë

Kam vetëm një dëshirë,
buzë mbrëmjes së qetë,
të shuhem dalngadalë
pranë të madhit det.
Të bëj gjumë të qetë,
dhe pylli t'më jetë pranë,
mbi ujrat plot jetë,
të kem një qiell pa anë.
S'më duhet të më mburrin,
as varr të shtrenjtë s'dua,
një shtrat gjethesh të thurrin,
si më pëlqen veç mua.
Asnjë pas vdekjes sime,
mbi krye mos më qajë,
veç vjeshta ligjërime
të derdhë mbi gjethnajë.
Dhe kur të rrjedhë burimi
të flasë e mos pushojë,
dhe hënëza e re
mbi bredh të nusërojë,
Era e ftohtë ndajnate
t'më sjellë zilkat e kopesë.
Bliri i shenjtë lule artë
mos më lërë në harresë.
Dhe kur s'do jem më unë
at'here e më pas
gjithmonë le t'më kujtojnë
me buzën vënë në gas.
Yjet që do shfaqen,
mes bredhash nëpër natë
prapë miq le të mbeten
t'më buzëqeshin prapë.
Të rënkojë pa pushim
e detit erë plot zhurmë
të bëhen pjesë e dheut tim
s'do desha, jo, më shumë.

/ Eminesku /
 
"Njerëzit janë gjithnjë e më të shurdhër, të bllokuar në kuptim, të mashtruar në të menduarit.
Njerëzit janë gjithnjë e më shumë bosh, të lodhur duke parë, të paaftë për të dëgjuar"

Charles Bukowski
 
“Është e rëndësishme që një prind të kuptojë se fëmija i tij, më shumë se një inxhinier apo mjek, duhet të dijë të bëhet njeri.
Ky ndërtim fillon që në fillim, duke nxitur kureshtjen, interesin, arsyetimin dhe imagjinatën tek të vegjlit. Prandaj, ne nuk duhet të ngatërrojmë objektivin: nuk bëhet fjalë për t'i mësuar fëmijës gjërat, por për të mësuar të mësojë përmes gjërave."
( Peter Angela)
 
"Kur një femër është e dashuruar, askush nuk mund ta largojë atë nga ju. Vetëm ju mund ta humbni atë gjatë rrugës"

(Bukowski)
 
Njerëz të ditur
Të ngrohin shpirtin
Ësht fat, ti njohësh.

Nga një mik që të do të mirën!“

Faleminderit miku im, të uroj gjitha të mirat e botės🙏🏻shëndet dhe suksese pafund ngado qė shkon…
Të ruajt Zoti…
Kështu shprehemi neve nga prejardhja Malėsore thjeshtë dhe bukur.
Shėndet paç dhe të ruajt Zoti.
 
“Kush nuk lexon, në moshën shtatëdhjetëvjeçare ai do të ketë jetuar vetëm një jetë: të tijën. Kush lexon, ai do të ketë jetuar pesë mijë vjet. Ishte kur Kaini vrau Abelin, kur Renzo u martua me Lucia, kur Leopardi admironte pafundësinë. Sepse leximi është një pavdekësi mbrapsht..."
IMG_20230112_112059.jpg
Umberto Eco
 
  • Më pëlqen
Reactions: Ivy
"Një gjë që budallenjtë duhet të kuptojnë është se, nëse njerëzit janë jashtëzakonisht të sjellshëm, të mirë dhe të dashur, ana tjetër e tyre është po aq ekstreme.
Është ferri që i bën të mbijetojnë dhe të jenë ata të sjellshëm.
Mos e ngatërroni kontrollin e tyre me dobësi.
Bisha në to është zbutur, jo e vdekur"

"Sa më shumë njeriu duket përfekt nga jashtë, aq shumë e ka djallin mbrenda"
(Frodi)
 
"Kam shijen tende nen lekure"

Kam shijen tënde nën lekurë.
Nëpër flokë
gishtërinj
pas veshëve
dhe në kërthizë.
Ka pemë në dhomën time të gjumit
tmbuluar prej gjethesh të vockla.
Erdhe dëborë në orët e drekës.
Të më godasin.
Dhe mbyll sytë
që të mos i has.
Kam aromën tënde në frymëmarrje.
Të ndjej tek rrëshqet brenda meje
mes përmes kraharorit
në mushkëri
dhe nëpër gjak.
Ndërsa vrapon
drejt zemrës.
Ka pikla shiu në kujtimet e mia për ty.
Të freskëta
si heshtja pas rrapëllimave
dhe pasqyra e lumit
mëngjese.
Kam emrin tënd brenda meje,
dhe sytë me fijëza drite.
Vështrimin e thellë
ku gjej vetveten.
Zhveshur,
prej mëkatit.

Charles Baudelaire
 
Nuk shperndaj energji pa sens me njerez koti, i kam te cmuara energjit 😉
Janë edhe ata me maskë (që përmende diku) që të afrohen me plot "ngjyra"...por mjafton pak t'u frysh dhe ju del boja origjinale gri ;)
 
"Admiroj ata që rezistojnë, ata që e kanë bërë fjalën të rezistoj mish, djersë, gjak, dhe demonstron pa gjeste madhështore se është e mundur të jetosh, të jetosh në këmbë edhe në momentet më të këqija"

(Luis Sepúlveda, Trëndafilat e Atakamës)
 
Familja jeme ishte e pasun shpirtnisht.
Em' atë punote 15 orë në ditë, bate dy-tri
punë të ndryshme dhe të dilave shkote me prediku në kishë.Na ishim pjesë e nji brezi puth boll pak e pamë baben tonë, ai ikte heret në mjes e kthehej në mramje vonë.Ai donte puth na me shku me punue, por nana na futi në mendje randësinë e shkollimit dhe nevojë për të shku në universitet. Ajo më mësoi me ec me kam përtokë...
Kúr fitova Oskarin e parë më thâ:
" ok, tash shko e qit plehnat jashtë!"
IMG_20230122_141336.jpg
Denzel Washington.
 
"Çfarëdo lule të jesh, kur të vijë koha, do të lulëzoni. Më parë mund të kalojë një natë e gjatë dhe e ftohtë. Edhe nga ëndrrat e natës do të merrni forcë dhe ushqim.
Pra, jini të durueshëm me atë që ju ndodh dhe të kujdesur e të dashur pa e krahasuar veten se dëshiron të jesh një lule tjetër, sepse nuk ka lule më të mirë se ajo që hapet në plotësinë e asaj që është.
Dhe kur kjo të ndodhë, mund ta zbuloni që keni ëndërruar të jetë ajo lule e cila duhej të lulëzonte"
IMG_20230123_184118.jpg
✍️ Walter Gioia
(burimet e qenies)
 
e dashura Dhorë: “Artisti i lirë ashtu si edhe njeriu i lirë, nuk është dikush që kërkon rehatinë. Artisti i lirë është ai që me shumë mundim krijon rregullin e tij. Sa më shumë e shfrenuar të jetë ajo që i duhet të vërë në rregull, aq më i rreptë do jetë rregulli i tij dhe aq më i lirë do të jetë ai… Ndaj, çnuk është e habitshëm se përse artistët dhe intelektualët kanë qenë viktimat e para të tiranive moderne, qofshin ato të djathta apo të majta. Tiranët e dinë se forca e artit përmban një forcë emancipimi që është misterioze vetëm për ata që nuk e duan atë. Çdo vepër e madhe e bën më të admirueshme e më të pasur fytyrën njerëzore. Ja cili është sekreti i saj”.

/ Një kënaqësi e vetmuar / Albert Camus
 
e dashura Dhorë: “Artisti i lirë ashtu si edhe njeriu i lirë, nuk është dikush që kërkon rehatinë. Artisti i lirë është ai që me shumë mundim krijon rregullin e tij. Sa më shumë e shfrenuar të jetë ajo që i duhet të vërë në rregull, aq më i rreptë do jetë rregulli i tij dhe aq më i lirë do të jetë ai… Ndaj, çnuk është e habitshëm se përse artistët dhe intelektualët kanë qenë viktimat e para të tiranive moderne, qofshin ato të djathta apo të majta. Tiranët e dinë se forca e artit përmban një forcë emancipimi që është misterioze vetëm për ata që nuk e duan atë. Çdo vepër e madhe e bën më të admirueshme e më të pasur fytyrën njerëzore. Ja cili është sekreti i saj”.

/ Një kënaqësi e vetmuar / Albert Camus
Eh.
 

Konkursi Letërsisë

  • C'est la vie

    Votat: 8 61.5%
  • Harro të më harrosh

    Votat: 5 38.5%
  • Mëngjese pranvere

    Votat: 2 15.4%
Back
Top