Receta te ndryshme

Titulli: Receta te ndryshme

Djathi parmasan, mozarella dhe rikota janë përmbajtja e një pastë të shijshme për ata persona që janë vegjetarian dhe dëshirojnë që afër djathit të kenë edhe sallata të kopshtit afër. Për ta ulur përmbajtjen yndyrore të këtij specialiteti italian duke rritur vlerat ushqyese vendosni djathin e yndyrshëm pranë sallatës se gjelbër.

Përmbajtja

Makarona në lloje të guacës
0.5 gramë gjizë të thatë
Gjysmë filxhani djathë rikota me pak yndyrë
Gjysmë filxhani djathë mozzarell të grirë
Një të katërtën e një filxhani me djathë permasan
Gjysmë luge me majdanoz të tharë dhe të freskët.
0.5 domate të qëruara italiane dhe të prera
05 g salcë të domates
Majdanoz të prerë dhe të freskët (sipas zgjedhjes tuaj)
Djathë përmasan të prerë (zgjedhore)

Përgatitja

1. Përgatitni makaronat për rreth 12 minuta apo deri atëherë kur ato të thahen. Ftohni makaronat në një tepsi mbi një fletë metalike të lyrë më vaj.
2. Në të njëjtën kohë, për t’i mbushur merrni një pirun dhe mbusheni hapësirën e makaronave. Përzije bashkë me një ve, djathin rikota, mozarella, parmasan dhe dy lugë me majdanoz. Përzieni dhe shtoni një të tetën e lugës me piper. Merre një lugë dhe kërkojeni guaskën makaron. Vazhdoni duke i mbushur deri sa të bëhet një pjatë e plotë.
3. Kombinoni domatet e pathara dhe salcën e tyre: zbrazeni mbi makorano në një enë kuzhine. Piqeni në një temperaturë prej 250 gradë Celsius për 15 minuta. Zbulojeni dhe shërbejeni pas 10 deri në pesë minuta.
4. Kur ta shërbeni spërkateni me majdanoz dhe djathë të grirë parmasan nëse dëshironi. Vlen për katër persona.
 
Titulli: Receta te ndryshme

Pica Quattro Stagion (katër stinët)

Në këtë version të picës, lulelakrat, specat, kërpudhat dhe ullinjtë prezantojnë nga një stinë të vitit. Ndani katër pjesët e picës në katër anë me anë të një litari me brumë. Kjo i jep picës një paraqitje interesante në tavolinë. Prijeni në feta në secilën anë dhe kënaquni duke ngrenë pjesë nga gjithsecila stinë.

Përmbajtja:

Miell të mjaftueshëm sa për një picë (të vogël, të mesme të madhe)
28. 3 gramë ose më shumë salcë të picës
Gjysmë filxhani djathë
Dy filxhanë kërpudha të prera
Një lugë vaj ulliri
5-10 zemre të lulelakrës, të thara dhe të prera
Gjashtë speca të kuqe të prera në kafshata të vogla
Gjashtë speca të verdha po ashtu të prera në kafshata të vogla
Një filxhan me ullinj
Dy lugë vaj ulliri
Borzilokë të prerë dhe të freskët

Përgatitja

1. Së pari nxehim furrën në 375 gradë celsius dhe përgatiteni brumin e Picas, duke ndjekur përgatitjet për Picën, por rezervoni brumë që mund t’ju duhet më vonë. Shpërndajeni salcën e picas mbi mbrumë në secilën anë; spërkateni me djathë. Ndajeni brumin rezervë në katër pjesë. Bëjeni rrathët duke e ndarë picën në katër pjesë.
2. Në mesin e tiganit përgatisni kërpudhat duke ia shtuar edhe një lugë vaj ulliri pasi ta kenë marrë me nxehtësinë mesatare dhe nuk i ka mbetur aspak lëng. Vendoseni në një të katërtën e picas që keni pjekur kërpudhat. Në anën tjetër vendosni zemrat e lulelakrës. Vendosni në pjesën tjetër pjesët e specave dhe të pjesës së mbetur të ullinjve.
3. Futeni të pjekën në furrë të nxehur dhe leni ato 25 minuta apo deri sa të merr ngjyrën e kafet. Lejoni që të ftohet për pesë minuta. Hidhni duke e stërpikur një lugë me vajin e ullirit që ju ka mbetur. Hidhni edhe bazilokë të prerë. Prejeni picën në çarje dhe shpërbëjeni menjëherë. Nëse është e madhe atëherë mund ta përdorin edhe 8 persona.
 
Titulli: Receta te ndryshme

Pica Margarita

Përmbajtja kryesore e Pica Margaritës tradicionale në këtë recetë është zgjedhur që të jetë dublikate dhe mbi të është dizajnuar flamuri kombëtar italian. Ngjyrat (të marra nga përmbajtja e saj) janë; e gjelbra (borzilokë), e bardha (djathë mozarela) dhe e kuqe (domate). Të njëjtat përmbajtje përdoren sot për këtë picë italiane. Bëhet me një sipërfaqe të pjekur mirë deri sa të bëhet si kore.

Përmbajtja:

Miell sipas recetës për një picë të madhe (mund ta shikoni nëpër receta të ndryshme)
1 lugë vaj ulliri
Domate të prera në flegra sipas dëshirës tuaj
Një lugë me bazilokë të prerë dhe të freskët
Dy thelpinj hudhër
2 lugë lëng domate
Djathë macarella të prerë në flegra
Gjethe të freskëta të bazilokës

Përgatitja

1. Nxejeni furrën në temperature prej 250 gradë Celsius. Përgatiteni brumin e picës duke përdore udhëzimet se si bëhet pica. Spërkateni brumin me vaj ulliri.
2. Për salcë, merrni një sahan të mesëm, përzini domatet, bazilokën e grirë, hudhrën dhe domaten. Shpërndajeni mbi shtresat e brumit të picës duke e ndarë në pjesë.
3. Futeni në furrë dhe lejeni të pjekët për 15 minuta. Largojeni picën nga furra dhe vendoseni djathin macarella në një sahan të veçantë me salcën. Përgatiteni prapë dhe futeni në furrë për 10 deri në 13 minuta apo më shumë gjersa të formohet korja me ngjyrë kafe. Merrni fletët e bazilikës dhe i vendosni në picë. Preni picën në formë trekëndëshi dhe shërbejeni menjëherë. Vlen për tetë persona.
 
Trota në furrë ( Trotta al cartoccio)

Duke sixhiluar mire peshklun me leter alumini, gjate zierjes ne furre peshku ruan aromen e saj.



Përbërja:



- trot (pesha 120g – 250g)

- feta te holla limoni

- feta domate

- mardanos

- udhra

- vaj ulliri

- leter alumini

- patate

- krip dhe piper



Pergatitja: prismi feta te holla domate, limoni dhe udhra. Mbasi keni lare peshkun, ne mbrendesine e barkut mbusheni me 2 – 3 feta domatesi, n° 1 fete limoni disa feta udhrash sipas deshires suaj, dhe disa flete mardanosi. Hidhni pak vaj ulliri dhe mbeshtilleni peshkun me leter alumini duke e byllur mire ne mynyre qe mos ti hyje oksigjen.

Vendonsi ate ne pllake ose tepsi dhe futeni ne furre per 25-30 minuta me 175 C°.

Kohen qe te behet peshku, lani patatet duke eliminuar balten ose pislleqe te tjera. Ziheni ato deri sa te rizultojne te zime mire. Eliminoni lekuren dhe i ndani ne 4 pjese patatet nese jane te medhaja.

Mbasi eshte bere peshku vendonsi ate ne pjate dhe hiqni letren prej alumini. Vendosnsi prane patatet.

Duke sixhiluar mire peshklun me leter alumini, gjate zierjes ne furre peshku ruan aromen e saj.
 
Titulli: Receta te ndryshme

Qengj i furrës me patate

Për 6-8 persona nevojiten:

* 2 kg mish qengji tul (kofshë ose gjoks)
*1 kg patate
* 5 thelpinj hudhra të prera hollë
* 1 degë rozmarinë të freskët
* lëng i 1 limoni
* vaj ulliri
* kripë e piper

Përgatitja:

1. Lani mirë mishin, fshijeni dhe rregullojeni me kripë e piper. Vendoseni në një tepsi pireks ose në enë balte.

2. Pastroi patatet dhe prijini sipas dëshirës. Rregullojini me kripë e piper dhe shpërndajini në tepsi, rreth e përqark mishit.

3. Hidhni nga lart degën e rozmarinës, të prerë në 3-4 pjesë, hudhrat, lëngun e limonit dhe 1 gotë ujë.

4. Mbulojeni tepsinë me letër alumini dhe piqeni ngadalë për rreth 1 orë.

5. Në vazhdim, hiqeni letrën e aluminit dhe gradojeni furrën në zjarr të fortë. Piqni për akoma 30 min, derisa mishi dhe patatet të marrin ngjyrë.

6. Shërbejeni gjellën të ngrohtë.
 
Titulli: Receta te ndryshme

Mishi i zier me barishte

Për 4-5 persona duhen:

mish 500 g, patate 5-6 kokrra mesatare, lakër e bardhë 250 g, karota 2-3 copë, selino 1 rrënjë, qepë 2 kokrra, gjalpë 2 lugë gjelle, miell 1 lugë gjelle, hudhra 2-3 thelpinj, piper, kripë, gjethe dafine dhe majdanoz të grirë.

Pergatitja:

Mishi i viçit ose i lopës pritet në copa dhe vendoset në tenxhere me ujë të vluar që të mos humbasë shumë vlera ushqimore, mbulohet me kapak dhe zihet derisa të zbutet. Gjatë zierjes herë pas here i hiqet shkuma, që lëngu të mos dalë i turbullt. Pastaj shtohen qepë, karrota, rrënjë selino të prera në kubikë, lakër e freskët e prerë në copa katrore, fletë dafine, piper, kripë, mbulohet me kapak dhe zihet në zjarr të javashëm. 10-15 minuta para përfundimit të zierjes hidhen patate të prera në kubikë. Kjo gjellë mund të rregullohet edhe me salcë të bardhë e hudhra. Për këtë në lëngun me gjalpë kaurdiset pak miell dhe shuhet me lëngun e gjellës. Salca e bardhë hidhet në gjellë, vendoset në zjarr, rregullohet me hudhra të shtypura, i jepet një valë dhe hiqet nga zjarri. Në fund spërkatet me jeshillëqe.
 
Titulli: Receta te ndryshme

Pulë e mbushur me gështenja

Për 4-5 persona duhen:

* 500 gr pulë
* l filxhan çaji gështenja të qëruara
* 2 filxhanë kafeje
* oriz l lugë gjelle
* rrush i thatë
* l kokërr qepë
* 50 gr gjalpë
* kripë, piper i zi, kanellë.

Përgatitja:

Zgjidhet një pulë mesatare, e majme dhe e re. Pula pastrohet, lahet dhe bëhet mbushja.

Zgjidhen gështenja të mëdha, zihen për 5 minuta, qërohen nga lëvozhga e cipa e brendshme; copëtohen në katërsh, ndërsa rrushi i thatë ose fara vendoset në ujë të vakët që të zbutet e të by*mehet ose bajamet të cilat qërohen nga cipa dhe priten.

Në tenxhere me gjalpë kaurdiset qepa, hidhen mëlçitë e pulës (të grira), orizi dhe kaurdisen së bashku. Shtohen gështenjat ose bajamet, rrushi i thatë, pak kripë dhe lëng pule ose ujë. Lihet në zjarr derisa të ketë pirë lëngun dhe të jetë bërë një pilaf i shkrifët dhe i papërfunduar mirë. Hiqet nga zjarri, hidhet kanellë e bluar dhe me këtë masë mbushet barku, kurse gusha e pulës qepet. Pula lyhet me gjalpë, kripë, piper të zi dhe piqet në furrë. Pas pjekjes ndahet në pjata dhe spërkatet me lëngun e mbetur nga pjekja.
 
Titulli: Receta te ndryshme

Fileta peshku me vezë

Për 4-5 persona duhen:

* peshk 1-1,2 kg
* vaj 2 filxhan ë kafeje
* kripë, piper i zi
* lëng limoni
* 1 lugë gjelle miell
* vezë l kokërr
* patate l kg
* vaj për patatet 1-2 filxhanë kafeje

Përgatitja:

Fileta e pastruar si më sipër pritet në copa, i hidhet kripë, piper, spërkatet me lëng limoni ose limontoz, të tretur në ujë, lihet për 15-20 minuta që të marinohet, i kullohet lëngu dhe lyhet në miell, pastaj ngjyhen në vezë të rrahura (vezët në këtë rast duhet të jenë të plota, pa i holluar me ujë). Copat skuqen në shumë yndyrë dhe të nxehtë nga të dyja anët. Fileta shoqërohet me patate të fërguara dhe me sallata të stinës.
 
Titulli: Receta te ndryshme

Supë orizi me vezë dhe me limon

Për 4-5 persona duhen:

* lëng mishi 1,5 litra
* oriz 4 lugë gjelle
* gjalpë 10 gr ose l lugë gjelle
* 1 të verdhë veze
* 1/2 kokrre limon
* majdanoz, kripë, piper i zi.

Përgatitja:

Në lëngun e mishit hidhet orizi i larë e i pastruar, kripa dhe lihen të ziejnë në zjarr të ngadaltë rreth 30 minuta. Në fund supës i shtohet pak lëvore limoni e grirë me rende; i jepet një valë, hiqet nga zjarri dhe pas 5-6 minutash rregullohet me të verdhën e vezëve. Për këtë, në një enë porcelani hidhet e verdha e vezës, rrihet mirë dhe duke e rrahur i shtohet lëng limoni ose limontoz i tretur në ujë dhe pak e nga pak lëng supe. Në fund rregullohet me majdanoz të grirë hollë dhe piper të zi, sipas dëshirës.
 
Titulli: Receta te ndryshme

Pite misri me djathë

Për 4-5 persona duhen:
* 1/2 kg miell misri
* 2 di qumësht
* pak kripë
* 10 gr. sheqer
* l tharm i bukës;


* 1/2 kg djathë
* 250 gr sheqer
* 3 ve
* l qese vanilje
* 2 lugë miell
* rrush i tharë.

Përgatitja:

Mielli gatuhet me qumësht të vluar dhe i hidhet sheqer e kripë, e pastaj edhe tharmi i bukës. Përzihet dhe lihet të vijë. Ndërkohë tunden të verdhat e vezeve bashkë me sheqer, në të hidhet djathi i copëtuar dhe mielli, në fund rrushi i tharë dhe shkuma e fituar nga të bardhët e vezeve. Në tepsinë e lyer me yndyrë hidhet gjysma e brumit të përgatitur nga mielli i misrit, pastaj mbi këtë sipërfaqe hidhet yçi prej djathit si dhe pjesa tjetër e brumit të mbetur. Tërë kjo piqet në zjarr jo të fortë. Pasi të jetë pjekur, i hidhet në sipërfaqe sheqer vanilje që të duket më bukur dhe serviret.
 
Titulli: Receta te ndryshme

Pilaf me gjalpë

Për 4-5 persona duhen:
* 2 filxhanë çaji oriz
* 4 filxhanë lëng mishi ose ujë
* 2 lugë gjelle gjalpë
* kripë, piper i zi.

Përgatitja:
Orizi qërohet, lahet, kullohet dhe skuqet në yndyrë të nxehtë, pastaj hidhet lëng mishi ose ujë i vluar, kripë, mbulohet dhe lihet në zjarr të ngadaltë 15-20 minuta. Pasi të ketë pirë gjithë lëngun dhe në sipërfaqe të jenë krijuar vrima, hiqet nga zjarri, lihet i mbuluar me kapak për 10-15 minuta, sepse avulli e zbut dhe shkriftohet më mirë. Kur qitet në pjatë, pilafit mund t'i hidhet gjalpë i shkrirë ose salcë domatesh, e përgatitur si për makarona. Gjithashtu mund të bëhet edhe me yç dhe në këtë rast përgatitet njësoj si më sipër.

Pilafi mund të bëhet edhe pa e kaurdisur orizin, në këtë rast përdoret vetëm gjalpi.
Në lëngun e mishit ose në ujë të vluar me kripë, në sasi të caktuar, hidhet orizi i pastruar e i larë, përzihet pak dhe mbulohet me kapak, lihet të zihet në zjarr të ngadaltë për 10-15 minuta dhe kur të ketë pirë gjithë lëngun e në sipërfaqe të krijohen vrima, hidhet gjalpë i shkrirë, përzihet, mbulohet me kapak dhe lihet në një anë të shporetit. Kur qitet në pjata i hidhet piper i zi.
 
Titulli: Receta te ndryshme

Sallatë me rrepa

Për 500 gr rrepa duhen:
* vaj 3-4 lugë,
* uthull 2 lugë
* pak majdanoz
* kripë
* sipas dëshirës dhe mundësisë shtohet edhe salcë kosi.

Përgatitja:

Kjo sallatë përdoret më tepër në stinën e dimrit, sepse rrepat janë më të shijshme dhe më të lëngshme. Pasi u hiqet lëvorja dhe lahen mirë, ata grihen në rende, u kullohet lëngu duke i shtrydhur lehtë, vendosen në pjatë dhe u hidhet vaj, uthull, kripë e majdanoz i grirë hollë. Shënim: Në këtë sallatë është mirë të hidhet dhe pak salcë kosi e përzier me hudhra të shtypura.
 
Titulli: Receta te ndryshme

Sallatë me rrepa

Për 500 gr rrepa duhen:
* vaj 3-4 lugë,
* uthull 2 lugë
* pak majdanoz
* kripë
* sipas dëshirës dhe mundësisë shtohet edhe salcë kosi.

Përgatitja:

Kjo sallatë përdoret më tepër në stinën e dimrit, sepse rrepat janë më të shijshme dhe më të lëngshme. Pasi u hiqet lëvorja dhe lahen mirë, ata grihen në rende, u kullohet lëngu duke i shtrydhur lehtë, vendosen në pjatë dhe u hidhet vaj, uthull, kripë e majdanoz i grirë hollë. Shënim: Në këtë sallatë është mirë të hidhet dhe pak salcë kosi e përzier me hudhra të shtypura.

Turp eshte t;ju them po une akoma se di ke quajne rrepe :D
A njihet me emer tjeter kjo perime ?
 
Pe: Receta te ndryshme

Buke misri :)

Per te pergatitur vete buke misri ju duhen:

2 filxhane caji miell
2 filxhane caji miell misri
1 filxhan caji kos
1/2 filxhan caji vaj
2 veze
1 filxhan caj uje te gazuar
1/2 luge sode buke

Pergatiteni brumin me asortimenetet e mesiperme dhe hidhini ne fund dhe ujin me soden.
Perzijini serish. Me tej perpara se ta vini ne tepsi (lyeni kete te fundit me margarine dhe pakez miell per te parandaluar ngjitjen e brumit).
Vendoseni ne furre me 180 gr C .Furra duhet te kete qene ngrohur ca perpara. E servirni te ngrohte dhe mundesisht te shoqeruar me ullinje dhe djath :)
Ju befte mire!
 
Pe: Receta te ndryshme

Turshi me Domate Jeshile

pickled-green-tomatoes-300.jpg


Perberesit:
3 kg domate jeshile
1/2 selino
300 gr ullinj te zinj pa berthame(nqs doni)
3-4 thelpij hudhra
1 tufe koper
6 speca te vegjel te kuq,ose 3 te medha
150 gr kripe e trashe
vaj ulliri
4 vazo qelqi 250 gramshe

I presim domatet ne feta dhe i veme ne nje ene (jo alumin). Shtojme selinin ne copa,hudhren ne feta dhe specat ne copa te medha. Hedhim kripen,perzjejme mire e i leme 24 ore, duke e tundur enen shpesh.
Pas 24 oresh ,i shtrydhim domatet me dore dhe i veme ne nje ene ku shtojme dhe ullinjte(po te doni). E ndajme masen neper vazo qelqi te sterilizuara mire ,duke lene 1mm poshte grykes. Hedhim dhe vaj ulliri siper dhe mbyllim kapaket,duke i lene vazot dhe 1 dite te clodhen. Me pas kontrollojme nivelin e vajit neper vazot. Nqs eshte ulur,shtojme dhe ca tjeter qe te mbulohen domatet. I kullojme dhe ruhen per 1 muaj.

Shenim: Po ti doni pikante mund te zevendesoni nje pjese te specave me djegese.
 
Pe: Receta te ndryshme

Eskallop viçi me kerpudha

1579635622_small.jpg


Perberesit per 4 persona

-8 fileto te holla vici
-1/2kg kerpudha te tipit champignon
-1/4l leng mish vici ose leng te pregatitur me koncentrate vici 1 thelpi hudher
-50gr gjalp
-2 luge vaj ulliri
-pak miell majdanoz te grire kripe piper

Pergatitja:
Pergatisim fillimisht salcen per eskallopet duke i pastruar kerpudhat me ndihmen e nje pecete te lagur dhe te shtrydhur mire, dhe duke i prere ne feta te holla. Ne nje tigan, kaveridisim ne pak vaj ulliri hudhren e prere holle, shtojme fetat e kerpudhave dhe i gatuajme ne zjarr te forte per rreth 10 minuta derisa te leshojne lengun e tyre. shtojme pak leng mishi (apo koncentrate) dhe i gatuajme kerpudhat edhe per 10 minuta te tjera derisa ne fund te rezultojne te buta dhe te formohet nje leng pak i trashe. I rregullojme me kripe, pak piper, majdanozin e gire dhe i leme ne nje ane.

Pergatisim filetot e vicit duke i rrahur me ndihmen e nje rrahese mishi derisa te arrijne trashesine prej 1cm (duhet te jene shume te holla), i lyejme me pak miell dhe i skuqim nga te dyja anet ne tiganin ne te cilin kemi shkrire gjalpin dhe pak vaj ulliri. I heqim nga tigani dhe ia shtojme salces me kerpudha duke i perziere mire. I sherbejme menjehere sperkatur me pak majdanoz te grire ne siperfaqe.
 
Gjelle me patellxhane (Capanota)

ImagesCAYUJUT0.jpg


Elementi baze i Caponates (gjelle siciliane) eshte patlixhani, nje nga zarzavatet e mia te preferuara. Eshte nje gjelle e lehte per t'u gatuar dhe e pershtatshme per ditet e nxehta te veres. Per nje caponata ju duhen:

Patlixhana (sasia varet nga nr. dhe oreksi i personave qe do i shpartallojne): pastrojini dhe prejini ne copa te vogla
nje qepe: priteni holle
dy-tre thelbinj hudhrash: te shtypura, ose te prera imet
ullinj, nje grusht dore: hiquani berthamen dhe prejini ne copa te vogla
majdanoz, nje tufe: ndajini kercellin nga gjethet dhe pritini vec e vec imet
kripe
rigon
aceto balsamico i bardhe
piper i zi
salce domateje: 250 gr
vaj ulliri

Ne nje tigan te madh hidhni nje porcion te mire vaj ulliri dhe nxeheni vajin. Skuqini patllixhanat (ne porcione) deri sa te marrin nje ngjyre te arte. Hidhni kripe, rigon dhe kercejt e prere te majdanozit. Perziejini mire. Shtoni ullinjte e prere. Shtoni aceton (rreth 1dl) dhe kur te jete shuar shtoni salcen e domateve. Lereni rreth 15 minuta te zieje. Sperkateni me piper te zi, shtoni dhe gjethet e majdanozit te prere dhe servireni per te ngrene. Ju befte mire!

Në hapësirat ku ka shumë libra nuk do të ndihet aroma e pakëndshme nëse pas librave, në rafte vendosni disa vata pambuku të njomura me kamfor.

Mykun nga kapakët e librit mund ta largoni me përzierjen e 10 gramë hidroksid dhe 50 gramë amoniak. Këtë përzierje me kujdes vendoseni në çdo njollë myku, ndërsa kur njolla të zhduket, fshijeni vendin e pastruar me ujë të distiluar. (kuzhinaegjyshes)
 
Pe: Gjelle me patellxhane (Capanota)

Kete do e bej prove:)
 
Titulli: Receta te ndryshme

576930_423307524400834_152617125_n.jpg


PATATE ME PROSHUTE DHE SALCE DOMATE:

Përbërësit për 6 persona

• 1kg patate
• 250gr proshute e tymosur
• 1 kuti salce domate
• 2 qepe
• 2 karota
• 4 luge gjelle vaj
• kripe, piper

Përgatitja
Proshutën e prisni ne copa jo shume te vogla. Qëroni patatet dhe i prisni ne kuba. Karotat i qëroni dhe i prisni ne rondele. Ne një tigan ose tenxhere hidhni pak vaj dhe e nxehni. Shtoni atje patatet dhe trazojini për 5 minuta. Me pas hidhni edhe proshutën, qepet e karotat dhe i lini edhe 5 minuta. Uleni me pas zjarrin dhe shtoni salcën e domates. Hidhni kripe e piper. Vendosni kapakun dhe lëreni për 20 minuta te zieje duke e trazuar here pas here. Shërbejeni te ngrohte.
 
Titulli: Receta te ndryshme

Bukë të skuqur..

Images.jpg

Përbersit per 6 përsona:

-400 g miell ,
-2 vezë ,
-300 g djathë i bardhë i grirë ,
- 3 lugë djathë kaçkavall i grirë ,
-1 filxhan vaj ulliri ,
-pak piper.

Përgatitja: Përzieni në një tas vezët me 250 g nga djathi i bardhë i grirë, djathi kaçkavall, 3/4 e vajit, miellin, piperin dhe 1.5 filxhan ujë.
Rriheni derisa të krijohet një masë e ngjeshur.
Hidheni vajin e mbetur në një tepsi.
Shtrijeni atë në të gjithë tepsinë dhe vendosni masën e krijuar, duke i dhënë formën e tepsisë.
Djathin e mbetur hidhjani përsipër bashkë me piperin.
Piqeni bukën në furrë me temperaturë 200 gradë për rreth 45 minuta.
Servireni të ngrohtë.
Mund të shoqërohet me gjellën e drekës ose me meze të ndryshme..


Qofte me gjizë dhe spinaq..

Receta për të përgatitur qofte me gjizë dhe spinaq

Images.jpg

Përbërsit:

-300g spinaq i freskët
-125g gjizë e freskët
-pak arremyshk i grirë
-kripë e piper i zi

Pergatitja:

Zieni spinaqin në ujë të bollshëm me kripë për 1-2 minuta ose derisa të fillojë e të vyshket.
Kullojeni me kujdes, shtrydheni që të hiqni lëngun e tepërt dhe grijeni imët.
Në një pjatë të thellë përzieni spinaqin, gjizën dhe arremyshkun.
Kontrollojeni për kripë e piper dhe përziejeni mire.
Bëni toptha sa një arrë me këtë masë, shtrojini në një pjatancë dhe shërbejini..
 

Attachments

  • Images.jpg
    Images.jpg
    32 KB · Shikime: 0
  • Images.jpg
    Images.jpg
    9.4 KB · Shikime: 0
Titulli: Receta te ndryshme

Bukë të skuqur..

Images.jpg

Përbersit per 6 përsona:

-400 g miell ,
-2 vezë ,
-300 g djathë i bardhë i grirë ,
- 3 lugë djathë kaçkavall i grirë ,
-1 filxhan vaj ulliri ,
-pak piper.

Përgatitja: Përzieni në një tas vezët me 250 g nga djathi i bardhë i grirë, djathi kaçkavall, 3/4 e vajit, miellin, piperin dhe 1.5 filxhan ujë.
Rriheni derisa të krijohet një masë e ngjeshur.
Hidheni vajin e mbetur në një tepsi.
Shtrijeni atë në të gjithë tepsinë dhe vendosni masën e krijuar, duke i dhënë formën e tepsisë.
Djathin e mbetur hidhjani përsipër bashkë me piperin.
Piqeni bukën në furrë me temperaturë 200 gradë për rreth 45 minuta.
Servireni të ngrohtë.
Mund të shoqërohet me gjellën e drekës ose me meze të ndryshme..


Qofte me gjizë dhe spinaq..

Receta për të përgatitur qofte me gjizë dhe spinaq

Images.jpg

Përbërsit:

-300g spinaq i freskët
-125g gjizë e freskët
-pak arremyshk i grirë
-kripë e piper i zi

Pergatitja:

Zieni spinaqin në ujë të bollshëm me kripë për 1-2 minuta ose derisa të fillojë e të vyshket.
Kullojeni me kujdes, shtrydheni që të hiqni lëngun e tepërt dhe grijeni imët.
Në një pjatë të thellë përzieni spinaqin, gjizën dhe arremyshkun.
Kontrollojeni për kripë e piper dhe përziejeni mire.
Bëni toptha sa një arrë me këtë masë, shtrojini në një pjatancë dhe shërbejini..
 

Attachments

  • Images.jpg
    Images.jpg
    32 KB · Shikime: 0
  • Images.jpg
    Images.jpg
    9.4 KB · Shikime: 0
Titulli: Receta te ndryshme

Si të bëjmë biftek në mënyrë franceze?

Receta për të përgatitur biftek në mënyrë franceze..

Images.jpg

Përbërsit:

- 6 biftekë viçi
-majdanoz
-miell
-1 lugë piper i kuq
- 2 qepë
- 1 pako pluhur për pure
- 150 ml salcë domatesh
-2 thelpinj hudhër
- vaj, kripë dhe piper i zi

Gatimi

Mbi biftekë hedhim kripë, piper të zi dhe i kalojmë në miell.
Tre biftekët i rendisim në tavën e qeramikës, të cilën e kemi lyer me vaj.
Mbi biftekë e vëmë majdanozin e grirë, qepën e grirë dhe hudhrën e grirë.
Mbi to, i rendisim biftekët e mbetur.

Salcën e domateve e vëmë në një enë të madhe, në të cilën hedhim rreth 500 ml ujë, një lugë piper të kuq, vaj dhe i përziejmë me telin e kuzhinës.
Këtë sos e hedhim mbi biftekët në tavë.
Tavën e mbulojmë me fletë alumini dhe e vëmë në furrë.
E pjekim 1 orë, në temperaturë prej 220 gradë.

Në tenxhere në zjarr vëmë një lugë gjalpë, e shtojmë qumështin, hedhim kripë dhe përziejmë me telin e kuzhinës.
Në tenxhere e hedhim edhe pluhurin për pure.
Duke përzier pandërprerë, e ziejmë purenë, derisa ta fitojë dendësi në e duhur.

Pjatën për servirje e zbukurojmë me gjethe sallate të gjelbër.
Në njërën anë të pjatës e servirim purenë.
Në anën tjetër i rendisim shkallë-shkallë biftekët francezë.
Mbi ata hedhim sosin. Zbukurojmë me degë rozmarine mbi purenë.


Sfoliate role me perime të pjekura..

Images.jpg

Perberesit:
100 gr djathe picë i grirë
1 Pako peta sfoliate
2 Kunguj
1 Spec mi kuq
1 Qepe
1 Patëllxhan
Borzilok
Majdanoz
3 Luge vaj ulliri ’’Altis’’
Kripë
Piper

Pergatitja:
I presim perimet që janë në recetë së gjati dhe i pjekim në furrë ose në një zgarë. Hapim petën e sfoliatës ne tavolinë, e lyejmë paksa me vaj ulliri ’’Altis’’.

Perimet e pjekura i vendosim në mënyrë horizontale në fillim të petës duke kombinuar dhe ngjyrat e tyre.
Gjithashtu, shtojmë djathin e picës.
Më pas mbledhim petën role.
Presim rolenë me gjerësi 5-6 cm, i vendosim në tavë vertikalisht nga ku në pjesën fundore dhe të sipërme janë të dukshme zarzavatet.
Tavën e fusim në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë për rreth 20 minuta.
 

Attachments

  • Images.jpg
    Images.jpg
    45.4 KB · Shikime: 0
  • Images.jpg
    Images.jpg
    27.2 KB · Shikime: 0
Redaktimi i fundit:
Titulli: Receta te ndryshme

Mish vici me birrë dhe mjaltë

mish_vici.jpg


500 gr mish vici
1 Qepe e madhe ose 2 te vogla
1 Spec i kuq
1 Shishe birre
1 Luge caji mjaltë
Vaj ulliri
Kripë
Piper i zi
Spec djegës

Pergatitja:
Kavërdisim qepën në një tigan me vaj ulliri, presim në copa të vogla specin e kuq dhe ia shtojmë qepës, e lëmë të zbutet mirë duke i shtuar pak birrë, e rregullojmë me kripë dhe piper të zi, e hedhim të gjithën në mikser duke i shtuar një lugë kafeje mjaltë. E fusim në mikser sa të formohet një krem i lëmuar. Në të njëjtin tigan shtojmë përsëri pak vaj dhe copëzat e mishit të viçit, hedhim pak kripë duke e shuajtur me pjesën tjetër të birrës dhe shtojmë më pas kremin e specit te kuq, që sapo përgatitëm. E lëmë të ziejë mirë për 15-20 minuta derisa salca të shterojë dhe të trashet sa duhet.
 
Titulli: Receta te ndryshme

LEPUR COMLEK:

Për 6 persona:

Lepur i vogël 1.5 kg
Vaj ½ filxhan kafeje
Hudhër 1 kokërr
Dafinë 1 gjethe
Disa kokrra piper
Karafila 2 copë
Uthull 2 ½ filxhanë kafeje
Domate 4 kokrra
Kripë e piper
Qepë 1.800 gr


Përgatitja:
Racionet e lepurit të marinuar kullohen mirë, shtrydhen dhe skuqen në yndyrë të nxehtë, pastaj shuhen me uthull, shtohen domatet e qëruara, hudhrat, dafina, karafilat, pak ujë dhe lihet gjella që të ziejë në zjarr të ngadaltë ose vihet në furrë. Qepujkat pastrohen pa prishur formën, skuqen lehtë dhe hidhen tek mishi. Shtohet kripë e piper sipas nevojës, pak ujë, mbulohet tenxherja dhe vihet të ziejë derisa të jetë gati. اomleku bëhet i shijshëm kur zien në furrë.


601527_436875656377354_814620148_n.jpg



*******

QOFTE ME PATATE:

Për Qoftet:

* 1/2 kg mish i grirë
* 2 feta buke(mesi) e lagur dhe e shtrydhur
* 1 vezë
* 2 lugë gjëlle qumësht
* 1 thelp hudhre e shtrydhur
* 2 lugë gjëlle vaj ulliri
* majdanoz
* piper i zi
* rigon
* kripë

Të tjerat:

* 5 patate
* 6-7 speca
* 3 domate
* 1 filxhan kafeje vaj ulliri
* piper i zi
* kripë
* 1 filxhan kafeje ujë i valuar

Përgatitja:
Përzieni mirë te gjithë përberesit e qofteve dhe këtë brum lereni një natë në frigorifer.
Prisni patatet në formë rrethore dhe hidhini sipër kripë dhe piper të zi. Në një tepsi hidhni vaj ulliri dhe patatet. Prisni specat në copa të mëdha (në 2 pjesë) dhe hidheni sipër patateve. Qëroni domatet rendojini dhe hidhini sipër specave. Sipër shtoni qoftet në një madhësi pak më të madhe se një arrë dhe hidhini 1 filxhan kafeje ujë të valuar. Tepsinë mbulojeni me një letër (folie) aluminium dhe piqeni në furrë në 250'C derisa patatet të zbuten.


230484_411159075615679_1838134740_n.jpg
 
Titulli: Receta te ndryshme

Gjel deti i mbushur me mollë e gështenja

Kërkoni një pjatë të dytë për menynë e Krishtlindjes?
Për drekën e Krishtlindjes ju propozojmë si recetë gjeldeti të mbushur me mollë e gështenja, një pjatë vërtet shumë e shijshme dhe shumë e përshtatshme për këtë rast. A ka më mirë sesa një nga pjatat më tipike të traditës, e rishikuar me pak origjinalitet e modernizëm, për të festuar Krishtlindjen? Mishi i gjeldetit me mollë e gështenja do të bëhet protagonist i menysë suaj për Krishtlindje dhe do të jetë me siguri një sukses!

Përbërësit:

gjeldeti i pastruar e pa kocka
gështenja të pjekura
mollë rene
rrush i thatë 1 lugë e vogël
djathë parmigiano 200 g
bukë e grirë 50 g
vezë 1
sallo 8 feta të mëdha
rozmarinë sipas dëshirës
sherbelë sipas dëshirës
vaj ulliri
verë e bardhë
selino 1degë
karotë 1
qepë
dëllinjë dy-tre fruta
kripë
piper

Koha e përgatitjes: 20 min

Koha e pjekjes: 60 min

Koha në total: 80 min

Mënyra e pjekjes: furrë

Përgatitja:

• Hapeni gjelin e detit si libër, kriposeni e piperoseni
• Përgatisni mbushjen me gështenja të pjekura, bukë të grirë, parmigiano, vezë, rrush të thatë dhe mollë të prera në formë kubi.
• Krijoni një sallam të trashë dhe mbylleni duke rrotulluar gjeldetin. Nga jashtë rrotulloni fetat e sallos dhe lidhini me spango.
• Vini selinonë, karotat dhe qepën ne copa të mëdha në tavën më vaj, skuqni aty gjeldetin, duke e lagur me verë të bardhë, duke shtuar edhe frutat e dëllenjës, futeni në furrë me nxehtësi 180°C për rreth një orë, duke mbajtur gjithmonë mishin të lagur me lëngun e pjekjes.
• Kur të ketë mbaruar pjekja, lëreni të ftohet dhe priteni me feta, duke e shërbyer me lëngun që mbetet nga pjekja.


thumbnail.php
 
Titulli: Receta te ndryshme

971047_500936273312456_2131474214_n.jpg


Filete pule e mbushur-

Përbërësit:

-2 fileta nga gjoksi i pulës,
-12 kërpudha mesatare,
- 2 qepë të njoma,
-4 feta proshutë,
-kripë, piper,
-pak hudhër e grirë,
-miell,
-djathë i grirë

E presim filetën në mes. I rrahim copat, me qëllim që të bëhen shumë të holla. Pastaj u hedhim kripë dhe piper.
Kërpudhat i presim në copa të vogla dhe i skuqim bashkë me qepën. Pastaj shtojmë kripë, piper dhe hudhrën e grirë.
Në çdo filetë shtrojmë një fetë proshute, ndërsa sipër hedhim kërpudhat e skuqura dhe pak djathë të grirë, mundësisht kaçkavall.
I mbështjellim filetat e pulës në mënyrë të tillë që të jenë të mbyllura nga të gjitha anët dhe i lidhim me një spango që mos të hapen.
Në një pjatë hedhim miell dhe filetat i lyejmë me miell. I kavërdisim tek i njëjti tigan ku kishim skuqur edhe kërpudhat me qepët, deri sa të skuqen pak. Pastaj i vendosim në furrë për rreth 10 minuta. Mund t’i shoqëroni me makarona.




943528_515610758503843_688419751_n.jpg

Mish qingji me karrota ne furre.

Perberesit:

500- 1 kg mish qingji,,
2- karrota,,
2- domate,,
2-gota uje,
1-filxk kafeje me vaj,,
piper,rigon..

Pergatitja:
Marim mishin e vejme ne nje tas te madh dhe shtojme,karrotat te qeruara dhe te prera ne copa mesatate,,domaten te prera ne feta,vajin dhe erezat..

I perziejme mire dhe i veme ne tepsi, u shtojme dhe dy gota uje,i mbulojme me leter alumini dhe i pjekim,ne 250gr,per rreth 1,30-2 ore.
 
Titulli: Receta te ndryshme

abp175.jpg

Përbërësit

- 600 gr mish i grire
- 4 veze
- 2 thelbi hurdha
- 1 patate e zier
- arre moskat
- 50 gr djathë parmixhan
- leng vegjetal
- 50 gr djathë i bute kaçkavall
- miell
- 40 gr gjalpë
- vaj ulliri
- kripe, piper

Përgatitja

Vini tre veze për te zier për rreth pese minuta, qërojini dhe lërini te ftohen. Përzieni mishin me vezën e mbetur, hurdhën, djathin parmixhan, pataten e shtypur, arrën moskat, kripe dhe piper dhe përbërjen shtriheni ne dy letra alumini kuzhine, me pas hapeni përbërjen me një cekic ne mënyrë qe te përftoni një drejtkëndësh rreth 2 cm te trashe. Hiqni letrën e aluminit te sipërme dhe mbuloni mishin me djathin te prere ne feta dhe poziciononi ne qendër vezët e ziera. Rrotulloni përbërjen rreth mbushjes duke ju ndihmuar letra e kuzhinës qe keni poshtë, bëjeni përbërjen kompakte dhe lyejeni me miell. Ne një ene shkrini gjalpin me pak vaj me hurdhën qe ju ka mbetur te cilën e keni shtypur me pare, skuqni me flake mesatare qoften duke e rrotulluar here pas here. Shuajeni me pak ujë dhe vëreni ne furre me 180'C për një ore e 30 minuta duke e lagur me lëngun e ngrohte nëse është e nevojshme. Me pas priteni ne feta dhe shërbejeni.
 

Attachments

  • abp175.jpg
    abp175.jpg
    15.3 KB · Shikime: 0
Titulli: Receta te ndryshme

Feta te bukes te lyera me gjalpe, pak hudhra te grira e kackavall, i fusim ne furre te ngrote ne 180° per disa minuta, behen shume te shijshme e shume te pershtatshme, sherbehen si antipaste.
10014692_1448863732016350_1487420478_n.jpg
 
Titulli: Receta te ndryshme

Kifle Role Me Djath

E pregadisim brumin e picav.. dhe pasi qe te vij brumi e shtrijm nje pet te madhe dhe e mbushim me djath dhe e mbeshtjellim ne form roleje .I presim sikur ne foto dhe i shtrijm ne tave te mbuluar me leter kuzhine . I mbulojm me nje pecet dhe i lem per afer 15 min ..Pastaj nje vez dhe pak jogurt i perziejm se bashku dhe i lyejm kiflet permbi dhe i fusim ne furr qe te piqen .. Ju befshin Mire:)
10269491_1468186443417412_2088314082294476105_n.jpg
 
Titulli: Receta te ndryshme

Embelsira per mengjes

Perberesit:

250gr miell,
150 gr gjalpe,
2 veze,
150 gr sheqer,
1/2 e pecives ose 1 luge kafeje me sode buke.
Pergatitja:
Pregatitet brumi dhe vendoset ne frigorifer per nje ore i mbeshtjellur ne plasmas ushqimesh , pas nje ore e shtrim brumin dhe vazhdojm sikur ne foto
1900123_1447073985528658_704643297_n.jpg
 
Back
Top