Programe Fitness

Fly

Larguar
Taksirat, na sillni ndonje program qe perdorni vet apo keshilla, shikoj qe ka shum tema por me duken me teper si postime blogjesh te mara borxh per te terhequr vizitoret :)

Un perdor nje app ne cel si dhe nje program standart, asgje speciale :)
Kush do e gjen programin ne playstore me emrin: transformohu
 
Titulli: Programe Fitness

Programe fitnesi per grupe muskujsh te caktuar ke pafund ne utube mgjate keshilla ime eshte shko ne palester sepse instruktori te jep tamam ato qe duhen ku ke nevoje ti. Nese ke probleme peshe ha ushqim te shendetshem elemino sheqernat dhe mos i kombino asnjehere me karbohidratet.

Problemi i shqiptareve eshte qe nuk dine te kombinojne ushqimet.

Vrapi noti jane 1sh nese ke mundesi mos ju ndaj te dyjave.
 
Titulli: Programe Fitness

Po qe ka ka por doja me teper te dija psh per eksperiencat tuaja, ne palester kemi lloje lloje programesh dhe ndonjehere mjafton te marim kodren me vrap por doja dicka me konkrete, dicka qe e keni me prove dhe ju ka lene te kenaqur qofte dhe per nje pjese te vecante trupi.
 
Titulli: Programe Fitness

Nga eksperienca ime ket po te them qe programi eshte i specializuar nga personi ne person. Psh nese ti ke probleme peshe duhet te besh me shume ushtrime kardio nese do te formosh muskuj te duhen me shume ushtrime force. Abs jane te pandashme gjithmmone sa here shkoj pra programi eshte individual ne baze te rezultatit qe ti kerkon te arrish.
 
Titulli: Programe Fitness

Taksirat, na sillni ndonje program qe perdorni vet apo keshilla, shikoj qe ka shum tema por me duken me teper si postime blogjesh te mara borxh per te terhequr vizitoret :)

Un perdor nje app ne cel si dhe nje program standart, asgje speciale :)
Kush do e gjen programin ne playstore me emrin: transformohu

Ok daku. Per meshkujt ka 2 menyra se ca do me bo. Ose do te vesh muskuj ose do te humbesh peshe dhe te kesh muskuj ne minimum (si Cheta psh qe ka 90% muskuj dhe 10% dhjam. Po te mos haje per 2 dite vdes).
Kjo qe po te shkruj poshte eshte me heq dhjam dhe eshte intensive. Nqs nuk do ket, mos lexo me poshte.

Si fillim hudh nga penxhera keto programet dhe budalliqet qe shesin robt me bo nai dor lek. Te duhet 1 telefon dhe i pal kufje bluetooth (sepse fijet do te pengojne gjate stervitjes) dhe i pal atlete te mira qe mos te vritet kemba kur te kercesh.
Me ket program mund te hash ca te duash dhe prap ke per tu bo atlet.

- Cohu ne mengjes dhe bej 30 minuta vrap pa honger asigjo dhe me stomakun bosh. Pastaj 15 minuta pesha ose basketboll.
- Ha mengjes ca te dush. Veze, buk te thekur, djath. Ca te doje zemra.
- Ne drek. 30 minuta prap vrap. Pastaj 30 minuta te tjera do besh sprint dhe pesha. Kjo behet kshu. Ja plas sprintit me sa te kesh fuqi dhe sa te merret fryma. Kjo zgjat 2-3 minuta. Qetesou dhe merr fryme. Bej 2 minuta pushim. Merr pesha ose bej boks dhe beji shpejt per5 minuta deri sa te merret fryma. Bej prap pushim dhe pi nai gatorate ose nai gjo me sheqer qe te japi energji. Perserite ket gje per 30 minuta te tjera.
- Ha drek ca te dush.
- Ne darke ha prap ca te dush dhe mos bej stervitje.

Beje ket per 3 muj 7 ditet e javes (2 ore ne dit minimumi) edhe me thuj.
Gjate kesaj kohe do te teket me honger piza, coca cola, akullore, gjona me gaz dhe do te haen dhe te skuqura. Haji sa her te teket. Me kalimin e kohes do i hash me pak sepse do te zvogelohet stomaku nga stervitja. Por prap do i hash por me sasi te vogla (se ndryshe do te bi te fiket).

Ke per te humb gjith dhjamin ne trup.
Nese ke probleme me gjumin naten dhe zgjohesh heret, i bie qe trupi do me shume karboidrate. Kshu qe ha nai buk te thekur me nai byftek ne darke. Kur nuk ke karboidrate trupi nuk prodhon seratonin. Seratotin eshte ajo qe te ve ne gjume. Kije parasysh ket muhabetin e gjumit. Nqs zgjohesh dmth qe po ben shume stervitje dhe nuk ke honger shume karboidrate.

Hajt me te mira.

Ah po degjo edhe ket kengen kur bo stervitje:

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Titulli: Programe Fitness

Sprint jane sh te mira , ato i perdori edhe une rregullisht 4-5here ne jave - se sa nje vrap me kohezgjatje konstante e cila nuk jep rezultat pervecse te djeg muskujt... ama dieta luan rol te rendesishem per stervitjen - sa me shume proteina. Gjithashtu ta ndryshosh rutinen c'do 4-5 jave.



Ps...Te hash rregullisht ato qe thote Gerti, te demoralizohet motivimi :p
 
Titulli: Programe Fitness

Kjo funksiono ke meshkujt Zana. Nuk di gjo per femrat me thon te drejten.
Ideja eshte qe ben vrap 30 minuta qe te forcosh zemren, pastaj 30 minuta te tjera ben sprint te kombinume me pesha.
Kur ben ket te kap 1 uri e llahtarshme pas nja 2 mujesh dhe nese nuk ha te bie te fiket.
 
Titulli: Programe Fitness

If u say so Gertushi, im not a male ... but with that diet, forget it that u will have any energy to run :p

Ps...Can u pls , illustrate it with ur abs :p
 
Titulli: Programe Fitness

Ashtu te duket Zana por ideja eshte qe vrapi intensiv dhe peshat intesive me intesivitet te larte dhe kohe te shkurter djegin me shume dhjam sesa programet tradicionale dhe sidomos ato me diete.

Psh ke ciklista ne USA qe i bien me biciklete nga New York ne San Francisco. E di ca hajn gjith rruges (kur munden)? Pizza dhe coca cola. Sepse e kan djeg gjith dhjamin dhe trupi ka ik ne overdrive dhe do vetem karboidrate dhe sheqer.
 
Titulli: Programe Fitness

Une kam shkarkuar disa app me pagese,por sme kan shijuar hiç
 
Titulli: Programe Fitness

Na jep ca info per veten dhe ndoshta te sugjerojme ndonje gje, por programet jane individuale sic e kane thene edhe te tjeret me siper. Prsh ne ca niveli je, nivel fillestar apo te perparuar? Cilat jane synimet e tua, te humbesh peshe apo te formosh muskuj? Sa ore ne dite ke kohe ti dedikosh palestres?

Sa per dieten, duhet te luash i cik me te dhe te shohesh cfar funksionon per ty. Ne pergjithsi, nqfse niveli i karbohidrateve eshte i larte, duhet ulur niveli i yndyrnave dhe anasjelltas. Varet se si ndihesh ti me mir. Une per shembull, konsumoj shume karbohidrate dhe pak yndyrna, se kshu ndihem me energjike. Ka njerez te tjere qe konsumojne shume yndyrna dhe e marrin energjine prej tyre. Shkarko MyFitnessPal dhe llogarit makrot dhe mbaj shenim ushqimet qe konsumon aty.
 
Titulli: Programe Fitness

Kot sa per me dhene nje mendim meqe eshte fusha ime ..... dhe pse Gerti ka dhene nje keshille shum te mire

Tani si fillim duhet ditur qe ne cdo aktivitet, i pari qe fillon shperbehet eshte glikogjeni ,glukoza , qe eshte dhe ndertues i muskujve . Trupi ne minutat e pare fillon shpenzon sasine e glukozes qe gjendet ne qarkullimin e gjakut . Muskujt leshojne acidin laktit dhe fillon ndjen ate lodhjen qe ndjejme te gjithe pasi nisim vrapin . Deri ne kete pike ,nuk harxhon dhe nuk djeg dhjam (vetem sasite e glukozes ne organizem) , prandaj ciklistat hane cokollata rruges sepse u nevojitet glukoza per qarkullimin normal te gjakut se ndryshe u kontraktohen muskujt sepse nuk furnizohen me gjakun e nevojshem dhe fillojne ndjejne sikur u mpihet kemba (thjesht ngaqe ka me pak gjak qe qarkullon)

Qe te dobesoheni duhet te kaloni fazen e shpenzimit te glukozes dhe vrapimi duhet te zgjasi minuta te tjera kur dhe trupi fillon te djegi rezervat yndyrore qe ka . Ne momentin qe trupi fillon shpenzon me teper rezervat yndyrore ,eshte duke kaluar edhe ne fazen e sterlodhjes dhe te nevojitet te ndalosh patjeter sepse ndryshe te shtrin vet trupi se ska me cfare te vrapoje :p

Tani nuk eshte se pasi vrapove e vrapove ,dogje glukozen dhe po ashtu nje pjese te rezervave yndyrore ,ti te hash direkt nje pizza apo tja kepusesh me makaronadhi :p JO . Sepse trupi e rimer serisht ate qe harxhoj , duhet si fillim te konsumosh gjera te embla , nje cokollate apo dicka tjeter dhe trupi fillon merr sasine e glukozes qe i nevojitet per funksionimin normal . Pasi ke ngrene dicka te tille , provo dhe haje pizza-n apo makaronadhin , organizmi do ta pranoj (sepse ka nevoj per ushqim ), por ama do konsumosh sasi me te vogel sepse glukoza qe morre nga ajo gjeja e embel qe hengre ka stabilizuar organizmin dhe nevoja per ushqim eshte ulur ndjeshem .

Tani pse palestra nuk eshte idealja per djegien e dhjamit ?
Sepse ne palester shum pak here mund te shkosh ne fazen e 'sterlodhjes' ,ose nese shkon eshte me teper artificialisht sepse mund te djegesh yndyrna duke vrapuar tek ai 'ashensori' por je duke demtuar organizmin ,sistemin kardip-vaskular dhe ate respirator sepse trupi nuk furnizohet me sasine e duhur te oksigjenit dhe per me teper ne nje ambient te mbyllur ku ajri nuk qarkullon mire ka me pak O2 dhe gjithashtu ka sasi te madhe CO2 qe nuk eshte e nevojshme per trupin sepse vet trupi e cliron ngaqe si duhet ,ndersa nje ambient i mbyllur mbart shum CO2 .
Ne palester shkoni per muskujt ,jo per tu dobesuar shendetshem.
 
Titulli: Programe Fitness

Se pari po ju falenderoj per "keshillat" sepse realisht kishte goxha info qe si dija, por temen eshte me mire ta trajtoni per te ndare eksperiencat apo njohurite (si me lart) jo duke mu drejtuar mua ne menyre te drejtperdrejte pasi duket si teme e personalizuar dhe ne kete drejtim mund te shkoja te merja artikuj neper blogje e ti lexoja.

Gerti atr qe the ti e lexova dhe mu duk mire por problemi eshte se sbejm dot vrap 2-3 here ne dite pasi kemi pune e detyrime te tjera + un e shikoj palestren me teper si aktivitet fizik per qef dhe pse realisht doja ti hiqja nja 7-8kg per tu ber i dobet ne normalitet.

Malsi sjetoj afer qendres qe te shkoj te liqeni e me keto shira keto kodrat ketej behen balt + palestren e kam afer :)

Meqense jemi ketu...
Keto proteinat sa te shendetshme jane? (Skam ndermend ti perdor gjithsesi) thjesht dua te kaloj jasht reklames qe serviren...

Dhe me del para syve nje reklame me EMS (el-body) ne fb, cfar eshte kjo metode?
 
Titulli: Programe Fitness

Proteinat jane si ti japesh trupit dicka artificiale te cilen mund ta marresh edhe thjesht me ushtrime .
E mira eshte se japin rezultate shpejt .
E keqja eshte se mire qe behesh me muskuj ,por puna eshte se ne organizem jane te padeshiruara nga muskujt nese vazhdojne gjate sepse ndikojne ne kalbien e fibrave muskulore, vrasin indet ne muskuj dhe pas disa vitesh ose humbasin funksionalitetin ,ose kalon ne ndonje semundje zemre ,ose thjesht leshohen muskujt dhe rrudhet lekura .

Sa per ambientin ,mos syno liqenin vetem . Une kam dal nja dy here edhe rreth e rrotull unazes (per sfide ndaj vetes ) eshte diku tek 7 apo me teper kilometra e gjitha nese nuk gaboj . Por mund ta besh ne cdo ambient qe je,mjafton te ket 100 metra vend dhe verdallisesh aty disa here :D
 
Titulli: Programe Fitness

Aman a keni ndonje keshille per mua?

Por te mos kete ushtrime fizike (kshu palester) se s'kam mundesi, dhe te mos heq dore nga ushqimi :p, Dua te bie nja 5 kg :(
 
Titulli: Programe Fitness

Personalisht,eci shume kembe gjate dites.
Shtunave pergjethesisht shkoj ne nje gjimanstirio breg detit ne natyre te hapur,dhe bej pergjethsisht ushtrime nja 40 minuta.
Kujdes ushqimin,konsmoj shume lakanika dhe fruta.
Ma ka prish pak kete diet te shendetshme,duhani :p
Por ne nje dite me hene,do e braktis keqazi dhe perfundimisht :p
 
Titulli: Programe Fitness

Proteinat jane si ti japesh trupit dicka artificiale te cilen mund ta marresh edhe thjesht me ushtrime .
E mira eshte se japin rezultate shpejt .
E keqja eshte se mire qe behesh me muskuj ,por puna eshte se ne organizem jane te padeshiruara nga muskujt nese vazhdojne gjate sepse ndikojne ne kalbien e fibrave muskulore, vrasin indet ne muskuj dhe pas disa vitesh ose humbasin funksionalitetin ,ose kalon ne ndonje semundje zemre ,ose thjesht leshohen muskujt dhe rrudhet lekura .

Sa per ambientin ,mos syno liqenin vetem . Une kam dal nja dy here edhe rreth e rrotull unazes (per sfide ndaj vetes ) eshte diku tek 7 apo me teper kilometra e gjitha nese nuk gaboj . Por mund ta besh ne cdo ambient qe je,mjafton te ket 100 metra vend dhe verdallisesh aty disa here :D

Stop chattin shit!!!

Ka proteina natyrale cilesore sa te duash , e cila te rekomandohet edhe nga doktoret ne vend te ushqimit.

Proteinat jane te domosdoshme per nje trup qe ushtrohet rregullisht, qofte kjo nga marrja ne ushqim ose nga pluhurat.
 
Titulli: Programe Fitness

Po te jete me Marlen ose Zanen mund ta mendoj por me Poetin as e llogaris fare.

Me mua nuk do te zhgenjehesh , nise qe sot ... pasi sot do ushtroj kembet & vithet :p
 
Titulli: Programe Fitness

Stop chattin shit!!!

Ka proteina natyrale cilesore sa te duash , e cila te rekomandohet edhe nga doktoret ne vend te ushqimit.

Proteinat jane te domosdoshme per nje trup qe ushtrohet rregullisht, qofte kjo nga marrja ne ushqim ose nga pluhurat.

Doktoret shpikin semundjet per ti kuruar ,,,,qe te jene perher ne pune .
Cdo gje e stimuluar artificialisht nuk eshte me mire se natyralja :D

Por mendimi kujtdo vlen ,prandaj eshte tema per mendime dhe keshilla .
 
Titulli: Programe Fitness

E qysh qenka artificiale .. nderkohe qe ti ushtron rregullisht e merr nje proteine natyrale cilesore ? Kjo eshte e domosdoshme, ne k'te rast.
 
Titulli: Programe Fitness

Ke nje studim tek universiteti i Florides qe eshte nga me te njohurit qe flet vetem per ndikimin e proteinave (te mirat dhe te keqijat) ,por edhe tek ai i Koln ne Gjermani qe mbahet po ashtu per studime rreth fushes se pregatitjes fizike . Te dy trajtojne gjere e gjate sesi ndikon proteina (sado e shendetshme ,,,,sipas rekomanduesve) ne organizem dhe pasojat e saj pas nje periudhe disa vjecare . Une aty kam lexuar (me pak veshtiresi se sdij mir anglisht) dhe perpos shkolles qe kam mbaruar kaq info dij une . Substancat & proteinat e cfaredolloji jane te mira dhe efikase sot ,por neser ,,,, ncuq .
 
Titulli: Programe Fitness

Nuk me shpjegove se qysh qenka artificiale.... pshm Soya protein , qysh do ta marresh ti... e han dot ashtu sic mblidhet, kokerr!! loool
 
Titulli: Programe Fitness

Proteinat eshte e mira te merren bio nepermjet ushqimit mgjate personat qe duan mase muskuloze me teper se normalja duhen ti marrin dhe ne forma qe permenden me siper.
 
Titulli: Programe Fitness

Shpjegimin e ke me lart tek ato shkrimet e gjata , po se kuptove ,skam qysh te ta shpjegoj ndryshe
 
Titulli: Programe Fitness

Aman a keni ndonje keshille per mua?

Por te mos kete ushtrime fizike (kshu palester) se s'kam mundesi, dhe te mos heq dore nga ushqimi :p, Dua te bie nja 5 kg :(


Pak e veshtir me kushtet që ve ti , por jo e pa mundur .
Ka me të vertet ushtrime qe mund ti bësh në shtepi e me
rezultat sh. te mire .
Prb. eshtë se në shtepi i ben nje jave pastaj thua -hajde
se i boj në vone ose neser ., e ne palester s'ke nga shko.

Puna e te ushqyerit aty ka mundesi sa te duash .që te hash me sh. bioprodukte e me sh. peshk mē pak mish.

Jo çdo plan i pershtatet çdo njerit.

S'të ndihmova gja por ketu ka sh. ekspert ndoshta di më shume .
 
Titulli: Programe Fitness

Une personalisht kam gati 5 vjet qe ushtroj palester duke bere ushtrime te ndryshme si ato te forces ashtu dhe aerobike. Por kam pasur dhe disa here pausa per shkak se kam pasur impenjime te ndryshme .

Duke nderthurur ushtrimet e forces me ushtrimet aeorbike eshte me te vertete shum e mire per organzmin dhe e bejne trupin perfekt.

hajduti
 
Titulli: Programe Fitness

Proteinat jane si ti japesh trupit dicka artificiale te cilen mund ta marresh edhe thjesht me ushtrime .
E mira eshte se japin rezultate shpejt .
E keqja eshte se mire qe behesh me muskuj ,por puna eshte se ne organizem jane te padeshiruara nga muskujt nese vazhdojne gjate sepse ndikojne ne kalbien e fibrave muskulore, vrasin indet ne muskuj dhe pas disa vitesh ose humbasin funksionalitetin ,ose kalon ne ndonje semundje zemre ,ose thjesht leshohen muskujt dhe rrudhet lekura .

Sa per ambientin ,mos syno liqenin vetem . Une kam dal nja dy here edhe rreth e rrotull unazes (per sfide ndaj vetes ) eshte diku tek 7 apo me teper kilometra e gjitha nese nuk gaboj . Por mund ta besh ne cdo ambient qe je,mjafton te ket 100 metra vend dhe verdallisesh aty disa here :D

Ne qoftse proteinat gjenden ne ushqime, si na qenkan te demshme?
te kristali e ke maru shkollen ti?
e di ti qe trupi djeg vetem nje sasi proteinash, dhe po ate sasi kerkon te marri serisht?
Ne qoftese ne marrim doza te gabuara proteinash, ato kalojne direkt per shkarkim!
Ka cikle proteinash+bcca qe te ndihmojne shume per zhvillimin e muskujve,
proteinat jane tullat e trupit, pa ato ska kuptim stervitja.
 
Titulli: Programe Fitness

Nuk me shpjegove se qysh qenka artificiale.... pshm Soya protein , qysh do ta marresh ti... e han dot ashtu sic mblidhet, kokerr!! loool

Qumeshti sojes esht shume i mire.. e perdor ti zançe?
 
Titulli: Programe Fitness

Qumeshti sojes esht shume i mire.. e perdor ti zançe?

Cfar ushqimi eshte mir te konsumohet para palestre?

Un zakonisht palestren e bej ne drek (per 30-60min do iki) dhe gjate kesaj kohe kam pire vec 1 kafe dhe nje kore buke misri (madhesine e 3 gishtave) mund te ha ose jo dhe nje sallate pa buke, jo per efekt palestre apo djete por ky eshte pak a shum mengjesi im (ndonjehere dhe dreka).

Eshte e demshme? ka pak ushqim ketu? Lexova dhe qe cokollata e zeze eshte e mire
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top