Ngujim

Ndoshta

Ndoshta kjo botë
Qysh prej krijimit

U ngjiz nga lotë
Dalë prej shpirtit.

Prej shpirtit kozmik
Universit endur

Rrënë pik-pik
Tokës së etur.

Ndoshta më pas
Pikat e lotit

U bënë oqean
Shpirtit të globit.
 
Buzët e qeshjes

Dhe buzët s'lëvizin njëlloj
Kur qeshja nga ironia del
Ashtu siç një melodi dëgjon
Dhe notat s'tonojnë në tel.

Kështu njeriu ësht' ujdisur
Të flasë dhe pa folur me gojë
Mes buzëve ndryshe lëvizur
Mesazhet e shpirtit të thotë.

Më shumë se qindramijra fjalë
Buzët e qeshjes përcjellin
Herë lëngun e helmët mbajnë
Herë gjithë kaltërsinë e qiellit.
 
Kontradiksion

Kjo hapësirë, më e vogël se vetja
Më e shkurtër se jeta, kjo kohë
Diçka më guackon si breshka
Si kërmilli diçka më guackon!

Ky shikim, më i tejshëm se pamja
Më i tejshëm se zhurma, ky dëgjim
Diçka më përpin si nata
Si humnera diçka më përpin!

Kjo fjalë, më e gjatë se vargu
Më e fortë se zemra, kjo rrahje
Diçka më hapet tek pragu
Më mbyllet diçka në hapje!
 
Nga Homeri

Përmes verbërisë sime, gjithshka kam parë
Dhe ngjyrën e gjakut dhe lotin e nënës
Kam thirrur në ngjirje, "Ku shkoni, o të marrë!"
E kotë, se ata vuanin nga verbëria e zemrës.

Një zemër e verbër, është shpirti i pashpirt
Zotin e uroj,
që veç pa sy mua më la
Më dha kodin e fshehtë, të zbuloj njerin'
Tragjedinë njerëzo
re, të zbuloj më dha.
 
Buzët e qeshjes

Dhe buzët s'lëvizin njëlloj
Kur qeshja nga ironia del
Ashtu siç një melodi dëgjon
Dhe notat s'tonojnë në tel.

Kështu njeriu ësht' ujdisur
Të flasë dhe pa folur me gojë
Mes buzëve ndryshe lëvizur
Mesazhet e shpirtit të thotë.

Më shumë se qindramijra fjalë
Buzët e qeshjes përcjellin
Herë lëngun e helmët mbajnë
Herë gjithë kaltërsinë
e qiellit.
 
Abstraksion real

Gropat e syve - dy gojë
Gropa e gojës - një sy
Këmbët me duart ndrojnë
Jashtëqitja e zorrës, në fyt.

Fjalë të gojuara në dy
Shikim i gjysmuar në një
Këmbë në ajër, kuturum
Duar që s'bëjnë dot gjë.

Oh, ç'qenie e përçudnuar!
Jashtëqitje e abstraksionit real
Gafë e krijimit të mbaruar?
Apo ende krijim' i pritur, s'ka ardh?
 
Ti ishe Oxigjeni im !


qetesia e shpirtit tim
po me therret mos te kem vajtim
nganjeher kur jam ne pikellim
me kujtohesh, qeshi dhe rri ne gezim

nostalgjia per kohen ton
ne zemren time ende jeton
si mund te t'harroj
kur per ty Ende Loti me verbon

a thu valle, ku gjendesh tani
me kend e ndan ate lumturi
qfare jete ti ke tani
a me kujton , do doja ta di

kur degjoj ,psheretimat e zogjeve
e ato te emblat blegerimat e qingjave
eshte e pamundur qe ta mohoj
tronditem,dhe mendoj "pse jetoj"

ishin deshmitar te pafajshem
kur fshehurazi ne u takojshim
sikur ne ankthet me te brishta
gjithmon me frik se do na zbulojshin

Lendinat ,fushat dhe gjelbrimi
ishin ato "Randevut" tona
sikur e benin edhe me grandioze
ndonjeher pikat e shiut qe na thumbonin

Me vujtje te gjitha keto i kujtoj
me dhimbje te thelle por duhet ta pranoj
koha ec shum shpejt Askush nuk mund ta ndaloj
por me zemer flas, Kurr sdo te harroj !
 

Me shiun, pa shiun...

Mendimet ç'mi qulli
E trupin s'ma lagu
Shikimin ç'ma mbylli
E sytë ç'mi hapi.

Me gjakun ndër vena
Rrëkerash rrjedh
Ujvarë tek zemra
Shpirtin ma kthen.

Në unë i shndruar
Dhe unë në shi
Mes lotësh bashkuar
Nga retë në shpirt.

Kur reja mbaron
Shkarkimin e saj
Ujvara shteron
Dhe shpirtin ma than.

I bërë thatësirë
E thatësira unë
Mes etjes së mpirë
Për një pikë ujë.

Me shiun, pa shiun
Kësaj bote endur
Jetoj njeriun
Ende të pagjetur.
 
Themi ne: Jetë qeni!
Thotë qeni: Jetë njeriu!

Unë dhe qeni

E shikoj, më shikon
Ai leh, unë flas
Në dukje njëlloj
Në gjuhën e lasht'.

Kuptohemi, s'kuptohemi
E ç'rëndësi ka?
Njëlloj mundohemi
Sa mundimi i lasht'.

Ai për një kockë
Për kafshatën unë
Të dy në kët' botë
Fatkeq e fatlumë.
-----------------------------------------------------------------
Pasja e shpirtit është privilegj për trupin.
 
Themi ne: Jetë qeni!
Thotë qeni: Jetë njeriu!

Unë dhe qeni

E shikoj, më shikon
Ai leh, unë flas
Në dukje njëlloj
Në gjuhën e lasht'.

Kuptohemi, s'kuptohemi
E ç'rëndësi ka?
Njëlloj mundohemi
Sa mundimi i lasht'.

Ai për një kockë
Për kafshatën unë
Të dy në kët' botë
Fatkeq e fatlumë.
-----------------------------------------------------------------
Pasja e shpirtit është privilegj për trupin.




Ku i ke gjet keto vargje qe i ke thurur kaq bukur , more Mondsha Sa me pershaten keto vargje sidomos strofa e fundit :D
Urime mik !
 
Te falenderoj dhe pershendes Mirela me vargje...

Marre shkas nga nje lajm i cuditshem per nje ish deputet socialist, qe mbante 10 vjet me rradhe nje bombe ne canten e tij, me erdhen ne cast keto vargje(qofte apo jo i vertete lajmi)

Granata e shpirtit

ا'e kërkoni atë në çanta lëkure
Në qese plastmasi, apo kutira letre?
Ajo rri e fshehur pas çdo fytyre
Dhe shpirtit të njeriut ka gjetur fshehje.

Ajo shpërthen nga pak, prej shpirtit harbut
Nga pak të vret, prej gojës-banale
Dhe gjallë kur të le, nën dhe të fut
Dhe vdekur të rivret, më keq se në gjallje.

Granata e shpirtit, montim çnjerëzor
Shpirtit të njeriut që s'njeh ligjësi
Sa kohë një "i madh" sigurecën mban në dor
Një popull e çmend, nga i tmershmi shpërthim.
-----------------------------------------------------------------
Pasja e shpirtit është privilegj për trupin.
 
Vetvetja

As vetë s'kuptoj si ikën vetvetja
Mundohem ta ndal, por tutje vrapon
As vetë s'kuptoj, ku isha, nga erdha
Dhe vdekjen që pret, akoma s'kuptoj!

Ja ku më thërret vetvetja nga larg
Si dashnore syrin ç'ma shkel
Me mua e ka, i pëlqeka me plak
Dhe mua e uruara më pëlqen!

Ah ç'po më bën të vet'harrohem
Mos ndjej mish e kockë në trup
As moshën mos ndjej si madhohet
Mos ndjej as fillim dhe as fund!
-----------------------------------------------------------------
Pasja e shpirtit është privilegj për trupin.
 
se nuk prejton mer me i shkrujt gjith keto apo ben copy paste

Nuk shkruhet prejton , po perton
E dyta ... ik ne shkolle e shikoje jo nga muret e jashtem,e as nga bangat qe ka brenda , po shikoje shkollen si nje tempull qe te meson te flasesh e te shprehesh vetem atehere do e kuptosh qe sjane copy paste keto qe poston Mondsha :D
 
se nuk prejton mer me i shkrujt gjith keto apo ben copy paste

Je i mirëpritur redi të shprehësh mendimin tënd. Në fakt ke pak të drejtë në konstatim, pasi shumica e poezive janë tashmë në librat e botuar dhe unë i marr nga faqja ime në kompjuter dhe i vendos lehtasi këtu. Për çdo lloj kritike që të lind gjatë leximit, mos përto ta shkruash, nëse të pëlqen sigurisht poezia. Ndryshe...
Miqësisht, Mondi.
 
Sa kot lehin
Thosha dikur
اfarë dufi nxjerrin... Διαβάστε περισσότερα
Me ham-ham, hum-hum!

Kanë gjuhën e tyre
Gjyshja më thosh'
Më kot nuk ngjiren
Nuk lehin më kot.

Kam netë roje
I vetëm mes qenve
Dremis e zgjohem
Nga gjuha e lehjeve.

Kam kohë i bindur
Për arsyen e lehjeve
Nuk është e shtirur
Si gjuha e njerëzve.
 
Lehja e qenit

Sa kot lehin
Thosha dikur
اfarë dufi nxjerrin
Me ham-ham, hum-hum!

Kanë gjuhën e tyre
Gjyshja më thosh'
Më kot nuk ngjiren
Nuk lehin më kot.

Kam netë roje
I vetëm mes qenve
Dremis e zgjohem
Nga gjuha e lehjeve.

Kam kohë i bindur
Për arsyen e lehjeve
Nuk është e shtirur
Si gjuha e njerëzve.
 
Antirrethi

Jam brenda e jasht
ë rrethit
N
ë përmasën e rrethortë të paradoksit
Jam jasht
ë e brenda universit
N
ë qendrën e antiqendrës së Zotit.

Jasht
ësia e universit rrethor
M
ë tkur e më kthen në grimcë
Jashtbrenda s'ësht' veç një iluzion
E v
ërteta-antirreth i infinittë.
 
Më lexoni nesër!

E sotmja s'mi pranon vargjet
Më lexoni nesër!
E sotmja në të djeshme zgjatet
Si gafore e vjetër.

Më lexoni nesër!
Nëse kohë-gafore s'do të ketë
Ndryshe gjurma ime mbi letër
Të nesërmen e të nesërmes do presë.
* * *

Te dashur miq forumiste! Sic e kam zakon me temat e mia, ku pas nje fare kohe ndjej arritjen ne epilogun e tyre, e njejta gje po me ndodh dhe me kete teme. Pra, ndonese nuk i vihet celesi, une e quaj te mbyllur per nga paraqitja e poezive te mia. Me kete rast ju falenderoj te gjitheve ju qe u ndalet, lexuat, dhate vleresime me heshtje apo me shkrime, gje qe per mua, vec kenaqesise, me ka dhene me shume inkurajim, frymezim dhe pergjegjesi per vazhdimesine. Ju pershendes dhe uroj mbaresi ne jete.
 
mirela


SHIT MAKINENE DHE FUTJA VRAPIT


:fantazem:fantazem:fantazem:fantazem:fantazem:fantazem:fantazem
 
Më lexoni nesër!

E sotmja s'mi pranon vargjet
Më lexoni nesër!
E sotmja në të djeshme zgjatet
Si gafore e vjetër.

Më lexoni nesër!
Nëse kohë-gafore s'do të ketë
Ndryshe gjurma ime mbi letër
Të nesërmen e të nesërmes do presë.
* * *

Te dashur miq forumiste! Sic e kam zakon me temat e mia, ku pas nje fare kohe ndjej arritjen ne epilogun e tyre, e njejta gje po me ndodh dhe me kete teme. Pra, ndonese nuk i vihet celesi, une e quaj te mbyllur per nga paraqitja e poezive te mia. Me kete rast ju falenderoj te gjitheve ju qe u ndalet, lexuat, dhate vleresime me heshtje apo me shkrime, gje qe per mua, vec kenaqesise, me ka dhene me shume inkurajim, frymezim dhe pergjegjesi per vazhdimesine. Ju pershendes dhe uroj mbaresi ne jete.

Kjo teme ishte kenaqesi me vete per t'u lexuar
Urime e te shkrofte pena perdite e me bukur!
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top