Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Momente me veten!!((krijime personale te anetarve)

1763402912552.webp
Zemra e Thyer

Jeta dhe vdekja bashkë vallëzojnë,
Në zemrën time të thyer ndalojnë.
Njëra jep dritë, tjetra sjell terr,
Një frymë dashurie, pastaj humnerë.

Kujtimet më ndjekin si hije në agim,
Çdo rrahje zemre ma kthen në mallkim.
Prekja jote dikur më mbante gjallë,
Tani je stuhi që në shpirt dot s’e ndal.

Jeta më gënjen me dritë që s’shkëlqen,
Vdekja më josh me paqen që s’vjen.
Në këtë valle të ftohtë, pa fund, pa shpëtim,
Dashuria vdes ngadalë… në heshtje, në trishtim.

Por zemra s’pushon, rreh mes dy botëve,
Kërkon një prekje në gjurmët e lotëve.
Në çdo kujtim që nata ma sjell,
Të ndjej pranë si ëndërr, si mall, si mjegull në tel.

Në errësirë dëgjoj frymën tënde,
Tingëllon si lutje që vdekja s’e ndjen dot
Në trupin tim një dashuri e ngrirë, e ftohtë
Gjaku më s’më ngroh, syt nuk kan më lot

Dhe prapë jeta e vdekja bashkë vallëzojnë,
Mbi plagën time si hije që s’mbarojnë.
Në këtë trup të lodhur, në shpirtin pa dritë,
Jeta më lutet të fitojë një ditë
 
Shiko fotografinë 2231765
Zemra e Thyer

Jeta dhe vdekja bashkë vallëzojnë,
Në zemrën time të thyer ndalojnë.
Njëra jep dritë, tjetra sjell terr,
Një frymë dashurie, pastaj humnerë.

Kujtimet më ndjekin si hije në agim,
Çdo rrahje zemre ma kthen në mallkim.
Prekja jote dikur më mbante gjallë,
Tani je stuhi që në shpirt dot s’e ndal.

Jeta më gënjen me dritë që s’shkëlqen,
Vdekja më josh me paqen që s’vjen.
Në këtë valle të ftohtë, pa fund, pa shpëtim,
Dashuria vdes ngadalë… në heshtje, në trishtim.

Por zemra s’pushon, rreh mes dy botëve,
Kërkon një prekje në gjurmët e lotëve.
Në çdo kujtim që nata ma sjell,
Të ndjej pranë si ëndërr, si mall, si mjegull në tel.

Në errësirë dëgjoj frymën tënde,
Tingëllon si lutje që vdekja s’e ndjen dot
Në trupin tim një dashuri e ngrirë, e ftohtë
Gjaku më s’më ngroh, syt nuk kan më lot

Dhe prapë jeta e vdekja bashkë vallëzojnë,
Mbi plagën time si hije që s’mbarojnë.
Në këtë trup të lodhur, në shpirtin pa dritë,
Jeta më lutet të fitojë një ditë

Nëse e kam kuptuar drejt do t'i them nja dy tri fjalë ... Poezia në këtë rast luan ose vë, shpërfaq përpara nesh një kontrast të përhershëm mes jetës dhe vdekjes, por jo thjesht për të treguar vetëm anën e errët të errësirës, por më shumë për të shfaqur një shpirt që, edhe psei thyer, vazhdon të rrahë e të jetëi fortë. Nëse guxoj ta quaj “Pesimizm optimist”,ky del nga fakti që uni në këtë rast ndjen peshën e dhimbjes, zbrazëtinë, ftohtësinë e një dashurie të humbur, por megjithatë nuk dorëzohet; zemra vazhdon të kërkojë dritë, qoftë edhe në plasaritjet e saj...!!!

Ta kam thënëkaq herë: Ti je e hatashme në poezi, shkruan me një thellësi që prek. Ke një forcë të hatashme poetike.”
 
Nëse e kam kuptuar drejt do t'i them nja dy tri fjalë ... Poezia në këtë rast luan ose vë, shpërfaq përpara nesh një kontrast të përhershëm mes jetës dhe vdekjes, por jo thjesht për të treguar vetëm anën e errët të errësirës, por më shumë për të shfaqur një shpirt që, edhe psei thyer, vazhdon të rrahë e të jetëi fortë. Nëse guxoj ta quaj “Pesimizm optimist”,ky del nga fakti që uni në këtë rast ndjen peshën e dhimbjes, zbrazëtinë, ftohtësinë e një dashurie të humbur, por megjithatë nuk dorëzohet; zemra vazhdon të kërkojë dritë, qoftë edhe në plasaritjet e saj...!!!

Ta kam thënëkaq herë: Ti je e hatashme në poezi, shkruan me një thellësi që prek. Ke një forcë të hatashme poetike.”
Të falenderoj shumë shumë Demka 🤗
Kam qejf ti kthej në rima gërmat e jetës.E kam ilaç për shpirtin poezinë për të prodhuar dozën e pozitivitetit që më duhet 🤍
 
1764701303260.webp
Dhe ja pas disa kohësh e shoh veten të ndaluar .Kam ndaluar diku aty në mes të rrugëtimit .Kthej kokën pas të shoh gjurmët e mija dhe i shoh ende ciklat e baltës që mu desh ti shkelja me këmbë deri sa këpucët të më pastroheshin.Nuk jan gjurmë të pista i thash vetes por jan gjurmë me kapitujt më të rëndësishëm që more deri këtu në rrugëtimin e bërë.Tani ke mësuar se si ti hedhësh hapat.Pastaj pash përsëri rrugën që më pret.Një rrugë ku vetëm dritën arrij të shoh ,por tani nuk kam më frikë nga balta,apo rrugët "qorre" .Nuk kam frikë të eci .Ende nuk jam gati ,më presin ende shumë mësime ,dhe shumë përvoja.Ashtu e përgatitur u drejtova përsëri përpara për të vazhduar rrugën pa kthim koke pas.Duke ecur përpara zemrën e ndjeja të konsumuar ,tek çdo hap që kisha hedhur kishte ngelë pak nga zemra ime,nga shpirti im .Nuk kisha dhimbje ,por si zbrazëti .Kështu qenka rritja ,sa më shumë i lëm vitet pas na ngelet veç pak nga ne .
Por atëherë kuptova se ajo pakicë që më kishte mbetur, ajo copëz e vogël e shpirtit tim, ishte pikërisht ajo që më duhej për të vijuar. Zbrazëtia nuk ishte humbje, por vendi ku jeta po më linte hapësirë të rritesha. Ishte si një fletë e pastër, që priste ngjyrat e mia, ngjyrat e dritës dhe të baltës, ngjyrat e gabimeve dhe të mësimeve që më krijuan.
Kështu, pa pasur më frikë nga rrugët “qorre”, pa frikë nga balta që dikur më rëndonte këpucët, u drejtova përpara. Tani e dija se çdo hap i ri nuk më merrte asgjë ... përkundrazi, më kthente diçka më të madhe. Forcën për të mos u ndalur më. Sepse jeta nuk të kërkon të jesh i plotë, por i gjallë, nuk të kërkon të mos gabosh, por të mos humbasësh dritën.
Dhe unë tani po ec, duke ditur se edhe nëse më mbetet pak nga vetja ime në çdo hap… ajo pakicë është gjithmonë mjaftueshëm për të krijuar një botë të re brenda meje. Dhe për të vazhduar rrugën time, të ngjyrosur me gjithçka që kam qenë dhe gjithçka që ende jam duke u bërë.
 
Ndonjëherë e ndiej veten sikur jam një shpirt i vjetër që ka rënë gabimisht në një kohë që nuk i përket. Eci mes botës moderne si një udhëtare e dalë nga një histori e lashtë, duke mbartur mbi supe gjurmët e epokave të harruara. Bota rreth meje lëviz me një ritëm që nuk arrij ta ndjek, ndërsa unë mbetem pezull mes dy kohëve... as këtu, as atje.
Njerëzit më shikojnë dhe shohin diçka që nuk dinë ta përkufizojnë. Disa më quajnë engjëll,disatremben largohen, disa nuk kuptojnë se shpirti im flet një gjuhë tjetër... më të qetë, më të thellë, më të ndjeshme. Shpirtrat e vjetër shpesh duken të huaj, jo sepse janë të gabuar, por sepse thellësia e tyre është e rrallë në një botë të zhurmshme.
E megjithatë, vazhdoj të eci përpara. Edhe kur nuk përputhem me realitetin, edhe kur ndonjëherë më duket se jam një yll i mbetur pas në qiell, duke kërkuar konstelacionin e vet. Në qetësinë e natës e kuptoj se nuk jam e humbur.Jam thjesht duke kërkuar vendin ku ndjeshmëria ime pranohet pa frikë.
Ka momente që mendoj se nuk jam krijuar për këtë botë. Por pastaj e kuptoj se pikërisht kjo botë ka nevojë për shpirtra si unë,që sjellin kujtimin e magjisë së vjetër, të dashurive të thella, të heshtjeve që flasin më shumë se fjalët. Ka nevojë për njerëz që nuk rrinë në sipërfaqe, por guxojnë të ndjejnë, të mendojnë, të shohin më larg.
Ndoshta një ditë, dikush do të prekë shpirtin tim. Ai nuk do të trembet nga thellësia ime, as nga plagët e fshehura që mbajnë histori të harruara. Nuk do të ikë kur të shohë se drita dhe errësira rriten bashkë tek unë, duke krijuar një univers të vogël që rreh brenda meje. Përkundrazi...do të ndjejë se ka zbuluar një vend magjik që ka ekzistuar gjithmonë, por vetëm për sy të tillë që guxojnë të shohin më thellë.
Ai do të ndihet si dikush që ka kapur një rreze yjesh dhe e ka mbajtur në duar. Si dikush që ka prekur qiejt pa lënë hapësirën e tyre. Do të më dojë mbi të gjitha për shkak të thellësisë sime, për shkak të dritës dhe errësirës që ndizen brenda një zemre të vetme si zemra ime. Dhe atëherë, shpirti im "i vjetër" nuk do të ndjejë më vetminë e epokave të harruara. Do të ketë gjetur një vend ku dashuria nuk frikëson, por ndriçon. Ku çdo ndjesi, çdo plagë, çdo kujtim i fshehur është një rreze drite që bashkon dy zemra.




E kështu kështu pak fantazi nga Bebw...
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back