Receta te ndryshme

Sallate oktapodi.....

1.5 kg oktapod

1 kg midhje te vogla

1 kg midhje te medha nga ato me ngjyre te erret,

500 gr sepie te bardha te vogla,

500 gr sedan(kte se di ne shqip, kush e di ta theksoje qe ta kemi me te qarte) i fresket dhe krokant

vaj ulliri


hudhra

limon

dhe domate nga ato te voglat fare per dekorim


ne nje tenxhere gatuajje oktapodin, shtoi feta limoni ,ato e zbusin oktapodin.
pastaj zien sepiet e vogla ne uje me kripe dhe limon .(per tja hedhur siper oktapodit)
pastaj heq fijet e sedanit me nje thike,i pret te holla fare.dhe i fut ne uje te ftohte akull per ti bere krokant.

pastaj fut sedanin ne nje tigan te madh si dhe oktapodin e zier por te prere ne copa te vogla.fut dhe midhjet e vogla, si dhe te medhate.

i kondit me vaj ulliri,prezzemolo,kripe dhe piper.

pastaj i hedh ne nje pjate te madhe te thelle,i dekoron me domate te vogla.

dhe i fut nji te ngrene qe te shijon shume lol.
 

Attachments

  • insalata-pronta.jpg
    insalata-pronta.jpg
    53.1 KB · Shikime: 69
Oktapod me vere.!

Perberesit per 4 - 5 persona:
1 kg oktapod,
5 kokrra qepe,
1 gote uji vere e kuqe,
3-4 kokrra mesatare domatesh te fresketa,
1/2 gote me uje, kripe e piper.

Pregatitja: Pas larjes i kullojme dhe i skuqim derisa te thithin lengun. Shtojme qepen e prere ne kubike te vegjel dhe pasi i skuqim bashke i shuajme me vere. Hedhim domatet e prera si zakonisht dhe me vone shtojme yndyre, kripe, piper. I leme te ziejne ne zjarr te avashem derisa te perfundoje plotesisht.

E thjeshte fare apo jo? ama shume e shijshme...
 
Peshk i furrës me arra

Përbërësit:


Për 4-5 racione peshk nevojiten:

4-5 racione peshk
2 filxhanë kafeje me lyrë
2-3 lugë gjelle me miell, për lyerjen e peshkut
1 lugë gjelle me miell për salcën
2 gota ujë
2-3 lugë gjellë me bajame
Kripë

Përgatitja

Peshku lyhet me miell, skuqet me lyrë të nxehtë dhe vihet në tavë. Në lyrën e mbetur, skuqet mielli derisa të zverdhet. Hidhet ujë dhe lihet të marrë valë. Shtohen dhe arrat e shtypura. Masa e përgatitur hidhet te peshku. Tava futet në furrë, 10-15 minuta ose kur gatimi bëhet në tenxhere, vendoset të ziejë. Sipas dëshirës, mund të hidhen hudhra të shtypura. Shërbehet me salcën e vet ose edhe me perime të ziera.



Karkaleca me piperka


Përbërësit:

Për 4-5 persona nevojiten:

1 kg karkaleca
3-4 lugë gjelle miell
2 filxhanë kafeje lyrë
5-6 piperka mesatare
3-4 thelpinj hudhra
1 kokërr mesatare limon
Kripë, piper, majdanoz
Garniturë, sipas dëshirës

Përgatitja



Në karkalecat e pastruar hidhet kripë, lyhen me miell dhe skuqen. Në lyrë skuqen specat e prerë në rripa ( mbuluar me kapak që të zbuten); hidhen hudhra, kripë, piper, majdanoz, shtohen karkalecat e skuqur, i përziejmë. Shërbehen me patate të skuqura e feta limoni.
 
Krem orizi me qumësht dhe karamele me rozmarinë

Për 6 persona

150 gram oriz; 1 litër qumësht; 3 lugë gjellë krem i trashë; 75 gram sheqer; 1 limon, vanile; 1 lugë gjelle pluhur, sheqer pluhur, pak kripë

Për karamelen: 12 lugë çaj, sheqer, 10 gram gjalpë, gjethe rozmarine të copëtuara

Vendoseni orizin për 5 minuta në një tenxhere me ujë të vluar. Pastaj kullojeni në kullesë, shpërlajeni me ujë të ftohtë dhe kullojeni përsëri.

- Jepni një valë qumështit me sheqerin dhe vanilën si dhe me një rrip lëkurë limoni dhe pak kripë. Hidhni mbi të orizin. Kur të rimarrë valë, mbylleni enën dhe lëreni të ziejë në zjarr të ngadalshëm rreth 25 minuta, derisa qumështi të jetë thithur plotësisht. Lëreni të ftohet. Bashkojeni tani me kremin e trashë. Me ndihmën e një garuzhdeje krijoni disa sfera orizi me qumësht dhe vendosini në frigorifer.

- Hapni një letër kuzhine dhe lyeni me gjalpë.

- Përgatitni karamelen: ngrohni sheqerin me tre lugët e gjellës me ujë dhe rozmarinë derisa të marrë ngjyrë kafeje të praruar.
Lëreni të ftohet për 3 minuta.

- Me ndihmën e një piruni, hiqeni karamelen dhe vendoseni në trajtë folesh mbi letrën e kuzhinës. Lëreni të ftohet në një vend të thatë.

- 30 minuta para servirimit, hiqni sferat e orizit me qumësht nga frigoriferi dhe ndajini në pjata.

- Në momentin e fundit vendosni foletë e karamelet mbi sferat e orizit.

- Rrini lehtas kremin e lëngshëm, shtoni kanellën që të shkumojë.

- Hidheni pastaj menjëherë mbi pjata.

- Servojini të freskëta

Këshillë: Përgatitni orizin me qumësht dhe karamelen që më parë dhe rriheni kremin me momentin e servimit.
Ju befte mire
 
Pulë me mollë

Koha e përgatitjes: 20 minuta
Koha e gatimit: 15 minuta

Për 4 persona

* 4 gjokse pule nga 250 gr secili, 40 gr gjalpë, një lugë vaj ulliri, 3 mollë të kuqe, 3 mollë jeshile, 2 thelbi hudhër, një lugë të vogël erëza të përziera, kripë, piper, 300 ml verë molle po të jetë e mundur, ndryshe verë të bardhë, 4 lugë panë (kajmak qumështi i përpunuar).

Skuqni me flakë të ulët në një tigan jo të thellë gjokset e pulës me vajin dhe gjysmën e gjalpit për 5-6 minuta, derisa të kenë marrë ngjyrë nga të dy anët. Hiqni nga tigani dhe thajini me letër kuzhine.

Lani 2 mollë të kuqe dhe 2 jeshile, eliminoni zemrën e mollëve dhe pritni në feta. I vini të skuqen për pak kohë, derisa të ngjyrosen, në të njëjtin tigan të gjokseve të pulës, ku keni shtuar dhe hudhrën e shtypur. Tani vini përsëri në këtë tigan gjokset e pulës, shtoni erëzat dhe verën. Uleni flakën pasi të ketë vluar dhe lëreni kështu për 40 minuta.

Ndërkohë lani 2 mollët, që kanë ngelur dhe pritni në feta të holla, skuqini pak minuta në një tigan tjetër së bashku me gjalpin dhe kur t'i hiqni thajini me letër kuzhine.

Sistemoni gjokset e pulës në pjatë. Holloni çfarë ka ngelur në tigan me panënë dhe mbajeni mbi zjarr 2-3 minuta. Hidhni këtë lloj salce mbi gjokset e pulës, zbukuroni pjatën me mollët dhe servireni.
 
Titulli: Receta te ndryshme

Oriz me perime

Përbërësit (për 4 persona):
* 1 qepë mesatare,
* 1 karotë mesatare,
* bizele të ziera,
* 1 domate mesatare (ose pakë salce),
* 3 filxhanë çaji (mesatarë) oriz,
* 11ugë supe gjalpë i freskët,
* 3-4 lugë supe vaj çfarëdo,
* 6 filxhanë çaji (mesatarë) me ujë të nxehtë.

Përpara se të fillojë përgatitja e gjellës përfundimtare, karotat dhe bizelet duhet të ziejnë përreth 30 min secila.
Mënyra e gatimit:
Hedhim në një tenxhere me fund të gjerë (apo në një tigan të madh me kapak) 1 lugë supe të mbushur me gjalpë. Pa u skuqur gjalpi shtojmë qepët e prera kubik. I trazojmë ato me një lugë druri pasi lënë të skuqen e aq më tepër të nxihen.

Ky është momenti që përcakton shijen e gjellës që do të përgatisim, prandaj njerëz kini kujdes mos e lini kurrë qepën në zjarr e të bëhet vetë. Kur të bjerë zilja e derës apo e telefonit largoni tenxheren nga zjarri pasi ta keni shuar atë.

Pasi janë zverdhur e zbutur pak qepët, hedhim karotat e prera kubik (ashtu si dhe qepët). Në fund shtojmë domatet, te cilat i kemi prerë përsëri kubik (pasi t'i kemi hequr lëkurën dhe farat).

Pasi i kemi rrotulluar dhe pak domatet shtojmë bizelet e ziera, kripën dhe pak piper
të zi. Në masën e perimeve hedhim sasinë e orizit dhe ujë të përvëluar sa dyfishi i orizit. E përhapim masën në ujë në mënyrë të njëtrajtshme, i shtojmë sasinë e vajit dhe
e mbulojmë me kapak.

Nëse uji ndërkohë ka filluar të vlojë e ulim gradacionin e nxehtësisë, të cilin më vonë e kalojmë në minimum. Nuk duhet ta trazojmë masën e gatuar derisa të vaket. Me vonë, nëpërmjet një luge të sheshtë tavash e kthejmë pjesë-pjesë në mënyrë që yndyra të përhapet njëtrajtësisht
 
Titulli: Receta te ndryshme

Mish tul me patate dhe vezë

Përbërësit për 6 persona:
* 1 kg patate
* 150 g mish tul
* 4 qepë
* 6 vezë
* majdanoz
* salcë
* vaj
* kripë
* piper i zi

Përgatitja:
1. Pastrojini qepët, lajini dhe grijini. Lajini edhe patatet, qërojini dhe pritini në kubikë të vegjël.

2. Në një tenxhere hidhni vajin dhe vendoseni në zjarr, shtoni qepën dhe kaurdiseni sa të zverdhet bashkë me mishin e grirë. Më pas hidhni salcën, kripën, piperin e zi pluhur, majdanozin e grirë hollë, lëngun e mishit (ose ujë) dhe lërini që të marrin valë në zjarr të ngadaltë.

3. Në një tigan skuqini kubikët e patate ve me pak vaj dhe hidhini në tenxheren, ku keni kaurdisur mishin me qepën.

4. Pasi të marrin një valë, hidhini në një tavë, vendosini sipër vezët me radhë dhe lërini në furrë të nxehtë derisa të mpiksen vezët.

Kima me vezë i serviret e ngrohtë çdo personi.
 
Titulli: Receta te ndryshme

Sallatë me spinaq dhe me mollë

Materialet për 6 persona:
* 2 lugë gjelle lëng i freskët portokalli
* 2 lugë gjelle lëng i freskët limoni
* 2 lugë çaji mustardë
* 2 lugë çaji mjaltë
* 1/4 lugë çaji kripë
* 1/8 lugë çaji piper
* 1/2 filxhani me qepë të kuqe të grira vertikalisht disa fletë spinaq i freskët dhe i larë mirë
* 1 kokërr mollë e prerë në copa të holla
* 1/4 filxhan djathë i grirë hollë

Përgatitja:
1. Përzieni 6 përbërësit e parë duke i rrahur fort me një rrahëse vezësh.
2. Hidhni në një enë qepët, spinaqin dhe mollët dhe spërkatini me salcën e përgatitur. Shtojini sipër dhe djathin e grirë
 
Titulli: Receta te ndryshme

Kallamar i tiganisur me salcë jeshile dhe hudhër

Materialet për 4 persona
* 1 filxhan arra të shtypura
* 2 feta të holla buke pa kore të prera në pjesë të vogla
* 3/4 e filxhanit verë e bardhë
* 3-4 thelpinj hudhre
* 1/2 tufë majdanoz
* 3-4 lugë gjelle vaj ulliri
* kripë dhe piper
* 1/2 kg kalamar i pastruar dhe i prerë në rrathë
* 1/2 filxhan miell
* vaj për skuqje

Përgatitja
Vëmë të gjitha materialet së bashku në një tas dhe i shtypim me dorë deri sa të bëhen një masë mbulojeni dhe rruajeni në frigorifer.
Lyeni me miell rrathët e prera të kallamarit nga të gjitha anët dhe vërini të tiganisen në një tigan të madh, në të cilin kini hedhur më parë vajin të digjet.
Kujdes që të tiganisen mirë mos hidhni shumë copa bashkë sepse bije temper­atura , dhe në vend që të bëhen kërce ngjiten me njëra tjetrën.
Hiqini nga tigani dhe shtrojini në një letër pirëse.
Vendosen në një pjatë dhe zbukurohen me majdanoz, gjithashtu vëmë salcën në një pjatë të veçantë me qëllim që të marrë secili aq sa dëshiron.
 
Titulli: Receta te ndryshme

Kraharor pule të mbushura me spinaq dhe djathë

Materialet për 6 veta:
* 1 filxhan me djathë të grirë imtësisht
* 1 filxhan me djathë Parmesan
* 1/4 lugë çaji kripë
* 1/4 lugë çaji pudër hudhre
* 1/4 lugë çaji piper i zi
* spinaq i prerë
* 1 vezë
* 6 copa kraharor pule
* 1/2 filxhan verë të bardhë

Përgatitja:
Për të përgatitur mbushjen përzieni 7 përbërësit e parë. Ngrohini në temperaturën 350 gradë.
Ndajini copat e mishit të pulës në dy pjesë dhe hidhni në mes të masën e përgatitur. Mbështillini, spërkatini me verë dhe mbështillini me letër kuzhine.
Vërini të piqen në temperaturën 350 gradë për 30 min duke i spërkatur herë pas here copat e mishit me verë. Këshillohet që të spërkatet dhe pjata ku do të serviret mishi me pak verë (për 6 persona).
 
Titulli: Receta te ndryshme

Supë me mish viçi dhe perime

Nevojiten:
● 1 kg mish e 5 patate të prera në kubikë
● 2 karota të prera në feta
● 2-3 degë selino të prera trashë
● 5 lugë salcë domatesh
● 1 filxhan çaji makarona të vogla (yje apo forma tjera)
● 3 lugë vaj ulliri
● kripë e piper.

Gatimi
1. Presim mishin në copa të vogla dhe e vëmë të ziejë në një tenxhere të madhe. Zierja bëhet në zjarr mesatar, derisa mishi të jetë pothuajse gati. Nga mesi i zierjes shtojmë kripë sipas dëshirës.
2. Në vazhdim hedhim në tenxhere patatet, selinon, karotat dhe vajin. I lëmë të ziejnë derisa të zbuten. Pasi të jenë pothuajse gati, i nxjerrim perimet dhe mishin nga tenxherja me ndihmën e një luge të madhe me vrima.
3. Hedhim në ujë makaronat dhe i lëmë të ziejmë për 1/2 e kohës që shkruhet në paketë. E rregullojmë me kripë e piper dhe hedhim salcën.
4. Shtojmë mishin dhe perimet dhe i lëmë të ziejnë derisa të bëhen gati makaronat. Gjatë zierjes shtojmë pak ujë të nxehtë nëse konsiderohet e nevojshme.
 
Titulli: Receta te ndryshme

Bukë e skuqur

Për 6 vetë
* 400 g miell
* 2 vezë
* 300 g djathë i bardhë i grirë
* 3 lugë djathë kaçkavall i grirë
* 1 filxhan vaj ulliri
* pak piper

Përgatitja:
- Përzieni në një tas vezët me 250 g nga djathi i bardhë i grirë, djathi kaçkavall, 3/4 e vajit, miellin, piperin dhe 1.5 filxhan ujë.
- Rriheni derisa të krijohet një masë e ngjeshur.
- Hidheni vajin e mbetur në një tepsi. Shtrijeni atë në të gjithë tepsinë dhe vendosni masën e krijuar, duke i dhënë formën e tepsisë.
- Djathin e mbetur hidhjani përsipër bashkë me piperin.
- Piqeni bukën në furrë me temperaturë 200 gradë për rreth 45 minuta.
- Servireni të ngrohtë.
- Mund të shoqërohet me gjellën e drekës ose me meze të ndryshme.
 
Titulli: Receta te ndryshme

Byrek me pulë dhe djathë

Përbërësit
* 1/2 kg petë të gatshme e 1 pulë (1,5 kg)
* 4-5 vezë
* 1/2 kg qepë të thata
* 1 filxhan çaji djathë kaçkavall të grirë
* 1/2 filxhan çaji qumësht
* 1 filxhan çaji margarinë të shkrirë e kripë e piper

Përgatitja
1. Lani pulën dhe ziejeni në një tenxhere me ujë të valuar dhe kripë. Hiqni shkumën e formuar gjatë zierjes dhe shtoni në tenxhere qepët e prera në feta ë holla. Lëreni pulën dhe qepët të ziejnë mirë derisa të mbeten me rreth 1 1/2 filxhan lëng.
2. Pasi të jetë gati, hiqeni pulën nga tenxherja dhe lëreni të ftohet pak. Pastrojeni nga lëkura dhe kocka dhe prijeni mishin në copa të vogla.
3. Ndërkohë lërini qepët të vazhdojnë të ziejnë, derisa të bëhen si qull. Shtoni në tenxhere qumështin dhe lërini të ziejnë për akoma 5 min.
4. Hiqeni tenxheren nga zjarri, hidhni djathin dhe copat e pulës dhe përzieni mirë. Rrihni lehtë vezët me pirun dhe shtojini në masën me pulë. Rregullojeni masën me pak kripë e piper.
5. Në një tepsi të lyer me gjalpë shtroni 5-6 petë, duke i lyer një nga një me margarinë të shkrirë. Hidhni mbushjen dhe kthejini për nga brenda anët e petëve. Nga lart shtroni petët e mbetura të lyera një e nga një me margarinë të shkrirë.
6. Prisni anët e petëve të sipërme që dalin jashtë tepsi së, spërkateni byrekun me pak gjalpë dhe pak ujë. Piqeni në furrë me zjarr mesatar për rreth 1 orë.
7. Pasi të jetë gati, lëreni të ftohet pak, prijeni dhe servireni.
 
Titulli: Receta te ndryshme

Ramstek i marinuar

Fikrie Gagica- Ukelli
Autore e librit “1000 receta për çdo familje”

Përbërësit:
* 1 ramstek viçi ose mështjerre,
* 6 lugë vaj,
* 1 lugë mustardë,
* lëng limoni,
* kripë, piper i zi dhe i gjelbër kokërr i shtypur, fletë dafine, rigon.

Përgatitja:
Mishi i pastruar nga zhapat, kriposet, i hidhet vegetë, piper, mustardë, vaj dhe fërkohet mirë, në mënyrë që mëlmesat të depërtojnë nga të gjitha anët. Lidhet me spango kuzhine dhe pas 2-3 orë, ramsteku skuqet në yndyrë të nxehtë nga të gjitha anët. Futet në furrë të nxehtë me temp.250 gradë C, i vendosur në tel shporeti në shkallën e mesme të furrës. Në shkallën e ulët të furrës vendoset një tepsi me pak ujë. Piqet 25 min. nëse dëshirohet të jetë në brendi i butë dhe të mbetet mishi i kuq, në të kundërtën, piqet 40 min. Pasi të largohet nga furra, mbështillet me alufolie edhe 15 min, pastaj largohen penjtë, pritet në feta dhe shërbehet me perime të ziera. Ramsteku mund të piqet edhe në çast posa të kriposet, pa e lidhë fare. Lëngut të cilin e lëshon gjatë pjekjes, i shtohet 1 lugë miell i tretur me ujë ose verë të bardhë dhe pasi të marrë valë, kullohet, derdhet në enë për salcë dhe shërbehet me mish.

Variant salce për ramstek: Pjesët e prera të mishit nga ramsteku, skuqen në vaj. Shtohen 3 karota të prera në rrathë, selino e prerë në kubik, 2 purrinjë, 4 domate të prera në copa të vogla, ose 300 gr. lëng domatesh, hudhër, kokrra piperi të shtypura, rozmarinë dhe 1 fletë dafine. Të gjitha këto ziejnë 40 min në zjarr të ulët. Perimet kalohen në sitë. Kullohet salca, vlon edhe pak gjersa të trashet, kriposet sipas shijes dhe shërbehet me ramstek të pjekur, mish të skuqur ose të zier.
 
Titulli: Receta te ndryshme

Pulë me arra

Fikrie Gagica- Ukelli
Autore e librit “1000 receta për çdo familje”

Përbërësit:
* 1 pulë 2 kg mundësisht fshati
* 8 qepë të mëdha
* 200 gr gjalpë
* kripë, piper, specall
* 150 gr.arra të bluara

Përgatitja:
Pula pritet në racione dhe skuqet nga të gjitha anët në yndyrë. Largohet nga yndyra dhe vendoset në tavë përkohësisht.
Qepët priten imët dhe hidhen në yndyrë. Shtohet pak kripë dhe duke i përzier kohë pas kohe, fërgohen gjersa të zbuten. Hidhet kripë sipas nevojës, piper, specall dhe 2-3 lugë arra.
اdo copë mishi kalohet në qepë dhe prapë radhitet në tavë ku do të piqet. Qepëve u shtohet ½ gotë ujë, e sa të marrin një valë, hidhen mbi mish. Tava futet në furrë të nxehtë me temperature 180 gradë C.
Gjysmë e pjekur, shtohen arrat dhe copat e mishit rrotullohen nga të gjitha anët. Nëse ka nevojë, shtohet ujë i nxehtë, tava mbulohet me kapak ose folie dhe futet në furrë për t’u pjekur gjersa të zbutet mishi dhe të shteret uji por jo i tëri.
Dhjetë min. para përfundimit, zbulohet tava për t’u skuqur pula në yndyrë me qepë
 
Titulli: Receta te ndryshme

Qofte me kos

Fikrie Gagica- Ukelli
Autore e librit “1000 receta për çdo familje”

Përbërësit:
* 200 gr mish i bluar
* 2 dcl ujë
* 1 vezë
* 1/2 tubë majdanoz
* kripë, piper
* miell
* 3-4 thelpinj hudhre
* 1 kg kos (mundësisht delesh)
* vaj për fërgim.

Përgatitja:
Ujit të ftohtë i shtohen mishi i bluar, veza e tundur, kripa, piperi, majdanozi i grirë hollë dhe aq miell,sa masa të bëhet e trashësisë së brumit të petullave. Pasi të pushojë brumi ½ orë, qoftet qiten me lugë të vogël në vaj të nxehtë. Fërgohen nga të dyja anët dhe futen në kos me hudhër të shtypur dhe pak kripë.
Shërbehen të ftohura
 
Titulli: Receta te ndryshme

Bërxolla viçi në qepë

Fikrie Gagica- Ukelli
Autore e librit “1000 receta për çdo familje”

Përbërësit:
* 4 bërxolla nga 150 gr
* 2 lugë gjalpë
* 4 qepë të mëdha
* 1/2 lugë vegetë
* 2-3 fletë dafine
* 5 kokrra piper i shtypur
* ½ gotë verë e bardhë ½ gotë ujë,ose vetëm ujë me ½ lugë uthull
* 1 lugë niseshte
* krip, piper

Përgatitja:
Mishi kriposet, piperoset dhe skuqet në yndyrë të nxehtë nga të dy anët. Largohet mishi nga yndyra dhe në atë yndyrë fërgohen qepët e grira, gjersa të marrin ngjyrë të verdhë.
Kthehet mishi në enë me qepë, hidhet uji ose vera, vegeta, dafina dhe piperi. Mbulohet ena dhe në zjarr të ulët zihet mishi 1 orë. Në rast nevoje shtohet nga pak ujë.
Niseshtja zbërthehet në ½ gotë ujë të ftohtë, i shtohet mishit dhe, posa të marrë valë, largohet ena nga zjarri.
Bërxollat shërbehen me pure patatesh dhe sallatë
 
Titulli: Receta te ndryshme

Kifle formash të ndryshme

Fikrie Gagica- Ukelli
Autore e librit “1000 receta për çdo familje”

Përbërësit:
• Një qeskë e gjysmë maja (10 gr),
• 1/2 lit. qumësht,
• 2 lugë sheqer,
• pak kripë,
• 2 vezë,
• 1 filxhan kafeje vaj,
• 1 sheqer vaniljeje,
• 800 gr miell,
• 1 pluhur paste,
• 1 vezë për lyerje,
• susam,
• 50 gr gjalpë.

Maja ulet në pak qumësht të vakët me 1 lugë të vogël sheqer dhe 1 lugë miell. Në qumështin e vakët shtohen tharmi i ardhur, vezët, vaji, kripa, sheqeri, sheqeri vanilje dhe mielli i situr me pluhur paste.
Brumi përzihet me lugë druri e pastaj derdhet në tavolinë të përmiellur dhe ngjeshët mirë e mirë gjersa të gatuhet një brumë i butë dhe i lëmuar. Brumi i butë vendoset në enë ku është zënë,lyhet me vaj për të mos krijuar kore, mbulohet për të ardhë dhe dyfishuar volumin për afro 2 orë.
Brumi i ardhur ngjeshët pak, ndahet në afro 20 toptha. Hapen kuleçtë në madhësi pjate dhe, me ose pa djathë ose xhem brenda, mbështillen kiflet në forma të ndryshme. Kiflet vijnë 20 minuta,kyçet furra në 190 gradë C, pastaj lyhen me vezë të tundur, u hidhet mbi susam,nga një copëz gjalpë dhe futen në furrë për t’u pjekur gjersa të fryhen e të marrin ngjyrë të kuqërremtë. Mbulohen me pecetë për 10 min. që të zbuten,pastaj shërbehen.
 
Speca të mbushur

a_773.jpg


Përbërësit





4 speca te bukur e të mëdhenj

100 gr oriz

300 gr mish

2 gota uji leng mishi(marrë nga mishi që kemi zjerë e më pas e kemi skuqur)

2 kokërra domate

2 kokërra qepë mesatare

koncentrate pule 1 ( jo 2 e më shumë se kemi edhe lëngun e mishit)

piper sipas deshires

Udhëzime per pregaditje



Lani orizin (nese eshte e nevojshme) dhe skuqeni ate per disa minuta me pak vaj(ose për shije edhe me pak gjalpë). Prisni 5 minuta dhe hidhni me pas aq leng mishi sa orizi te mos duket me(por jo ta mbysni me lëng). Hidhini kripe edhe koncentratin e pulës por kripë jo shume sepse ka edhe koncentrati dhe lereni te zjere pa e mbuluar me kapak.


Orizi duhet te jete i lire dhe gati i thate, por jo shume i bute.Qepët e prera bukur e holle i skuqim ne pak vaj. Perzieni orizin, mishin, qepet e skuqura, erezat e prera dhe gjysem gote vaj ulliri ne nje tas dhe hidhini edhe domatet qërruara nga lëkure e të prera imët dhe pak vaj ulliri serish. Bejeni shijen sipas deshires me kripe dhe piper.
Prisni pjesen e siperme (kapakun) e specave. Hiqni pjesen e brendshme bashke me farat. Hiqini lekuren specave (edhe nga kapelja) duke i lene per 4-5 minuta ne nje tenxhere me 3 litra uje qe valon, per ti bere ato me te buta. Merrni nje tave ku specat do vihen prane njera tjetres, dhe hidhini pak vaj taves. Lerini specat per 5 minuta me pjesen e poshtme lart qe te kullojne.


Vendosini ne rregull specat dhe mbushini plot me miksin(masën e pergatitur) qe keni pergatitur me perpara. Vendosini siper kapaket cdo speci dhe hidhini pak vaj ulliri siper. Mbulojeni gjithe taven me nje leter alumini ne menyre qe letra te mos shtype specat, dhe vendoseni ne furre per 30 minuta me nje temperature 200° C. Hidhini me pas pak leng mishi siper specave dhe lerini edhe nje ore ne furre me nje temperature me te ulet.
 
Titulli: Receta te ndryshme

Mishi i zier me barishte

Për 4-5 persona duhen:

mish 500 g, patate 5-6 kokrra mesatare, lakër e bardhë 250 g, karota 2-3 copë, selino 1 rrënjë, qepë 2 kokrra, gjalpë 2 lugë gjelle, miell 1 lugë gjelle, hudhra 2-3 thelpinj, piper, kripë, gjethe dafine dhe majdanoz të grirë.

Pergatitja:

Mishi i viçit ose i lopës pritet në copa dhe vendoset në tenxhere me ujë të vluar që të mos humbasë shumë vlera ushqimore, mbulohet me kapak dhe zihet derisa të zbutet. Gjatë zierjes herë pas here i hiqet shkuma, që lëngu të mos dalë i turbullt. Pastaj shtohen qepë, karrota, rrënjë selino të prera në kubikë, lakër e freskët e prerë në copa katrore, fletë dafine, piper, kripë, mbulohet me kapak dhe zihet në zjarr të javashëm. 10-15 minuta para përfundimit të zierjes hidhen patate të prera në kubikë. Kjo gjellë mund të rregullohet edhe me salcë të bardhë e hudhra. Për këtë në lëngun me gjalpë kaurdiset pak miell dhe shuhet me lëngun e gjellës. Salca e bardhë hidhet në gjellë, vendoset në zjarr, rregullohet me hudhra të shtypura, i jepet një valë dhe hiqet nga zjarri. Në fund spërkatet me jeshillëqe.
 
Titulli: Receta te ndryshme

Patate të skuqura, me kore mielli

Për 4 persona nevojiten:


5 patate

1 lugë të vogël paprikë të ëmbël
piper të bluar në çast
kripë
miell dhe vaj për skuqjen

Pergatitja:


Lajmë patatet dhe i ziejmë me gjithë lëkurë në ujë me kripë për 20 min. I lëmë të ftohen dhe i presim në copa të mëdha për së gjati. I kalojmë në miell dhe i skuqim në vaj luledielli. Pasi të jenë gati, i lëmë të kullojnë vajin e tepërt dhe i rregullojmë me kripë, piper dhe paprikë.
 
Titulli: Receta te ndryshme

Qengj i furrës me patate

Për 6-8 persona nevojiten:
* 2 kg mish qengji tul (kofshë ose gjoks)
*1 kg patate
* 5 thelpinj hudhra të prera hollë
* 1 degë rozmarinë të freskët
* lëng i 1 limoni
* vaj ulliri
* kripë e piper

Përgatitja:
1. Lani mirë mishin, fshijeni dhe rregullojeni me kripë e piper. Vendoseni në një tepsi pireks ose në enë balte.
2. Pastroi patatet dhe prijini sipas dëshirës. Rregullojini me kripë e piper dhe shpërndajini në tepsi, rreth e përqark mishit.
3. Hidhni nga lart degën e rozmarinës, të prerë në 3-4 pjesë, hudhrat, lëngun e limonit dhe 1 gotë ujë.
4. Mbulojeni tepsinë me letër alumini dhe piqeni ngadalë për rreth 1 orë.
5. Në vazhdim, hiqeni letrën e aluminit dhe gradojeni furrën në zjarr të fortë. Piqni për akoma 30 min, derisa mishi dhe patatet të marrin ngjyrë.
6. Shërbejeni gjellën të ngrohtë.
 
Titulli: Receta te ndryshme

ثmbëlsirë festive

Për 8 persona • Përgatitja: 45 minuta • Zierja: 1 orëNevojiten:
* 1.6 dl verë të ëmbël
* 5 të kuq të veve
* 60 g sheqer ajkë e ëmbël
* 1 lugë niseshte
* 300 g shllig
* 150 g krem të gatshëm të lajthive (për shembull nutellë)
* 20 g fletë xhelatine për biskotën e gatuar nga të bardhët e veve
* 300 g sheqer pluhur
* 250 g lajthi të fërguara
* 5 të bardhë të veve

Përgatitja:
Përgatiten biskotat nga të bardhët e veve: lajthitë e fërguara dhe të prera në copa të mëdha përzihen me sheqer dhe qiten në një enë të gjerë me fund të trashë, u shtohet shkuma e fortë e të bardhëve të veve. Pastaj kjo masë nxehet në temperaturë të ulët kujdesshëm, duke e përzier me lugë të drunjtë, rreth 10 minuta, përderisa masa të bëhet si një krem ngjyrëçelur.
• Në letër që shërben për pjekje, vizatohen me laps 2 rrathë, me perimetër prej 28 cm. Secili rreth i letrës qitet në tepsi të veçantë. Masa e të bardhëve të veve, e përzier me lajthi, qitet, me anë të shpatullës, në letrat e parapërgatitura dhe sheshohen mirë. Piqen 45-50 minuta në furrë të nxehur në 150 shkallë C.
• Të kuqtë e veve miksohen me sheqer, u shtohet niseshteja dhe vera, masa nxehet në avull, duke e përzier pandërprerë.
• Fletët e xhelatinës zbuten në ujë të ftohtë, ulen me 4 lugë ajkë të nxehtë. Kjo masë i shtohet kremit të lajthive, por së pari zbutet në avull, lihet për t'u ftohur, pastaj shtohen edhe 120 g shllag.
• Biskatat (nga të bardhët e vezëve) lyhen me kremin në të cilin është shtuar vera.
ثmbëlsira zbukurohet me "lule" shllagu dhe futet në frigorifer, derisa të shërbehet.
 
Titulli: Receta te ndryshme

Omëletë me domate

Nevojiten:
* 4 vezë
* 4 domate
* 1 qepë
* vaj
* kripë dhe pak sheqer

Përgatitja:
Omëleta me domate përgatitet sikur omëleta e zakonshme, por më pare përgatiten domatet.
Domatet qërohen me një thikë të mprehtë, priten rriska-rriska të holla dhe qiten në fultere ku është fërguar qepa e grirë shumë hollë me gjalpë.
U shtohet kripa, piperi dhe pak sheqer dhe lihen në zjarr të ngadalshëm derisa ta pinë tërë lëngun e të bëhen si një salcë e trashë, duke i trazuar nga një herë që të mos ngjiten.
Pas kësaj përgatisim omëletën: rrihen vezët, u shtohet pak kripë dhe qiten në fulteren e gjerë me yndyrë që të piqen rreth 5 minuta në zjarr mesatar. Omëleta e përgatitur qitet në një pjatë të gjerë, sipër saj qitet pureja e përgatitur e domates dhe paloset dyfish.
Mund ta dekoroni me majdanoz e erëza që ju pëlqejnë.
 
Titulli: Receta te ndryshme

Makarona me fasule dhe mish

Nevojitet:
* 450 gram mish lope
* 2 lugë gjelle vaj ulliri
* 1 qepë e mesme, e prerë hollë
* 4 thelpinj të grirë hudhrash
* 4 kërcej selinoje, të prerë hollë
* 500 gr domate të prera
* gjysmë luge çaji piper i kuq
* 1 kuti fasule të kuqe
* 1 kuti fasule të bardha
* 2 l lëng mishi
* 450 gr salcë domate
* 2 lugë majdanoz i tharë
* kripë dhe piper për shije
* 150 gr makarona, sipas preferencave

Përgatitja:
Në një tenxhere të madhe, në zjarr mesatar, skuq mishin duke e përzier gjatë gatimit. Kur të skuqet, hiqe nga tenxherja me një lugë si kullesë dhe pastro grimcat që mbeten në tenxhere.
Shto 2 lugë gjelle vaj ulliri po aty dhe shto qepën, hudhrën, selinon e salcën në nxehtësi mesatare, sa perimet të zbuten.
Shto mishin në tenxhere, hidh përmbajtjen e domateve të pakulluara dhe piperin e kuq. Zieji për 10- 15 minuta.
Shto fasulet, lëngun e mishit, salcën e domateve dhe erëzat e tjera. Përzieje mirë. Rrite nxehtësinë dhe çoje për të zier. Më vonë ul nxehtësinë, mbuloje dhe zieje për 30 minuta.
Shto makaronat dhe lëre në zjarr në temperaturë të ulët për 30 minuta të tjera.
Shërbeje të ngrohtë.
 
Titulli: Receta te ndryshme

Oriz me perime

Përbërësit (për 4 persona):
* 1 qepë mesatare,
* 1 karotë mesatare,
* bizele të ziera,
* 1 domate mesatare (ose pakë salce),
* 3 filxhanë çaji (mesatarë) oriz,
* 11ugë supe gjalpë i freskët,
* 3-4 lugë supe vaj çfarëdo,
* 6 filxhanë çaji (mesatarë) me ujë të nxehtë.

Përpara se të fillojë përgatitja e gjellës përfundimtare, karotat dhe bizelet duhet të ziejnë përreth 30 min secila.
Mënyra e gatimit:
Hedhim në një tenxhere me fund të gjerë (apo në një tigan të madh me kapak) 1 lugë supe të mbushur me gjalpë. Pa u skuqur gjalpi shtojmë qepët e prera kubik. I trazojmë ato me një lugë druri pasi lënë të skuqen e aq më tepër të nxihen.

Ky është momenti që përcakton shijen e gjellës që do të përgatisim, prandaj njerëz kini kujdes mos e lini kurrë qepën në zjarr e të bëhet vetë. Kur të bjerë zilja e derës apo e telefonit largoni tenxheren nga zjarri pasi ta keni shuar atë.

Pasi janë zverdhur e zbutur pak qepët, hedhim karotat e prera kubik (ashtu si dhe qepët). Në fund shtojmë domatet, te cilat i kemi prerë përsëri kubik (pasi t'i kemi hequr lëkurën dhe farat).

Pasi i kemi rrotulluar dhe pak domatet shtojmë bizelet e ziera, kripën dhe pak piper
të zi. Në masën e perimeve hedhim sasinë e orizit dhe ujë të përvëluar sa dyfishi i orizit. E përhapim masën në ujë në mënyrë të njëtrajtshme, i shtojmë sasinë e vajit dhe
e mbulojmë me kapak.

Nëse uji ndërkohë ka filluar të vlojë e ulim gradacionin e nxehtësisë, të cilin më vonë e kalojmë në minimum. Nuk duhet ta trazojmë masën e gatuar derisa të vaket. Me vonë, nëpërmjet një luge të sheshtë tavash e kthejmë pjesë-pjesë në mënyrë që yndyra të përhapet njëtrajtësisht. /Telegrafi/
 
Titulli: Receta te ndryshme

Mish tul me patate dhe vezë

Përbërësit për 6 persona:
* 1 kg patate
* 150 g mish tul
* 4 qepë
* 6 vezë
* majdanoz
* salcë
* vaj
* kripë
* piper i zi

Përgatitja:
1. Pastrojini qepët, lajini dhe grijini. Lajini edhe patatet, qërojini dhe pritini në kubikë të vegjël.

2. Në një tenxhere hidhni vajin dhe vendoseni në zjarr, shtoni qepën dhe kaurdiseni sa të zverdhet bashkë me mishin e grirë. Më pas hidhni salcën, kripën, piperin e zi pluhur, majdanozin e grirë hollë, lëngun e mishit (ose ujë) dhe lërini që të marrin valë në zjarr të ngadaltë.

3. Në një tigan skuqini kubikët e patate ve me pak vaj dhe hidhini në tenxheren, ku keni kaurdisur mishin me qepën.

4. Pasi të marrin një valë, hidhini në një tavë, vendosini sipër vezët me radhë dhe lërini në furrë të nxehtë derisa të mpiksen vezët.

Kima me vezë i serviret e ngrohtë çdo personi.
 
Titulli: Receta te ndryshme

Sallatë me spinaq dhe me mollë

Materialet për 6 persona:
* 2 lugë gjelle lëng i freskët portokalli
* 2 lugë gjelle lëng i freskët limoni
* 2 lugë çaji mustardë
* 2 lugë çaji mjaltë
* 1/4 lugë çaji kripë
* 1/8 lugë çaji piper
* 1/2 filxhani me qepë të kuqe të grira vertikalisht disa fletë spinaq i freskët dhe i larë mirë
* 1 kokërr mollë e prerë në copa të holla
* 1/4 filxhan djathë i grirë hollë

Përgatitja:
1. Përzieni 6 përbërësit e parë duke i rrahur fort me një rrahëse vezësh.
2. Hidhni në një enë qepët, spinaqin dhe mollët dhe spërkatini me salcën e përgatitur. Shtojini sipër dhe djathin e grirë.
 
Titulli: Receta te ndryshme

Kallamar i tiganisur me salcë jeshile dhe hudhër

Materialet për 4 persona
* 1 filxhan arra të shtypura
* 2 feta të holla buke pa kore të prera në pjesë të vogla
* 3/4 e filxhanit verë e bardhë
* 3-4 thelpinj hudhre
* 1/2 tufë majdanoz
* 3-4 lugë gjelle vaj ulliri
* kripë dhe piper
* 1/2 kg kalamar i pastruar dhe i prerë në rrathë
* 1/2 filxhan miell
* vaj për skuqje

Përgatitja
Vëmë të gjitha materialet së bashku në një tas dhe i shtypim me dorë deri sa të bëhen një masë mbulojeni dhe rruajeni në frigorifer.
Lyeni me miell rrathët e prera të kallamarit nga të gjitha anët dhe vërini të tiganisen në një tigan të madh, në të cilin kini hedhur më parë vajin të digjet.
Kujdes që të tiganisen mirë mos hidhni shumë copa bashkë sepse bije temper*atura , dhe në vend që të bëhen kërce ngjiten me njëra tjetrën.
Hiqini nga tigani dhe shtrojini në një letër pirëse.
Vendosen në një pjatë dhe zbukurohen me majdanoz, gjithashtu vëmë salcën në një pjatë të veçantë me qëllim që të marrë secili aq sa dëshiron.
 
Back
Top