Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Momente me veten!!((krijime personale te anetarve)

1763402912552.webp
Zemra e Thyer

Jeta dhe vdekja bashkë vallëzojnë,
Në zemrën time të thyer ndalojnë.
Njëra jep dritë, tjetra sjell terr,
Një frymë dashurie, pastaj humnerë.

Kujtimet më ndjekin si hije në agim,
Çdo rrahje zemre ma kthen në mallkim.
Prekja jote dikur më mbante gjallë,
Tani je stuhi që në shpirt dot s’e ndal.

Jeta më gënjen me dritë që s’shkëlqen,
Vdekja më josh me paqen që s’vjen.
Në këtë valle të ftohtë, pa fund, pa shpëtim,
Dashuria vdes ngadalë… në heshtje, në trishtim.

Por zemra s’pushon, rreh mes dy botëve,
Kërkon një prekje në gjurmët e lotëve.
Në çdo kujtim që nata ma sjell,
Të ndjej pranë si ëndërr, si mall, si mjegull në tel.

Në errësirë dëgjoj frymën tënde,
Tingëllon si lutje që vdekja s’e ndjen dot
Në trupin tim një dashuri e ngrirë, e ftohtë
Gjaku më s’më ngroh, syt nuk kan më lot

Dhe prapë jeta e vdekja bashkë vallëzojnë,
Mbi plagën time si hije që s’mbarojnë.
Në këtë trup të lodhur, në shpirtin pa dritë,
Jeta më lutet të fitojë një ditë
 
Shiko fotografinë 2231765

Nëse e kam kuptuar drejt do t'i them nja dy tri fjalë ... Poezia në këtë rast luan ose vë, shpërfaq përpara nesh një kontrast të përhershëm mes jetës dhe vdekjes, por jo thjesht për të treguar vetëm anën e errët të errësirës, por më shumë për të shfaqur një shpirt që, edhe psei thyer, vazhdon të rrahë e të jetëi fortë. Nëse guxoj ta quaj “Pesimizm optimist”,ky del nga fakti që uni në këtë rast ndjen peshën e dhimbjes, zbrazëtinë, ftohtësinë e një dashurie të humbur, por megjithatë nuk dorëzohet; zemra vazhdon të kërkojë dritë, qoftë edhe në plasaritjet e saj...!!!

Ta kam thënëkaq herë: Ti je e hatashme në poezi, shkruan me një thellësi që prek. Ke një forcë të hatashme poetike.”
 
Të falenderoj shumë shumë Demka 🤗
Kam qejf ti kthej në rima gërmat e jetës.E kam ilaç për shpirtin poezinë për të prodhuar dozën e pozitivitetit që më duhet 🤍
 
Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back