Përshtypje dhe ndjesi

Sekreti

Një pike shiu
I fola për ty.
Ajo nuk e mbajti sekretin.

Tani i gjithë shiu,
përsërit emrin tënd.
 
Kam mësuar se gjithçka mund të harrohet
Përveç të mirës që të kanë bërë

Kam mësuar se nëse dikush e mban veten superior
Duhet lënë të jetojë në inferioritetin e vet

Kam mësuar të jetoj me kokën lart
Sepse kush përkulet para Zotit, nuk përkulet para askujt.
 
Kisha dy zgjidhje:
Ta lija veten të vdisja, apo të mësoja të jetoja.
Kështu mora pe e gjilpërë dhe qepa plagët e shpirtit.
Vendosa që gjithësesi do ia dilja.
 
Më të mirët nuk janë ata që mburren me arritjet e tyre por ata që kanë virtyte të një zemre të pastër dhe i flasin shpirtit tonë me fjalë të ëmbla shëruese.

Janë ata njerëz që e kanë mënyrë jetese mirësinë dhe dashurinë e dhurojnë natyrshëm, se është e vetmja mënyrë si mund të jenë në paqe me veten.

Janë plot me plagë të shëruara ose të hapura, që nuk i tregojnë por i ndiejnë tek tjetri e gjithashtu tek vetmia jote.

Do të donim më shumë njerëz të tillë se sa vetmi më të gjata e më sfilitëse.
 
Shumë thonë që në dashuri fiton ai që ikën, të tjerë thonë se fiton ai që pret.
Unë them që në dashuri fiton thjesht ai që dashuron, madje edhe kur nuk është e ndërsjelltë, është përsëri fitimtar, sepse të duash është gjëja më fisnike që njeriu mund të bëjë.
 
Dëgjoj muzikë për të dëgjuar fjalë që nuk m'i kanë thënë kurrë.
 
Unë jetoj në një botë tjetër.. dhe nuk kam kohë për gjërat që nuk kanë shpirt.

Bukowski
 
Jepni dashuri!
Jepni dashuri njerëzve që doni, jepini asaj që është e trishtë dhe nuk di të japë.
Jepini asaj që nuk e pret. Jepni gjithmonë
Jepni dashuri papritur, brenda dashurisë së papritur ka fjalë të mrekullueshme.

Gitana
 
Vdekja nuk është hiçi

Vdekja nuk është hiçi
Thjesht kam kaluar në anën tjetër
Unë jam përherë unë, e ti je gjithmonë ti
Ata që ishim për njëri tjetrin jemi ende
Më thërrit me emrin që më ke vënë, që je mësuar
Më flit në të njëjtën mënyrë të përzemërt që ke përdorur
Mos e ndërro tonin e zërit, mos merr një pamje të ngrysur dhe të trishtë
Vazhdo të buzëqeshësh për ato gjëra që na bënin për të qeshur,
Për ato gjëra të vogla që na pëlqenin aq shumë
Kur ishim sëbashku
Lutu, buzëqesh, mendo për mua
Emri im le të jetë ai që je mësuar dikur
Shqiptoje pa pasur zi e trishtim
Jeta jonë e ruan gjithë kuptimin që ka pasur gjithmonë
Është e njëjta si më parë, është një vazhdimësi që nuk shkëputet
Pse duhet të jem larg teje vetëm pse jam larg syve të tu?
Ji i sigurt, gjithçka shkon mirë
Do ta ndjesh përkujdesjen time
Do ta gjesh dhembshurinë e purifikuar
Fshiji lotët dhe mos qaj, nëse më do
Buzëqeshja jote është paqja ime.

H. Holland
 
Forma më e plotë e guximit është sinqeriteti.
I frikëson gjithmonë të tërë.
 
Femra e fortë ka nevojë për përzemërsi dhe mbrojtje ashtu si çdokush tjetër.
Sepse gjithmonë thënia që "Ajo është e fortë" do të thotë se "Ajo lufton vetëm".

Coelho
 
Bukuria e femrës është kur pas një ore që ke folur me të, është shumë më e bukur se një orë më parë.
 
E dashuruara

Ajo është në këmbë në qepallat e mia
Dhe flokët e saj janë në të mitë,
Ajo ka formën e duarve të mia,
Ajo ka ngjyrën e syve të mi,
Ajo përpihet në hijen time
Si një gur ne qiell.

Ajo i ka gjithmonë sytë e hapur,
Dhe nuk më lë të fle,
Ëndrrat e saj në dritë të plotë
Bëjnë që të avullojnë diejt,
Më bëjnë për të qeshur,për të qarë e për të qeshur,
Të flas pa pasur asgjë për të thënë.

Pol Elyar (Paul Éluard)
 
Duhet të bëhesh me nerva, duhet t'ia përplasësh të vërtetën në fytyrë njerëzve, duhet të ulërish, të nxjerrësh dufin.
Duhet të thuash gjithçka që mendon, nuk duhet të mbash gjithçka brenda, sepse brenda bëhet e ndenjur dhe të lëndon vetëm ty.
 
Gjëja më e mirë që mund të të ndodhë është që të kesh dikë pranë që nuk resht kurrë duke të kërkuar, as kur humbet në heshtjet e tua.

Pellico
 
“Zbrit poshtë në idenë tënde, jeto brenda idesë tënde, gërmues pusi duke u varur nga litari yt. Në fillim ishte vetëm një skicë, një aureolë, dhe tani nuk ka shkuar shumë larg, dhe kudo që unë prek mbi gjëra që nuk janë ajo ideja jote, e prek atë ide përmes gjithçkaje që e refuzon atë, bota fashitet përgjatë brigjeve të saj. Ideja ime, ideja ime kapet fort në përkatësi të panumërta. Një histori e gjatë dhe kam keqardhje për formën e gjurmëve të plagëve të saj, i puth papërsosmëritë e këmbës së saj që e sollën deri këtu.”

Aragon
 
Lumturia është një zgjedhje e përditshme
Nuk e gjen në mungesën e problemeve...
E gjen pavarësisht problemeve.

S. Littleword
 
Janë gjestet e thjeshta, të vogla, të parëndësishme
që e bëjnë jetën të veçantë
Një dorë që të çik lehtë
një fjalë, një mirësjellje
Një përkujdesje, një buzëqeshje.

P.Brown
 
E pastaj mësohesh

me kafenë me pak sheqer, të mos përdorësh shumë kripë, të mos shohësh shpesh orën,
të kesh më shumë durim, me njerëzit që nuk përshëndet, me mospërfilljen
me qëndrimin vetëm, të mos kërkosh ndihmë, të jetosh ditë mbas dite,
të besosh më shumë tek vetja dhe të mos presësh asgjë nga të tjerët.

Mësohesh me gjithçka...

Edhe me mungesën, me ikjen
me zhgënjimin, me sëmbimin e zemrës...
 
Gjërat më të bukura në jetë nuk janë gjëra.
Janë njerëz, vende, kujtime, buzëqeshje dhe ndjenja.
 
Kam njohur hiçin
në gjërat e mëdha,
por kam gjetur të pafundmen
në gjëra të vogla

T. D'Auria
 
Për tregtarin, edhe ndershmëria është një spekullim financiar.
Baudelaire
 
Studimi i të bukurës është një duel në të cilin artisti qan me tmerr përpara se të mundet.
Baudelaire
 
Vallëzimi mund të shpalosë gjithçka të mistershme që fshihet në muzikë, dhe ka meritën e shtuar që është njerëzor dhe i prekshëm. Vallëzimi është poezi me duar dhe këmbë.

Baudelaire
 
Nuk e dimë çfarë duhet bërë për të qenë i pëlqyer. Të tregohesh siç je apo të gënjesh. Jemi në mëdyshje mes të dyjave. I bëjmë të dyja prapëseprapë, pak rastësisht. E shfaqim veten siç do të donim të ishim, siç besojmë që duhet të dukeshim e pastaj themi " Po ky nuk jam unë..."
Mundohemi të dukemi e të dukemi... e në të rastin më të keq... për të mos u pëlqyer. Mbase edhe ashtu biem në sy...

Aragon
 
Asnjë perëndim nuk e ka mundur agimin,
ashtu si asnjë pengesë nuk e ka mundur shpresën.
 
Respekti u shpik që të mbushte vendin bosh ku duhet të ishte dashuria.
 
Gabimi më i madh i grave është kur thonë: "Ai do të ndryshojë."
Gabimi më i madh i burrave është kur thonë: "Gjithsesi ajo nuk ka për të ikur."
Charles Bukowski
 
Dashuria është esenca hyjnore që ëmbëlson çdo provë,
që heq çdo mospërfillje dhe ftohtësi
dhe tejkalon vështirësitë më të mëdha.
Le të jetë kjo ndjenjë që sot më shumë se kurrë
është e nevojshme që të gjallërojë çdo krijesë njerëzore.
 
Njerëzit nuk e imagjinojnë sa shpesh
një njeri mund të vdesë brenda vetes
duke treguar buzëqeshjen e tij më të bukur.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top