Ja se si u vra balerina, doli për të sqaruar grupet rivale

cent

...Lontano
2qlzbk1.jpg

Një vajzë 26-vjeçare ka humbur jetën pasi është qëlluar aksidentalisht me armë zjarri në orët e para të mëngjesit, në Tiranë.

Burime policore bëjnë të ditur se Sonila Tafa(Dervishi) është goditur nga plumbi gjatë një sherri mes disa të rinjve jashtë një klubi nate në periferi të kryeqytetit.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00 dhe 26-vjeçarja ka ndërruar jetë pak më vonë në spital, bëjnë me dije burimet.

Pas ngjarjes uniformat blu kanë shoqëruar në komisariat dhjetëra persona në cilësinë e dëshmitarit dhe kanë arritur të identifikojnë autorin e krimit.

Burimet shtojnë më tej se, përmes marrjes në pyetje të dëshmitarëve agjentët po përpiqen të zbardhin dhe rrethanat e ngjarjes.
/tch
 
Last edited by a moderator:
Titulli: Vritet aksidentalisht 25-vjeçarja

Po cfar dreqi ben shteti se ju lejon arme ne duar popullit! idijot ! turp te ju vi te vdes nje i ri pa asnje faj ky esht e kulmi i injorances se qelbur te ati shtetit qe e udhheqin psikopat.
 
Titulli: Ja se si u vra balerina, doli për të sqaruar grupet rivale

125.jpg


Nga Lindita اela

Ka dalë për të qetësuar gjakrat mes djemve dhe ka gjetur vdekjen.

Sonila Dervishi është vrarë mëngjesin e së shtunës në ambientet e jashtme të lokalit “Dream City, në zonën e njohur si Kthesa e Kamzës.

26- vjeçarja është qëlluar me dy plumba e më pas ka gjetur vdekjen në Spitalin Ushtarak. Zyrtarisht policia ka njoftuar për vrasjen e 26- vjeçares, por deri në orët e vona të darkës nuk ka pasur asnjë të dyshuar apo dhe të arrestuar për ngjarjen, megjithëse të pranishëm në lokal kanë qenë qindra veta.

Ngjarja

Sonila Dervishi, vajza që gjeti vdekjen në ambientet e lokalit të njohur të Tiranës, nuk ka qenë objekt i qitjes të autorëve të vrasjes.

26 vjeçarja ka ndërhyrë për të ndarë sherrin mes dy grupe rivale në lokal. Vajza ka mbetur viktimë e përplasjes së tyre, të cilët pasi janë konfrontuar fillimisht në lokal, kanë dalë në ambientet e jashtme për të zgjidhur sherrin me armë.

Sipas personave të pranishëm në vendngjarje, thuhet se dy grupet e të rinjve janë konfliktuar fillimisht në lokal pasi kanë ngacmuar vajzat që ndodheshin në tavolinë.

Pas sherrit që ka nisur me grushte në lokal, kanë ndërhyrë personeli i sigurisë duke i nxjerrë të dy grupet në ambientet e jashtme të lokalit.

Pas sherrit që ka degjeneruar në fjalë fyese, djemtë kanë nxjerrë armët, ku në përpjekje për të vrarë kundërshtarët, kanë qëlluar mbi Solina Dervishin, e cila ndodhej nën shoqërinë e një prej grupeve që janë përfshirë në sherr.

Po këtë version të ngjarjes ka dhënë dhe policia, megjithëse nuk ka asnjë të dyshuar apo dhe të identifikuar si autor të ngjarjes.

Personat që janë shoqëruar në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, kryesisht personeli i lokalit, nuk kanë dhënë dëshmi të besueshme për policinë, që mund të hidhnin dritë mbi ngjarjen. Burime nga grupi i hetimit bëjnë me dije se personeli i sigurisë apo dhe kamerierët e lokalit kanë deklaruar se nuk dinë kush ishin personat që janë konfliktuar.

Mësohet se të gjithë kanë deklaruar se djemtë e përfshirë në konflikt ishin klientë, të cilët rreth orës 2 e 45 minuta kanë nisur të ziheshin me njërit-tjetrin për motive që ata nuk i dinin, e më pas janë nxjerrë jashtë nga personeli i sigurisë. Sipas dëshmisë së tyre, vajza që është vrarë ka qenë nën shoqërinë e njëri prej grupeve të konfliktuara.

Personeli i lokalit ka dëshmuar se Sonila për një kohë të caktuar ka punuar në këtë lokal si balerinë, por së fundmi vinte aty thjeshtë si kliente.

Ndërkohë rreth mesditës të afërmit e Sonilës kanë marrë nga morgu i Tiranës turpin e pajetë të 26- vjeçares. Ceremonia mortore e vajzës, e cila jetonte me gjyshen e saj, është zhvilluar në rrugën “Belul Hatimi”, në zonën e quajtur Oxhaku në Tiranë.

Sipas banorëve të lagjes, Sonila thuajse ishte e panjohur për fqinjët.

Para pak kohësh Sonila ishte e divorcuar dhe jetonte me gjyshen e saj. Fqinjët thonë se për të siguruar jetesën vajza punonte si balerinë në klubet e natës, ndërsa të afërmit e saj nuk pranojnë të flasin për TemA-n duke kërkuar që të respektojnë në heshtje dhimbjen e tyre për humbjen e jetës së 26- vjeçares, Sonila Dervishi.



DREAM CITY njofton se ka pezulluar mbrëmjen e së shtunës

Pas ngjarjes së ndodhur, në faqen zyrtare drejtuesit e lokalit kanë njoftuar se kanë pezulluar aktivitetin. Në njoftim thuhet se për të lënë organet e policisë dhe të prokurorisë për të kryer hetimet për zbardhjen e ngjarjes, mbrëmja e së shtunës nuk do të zhvillohet. Po kështu, drejtuesit e lokalit sigurojnë që në javët e ardhshme aktiviteti do të fillojë normalisht dhe se ngjarja nuk vë aspak në pikëpyetje sigurinë e lokalit.

“Sa i përket përgjegjësisë së Dream City, në këtë ngjarje të rëndë, duam t’ju sigurojmë që janë respektuar në mënyrë maksimale të gjitha rregullat dhe standardet nga stafi i sigurisë. Në mënyrë të menjëhershme, situata e krijuar brenda ambienteve është menaxhuar me profesionalizëm dhe personat në fjalë janë larguar jashtë ambienteve. Ngjarja e rëndë ka ndodhur jashtë ambienteve të Dream City, aty ku stafi i sigurisë nuk mund të ndërhyjë, pasi nuk e lejon ligji një gjë të tillë si dhe për të lënë kohën e duhur për të njoftuar organet e rendit publik për të menaxhuar këtë situatë që u përshkallëzua në mënyrë të paparashikueshme”, thuhet në faqen zyrtare në Facebook të Dream City./TemaOnline
 
Titulli: Ja se si u vra balerina, doli për të sqaruar grupet rivale

Neqoftese eshte ne te vertet keshtu sic thote artikulli qe ka sjell Bombi..c'ju desh kesaj goce xhamen?
Ku e ka cuar mendja te shkonte e te nderhynte per te ndaluar nje sherr mes djemsh?
Me duket cmenduri..dhe per fat te keq ja si perfundoj..
 
Titulli: Ja se si u vra balerina, doli për të sqaruar grupet rivale

Kushedi me saktesi ca debati ka qen,mbase ngacmim dashnoreje etj etj se per keto idjotlliqe vriten sot
Cherchez la femme - Qe sebepi i sherrit esht femra
Kot se ka then napolon bonaparti :D
 
Titulli: Ja se si u vra balerina, doli për të sqaruar grupet rivale

Ndoshta i dashuri saj ishte i perfshir ne ate sherr...
Ktu policia duhet ta zbardhte ngjarjen pa kaluar 10 ore! Apo ska deshmitare?
Mund te kete deshmitare dhe njerez te Gjykates si Besniku...

74618.jpg

Niku esht ai Gjykatesi qe erdhi me Porsche i shoqeruar me Gardist dhe dha vendimin e "21 Janarit"
per 10 minuta,ja kto njerez japin vendime ne Shqiperi!
 

Attachments

  • 74618.jpg
    74618.jpg
    108.7 KB · Shikime: 0
Titulli: Ja se si u vra balerina, doli për të sqaruar grupet rivale

Kriminelet duhet te marrin denimin qe u takon .......... gjynaff vajza re i ka ik jeta kot !
 
Titulli: Ja se si u vra balerina, doli për të sqaruar grupet rivale

Te pakten te vejne noi bouncer jashte klubit qe ti kontrolloj njerezit nje nga nje para se te hyjne brenda...se si hyn kshu robi me poistolete ne nje klub nate per qejf te vete.
Te kap frika me dal naten...kur kam qene ne Shqipri per arsye te tilla mundohesha mos te dilja shpesh ne oret e vona.
 
Titulli: Ja se si u vra balerina, doli për të sqaruar grupet rivale

Strukturat e policisë së Tiranës dhe sektori i Krimeve të Rënda kanë identifikuar autorin e vrasjes së Sonila Tafës, balerinës e cila humbi jetën aksidentalisht në një klub nate në Tiranë. Autori i vrasjes dyshohet të jetë, 34-vjecari Artur Kuliçi me origjinë nga Tropoja dhe me banim në Durrës.

Disa media raportojn se esht Nipi zv.Drejtorit te Pergjithshem te Policise Agron Kuliçi.
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Ja se si u vra balerina, doli për të sqaruar grupet rivale

Ne oret e megjesit , te jesh ne klubet e nates ...........! Nata eshte e keqe , sjell vetem te keqia , duhet patur kujdes cdo i ri dhe e re , dhe te marr shembull rastin e tille . Te jeni ne shtepit tuaja , e jo ne klube te nates .
 
Titulli: Ja se si u vra balerina, doli për të sqaruar grupet rivale

Fshati digjet KΠRΛΑ krihet dhe puna jote Deuid .....
Gjynaf por shoqerite e "forta" kane dhe nga keto.....
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top