Ngujim

Titulli: Ngujim

:viola:.....te shoqeruara me muzike jane akoma me te bukura...:viola:

Te falenderoj per idene. Eshte vertet pune tjeter krijuese. Te mundja sa mire do ishte.
 
Titulli: Ngujim

Kur të vret

Kur të vret një plumb i plumbtë
Pushon zemrën edhe trurin
Të largon nga botë e ndyrë
Një më shumë, shton të ndyrin.

Kur të vret e lig' e fjalës
Dalë nga shpirti i antishpirtit
Ngelesh vdekur mes të gjallëve
Dhe i gjallë botës së hiç-it.
-------------------------------------
Të krijosh domethënë...të krijosh.
 
Titulli: Ngujim

Sepse! C'te shtoj me shume se nje falenderim per komentin tend? Gjen kohen dhe meresh me vargjet e mia, duke me bere borxhli vertet. Po si te ta shperblej, vecse me pershendetje vargjesh?
Ndonese ne poezine me poshte mbaj qendrim revoltues ndaj shpirtit njerezor te tjetersuar, nuk mohoj kursesi ekzistencen e shpirtit njerezor vertet njerezor.

S'besoni?

S'besoni?
Sot hyra nëntokës, shëtita
Skelete qëniesh më pengonin ecjen
Një filxhan me fosfor më ftuan të pija
Veshur fallxhore, takova vdekjen.

S'besoni?
Përmbysa filxhanin
Vdekja-fallxhore filloi rrëfimin
"Si rron akoma", më tha, "mes të gjallëve?
Më keq se mua, ta skeletojnë shpirtin!"

S'besoni?
Mbase për ju qenkam i çmendur
E megjithatë, sot nëntokës shëtita
Aty veç skelete qëniesh kam gjetur
Këtu ama-skelete shpirtrash!
-------------------------------------
Të krijosh domethënë...të krijosh.


Poeme e ashper, por jo jashte korrnizez se asaj qe po shihet neper rruget e harreses, mondsha, me gezon shume vrulli dhe dashuria qe ke per poemen, dhe kjo tregon qe ty te ben pershtypje cdo gje qe te rrethon, dhe kjo eshte ajo c'ka e ben nje njeri, me vjen vertete keqe per cfare ke pare dhe ndjere perpara se ta shkruash kete poeme, e them kete sepse arrij ta shoh dhe ta ndjej pertej vargjeve te tua, por ne fund te fundit kjo eshte ajo qe na ben te jemi keto qe jemi.

Te pershendes, dhe te uroj gjithe te mirat.
 
Titulli: Ngujim

Nje nga krijimet e Mondsha ne blogun e tij personal qe e kam lexuar atje dhe me ka pelqyer shume dhe Mondsha te me fali nese po ia postoj ketu por me ka pelqyer shume .

Të ashtuquajturit, njerëz!?

Oh sa u lodha, me të ashtuquajturit njerëz!
Të quajturit e vërtetë, më thoni, ku t'i gjej?
Kaq vështirë qenka, unë s'kërkoj më tepër
Veç dua mes njerëzve, veten time ta kem!

Nuk di ku jam unë, mes të ashtuquajturve njerëz
Me veten time tallen, lëvdohen marrëzisht
Ku mësuan xhanëm, të klonojnë jetën?
Herë më ngrehin lart, herë më kthejnë në hiç!

Paskan kohën e tyre, të ashtuquajturit njerëz
Jetës nuk i dua, asnjë çast të saj
Nëse duhet vdekur, për një kohë tjetër
Të vdekur më keni, edhe pse jam gjalle!


Bravo dhe njehere Mondsha per krijimet e tua te spikatura atje ku duhet dhe si gjithmone me shume domethenie
 
Titulli: Ngujim

.•°♥ Зngjεll ♥°•. , te pershendes me vargje ne shenje falenderimi...


Qiraxhi

Dhe në qoftë Zoti krijues
S'ma dha jetën me qira
Qind për qind më la zotrues
Që në lindje, në gjithshka.

Dikush tjetër, racë si unë
Jetën time pronësoi
Me një firmë e një vulë
Nëpër ngastra ma coptoi.

Dhe më vuri tjetër taksë
Për çdo copë të kësaj jete
Brenda jetës më la jashtë
Qiraxhi edhe pas vdekjes.
-------------------------------------
Të krijosh domethënë...të krijosh.

 
Titulli: Ngujim

Mondsha dhe une po te pershendes me nje nga poezite e tua qe me ka pelqyer kur e kam lexuar ne sitin tend :)

Mes natyrës…

Kjo bukuri natyre
ا’më mori frymëzimin
Më la vargun pa hyrje
Pa fund ma la mendimin.

Më futën brenda saj
Nuk jam më vetja ime
Më shumë se vetja jam
Tek rroj kësaj çudie…

…Pema…
Nëndheut bëhem farë
Dhe ndjej dhimbjet e lindjes
Mbi tokë pastaj dal
Dhe ndjej qejfin e rritjes.

اudia ndodh më pas
Kur duar kam me dhjetra
Me mijra gjethe mbaj
Dhe ndjehem Mondi-Pema.

Ndryshe provoj stinët
Tek ndjej ripërtëritjen
Qetësinë, fëshfërimën
Dhe errërave, dridhjen.

Ndryshe nga njerëzia
I vishem pranverës
Në dimër paturpësia
Lakuriq më çveshën.

Si veshur, e si çveshur
Unë prapë pemë mbetem
Kështu vazhdoj ndër shekuj
Zilinë e kam me veten….

.…Ujë…
I lëngshëm në çast kthehem
Burimesh gurgulloj
Vazhdoj më pas rrjedhjen
Dhe ndjehem Uji-Mond

Oh, çfarë jetë e ujshme
S’i ngopem kurrë vetes
Në fund mes detit futem
Dhe prapa kurrë s’kthehem!

Si lumë e si det
Unë prapë mbetem ujë
Dëgjoj të thon’ s’ka jet’
Atje ku mungoj unë….

….Ajër…
Më duket se po zhdukem
As njeri, as pemë, as ujë
Mes grimcash, grimcë futem
Pa formë, pa peshë, pa ngjyrë.

Më mer Toka me vete
Oh, sa më mban me hatër
Kudo jap frymë jete
Dhe ndjehem Mondi-Ajër.

I pastër, i papastër
Veç fajin s’ma ka vetja
Unë mbetem prapë ajër
Unë mbetem prapë jeta.

….Diell…
Ku jam, as vetë s’e di
Oh, sa e vogël Toka
Më duket se po ndrit
Nga dielli rreze dola.

Largohet errësira
S’më ndalën dot asgjë
Në tokë lindën dita
Dhe ngrohtësi mbi të.

Miliona vite kështu
Gjithë vetja më shkëlqen
Me Tokën mik më shum’
Dhe ndjehem Mondi-Diell.

………
Moj Pemë, o Ujë
O Ajër, o Diell
Mos u zhdukshi kurrë
Që i pazhdukshëm të jem!




Suksese ne librin tjeter qe do botosh dhe kurre mos tu ndalte ajo pene e arte dhe ajo mendje e ndritur poetike .
Te pershendes me shume respekt te madh
 
Titulli: Ngujim

Vazhdojme me pershendetje, por une shtoj dhe falenderimin tim per urimet e tua.

LIRIFLAMA
Shshsht, mos fol!!!
I lir
ë je të flasësh!?
Shshsht, mbyll goj!!!
I lir
ë je ta hapësh!?
Suus, mos l
ëviz!!!
I lir
ë je të ecësh!?
Suus, n
ë do të pish
Dy n
ëna njëherësh!!!
Shshsht,
ç'kujton
Se deti u b
ë qumësht?
Suus, o i gjor'
N
ë mos të del për hundësh!!!
-------------------------------------
Të krijosh domethënë...të krijosh.


 
Titulli: Ngujim

Te uroj per veprimtarine tende poetike je i papare,nuk di te c'te shtoj me shume pervec se poezite e tua aq sa jane te kthjellta jane dhe aq mesazhdhenese.
 
Titulli: Ngujim

Te uroj per veprimtarine tende poetike je i papare,nuk di te c'te shtoj me shume pervec se poezite e tua aq sa jane te kthjellta jane dhe aq mesazhdhenese.

Edhe unë Flavi nuk di ç'të shtoj më shumë se falenderimin dhe përshëndetjes me vargje...


Mes dallgësh

Qesh me të madhe
Me të madhe qaj
Me oshëtimë dallge
Thellësi oqean.

E mira përplaset
Përplaset e keqja
Mes dallgësh mbahem
Anije pa vela.

Një jetë pa jetë
Një vdekje pa vdekje
I vetëm jo vetë
Mes dallgësh gjej prehje.
-------------------------------------
Të krijosh domethënë...të krijosh.
 
Titulli: Ngujim

Mirela, Triumfuesja(mos kaq vleresim se nuk e meritoj), ju pershendes me vargje...

E sotmja?

E së djeshmes, jetime
Njerkë e së nesërmes
Krijesë hibride
Mes qarjes e qeshjes.

Fituese e së djeshmes
E të nesërmes disfatë
Humbje e vetvetes
E megjithatë, gjallë

Më bukur se dje
Më shëmti se nesër
E sotme ç'më je
Modernia e vjetër!
-------------------------------------
Të krijosh domethënë...të krijosh.




Oh sa e bukur kjo ,i meriton vleresimet se jane vertet te bukura :)
 
Titulli: Ngujim

Paradoksi im

Pyetje ka patur më shumë se përgjigjet
Përgjigje ka patur më shumë se pyetjet
Prapë do mbetet pyetje pa zgjidhje
Dilemash pa fund, njeriu do mbetet!

Gëzim ka patur më shumë se dhimbja
Dhimbje ka patur më shumë se gëzimi
Dhimbje e gëzuar do mbetet lindja
Vdekja mbase, një çast pushimi.

Shkatërrim ka patur më shumë se krijim
Krijim ka patur më shumë se shkatërrim
Paradoks i kohës me qënie njerin
Koha vetë, paradoksi im!
-----------------------------
Të krijosh domethënë...të krijosh.

 
Titulli: Ngujim

. ? !

Ve pikën, ku duhet pikpyetja
Sa herë më lodhin përgjigjet
اuditësen pikë e gjeta
Vertikale pas shpirtit që dridhet.

Pikpyetjen ve
, ku duhet pika
Sa herë më çlodhin përgjigjet
Vertikale gjithnjë pikçuditsja
S'më ndahet që ditën e lindjes.
-----------------------------
Të krijosh domethënë...të krijosh.
 
Titulli: Ngujim

Paske të drejtë

Paske të drejtë e dashur
U bëra një muaj femër
Oh, ç'mashkull i keq qenkam shfaqur
Që s'dija tjetërlloj një zemër!

Qenkam veç fajtor, e dashur
Të lutem, nuk kërkoj të më falësh
Nuk di nga ç'botë kam ardhur
Të lutem pak nga jotja t'më japësh!

Tash jam avokat i përjetshëm
E pranoj këtë zanat ëngjëllor
Ne meshkujt në botë të vetëm
Pa femrën qënkemi, një KOT!
-------------------------------------------------
Të krijosh domethënë... të krijosh.
 
Titulli: Ngujim

Udhëheqësit!?

اuditërisht të vetkrijuar
Të krijuar veç në sytë e botës
Kodi i tyre, ende i pazbuluar
Mbetur ende, enigma e kohës.

Dikur shpallur nga qielli vetzbritës
Dikur, zbritës nga tempuj perëndish
Sot të pjellur nga mitra e politikës
Që vazhdon të vetmbarset, çuditërisht!
-------------------------------------------------
Të krijosh domethënë... të krijosh.
 
Titulli: Ngujim

Absurditet, apo...(1)

E vara veten
Mbyturazi i bëra gjyqin.
E dënova veten
Akuzën akoma s'e di!!!


Absurditet, apo...(2)

Shkoj gjumit i pafjetur
Shkoj zgjimit i pazgjuar
Mes tyre gjysëm i vdekur
Mes tyre gjysëm jetuar.
------------------------------------------------------
Të krijosh domethënë...të krijosh.
 
Titulli: Ngujim

Nje vit si sot. GERDEC!!!

Rihedhje vargjesh....


Sot tmerri më tundi vendit
Shqipërinë time, vendit e tundi
Sot dhimbja më shumë më dhembi
Përkulja më shumë më përkuli.

Sot plaga më plagë m'u hap
S'u mbyll njëher', dreqi ta marë!
Sot gjakun për gjakun e jap
Dhe jetën për jetën e vrarë.

Sot gjëma u bë më gjëmë
Ku arma e vrarë po na vret
Ne Zotit veç mirë po i bëjmë
ا'ka që na i bën jetën ferr?

Mallkuar qoftë!!!

Më iku e mbetura buzëqeshje
M'u zbeh çdo rreze e diellit
S'kam ndjerë kaq shumë rrahje zemre
S'kam urryer kaq ndjenjën e qejfit.

S'më është dukur kaq fallco jeta
S'kam fjetur kurrë kaq zgjuar
Një gjysmë e ftohur vetja
Me gjysmën tjetër përvëluar.

Ne luftën me paqe e vramë
Pse paqja me luftë na vret?
Mallkuar qoftë çdo armë
Mallkuar çdo djall që e shkreh!!!


Për ibret!!!

اfarë tjetër përgatisni, faqezinj?
Të ket' mbetur tjetër gjë më e keqe?
Unë kujtoja xheç do bënit për të mir'
Sot tmerruar më vërtitet hija-vdekje.

Mor, po merni vesh, ç'do me thënë vdekje?
Kur të vjen edhe të mer nga s'e pandeh?
Se një shtet roit i tëri, s'ësht në vete
Opozitë dhe pozitë, për ibret!!!


...e dimë!

Pashë vargun të shpërthyer gjithandej
Dhe kujtova se filloi Apokalipsi
Më besoni, as tani mendjen s'po mbledh
Sy e veshë harruan ç'ësht' shikimdëgjimi.

Copra gërmash të përgjakura në shpirtdhënie
Brinjë fjalësh shkrumbëzuar drejt asgjësë
اakërdisur rendin vargjet nëpër mendje
Tash e dimë në të gjallë, ferri ç'është!
------------------------------------------------------
Të krijosh domethënë...të krijosh.
 
Titulli: Ngujim

Absurditet, apo...(1)

E vara veten
Mbyturazi i bëra gjyqin.
E dënova veten
Akuzën akoma s'e di!!!


Te dish akuzen do te thote te clirohesh, do te thote ta marresh nje rruge, dhe ta lesh pas pergjithnje udhekryqin, por....akuza thjesht veshtron, nuk flet....ndoshta ne jemi ata qe duhet te flasim....por per cfare? Per te akuzuar heshtjen e akuzes, urdherin e zemres per tu denuar, duart qe zbatuan urdherin dhe hodhen litarin, apo.....mosmbytjen.....?

Absurditet, apo...(2)

Shkoj gjumit i pafjetur
Shkoj zgjimit i pazgjuar
Mes tyre gjysëm i vdekur
Mes tyre gjysëm jetuar.


Gjysma gjendet siper reve te veshtira, jo poshte tyre.



------------------------------------------------------
Të krijosh domethënë...të krijosh.

Pershendetje nga ana ime mondsha, shpresoj qe komenti im te mos ju merzise, por eshte poema jote qe jo rralle me detyron te komentoj, shpresoj qe penes tende te mos i mbaroje kurre boja, por dhe nese kjo ndodh, un arrij ta lexoj dhe bardhesine qe do mbetet poshte poemes se pambaruar, te pershendes dhe te uroj sa me shume paqe dhe pse poshte reve eshte paksa e veshtire frymemarrja e lire dhe pa kushte, por jo e pamundur.
 
Titulli: Ngujim

I dashur, sepse! Jo vetem qe nuk merzitin komentet e tua, por me bejne me shume borxhli ndaj teje dhe lexuesve dashamires, qe nje pjese nga koha tuaj e cmueshme ja kushtoni leximit dhe komentimit te vargjeve te mia.
Ajo qe ju shprehni, me fut me gjithe ment edhe mua brenda fjales, vargut dhe poezise dhe permes komentit, mundohem te qemtoj mangesite e mia krijuese.
Te falenderoj sinqerisht per kete mundim. Perqafime, Mondi
 
Titulli: Ngujim

...te pershendes dhe te uroj sa me shume paqe dhe pse poshte reve eshte paksa e veshtire frymemarrja e lire dhe pa kushte, por jo e pamundur.(sepse)
------------------------------------------------
Pas ketyre fjaleve, erdhen vargjet me poshte....

Poshtë reve

Nuk di ç'do preferoja sot
Në pamundësi me qënë sipër resh
Mendim i shkrehur ç'më thot'
Kokëposhtë veten time ta kthej.

Të ndjej njëherë poshtë, retë
Mbi kokë si Atlasi, Tokën ta mbaj
Pastaj të dy të përqafojmë qiejtë
Dhe poshtë reve, le të kthehem, pastaj.
----------------------------------------------------
Të krijosh domethënë...të krijosh.
 
Titulli: Ngujim

I dashur, sepse! Jo vetem qe nuk merzitin komentet e tua, por me bejne me shume borxhli ndaj teje dhe lexuesve dashamires, qe nje pjese nga koha tuaj e cmueshme ja kushtoni leximit dhe komentimit te vargjeve te mia.
Ajo qe ju shprehni, me fut me gjithe ment edhe mua brenda fjales, vargut dhe poezise dhe permes komentit, mundohem te qemtoj mangesite e mia krijuese.
Te falenderoj sinqerisht per kete mundim. Perqafime, Mondi


Nganjehere, askush nuk denjon ta njohe te panjohurin, dhe si rrjedhoje mbetet dhe vete i panjohur, jo shpesh, gjerat ecin kur ne ndalemi, jo rralle, ne pretendojme se vetem nganjehere ndodh qe te harrojme, pretendojme se e degjojme si duhet ndergjegjen kur na flet, dhe nisim e buzeqeshim pa e ditur se perse, nisim te flasim per jeten, por jo per ato gjera qe e bejne ate, nisim te kendojme dhe te ujisim mjerimin pa e kuptuar se cfare po bejme ne te vertete, nisim ti nderlikojme gjerat me kot, thjesht per te thene se dyshimi na ndihmon te gjejme rrugen e duhur, rrugen e thjeshte e te bukur, kopeshtin e luleve te pavyshkura, por ne te vertete dyshimi thjesht eshte ne krimb qe na gerryen cdo cast zemren, deri sa ta therrmoje plotesisht, nganjehere ne duhet te bejme pyetjen, vetem nganjehere ndodhin gjerat qe na mundojne apo gezojne? Sepse te themi se vetem nganjehere ndodh qe ne te jemi te gezuar dhe pse cdo dite ka gjithcka brenda per te qene te lumtur ne cdo cast, nese e themi kete, atehere jemi te padrejte, sepse ne cdo cast natyra na sherben, dhe jo vetem nganjehere. E
nese nganjehere dic na mundon, kjo ndodh sepse ne nuk dime ti shohim qarte mrekullite qe na rrethojne, do te thote qe ne nuk po degjojme ate qe vertete ja vlen, do te thote qe ne bejme me shume per dic qe kerkon me pak lodhje dhe veshtiresi, por gjithcka qe eshte e mire, e bukur, e paster, eshte nje dhurate qe te pakten duhet te marrim mundimin per ta hapur.

Nganjehere ne shkojme kaq larg pa e kerkuar ate qe kemi me afer.


Askush prej nesh nuk duhet te ndjehet borgj ndaj tjetrit, por vecse bashkelumturues, bashkealimtare, qe erdhem prej shtigjeve te ndryshme e u takuam ne rrugen e madhe te jetes, miku im, besoje se kjo eshte me e pakta qe mund te bejme per njeri tjetrin, sepse mundemi dhe per me shume.

Te pershendes mondsha, dhe mos u ndjej kurre borgjli ndaj asnje njeriu, sepse atehere me te vertete je i padrejte, me veten dhe me ate, cdo poeme eshte nje thirrje, dhe disa arrijne ti te degjojne, dhe pergjigjen me thirrje, por kjo eshte dic njerezore dhe normale, jo borgj.

Me respekt sepse.
 
Titulli: Ngujim

Vazhdoj atehere pershendetjen, i dashur sepse, me ca vargje, qe m'u vertiten kokes, tek ndeshja kanaleve televizive me lajme dhe reklama.

Lajmreklama

Shikoj lajme, dëgjoj lajme
Gjithandej.
Sa hap sytë, sa mbyll sytë
Lajme gjej.

Shikoj ëndrra, dëgjoj ëndrra
Prap' me lajme.
Sa dal jashtë, futem brenda
Në mes fjalve.

Flas me vete, flas me tjetrin
Lajme prapë.
Pjesë e jetës që na mbeti
Veç reklamë.
----------------------------------------------------
Të krijosh domethënë...të krijosh.

 
Titulli: Ngujim

ViktiMiu

Viktima, viktima, të gjithë!
Dëgjuat? Fajtor vetëm Një
Maçok-ai, ata-minjtë
Që çarku i kthetrës i zë.

Të gjithë, të gjithë, viktima!
Veç Një tash mbetet fajtor
Ata të strukur ndër vrima
Ai me të tmerrsh
mit, thonj!

Dëgjuat? Legjendat po mbushin
"Viktimat" e djeshëm dhe sot
Më shumë ata që Miushin
E patën, e paskan për rol!
----------------------------------------------------
Të krijosh domethënë...të krijosh.
 
Titulli: Ngujim

Vazhdoj atehere pershendetjen, i dashur sepse, me ca vargje, qe m'u vertiten kokes, tek ndeshja kanaleve televizive me lajme dhe reklama.

Lajmreklama

Shikoj lajme, dëgjoj lajme
Gjithandej.
Sa hap sytë, sa mbyll sytë
Lajme gjej.

Shikoj ëndrra, dëgjoj ëndrra
Prap' me lajme.
Sa dal jashtë, futem brenda
Në mes fjalve.

Flas me vete, flas me tjetrin
Lajme prapë.
Pjesë e jetës që na mbeti
Veç reklamë.
----------------------------------------------------
Të krijosh domethënë...të krijosh.


Te krijosh domethene.....te krijosh.....eshte kaq e thjeshte per ta kuptuar kur lexon kete poezi.

Me lejo te te pershendes me disa kumtime te shkeputura prej nje thirrje te plote.


Ajo c'ka dua, eshte nje gur ne varrin e endrrave,
ca grimca lot qe te mos ndihen vetem,
te njoh vrasesin e tyre,
dhe ti kerkoi falje per c'ka e detyrova te bente......
 
Titulli: Ngujim

Kur e pakta flet shume, komenti tepron. Falenderimi, kursesi!

Dy botët

Fle ëndërra në shpirtin e zgjuar
Zgjohet në gjumin e shpirtit
Mes saj ne të dy bashkuar
Jasht' saj skajuar infinitit.

Mos qenkan dy botë jetese
Që mbajnë njeriun dyzuar?
Njera mbaron me vdekje
Tjetra, infinitit shkuar.
----------------------------------------------------
Të krijosh domethënë...të krijosh.

 
Titulli: Ngujim

Te thom varri, kur te vdekurit mbulon,
Porten e qiellit hap,
Qe jeta jone tatepjete kur mbaron
Perpjete nis me vrap....

Me s'kundershtonj per asnje gje qe po me ther,
Se ashtu deshe Ti;
Shpirti nga zi ne zi, edhe nga vrer ne vrer
Shkon ne perjetesi....


Keshtu shprehet dhe V.Hygo.

Pershendetje Mik...
 
Titulli: Ngujim

I pershendetur qofsh gjithmone, i dashur sepse!


Poeti i vërtetë

Poeti i vërtetë s'e njeh ofendimin
Naiv mbetet i gjori, edhe pas vdekjes
I vërteti poet s'e pranon lavdimin
Në anijen e tjetrit, kapiten të mbetet.

Më kot kërkoni vesin e poetit
Antidotën e tij në vargje do gjeni
Sikurse ngrohtësinë nga rrezja e diellit
Që dhe vetë ngrohet, në varg poeti.
----------------------------------------------------
Të krijosh domethënë...të krijosh.
 
Titulli: Ngujim

Pershendes me vargje forumistet qe jane kete cast ne linje.


Mund

Mund të shkruash gaxhimixhi
S'të ndalon njeri
Porsi femrën veshur mini
Apo lakuriq.

Mund të marësh dhe një titull
Pare mund të marësh
Porsi këngëtari i ngjirur
Madhuar reklamës.

Mund të jesh ai që s'je
Mjafton dhe një maskë
Porsi Rrugaçë që e fsheh
Tradhëtinë e sajë.

Mund të mundesh e të tjera
Koha tënde është
Që të mirën hedh në plehra
Se kaq i ka mëntë.

Mund të shkruaj e më tej
Të të them se ç'mundesh
Po të shoh dhe president
Ferrin shoh ku futesh.
----------------------------------------------------
Të krijosh domethënë...të krijosh.

 
Titulli: Ngujim

Pershendes me vargje forumistet qe jane kete cast ne linje.


Mund

Mund të shkruash gaxhimixhi
S'të ndalon njeri
Porsi femrën veshur mini
Apo lakuriq.

Mund të marësh dhe një titull
Pare mund të marësh
Porsi këngëtari i ngjirur
Madhuar reklamës.

Mund të jesh ai që s'je
Mjafton dhe një maskë
Porsi Rrugaçë që e fsheh
Tradhëtinë e sajë.

Mund të mundesh e të tjera
Koha tënde është
Që të mirën hedh në plehra
Se kaq i ka mëntë.

Mund të shkruaj e më tej
Të të them se ç'mundesh
Po të shoh dhe president
Ferrin shoh ku futesh.
----------------------------------------------------
Të krijosh domethënë...të krijosh.


Une jam kete cast ne linje dhe te falenderoj :) . Si gjithmone asnjehere e zgenjyer prej jush .
Te pershendes me shume repspekt :)
 
Titulli: Ngujim

Vazhdon përshëndetja me vargje

Shtrëngata

Tërbuar natyra nevrike
Harbuar mes erës e shiut
Shtrëngatën ka zënë për mike
Mërinë i mban njeriut.

Në sy e shikon e vrenjtur
Në vesh i flet suferinë
Në trup minusgradën veshur
Në shpirt i fryn vetminë.

Vetmuar njeriu nevrik
Natyrës ja ka inatin
Shtrëngatë bëhet në shpirt
Dhe s'di nga të hedhë hapin.

Kështu të dy mes shtrëngatës
Kërkojnë beharin e jetës
Natyra e gjen të sajën
Njeriu-një shtrëngatë tjetër!
----------------------------------------------------
Të krijosh domethënë...të krijosh.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top