Përshtypje dhe ndjesi

E vetmja gjë më e rrezikshme se injoranca është arroganca.
 
Njerëzit zgjidhen të ngjashëm.

Ata që janë fallco bëhen pjesë e grupit

Të sinqertët rrinë vetëm.
 
Arnold.jpg

Aktori i njohur Arnold Schwarzenegger postoi një foto të tij duke fjetur në rrugë, nën statujën e tij të famshme prej bronzi, dhe me trishtim shkroi:
"Si kanë ndryshuar kohët"...
Arsyeja që ai shkroi frazën nuk ishte vetëm pse ishte i vjetër, por sepse kur ishte guvernator i Kalifornisë ai inauguroi atë hotel me statujën e tij.
Menaxherët e hotelit i thanë Arnoldit se "mund të vish në çdo kohë dhe gjithmonë do të ketë një dhomë më vete për ty. "
Kur Arnoldi dha dorëheqjen si guvernator dhe një ditë donte të qëndronte në hotel, menaxherët refuzuan t’i jepnin një dhomë duke thënë se duhet të paguante, pasi hoteli ishte pothuajse plot.
Ai mori një “Sleeping Bag” dhe u shtri poshtë statujës dhe shpjegoi atë që donte të transmetonte:

“Kur isha në një pozitë të rëndësishme, ata gjithmonë më përgëzonin, ndërsa kur e humba këtë pozitë, ata më harruan dhe nuk e realizuan premtimin. ” “Mos i beso pozitës tënde ose sa para ke, fuqisë apo inteligjencën tënde, nuk do të zgjasë. "
Duke u përpjekur t'i tregoj të gjithëve se kur je i "Rëndësishëm" në sytë e njerëzve, të gjithë janë "Miqtë" e tu. Por nëse nuk përfitojnë ose shkelni interesat e tyre, atëherë nuk do të keni rëndësi.

“Nuk je gjithmonë ai që mendon se do të jesh, asgjë nuk zgjat përgjithmonë. ”.
Njerëzit vijnë e shkojnë; interesat e të gjithëve ndryshojnë brenda natës. Sot mund të të përqafojnë e nesër të të tradhtojnë e madje të shkelin me këmbë.
Vështirësia pra, është të mësojmë të zgjedhim mirë miqtë tanë, duke shkëputur veten nga njerëzit e rremë dhe përfitues, dhe duke marrë kohë për të njohur ata që na duan për atë që jemi, dhe jo për atë që mund të marrin nga interesi apo që na refuzojnë nga mungesa e interesit.
Lavdia jonë e vetme dhe e Përhershme është Kurora e Drejtësisë që është rezervuar për ata që preferojnë të ruajnë Bindjen dhe Respektin më të thellë ndaj Zotit.
 
Duart e dashura
Bëjnë gjëra të dashura
Prekja e tyre
Është e lehtë
Si krahë ëngjëjsh;
Mendjet e dashura
Mendojnë gjëra të dashura
Dhe na ngrenë
Lart
Si
Krahë ëngjëjsh

D Cresswell
 
Do të shkruaj
Derisa
Prushi i flaktë
I pasionit tim
Të mbetet
Veç hi.
Derisa
Përrenjtë e bojës
Të avullojnë
Nga shtrati i lumit
Të damarëve të mi
Derisa
Të shoh
Të fundit
Hënë
Derisa
Të bëhem
E fundit fjalë...

D Cresswell
 
Maturia është të kalosh përmes traumave pa i përdor ato si arsye për një sjellje të keqe.
 
Një fytyrë e bukur do të plaket dhe një trup i përsosur do të ndryshojë por një shpirt i bukur do të mbetet përherë një shpirt i bukur.
 
Ti më flet në një mënyrë të veçantë e cila ma qetëson mendjen dhe shpirti im e ndjen si shtëpi.

Dhe është kaq e vështirë për ta gjetur në këtë botë, një vend të qetë që gjendet në zërin e dikujt.

JmStorm
 
abAyQEp_700bwp.png
 
Do isha në gjendje të vrisja veç të merrja një çmim Nobel të Paqes.

Merr para borxh nga pesimistët - ata nuk presin që t'ua kthesh.

99% e avokatëve i japin të tjerëve një nam të keq.

Një ndërgjegjie e pastër është zakonisht shenja e një kujtese të dobët.

Zogu që zgjohet i pari e ha krimbin, por miu i dytë e ha djathin.

Nëse çdo gjë të duket se po shkon mirë, patjetër ke neglizhuar diçka.

Nëse herën e parë nuk ia del, shkatërro çdo provë që e provove.

Përfundimi është mendimi që arrin kur lodhesh duke menduar.

Eksperiencën e arrin atëherë kur nuk të duhet më

Të vjedhësh ide nga një njeri është kopje, të vjedhësh nga shumë, është punë kërkimore.
 
I numërova vitet e mia dhe zbulova se këtej e tutje kam më pak kohë për të jetuar sesa kam jetuar deri tani.
Ndihem si ai fëmija që fitoi një pako me ëmbëlsira: të parën e hëngri me kënaqësi, por kur kuptoi se kishin mbetur pak, filloi t'i shijonte i përqendruar.
Nuk kam më kohë për takime pa fund ku diskutohen statutet, rregullat, procedurat dhe rregulloret e brendshme, duke e ditur që asgjë nuk do të arrihet me to.
Nuk kam më kohë për të humbut me njerëzit absurdë që, pavarësisht moshës kronologjike, nuk janë rritur.
Koha ime është shumë e shkurtër:
Unë dua thelbin,
shpirti im nxiton.
Nuk kam më ëmbëlsira,
në pakon time.
Dua të jetoj pranë njerëzve humanë,
shumë njerëzorë,
që dinë të qeshin me gabimet e tyre,
dhe që nuk fryhen nga triumfet e tyre,
të cilët marrin përsipër përgjegjësitë e tyre.
Kështu dinjiteti njerëzor ruhet dhe ne shkojmë drejt së vërtetës dhe ndershmërisë.
Është thelbësore që e bën jetën të vlefshme.
Dua të rrethohem me njerëz që dinë të prekin zemrat, njerëz që janë mësuar nga goditjet e forta të jetës të rriten me prekje të buta shpirti.
Po, nxitoj, nxitoj të jetoj me intensitetin që mund të japë vetëm pjekuria.
Nuk kam ndërmend të çoj dëm asnjë nga ëmbëlsirat e mbetura.
Jam i sigurt se do të jenë të shijshme, shumë më tepër se sa kam ngrënë deri tani.
Qëllimi im është të arrij deri në fund i kënaqur,
në paqe me të dashurit e mi
dhe ndërgjegjien time.
Kemi dy jetë.
Dhe e dyta fillon kur kupton se ke vetëm një.

Mário Raul de Morais Andrade
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top