Ngujim

mondsha

Anëtar i ri
Ngujim

Hapësirë e ngujuar kullës së shpirtit
Shpirt i ngujuar kullës së jetës
Jetë e ngujuar kullës së mitit
Mit i ngujuar kullës së gënjeshtrës.

Unë i ngujuar kullës së uni-t
Tjetri i ngujuar kullës së tjetrit
Ne të ngujuar kullës së fundit
Fund' i ngujuar kullës së universit.
-----------------------------
Të krijosh domethënë...të krijosh.

 
Titulli: Ngujim

PO ku je o Mondsha se kam kohe ste kam pare
Hallall per kete qe ke shkruar . Eshte plage e madhe kjo, nder ne Shqiptaret
 
Titulli: Ngujim

PO ku je o Mondsha se kam kohe ste kam pare
Hallall per kete qe ke shkruar . Eshte plage e madhe kjo, nder ne Shqiptaret
E dashur mirela, ketu kam qene, ndonese kohet e fundit si vizitor me korespodence(jam mes shkrmit te romanit). Te falenderoj per mirepritjen e temes.
Nje pershendetje me vargje...

Mërmëris...

Më mirë kështu dua...
Mërmëris...
Veshët e botës shurdhuar
T'i bezdis!

As më parë s'më dëgjuat...
Në klithmë!!!
Zërin humnerash dëbuat
Më vdiqtë!

Unë megjithatë vazhdoj...
Mërmëris...
I gjallë, i vdekur, njëlloj
T'ju bezdis!
-------------------------------------
Të krijosh domethënë...të krijosh.
 
Titulli: Ngujim

Zhgënjimi

Ooh, sa ka kjo jet' zhgënjime
Që shkrijn' gurin, jo më burrin
Më çorbosin në mendime
Dhe nuk di ku e kam uni-n!

Si ciklon më flakin tutje
As andej dhe as këtej
S'ka mëshirë, falje, lutje
S'di ç'mendoj e s'di ç'të them!

Pak t'i huaj mençurisë
Drejt çmendisë rrugën mar
Ky zhgënjim qenka i pistë
Dhe pa luajtur, më ze mat!
-------------------------------------
Të krijosh domethënë...të krijosh.

 
Titulli: Ngujim

Ngujimi ishte jashtezakonisht e gjetur Mond. :)
Me la goxha mbresa !
 
Titulli: Ngujim

I pelqej fort penen tende
Respekte mik !
 
Titulli: Ngujim

Nostra, mirela, me emociononi me fjalet kaq dashamirese. Une si gjithmone do vazhdoj falenderimin dhe pershendetjen me vargje...

Ne rrojmë dhe pa to...

Trokas murrin ndarës, trak-trak!
Ai rënkon nga kocka e dorës
Goja lëviz e hapet pa fjal'
Niset drejt teje, mesazhi i kohës.

Përgjigjen o mik, ma kthen me trak-trak!
Murri lëshon rënkimin sërish
Nga kockat tona bëhet me gjak
Të dyve na bashkon, ky murr me shpirt.

Pa gdhirë të pagdhirët na marin
Burgu gjëmon nga murri me shpirt
Skeletet tona në litar i varin
Ne rrojmë dhe pa to, o mik!
-------------------------------------
Të krijosh domethënë...të krijosh.

 
Titulli: Ngujim

Nostra, mirela, me emociononi me fjalet kaq dashamirese. Une si gjithmone do vazhdoj falenderimin dhe pershendetjen me vargje...

Ne rrojmë dhe pa to...

Trokas murrin ndarës, trak-trak!
Ai rënkon nga kocka e dorës
Goja lëviz e hapet pa fjal'
Niset drejt teje, mesazhi i kohës.

Përgjigjen o mik, ma kthen me trak-trak!
Murri lëshon rënkimin sërish
Nga kockat tona bëhet me gjak
Të dyve na bashkon, ky murr me shpirt.

Pa gdhirë të pagdhirët na marin
Burgu gjëmon nga murri me shpirt
Skeletet tona në litar i varin
Ne rrojmë dhe pa to, o mik!
-------------------------------------
Të krijosh domethënë...të krijosh.


Dicka njerezore, e thjeshte dhe pa labirinthe, po mundohem te flas per kete poeme mondsha, shpresoj qe te pagdhiret, te gdhihen nje dite, e te na len ta bejme te pakten njehere te vetme gjumin e qete, e ai burg fatkeqesisht eshte krijuar prej nesh, ashtu si ai mur qe cdo tulle e tij perfaqeson nje kujtim apo nje psheretime te se shkuares, skeletet le ti marrin, se vertete qe ne rrojme dhe pa to or mik.

Shpresoj qe te mos merzitesh per kete koment modest nga ana ime, por kjo poeme me detyroi te shkruaja, dhe ja ku e bera.

Ju pershedes, dhe ju uroj gjithe te mirat, e sa per vargjet, ato tashme flasin vete, e nuk mendoj se me duhet me te them dicka rreth tyre.
 
Titulli: Ngujim

I dashur, sepse! Merzitje jo e jo, po me vure dhe mua ne mendime e emocione me te thella kete mengjes. Ndjehem i privilegjuar qe nje lexues si ju ndalet, harxhon nga koha e vet dhe komenton vargun tim. Ne vazhden e nje tematike te tille te pameritueshme per njeriun, por ekzistence dhe e mundimshme per te, po te pershendes me vargjet e meposhtme...

Mendimet e "lira"

Dhe të dua s'i mbledh dot
Mendimet e dala
Diku të përçara
Masakruar e lënë pa zot!

Pranë ju afrohem si fajtor
Oh sa më dhembin!
Po pse më trembin?
Janë timet e jo timet, ato!

Nga mendimet e mia prangosur
Lirinë ju dhashë
Të lira s'i pashë
Kësaj bote-qeli, burgosur!
-------------------------------------
Të krijosh domethënë...të krijosh.

 
Titulli: Ngujim

Po vjen!

Ajo po vjen, nga dita në ditë
Ne prapë se prapë, të verbër
Të shurdhër, të pakuptimtë
E ndjejmë në mosekzistencë.

I largohemi asaj
Me injorancën tonë historike
E kërkojmë pastaj
Me hipokrizinë tonë biblike.

E çkrijojmë atë
E prapë ajo rikrijohet
Largafër është
Veç pret njeriun, të zgjohet!
-------------------------------------
Të krijosh domethënë...të krijosh.

 
Titulli: Ngujim

Po ikën!

Dhe na le të çuditur
Më shumë nostalgjik'
Prap' se prap' të paditur
Dhe më shumë, të liq.

Ajo po ikën, o njerëz!
Më pas? S'ka më pas!
E di, do vinë të tjerët
Por Ti dhe Unë, S'KA!

Gjithmonë do ketë, S'KA
Po pse para saj, ligësi?
Më mirë jetofsha më pak
Veç iksha në fund, më i mir'!
-------------------------------------
Të krijosh domethënë...të krijosh.



 
Titulli: Ngujim

Po ikën!

Dhe na le të çuditur
Më shumë nostalgjik'
Prap' se prap' të paditur
Dhe më shumë, të liq.

Ajo po ikën, o njerëz!
Më pas? S'ka më pas!
E di, do vinë të tjerët
Por Ti dhe Unë, S'KA!

Gjithmonë do ketë, S'KA
Po pse para saj, ligësi?
Më mirë jetofsha më pak
Veç iksha në fund, më i mir'!

-------------------------------------
Të krijosh domethënë...të krijosh.





ehhhhhhhhh sikur ta kuptonin te gjithe ! PO kjo bote eshte e lige e ne jemi te detyruar te perbaltemi ne ligesine e saj
 
Titulli: Ngujim

ehhhhhhhhh sikur ta kuptonin te gjithe ! PO kjo bote eshte e lige e ne jemi te detyruar te perbaltemi ne ligesine e saj

Meqe jemi ne kete ehhhhhhh, e dashur mirela, po vazhdoj akoma me te, duke kerkuar njekohesisht falje ndaj lexuesit per meshimin e kesaj ane ne kete teme. Por premtoj qe pak me vone, ngjyrat do larmishmerohen me shume, ashtu sic eshte e larmishme vete jeta jone...


Kjo shtrigë!

I ngjeshem vetes
Më tej s'më nxe
Nga erdhi teprica, s'e di.
Jashtbrenda mbetem
ا'të mbaj, ç'të le
Në mes? S'dua gjysëm njeri!

M'u ngjesh vetja
Më tej hapësirë
ا'është kjo tepricë boshe?
Kur linda eca
Me veten i lirë
Tani rri strukur në qoshe.

Tepricën e flaka
Në shtrigë u kthye
Veten ma ndjek për ta vrarë.
Larg botës ika
Diku mes yjesh
Sa kohë kjo shtrig' të jet' gjallë!
-------------------------------------
Të krijosh domethënë...të krijosh.
 
Titulli: Ngujim

Mesnata

Pas luftrash, betejash, fitoresh, tërheqjesh
Mesnata u ul tryezës së paqes
Pranoi nga mua kushtet e fjetjes
Pranova dhe une, ndalimin e talljes.

Qysh atëhere mesnata s'më ndahet
Unë më shumë s'i ndahem asaj
Përcjellim gjumit dhimbjet e hallet
Dhe mbajmë zgjuar, iluzionin e madh!
-------------------------------------
Të krijosh domethënë...të krijosh.

 
Titulli: Ngujim

Po risjell dy poezi te vjetshme, te njohura per shumicen e forumisteve, por qe me thene te drejten i kam per zemer dhe s'dua t'i zevendesoj me tjeter krijim te sotshem. Vargjet, nese jane vertet vargje, s'kane fatin e lules se keputur, qe per pak kohe e ruan freskine, prandaj, perderisa keto vargje m'i ka pranuar e preferuar e dashura ime, po ja ridhuroj sot e perjete....

Ve
ç Një!

Khajam, s'të kam zili!
T'i kam falur gjith
ë çupat e botës
B
ëj siç të tha shpirti: Pi!
Dhe fundin nxirrja got
ës!

Veη Nj
ë, ooh, veç Një, timja është
Atë veç në vargje mund ta dehësh
T
ë tjerat trup dhe shpirt të kan' dhënë
Por timen, as me sy s'mund ta prekësh!

K
ënaqu me kaq, Khajam!
Q
ë dehe çupën time me vargje
T
ë tjerat dhe në varr i ke pran'
Ve
ç Një, ooh, veç Një, kurrë s'e pate!


Edhe sot

Ne bëmë dhe sot të zakonshmen
Ve
ç shtuam mes nesh, një, "Gëzuar!"
Nuk prit
ëm ditën e joshjeve
As dhuratat e dit
ës, s'kërkuam.

Ne b
ëmë dhe sot të zakonshmen
Mes t
ë jashtzakonshmes tonë, dashuri
Nuk prit
ëm kjo ditë të krijohej
T
ë hynte mes nesh një "Valentin".

Ne b
ëmë dhe sot të zakonshmen
Me t
ë veçantën e saj, si gjithmonë
Valentinët shkojnë e vinë, motesh
Nj
ë ditë mbase mer emrin tonë.
-------------------------------------
Të krijosh domethënë...të krijosh.
 
Titulli: Ngujim

Mondsha komplimente per talentin tend poetik dhe shume terheqes . I kam lexuar nga dy here te gjitha vargjet e tua dhe vertet jane shume te bukura . Vazhdo te shkruash , vazhdo te shprehesh ate qe shume njerez do donin te shprehnin dhe qe ti ua jep mundesine te gjejne vetveten e tyre nepermjet penes tende te embel , vazhdo keshtu sepse ia vlen vertet dhe suksese
 
Titulli: Ngujim

I dashur, sepse! Merzitje jo e jo, po me vure dhe mua ne mendime e emocione me te thella kete mengjes. Ndjehem i privilegjuar qe nje lexues si ju ndalet, harxhon nga koha e vet dhe komenton vargun tim. Ne vazhden e nje tematike te tille te pameritueshme per njeriun, por ekzistence dhe e mundimshme per te, po te pershendes me vargjet e meposhtme...

Mendimet e "lira"

Dhe të dua s'i mbledh dot
Mendimet e dala
Diku të përçara
Masakruar e lënë pa zot!

Pranë ju afrohem si fajtor
Oh sa më dhembin!
Po pse më trembin?
Janë timet e jo timet, ato!

Nga mendimet e mia prangosur
Lirinë ju dhashë
Të lira s'i pashë
Kësaj bote-qeli, burgosur!
-------------------------------------
Të krijosh domethënë...të krijosh.


Mirmbrema mondsha.



Mendimet e "lira"

[/SIZE]Dhe të dua s'i mbledh dot
Mendimet e dala
Diku të përçara
Masakruar e lënë pa zot!

Pikerisht se nuk mundesh me ti mbledhesh jane te lira, tashme ato u perkasin te gjitheve, dhe ky eshte qellimi qe m'varet ne to, e percarjen ato e gjejne ne mendjet qe nuk mund ti nxene te gjitha keto mendime te lira, por tashme keto mendime jane zoti i vetes.

Pranë ju afrohem si fajtor
Oh sa më dhembin!
Po pse më trembin?
Janë timet e jo timet, ato!

Derisa te mbetemi njerez, te gjithe jemi fajtor, dhe ajo qe e ben nje njeri ka dhe fajin brenda saj, ato dhembin sepse na godasin dhe ne, ato na trembin, sepse jane kaq te pastra e te shndritshme saqe ne momentin qe ato tentojne te na ngrene lart, ne frikesohemi dhe shkeputemi prej tyre, dhe te mendosh dhe guxojme dhe themi dhe se nuk ishim gati.

Nga mendimet e mia prangosur
Lirinë ju dhashë
Të lira s'i pashë
Kësaj bote-qeli, burgosur!

Ne momentin qe njeriu i jep lirine dickaje, fiton dhe vete me shume liri, e sa per te burgosuren, e tille eshte bota, se nuk pranon mendimet shumengjyreshe, qe ngrihen si ylberi pas shiut, por akoma thote e vendosur, une, une, pse mua.



Mondsha te pergezoj per keto vargje, dhe uroj qe te mos ndaleni kurre, dhe pse poema me e mire qe ju keni mes shoqesh, ehte ajo qe nuk keni mundur kurre ta shkruani, por qe e keni jetuar me shume se cdo poeme te shkruar.

Gjithe te mirat mik!
 
Titulli: Ngujim

Sepse! C'te shtoj me shume se nje falenderim per komentin tend? Gjen kohen dhe meresh me vargjet e mia, duke me bere borxhli vertet. Po si te ta shperblej, vecse me pershendetje vargjesh?
Ndonese ne poezine me poshte mbaj qendrim revoltues ndaj shpirtit njerezor te tjetersuar, nuk mohoj kursesi ekzistencen e shpirtit njerezor vertet njerezor.

S'besoni?

S'besoni?
Sot hyra nëntokës, shëtita
Skelete qëniesh më pengonin ecjen
Një filxhan me fosfor më ftuan të pija
Veshur fallxhore, takova vdekjen.

S'besoni?
Përmbysa filxhanin
Vdekja-fallxhore filloi rrëfimin
"Si rron akoma", më tha, "mes të gjallëve?
Më keq se mua, ta skeletojnë shpirtin!"

S'besoni?
Mbase për ju qenkam i çmendur
E megjithatë, sot nëntokës shëtita
Aty veç skelete qëniesh kam gjetur
Këtu ama-skelete shpirtrash!
-------------------------------------
Të krijosh domethënë...të krijosh.

 
Titulli: Ngujim

Dhe ti, Brut?

As më duhet Jul Qezari
Për ca trimërira
Thonë kohës ish' i pari
Romës-Perëndia.

E ç'i mbeti asaj kohe?
Histori në letër
Një Perandori prej Romke
Si çizme e vjetër.

Sot më duhet Qezar Juli
Për një fjal' habie
Kur një dorë shpatën i nguli
Shpatë pabesie.

"Dhe ti, Brut!?", e sytë mbylli
Nuk i dhembi plaga
Dorë e mikut që ja nguli
Ish' sa mijra shpata!
-------------------------------------
Të krijosh domethënë...të krijosh.
 
Titulli: Ngujim

Fishkja e lules

Një lule dhuroi i pabesi
Ndaj lulja vetvetes u fishk
Por ngjyra e kuqe i mbeti
Dhe vajza e lumtur, ish'.

Sa priti lulja e gjorë
Të çskuqej, të fishkej vërtet
Por vajza e ledhatonte me dorë
Dhe gjallë e mbante në jet'.

"Fajtore" kjo lule e kuqe
Vaditur nga shpresa e madhe
Kur erdhi dita të fishkej
U fishk në shpirt të ksaj vajze.
-------------------------------------
Të krijosh domethënë...të krijosh.
 
Titulli: Ngujim

Kjo borë

ا'më trishtoi kjo borë që s'ra
Me qiellin mbeti dashuruar
Mes mjegullës amorfe më la
Dhe gradësh plusminus ngatruar!

ا'më bëri kjo borë e parënë
Me dimrin ndaj tradhëtinë
Të dyve një fat na ka zënë
Veç mua më la pa stinë!
-------------------------------------
Të krijosh domethënë...të krijosh.

 
Titulli: Ngujim

M'i ke sjelle si me porosi keto vargje Mond . M'u deshe nje varg i bukur ne kete forum , ku vetem armet na mungojne per t'iu perveshur njeri tjetrit
Falemnderit qe mi solle
 
Titulli: Ngujim

Mos ndihmojne gje dhe vargjet me poshte, mikja ime Mirela?

Dy bustet

Një bust jashtë
Brenda një bust
Të ngjashëm janë
I ndryshëm un'.

Të jashtmin rrëzova
E tërhoqa zvarë
Të brendshmin harrova
Dhe mbeti gjallë.

I jashtmi cop-cop'
Kovaçanës u shkri
I brendshmi vazhdoi
Avazin e tij.

Ja
sht' vetes u bëra
Antibusti hero
Me thosh' busti brenda
"Kështu vazhdo!"

Dy buste për një
Në dukje armiq
I jashtmi pa zë
I brendshmi me shpirt.

Aah, si nuk rrëzova
Bustin e shpirtit
Por vajta u mora
Me bustin e hiç-it!!!

20 shkurt 2009
-------------------------------------
Të krijosh domethënë...të krijosh.

 
Titulli: Ngujim

Dite e madhe ajo e dikurshmja , permasa te vogla kjo e sotmja
 
Titulli: Ngujim

"Dy bustet" eshte nje kryeveper
Urimet e mia :)
 
Titulli: Ngujim

Mirela, Triumfuesja(mos kaq vleresim se nuk e meritoj), ju pershendes me vargje...

E sotmja?

E së djeshmes, jetime
Njerkë e së nesërmes
Krijesë hibride
Mes qarjes e qeshjes.

Fituese e së djeshmes
E të nesërmes disfatë
Humbje e vetvetes
E megjithatë, gjallë

Më bukur se dje
Më shëmti se nesër
E sotme ç'më je
Modernia e vjetër!
-------------------------------------
Të krijosh domethënë...të krijosh.

 
Titulli: Ngujim

L
Lodhacakë, vjedhacakë!

Lodhacakë!
Të gjithin më lodhët
E prapë i lodhuri juaj nuk mbeta.
Vjedhacakë!
Të gjithin më vodhët
E prapë veten time rigjeta.

Lodhacakë!
Që shlodhjen ma vratë
Për pangopshmërinë e shlodhjes tuaj.
Vjedhacakë!
Që pak jetë më latë
E prapë rroni më pak se mua!
-------------------------------------
Të krijosh domethënë...të krijosh.



 
Titulli: Ngujim

Poezit te gjitha ishin te mrekullueshme pa koment,uroj krijime te metutjeshme nga keto perla te jashtezakonshme,....ne kete te fundit sikur gjeta veten disi.
 
Titulli: Ngujim

Poezit te gjitha ishin te mrekullueshme pa koment,uroj krijime te metutjeshme nga keto perla te jashtezakonshme,....ne kete te fundit sikur gjeta veten disi.


Pelqimi tend, frymezim per mua, urimi tend meriton me shume se falenderimi. Mbetem borxhli ne vazhdim.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top